Shumica në parlament ka zgjedhur Gentian Salën si kryetar të ri të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Salaj mori 79 vota pro dhe 1 kundër gjatë votimit të fshehtë. Gentian Skënderaj i cili u përfol së fundmi nga opozita për një tender të marrë në vizitën e papës mori vetëm tre vota pro, ndërsa Anila Basha mori 20 vota pro.

Procesi i votimit u parapri nga një mbledhje e përbashkët me dyer të mbyllura e grupeve parlamentare te Partisë Socialiste dhe LSI ku u mor edhe vendimi për te votuar Salën. Në fillim të mbledhjes nënkryetari socialist i Komisionit të Mediave, Alfred Peza tha se "në fund të procesit katër nga kandidatët u perzgjodhën sepse plotesonin kriteret. Opozita kishte të drejtën ligjore të hiqte dy nga kandidatët. Duke qenë se opozita bojkotoi, Komisioni i Mediave vendosi që të katër kandidaturat t'ia kalojë seancës plenare." Ndërsa ligji për pensionet e minatorëve mori 79 vota pro dhe asnje kundër.

Gentian Sala 79 pro, 1 kundër

Gentian Skënderaj 3 pro, 71 kundër, 5 abstenime

Anila Basha 20 pro, 48 kundër, 10 abstenime

Bers Hado 4 pro, 69 kundër dhe 5 abstenime

44 Komente

Yxhym ! Gentiani do kete patjeter dashnore!

Lere se cdo vinte po te ishte zgjedh Anila. smiley

Po ka mendjen e atyre te vetvendosjes e mori vetem me qafe, po ishalla ka ndru menje rruges , se nga 2010 e deri sot 4 vjet jane shume. smiley

Eshte brumi, brumi. smiley Secili ment e kaptines vet pastaj. 

Mjaton qe u zgjodh nje dhe le te vazhdoje puna tani. Iku Lena, apo u zgjodh Prena, s ka ka shume ndryshim, plus ky djali u dukte kandidatura me e mire nga ata te 4ert. Me kaq sa pame, ky e meritonte.

Ose: 3 kongresmena kan votu pro te gjitheve smiley

shume mire, po kush e mbante lidhur? smiley

Konflikt Interesi.

Nga mbiemri duket si produkt SORROS -i.

eh tani po qe do e paguajne me shtrejne televizorin Shqipet

n.q. s eshte ndonjecik patriot sic u shkruajt me lart,eshte gje e mire.

mbase ua mledh atyre gazetareve qe perdorin shqip-ishin  ne vend te shqipes!  ndonje gjobe te mire per ''konstandinet'' e shqipes nuk do te ishte keq.

Eshte qe c'ke me te. Angazhimi i tij per ceshtjen kombetare ka fillu para bashkepunimit me VV. Genti eshte nje nga krijuesit e Klubit Kombetar dhe nismetaret e Rrjetit te Organizatave Shqiptare.

Nila paska qene kandidate? ca me thon me shum...

Paska fituar digitalb

bravo rilindja

Ky Gentian Sala mos ka qene antar i ppu? 

bobo...fisi Sala ka uzurpuar median e shkruar (peshku) dhe ate vizive

lol

Hiqe ket stemen thujini. Eshte Autoritet jo firm impeks keçapi

smiley dyqan hotdogu

Boooo.

Prap Sala ? Po ai sikur dha dorheqje...

Në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në konflikt të hapur interesi, Edi Rama emëron në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive drejtorin e Përgjithshëm të “Digitalb”. Mazhoranca ka miratuar dje në Parlament kandidaturën e Gentian Salajt për në postin e kryetarit të AMA-s. Mësohet se Grupi PS u mblodh në mjediset e Kuvendit për të marrë një vendim për një nga 4 emrat në garë dhe pas konsultimeve u vendos të mbështesin kandidaturën e Gentian Salajt. Disa muaj më parë kompania “Digitalb” që Gentian Sala ishte drejtor i Përgjithshëm, shfaqi qartazi pretendimet e saj për të marrë krejtësisht në kundërshtim me ligjin një nga netëork-et që i përkiste “RTSH”-së. Por pas denoncimit të gazetarit Adi Krasta që ka mbajtur në emisionin e tij “A Krasta shoë” në “Agon Channel”, krijoi përshtypjen se kjo kompani u tërhoq nga pretendimet e saj në kundërshtim me ligjin. Tërheqja e “Digitalb”-it në fakt kishte të bënte pikërisht me garancinë që i kishte dhënë Rama për t’i dhënë këtij grupi mediatik në dorë gjithë institucionin e Autoritetit të Medias Audiovizive. Që në fillim, mazhoranca nisi një proces antiligjor për të shkarkuar kryetaren dhe anëtarët e AMA-s me qëllim kapjen e këtij institucioni. Por në lidhje me ndërhyrjen e mazhoracnës në cenimin e pavarësisë së AMA ka reaguar edhe OSBE, e cila bëri thirrje që Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të funksionojë si një organ i pavarur, që rregullon në mënyrë efektive mediat elektronike.

Reagimi i Bushatit

Endira Bushati në reagim të saj në facebook, pas miratimit të Salajt në Krye të AMA-s theksoi se mazhoranca i ka dhënë Digitalb-it forcën për t’u shndërruar në Republikë. “Bluzat e kombëtares nuk kanë emrin Shqipëri; Kuvendi bën 2 amendamente dhe 3 memo për të hequr kreun e AMA-s; Gjendet gjyqtarja për të cilën mandati është kontratë pune; Gjendet prokurori dhe gjyqtari që pezullon kreun e AMA-s; Mblidhet Kuvendi jashtë rendit të ditës me shpejtësi, kur gjykata rikthen në detyrë kreun e AMA-s; Kuvendi shkel ligjin që përcakton zgjedhjen e kreut të AMA-s me opozitën; Shpërfillet OSBE dhe BE që deklarojnë zgjedhjen e kreut të AMA-s jashtë konfliktit të interesit; Harito thërret në ndihmë të huajt që t'i thonë ‘Digitalb’-it se rrjetet dixhitale janë të caktuara në marrëveshje ndërkombëtare; ‘Digitalb’-i dorëzon ‘projekte’ që shkelin marrëveshjet ndërkombëtare që të marrë aq rrjete dixhitale sa do;

 

Shpifje! Oh sa poshte qe bien keta...

Genti ka qene drejtor i nje projekti te Digitalb qe quhej "Digitalb Mobile" dhe ishte televizor qe shihej ne celular. Kjo teknologji nuk eci ne asnje vend te botes dhe projekti u mbyll para 5 a 6 vjetesh.

Drejtori i pergjithshem i Digitalb quhet Alban Jaho dhe ka qene gjithmone ky drejtori.
 

Kush jane keta..

Sa shpifje eshte se di, keto akuza jane hedhur nga drejtori i sapokthyer ne detyre nga gjykata, Endira Bushati. Por konflikt interesi ka perderisa i sapozgjedhuri eshte sadopak i lidhur me Digitalb, fakt qe nuk doli ne drite nga komisioni qe shqyrtoi kandidaturat por u permend vetem nga Endira Bushati, RD apo ndonje gazete tjeter.

E dyta, kur gjykata e ktheu ne detyre Endira Bushatin, si atehere parlamenti ndryshon rendin e dites per te zgjedhur me nxitim nje kandidature tjeter pa shkarkuar me pare Bushatin?

nejse, do ta shikojme ne vazhdim a eshte apo jo konflikt interesi

 

Drejtorin e digitalb e dine te gjithe se kush eshte. S'ia vlen te lexosh me asgje nga keta te PD. jane bere PPSH fare.

mos leximi nga ana jote do te ishte humbje vertet e madhe

smiley

ne fakt, eshte me mire te vazhdoni keshtu, dem vetes i beni smiley

Keta qe cane shkruar kete gjene qe solle me lart. Nuk kam gje me ty, por me ata qe genjejne opinionin publik me shtremberime. 

Pse Dixhitalb Mobile, nuk ka lidhje me Dixhitalb? Pse Dixhitalb nuk ka lidhje me Top-Media? Pse Top-Media nuk perben konflikt interesi, do te thuash?

Gjithesesi edhe pse sa me siper ishin pyetje retorike, pasi te gjithe ia u dime pergjigjen, dhe se nje me te dhena sa me siper do zgjidhej ne fund te fundit, une mendoj se Gent Sala ishte zgjedhja me e merituar.

Nga ana tjeter dhe Anil Basha nuk ishte per kete pune ... kur nuk duron dot nje kritike te vogel tek Shqiptarja ( shuhen komentet permanet ) cfare pret nga kjo pastaj ne nje post te tille ?

 

S'besoj te kete shume ne dore ky post.

Po xhibi cfare mendimi ka? 

Shyqyr te pakten qe Blendi Salaj nuk i bo censure ketyre kundershkrimeve ne kete faqe por i quan shpifje. 

Erion, ty te kam mik shume te vjeter dhe ruaj shume respekt. Nuk kam c'te shtoj, por ajo qe shkrova me lart eshte e verteta.

Blend, shume e vertete, por une do thoja kete:

"I mire informuar apo i keq informuar, kjo eshte pyetja" do ishte me komode besoj.

 

 O Blend, te lutem mos e bo dhe ti si po e bojn gjithe ministrat, qe per cdo gjo sa do te vogel qe nuk shkon hudhen perpjete e justifikohen dhe aty ku nuk eshte e nevojshme.      Qe te ti pergjigjesh cdo rradhe shkrimi si shpifje a ku di un, mendoj se nuk te shkon.        Qe e njifke mire z.Gent po e kuptoj. Edhe qe te japesh nje opinion te mire per te do ishe i mirepritur,....por te lutem diellin me shoshe mos u mundo te na e mbulosh.                      Po te shkruaj se kam shume rrespekt per ty. Per interes publik do me pelqente qe te mos te te rrembeje vala. Ti na intereson(dhe te shkon) te jeshe tek rradha e kritikeve

Une zgjedh te mbetem tek kritiket. Ti me siguri e di, vala eshte gjithmone aty. Doja vetem te mos lejoja nje te pavertete te mbetej aty. Nuk kam c'i mbroj zoterise pasi nuk ka bere per te mbrojtur. Dhe me kaq e lashe! Cheers çuna.

A e ka gjo ky Salen, ate kriminelin qe deri dje ishte edhe kryeminister?

Po po, e kam cun xhaje. Ca muhabeti
 

Do doja shume te sqaroja na dy gjera per ata qe mund te keqkuptohen nga ngjashmeria e mbiemrave. Gent Sala nuk ka asnje lidhje farefisnore as me Nanen (Anri Sala), as me Luigi Sala (futbollist i Milan, etj) smiley

Sa per konfliktin e interesit, ligjerisht te gjithe e dime qe 5 vjet pasi dikush eshte largu nga nje pune (largimi i Gent Sales nga kompania E-solution, qe varej nga Top Media, ka qene ne fund 2009 ose fillim 2010), nuk mund ta pengosh te kaloje ne nje autoritet qe mbikqyr kete sektor. Edhe ne fusha shume me sensitive si ato te financave, afati ligjor i kerkuar eshte 3 vjet.

Ndryshe i bie qe nje njeri te mos kaloje dot kurre nga privati ne shteteror. Nuk e njof ligjin per AMA-n por me siguri qe nuk ka afate te tilla, pasi te gjithe kandidatet e tjere kishin lidhje me te aferta ne kohe me sektoret e mbikqyrur nga AMA.

Bersi punon per grupin e Dulakut (per Tring me sa mbaj mend). Anila Basha dihet se per ke grup mediatik ka punu gjithmone. Gent Skenderaj ka punu per Top Channel vite me pare e me pas ka drejtu sektorin e marketingut te Albtelekom/Eagle. Nje nga detyrat e AMA eshte edhe mbikqyrja e reklamave ndaj edhe ketu mund te gjendej nje 

Me e bukra ne PPU eshte se kur nje njeri publik, si Qorri, denoncon nje shpifje te sjelle ketu nga nje anonim, ai akuzohet se ka interesa personale. Dhe kete e bejne anonimet qe mund te kene kushedi cfare interesash. smiley

Dhe kjo do Te thote qe nuk eshte e mundur qe Jo anonimet Te kene interesa personale, vetem anonimet ..

tema eshte per zgjedhjen e kreut Te AMAs, autoritet qe mbahet nga taksapaguesit shqiptare Te mbroje interesin publik Jo interesin e ndonje klienti Te mundshem.

Uroj dhe Shpresoj Te jete sic thote Blendi , dhe ajo qe kam sjelle une Te jete shpifje. Thjesht menyra e zgjedhur nga mazhoranca e paragjykon. Se shpejti do ta shikojme

E kujt i intereson se kush u zgjodh, ç'jane keto budalliqe. Edhe nga komentet, duken qe mbizoterojne komentatoret nga Shqiperia smiley

Na myten kto me emra prej verteti smiley u ka bo si emisioni Fevzos ktu... 

Ju admina mund te me shpjegoni se perse eshte fshire postimi im?!

Ne ate postim: Genti Salaj eshte anetar i Bordit Drejtues i Digitalb !!

.....

 

 

Kritika duhet drejtuar ndaj Fenomenit te perseritur, pra mungeses se Pavaresise se Institucioneve/Autoriteteve ne vend, dhe jo ndaj Personit (aq me teper, qe ne kete rast, personi nuk ka te share).

Gent sala, sipas informacioneve te fundit, eshte ish pronar i coffe & coffee, nip i nje shoqeruesi te byrose nga damesi i tepelenes. ish aksioner tek smart ish dyqan tek sky tower. Ka mbaruar juridikun. Dhe ka qene gjithmone majtas dhe ka qene gjithmone kuqezi. Vlen me shume se sharabajga anila apo kandidaturat e tjera. A do mbroje interesat e top.channel dhe rames? 100% e sigurt.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).