Influenca ruse në Ballkanin perëndimor ka qenë në fokus të mediave ndërkombëtare, por mediat në Shqipëri nuk kanë treguar interes tepër të madh. Sa interes ka media dhe publiku në Shqipëri për zhvillimet jashtë vendit?

Në një kohë kur të gjitha mediat ndërkombëtare kanë në fokus kryesor të tyre influencën ruse ndaj Ballkanit perëndimor, sidomos pas deklaravete të kancelares gjermane, Angela Merkel mbi këtë temë në samitin e G20-s në Australi, në Shqipëri këto zhvillime thuajse nuk marrin vëmendjen e duhur nga media shqiptare. Përse në këtë çështje që prek Ballkanin, pjesë e së cilës është dhe Shqipëria, mediat informojnë pak. Sa është interesi i mediave e për pasojë i publikut shqiptar për ngjarjet që ndodhin jashtë territorit?

Jonila Godole, pedagoge pranë departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës veçon lajmet e politikës dhe kronikës së zezë si më dominantet në interesin e publikut, por kjo vjen sipas perceptimit të gazetarëve. Ajo thotë për Deutsche Welle se mungesa e kritereve të përzgjedhjes së lajmeve nga bota, njësoj siç përzgjidhen lajmet brenda vendit ndikon në interesin e publikut ndaj këtyre lajmeve. ‘'Nuk kemi statistika dhe matje shkencore që të na tregojnë që publiku ka apo jo interes për lajmet nga bota. Por në perceptimin e gazetarëve, publiku shqiptar është më shumë i interesuar për politikën dhe kronikën e zezë. Nga ana tjetër, lajmi i jashtëm nuk përzgjidhet sipas kritereve të duhura siç përzgjidhen lajmet nga vendi në varësi të aktualitetit, të rëndësisë dhe sensibilitetit të publikut, ndaj dhe publiku nuk ka interesin që duhet.'' shprehet Godole.

Interesimi për botën i varur nga zhvillimet në vend

Në një këndvështrim më të gjerë nga hapja e kufijve e deri sot, Godole rendit faktorë të tjerë të interesimit të publikut shqiptar për lajmet nga jashtë, ku veçon vitet e para të tranzicionit e deri sot ,ku Shqipëria është duke u testuar nga Evropa.‘'Pas kolapsit të shtetit më 1997 shqiptarët u përqendruan në problemet e të përditshmes dhe luftën për mbijetesë ekonomike. Njëkohësisht ata kishin menduar naivisht se pas rënies së sistemit totalitar gjithë bota, sidomos Europa do t'i priste krahëhapur, por në fakt ata u ndeshën me një Europë që kishte problemet e veta të brendshme, u përballën me kufij dhe porta që u mbylleshin gjithandej. Lëvizja e lirë e afroi qytetarin shqiptar me atë europian, kurse kritikat e vazhdueshme nga instancat e larta të BE që shoqërohen me kanosje të gishtit tregues e kompleksojnë atë dhe në rastin më të keq, e bëjnë mosbesues ndaj vetë Europës'', vijon Godole.

Forcimi i kuadrit ligjor mbi informacionin dhe gazetarë të specializuar

Karin Karlekar, drejtore e projektit për lirinë e shtypit pranë shoqatës amerikane ''Freedom House‘‘ fokusohet me shqetësim tek transparenca dhe përmbajtja e lajmit, ku këtu nuk bën përjashtim edhe lajmi që raportohet nga jashtë Shqipërisë. E pyetur nga Deutsche Welle ajo tregon se akuzat për shpifje ndaj gazetarit në Shqipëri janë një faktor që e pengon rolin hulumtues të gazetarit. '' Një nga problemet më të mëdha, me të cilat ballafaqohen gazetarët shqiptare është kërcënimi ligjor për shpifje, që legjitimohet në kodin penal dhe civil të vendit. Kjo përforcon një klimë të vetë-censurës, që është i dëmshëm jo vetëm për gazetarët, por edhe për shëndetin e medias në përgjithësi. Një kuadër ligjor më i fortë mbi informacionin që përforcon rolin e gazetarit është i rëndësishëm në këtë drejtim '' thotë Karlekar.

Ndërsa Godole shkon më tej duke e lidhur përmbajtjen edhe me mungesën e gazetarit të kualifikuar. ‘'Ka shumë pak gazetarë të specializuar për politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Përgjithësisht përkthyesit pranë redaksive janë „specialistët“ e lajmeve nga bota. Vetëm në raste konfliktesh të forta, si në Ukrainë me Rusinë, apo në rajon, ftohen ish-diplomatë dhe historianë, pra ekspertë nga jashtë medias, të cilët natyrisht garantojnë më shumë cilësi.'' thekson ajo.

Në raportin e njohjes së publikut shqiptar më atë çfarë ndodh jashtë territorit, Godole sheh me prioritet pasurimin e lajmeve në drejtim të ndërmarrëdhënieve politike dhe kulturore mes Shqipërisë dhe shteteve të tjera. ''Të mos shkojmë larg, por të paktën të njohim vendet e rajonit, fqinjtë tanë, të cilët janë të pranishëm në ekranet shqiptare vetëm në raste konfliktesh, pra përherë të asociuara me probleme.'' thekson ajo.

Media - zëri i qytetarit

Një tjetër veçori që është lehtësisht e dallueshme në sektorin e informacionit në media është anonçimi i lajmeve të njëjta. Veçanërisht lajmet që vijnë nga bota jepen në mënyrë të shkurtuar dhe me pak detaje. Karlekar e lidh këtë problematikë në mënyrë direkte me mungesën e gazetarisë investigative në Shqipëri dhe kostos së ulët që kërkohet për prodhimin e lajmit. ‘'Gazetaria aktuale investigative në Shqipëri është shumë e pazhvilluar. Shumë gazetarë punojnë në një sistem informal pagash dhe shumë pak kompani mediatike kanë krijuar një model të qendrueshëm biznesi. Një mungesë e tillë e burimeve është një pengesë e madhe për gazetarinë investigative‘‘ shprehet Karlekar.

Krahas kritikave për formën dhe përmbajtjen e lajmeve që vijnë nga bota, Godole nuk mohon interesin e madh që ka publiku për t'u njohur me botën jashtë jashtë dhe media duhet të përforcojë aksesin e publikut në imazhin e saj. Godole: ‘‘Media mund të transmetojë dokumentarë mbi BE sa të dojë, por ndjesia e të qenit qytetar shqiptar nuk është një artific, një karficë me logon e BE që mund të mbërthehet mbi jakën e xhaketës për bukuri. Media duhet të jetë më e hapur për debate alternative qytetare në lidhje me BE, ta lejojë më shumë të dëgjohet zëri i qytetarëve duke mos rënë në autizëm, e mbyllur në një rreth të ngushtë narcist dhe vicioz brenda vetes."

17 Komente

anuncimi dhe gazetaria investigative,jane te vetmet gjera qe te bejne pershtypje.

ne shtypin shqiptar gjen me shume lajme per fqinjet sesa ne vendet e tjera ballkanike,

problemi me serioz per shtypin shqiptar eshte niveli i ulet i zoterimit te shqipes!

Konsumatori eshte sovran...

Keta qe jane te shqetesuar per lajmet nga bota te hapin vet nje gazet vetem me lajme nga bota dhe do fitojne gjithe ato pare... nese populli ka interes per lajmet nga bota kapitalisto neoimperialiste amerikane apo nga ajo neofashio nazi socialiste evropiane.

Kur ndodhi sulmi ne parlamentin kanadez, ishte ne faqet e para te te gjitha te perditeshmeve me te medha ne europe, e shoqeruar edhe me foto. Ne Shqiperi, jo vetem faqen e pare qe nuk e kishte kapur, por disa nga gazetat kryesore as e kishin permendur. Dhe te mendosht, qe Ne kemi mbi 100 shqiptare qe luftojne ne Siri, dhe ai sulm kishte lidhje me isis. Provinca, eshte gjendje mendore, jo koordinate gjeografike.

Sinqerisht, pse duhet te me plase mua se c'ndodh vende te largeta si Kanadaja qe permende ti, kur ato vende s'kane asnje informacion per vende te vogla si Shqiperia? Jo po hajde te veme ne faqe te pare se cfare ndodh ne Meksike, ne Kenia, ne Sri Lanka, ne Malajzi... e gjithe bota ka probleme me ekstremiste te llojeve te ndryshme.

E para kjo. E dyta, edhe ne vendet qe thua, ne faqe te pare e vene mediat qe kane shikues nga vende te tjera. Ata qe i kane shikuesit ekskluzivisht nga vendi i tyre vene vetem lajme per vendin e tyre.

Ignorance is bliss, thote inglizi, keshtu qe ne rregull e ke ti. Por media nuk funksionon ne baze, me jep nje lajm te jap nje lajm. S'di as si ta adresoj kete llogjike.

Une mendoj se kjo mbyllja jone ne vetvete, fokusimi tek deklaratat dhe aventurat e nje grushti njerezish (shpesh hajvane, te korruptuar, genjeshtare), prodhon shterpesi mendore, depresion, izolim, e ate te qenit "mbrapa bote" qe ia perserisim vetes shpesh. Informacioni nuk eshte asnjehere i demshem. Nga lajmi i Kanadase ke plot per te mesuar, se nuk je larg influences se terrorizmit...

Shikoi pak faqet e para ne fotografine e artikullit, shiko c'mjerim. Gjepura, ping pong me fatet e njerezve, sherre, pshurrje. Ku eshte kultura, arti, teknologjia, shkenca? 

Bota sot eshte fshat Global, te merresh vetem me nahijen tende eshte sikur te fusesh koken ne b#the.

Ne jemi hapur aq shume ndaj botes fshat, sa po humbasim vlerat tona, po harrojme gjuhen tone. Nuk eshte mbyllje ne vetvete kur neve lajmet qe nga andej na vijne ne te gjitha format e tjera, nga vete lajmet e tyre te cilat i frekuentojme aq shume. Futesh ne yahoo apo ne msn per e-mail, te dalin ne faqe te pare. Futesh ne Facebook, te dalin dhe aty. Hap televizorin, te gjithe shqiptaret e dine me mire se c'ka ndodhur ne Itali se sa ne Shqiperi. Te pakten mediat tona te merren me ne. Dhe lajmet nga bota s'jane pa vemndje, kane ndarjet e tyre. Dhe ashtu si peshkupauje qe ve ne faqe te pare boren e amerikes por jo te vdekurit nga permbytjet tona, ashtu s'ke c'e do. eshte skandal fare ashtu

Karin Karlekar, drejtore e projektit për lirinë e shtypit pranë shoqatës amerikane ''Freedom House‘‘ fokusohet me shqetësim tek transparenca dhe përmbajtja e lajmit, ku këtu nuk bën përjashtim edhe lajmi që raportohet nga jashtë Shqipërisë. E pyetur nga Deutsche Welle ajo tregon se akuzat për shpifje ndaj gazetarit në Shqipëri janë një faktor që e pengon rolin hulumtues të gazetarit. '' Një nga problemet më të mëdha, me të cilat ballafaqohen gazetarët shqiptare është kërcënimi ligjor për shpifje, që legjitimohet në kodin penal dhe civil të vendit. Kjo përforcon një klimë të vetë-censurës, që është i dëmshëm jo vetëm për gazetarët, por edhe për shëndetin e medias në përgjithësi. Një kuadër ligjor më i fortë mbi informacionin që përforcon rolin e gazetarit është i rëndësishëm në këtë drejtim '' thotë Karlekar.

Sa shume info qe kane per Shqiperine. Sa shume e njohin, dhe sa qarte i shohin problemet tona te Medias!

"... eshte kercenimi ligjor per shpifje...!"

Sikur te ishte vetem kjo?! Po pse dreqi e mori, nuk i thoni te vertetat ashti sic jane, njehere te vetme, te pakten ju qe jetoni jasht Shqiperise dhe jeni te huaj, qe pretendoni se merreni me lirine e shtypit! Pse nuk thoni qe ne Shqiperi nuk ka Media te Lira dhe te Pavarura! dhe madje nuk ka patur ndonjehere! Pse nuk thoni se media eshte alla Koco Kokedhima, alla Top Channel, alla Klan dhe Gazeta Dita, qe gjithe diten nuk bejne asgje tjeter vecse u sherbejne deri ne neveri politikes dhe te forteve shqiptar, kriminel dhe mafioz, por Ajme!

-Asnje fjale per krimet ekonomike, vjedhjet, vrasjet dhe korrupsionin, me emra, fakte dhe prova!

Me thoni nje rast, qofte nje rast te vetem kur shtypi ka bere dicka me te madhe se sa botimi i dosjeve qe u ka servirur vet Prokuroria, kur ka dashur qe te demtoj hetimet dhe te zbus akuzat ose te liroje persona te caktuar... 

Temat e nxehta, perjashto editoriale dhe analizat e gjithollogeve, edhe keto te pergjitheshme dhe pa adrese jane molle e ndaluar per Median Shqiptare, qe e ka mberthyer keq mafia, politika dhe krimi!

 

Me thoni nje rast, qofte nje rast te vetem kur shtypi ka bere dicka me te madhe se sa botimi i dosjeve qe u ka servirur vet Prokuroria, kur ka dashur qe te demtoj hetimet dhe te zbus akuzat ose te liroje persona te caktuar...

pse duhet ta bej sipas teje?, o kinse liberal me ndjenja inferioriteti qe nuk di as cdmth liberal?

kane gje incentiva? jo nuk kane..  

beje ti,pse nuk e ben?

cfare thua more? 

Media jone eshte thjesht lineare dmth thjesht percjellese e lajmit, por jo kerkuese e lajmit, hulumtuese e lajmit. Pastaj edhe kritika eshte ne pike te hallit, ndersa "morali i larte" ka vdekur me kohe, ne kuptimin e informimit, pa anesise, perdorimit te shtypit si mjete te uleta manipulimi, etj. Ka njemije arsye per te cilat nuk kam ndermend ti shkruaj ketu, qe edhe ti i kupton shume mire se cilat jane. 

Nejse!

ne kohe te dulles ne merreshim me probleme globale. ene nafija te thante per gjirin persik

peshku, i pare nga ky aspekt eshte nje perjashtim positiv, pavaresisht se nuk perben gazetarì te  mirefillte. s'do me dukej çudi, qe dhe per pak kohe te jete ne nivelin e huffington  post-it dhe ne ate moment te zgjaten kthetrat grabitqare te pierit smiley per ta "kuotuar" ne burse. 

meqe ra llafi, sa ben sot peshku me cash ne dore?

meqe ra llafi, sa ben sot peshku me cash ne dore?

Une do t'i jepja 120 euro, me keste.

ka nja nje vit  e ca qe i ka ra vlera qe kur shpertheu ajo kriza smiley

Gazetaria e leshit. Makine propagande interesash klienteliste politike-ekonomike. Zeri i popullit ishte propagande po te pakten nuk kishte kete nivel kriminel te ca gazetave.
Gazetaret jane legenet kryesore te politikes. Jane komplet ordiner dhe nuk japin asnje lajm me interes publik apo ne frymen qe e kerkon gazetaria.
Mos na hapni barkun me gazetaret qe enderrojne te behen politikane. Nuk shkruajne dot me larg se hunda e shefit

Birit te shqiptarit nuk ja ndin' per lajme nga bota. Nga ana tjeter, atij nuk ja ndin' per asnji produkt kulturor qe krijohet ne vend, perkundrazi, e perbuz. smiley

paradoksi yne zbavites...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).