Eva dhe Endri janë rrugëve të Sirisë. Më bashkoni me fëmijët e mi!
13 Nëntor 2014 - 21:32
Thirrje publike e Mide Dumanit (Ndregjoni), ish-bashkëshorti i së cilës u vra në Siri disa ditë më parë.
Unë që po iu shkruaj jam një nga nënat më fatkeqe të këtij vendi, pasi prej gati një viti jetoj në makthin e zhdukjes së dy fëmijëve të mi, Evës dhe Endrit. Në fund të muajit Janar 2014, me ish bashkëshortin Shkelzen Dumani planifikuam të shisnim apartamentin për të blerë një apartament tjetër. Ndërsa ishim tek noteri, bashkëshorti im i kishte kërkuar noterit që të hartonte një Deklaratë Noteriale, ku jepej pëlqimi im për marrjen e fëmijëve për të lëvizur jashtë shtetit. Unë nuk kam qenë në dijeni të kësaj deklarate, por gjatë firmosjes së kontratës së shitjes kam firmosur edhe deklaratën, gjithmonë duke menduar se jam duke firmosur kontratën e shitjes së shtëpisë. Pas firmosjes së kontratës , unë do të shkoja tek prindërit e mi, ndërsa bashkëshorti me fëmijët, sipas bisedës që patëm do të shkonin në Shkodër.
Ky ishte momenti i fundit i ndarjes me fëmijët e mi. Të nesërmen i kërkova në telefon, por telefoni dilte i fikur. Kuptova orë pas ore se ish-burri im dhe kunati kishin qenë pjesë e mashtrimit për marrjen peng të fëmijëve të mi, në planin e tyre për të shkuar në Siri.
Edhe pse policia u përpoq ta ndalonte në Turqi, ne nuk arritëm dot t'i mbanim atje, pasi u vonuan procedurat e Prokurorisë për ta shpallur atë rrëmbim fëmijësh.
Unë kam mundur të flasë disa herë me ta, kur babai i tyre kthehej nga fronti i luftës, por ata flisnin gjithnjë në prani të njerëzve të armatosur dhe nuk arrinim as të çmalleshim. Ata janë pengje të një lufte pa kuptim për ta.Hera e fundi që kam folur me fëmijët dhe është para 3 muajve.
Eva dhe Endri, 9 dhe 7 vjeç, prej disa ditësh janë pa baba dhe të pasigurtë për jetën e tyre dhe të gjyshes së tyre, që shkoi muaj më vonë pranë tyre për tu qëndruar pranë. Babai i tyre Shkëlzen Dumani, është në të vërtetë shkaku i fatkeqësisë së tyre, por jeta e tyre pas vdekjes së tij, është tani makthi im dhe i gjithë familjes. Eva dhe Endri, janë larg prej meje prej një viti. Aty u ka nderuar dhe emrat nga Eva ne Sara dhe nga Endrit ne Talha.
Unë kam një vit që çdo mëngjes zgjohem pa ata. U palos dhe u hekuros rrobat sikur do vijnë çdo mbrëmje dhe bëj gati librat e shkollës dhe çantën çdo mëngjes. Por ata nuk erdhën kurrë. Tri ditë më parë më njoftuan se babai i tyre është vrarë dhe unë nuk di më se ku janë fëmijët e mi, ku është gjyshja e tyre, e cila me siguri po përballet me një situatë shumë më të rëndë se sa makthi ynë i pafund këtu.
Unë dua që dikush të jetë në krahun tim, në krah të Evës dhe Endrit në këto momente. Unë dua që qeveria ime, e cila nuk e ndali dot çmendurinë e babait të fëmijëve të mi, të ndalë fatin e tyre tragjikë, të ndalë makthin e tyre në mes të një lufte krejt të pakuptueshme për ta.
Ia kërkoj këtë me përulje kryeminstrit të vendit tim, autoriteteve të sigurisë në vend, ambasadave të vendeve mike të Shqipërisë që kanë fuqi të ndikojnë në atë territor dhe çdo shqiptari apo qytetari të botës, që e kupton makthin e një nëne, së cilës i kanë marrë fëmijët për t’i detyruar t’i nënshtrohen fatit të babait të tyre.
Eva dhe Endri janë fëmijët e mi, fëmijë shqiptarë, që kanë këtu shokët dhe shoqet e tyre, kushërinjtë dhe familjen e tyre, shkollën dhe lodrat e tyre. Ata nuk i lidh më asgjë me atë kamp ku i mbajnë të mbyllur, apo me ata njerëz të cilëve iu bashkua babai i tyre. Ata e kanë vendin në shtëpinë e tyre, aty ku kanë lindur dhe janë rritur së bashku me gjyshen e tyre.
Unë po ju shkruaj si nëna e tyre dhe dua që dikush të jetë krah meje në këtë betejë për t’i kthyer në shtëpi fëmijët e mi. Më thoni çfarë të bëj, ku të shkoj, ku të trokasë, kë të pyes, kush të më drejtojë në rrugën drejt tyre. Jam e dërrmuar nga ky fat tragjik, por s’ka për të më dalë shpirti derisa të shkoj pranë tyre, të bashkohem me ta, në tokë apo në qiell. Lutem ma afroni këtë ditë. Ma bëni më të lehtë dhimbjen dhe më të sigurt ëndrrën për tu ribashkuar me dy ëngjëjt e mi, që po vuajnë një fat tragjik që nuk e meritojnë.
I lutem për këtë gjithkujt që mund ta bëj si njeri, si shtetar të vendit tim, si miq të vendit tonë dhe mbi të gjitha si një detyrim njerëzor ndaj dy fëmijëve, që prej ditësh enden në terrorin e mbetjes pa prindër në një vend të huaj, jashtë kontrollit dhe shumë afër rrezikut të jetës në çdo çast. Më bëni bashkë me ta kudo që të jenë. Jam gati të shkojë në fund të botës për t’i gjetur dhe të jem bashkë me ta. Nuk vazhdoj dot më të gënjej veten çdo mëngjes duke u bërë gati çantat për shkollë dhe rrobat e hekurosura. Ata nuk dihet ku erren dhe gdhihen, në një vend ku vdekja është më afër njeriut se sa zoti. Ju lutem më bashkoni me ta!
66 Komente
Thirrja duhet bere ne Siri. Nje Zot e di fatin e femijeve. Fati i ndihmofte dhe i kthefte ne shtepi. keta gomeret fetare duhen ndaluar absolutisht se jane komplet te palogjikshem perderisa marrin femije ne lufte
çfare fatkeqesie.
po ik mor qenbirqeni lufto vet sa te duash me evgjiterine ne Siri.. çpune kane keta femij te bardhe e te bukur me llumin e zi ne Lindjen e Mesme....
Te mos ishin te bardhe, me siguri do ishte me e llogjikshme vajtja e tyre ne Siri?
jo, nuk do ishte aspak e llogjikshme!
por gjithsesi e vura ne dukje jo pa qellim "femije te bardhe" , per te theksuar qe keta nuk kane as edhe nje lloj lidhje ne ate Toke, ne ate vend, me ata njerez e aq me shume me luften atje.
Ka me shume femij te bardhe ne SIri se sa ka ne Shqiperi. Ata per mua s'jan te bardhe, jan shqiptare.
Xhihadistet nuk shkojne per te perkrahur nje race te afert me te tyren, por per xhihad ashtu sic e kuptoje ata.
Keta ngaqe jane te bardhe as nuk pershtaten dot atje ose te kalojne pa rene ne sy nga keqberes.
Po dal jashte temes, por sa per kuriozitet, si ndikon ngjyra e lekures te pershtatshmeria me atmosferen atje?
jardine, me fal , por ne kete tragjedi njerezore te njerzve tane, prej papergjegjshmerise dhe hapesirave boshe qe le ky sistem i felliqur, gjete rastin te pyesish , ca ngjyre lekure marrin robet ne arabi ? Nuk me duket se shpreh intelektin tend , te cilin une e kam vleresuar shume.
grava
Ka te drejte Jardine, ne Siri ka njerez te te gjitha racave, dhe ngjyra e lekures nuk eshte fare faktor percaktuaes i te qenit nen kqyrjen e keqberesve.
Te me falesh Grava, por me ke keqkuptuar me siper. Pyetja ime per mms-ne ishte per te theksuar gabimin e tij.
Mire moj mire, po ka ca ketu, prej te cileve, un pres shume ...U kuptuam!
ngjyre muti - mender jush
"peshku pa uje", te thote gje? -ja, keshtu jane/ndihen keta femije atje.. gjuhe tjeter, kulture tjeter, po pse jo edhe ngjyra e lekures tjeter qe i ben te dallueshem nga ata njerez atje.
shkurt, ata ndodhen ne nje ambient totalisht te panatyrshem per ta!
Keto probleme mospershtatshmerie, femija i ka edhe kur emigron normalisht per nje jete me te mire. Pastaj, sic tha Rroftearberia me siper, ne Siri ngjyra e bardhe e lekures eshte normalitet.
Sigurisht qe ndodhen ne nje ambient te panatyrshem por sikur kjo ngjyra e lekures eshte me i pakti problem per ta...
por ketu nuk behet fjale per nje familje me femije qe ka emigruar per nje jete me te mire (zakonisht per te ardhmen e femijeve) dhe dakord, do tu nenshtrohen atyre sakrificave te para per pershtatjen me realitetin e ri.. por ketu jane marre femijet dhunshem dhe jane vendosur padrejtesisht ne nje realitet te dhunshem!
ndersa, nuk e di kete se sa realitet eshte ''ngjyra e bardhe'' ne Siri dhe kjo u dashka marre e mireqene sepse e thote dikush ketu.
mendoj qe kryesisht ne kryeqytetin Damask ka edhe banore me ngjyre te bardhe, apo pamje evropiane le te themi, por gjithsesi shumica absolute e sirianeve jane arabe dhe kane ate pamje! e ndersa neper ato zgeqet e Sirise ku ka shkuar ky me femijet, nuk behet fjale fare se fare se cfare lloj njerezish jetojne atje, bijte e qymyrit..
Shpesh me duket se ecim si ne jerm, ne gjendje transi, te gatshem per t'u hedhur ne do vorbulla te zeza, pa e kuptuar se "qellimi i mire" ne fakt eshte vetem nje rrene e neveritshme.
Nje histori, qe per fat te keq nuk eshte e vetme. Cfare eshte kjo joshje kaq e jashtezakonshme per keta njerez, qe shkaterrojne familjet e tyre, jeten e femijve te tyre, per dicka kaq te neveritshme si lufta per te tjeret? A ka dikush nje pergjigje bindese per kete llaftari??!!
Ne syte tone eshte lufte per te tjeret, por per xhihadistet eshte lufte vetem dhe vetem per Zotin dhe vullnetin e tij.
Vullnetare per te luftuar ne Siri... Me pare apo pa pare?!
Ka qe nga viti 1992 qe Islamiket arabe, ne formen e shoqatave bamirese apo te njerezve te kultit fetar mysliman hyne dhe investuan ne Shqiperi. Filluan te ndertojne xhamira, objekte sociale per te varferit, i punesonin ne objektet e kultit qe ndertonin si dhe i ushqenin e i vishnin. E qellimi i tyre ka qene rekrutimi per ushtare robote/te bindur per ti derguar ne misionet e tyre. Cfare ka bere shteti yne gjate gjithe ketyre 23 viteve? Epo nuk jane pak, eshte nje kohe e gjate dhe nese shteti yt nuk te mbron, per 23 vjet propagande xhahidiste edhe trute e nje gomari do te ishin bindur, e jo me te njerezve te varfer e pa shprese jetese normale. Megjithate kam pershtypjen se megjithe investimet e bera ne vite pak njerez kane arritur te rekrutojne/genjejne.
Ka qe nga viti 1992 qe Islamiket arabe,..
Shumë naivitet më duket i nderuar Kuazi .Ka që në vitin 1936 që Kishat , Qelat , Xhamitë e Tyrbet dhe vëndet e kultit u financuan dhe u kthyen në Vatra Terrorizmi . Dhe u desh viti 66 tu vinte zjarrin njëherë e përgjithmonë këtyre Foleve të Krimit Shpirtëror që parapregatiste Krimin Fizik
Po ke një të drejtë , se pas Vitit 92 , veprimtaria Terroriste e sulmit të shtetit me armë dhe rekrutimit të kontigjenteve kundër shtetit në emër të religjionit , këta Banditë veshur me Petk fetar i shpalli martirë të demokracisë ..si akti i Parë demokratik nga kryetari Komisionit të Varrim -Zhvarrimeve kadaverja Politike sali Qenef berisha , baza Morale - Politike edhe SOT !
Megjithate kam pershtypjen se megjithe investimet e bera ne vite pak njerez kane arritur te rekrutojne/genjejne. ....
Je larg të vërtetës ...dhe unë Uroj që akoma më shumë e më ashpër të mbështetet Antiterrori nga Amerikanët ! Paqe Shqipërisë dhe goditje më të forta të Ligjit !
Ajo "pak" qe them une eshte relative dhe jo absolute. Pra pak ne krahasim me mundin e madh qe kane bere gjate gjithe ketyre viteve si dhe parave te derdhura ne teren/shqiperi.
idriso po e gjete kush e ka thene kete shprehjen, do jesh i modh fare, pension peshku + atij qe te hoqi sali qëni: " - 'Smail Bej, e cmoj shume mendimin tuaj per pajtimin. Per emrin konkret mendimi im eshte ky. Esat Pashe Toptani eshte si qymyri. Edhe po nuk te dogji, do te te nxije."
Më fal ballçekano , po nuk jam ndonjë mbajtës mënd i Modh mer jahu për thënie tutje tëhu ndaj Individëve . Po qe për ndonjë Fjalë të urtë popullore pse eveniment ehhh .
Kuazi kur u ngrit antiterrorizmi si strukturë në Shqipëri Ai
...u lebetit nga Lehtësitë që i kishte krijuar kufoma e sali Qenef berishës .Dhe mos kujto se erdhi për " pare " njaj amerikoni pas babasqapit në 2005 me e kshillue .Jam i bindur për me verifiku deri ku e kishte Zhyt vendin tonë në baza armatimi e financimi të terrorit në Botë dhe çfarë Lidhjesh kishte .
Dhe besoj do kesh qenë i rritur në moshë në 98 e në vazhdim kur ankohej PD-hi kryeqelbësirës sali Qenef berisha se i vranë bixnesmenët arabë pa gjyq
se nuk kishin faj ...me pistoletë u mbrojtën terroristët ..pare biznesi kishin ...na jem neoliberalë
...VQ mer idriso.. vellimi 19-te!
Kesaj I thone me ta pjerdh trurin allahu. Po c'faj kane femijet e shkrete te shohin/perjetojne gjera kaq te shemtura kur ne ate moshe jane aq te pafajshem dhe nuk largohen ne ate menyre aq mizore nga nena e tyre. Shume e dhimbshme per ate nene te jetoj cdo dite me mendjen se ku jane femijet e saj!! ( mes kafsheve ekstremiste islamike)
ky zari ka gjet ate ca kerkonte po mallkimet e atyne fmijve nuk kane per ta lon rehat
Ko rob qe shpjegon pse i marrin kalamajte me vete keta te lujtmit menc.
Jane viktima te propagandes ideologjike fetare.arabo myslimane.
Filozofi i shquar i koherave moderne , Karl Marks, ka thene jo kot qe
ideologjia e ktij filozofit te shquar mori ne qafe sa te duash
Nuk ishe faji i Marksit, ai eshte Klasik bota po i rikthehet edhe njehere teorive te tija! Ka patur te drejte!
po me ket llogjike nuk eshte faji i fese si ideologji.
Ai pohimi tjeter qe ben ti pastaj eshte shume i pergjithshem dhe subjektiv kshuqe s'ke ca t'i debatosh
nuk besoj qe sot, bota, ka tendece ti rikthehet ideoligjive fetare, cka tregon qe Marksi ka pat te drejte! qe feja eshte opium per popullin..
Ndërsa Marksi anon më shumë si thënie pas përfundimeve Politike.. është shumë interesante analiza e violinës së dytë , kulmit të dijes Botërore Engels , që përcakton se Feja është Ideologjia e të varfërit , e të shypurit ...në origjinën e saj !
Jo për përcaktimin "e shtrydhur " Real - Toksor .. se sa për realitetin për të Kuptuar , në se i përgjigjet edhe pyetjes ...
Përse rekrutohen këta fakir -fukarej edhe familisht ashtu si qindramijrat e rekrutuar si ortodoks në Gërqi ! Dhe fort të lujt menç nuk janë , por janë produkte të Mbijetesës të shtetit të sali Qenef berishës
Fëmijët ??? carta bianca
para tyre përulet dhe Mbreti !
seriozisht eshte ky lajm ????????
bobo ca tmerri po e lexoja te tema
nuk e di si jeton kjo nene zeza , uroj mos ta leshoj zemra derisa t'i gjeje femijet shendoshe e mire , perndryshe mekat me te madh se kaq s'do t'ia uroja as hasmit
Zot i madh vin dor o Zot
Per ata qe pyesin per cfare i duan femijet:"per t'i edukuar" qe te kene nje "te ardhme te ndritur" si xhihadiste.Vetem pak dite me pare kishte CNN-i nje material lidhur me kete.
Shpresoj te kthehen shendosh e mire. Te jete mesim per prinderit tjere qe planifikojne t'i dergojne femijet e tyre ne Siri...
U qifsha rracen! Nga na u shpifen ky soj ndyrsirash?
Toka jone s'i duron cibanet e huaj,ne i zhdukim - do thoshte Shpetimi i filmit
Sa femij te bukur. Keta funderrina shkojne atje te vriten e c'esht me keq te vrasin per interesat e turqve, amerikanve dhe arabve. Na kan nxirr faqen keta ndyresira.
Eh te shkretet femije, jetime me nenen gjalle, se lere babain gomar! Lexoni ato qe firmosni eshte mesimi, sidomos kur jeni prinder dhe nga firma juaj mund te preken femijet. A ka mundesi te vihet ne kontakt kjo nene me ata qe sollen ate femijen kosovar ne shtepi? Me kujton ate filmin 'not without my daughter' po ky rast eshte 100 here me tragjik.
Pikerisht , kjo eshte tragjedia e vertete e femijeve tane qe nuk ju ndana hallet e renda , pa u rritur..! Sikur ata te ishin te mite, te tute, qe realisht jane tanet ...?
Tashti qe te plagosesh kete nene ne kete moment,eshte gjeja e fundit qe duhet bere,por nuk kishte asnje idè kjo grua per aktivitetin e burrit,aq spontane ishte pjesmarrja e tij ne kete organizate vrastare?? lere pastaj injorancen tone dhe timen bashke qe shpesh ngutemi per te firmosur nje deklarate qe nuk i dime permbajtjen
zakonisht ndermjetesohen qeverite ne keto raste,po ku ka qeni breke??
Zoti e ndihmofte kete nene fatkeqe!!
Xheno,
Ndonese atashe ushtarake kemi dergu plot, akoma nuk kemi hap ambasade ne shtetin e ri te ISIS...
Ketu ka pergjegjesi dhe noteri qe e ka pranuar nje deklarate te firmosur me hile.
O xhib,
Po hedhin balte mbi kete trim vullnetar per nje lufte te drejte, tip lufta Spanjes! Eshte mese e qarte qe keta femije e kane ndjekur baben hap pas hapi, inkognito, dhe pa njohurine e tij.
Noterin e kane vare per koqesh? Po prokuroria cer thote per vonimin e procedurave?
Ai letyra i prokurorise bashke me kerrmat e gjykates, kur do na tregojne mbi rrezultat qe kane pas kundra hoxhallarve e imameve nxites dhe rekrutues?
kur te bjeri daci m'kos!
O admina te poshter!!!!
Perse nuk e lejoni xhibin te komentoje ne te tilla tema??!!!! U bene sa e sa tema me xhihadiste qe xhibi nuk gje mundesine me komentu!!!! Me duket ne fakt se po i bllokoni ne bllok, as armiri nuk duket me!!!
Po ç'baba ishte ky trapi qe i çoi femijet ne vatren e luftes. Kaq pa mend te kete qene
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/siri...
spo kuptoj, pse duhej te firmoste nje deklarate ku kjo jepte pelqimin qe bashkshorti i saj te levizte me femijet (e vet) jashte shtetit, ishin te divorcuar keta?
Belulo, lexo horizontalisht, jo vertikalisht, se zonja e thote qarte qe firmosi edhe nje deklarate qe kujtonte se kishte te bente me shitjen e shtepise.
Pjero, lexoje edhe njeher pyetjen time, por tranversalisht e jo tangentalisht.
po se kuptove prape, pyetem te ta spjegoj se ku konsiston pyetja ime tamam, i nderuar.
Me sa di une,per levizjen e femijve minorene jasht kufijve,kerkohet aprovimi e te dy prinderve,te divorcoar apo jo.(kur ai shoqerohet vetem nga njeri prind ose kalon nen kujdestarine e dikujt tjeter)
po mer pjeter, keshtu e di dhe une.. aprovimi per levizjen e femijeve jashte shtetit vlen per prinderit e divorcuar.. dhe kete spo e kuptoj te kjo histori: keta ishin te divorcuar, apo jo?
p.s po bej nje spekullim.. duke pare qe ky aprovim qenka bere bashke me dokumentin noterial per blerjen e shtepise se re, kam frike se pikerisht apartamenti i ri ka sherbyer si ''kembim per femijet''.. por e theksoj, eshte spekullim.
Eshte ligj edhe per ciftet e martuara. Nese bashkeshorti apo bashkeshortja qe shoqeron femijet leviz pa nje leje te noterizuar, do ndalohet ne kufi me siguri.
me sa di une, rregulli eshte kur femijet nuk kane pasaporten e tyre, por shtohen ne pasaporten e njerit prind.. dhe ne kete rast, prindi tjeter duhet te jap pelqimin, qe po, femijet lejohet te jene te pasaporta e bashkshortit/es, kaq. dhe jo leje/ pelqim specifik ne rast se do te udhetojne jashte shtetit.
mirepo, psh, ne Hollande ka nja 3 vjet qe ky rregull u hoq dhe cdo femije, tashme, duhet te ket pasaporten e vet.
Me fal per vonesen...
Nuk di me gjate te them te drejten meqenese nuk kam femije, por aq me mire qe ne Shqiperi nuk eshte e detyrueshme te nxjerresh pashaporte per femijen. Edhe kjo iu duhet shqiptareve per te paguar...
" .....Ndërsa ishim tek noteri, bashkëshorti im i kishte kërkuar noterit që të hartonte një Deklaratë Noteriale, ku jepej pëlqimi im për marrjen e fëmijëve për të lëvizur jashtë shtetit. Unë nuk kam qenë në dijeni të kësaj deklarate, por gjatë firmosjes së kontratës së shitjes kam firmosur edhe deklaratën, gjithmonë duke menduar se jam duke firmosur kontratën e shitjes së shtëpisë...."
Kjo pjesa ketu s'te le te kuptosh se ishin te ndare, dhe se gruaja nenshkruajti duke kujtuar se vazhdonte akti i shit-blerjes.
Ndersa pjesa tjeter, ka tjeter kuptim;
" .....Pas firmosjes së kontratës , unë do të shkoja tek prindërit e mi, ndërsa bashkëshorti me fëmijët, sipas bisedës që patëm do të shkonin në Shkodër...."
qe do te thote se ishin ndare, gje qe vertetohet edhe me poshte;
" .....Të nesërmen i kërkova në telefon, por telefoni dilte i fikur. Kuptova orë pas ore se ish-burri im dhe kunati kishin qenë pjesë e mashtrimit për marrjen peng të fëmijëve të mi, në planin e tyre për të shkuar në Siri...."
Kuptove i dashur Belul, merri me sira punet
o Pjero, po vazhdo i nderuar te pish ate perzjerejen e konjakut te shekullit te kaluar, me fernetin e shekullit te parakaluar, e mos e bej terkuze kot dhe citon gjera pa lidhje..
pikerisht pra, ai paragrafi i pare ku kjo thote se: ''vendosem te shesin nje apartament ,e te blejne nje te ri'' , pra duket si veprim i perbashket familjar ky.. por edhe i drejtohet me ''bashkshorti'' atij, le te kuptohet qe nuk ishin te ndare.
mirepo ky eshte momenti i rendesishem qe kjo ka firmosur, dhe ku duket se keta ishin bashke.. prandaj edhe pyetja ime.. ishin apo nuk ishin te divorcuar keta , kur kjo ka vendosur firmen te noteri?
te tjerat qe ke cituar me poshte jane gjepura, te parendesishme, i nderuar.
kur shkon te faqja e Ores, sheh qe ishin te ndare qe ne shqiperi (ndryshe turku do t'ja kthente femijet kur i ndaloi ne Turqi). artikujt e gazetave, jo vetem ne shqiperi shkruhen nga tipa medioker (dhe qe s'jane te pa anshem) qe e kane per nder qe punojne gazetare, pra behet veshtire te marresh vesh historine e vertete. duhet imagjinate.
Uroj qe keta femije te pafate te mos kene perfunduar dhe te jene shitur si sklllever
2500 gra femije Yatzi dhe kurde jane shitur nga ISIS per $10 si skllever
ja, sa ti emancipoje putini
Putini se rrun hic per ta,ama tek bahcja ime mos e kruni fort ju thote...Ne fakt vetem Kinezi i emancipon ata...Emancipoi 1 miljard e kusure jo me keta qe si ka per gje