Deputeti socialist Ben Blushi e gjen veten para portretit të Hoxhës në Elbasan. Në të gjithë vendin përkujtohet 70-vjetori i çlirimit, por shpesh veteranët valëvitin parulla komuniste dhe mbajnë portretet e diktatorit. Reagimi i Berishës dhe protagonizmi

Për deputetët e majtë mund të jetë “një rrugë e dy punë”. Kujtojnë një përvjetor që lidhet me çlirimin e vendit nga nazifashistët, por sigurojnë edhe ndonjë votë më shumë ndër nostalgjikët e luftës, por edhe të komunizmit. Deri këtu asgjë e keqe, asgjë e paligjshme, e për më tepër jo e pamoralshme. Mirëpo nganjëherë situata u del nga duart kur mes nostalgjikëve shfaqen simbolet e komunizmit, apo edhe figurat e tyre. Kudo ku përkujtohet 70-vjetori i çlirimit të vendit, vështirë të mos gjesh të “stampuar” në ndonjë ristelë të vjetruar foton e Enver Hoxhës.

Veteranët, figurën e tij e lidhin fort me luftën, por duket se për politikanët e rinj nuk është aq “trendy” sa të pozojnë krah parullave, si “Rroftë shoku Enver, Parti Enver” etj. Këtij momenti nuk i ka shpëtuar as deputeti socialist, Ben Blushi. Në festimet për çlirimin e Elbasanit, Blushi ishte i pranishëm si përfaqësues i PS-së në këtë zonë, si dhe personalitete të tjera lokale. Shalli i kuq në qafë ka një simbolikë që lidhet kryesisht me luftën nacionalçlirimtare, ndërsa fotografia e diktatorit Hoxha, duket se trazon shumë zemra njerëzish. Sepse sa herë shfaqet figura e tij, ish të përndjekur reagojnë ashpër, duke rikujtuar vuajtjet në 45 vite komunizëm. Ndërkohë, Blushi është ndër përfaqësuesit e fundit të PS-së që vihen përpara portretit të Hoxhës, e sado bisht t’i bëjnë herë pas here, ua kujtojnë vetë veteranët.

Në festimet në Elbasan, të shumtë ishin edhe personat që thirrnin sa të mundnin emrin e Enver Hoxhës. Një ditë më parë, deputeti Taulant Balla u përball me nostalgjikët në Librazhd që mbanin fotot e Hoxhës, por për të dalë nga situata, Balla u sugjeroi që në duar do ishte mirë të mbanin fotografi heronjsh. Nuk është vetëm qarku i Elbasanit që hedh sytë nga e shkuara, pasi në Gjirokastër, dy ministrat e qeverisë ‘Rama’, Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj e panë vetën para një grupi veteranësh që jo vetëm mbanin parulla e foto të Enver Hoxhës, por ua vërtisnin afër syve. Pa harruar këtu kurorën me lule që ministri i Drejtësisë, Nasip Naço vendosi në lapidarin e ngritur në nder të të rënëve, e ku fare pranë ishte edhe portreti i Hoxhës. Në javët e fundit është hapur një debat i madh, pasi shumë persona publikë akuzojnë të majtën se po përpiqen që të rehabilitojnë figurën e Enver Hoxhës.

Për shfaqjet më të fundit publike të fotove dhe parullave për Enver Hoxhën, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në një postim në facebook, ai u shpreh se “neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama po përdor 70-vjetorin për të rehabilituar Enver Hoxhën, ‘Hitlerin shqiptar’ të pasluftës, diktatorin më mizor e më të egër që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre. Sipas Berishës, lufta e shqiptarëve kundër pushtuesve nazifashistë përbën një faqe të ndritur të historisë sonë kombëtare, por ajo, në vend të lirisë për të cilën luftuan dhe ranë për t’u bërë të pavdekshëm mijëra e mijëra shqiptarë, nuk solli lirinë, por solli Enver Hoxhën dhe regjimin e tij të shtypjes më të egër”, – thekson Berisha. Gjithsesi në ditët në vijim, përkujtimet për 70-vjetorin e çlirimit të vendit do të jenë më intensive, ku fotot e Hoxhës do bëjnë xhiro bulevard më bulevard në duart e veteranëve dhe nostalgjikëve të komunizmit.

Ministrat dhe deputetët e përfshirë në këto festime herë japin ndonjë buzëqeshje, herë përzihen me veteranët e ngrenë grushtin përpjetë (si rasti i ish-kryeministrit Pandeli Majko), e herë bëjnë indiferentin. Megjithatë duket se një rivalitet i hapur ka nisur prej kohësh mes PS-së dhe LSI-së, se cila palë është më e “dhënë” pas festimeve e përkujtimoreve mbi ngjarjet e luftës në vendin tonë.

29 Komente

Kudo ku përkujtohet 70-vjetori i çlirimit të vendit, vështirë të mos gjesh të “stampuar” në ndonjë ristelë të vjetruar foton e Enver Hoxhës....

Ky Alla qeka gjysëm uturaku jo i plotë si  Fevziu , që sheh ëndërra me presh në sumë

Ah sikur të ishte në korniza ari N .ma i Dhimi Shqiptarëve që ja mbathi e fluturoi si zog , e u vodhi  lforijtë dhe u la  Glasën shqiptarëve.

Po nuk kishte gjë sikur edhe ah të ishte në ato Portrete ndonjë nga babaaarët e Kombit që dhanë Gjak e pasuri për Fe e për Atme , rrugëve nëpër bordellot e Europës e Botës .

ose mhakari O Alla në fund të fundit... Ah sikur të kishte qenë Berisha i LefTGopesë në ato Portrete ..smiley që mori 4 milion e 200 mijë shqiptarë në dorëzim dhe për dhjetë vjet i katandisi në 2 miljonë e tetqindmijë në Luftë për karrike , një herë Luftë Civile dhe një herë prag Lufte midis Shqipëtarëve brënda Shqipërisë !

Rast i veçantë kur e nderuara qëmton  siç duhet si Left GOPE ! Mirserdhe e frymëzuar smiley

Po mire mo Lefto ja te pyes une ty njehere: a mund te festohet apo a mund te kujtohet lufta antifashiste nacional clirimtare pa permendur e kujtuar me respekt rolin shume te rendesishem te Enverit? Eshte njesoj sikur te kesh nje meze te mire perpara dhe meqe vuan nga tensioni apo nga diabeti apo ku di une ta shoqerosh vetem me uje. Jo, ore jo, duhet raki ball kazani, perndryshe futi nje tase me grosh e me nje koker qepe te thate e ca thelpie hudhrash. Prandaj ose mos te festohen fare, ose po u festuan leri njerzit qe festojne te gezojne me raki ball kazani, pra edhe me foton e Enverit.

Posi jo, ke shume te drejte! Madje per ti shkuar ne fund llogjikes tende, coi selam Rames qe ti sugjeroi edhe Merkelit qe kur te 'festojne' mbarimin e luftes se II-te Boterore ata Gjermonet, te mos harrojne ato portretete e Hitlerit!

Jeni ne vete ju apo jo ?! 

Po rehabilitoni figuren e hitlerit shqiptar more dhe as qe ju ben pershtypje fare por thoni : merreni me sportivitet! Nostalgjike te kohes se qepes mbetet dhe quheshit 'progresiste' ne kohen e Nanos : keni bere hapa prapa se me Ramen keni kapur kohen e Ramizit 

O leftyyyyyyyyyyyy , o dipllomat karri ere, po Gjermonet nuk kane si te festojne per luften e dyte boterore se ishin humbesit dhe nuk mund te krahasohet Hitleri - pushtues, me Enverin - clirues. 

o Lefti mos ki me rak se per rehabilitimin e Enverit nuk i bohet vone me njeriut. Enverin e ka bo lanet edhe Nexhmija  kto biçim politikanesh kane hall ti marrin ndonje vote atyre pak dhembeshkulurve dhe  injoranteve qe jane me shumice ne Shqiperi

tanime ne Shqiperi ka dale Edveri dhe ky me duket akoma me i keq se Enveri dora vete po shyqyr zotit qe kam hik nga ai ven dhe kush ta doje ta gezoje Edverin 

Ne fakt edhe duhet te mburremi me Hitlerin tone. Ne fund te fundit, ai i joni ishte me i mire se fliste edhe frengjisht.
 

Lefti, po gjersa ngrihet kusari e tradhtari Ahmet, si qeka normale  te mos ngrene clirimtaret udheheqesin e tyre ? Pra  provokimi u benga ballistolegalistet dhe saluku.Enver  Hoxhen e ka rivleresuar ne syt e popullit Sali Berisha , me qeverisjen skandaloze, kusare, antikombetare, tradhetare te interesasve te atdheut.Dhe kjo tashme eshte e provuar katerciperisht.Kush shqiptar mund te harroje se me nje firme te Salihut ju dhan grekut 353 km teritor pa as me te vogelin kompensim dhe arresye perfitimi shtetror.Ishte po kjo forca qeverisese qe e kishte ne program " Mbrojtjen e interesave kombetare( dhe kjo e kishte marre motamo nga Programi e   statusi i PPSH ) , mbi te cilin u bazua gjykimi nga Gjykata Kushtetuese, se ai teritor desh vate.Mjafton vetem ku fakt qe Sali Berisha e Lul Basha te denohen per tradheti kombetare.Ndaj nuk duhet prallisur me gjoja lufte kunder Enverit te vdekur por cakejve akoma gjalle ...! 

" Unë deklaroj solemnisht se: as Konferenca e Parisit, as Konferenca e të Katërve, as çdo konferencë tjetër qoftë, nuk mund të marrin në shqyrtim kufitë e vendit tonë brenda të cilëve nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj. Kufitë tanë janë të padiskutueshëm dhe askush nuk do të guxojë t’i prekë. Që të mundin të marrin një pëllëmbë tokë të vendit tonë, grekët duhet të vënë në lëvizje të tjera mekanizma pëveç votës së Konferencës së Parisit. E gjithë bota ta dijë se populli shqiptar nuk lejon që të diskutohen kufitë e tij dhe toka e tij. "

Përshëndes LeftGOPENË nga Kofereneca e Parisit me 11 vota pro e cazë kundër që njohu pretendimet teritoriale të Greqisë .... smiley

Ka pas Burra leftKope jo trima të Shqup-it që e bëri Enveri për Oficerë jo për Bushtra partiake e kone të lidhura dyerve të Partive . Ju zë shura sa i lexoni emrin . Asnjë nuk merr përsipër SOT të bëjë Mjek  nga Vuçidoli  siç i bënte AI dhijarët smiley 

 Flini të qetë LefTGOPE , dhe mbi të gjitha Lehni të qetë dhe ca më shumë trimërohuni të qetë .Ka vdekur dhe nuk ngjallet më .Laini këmbët dhe pini UJIN se u bëri milionerë duke spekulluar me emrin e tij dhe ......Përmirrni sa të mundni në varr si qent ..smiley

Po ça pret mo amon. 

Leni amanetet me bluxhins e spandeks ne fejsbuk shoke e shoqe se ju pret ndertimi i shoqerise se re.

LefTGOPE . ka ca krahsIme në Historinë Botërore që vlerësohen , jo muuuuuuuuuuu-të dhe meeeeeeee-cërimet e shurrakëve të PD-hit .

Hitleri vetëm në një betejë firaksi 300 mijë Gjermanë smiley

Ka dhe një rast Historik nga gjysëm modernËja me Xhamajkën . Nuk ishte numëruar popullsisa po kur u vu Guvernator krimineli më i madh i Karaibeve , anglez , u habit sa pak kishin mbetur në ishull .Kur e sulmova para pesë vjetëve dilnin me qindramijë nga pyjet ...thae

Ka dhe një rast akoma më i lashtë - Haiti . Kur u zbulua kishte 11.5 milionë banorë .Pas 15 vjetëve ishin shit si skllevër e vrarë dhe kishin Mbet 1. 5 milionë banorë .

Në kohët moderne i vetmi rastë në Botë është i qeverimit të Berishës Kryehitlerit të Europës . Mori katër milion E dyqindmijë në Iventar dhe për dhjetë vjet i shiti 1 milion e katërqindmijë Botës sI skllevër Pune . Po ashtu i Milosheviçit që për një Vit e zbëri popullsinë shqiptzare të Kosovës me MINUS pesëqindmijë .

Ka dhe një rat post modern smiley Pas kaq vjet LUFTË ..Siria numëron rreth Njëmiljonë të vrarë e larguar .

Ka dhe një rast shqiptar . Në '44 u morën Tetëqindmijë Shqiptarë në kufijt e Shqipërisë dhe u lanë Katër milion e dyqindmijë .

Juve nuk u kanë hedh vetëm TRUTË e Gomarit por u kanë futur dhe ndonjë pjesë të trupit të tij dhe keni mbetë të Bllokuar për tërë jetën .

Dikeni sikur keni ngrënë Okllainë . Ashtu  Gëzofshi jetën smiley

 

 

 

Nuk e di po a ka burra sot qe te realizojne kete qe ka bere ky udheheqes trim....

Keta te sotmit nuk i vijne as tek maja e thoit ketij burri. Le te flasin e te bejne llogje gjithe diten e gjithe naten. Sa ishte e tundi, ne te kater anet e botes...

Pavaresia e shqiperise u mbrojt nga vetoja e molotovit dhe perkrahja jugosllave te cilet e donin shqiperine per vete.shqiperia ka mbijetuar si kompromis gjeostrategjik si nje buffer zone ndermjet fuqive me Interesa te kunder ta e jo ne saje te udheheqesve te saj.

pallatet e reja jane te gjitha pa bodrume. shoku Rama, fronti popullor ka nevoje per kushte per te mireadministruar punet e ngarkuara.

Megjithate jam dakort me komentuesin e linkut qe solle alidems.

Nuk eshte koha te ngrihet kulti i Enver Hoxhes, por i Rezistences Antifahiste te popullit shqiptar gjate Luftes se Dyte Boterore.

Jam plotesisht dakort me ty, duhet qe ti jepet Rezistencces Antifashiste ajo qe i takon, por ne ditet e sotme, ajo qellimisht po ngaterrohet me luften civile. Daullet e çjerra qe i bien konferences se Mukjes, duan qe me qellim te ndyyre ta njollosin kete lufte. po po te hidhemi nga ana tjeter, nese nacionalistet, ne donin me te vertete te bashkepunonin me komunistet dhe te luftonin fashizmin, kur komunistet ua perplasen deren, perse nuk luftuan me vete por bashkepunuan me fashizmin? Ky bashkepunim ve ne pikpyetje edhe qellimin e tyre per te marre pjese ne Mukje

Ka shumë rëndësi në se kruan kokën LefTkopeja nga sëmundja e rrjebullës dhe shprehet në se "është dakort apo Jo " të bashkohen dy Gjermanitë smiley .Duhet dhe ndonjë me sëmundjen e lisë së dhënëve që të thotë se Luftrat  kanë Komandant ,apo  pa komandant , ose me të dyja bashkë , dhe me që u ndodhëm pse të mos kemi mejtim mendje për Kohët që shkuan , Kohen që jemi dhe Kohët që do vijnë smiley .  

Në fund të fundit përse mos të kruhemi ? Kështu thotë dhe i madhi Dritero

Kur na hahet buke ..hamë

Kur na kruhet ..kruhemi

Nostalgjike te mjere dhe politikane te paturpshem.Eshte e kote te debatosh me nostalgjike te tille,qe mbase dikur kane qene  spiune dhe kane marre njerez ne qafe.Nostalgjiket me te forte jane ish oficeret qe kane ngrene qyl 50 vjet.Nostalgjiket?Vari lesht me mire.

Dhijarë dhe dhijare të babacarëve të Mundur Historikisht në ngjarje Botërore që nuk kthehen më . Nuk shkon " edhe ..dhi e krimbur edhe bishtin përpjetë "

Uleni bishtin dhe shkoni vini Lule e përuluni para komandantëve dhe partizanëve që dhanë jetën e udhëhoqën Luftën për Liri . Krenohuni me ta !

Këmborët ua varën kur ishte Koha dhe ua tundën Mirë . Sot  nuk është Koha më as për tu qethur e Varur leshtë as për këngë trimërie për  Kufomat e Nazi-Fashizmit e bashkëpunëtorëve të tyre .

Sot është Koha e çimentosjes së Vlerës Unikale të Shqiptarëve ....Qëndresës e Luftës për Liri  .

Po ti e ke me norme?Dukesh si qen chihuahua,i leh te gjitheve!!

Titulli eshte dashakeq. Gjendja brenda vorbulles se turmes nuk do te thote qe domosdoshmerisht ata perfaqesues pushteti aty jane pro rehabilitimit te E Hoxhes. Jane dukshem vec per vota aty, fotoja e Enverit eshte sekondare. 

eh ca kombi jemi, perdite lindin veterane aty. Kane kalu 70 vjet nga '44 dhe aty shef rob qe s'kane mbush 70 ala. Veterane demek...po thuj pensionist me mire, pse na ngatarron kot?!

Mbas 23 vjet te inekzistences per ta pozicionuar ligjerisht me pameritat perkatese, eshte e pritshme qe do fillohet te glorifikohet me merita per drejtimin vizionar 45 vjecar. Prandaj historia na tregon se raste te tilla shoqeria duhet ti tregoje me gisht kur kane bere histori per te keqen e kombit. Lista eshte e gjate, po po e filloj me Hitler, Stalin. 

Me shume qe kalon koha, nuk ka shance qe ne Shqiperi kjo te behet dhe per disa arsye kyce. Keta veteranet qe dalin e glorifikojne sot, kane qene ne menyre direkte te perfituarit nga sistemi qe u vendos pas luftes. Prandaj dhe ne kete pike dallimi dhe diferencimi eshte i qarte kur flitet per LANCIN dhe per perfituesit e pushtetit pas LANCIT. LANCIN e kane mbeshtet te pakten 80% e popullsise me ose pa bindje, sepse ishte per te miren e vendit dhe jo thjesht se ishin partizanet qe po e benin. se edhe partizanet popull ishin. pas luftes, kur filluan "purges" u formua elita dhe grupi i sotem i veteraneve i perket asaj elite perfituese te sistemit qe ndertuan. Keta qe jane ne pushtet sot (te dy krahet) kane qene perfitues te sistemit qe u ndertua. socialistet kane me teper ne pjesemarrje te tyre sot, anetare familjesh ose farefis te ngushte bijte, sterbijte, niperit e mbesat e perfituesve te pushtetit mbaslufte. keshtu qe kete pjesemarrje te politikaneve te sotem do e kemi per shume kohe, gjersa shoqeria nuk do distancohet perfundimisht. Shqiptaret si ballkanas e kane te veshtire te hedhin poshte gjakun per parimet e perparimit te shoqerise. nuk eshte thjesht ceshtje votash, eshte ceshtje e "validation" te linjes se gjakut te lidhur me pushtetin. "me ka thone baba mue..'

Keshtu e mendoj une.

ne fakt nuk e kisha aq te arsyet apo biografise se ktyre qe i thurin lavdi Hoxhes dhe komunizmit sesa te fakti qe abuzohet hapur me percaktimin veteran nis nga fakti se minimalisht, nji veteran duhet te jete sot diku te mosha 88 vjecare (nqse clirimi e ka gjet se paku 18 vjec). Keta qe shof me pankarta jane diku te 60-70 vjec. Po eshte i ditur fakti i abuzimit historik me statusin e veteranit. Gjej dike qe te leshoje nje deklarate, nje vertetim diku dhe aq. Zaten po flasim per Shqiperine dhe Ballkanin ne pergjithsi ku keto gjera nuk perbejne habi

shume e drejte smiley 

e drejte. dhe anasjelltas ta marresh disidentet e bindur s'ka djath ne dyqon e 10 vjet burg, po prape veterane te kesaj kategorie jane. bile bole seç ka dal nje brez i ri veteranesh, kur i heqin nga puna nje me dy se regjimi zoterie..

Sala s'ka goje te flase fare , se hengri edhe me enverin edhe pa enverin sic i desh qefi

po te kete parasysh sa here te festoje ndonje gje , te ngreje lart foton e popullit e te therrase mes vete =Lavdi o populli im , o delet e mia ......shqiptare...... qe me bere BARIUN me te sukeshem ne bote!

grhcprhgrh ..mos hungëri

Ky fat na ra  ...thotë dhe kënga ...Të pastrojmë kakërdhitë e buçeve që vijnë këtu . Po lumsi si ti , paske qese mbrapa  që i shijojnë kakërdhitë tuaja smiley

Të kishte  qënë Medi Frashëri komandant atij do i kishim ngritur lavde dhe do ti hidhnim Lule me përkulje . Ose dhe patër Anton Arapi !

Këtu vijmë të çfaqim mendim shumëplanësh ,  pavarësisht nga nikët , por të lidhur me ngjarjen ....Niprit dhe bijt e atyre që janë Nostalgjikë të pushtimit  fashisto dhe nazist dhe Nostalgjikët e atyre që derdhën Gjakun dhe luftuan për Liri e Fituan  .

Koha është që dhe ti me kone të tjera që kuisin , po fundja edhe qenë Bulldogë , mund ta mbani pozicionin që doni ..qani për fashizmin dhe komandantët e atyre që bashkëpunuan me ta . Nuk u ndalon njeri dhe nuk keni pse të mos ta çfaqni hapur simpatinë për Komandantët tuaj !

Po qe se do të këmbesh me mua vur simBOlet  nazi -fashiste , siç vë unë smiley

dakort grvërgërprghgr smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).