Duam te komunikojme virtualisht me Ju, Zoti Minister i Bujqesise! Eshte normale qe kur ndodhemi para nje fakeqesie, bashke me lutjet qe i madhi Zot te jete i meshirshem, pas kesaj, te mund hamendesojme, se mos ne fatkeqesine e ndodhur, ka pjese edhe ndonje individ i paafte ose moskokcares. Dhe kete mund te na e sjelli ndermend edhe nje bindje a pershtypje e cfardoshme. Keshtu me ndodhi mua, mbreme vone, ndersa gjith shqetesim ndoqa rrebeshin e stuhishem. Gjithë shqetesim sepse e parandjeva gjemen qe do te binte mbi njerzit, tokat e mbjella, mbi ato pak pasuri me te cilat fshataret e mjere, qe ju "i gradoni " rendom ne fermere, mbajne frymen gjalle. E kam ditur mjaft mire dhe ndaj  i kam rene kambanes se alarmit, ne kohet me diell te forte qe kesaj tragjedie ne dite me stuhira  t'i ruheshim. Nuk keni dashur te degjonit as sa kam paralajmeruar, as pervojen prej disa tragjedive te njepasnjeshme, ne vite para ketij. Ja, prap u mbytem dhe u permbytem Z.Minister. Njerzit po perjetojne fatkeqesine e cila ne kete fillim palce dimri do t'u shumfishohet,

Me gjith keqardhjen, ne thellesi te shpirtit, per kete tragjedi te mijera njerzve e pasurive te tyre, te gjemen mbi token dhe krejt territorin, kemi dhe revolten qe Ju, personalisht si njeriu pergjegjes, po heshtni, sikur e gjitha kjo te jete ndeshkim prej Zotit.

Jo, Z.Minister, nuk eshte aspak ndeshkim i Zotit, por e paaftesise se tmerrshme te gjithe dikasterit, qe ju ra per fat ta drejtoni, te cilet nuk kane njohurite me minimale te " ligjeve " te Zotit, te cilet as me pune e as me lutje nuk levizen as gishtin,  per te mundur t'i zbusin keto "dekrete perendie". Kush valle nuk e di se dekreti i perendise me shiun e bute te lag, me te rrembyshmin te mbyt, po nuk i hape rrugen te shkoje ku e ka caktuar "dekreti", ndersa me stuhine ben gjema! Ja si kjo e djeshmja, qe prap na mbyti dhe permbyti.

Duke i njohur keto dy "dekretet " e fundit, njeriu me vetdije, ai qe njeh mire shkencen e "dekreteve " te perendise, ka gjetur nje sere masash te cilat i respektojne "dekretet" duke ju mbrojtur ne maksimum. Sepse e tille eshte edhe profecia, me te cilen vete Zoti u ka derguar mesazhin hyjnor njerzve."  Ruhuni t'ju ruaj ! Dhe njerzit, si bashkesi, qeverisen per mbrojtjen me perfaqesi. Kane perzgjedhur ju, per t'i mbrojtur. Ju jo vetem nuk i mbrojtet, por i mbytet dhe i permbytet! Jeni fajtori kryesor z. Minister! Dhe ja pse:

Nese ne fund te muajit gusht, ju do te kishit marre ne dorezim me proces verbal gatishmerine e Rrjetit percjelles te ujrave nga terciaret dhe sekondaret, dje e shumta e ujit do te ishte percjelle ne det.

Nese ju  do te kishit ne gadishmeri te plote deltat e lumenjve, me punen disa mujore te dragave, ujrat do te rendnin ne rrebesh ne masen me te madhe drejt detit. Pse kjo mase nuk ishte e plote, ato okupuan tere sterene, tokat are te mbjella, qendra te banuara u mbyten dhe prape u permbyten, Z.Minister! 

Nese ju, gjithe dikasteri, qysh se dolen rete e para te ngarkuara, do te duhej te vraponin tek hidrovoret, per te pare gatishmerine e tyre, ata do te ishin vene ne pune qysh me pikat e para te shiut. Hidrovoret Z.Minister ishin pa energji elektrike, ishin te "vdekur"! Dhe ky fakt perben nje krim shume te rende, mbi masa te shumta njerezish dhe mbi pasurite e tyre! Ju duhet t'i dorezoheni vet institutit te akuzes! Me mosveprimin tuaj,ne zbatim te detyres, u bete shkak qe edhe te vdesin njerez! Detyra, para se te jete post a ofiq eshte pergjegjesi. Ju keni pergjegjesi te rende sepse nuk moret nje raport teknik per gjendjen e argjinaturave, ne perballimin e tre niveleve te sasise rreshjeve. Ju nuk keni bere asgje , perkundrazi cdo gje qe te mos behej, asgje qe duhej !

Ju, jo vetem nuk e keni bere detyre, por perkundrazi e keni shperdoruar ate tmerrsisht! 

Prape u mbytem dhe u permbytem Z.Minister! Te ambientuar me te keqen, sikur duam te bindim vehten e kedo se ky vend gjysem malor dhe shume malor eshte nden nivelin e detit. Si qeverisje keni kryer nje krim te rende, qe nuk mund te mos ndeshkohet!

Ka edhe nje "dekret " tjeter Perendie, i cili thote: Te ndeshkohet rende cilido qe  me veprim apo mosveprim u sjell dhimbje e vuajtje njerzeve! 

58 Komente

Indro Montanelli :
“E majta aq shume i do te varferit, saqe sa here vjen ne pushtet e shton numrin e tyre"

mos mendova mos e ka thene Idro Seferi......Me thuaj sa e do ti laura l shtresen e arsitokracise malesore te djathte te vendit tend..statistikisht vetem 5 % e popullsise i bie te jete e djathte nga depozitat ban-kare te Credins(merre banken me vete) e cila eshte totalisht e krijuar nga fonde prej shtreses se dhjamosur se shoqerise post-komuniste demokracija shqiptare..Me duket se te ky 5 % i djathte me llogari ban-kare hyn dhe llogaria rrjedhese e individit tipik biznesmen i djathte zoteria i nderuar Gate Mahamutaj...Per ke shtrese e ke fjalen kur permend te majten ti moj zonje e nderuar..???

Laura gjeje kete gje a gjezen:

Kush eshte ai qe ngado qe vete, e merr shtepine me vete?

 

ministri eshte yni, shoferi i saliut, o Fiqo!

...dhe ne prap do ta djegim..dhe ne prap do ta ndertojme. smiley

peshku te imponon deshiren per ndonje romuz a batute tallese, por ketu kemi fate njerezish, plackash qe perbejne kapitalin e vetem te robve te prekur.. 

kjo qeveri me duket se po e vazhdon atje ku e la Berisha, tek Dukja, fjalimet, marredheniet me publikun. do dale Kocoja pas nje muaji e te thote - ta bejme shkodren amsterdam, secili me jaht privat - furgonat lezhes u parkuan, te gjemojne pamporet

Letra tjeter nga popli duhet te fokusohet te erozioni haloreve ne bregdet. Thuhet qe vete Mao i inkurajonte letrat nga populli per permiresimin e qeverisjes qendrore. 

  Si puna jote, ka plot  prej atyre, qe populli i ka quajtur piskuriqer....Ne kete tragjedi te rende shume  ti na ben  shkakxhiun...! Mendo sikur tek te permbyturit te ishte dhe mamaja jote, ose vellai ose nje i afert dhe tamam ahere ec e te na tregoje, ca bente... Mao pas akshamit, ....vone ! Paskej nevoje Amerika, per "qytetarine tende" !

Jep mendim po kem, ose mshoi vendit !

Te pergezoj Grava. Duhet te jesh krenar qe mundohesh per te percjellur zerin tend si qytetar. 

O Grava, a e dergove edhe tek vendi kete leter, se ne ketu, sado te drejte te kesh dhe sado solidare qe te jemi, pako gje bejme, thjeshte llapim dhe me kaq e leme....

Nese ne fund te muajit gusht, ju do te kishit marre ne dorezim me proces verbal gatishmerine e Rrjetit percjelles te ujrave nga terciaret dhe sekondaret, dje e shumta e ujit do te ishte percjelle ne det.

Grave, po ku e di ti se nuk kane qene ne gatishmeri kanalet kulluese te dyta dhe te treta? Sipas informacionit qe une kam, ne zonen e Lezhes nuk ka me toka te permbytura. Pra i gjithe uji ka shkuar ne det nepermjet ketyre kanaleve kulluese. 

I nderuari Grava .

Shpesh te lexoj me kënaqësi  pa pjesët e "të  revoltuarit revolucionar " Edhe këtë rast . Shprehjet e fjalët tuaja si një personalitet, mendoj i fushës së Bujqësisë ,kanë argument brenda .Kanë dhe adresim dhe krijojnë teren për të këmbyer mendime . Shpesh edhe nuk të kuptoj përse merr këtë rrol ose të ngjashëm ...

Dhe ky fakt perben nje krim shume te rëndë, mbi masa të shumta njerezish dhe mbi pasuritë e tyre! Ju duhet t'i dorezoheni vet institutit te akuzes! Me mosveprimin tuaj,ne zbatim te detyres, u bete shkak qe edhe te vdesin njerez ?????? smiley ...si shumë prokuror  smiley  ..... në raport me pak më tej

Detyra, para se të jetë post a ofiq është përgjegjesi smiley

Pa u futur me , " të kish vdek ty apo mua " që nuk janë të arsyshme në këto lloj postimesh , unë kam mendimin që një nga shkaqet mospunimi Hidrovorëve duhet pasqyruar përseja në KOHË ..Vet nuk jam shumë specialist por di që të Vjedhësh pjesë motorike të tyre , të shkattrosh furnizimet eletrike tëtyre , të ndërtosh shtëpi si në Lushnje e Fier mbi sekondarë e terciarë Leyhë egjetkë , do të shkonte shumë për shtat ti shpjegonit. Plus shumë e shumë të tjera " shkaqe e përgjegjësi" që pena Juaj i rrok si Thellimet e shtretërve e kushtet në deltat e tyre në rrjedhje etj .

Me shumë respekt  !

o Idriiiiz, tashti ka ardhur koha qe te heqqim dore nga te pasurit e fajit ... ai tradhetari, ai antishqiptari, apo ai qe e shkaterroi kete vend per 20 vjet...  Po vazhduam keshtu nuk kemi gje ne terezi. Zgjedhjet mbaruan, qoftelargun e qeruam, tashti kane ardhur keta tanet ne pushtet, jo per tu qare, po per te bere ato pune qe ata "qafthyerit!" nuk bene, apo i bene shume keq. Dhe ka shume pune qe po i bejne mire, por ka edhe ca qe nuk po i bejne apo po i bejne keq. Dhe nje nga keto punet eshte dhe kjo qe qe po thote Grava qe eshte dhe specialisti i fushes. JAm dakort, se gropa eshte shume, shume e madhe, por edhe qe ti lesh keto pako gjera menjane sikur nuk ka lezet. Grava  ka mese nje vit qe po u bie ketyre kembanave, si ne shtyp, ashtu edhe neper takime me ata "larte", por nuk ja ve veshin njeri. Ja per kete eshte per te ardhur keq, dhe shqetesimi apo qofte edhe revoltimi qytetar i Graves eshte shume i drejte.

Unë kam vënë një Fjalë që si zakonisht nuk i lexon smileyFaktori KOHË ..

Po qe se vazhdohet me " revoltime revolucionare " ne nuk kemi hedhë asnjë Hap Përpara . Kemi ndërruar Kuajt dhe patjetër fjalimet përfundojnë si të Babasqapit ..Komunistëtë në Litar "

Puna është se çdo kritikë duhet ballafaquar me Mundësitë  dhe shmangjet ose lënia pas dore e tyre , gjithmonë në KOHË .E kush mund ta bëjë këtë ballafaqim më mirë se Grava Këtu ? Kush ka nevojë për fjalime Politike demaskuese përveç LefTKopesë ?

Grava është penë  e nderuar në kët fushë . Dhe Ju për të tjera .Por asnjë nuk lexon kallxime Prokurorësh në këto Raste , njësoj sikur digjon nga Padiumet e PD-hit Gridën apo të tjerë Ulurimsa .

Plus që ma dëgjo me KUJDES .

Keni që muajin e Parë të Qverisjes që mbani nëpër Gojë Njerzit si " obobobo " pritshmëria smiley Jo për Gravën se nuk ka moshë , por për Ju mashanët e tjerë . Nuk ka argument tjetër përveç karierizmit të fshehur ! E hidhur por padurimit  nuk i jap dot DUM !

Dhe ajo që ka thënë Idrisi këtu ndryshe nga Dërstilistët , Rrënjasijtë e Mullisët e çdo kategori e buzëshpërvjelurish , që e Vodhi dhe Basha me shokë smiley si InteliDjentë ... është  .

Inteligjenca e Vërtetë në demokraci armën kryesore ka KRITKËN jo llapaqenizmin !

Respekte

Po mire o Idris, ti rri andej nga Daj Sami dhe kur te jesh keq, na boj nai zile, se ne ketej jena mire e kena boll, por nuk dona prap.... dro te japim nai dore....Te pershendes edhe une...smiley

Dikur punonin ekskavatoret gjithe beharit .pastronin kanalet ne menyre qe te kishin pjerresine e duhur hidraulike e gjeometrike per shkarkimin e ujerave.kontrolloheshin argjinaturat ,stacionet e pompave.25 vjet e 10 miliarde $$ borxh me vone gjendja eshte musybet.

Ne Gjirin e Lalezit nuk ka permbytje.

Me aq sa mundemi i nderuar Alidems . Atij vendi tani në këtë gjendje i bën MIRË ashpërsia dhe Vendosmëria e Ramës i mbështetur e i kuptuar nga Grupi parlamentar dhe Meta . Ministart gjithmonë janë në listë me laps . I fshin kur të duash ..dhe puna Juaj mendoj gjithmonë është të argumentoni si të fshihen ..jo palë me Turmat e LefTkopesë !

Na jemi të " infektuar " me Mëmëdhëmbje prandaj dhe vimë këtu dhe na falni në se Ju rëndojmë . Po kur lexoj këta mender antikomunistët që nuk kanë pat dhe nuk kanë Pikën po Pikën e peshës në Ecjen e Shqipërisë në asnjë periudhë Historike përveç llapjashtës e pordhëve me Ide , sidomos në këto kohë pas Ulërimave të Hipokritit Kryeqelbësirë që ka prej 25 vjetësh që hedh Topa MUTI mbi Shqipërinë sali Makinë Muti berisha , më krijohen ca turbullira edhe për njerëz e individë që i çmoj të paktën nga PPU ..

Po këta ç'mutin duan në të njëjtën gjatsi vale ? Për kë ? Për Çfarë ?

flm dhe prapë respekte !

smileyTe shtunen ne 12:00. Te gjithe ne shesh.

Te sfidojme rregjimin e fasades dhe fodullekut 

E pashe dje te Euro news. GJynah te shkretet, pak te keputur ishin dhe permbytjet kane mangut. 

Letra e Graves me pelqeu, me qarte, me kthjellet dhe me "nerv" populli, as une nuk do ta kisha shkruar po te isha aty. Shqetesimi eshte mese i drejte, pavarsisht se ky minister, njihet si me puntori aty, ne krahasim me ministrat e tjere. Te pakten qysh nga koha e Buall Mavrise, ky minister njihet ketu nga ne te emigracionit, si njeri qe kerkon ndryshime pozitive. 

as une nuk do ta kisha shkruar po te isha aty.

smiley 

Te pakten qysh nga koha e Buall Mavrise, ky minister njihet ketu nga ne te emigracionit, si njeri qe kerkon ndryshime pozitive. 

Na jep disa shembuj

Ik gjej ndonjë katua a haur se u bëre BOZë me këo çpime ose Ushqim për Kërriçë !

Njerez te ketij vendi , kudo ku ju ka cuar nevoja ! Kuptoni kete shqetesimin tim i cili do te duhet te ishte i kujtdo te pergjegjshmi te ketij trualli.Habitem si nuk flet njeri ! Kam bere mbi 20 artikuj ku kam sinjalizuar thelbin e problemit permbytjeve.

Nuk jane vetem pasojat ekonomike dhe humbja e jetes njerzve.Pasoja eshte shume e shum here me e rende.Zona e lute bregdetare dhe parabregdetare, ke ujrat freatike me perqendrim te larte natriumi dhe klori.Ne se ujrat siperfaqesore bashkohen me ato nentoksore( permbytja) ben qe kripa te ngjitet ne siperfaqen e punushme dhe hyn ne lidhje kimike me granulat e tokes duke i  ktheyer  tokat ara ne te shellirta.Ne kushte te tilla vegjeton vetem ...salikornia ! Asnje bime tjeter nuk rritet.Mbin, arrin tre kater centimetra per efekt te energjis akumuluar ne fare dhe sapo fillojn qimet thithese te thithin uje e kriprat minerale , thithin jonet clori dhe natriumi dhe brenda disa oresh thahen. Ky fenomen shtrihet nga Vrina - Sarande  gjer ne Velipoje ne vargesine lineare.Nga vija e detit  deri ne Kozare Berat, , Myzeqene e Vlores, gjithe Myzeqene, tmerrsisht Thumane - Lac dhe tere fushen parabregdetare Lezhe.

Na jane dashur rreth rreth 2.5 mon tonelata gips, qe u neutralizuan ujrat nentoksore nga bazil i forte ne neutral.Por fenomeni per te mosu kthyer ne reversibel do te ishte prrfekt sistemi i kullimit dhe i percjelljes ujrave sepse mund te ndodhte( e kemi parashikuar ) qe me rreshje re stuhishme , te arrinte te bashkohej uji i detit me te emblat dha athere do ishte katastrofe.Pse ? Sepse ne baze te ligjit difuzionit jonet e kripes fluturojne me shpejtesi te jashtzakonshme nga uji i detit me perqendrim te larte , tek uji i embel ( i terenbeve te permbytura) gjersa perqendrimet te barazohen.Kjo ka ndodhur me sigurine matematike.Ligjet e dinamikes jane te pandryshushme dhe te paimagjinushme nga mendjet e ketyre drureve qe per shkence nuk u bie nder mendjet.

Pssojat do te jeni qindra vjecare deri sa nje brez i petgjegjshem te kujtohet per kete Abece  te thjeshte te natyres.Permbytjet jane faj i paster i qeverisesave edhe debile por mbi te gjitha katile...Prisni rendimentet e veres qe vjen! Mjer kush do mbjelle ne tokat e permbytura! Perqendrimi i kripes ne ujin e detit( e ka ndjekur dinamiken cdo 15 dite nga prilli ne tetor per dhjet vjet) eshte Ke shkembi Kavajes 38 gram/ liter....vijoj per kurjozet

Shkembi Kavajes ka mineral kripe ne thellsi.Ne Remas (Bedat ) 36 gr/l, Hoxhare 35 gr/ Akerni -Vlore 34 g/l Vrine -  Sarande 35 g/l etj.Me kete perqendrim nga nje bashkim i ujrave per 8 -12 ore , ne siperfaqen e punuar perqendrohet jo me pake se  60 - 120 tonelata   natrium  e klor .Toka te tilla per nje deri dy vite kthehen ne te shellirta.Natyrisht e pakeson efektin shiu i rreshjeve sepse shplan e con ne det por sasi qe lidhet me granulat tokesore nuk hiqet as ...me top...pa hedhur elementin gips.Imagjinoni si drejtohet e trajtohet kjo pasuri e gjith brezave ! Po une nuk shikoj elementin mbrojtes themelor kullimin si teresi masash...! 

Ky eshte shqetesimi im sepse eshte edhe kontributi im e i nje plejade te gjithe shkencetaresh mes te cileve une kam qene ....i fundit ! 

Ah, more Grava... Po kur nuk i mbushet mendja  Idrizit, pale atyre qe i savit ai....

alidems, miku im , jo cdo gje nduk dhembalka e forte ....Por keto jane halke shum te renda qe i vuan ky popull.Perandoria e vone Romake ra sepse per goxha kohe re gjate ne kuvend nuk degjoheshin jerezit e ditur, filozofet e te shkences kohes por gjenerale dhe patrice mendjelehte...Fundi ju pa.Shife si drejtohet ne kete vend keto vite ...mbyllur tere institutet shkencore.I di Salihu e Rama ...qe te gjitha 

Pjer, une e kam ndjekur me shum vemendje  cilindo minister ! Ky po ben vec propagande, dhe jep sadakara per te mbledhur vota.Ky eshte me i paafti ! Si burre dhe  exoert analizash, ..... per ushqimin e kafsheve ...une i heq kapelen! Me punen e  miellit te grurit ...e djallosi fare! ka lejuar te importohet mirll serb me origjine Vojvodinen, nepemjet nje firme   te dyshimte kosovaro shqiptaresh, grur me 7 perqind proteina nga 14 standarti Evropian) pra miell me krunde  gatuar e shitur shqiptareve.Kur un e trajtova ne shtyp  vec ahere reflektuan dhe vun barrieren por edhe standartin..

Nuk e di i nderuar, seç me eshte krijuar pershtypja se ky Panariti eshte minister (per te mos thene i sukseshem, se nuk ka te tille aty) qe punon ose te pakten perpiqet. 

Ky po që është Grava që i tund Gishtin Ministrit .

I dini Ju këto z Ministër kur morët Përgjegjësinë ? Çfarë kini bër për të ndryshuar Gjëndjen ? Çfarë ju molloisin Vartësit tuaj që mbulojnë kët sektor .Çfarë Ju Raportojnë për paratë që shpenzojnë në këtë zë ? Drejtoni apo Flini . Apo Ju mashtrojnë ?

A nuk e dinit JU që Qeveria e Muto shtetarëve të kryeqelbësirës sali Qenef berisha nuk është e Lidhur me asnjë Njohuri për Shqipërinë përveçse Vjeljes dhe Mjeljes së saj Si Lopë sa ti thahen Gjinjtë ? A nuk e dini Ju që ajo Glasë Politike u Pështy U flak , u Përzu pikërisht sepse çdo gjë Shqiptare e shndërroi në Magazinë hajdutësh ?

Ju përse jeni vënë atje në atë Post ! Me konceptin e kafshëve të vathës sqepërve " Portofolin e Ministrit e mori ..V.Vokshi "smiley Apo ...Përgjegjësinë e mori ...

Dhe për këtë Ju kërkoj përgjigje Publike . Për këtë dua edhe nga z K/Ministër të deklarohet dhe nga Forca Politke që e përfaqëson një Shpjegim të qartë .

Në mos po më lind e drejta ti drejtohemi organeve të Drejtësisë  ( jo mosveprim )  për Krimin " shkatërimin e Pronës me Dashje " dhe në kët Rast nuk je më në Mbrojtjen e Ombrellës së Kryqelbësirës Berisha që ja hodhi me shakatë e zonjës Musolini " Mu duk Shkodra si Venec "

Ndryshe bëjmë deklarata nga Podiumet e Gridave ose bëjmë emisione tek Uturak Fevziu " pse duartrokitet E.Hoxha në 24 Maj " dhe lexojmë komente mbi shënimet e Komandant Rrapos ose digjojmë Llogjet e Pordhët Sali Sqapit të Shqupit .

Flm Grava !

Ma atë përgjigje Ali Dems ose ndërhyrje lexove dhe paske kuptuar  nga Grava atë që unë mendoj dhe tashti Bindem  ..."Karierizëm i fshehur " ..ose " Shqetësime kafenesh nga  Fytyrvrëjtur "smiley

Të punosh me ndonjë si mua e provon shumë Kollaj sa vlerë kanë llafazanët e debatuesit e kafeneve .  Mund të ta thotë dhe Grava smiley

ooo Idris, qe je hazerxhevap per te tere... karierizmin e kam lene qemoti, por nje gje, floket e bardha jo gjithmone perçojne ate qe kane poshte rrenjeve.

Alidemsi nashi qe kemi pushtetin e popullit shiu te na permbyse sa here te dojesmiley

Ti mund të mos jesh . Po shoku Enver ka thënë që "Njerzit lidhen me Interesa e me njëmijë fije të dukëshme e të padukshme " smiley Jam hazër-xhevap se nuk ka nivel për tu menduar .Janë parafabrikate kundërtitë  ose limonata " Tip Alaba me zamete "smiley

Prandaj më i qartë në të kuptuarit e të tjerëve . Ne përshkruajmë mentalitetin jo Individin që më duhet të ta përsëris as që MË Intereson Fare po Fare kush është prapa Nikut ! Unë nuk e rruj të gjej kush është mender Prof Olsi dhe anonimi që lyente kakën me vija   që kanë hap Blog për mua si kulmi i suksesit smiley , jo mo për të tjerë . Virtualitet thirret ky përveç të sëmurëve Psikikë , për mua që i personalizojnë smiley Shembulli më i Qartë është Dosieri ku u grumbulluan të kënaqur të Gjithë " shpirtgëlasat " e bythlaureshat siç i trajaton një shprehje Popullore Hungareze ! Të ftoj të kesh këtë strukturë të menduari !

Respekte !

Jam hazër-xhevap se nuk kam nivel për tu menduar

Jooo, kete s'dua ta besoj!

Po shoku Enver ka thënë që

Ka thene shoku enver mo xhan , ne rast se nuk e ke vene re partia e punes ka 25 vjet qe na ka lene uraten .mbledhje organizate e forma edukimi m-l nuk ka me.smiley

Quaj mjerane gjith ata qe i referohen ...Enver Hoxhes , per te mos ju qasur problemit, ideve, zgjidhjeve.

Unë më 20 nëntor ti më 21 Nëntor smiley Mos hajde më kështu me të thyer qeramidhet natën .Po dhe unë pas tye .

Ky nuk është hazër -xhevap siç konstaton dhe i nderuari ali prej demit që ua di ngjyrën rrënjëve të mejtimit të mëndjes smiley E kush tha që kanë ik format e edukimit ?

Nuk janë M-l po janë anti M-l ..

Pse çfarë bëni gjith ditën Ju me zametet bran e bran gjith atë zhurmë antikomuniste ? Ka një pjes që leh se i hedhin kocka , po shumica përpiqeni të krijoni Njeriun e Ri të Kapitalizmit nëpërmjet formave të edukimit në parti e Kudo pavarësisht se nuk e di çfarë është edukimi . E di llogje BLoqesh smiley

Apo jeshe kontra ?

 

Shqetesimi eshte mese normal. Shkrimi eshte inadekuat te pakten per ne qe nuk i dime detajet. Grave leri filozofirat me perendi por nese je ne brendesi te ketyre punes na i shkoqit edhe ne te tjereve qarte. 

PSH. - cila eshte gjendja aktuale per parandalimin e permbytjeve? 
Fakti qe permbytemi c'do vit me le te kuptoj se gjendja qenka si mos me keq. 
Nese po - na thuaj konkretisht c'fare mund te bente ky minister apo kjo qeveri per parandalimin e ketyre? 
Ne kete menyre te jemi edhe ne te tjeret ne gjendje qe ta cojme atje si thua ti 'para pergjegjesise'. 

..them se nuk me keni lexuar dhe per  kete vec me vjen keq! Ku e pe anen filozofike me perendi kur gjithcka eshte ne krejt tjeter kontekst.Po neise ju prireni ...t' i beni kritike ...kritikes, qe te mbeteni adekuat, sa duket ! Lexome mire se jeni shum i percipte dhe i paperqendruar ne leximin rreshtor.Vertikalisht , nuk eshte e keshillushme ne nje problem qe as ja ke idene ..

Mbase gabohen, por dy viktima, babe e bije, jane nga permbytje ne zona urbane dhe shume pak bie pergjegjesia mbi Panaritin.

komentues, te gjitha ujrat ...derdhen ne det.Ne se deltat jane grykzena , sic jane realisht, zonat urbane jane viktima e jo te fajshme ...! 

I nderuar JPS ..Problemi është shumë i thjeshtë jo Ushqim Gjëmbeçësh të zgjuar që të çajnë menderen këtu e që kur janë çfaqur !

Në se keni këtë mundësi ...Ministri duhet të shprehet me shkrim  ose në se nuk dëshëron Të shprehet në shtyp të thiret në Interpelancë ..urgjentisht  që të Gjykohet jo sipas Pjerit e as sipas ..ububuja smiley që ka dhe mejtim mëndje  Gjëmbit !

Grava ndihmoi specialistët dhe Deputetët si ti kërkojnë llogari Ministrit . Të tjerat janë fantazi peshqish që shohin ëndërra të rrëxojnë Ministra e të Bëjnë protesta energjitike si Bajga Tiranë në  PPU e pëjetje të mejtimit të mëndjes ! Ne jemi brez që jemi edukuar jo në  Dërstilë e " Korr e mos Lidh " Provojeni !

Në mos qofshin shashka ose tërheqje të mejtimit të mëndjes së masave popullore smiley

Idrisi qenka bere me zi se lefty ne vaktsmiley

Çfarë të shqetësoi ..lesht e dhëne  të  Vlorës smiley apo përmbytjet .

Mbase e lexon AliDemsi që habitet pse duhet me qenë Hazër Xhevap me handikapat Mendor smiley

Hahahaa sa i curufjepsur jesmiley 

E keqja eshte se, tani qe PD eshte ne opozite, edhe sikur te kete 1% te drejte nuk e beson njeri.

Te gjithe kritikat qe i adresohen qeverise apo mininistrave te saj, ka rrezik te injorohen! kjo nuk eshte shenje e mire!

Eshte ezakonshme qe, shqiptari, po hypi ne karrike, ndryshon 180 grade!

Fillon e i ngrohen bythet ka dal nga dal dhe kthehet ne nje burokrat me i keq se paraardhesi i tij!

Se keta te PS tani ne qoftese  ecin me idene, se opozita Berisha ska cna ben,, kjo do te thote qe ku ishim ?- asgjkund!i, cfare beme ?- as nje gje!

Ik se po ha hithra shaleve nga idrisi

Dikush me lart sec krahasoi kohen e birishes me kete te sotmen. Ore po ne kohe te berishes mbasi ndodhte qameti i natyres uji nuk levizte nga veni per te pakten 3 muaj, aq sa njerzit filun me gjujt ene peshk e me ble ene varka lundrimi ne vend te karocave e mercedesave. Ndersa sot, ujti nuk ndenji me shume se 24 ore. Pse? Sepse funksionojne kanalet e largimit, pikerisht ato te cilat Grava i mohon se ekzistojne. Me ate qamet qe pame 2 dite me pare, dhe me ate shkarkim te papare reshjesh, sigurisht qe do te kishte permbytje te perkoheshme, por jo definitive si ne kohe te kriminelit.

berber , qe ato kane egzistuar nuk eshte merite e asnjeres prej ketyre forcave qeverisese, por e investimit kolosal ne 50 vite.Pergjegjesia e ketyre eshte se e kane lene jasht vemendjes kete problem kardinal.Ore toka eshte objekt i gjalle e teper dinamik.Hidraulika ka ligjet e saj tecilat po unenvleftesoan pasohat jane , ekeqja me e vogel , afatgjata dhe me e madhja ...te pakthyshme.E kupton ti e shum si ti se toka, prona themelore e cdo sistemi ...ka cerek shekulli jasht sistemit ? Per cerek shekulli kemi kete prone jashte juridiksionit te pronesise.Ca dreq sistemi po zbatojme ? E pra qe ketu fillojne te keqiat.Kemi sot 573.000 copa toke nga te cilat 60 perqind ndare me 5701 , pa u hipotekuar, 30 per qind ne gjyqe, de 10 perqind e askujt spse ka dublime ..Ne kemi pronesi ..." ndergjyqese.." Lemen per sistemin skandaloz te gjyqesise korruptuar...

Dhe  nje shtet i cili nuk di cte beje me pare! Kemi shtet policor thone te ikurit.Shtet policor se kerkon te zbatoje ligjet edhe ashtu si eshte katandisur  pronesia.., ligjishmeria ? 

Une shikoj se do endemi gjate....ne kotesi

60 perqind ndare me 5701 , pa u hipotekuar

Kur thua pa u hipotekuar, e ke llafin se nuk jane te regjistruara ne zyrat perkatese te regjistrimit te pasurise se patundeshme? Je komplet gabim. Pjesa me e madhe e tokes bujqesore te ndare sipas ligjit 5701 eshte plotesisht e regjistruar neper zyrat rajonale te regjistrimit te pasurive te [palujteshme. Mbi bazen e "Certifikatave te Pronesise" qe i leshojne keto zyra pronareve te interesuar kryen edhe shitblerjen e tokes bujqesore, por ajo me e rendesishmja edhe lenja peng e tyre (morgaged/hipoteke) prane bankave ne rastin kur marin kredi institucionale. 

Sigurisht qe Qeveria nuk duket te ket punuar per sa i perket parandalimit te permbytjeve dhe bonifikimet. Sikur ske na pa ndonje pune deri tani ne mos gabohem. Inuku as ka arritur ne Lezhe per te adresuar ndertimet pa leje mbi hidrovore, dhe me sa kam pa lokalet nuk kan per ti leju. Do Zoti fillojne me bonifikimet nga vera tjeter se ky vit iku.  

Ka edhe nje faktor jo te vogel qe se permend njeri...Ndertimet masive pa leje qe zhvleftesojne funksionin e hidrovoreve, si dhe grabitjet nga njerezit lokal te materialeve te dobishme qe perdoren per mbrojtje nga depertimi i ujerave.

 

Dhe në opozitë,

Sala po përmbyt shqipërinë!!!! 

Erdhi rilindja,

prap nuk u ndal përmbytja,,,

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).