“… Dëgjohet një kambanë. Është kambana e Kishës së Shën Adrianit, në Shën Mitër. Duke u kthyer, njëri prej miqve të mi, pa hyrë mirë në qytet, ndalon makinën poshtë një bliri dhe më rrëfen. Ishte pranverë kur vdiq De Rada. Ishte një ditë e bukur plot diell, ja si sot, lulet e këtij bliri kishin çelur më shumë se çdo herë tjetër. Kortezhi i përmotshëm kalonte duke mbajtur De Radën në krahë e duke e shoqëruar atë në banesën e fundit. Atëherë nuk bëheshin kurora me lule. Në të kaluar, sapo trupi i De Radës u gjet poshtë blirit, një erë e fortë fryu sinuk kish fryrë kurrë herë tjetër, dhe e mbushi arkivolin e hapur të De Radës plot lule. Njerëzit e tronditur nga kjo përkujdesje hyjnore lëshuan një britmë e njëherazi thanë: De Rada ynë i madh dhe hyjnor po ikën në krahët e Zotit!” – kështu e kujton arbëreshi Pino Cacozza përcjelljen për në banesën e fundit të një prej personaliteteve më të mira të letrave shqipe përtej Adriatikut, Jeronim de Radën.

Gjithë jetën e tij, djaloshi pasionant i Napolit, ia kushtoi dashurisë që i vinte nga brigjet përtej, duke hedhur në vargje atë çka i vinte nga shpirti, për ta ruajtur gjuhën e të parëve dhe duke e përsosur atë. I botuar pjesërisht gjatë regjimit komunist në Shqipëri, tashmë De Rada “u kthye” në shtëpi. Vepra e plotë e publicistit, poetit dhe studiuesit tashmë mund të lexohet e gjitha në shqip, në një kolanë prej gjashtë botimesh.

Vepra e plotë u prezantua dje në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në kuadër të aktiviteteve kushtuar 200-vjetorit të lindjes së tij. Ajo është përgatitur nën drejtimin e prof. Francesco Altimari-t, me koordinator botues prof. Matteo Mandala, me bashkëpunimin e Vincenzo Belmonte-s dhe Fiorela de Rosa, botuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, Ministrisë së Kulturës të Kosovës, Universitetit të Kalabrisë dhe Fondacionit “Francesco Solano”. Prof. Jorgo Bulo e ka quajtur këtë botim një ngjarje të vërtetë kulturore. Me këtë botim, De Rada ‘kthehet’ te dheu mëmë, jo me një monument prej bronzi, që për fat të keq na mungon edhe sot, por me veprën monumentale poetike të këtij rapsodi gjenial të kombit, që me këtë vepër vuri themelet e letërsisë kombëtare të shqiptarëve.

Themelimi i letërsisë kombëtare, vepër njëkohësisht kulturore dhe kombëtare, përqendrohet te dy burra: De Rada në Itali dhe Naimi Frashëri në vendin mëmë, thotë profesor Çabej. “Ka qenë kjo një nga arsyet që De Rada të jetë një autor i studiuar dhe i botuar jo pak pas luftës këtu, në Kosovë dhe tek arbëreshët, por asnjëherë integralisht në këto përmasa dhe me këtë nivel të saktësisë, autenticitetit dhe interpretimit filologjik të tekstit”, tha prof. Bulo. Sipas tij, botimet e viteve të fundit të arbëreshëve kanë hapur një udhë të re në fushën e botimeve kritike të teksteve të traditës. “Nuk ka dyshim se botimet e kësaj natyre, jo vetëm që plotësojnë një kërkesë dhe një zbrazëti për njohjen e plotë të veprës së klasikëve tanë nga lexuesit, studentët, njerëzit e letrave dhe publiku i interesuar, por përfaqësojnë edhe për studiuesit e këtyre fushave një përvojë të re, të çmuar, që lë pas diletantizmin tekstologjik dhe shënon një standard të lakmueshëm për t’u arritur, një pikë referimi që vë përpara një përgjegjësie të lartë shkencore çdo projekt në fushë të albanistikës dhe të promovimit të trashëgimisë sonë letrare, si një pasuri dhe vlerë identitare e kombit. Nga ana tjetër këto botime, si dhe ky që kemi në dorë, me veprën poetike të De Radës në të gjithë variantet dhe redaktimet e autorit, dëshmojnë se filologjia bashkëkohore synon përtej tekstit të konservuar”, tha Bulo.

Sipas tij, De Rada nuk është vetëm një poet i madh, por edhe një themelvënës i madh, themelvënës në disa fusha të krijimit shpirtëror dhe të veprimit kombëtar. Me veprën e tij poetike, ai hodhi hapin e madh të shkëputjes nga letërsia utilitare didaktike në letërsinë e shprehjes së përjetimeve subjektive të individit, nga faza parakombëtare në fazën kombëtare të letërsisë dhe të kulturës së shqiptarëve. “De Rada është kështu një pararendës i madh, që me ‘Milosaon’, para mesit të shekullit XIX, përuroi epokën moderne të letrave shqipe, duke sjellë i pari në to frymën dhe format e romantizmit me bukurinë magjike të verbit poetik të shqipes, në një kohë kur asaj, siç shprehej poeti, ‘i qe këputur më se një tel’. Me forcën e tij gjeniale krijuese, De Rada i lidhi fijet e këputura të gjuhës së vet amtare, siç desh të lidhte dhe hallkat e këputura të poemës kombëtare të shqiptarëve duke u dhënë atyre eposin e jetës së tyre historike e shpirtërore, të shestuar në përmasat e një afresku gjigant, me Skënderbeun e pafan dhe Këngët e Serafinës, një afresk të vizatuar herë me penelata lirike, herë me tone dramatike e herë me ngjyra tragjike, siç kish qenë edhe fati i tyre”, u shpreh Bulo. 

Gjithë ekzemplarët e shtypur të veprës së Jeronim de Radës, do t’u dhurohen bibliotekave në mbarë vendin, si edhe institucioneve të tjera të rëndësishme të lidhura me kulturën.

12 Komente

Eh ty te marte e mira ku te shkon mendja ! Por nuk duhet ta harrojme kurre se Rilindja jone si komb na ka ardhur prej kesaj diaspore, Arberesheve! Dhe ky burre i madh i kombit ka peshen e vet goxha te nderuar !

Themelimi i letërsisë kombëtare, vepër njëkohësisht kulturore dhe kombëtare, përqendrohet te dy burra: De Rada në Itali dhe Naimi Frashëri 

jane emigrante do thoshte sms-jasmiley s'quhen!

Ku esh ai posteri i neokomunisteve qi e kishin bo si lenini me lavdi ppsh poshte smiley

 

Nqs kombi, sikurse thuhet, eshte nje konstrukt imagjinativ, De Rada eshte pionieri skicimit te idese se kombit. Ndryshe nga kjo rraca e poeteve postmoderne qe dekonstruktojne kombin dhe cdo vlere, duke e hedhur njeriun ne humneren e hicit.

For God and Country : Geronimo, Geronimo, Geronimo !

Njerez, kaqe pake  opinioniste per De Raden ? Dhe 400 per Ramen ? Eh hostori te hengesha temen! 

Histori moj kapak kuqe

C'beme ne, ne gji i fute

E dashke me kuantitet De Raden ti jo me kualitet!

Nr i komenteve nuk varet nga rendesia e autorit por nga debatueshmeria e temes. Per de raden ka konsensus te pergjithshem dhe ndergjegjshmeri per rolin e tij kombformues,keshtu qe ,,

shqiptar i vjeter, ja te them dicka nga De Rada qe jo vetem ha diskutim por kerkon korigjime.De Rada por dhe Gavrilet ( i vjetri dhe i riu) permendin  emrin Skutari.Ne letersine shqipe, eshte fiksuar se i referohen Shkodres.Skutari i ketyre percaktohet nje fshat. Mirepo ne dime se kur keta kollose jo me kot evokonin Skutarin, sepse prej andej kishin emigruar, Shkodra nuk qe fshat, por kishte 62 fshatra rreth saj.

 Dhe dicka tjeter; Te kesaj mergate ne tere krijimet e tyre poetike perserisin prr Skutarin se isht " plot me mare, hilqe dhe ullinj.." Mamrula e marula/ plot me keca e me pula." thone ate...! E ku ka Shkodra  mare , hilqe dhe ullinj ...plot ? 

 Jo vetem ahere(  1867 ) por as sot Shkodranishtja nuk i thote keshtu kecit, nuk ka kete tip fjalori.

 Perfundimisht ata i jane referuar jo me Shkodres por Skutares, dikur qender e banuar perballe Vunoit , ne afersi te Himares...Ku sot e gjith diten jane rrenojat e kishes vjeter..

Po keshtu edhe historia e Morenes." E di rinia jone shkollore, posacerisht ajo studentore cfare evokon kenga: Moj e bukura Morene  ? Hic  nuk e di .Qe ajo eshte nje elegji per emigrimin  e shqiptareve , hedhur fillimisht ne More , Greqi dhe mandej drejt Gad.Apenin.Ajo kenge eshte e gjithe tragjedia e te krishtereve shqiptare sapo vendi u pushtua prej turqve.Eshte vete historia  shqiptare

e tjerre ne vargje elegjike.

 Ja qe ka per tu diskutuar ....besoj une 

per more-ne besoj se shumica e dine qe eshte ai qe sot greket e quajne pelopones.  edhe sot ,banorett e tij jane arvanitas.  edhe i ashtuquajturi revolucion grek,nuk ishte gje tjerer vecse perleshje midis shqiptareve myslimane e atyre ortodokse,i frymezuar e nxitur nga ruset dhe patriakana e stambollit.

nga kjo kenge mund te shikohet se kush kane qene vendalinjte ne te ashtuquajturen greqi. eshte teme e gjate,po na mungojne si studiuesit,ashtu edhe vullneti,i cili vihet ne pune nga atdhetarizmi.  ky i fundit ,me ndihmen edhe te fqinjeve,ka vajtur per lesh bubi,keshtu qe per ne ne ,moreja eshte territor dhe popullsi ''evropiane''

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).