Në vazhdim të kërkimit për prurje të mira muzikore të hedhura në treg gjatë vitit 2014 dhe në ndryshim nga lista e mëparshme e cila përqendrohej më tepër tek prurjet e muzikës elektronike dhe elektro-pop, kjo e tanishmja është e përkushtuar ndaj rock-ut dhe varianteve më pranë tij. Do të mund të dëgjoni artistë të stabilizuar të skenës indie si Sun Kil Moon, Sharon Van Etten, EMA, Parquet Courts por dhe artistë që na tërheqin vëmendjen së fundmi, si Future Islands, Ought, Angel Olsen, Perfume Genius, Iceage, Royal Blood dhe Tiny Ruins.

Pa u zgjatur më shumë, listën mund ta dëgjoni këtu.

Dëgjim të mbarë!

3 Komente

Perzgjedhje shume e kendshme kengesh,Square. Aq me teper per ne fansat e indie rock qe vdesim te degjojme grupe te rinj e me pak te njohur te zhanrit... smiley 

-----------> ***** <------------

smiley

Vecanerisht kete vit, ndihet nje rikthim edhe pse jo i fuqishem te rock-u. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).