Reflektim mbi Murin e Tiranës
Foto nga Berlini

 

Unë nuk kisha lindur kur Lindja vendosi që të ndërtonte një mur për të ndarë pjesën komuniste (lindore) nga ajo kapitaliste (perëndimore), por edhe pse pa lindur ajo ndarje shënjoi shumëçka për mua. Muri ishte një simbol që fizikisht ndau tjetrin nga ne, jo vetëm ideologjikisht por edhe fizikisht. Mirëpo ka një lidhje më shumë se sa tragjike të asaj që ndodhi mes dy botëve të asaj kohe edhe Shqipërisë e botës. Në këndvështrimin tim, ndërtimi i Murit të Berlinit nuk shënjoi vetëm ndarjen e Lindjes nga Perëndimi për vendin tonë shënjon çmendurinë e radhës të një grupi banditësh që kishin vendosur të ruanin e tejçonin me gjak pushtetin e tyre.

Në ato vite kur ndërtohej Muri i Berlinit, qeveria komuniste e Shqipërisë nën frymën e terrorit stalinist vendosi që të shkëpuste të gjitha relatat e saj me vendet e Lindjes. Kështu ne krijuam një mur me gjithë botën, deri këtu kish arritur të mbërrinte dëshira për të mbajtur pushtetin e për të shtypur të gjitha lëvizjet e mundshme që mund të dilnin edhe nga vetë bijtë e komunizmit.

Regjimet kriminale nuk janë produkt vetëm i kriminelëve por edhe i entuziastëve të bindur se kanë zbuluar rrugën drejt parajsës, thotë Kundera. Kështu, të bindur se kishin gjetur rrugën e tyre drejt parajsës, komunistët e entuziazmuar zbatuan me përpikmëri krijimin e një getoje që mishërimin e saj më të mirë e kish me ish-Bllokun e udhëheqësve. Një lagje e rrethuar aq hermetikisht, sa që në periudhën komuniste askush prej qytetarëve që jetonin jashtë saj jo vetëm që nuk kishin mundësi që ta vizitonin por as edhe të mendonin se si mund të qe. Kështu qe ndarja jonë me botën, fizike dhe mendore!

Për të kuptuar Murin e Berlinit dhe atë mur që ndërtuan komunistët në vendin tonë, duhet të kuptojmë bllokun dhe ftohtësinë e tij në lidhje me qytetin. Atë heshtjen kriminale që rrethonte zemrën që funksiononte vetëm përmes makinacioneve të përtypjes dhe mbytjes së jetëve të njerëzve. Sepse muri që ne ndërtuam ndaj botës ishte shumë herë më i rëndë dhe më kriminal ndaj qenies njerëzore se sa Muri Berlinit, i cili megjithëse i ndërtuar për të ndarë fizikisht njerëzit e një trupi nuk mundi dot ta dërgonte deri në fund mesazhin e tij. Nëse lindja arriti të përjetonte lëvizje si Solidarnosi, pranvera Çeke e kështu me radhë, vendi ynë vazhdoi të thellonte izolimin e murit që kish krijuar. Gjendja ishte e njëjtë me atë të një kolonie të ndëshkuar pa e ditur përse, të një njeriu që nuk duhet të mendonte dhe të një shoqërie që kish vrarë Zotin për të jetuar e lirë brenda një burgu.

Në 1987 Ronald Reagan i bënte thirrje presidentit Gorbaçov, përpara portave të Brandenburgut, që ta rrëzonte murin e ndarjes ideologjike. Një thirrje, që nuk vinte nga hiçi sepse Evropa dhe bota përgjatë atyre viteve kishte pësuar ndryshime të atilla që e kishin parapërgatitur rënien e komunizmit edhe në mendjen e njerëzve. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vendin tonë, ku muri i izolimit, i cili sot fatkeqësisht propagandohet hera herës si arritje edhe patriotizëm, kish larguar jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht shqiptarët nga ajo që e rrethonte dhe nga kërkimi i së vërtetës.

Kam mendimin se përkujtimi i së djeshmes vjen si pasojë e shqetësimit për të tashmen dhe të nesërmen, vjen si pasojë e një reflektimi të copëzuar për atë mur që duam apo nuk duam ka prekur mendjen edhe shpirtrat tonë. Duke reflektuar kështu mbi Murin e Berlinit arrij të perceptoj ato ndjesitë e largësisë dhe të përafrisë me të. Flas për përafërsi, duke patur parasysh që një pjesë e elitave të asaj periudhe kanë mbetur e pandryshuar. Flas për largësi duke përkujtuar se vendi ynë ende nuk ka arritur që të reflektojë dhe të pranojë, si shoqëri dhe politikë, krimet monstruoze që regjimi i kaluar ka kryer ndaj nesh (e vazhdon t’i kryejë). Flas për largësi kur media të ndryshme përpiqen që të prodhojnë sensacion dhe jo reflektim për atë shoqëri që jetonte brenda një burgu.

Duke reflektuar në këtë gjendje mbi të tashmen, nuhas se realiteti i atij muri të rrëzuar plot 25 vjet më parë nuk ka mundur ende të bëjë atë tërmetin e shpirtit të individit dhe shoqërisë sonë. Por, dikush mund të thotë me të drejtë, a mund të bëjmë drejtësi për diçka që tanimë ka kaluar? Natyrisht që jo, drejtësia e vetme që mund të bëjmë ndaj padrejtësive të së kaluarës është që të bëjmë drejtësi në kujtesën tonë kolektive, siç shprehet Habermas.

http://www.panorama.com.al/2014/11/10/gu...
 

 

7 Komente

Ti thua mendimin tend, une tund koken time.

Flas për largësi duke përkujtuar se vendi ynë ende nuk ka arritur që të reflektojë dhe të pranojë, si shoqëri dhe politikë, krimet monstruoze që regjimi i kaluar ka kryer ndaj nesh (e vazhdon t’i kryejë)

Lavdi zotit qe nuk shkruan shpesh !

hahahahahahahah, nuk hoqet se nuk hoqet dore per te na sjelle copat e mishit ketu. Po lejani mer gazetes Panorama te mburet me ket perle adriatiku (ngjale kenete kish me thone xhibic), me ket cupeze qe po reflekton mbi ngjarje te pa jetuara. Sic duket kerkon vetevleresim. Ne vend qe te shkoje e te punoje se per kete paguhet, merret me krijimtari artistike- a thua se jeton ne kohen e Enverit. 

Ky bicim hartimi, ndoshta, ndoshta edhe mund te pranohej ne nje kontekst te tipit 'deputetja takon nxenesit e shkolles 9 vjecare filan fisteku'. Per publikun e gjere eshte kot.

Nëse lindja arriti të përjetonte lëvizje si Solidarnosi, pranvera Çeke e kështu me radhë, vendi ynë vazhdoi të thellonte izolimin e murit që kish krijuar. Gjendja ishte e njëjtë me atë të një kolonie të ndëshkuar pa e ditur përse, të një njeriu që nuk duhet të mendonte dhe të një shoqërie që kish vrarë Zotin për të jetuar e lirë brenda një burgu.

Njerezit qe i kane perjetuar ato dite, ne kundershtim me autoren, japin pershtypje te tjera:

... Kur u anëtarësuat në Partinë Komuniste?

Unë jam anëtarësuar në Partinë Komuniste në vitin 1970. Ka pasur dy arsye. Arsyeja e parë, është sepse u ndikova në mënyrë shumë thelbësore nga pushtimi i Çekisë. E përjetova atë me një dhimbje dhe një emocion të paimagjinueshëm, sepse Dubçeku ngjalli shpresë në të gjithë botën komuniste. Ajo që u quajt pranvera e Pragës. Një natë, një ushtri prej 300. 000 trupash, tanke e të gjitha mjetet, pushtoi një vend që tentoi të dilte në liri ose të paktën kështu besonim. Ishte shumë e përhapur ideja se pas Çekisë do të ishte Shqipëria. Gjë për të cilën unë isha shumë i vendosur si qytetar të qëndroja në atë pozicion që duhet të qëndrojë çdo qytetar në rastin e një pushtimi kombëtar. Së dyti, e vërteta është që në Shqipëri filloi një hapje. 

Në cilin vit?
Kanë qenë besoj vitet 1969-1972, vite në të cilat në Shqipëri filluan të jepen filma italianë, si filmi "Më fal", apo dhe filma të tjerë. 

Ju patët shpresë se do të ndryshonte?
Po, shumë shpresë, unë mjaft njëherë. Kisha shpresë se kishte filluar të jepej muzikë që nuk lejohej. 

Pra, ju menduat një liberalizim i Partisë së Punës që ishte në pushtet, apo një përmbysje e saj?
Jo, një përmbysje në asnjë mënyrë, por mendoja se po shkojmë drejt hapjes. Meqenëse ne kishim dalë nga sfera ruse, mendoja se do të ecnim drejt Perëndimit. Këto filma që shfaqeshin, këto këngë që jepeshin, "Mami blu", Tom Xhons ose këngëtarë të tjerë. 

smileyshume e modhe Monda. Je vigjilente dhe ngjale deti kishte me thone gjibic. Ndersa une them qe kjo quhet Provokacja!

Duhet dhe pak shonc çësht e verteta

Shume te ndjera i ka keto fjalet kjo vajza, per pak na leshuan kembet nga emocioni......

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).