Teatri u krye. Ndaj edhe ndiej se duhen thënë pak fjalë për ta zhveshur nga një këndvështrim ndryshe “vizitën e Edi Ramës” në Beograd.  Brenda një viti e gjysmë si Kryeministër i Shqipërisë e pasi ka shpallur si moto të qeverisë së tij “zero probleme me fqinjët dhe rajonin”, Edi Rama ia ka dalë mbanë të bjerë a ndërtojë me apo pa “bashkëpunim” në një situatë virtuale kur Shqipëria është e akuzuara e madhe për “provokim të rajonit”… Kryeministri i Shqipërisë ka qëkur ka hyrë në zyrë, që kërkon me ngulm të shkojë në Beograd. Dhe për ta realizuar këtë bëri gjithçka, deri edhe “arlekinizmat” e harruara tashmë të tipit: Mbledhje të përbashkëta mes Qeverisë së Shqipërisë e asaj të Kosovës. 

E gjitha kjo u sajua si gjetje e stisje kinse patriotike për t’i dhënë legjitimitet dialogut Thaçi – Daçiç, që bëhej nën kujdesin e Baroneshës Ashton. Dialogu Kosovë – Serbi ishte dhe është tejet i domosdoshëm, por legjitimiteti që i jepej dialogut Thaçi – Daçiç nga Tirana zyrtare kishte objektiva thelbësisht elektoralë dhe të brendshëm. Madje edhe vizita e Erdoganit në Kosovë, sikurse edhe bashkimi i Ramës atje gjatë kësaj vizite, u zhvillua nën nevoja elektorale të Thaçit, e madje edhe të vetë Erdoganit. Mos harroni se në Turqi është një komunitet goxha ndikues me miliona vota i shqiptarëve të Turqisë. Jo pak politikanë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, kanë shkuar për të bërë fushatë për Erdoganin në Turqi. Kosova është Turqi, tha Erdogani. E fill pasi u kthye në Ankara, u kujdes të deklaronte se Beogradi është partneri kryesor i Turqisë në Ballkan. Pothuajse e njëjta gjë ndodh edhe me sheikët dhe emirët e Lindjes se Mesme. Vijnë në Tiranë, e Tirana u shtrihet barkas për ca kacidhe. Në fund ata shkojnë në Beograd dhe investojnë miliarda euro. Edhe Kina bën të njëjtën gjë. Madje edhe vetë Gjermania e Italia. 

E ja ku jemi sot, vizita e shumëpritur e Edi Ramës në Beograd ndodhi ndërkohë që pritet mbërritja e tij në Preshevë. Këtu në Tiranë është kryejam që flet për historicizëm të kësaj vizite. Ka bërë bujë deklarimi i Edi Ramës për pakthyeshmërinë e Kosovës në konferencën për shtyp me Kryeministrin Vuçiç. Ekzaltimi dhe ndjeshmëria është në nivele pothuajse trallisjeje, ku njerëz të ndryshëm ndihen krenarë me Kryeministrin Rama, madje ka edhe ndër ta që e quajnë trepikësh. Ndërkohë që në Beograd, vizita e Ramës deri dje ka qenë një ndër lajmet e parëndësishme. Mund të marrë rëndësi nesër e tutje, por deri sot ka qenë e parëndësishme për disa arsye, por mbi të gjitha, edhe sepse Beogradi ka një muaj që pret gjithë krerët e shteteve të Europës, Rusisë dhe SHBA. Në Beograd, Edi Rama është thjesht njëri ndër vizitorët më të parëndësishëm, për të cilin nuk ka kujdes ta takojnë as Presidenti Nikoliç e as kryetari i Parlamentit të Serbisë… 

Kjo është e vërteta e trishtë… Edhe vajtja e Edi Ramës në Preshevë ka vlerë, por nuk është lajm kaq i bujshëm sa fryhet. Rama në Preshevë është vetëm konfirmim i mirëtrajtimit të minoriteteve etnike nga Serbia. Pra është hi syve të verbuara me “nacionalizëm bosh” të shqiptarëve që e mirëpresin atje, e njëkohësisht është edhe kumt pozitiv që i jepet Brukselit nga Kryeministri i Shqipërisë, se Serbia i trajton mirë minoritetet. Shkurt fare, nuk është edhe aq ushqim patriotik sa e mendojnë shqiptarët që jetojnë të marxhinalizuar dhe të shtypur në Luginën e Preshevës.

E gjithë loja që duket se kanë rënë dakord të bëjnë Vuçiç dhe Rama, për ta bërë situatën psikedelike, është e stisur. Sipas meje, edhe vetë konferenca për shtyp Vuçiç – Rama ishte teatër i parapërgatitur në të cilin asgjë nuk u tha e nuk u ndodhi pa dijeninë paraprake të të dyve. A nuk kanë disa javë që bëjnë të njëjtën gjë në distancë me intervista e deklarata? Pse na habit teatri i vënë në skenë kur kemi parë provat gjenerale? Këta bëjnë sikur shahen, ndërkallen a ndërkritikohen, e gjithçka përfitojnë janë disa intervista në rrjetet më të rëndësishme botërore, pak ankth zyrtarësh naivë perëndimorë dhe disa buzëqeshje e duartrokitje “lojtarësh ndërkombëtarë”. Ama, Beogradi ka fituar edhe më shumë.

Edi Rama kënaqet me imazh dhe intervista, e kalon në ekstazë me ndonjë konferencë për shtyp ku del bashkë me Kancelaren Merkel dhe Baroson. Vuçiç pret në Beograd Putinin, zv.kancelarin gjerman, e një aradhe me krerë shtetesh perëndimore. Edi Rama jep intervista dhe mezi pret të bëjë foton e tij historike në Beograd. Madje jam pothuajse 1000% i sigurt se Rama dhe Vuçiç kanë rënë dakord që sot do bëjnë batuta të forta patriotike me sfond elektoral në vendet përkatëse… Loja është e thjeshtë: Me foton shiten si europianë, ndërsa me batutat e marrëveshura bëjnë propagandë dhe elektorat brenda vendeve përkatëse. Kaq e thjeshtë është. E së fundmi, ajo çka dua ta them me trishtim është se Beogradi është riqendërzuar në rajonin e Ballkanit. Shqipëria është anashkaluar. Madje në funksion të riqendërzimit të Beogradit dhe vizitës së Edi Ramës atje, BE sapo i ka hequr sanksionet familjes së ish-diktatorit  Slobodan Milosheviç dhe Gjykata e Hagës sapo ka liruar Vojslav Sheshelin. Vetëm mendoni pakëz ç’po ndodh: Familja Milosheviç janë fuqia dhe baza financiare dhe elektorale e Partisë së Daçiçit. Ndërsa Shesheli është fuqia dhe baza elektorale e Nikoliçit dhe Vuçiçit. Ky nder që u bëhet këtyre faktorëve politikë nëpërmjet “lirimit” të “kriminelëve të luftës”, është ndoshta goditja më e rëndë që u bëhet interesave shqiptare. E për paradoks, Hashim Thaçi me ndihmën ndër të tjerë edhe të Edi Ramës, ka 5 muaj që mban peng Kosovën. Sikurse edhe ndërkombëtarët e kanë vënë nën trysni Kosovën që të krijojë Gjykatën Speciale për Krimet e Luftës.  Kriminelët e Serbisë lirohen, ndërkohë që Kosovës i kërkohet Gjykata Speciale për Krimet e Luftës… Ja çfarë prapaskene mund të ketë e gjithë kjo aventurë… Uroj e shpresoj që të jem plotësisht i gabuar. Edi Rama ka shkuar vetëm në Beograd sepse do që të fitojë vetëm…

Por ai nuk e kupton sepse nuk ka ndoshta mundësi ta kuptojë, se nxitimi i tij është nxitim për të gjithë shqiptarët kudo ku janë… E nxitimi në çështje kaq madhore, edhe mund të ketë dëme madhore…

 

98 Komente

"Dalezotas" eeeee . Ky me Tosin do i dilinin ZOT vendit ,  Dhe si ?  Duke krijuar grupin folklorik ' Kori i Kukuvajkave"  me kengen e tyre HIT  " jarem jarem jarem gushen me flori qyqja me shkoi burri lale ne itali."

 

 

smiley Si tha? Shqiperia eshte criqenderzuar?!!!!

smiley ehhh o Bame'  jane bo te gjithe PHD-ra.. 

Titulli qenka " A e di Beogradi? Apo " Po Beogradi c'thote? Shqetesim te madh kemi.

Tani Jardin une s'e kuptoj pse poston pacavure? 

Mua nuk me duket pacavure. Galdini e trajton mjaft mire problemin dhe ka kapur dy pika teper interesante. Historia, qe Galdini e ka kuptuar, eshte e tipit i tregoj macokut peshkun dhe ketej i marr portofolin.
Nacionalizmi eshte dhe do te jete e keqja me e madhe e botes, Europes dhe vet Ballkanit. Te gjtiha levizjet qe prodhojne luftra nxiten dhe shfrytezohetn nga demagoge nacionaliste. Kur nacionalizmi nuk eshte mjeti paresor, ai perqafohet dhe rreth tij ngrihen mekanizma politike. Te gjitha keto kane per baze nje filozofi te tipit proteksionist, e bazuar mbi marksizem, apo pjese te tij, qe sot mbizoterojne madje edhe ne mendimin ekonomik dhe qe prodhojne edhe keto pislleqet e krizave boterore.
Galdini thote:

Ka bërë bujë deklarimi i Edi Ramës për pakthyeshmërinë e Kosovës në konferencën për shtyp me Kryeministrin Vuçiç. Ekzaltimi dhe ndjeshmëria është në nivele pothuajse trallisjeje, ku njerëz të ndryshëm ndihen krenarë me Kryeministrin Rama, madje ka edhe ndër ta që e quajnë trepikësh.

Pakthyeshmeria e Kosoves eshte fakt, i bere i tille jo nga Rama apo ndonje tjeter bij ish komunistesh, (ata qe njehere e nje kohe i quanin jugosllavet vllezer), por fale nderhyrjes se Amerikes (e cila natyrisht, drejtohet nga njerez qe hera heres kane edhe ata interesa te tyre dhe per te cilat jane gati te shfrytezojne dhe perdorin edhe administraten amerikane). Kjo pike nuk duhet harruar.
Dhe Galdini, qe eshte me nacioalist (ne kuptimin patriot) se neo-nacionalisti i improvizuar Rama, apo se ai i djeshmi Berisha, e kupton fare mire se ky eshte nje teater, i cili kushedi edhe eshte i stisur, apo i dakordesuar ne menyre indirekte, pra jo te drejteperdrejte, per te forcuar pozitat e dy krereve ne vendet perkatese. Asnje traktat apo marreveshje e ndersjellte nuk di te kete dale nga marreveshja, jo me qe te kemi perfituar ndonje gje te re. Fuqia diplomatike jona eshte jo ekzistente, sepse fuqia jone ekonomike eshte jo ekzistente. Kosova ka tanime disa vite qe eshte e pavarur, dhe jemi akoma teper mbas me lirimin e kufijve mes dy vendeve, ne cdo aspekt te mundshem. Jo, nuk duhen plane unifikimi. Unifikimi vjen vetiu, me nje modifikim per shkaqe perhapjeje, shkembimi dhe levizje demografike te popullatave, qe edhe bejne ekonomi.

...

...

E vetjma gje qe duhet te bejne keta nga lart, eshte te mos bejne asgje; te mos imponojne shtrengesa per tregtine apo levizjen e njerzve apo te mallrave... Nese do te jete ne interesin e ndersjellte bashkimi do te vij vetiu dhe do te jete merite e popullit, dhe jo e qeveritareve.

Pra është hi syve të verbuara me “nacionalizëm bosh” të shqiptarëve që e mirëpresin atje, e njëkohësisht është edhe kumt pozitiv që i jepet Brukselit nga Kryeministri i Shqipërisë, se Serbia i trajton mirë minoritetet. Shkurt fare, nuk është edhe aq ushqim patriotik sa e mendojnë shqiptarët që jetojnë të marxhinalizuar dhe të shtypur në Luginën e Preshevës..

Cfare u ndryshon atyre banoreve, nga kjo vizite, pervec qorr-nacionalizem-metrit te dites? Ata e dine vet pergjigjen, dhe kushedi menyra se si individet i shikojne gjerat eshte edhe vet problemi/zgjidhja per hallet dhe imperativet e tyre.
Shqiptaret - e dine edhe vet - e hengren dhe e mbajten koken ulur si qeni i uritur, per 50 vite, me genjeshtra nacionaliste. Valle genjehen akoma?

Moj ti e Shqupit, mos e quaj popllin tend fatkeq qen te uritur, se edhe pas parajses suaj Berishiste shifja Lulthimin dje qe tregonte Lushnjare e Fierak qe hanin ende buke me qep.

Respekto popullin tende qe nuk u genjye dhe e qiti prej zyre e Parlamenti, Serbofilet e Shqupit. Mbi te gjitha popllit ja hapi syte mire Banda e Vicidolit keto 8 vjet, e nuk e perserit me ate gabim.

Sa per bijte e komunisteve moj e Shqupit, po shifsha dje ish-Ministrin e Ramiz alise, Gjinushin ne diskutim me Yllin ne Ngjitje te Naciolizmes, Nick Xhelin, dhe kishin dallime niveli ne formim. Nick Xheli, dukej me te meta mendore para ish-nomeklatures komuniste. Prandaj, merruni me te djathten tuaj te shkaterruar e nxirrni para popllit njerez te djathte me moral e dedikim per shtresat e djathta dhe popllin ne pergjithesi, se prape nuk do ja u votoje poplli kerricat e mongoloidet, qe here pas here i merrni borxh tek oborri Nanoist. Se do na ankoheni prap per popullin sylesh qe nuk ju voton Juve te Qutet e te Ndershmit qe vdisni per vatan

Nuliteteve qe me drejtohen me kete gjuhe, u them vecse se jane nulitete.

Thellohu shoqja Shqupiste, e luften kunder mbeturinave komuniste filloheni nga vetja. Ju drejton ende Komunisti i 8 Nentorit 1968. PSE MOJ NULITET ESHTE TE KESH NE KRYE KOMUNISTIN ME TE VJETER NE POLITIKEN EUROPIANE?

Nejse- Sepse kam nje ndjesi qe ke njohje personale me autorin, meqe siguron dhe mbi nacionalizmin e tij. Sdq shkrim i shperndare dhe pa permbatje konkrete. Insinuata te pabazuara dhe kontradita ne mendim, me bejne te mendoj qe cdo gje te kishte bere apo mos bere Rama ne Serbi, shkronjesi do kishte shkruar dicka. 

Por meqe po bejme muhabet: a mund te me shpjegoni si mund te permiresohet jeta e shqiptareve ne Presheve, kur minimalisht s'i kishte vizituar nje KM shqiptar? Si mund te kerkohen te drejta per ta, ne organizma nderkombtare,kur s'ke vajtur as ti shohesh? Per te tjerat, ne fund te dites ne harrojme qe Serbia eshte nje treg sa trefishi yne , ish qender federate, dhe interesi i jashtem eshte jo prej syve te bukur apo zgjuaresise se tyre, por thjeshte prej numrave.

Ah, meqe une s'e kishe haberin kush ishte zoteria dhe pasi bera nje kerkim me doli faqja e tij publike ne FB ku kishte shkruar; 

"E si i tille, po ju them se une flas shqip, mendoj shqip, veproj shqip, por edhe mamate, motrat e me gjithe prag shtepie cfare keni di tjua kenaq shqip". Atehere me lejo, qe une pas ketij komenti te mos te vazhdoj te komentoj me ne kete teme. Faleminderit.

smiley  kesaj i thone provokacja! Na paska provoku grate dhe motrat tona. 

E ke te gabuar ndjesine. Nuk njihem personalisht me te.

Por si kurioze qe jam, u interesova, dhe per te interesuarin qe do te verteta te plota, ja komenti i plote nga ku eshte shkeputur fragmenti i sipercituar:

Ju kerkoj paraprakisht ndjese te thelle per shkeljen e rregullave etike te gjithe miqve te mij reale e virtuale. Por jam i detyruar tu kthej nje pergjigje te gjithe atyre 'te porositurve' apo kokebosheve qe me kercenojne, shajne, apo fyejne mua personalisht ketu ne inbox apo edhe ne blogje a komente gazetash. Keta guxojne e me dergojne mua si me porosi dhjetra e qindra mesazhe fyese e madje edhe kercenuese per shkak te ideve te mia qe i kam shprehur publikisht ne facebook dhe media. Degjoni o shqiptare te keqinj dhe ja ku po jua them te gjitheve bashke njekohesisht. Juve qe guxoni te me fyeni dhe kecenoni, shani apo etiketoni mua per shkak te ideve ndryshe, ta dini mire se une jam shqiptar shume i mire dhe i ndershem. Jam atdhetar dhe kombetarist me fjale dhe me vepra. E si i tille, po ju them se une flas shqip, mendoj shqip, veproj shqip, por edhe mamate, motrat e me gjithe prag shtepie cfare keni di tjua kenaq shqip. Nese e doni fjalen shqip, mendojeni se nese jeni shqiptare e gjeni lehte. Kaq.

Pra, kane kontekst gjerat.

Komenti i mesiperm eshte marre nga faqja personale e A. Galdinit ne FB - per aq sa di une. I kerkoj ndjese sepse po e botoj pa leje, megjithse, ai e ka bere publike...

E leme kete muhabet. Nuk kam ndermend te komentoj mendimet e robve qe flasin per nena e motra njerzish. Ne cfaredo konteksti qofte ky. 

Nuk te ka vene kush zinxhire...

Dhe e dyta, ti mund te diskutosh per ato qe ka shkruar ai, sikunder mund te bente cdokush tjeter, por njerezia e "kulturuar", nacional-socialistet e sotem, zgjodhen si gjithnje perbaltjen, sharjen, pacavuren.

E kuptoj qe disa pikpamje ndonjehere nuk i pelqen njeriu, por kjo nuk te jep te drejten te shash, etiketosh si joshqiptar, apo me keq si serb, vetem sepse nuk ke nge qe te kundershtosh me argumente - nese ka vertet argumente...

Tani, ti nese do te diskutosh diskuto shkrimin. Te anashkalosh shkrimin, dhe te shkosh tek komenti i faqes personale eshte kapercim i madh... eshte kapercim i zgjedhur, selektiv. Ai nuk e botoi gje komentin si pergjigje ndaj ndonje argumenti, apo kundershkrimi te argumentuar, apo thjeshte, si ndonje pergjigje ndaj ndonje kritike te papiste.

Reagimi i tij, ne gjykimin tim eshte me se i kuptueshem.

Ne rregull, e neveritshme ajo qe ka shkruar por duhet kuptuar qe reagimi i tij mund te jete emocional dhe impulsiv ndaj abuzimit verbal qe i eshte bere virtualisht. 

Deklarimi i Rames per njohjen e pavaresise se Kosoves beri buje, jo sepse e tille ishte deklarata, por sepse homologu i tij serb u hodh perpjete si te ishte pickuar nga kobra dhe i tha Rames qe po na fyen e provokonte ne shtepine tone. Tani, ju a mund te me thoni se cfare kishte per tu fyer e provokuar ne ate deklarate? 

Për Kosovën kemi dy qëndrime krejt të ndryshme, por realiteti është një dhe krejt i pandryshueshëm. Kosova e pavarur, e njohur deri tani nga 108 vende të ndryshme të botës dhe e mbështetur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është një realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe europian. Ajo duhet respektuar dhe duhet bërë pjesë, ashtu siç po bëhet e integrimit europian, si dhe euroatlantik dhe sic e kam theksuar në samitin e fundit të NATO-s, dua ta përsëris hapur dhe sinqerisht: Njohja e Kosovës nga vende europiane që ende nuk e njohin atë është në rradhë të parë një çështje sigurie europiane. Le të jemi të vërtetë deri në fund, pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qëndrueshëm, i ka dhënë më shumë qartësi perspektivës europiane të rajonit dhe e ka kthyer në strategjik bashkëpunim mes shqiptarëve në tërësi dhe serbëve, në veçanti. Çdo perceptim i ri i Serbisë ndaj këtij realiteti është më shumë se sa i mirëpritur prej nesh. Ne e çmojmë, e mbrojmë dhe e promovojmë dialogun Kosovë-Serbi, si mishërimin kuptimplotë të një epokë të re paqeje dhe vetëdije europiane në rajonin tonë. Ky dialog është një sukses europian, i nxitur dhe i mbështetur nga instrumentat ligjorë dhe organizatat ndërkombëtare, por ky dialog është vlerë nga lidershipi i të dy shteteve dhe finalizimi me sukses i tij do të jetë pa asnjë dyshim një i prej atyre veprave me rëndësi historike, që vetëm politika ka fuqinë t’i krijojë”

Dhe e dyta, nese Edi Rama nuk do ta kishte permendur fare realitetin me pozicionin e Kosoves, a nuk do te kishim qene ne te paret, perfshi edhe ty qe do ta benim mut muti Ramen? 

psikopatizmi shqiptar po merr permasa gjigante..., lexojne peshkun, mbajne vesh ballçekanin e luga ne brez se u be deti kos!!

Mos i bini kot ne qafe Galdinit se ka bo nje permbledhje per syleshat Shqiptare qe dehen me Nacionalizma boshe. Permbledhje te Kaq Islamit, Cunit te Sheqeres e Collakut. Tritan Shehu e Patozi e Doda mendojne ndryshe. 

Ajo qe me ben pershtypje tek keta individe eshte qe kan urrejtje per popullin e tyre kur ata vepreojne ndryshe nga cmendojne ata. Sala, Tosi, Kaqi, Galdini, na trajtojne si naive e syleshe sepse veq keta kane dhuntine e te qenit lidera te pakontestueshem qe duhet te na udheheqin sepse vetem ata i shohin gjerat si duhet. Keta jane ANADOLLAKE, dhe pretendojne qe faktet te na i interpretojne me biberon neve vegjelise te verber.

Ky ska kurfare argumenti ne cfare shkruan dhe vazhdon traditen e prurjes se kafeneve qe ne e bojme vete tek Peshku. Eshte veshtire te behet i besueshem, zedhenesi i Fatos Nanos, per te gjykuar sa bosh a plot eshte nacionalizmi shqiptar. Kur i futet corbes ne Kosoves, ben mire te mos i komplikoje si intrigant Berishist gjonat. Perfitimet elektorale jane ceshtje tjeter dhe ky individ, duke qene se eshte perkrahjes se zgjedhjes se Nanos president mund te kete agjenden e tij elektorale, qe nuk qendron prane Thacit por LDK, se Salukut.

Se fundi, e mbyll me argumentin e deshtuar Berishist, se vizita ishte e nxituar, qe fut uje nga te gjitha anet. Vizita e Rames u pergatit dhe u perkrah nga BE, dhe Rama sherbeu si interlokutor ne nje mision bashkepunimi rajonal, e Galdini duhej te ishte krenar per kete.

Nuk e doni, Palloshin, Liria juaj, por gjykoni me gjakftohtesi para se te ofendoni Shqiptaret se cfare alternative perfaqesoni ju personalisht dhe kolektivisht.

bravo i lebetitmo...me unanimimitet te plote propozoj vetemerimin minister gjeologji miniere ( vete emri) jo per gje po e kam fiksim te çpoj nen llogara e te dal matane.., i lebetitmi minister kulture ( ulerima e munch-it, pra).., idrisin shef armatimi toke/ det/ ajer!!

Po mir o i nderuar Cekan, edhe Balli jot pershkohet nga mendime Galdiniste se Rama kishte fuqi te personalizonte viziten e planifikuar nga BE e per me teper ta nxitonte kunder keshillave te politikaneve Europian???? Por nese e besojme Galdinin, kur pershkruan gjithe pathos, trajtimin e Kryeminsrtit te Shtetit Shqiptar, pa respekt e dinjitet nga politikanet Serb, ku mund ta gjente Rama fuqine te shkonte si i paftuar ne ode te Shkjaut injorues e armiqesor????? Pak kontradiktore po e mendove.

Po lexoini ore te uruar vete gazetat e djeshme e mos lejoni Galdinat e Lubonjat tju bejne konspekte politike gjithologesh.

absolutisht jo, kush e tha?...bile po te shfletosh fjalimet e ballçekanit, do gjesh shume perputhje me ato qe tha rama., pa egzagjerime, nenkuptohet.

Teatri u krye - kaq lexova.

Nje mendim kam per trimat e Tiranes me ne krye Fevzon dhe ate Artan Hoxhen. Hipini avionin per ne Beograd se ka linje direkte dhe vetem karta e indetitetit ju duhet tashme. Ikni ne Beograd e kerkoni pavaresine e Kosoves, po deshet merrni edhe ndonje hu me vete e beni lufte me Vuvic.  Kush ju ndalon? 

 

 

tashi per disa gjera se ka dhe aq keq Galdini (po Maldinin e ka gje ky.smiley)...
mire pra vizita, dhe gjithe enturazhi historiko- patriotik qe shoqeroi ate. por konkretisht, cfare u arrit me palen serbe per permiresimin e jetes te shqiptareve te Lugines?
p.sh me kujtohet qe popullsise shqiptare atje i mungon nje maternitet, edhe plot te tjera xhanem.. po nejse, meqense na u kujtua materniteti.. Tirana sikur premtoi qe do jepte 100 mije euro per ngritjen e ketij materniteti... i dha? kane filluar punimet?
ne fakt Tirana nuk duhet te jape leke fare per siptale e maternitete atje, por keto duhet ti ndertoj Serbia sepse shqiptaret e Lugines paguajne taksa shtetit serb dhejane te drtyruar ata te ndertojne infrastrukture edhe per qytet e fshatrat shqiptare, ashtu sikurse bejne per te vetet.. por ama Tirana duhet tua kerkoj kete serbeve ne te gjitha nivelet!
kjo do te thote te mbrosh me dinjitet intetesat e shqiptareve te Presheves!

Belul  konkretish  u neneshkruan 3 marveshje. dhe Rama e tha vete qe i ishte premtuar personalisht nga Vucic, ndertimi i maternitetit , shkollave, dhe permiresimi i jeteses se Shqiptareve te lugines.

Tani ti i do te gjitha dhe i do TANI, sa i paduruar qe je more belul.

" Po ne duruam per 500 Ismail Be, nuk u be qameti per 1 dite" 

dakord galile, shume mire marreveshja! vetem se kjo puna e maternitetit eshte disi e vjeter dhe une mendova se duhet, te pakten te kishin filluar punimet atje... e jo te jemi akoma ne fazen e bisedimeve dhe..... premtimeve nga Vucic..smiley

"ehhh, te tilla derte vetem shqiptaret njohin", psheretiu Ismail beu mendueshem, kur morri vesh qe Lym Kepi kishte 10 vjet ne mergim e nuk njihte djalin e vet..smiley

Beluli thote nja dy gjera interesante.

Por me interesante do te ishte sikur Rama, apo kushdo perfaqesues te ishte, madje edhe ata lokalet, te kerkonin autonomi ne mbledhjen dhe administrimin e parave te veta. Ky po qe do te ishte patriotizem.

Po kete nuk ka kellqe ta bej kush...

Tani mblidhni mendjen  dhe sqarohuni : A-Edi Rama  eshte nacionalist, apo  B-Edi Rama nuk eshte nacionalist sa duhet.. smiley  o ka llogje me ju sot.. Vashdoni me tjerrjen e leshit vazhdoni.

Une jam nje dhe nuk tjerr lesh. Ti e quan te tille, mos lexo. Mendon se e kam gabim, kundershto duke cituar dhe pa pellitur si gomar.

e ndave mendjen ? eshte nacionalist apo jo sa duhet ?  kete me thuaj mua.. se sa per palle gomari eshte e qarte se kush po behet.

 Tani si thu c'uje ti japim Gomarit te nxhehte apo te ftohte.. qe te fillosh pallitjen ti pastaj , 

C- Ed Ramovic eshte serb! Nuk kerkoi bashkimin e Presheves, Med. e Buj. me Kosoven, e te te gjithave se bashku me Shqiperine!! smiley 

Ket tha gjeneral buri-bur xheli.

E zhbëri dhe Serbinë si shtet , një i sëmurë me të vjellat e Berishës smiley Si nuk mbarojnë o perëndi nga fantazitë e sëmura si Qendra e Botës që dikton anë e mbanë se çfarë duhet të bëjnë shtetet e tjera smiley

Kjo  farë ngatrestarësh Injortantë pompozë e Megallomanësh të rëngëdënges që akoma nuk njeh kushtetutën e vendit të tij ( një copë leckë ) që nuk do t'ja dijë se ka reformë Lokale në vendin e tij jep mend për Ballkanin Rajonin e më Gjërë e Gjatë .

Apo filloi Loja e LefTKopesë me vërvitje pampersash nga " na kem feisin e Bukit or tie " smiley

Na njoftoni të nderuar admin se po vjen nga lashtësia e antigonesë vet dora Pllaka e Gramafonit  , specialistja e vervitjes Pampersave , zonja e nderuar LefTGope !

beluli me logjike duhet te jete doktor, vlonjo- hollandez, djal i shtruar, zoteron pauerpointin, mbi te 40-at.

Thone qe eshte kirurg estetik, paret me thes dmth.smiley

belulo.., tirana pike se pari duhet te veje patenten me pike, qe diskutuam ne mbledhjen e qarkorit, si andej dhe me ketej., ketu fillon dobiclleku tak fak, pa humbur kohe.

...mos ta çojme ne egzagjerim fare: nje minister andej, nje ketej. po erdhi nonje kontroll nga BE-ja, te dal roja i objektit perketes ti thote: he vlla, jam une ministri, c'fare halli ke?

Po mire simbas ketyre kritikuesve cfare duhet te bente Rama, te mos ta permendete Kosoven fare? Se Lubonja psh thote duhet ta permendete, por cfare te thoshte, ka fusha te bukura? Raportet e shqiptareve e serbeve jane ato qe jane prej historise se vjeter dhe te re. Nqs te dy palet kane deshire per tu afruar si komshinj per interes reciprok, kjo nuk mund te behet duke mbyll syte per realitetin. Dhe Kosova si pjese e Serbise nuk eshte realitet, duan apo s'duan serbet, dhe nuk u be e tille se e tha Rama.  Bile eshte qesharake, se vete Vucic tha, ne e dime si e mendojne shqiptaret, po pse na e tha hapur. Jane ne metro keto mo.

Ndersa persa ankohet ky tjetri se Evropi po rehabiliton kriminelet serbe, asgje e re, keshtu ka bere gjithmone Evropi, po shqiptaret s'kane takat t'i nderrojne mendjen Evropit. Kjo tregon edhe njehere se pa Ameriken kushedi si do kishim perfunduar.

Po mir mo ky Galdini osht shqiptar apo serb? Apo alien? smiley   Shkrim i deshperuar! 

Ky eshte nje cop gomari nga trute, ish-konsomolas i PD, i ngrefur shume, si `intelektual`qe ka konvertuar emrin nga shqiptar ne italian! smiley vje dhe shkrefet ne mediat pacavure shqiptare qe lejojne te publikohen pa ndonje filter, duke ju dhene mundesine ketyre te ngrefen me shume se c`jane ne realitet! Bile ky nuk eshte as per tek ppu! smiley

 

 

Sour grapes are sour....

Shkrim tipik cinik dhe "contrarian."  

Eeeeee mire o mire, ben qef Rama ne Beograd e Presheve, pse mos beje ??! Te kish qene Saliu ne pushtet ne vitin deciziv 1999, e shifnim te sorres ne shqiptaret sot ! Lapidar Sudes, lapidar ! (amerikonve po e po, por ajo gjo dihet tashme).

cuni Sheqeres? Do kish msy Serbine gjer sa te merte tokat e te pareve, gjer ne Panoni do shkonte!!! smiley 

edhe sepse Beogradi ka një muaj që pret gjithë krerët e shteteve të Europës, Rusisë dhe SHBA. Në Beograd, Edi Rama është thjesht njëri ndër vizitorët më të parëndësishëm, për të cilin nuk ka kujdes ta takojnë as Presidenti Nikoliç e as kryetari i Parlamentit të Serbisë… 

shkruan idioti....Po nuk eshte faji i Rames qe Nikolici i urren shqiptaret mer debil, nuk eshte faji i Rames qe ai tjetri ishte kamarjer i Sheshelit. Rama vajti me nje pikesynim per mardhenie me te mira por nuk mund ti shmangel elefantit qe ishte ulur kembryq ne mes te dhomes. Cprisje ti nga Rama mer klluf i perdorur, thjesht ju tha nje te vertete, realitet qe eshte detyre per cdo KM shqiptar..Rama nuk munde te fuste koken si struci ne rere dhe pretendonte se ceshtja e Kosoves nuk ekzistonte.Tipa si puna e ketij debilit(analisti i birit te Sheqeres) mezi prisnin qe Rama mos ta hapte gojen fare per ceshtjen e Kosoves dhe ta tregonin me gisht...shikojeni serbin?...Po meqe permendi Kosoven: kaluan ne Planin B

Pse bertet. Ai nuk tha gje. Galdini po te thote o popull se asgje e madhe nuk ka ndodhur, km e shiten ngjarjen mediatikisht dhe thjeshte kane forcuar pozitat e veta ne terma te nacionalizmit bosh. Gjendja as do te jete ndryshe per serbet dhe as per ne.

Madje, them une, levizje te tilla lindin atehere kur gjendja brenda vendit perkeqesohet dhe kerkohet ndonje kocke e re per tia hedhur popujve perkates.

Gjera qe dihen jane.

PhD????? smiley  apo Master 

Edi Rama ka shkuar vetëm në Beograd sepse do që të fitojë vetëm… FUND ! Pa asnjë çudi . Bile - Bole pa e parë fare mendova që ësht artikuj ng ata që boton Pështymorja panorama , foleja e Indvidëve  me komplex inferioriteti .Të çekuilibruar.. Po konkretisht mbi se e ka mbështetur mejtimin e mëndjes smiley që të na baj me dije se " asht ne galdini atye "

Ja ç'thotë në fillim , xhibonjizmi ,  një "pasim" dhe një "zhytje"

Edhe vajtja e Edi Ramës në Preshevë ka vlerë,..ngritje topi 

por nuk është lajm kaq i bujshëm sa fryhet....Zhytje

Të gjith debilët që fantazojnë për mejtimet e mëndjes tyre si mejtime "bombë " kanë katakteristikën nr Një të berishës.. Theksoje problemin sikur është i vërtetë dhe rrëxoje më pas si të pavlerë .

Ky të ngjan me kalama që fry tollombace " vlerë " dhe mundohet pastaj ti çfryjë " bujë " e ti plasë me Ç' të gjejë ! Keni fillu talleni me PPU me këta gjimnazistët "arlekinë " smiley

Havall smiley

Ua mami!
Per cfare e kritikojne ramen galdinet e sales?
nuk eshte se rama eshte ndonje komberarist,gje te cilen e sqaroi ne presheve. Eshte nje ish lubonjist qe e ka kuptuar se pseudokozmopolitanizmi eshte nje linje ideologjike per te zinjte dhe jo per evropen. Pra i ka shtuar nje dore atdhetarizmi pikpamjeve te tij.
ceshja shtrohet nga cilat pozita e kritikojne ramen esatpashistet e sales?
nga pozitat e lu bonjes&co apo nga pozitat e nje partie te djathte kombetariste?
E dyta perjashtohet automatikisht. Nuk besoj se ka nevoje per sqarime kjo.
atehere e krikojne ramen nga kendveshtrimi i vucicit. C'pune ka shqiperia me shqiptaret jashte shqiperie?
Vetem kjo mjafton per ta klasifikuar kete cete si antishqiptare. Une kam thene shume here se pd-ja do shkrihet pas zgjedhjeve dhe kjo dite po afron.
per te miren e gjithe shqiptareve.

Une kam pas "fatin e madh" ta njoh personalisht Galdinin. Dhe po kam fatkeqesine te shof se si e harxho kohen kot ti me lexime 2-lekshe. smiley

 

Une e falenderoj autorin qe solli kendveshtrimin e Beogradit, sepse si shqiptare ashtu duhet ti koqisim gjerat, me kendveshtrimin e Beogradit.

 

 

Une e them sinqerisht si komentues i ri, shkrimi ne fjale ofendon inteligjecen e cdo personi ketu. Eshte me te vertete nje shkrim llogjikisht i dobet. Shkrimi edhe pse eshte "opinion" nuk mund te jete pa fakte, apo pa llogjike te mire. Ka nje fryme gazetarie ne Shqiperi qe e perdorin "opinionin" si fushe brockullash, sepse ne fund te fundit opinionin eshte. 

Ka ardhr koha qe gazetaria te beje nje upgrade, qe nga faqet e shpifura ne internet e deri tek cilesia e shkrimeve gati qesharake. Sepse me siguri tek Peshku ka nja dhjete veta qe do shkruanin me mire se autori (qe se njoh).

Po harxhon energji kot në fushën e dijes , më duket .

Këta janë ca karieristë të mbetur rrugëve e që nuk ua vërshëllen njeri . Me kohë të tepërt por edhe me para sepse i kanë shpërblyer si kone besnike të parët e tyre , që lexojnë edhe në ndonj gliuhë të huaj , padyshim edhe me dy-tre mastera , dhe çajnë dërrasa nëpër antigone duke turfulluar ...a thu se i lexon dhe i pjerdh njeri për "se vlera zotrie "smiley

Kalamaj me emocione gjimnazistësh që bëjnë Hartime dhe për fat të keq , nuk kanë as sensin e Humorit . Dmth nga fillimi në fund duhet të hash thonjt dhe të çfrysh si Gjyryk haleje për fatin e keq që na ka gjetë pa Galdinët e Antigonesë smiley

Janë speciHaleistë për të gjetur Vrima bosh në kotësinë e megallomaninë e problemeve të PAFUNDME e ti shesin si të mundshme për tu zgjidhur , sipas parrullave të kryemashtruesit të tyre sali Qenef berishës

" E dua Sot , si tëndja dhe shtroma ta ......"

Po mire me se dihet tashme qe Kryeministri ka qejf me dale jashte shtetit dhe me bo i cike si lider i modh , por mos te harrojme qe premtimet qe beri para popullit po i mban , urno:

http://www.peshkupauje.com/2014/11/mbush...

Brado, pse nuk eshte gjo e mire me vu pak rregull e me zbatu ligjet? Une them se eshte mire edhe per Ju kur te vini ne pushtet se friken mos me vjedh energji elektrike bizneseve dhe punonjesve te elektrikut ja ka fut ai qe ish para jush????? Apo trembeni mos ktheheni shume shpejt ne pushtet pa ja u luftu Palloshi informalitetin e ilegalitetin sa duhet???smiley

Nuk kam permend fare qe eshte gjo e keqe .Kthimi shume shpejt ne pushtet ? Me tremb , do bejme dhe po bejme cmos qe kjo Qeveri te mos rrezohet por nuk mund te bejme dot asgje per kete Qeveri qe te mos injorohet.

Me pelqen ky fllad i ri opozitar, tregon se opozita po lundron edhe ne ujera te qeta.

Jo per gjo, po shtrengimi i rripit, per te pagu borxhe te vjetra qe smbanin mo, po bohet. E keni kuptu qe te laje Palloshi ca borxhe, para se me  ja fillu  shpenzimeve e borxheve nga fillimi opozita e Lulzimit ne pushtet.

Detyra jone eshte qe kur jemi ne pushtet tja bojme jeten sa me te veshtire Qeverise pasardhese , kot e kane , sapo te vijme prape ne shume pak ose fare s'kane me i paguar dritat dhe ndertimet pa leje do vazhdojne po me te njejtin intensitet si 8 vitet e qeverisjes , pra ne i lejme ti ndertojne ju i prishni , llogari e bome smiley

Brad, me vjen keq por kesaj rradhe gaboheni rende.

Me gjithe keto prishje qe ka bo Palloshi, ilegalisht te ngritura keto 8 vjetet tuaja, kur te vini ju do vazhdoni  te prishni ato qe i kane mbetur apo kursyer, sepse i bi qe Koqoja me shoke te gezojne pallen e tyre partiake.

Latinet thone, qe palloshi e kaloi Rubikonin, dhe ja u shpartalloji statukune kur shkaterronit vendin ne bashkepunim me Socialistet. Eshte ngaterrestar ky KM dhe do ju  lere probleme te medha si trashegimeri.

Qofsha une i gabuar atehere smiley

Ariani dhe serbët janë shqetësuar shumë... se nënnjerëzit që quhen shqiptarë, negrit e Evropës, na flasin hapur tani atë që mendojnë. Arian, ti ku bën pjesë, në racën e zgjedhur nga Zoti apo te nënnjerëzit e shkretë që quhen shqiptarë e që nuk duhet të hapin gojë apo të ngrejnë krye?

"...si nje gjetje e stisje kinse ...."

Zoti Galdini,

ju hic nuk e dini 

si stivoset shkrimi

t'i dali kuptimi.

   Dicka  po tregoni

   por e rrotulloni

   ndaj dhe fluturoni

   prit he burr qendroni! 

     qe ta dini mire

    nuk kemi deshire

   aspak per tu shtrire

  kur jemi te lire

     Jo, nuk jemi ne, 

    me qiell e dhe 

    me bo zerzele

    sherrxhinj, ku na pe ? 

        ku e pe zararin ?

        qe shan kryetarin

        mor i hengesh......

       qe ben mercenarin ! 

 

    

    

 

daaaamn. Straight up OG right there...

Nuk ka per kritike as pak. Vizita eshte ok. Vijimesi e takimite te berlinit.europa do te takohen, dhe keta takohen. Kuptohet qe ka shume Emocion , sikurse negativizem konstant nga cuni i sheqeres.
Po duhet me qene realist per cfare kerkohet.
Vizita si nje gje e rralle eshte historike. Thyen akuj.
Me shume une dua qe te ecim drejt europes me dinjitet. Dhe politika jone ska. Na ka roberuar dhe varferuar. Na zhvlereson cdo dite si njerez, komb, shtet.
O lebetitmo e ke gjet fiks ket cuni i sheqeres.

Mos e thuj dy here, se preket Xhibi.

Lexoje pak komentin e Ron Telegrafit smiley e paska kthyer pllaken pranej nuk po e shikojme mo ne peshk smiley

Rono , na thave syte mor burre smiley

si Ram-izi, rrini djema se ju nuk i dini mire keto ceshtje. smiley

Roni e kishte qa komentin, kishte brume ai djale.

Nuk besoj se ka kompliment me te modh per dike se sa kur i perveteson identitetin. Ne menyre te nendregjegjshme trego adhurim jo vetem per personin por dhe per paraardhesit e tij. Por fundja, kush eshte ai qe nuk do te donte te kish te njejtin material gjenetik me fituesit. Ne rastin konkret, fituesit e Luftes Nacional Clirimtare. 

S'ka nevoje per ultra-populizem ketu. Kryeministri te takohet me perfaqesuesit e studenteve dhe jo te dale ne turme aty ku ka qindra idjote. S'duhet ta perserise me kete Rama. As nuk duhet ikur nga mbledhja e qeverise per pune zyrash dhe klasash. 

 

te gjithe ne kor: Turp! Turp! Turp!

Po pra, dhe kur e di qe mbi gjysma e tyre jane analfabete funksionale, dmth qe bertasin e protestojne por nuk e dine perse. Ose vetem dine se keshtu e kerkon luli, maxhordomi i salukut. 

qe bertasin e protestojne por nuk e dine perse.

Ja se ta shpjegon  Merua perse.

Ej po aj Lapsi.al eshte site per troll? Smund te jete faqe serioze

Nga sa kuptova nga komenti i graves dje,nuk ka vend per shume entuziazem per viziten ne Beograd.

Megjithate me vjen mire qe shqiptaret e te gjitha trojeve etnike po unifikohen dita dites.

Një artikull i Čedomir Petrovićit  për shqiptarët dhe vizitën e Ramës botuar ne Novine perkthyer nga Agim Morina

Na dhe shqiptarët'

 

Po thonë disa, që as që asht dashë me le, që kryeministri shqiptar, Edi Rama i cili po vjen për vizitë, po kërkon që atij t’i jepen chelësat e qytetit të Beogradit. Po tuten se mos po i ndryn e po e gëlltit chelësin. Masandej s’kemi me mujtë me dalë sepse nuk kemi çelës rezerv. Ata, tue vazhdu, thonë se zoti Rama do të vizitojë Preshevën, qytetin me popullsinë ma të madhe me kombësi shqiptare në Serbi dhe atje do t’u drejtohet bashkëkombasve të tij në një miting publik. Do t’u drejtohet vllazënve të tij. Mun me ndodhë ndonjë incident. E qysh ia bajmë nëse ia mësyjnë Beogradit, e aj i ka çelësat?

"Lulëzon jargavani, netët e verës kalojnë si lumë,
Kapiten Lleshi, kur do të vish tek unë "

Njohunitë e mia të para për shqiptarët i kam nga koha e fëminisë. Kam jetu me babën e nanën teme në koloninë e profesorëve, në pavijonin XV në rrugën Vllaznit Grimm nr. 18. Përballë rrugës, në bodrumin e një shtëpize, jetonin tre vllazën. Satku, Vehapi dhe Seadi. ‘Ata’ gjithmonë kanë banu në bodrume e kate përdhese. Të tre vllaznit shkurtonin dru me një sharrë të vjetër dhe i futnin në bodrumet tona. Hidhnin qymyr. Bartnin, shkundullonin, tërhiqnin. Nuk i turpëroheshin asnjë pune. Ata banin jetë modeste, në prag të urisë, por gjithmonë skajonin një pjesë të pareve dhe i dërgonin atje diku poshtë, larg, të afërmve të tyne. Ndonjëherë gjatë muhabeteve ‘krejt rastësisht’, zinim në gojë teshat e të mbathunat e rujtuna shumë mirë që vazhdonim t’i vishnim, me fjalët – Provoje këtë këtë Satk, të lutem, e bleva por gjatë pastrimit m’u kanë shkurtu... në qoftë se nuk të bjen tamam, e shoh mos ndonjë i familjes ka nevojë... Shih këto këpucë, po më vrasin, ndoshta të bien tamam ty ... Banim teatër. Edhe ata, edhe na, e dinim këtë. Kur niseshim me shku në pushime, chelësat ia linim Satkut. Pse atij? Sepse disa herë ua kishim lanë fqinjëve të afërt dhe gjithmonë, kur ktheheshim, e shihnim se të gjitha ishin kontrollu e ngatërru. Dollapët, syzat... Satku e fshinte pluhunin, e ajroste banesën, ujiste dhe kujdesej për lulet. Asgja nuk prekej, si mos me pasë shku na kund.

vazhdon...........

 

 

Shkoja mbramjeve te ata për Bajram e Ramazan. Nana jeme u dërgonte, nëpërmjet meje, portokaj, e ata më ofronin bakllavë hala të nxehtë. Ulesha me ta kambëkryq në dyshemenë e mbulueme me qilima lara-lara. Dhoma ishte e vogël dhe aty flinin që të tre. Ishte e ngrohtë. Kërcëllonin drujtë e thatë në votër. Më jepnin me e ngre tymin e duhanit gërxhallë që e pinin. Ndihesha mirë dhe i sigurt.

Për Shën Koll vinin tinëz, jo për festën e tyne, por për tonën.

Kur vinte dimni e reshte borë, Satku bante shkopij hokeji për gjithë fëmijët e lagjes. Mbas shumë vitesh u largu nga Beogradi, por u kujtu për ditëlindjen teme. Aj u ba ambëltor dhe më solli si dhuratë, një dimën të ftohtë, tortën të cilën kish ba vetë. Në tortë ishte ba një avion prej amarete. Kjo s’harrohet kurrë.

Smiljka jeme, si fëmijë, jetonte në një pjesë krejtësisht tjetër të qytetit në Strahinjiqa Bana dhe chelësat e kopjuem të banesës, jo vetëm të tyne, por edhe të shumë të tjerëve në këtë zonë, i kishte Smajli.

Sa Smajlë e Satkë kishte nëpër gjithë Beogradin në atë kohë? Ata ishin kujdestarë besnikë të pronave të njerëzve të tjerë. Ata ishin njerëz të besës [edhe në origjinal shkruhet ‘bese’]. Këta janë ata që tash dëshirojnë me qenë dichka ma shumë e ma të mëdhaj. Këta janë ata që dojnë me qenë si gjithë të tjerët, gja që janë. Le t’u afrohemi atyne si njerëz dhe, kështu, edhe ata do të na afrohen. Dallime mes nesh nuk ka dhe, nëse paraqiten, kanë me qenë në damin tonë.

Po thonë disa, që as që asht dashë me le, që kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili po vjen për vizitë, po kërkon që atij t’i jepen chelësat e qytetit të Beogradit. Po tuten se mos po i ndryn e po e gëlltit chelësin. Masandej s’kemi me mujtë me dalë sepse nuk kemi çelës rezerv.

Ata, tue vazhdu, thonë se zoti Rama do të vizitojë Preshevën, qytetin me popullsinë ma të madhe me kombësi shqiptare në Serbi dhe atje do t’u drejtohet bashkëkombasve të tij në një miting publik. Do t’u drejtohet vllazënve të tij. Mun me ndodhë ndonjë incident. E qysh ia bajmë nëse ia mësyjnë Beogradit, e aj i ka chelësat? Këta të mediave, keqbamësit dhe helmuesit ma të mëdhaj të popullit serb, ma së shumti kishin dashë me e vendosë në një bodrum e kat përdhes, ku dikur kanë banu vllaznit e tij, që atje të zhvillohen bisedimet dhe që para botës "të kryhet" vizita e mysafirit të padëshiruem.

 

 

......

Ai dëshiron me vendosë një kunorë në vorrin e Dimitrije Tucovićit? Edi i mëshoi ku asht ma hollë. Pati shkru Dimitrije dhe pati kritiku aj politikën pushtuese të borgjezisë serbe dhe e pati sulmu politikën pushtuese serbe ndaj Shqipnisë dhe krimet e kryeme ndaj shqiptarëve gjatë luftave ballkanike.

Sot, po të kisha mujtë me zgjedhë se kujt m'ia lanë chelësat e banesës, aj kish me qenë Satku, Vehapi dhe Seadi, ose Smajli. Ata, tashma, me gjasë, ka kohë që nuk jetojnë ma. Përvech fqinjës sonë të parë Draganës, po s’i mori chelësat e qytetit të Beogradit, unë do të doja t’ia dorëzoja z. Rama chelësat e banesës ku jetoj me familjen teme.

Banesa asht shenjtni dhe chelësat nuk i jepen gjithkujt.

Bukur Art smiley tregimi i ketij serbi, me pelqeu. 

Paskan pas menjen e Berishes serbet, po meren me koqet e Edit smiley , vecse tja rujn, se nuk ja ulin dot vlerat!

Po Jar Nishani si nuk tha nje fjale xhanem. Me duket se nuk i ka thene gje Rama qe po shkoj ne Beograd. smiley

Presidentet jane patjeter ne sinkron persa i perket kesaj ceshtjete; "Edi Rama eshte nje politikan i papergjegjshem" smiley 

Sepse e ka kap " smundja e Topit" , ka fillu me fol ...me heshtjen ! 

Heshtja ne kete rast nuk eshte si e Zdravkos se TKD-se kam pershtypje. Bamirit ja  dhiu dhe Afrim Krasniqi per kete viziten historike te Rames. smiley

Djema mos u nxitoni ne gjykim, autori e ka shikuar kete ngjarje nga nje kendveshtrim tjeter, kendveshtrim qe ne duhet te mesohemi dhe jo te gjykojme ashpersisht. 

Po nga cili kendveshtrim more Pierre, na e thuaj se mbase ke te drejte. Pastaj, te lutem me jep nje pergjigje sipas mendimit tend: nese supozojme qe Rama nuk do e kishte permendur fare paveresine dhe njohjen e shtetit te kosoves si do te kishin reaguar keta ujqerit pa dhembe qe kemi midis nesh? 

o jua .......Kina brimen e s.......!!!!!!!! Keta jane per me.ju dhen nga nje kazem dhe qysqi ne dore dhe me i ve me be rrugen e Arbrit derisa tu dali shpirti prej hundesh. Dava shkerdhatash. Minimumi duhej te heshtnin ....moterq.......at.

Mos u nxitoni shokë antikomunsitë të komandant sali Qenefiut  .Shkuat larg po tani u duhet të ngriheni më me forcë smiley Komandant sali Qenef berishës  i erdhën Përforcime nga Haga .Shesheli hyri në Sërbi .Komandantit tuaj i kanë   vrarë Arkanin e tigrave po i erdhi në ndihmë Luani i kufomave .

Gajret bura e gra të SHQUP-it inetliDjent . I tash po e hudhim Vuçiç si armik i Serbisë që mikpriti Ramën . Banie Gati Topuzët e buzshpërvjelurve Galdini smiley

Se çfarë do kjo USA që merr përsipër risk në vlerësimin e vizitës si "Akujt u çanë "dhe e quan "Historike "smiley  një zot e di . Po babasqapi e kapërdin këtë dhe e pështyn si Gëlboqe të markës Galdini që nuk duhet nxituar por duhet studiuar për të njohur përbërjen e GËLLBOQEVE të Berishës .Se kemi pak vjet që na i hedh si makinë Muti në surrat me tonelata për çdo shqipçtar ,  po duhet të studiojmë e gjykojmë dhe të markës "galdini " që vërvit  LefTGopeja nga Antigonea!

Habitem si ka mundesi qe askush nuk i njeh vleren e vertet qe ka patur vizita e sidomos theniet e Rames ne Beograd !! Ajo vizite e ajo konference shtypi personalisht mendoj se shkon pertej Kosoves,Presheves e Shqiptarve te Maqedonise!! Ajo eshte historike edhe per mua si shqiptar qe jeton ne nje vend te huaj !! Nuk mund te kuptohet plotesisht nga dikush qe jeton ne shqiperi kjo gje,eshte e pamundur.Kujtoni se Shqiptaret qe jetojne ne Presheve bashke-jetojne me keq me te qenurit shqiptar me ata shqiptar qe jetojne ne Greqi,thjesht si emigrant qofte edhe te legalizuar si te tille? Mendoni se eshte bukur te jesh shqiptar apo me prejardhje shqiptare ne evrope, e se vetem serbet jane problemi i te qenurit shqiptar? Te qenurit shqiptar eshte deri me sot nje mallkim, i kapercyeshem deri diku vetem pasi kalon male e dete me injorime,poshterime e mallkime ne formate dokumentash te vulosura ne zyra te ç'do lloj ngjyre.E perseri eshte "normale" qe te qenurit albanes eshte nje menyre identifikimi qe sjell ndrydhje turinjsh ne masen e popullsise se evropes se sotme,e qe ka per borxh te mbeshtes ç'do perralle serbe apo te dikujt tjeter si te mirqene pa patur nevoje per fakte e grup faktesh!! Rama u soll ne Beograd(pikerisht aty ku me shume se kudo tjeter shqiptari eshte lubi) per here te pare si nje kryeminister qe eshte krenar qe eshte shqiptar,si ç'do njeri pa komplekse se ke ka perball,ne respekt te gjithkujt,races,gjuhes apo etnise qe i perket !! Fjalet e tij ne Presheve drejtuar fqinjeve dhe evropes,se shqiperia e shqiptaret pranojne e respektojne te tjeret kushdo qofshin ata ,por pretendojme as me shume e as me pak se ajo qe japim e tregojme per te tjeret,te barabarte mes te barabarteve.. ishin muzike per veshet e mi!!

Dora, 

Shkrimi i Galdinit qartesisht ka plot te meta. E solla sepse me eshte dukur i lodhshem (dhe i rrezikshem) githe ai portretizim i kryeministrit si hero neper media. Ka pasur kurajo te afirmoje pavaresine e Kosoves, por s'ka pasur kurajo te flase publikisht per trajtimin qe iu be skuadres shqiptare para disa javesh ne Beograd dhe as per Presheven. Kjo e fundit sidomos duhej te ishte pjese e rendesishme e fjalimin e tij meqenese behet fjale per nje lugine tejet te izoluar me nje shumice shqiptare qe diskriminohet ne te gjitha nivelet institucionale. Te pakten, te fokusohej te mesimdhenia ne shqip, plotesisht e jo pjeserisht, nga cikli i ulet te i larti.

Prandaj i jap te drejte autorit kur shkruan per teater sepse ne fund te fundit asgje konkrete nuk u fitua me permendjen e Kosoves perveçse qe ushqeu shqiptaret me patriotizem tek i cili nuk ka ndonje gje medoemos negative perderisa eshte i shendetshem. Problemi fillon kur ky patriotizem nuk materializohet dhe kur instrumentalizohet nga N°1 i shtetit per te fituar legjitimitet te pamerituar. Akoma me problematike, jane komentet dhe artikujt te gazetave te tipit Tema qe cilesojne kritiket e Rames si antishqiptare, proserbe apo qe i sherbejne makines propagandiste serbe. 

 

 Kjo e fundit sidomos duhej te ishte pjese e rendesishme e fjalimin e tij meqenese behet fjale per nje lugine tejet te izoluar me nje shumice shqiptare qe diskriminohet ne te gjitha nivelet institucionale.

Meqe e njihkerke mire problemin e diskiminimit te shqipetareve ne luginen e Presheves,  a mundet te na japesh disa detaje konkrete sesi ata/ato diskriminohen nga shteti serb ne krahasim me pjeset e tjera te popullsise e te teritorrit ne Serbi? Ne kete menyre do te kuptoj edhe me mire perpjekjet qe kerkon te beje qeveria e Shqiperise.

 

Ty te kam qejf kuazo, prandaj po evitoj te diskutoj me ty e po te jap faktet e konfirmuara nga vete Departamenti i Shtetit te SHBA-ve: 1, 2.

S'te kuptova: edhe me ke qejf edhe nuk diskuton me mua???????? Po si do te njihemi me mire nese nuk diskutojme e llafosemi? Nejse, thanks per lidhjet. Do ti lexoj dhe pastaj nese do te kem ndonje mendim do te ta them. 

Do te mjaftonte , them, nje fakt moj Jardin; Ne Serbi mezatarisht ne tre veta  nje punon.Ne Persheve raporti,si mezatare eshte 7:1...! 

Serbia sot, prrjeton perjudhen me te erret ne tere historine e saj.Por Persheva perjeton mizerjen ! 

Sokol Balla i ftuar ne Top Story.

Ketij Gardinit ne profil i ben like neper statuse vetem nje profil fallco FB me emrin Dora Kadare...komplet produkt i sajuar nga fillimi ne fund, fallco, po fallco nga ato mallraT kineze 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).