Presidenti Nishani ka përzgjedhur 4 emra në listën e shkurtuar për pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Në listë përfshihen emrat e Xhentil Demirajt, Edvin Libohova, Arjan Kadareja dhe Marta Muço dhe pas dakortësisë me kryeministrin Rama pritet dekretimi i njërit prej tyre për t’u votuar nga Kuvendi si Kryetar të Këshillit Mbikëqyrës të bankës qëndrore dhe njëkohësisht Guvernator i saj. 

Ndër emrat e listuar pavarësisht renditjes dy janë kandidatët më të mundshëm sipas përcaktimeve të ligjit dhe preferencave të mazhorancës për një emër nga institucionet financiare ndërkombëtare. Profesoresha Marta Muço ka një eksperiencë të gjatë në institucionet financiare ndërkombëtare, ka qenë profesore e politikës monetare dhe gëzon mbështetjen e kolegëve të saj në Këshillin Mbiëqyrës dhe Bankën e Shqipërisë ku ka punuar për tre vjet si drejtore e kabinetit të Guvernatorit. 

Xhentil Demiraj, ish-drejtori i përgjithshëm i menaxhimit të borxhit 2008-2012, ka qenë kaindidati i parë i listuar nga Presidenti. 

Gjithashtu Arjan Kadareja, ish antar i Këshillit Mbikëqyrës do të ishte një zgjidhje për ngërçin ligjor mes Kuvendit dhe Presidentit pasi sipas ligjit ky i fundit nuk ka të drejtë të propozojë drejtëpërsëdrejti kryetarin e Këshillit( Guvernatorin) por vetëm njërin prej antarëve. Propozimet për antar vijnë nga Kuvendi për 5 antarë, tre nga Kryeministri dhe një nga vetë Këshilli. 

Emri tjetër i propozuar z.Libohova është një ekspert i bankingut pasi ka drejtuar një bankë private me kapital shqiptar për shumë vite deri në shitjen e saj te një bankë e huaj franceze. 

Një tjetër kandidaturë e përforlur, po e pakonfirmuar është dhe ajo e Genti Sejkos, bankier në Societe Generale-Albania. 

Nëse bihet dakort për njërin nga emrat, pritet që Kuvendi të fillojë procedurat e përzgjedhjes edhe si antar të propozimit të Presidentit për Guvernator. Në rast mosmarrëveshjesh me kryeministrin lidhur me intepretimin e Kushtetutës dhe ligjit “Për Bankën e Shqipërisë” Presidenti mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim pasi Kushtetuta përcakton se Presidenti ka të drejtën e propozimit të Guvernatorit ndërsa ligji nuk parashikon asnjë nga antarët si propozim të Presidentit por vetëm propozimin e Guvernatorit.

57 Komente

ky Xhentilja duket OK. po une them te bejne zonjen Marta.

Jude, Jago qe ta fut thiken pas shpine, ja cje ti!

Edvin Libohova eshte me i pershtatshem me duket  vjen nga sistemi bankare per tre te tjeret nuk jane te njohur te pakten publikisht

Nje Guvernatore do ishte risi, por me eksperience me te pershtatshme duket ky i paperfoluri, Gent Sejko, pasi paska punu ne BSH, ne Bankat me te medha te Sistemit Bankar ne vend, si Banka Amerikane e dikurshme, tani Intesa San Paulo, Raiffeisen Bank, Societe Generale etc.

Dmth dy kandidate qenkan ish punonjes te Koqo Kokedhimes tek Banka Popullore?

Nje arsye e mire per ti refuzuar si kandidate.

Edvini eshte kandidature me e pershtatshme nga keta qe konkurojne. Mesa di une nuk eshte perzjerre ndonjehere ne pacuvuren e politikes shqipetare, si dhe ka nje eksperience te konsiderueshme ne sistemin bankar. Eshte haruar te thuhet se ka qene dhe drejtor i Institutit te Kursimeve dhe Sigurimeve Shoqerore e me pas drejtor i Pergjithshem i Bankes se kursimeve. Plus qe eshte nje moshe e pjekur, tamom per te tilla poste.  

Un njof Marten.Grua shum serioze, e perpikte, dhe me sjellje shembullore kush i ka trokitur.Kam pat dy raste me kete grua dhe kam mbetur shum i kenaqur jo pse mua me zgjidhi problemin se nuk mund ta zgjidhte,por me bindi edhe pse nuk mudej te ishte zgjidhja ne favorin tim.Edhe pse eshte eopozitesz si perkatesi them se duhet ate te emrojne.

Kam mik Edvin Libohoven.Eshte i sakte, i prrqendruar, njeh problematikat, por ....te nje banke te nivelit te dyte.Marta ka formim shum me te plote.Po qe per mik, dhe si i majte , Edvinin, po qe per punen ...Marten

Mesa shoh une asnje nga keta nuk eshte i afte te drejtoje nje banke kombetare. S'ke cpret tjeter nga nje handikapat mendor si Jari me Musteke.

mik, ta leme Jarin ne punen e vet, ne hallin e vet,  se flasim per  Goveratorin, mes ketyre emrave.Ne Bote sigurisht qe ka panumurim..! 

Ka edhe nder shqiptare pa numurim. Prandaj s'kemi si ta leme Jarin ne hall te vet se ai e vendos me detyrim kushtetues kandidaturen, dhekandidaturat e zgjedhura mua me duken perfaqesues i nivelit intelektual te Jar presidentit me musteke.

Grave, te dy jane me moshe te pjekur dhe me eksperienca te gjata pune ne sektorin bankar, por Edvini ka nje ndryshim se ka qene drejtues, pra drejtor i pergjithshem dhe duke marre parasysh qe bankat kane nje drejtim vertikal shume rigoroz, nje eksperience e tille duhet te dominoje mbi kandidaten tende Marta. smiley

Ky qe thua ti eshte i Saliut dhe eshte njeri i korruptuar... Vertet i krimbur. smiley

 

 

berber , nuk eshte kandidatja ime por e Nishanit ..

Kush eshte Xhentili aty? 

i pari ose i katerti. dy te tjeret nuk duken aspak xhentile.

I dyti Moza. I had quite a laugh this morning. Nuk e kam ditur qe gjendja ishte kaq rende ne Shqiperi.

Guvernator me emrin Xhentil. Lol

Jam cik skeptike per kete Marten, por mes ketyre palo-ekonomisteve dhe financiereve eshte zgjedhja me me shume eksperience dhe me siguri me me integritet.

E sigurt qe Rames i pelqen, po Rama e dime nuk merr shume vesh nga keto gjerat e ekonomise dhe bankes.

Nishani ka nje vit qe se kupton qe ate se pyet e se degjon me njeri. 

S'kane shanse te aprovohen nga Kryeministri nese s'kane minimalisht nje dashnor(e) argjentinas(e)...ose te pakten kostarikan(e).

Governator si Fullani nuk i vjen me Shqiperise. Do ta qani me lot pucin qe i bete dhe balten qe i hodhet Fullanit. Ai ishte personi i vetem me talent te rralle ne ate humbetire qe mundi te drejtonte me sukses Banken e Shqiperise. Te gjithe keta te tjeret jane plehra qe nuk e meritojne t'i afrohen deres se Bankes se Shqiperise dhe jo me te behen guvernatore.

Lereni bosh vendin e governatorit sa te fitoje Fullani me te drejte pafajesine, dhe lutjuni ne gjunje qe t'ju fale dhe te pranoje te ri-marre ate vend pune qe me te drejte i takon, nga barbaret qe ne vend te falenderimeve per punen e shkelqyer qe beri i hodhen balte, thjesht nga egoizmi sepse i biri i Fullanit fshinte djerset me nje kartmonedhe 500 euroshe. Pa mendoni njehere cili do te ishte ai baba qe nuk do te kursente per vite me rradhe per te pasur mundesine qe ne ditelindjen e te birit t'i dhuronte nje kartmonedhe 500 euroshe. Por qe te mendosh duhet te kesh mend, gje qe ju mungon barbareve qe njohin vetem zili dhe linçim.

Po mor klluf,ke te drejte,Fullani u rropat nje jete te tere i shkreti vetem e vetem per ato bere ato 500 euro te felliqta qe i biri te fshinte djerset me to.Per kete popull u mundua duke shkuar cdo vit gjer ne Ibiza,po ta dine shqipot.Madje edhe i biri i perdori eurot jo per te fshire djerset e trupit te dhjamur,po ne menyre simbolike,per te treguar qe ishin bere me djersen e by..allit te te atit.

Nga ter kanditatet qe jane hedhur ne treg, 4+1 , mua do t'me pelqente ajo Marta, jo per gjo, nuk i njoh siç i njeh Grava, por nje figure femre, sikur do t'ia rrisi piket Shqiperise ne arenen nderkombetare. Te gjithe me duken te zote, por ka te beje edhe figura, imazhi. 

Mundesisht te zgjedhin dike qe s'ka patur asnje lidhje me sistemin qe Fullani kishte ngritur deri tashme. Politika monetare behet nga institucionet nderkombetare e kryeguvernatori thjesht merr meritat. Libohova duket si i vetmi qe nuk ka qene i implikuar me pare me corben Fullani. Drejtoresha e Kabinetit duhet te jete e fundit qe i jepet detyra, vetem kur gjithe te tjeter edhe pasi t'i jete ofruar ta kene refuzuar. Nhe drejtoreshe kabineti ka qene gjithmone ne brendesi se cfare ka bere shefi i mepershem dhe eshte keshilltarja kryesore e shefit. Them se integriteti i provuar dhe aftesi per te menaxhuar duhet te jene dy kriteret me me prioritet. Anen teknike pak a shume te gjithe e kane, shkencen monetare do e mesojne.

Marta Muco????? Seriously?????

Gjynah qe humba kohe duke lexuar kete teme smiley

He mi kanadeze na jep ndonje argument.... po pret populli.

Apo te flas Hulku i pari?... smiley

E dhiu Jari.... asnji nga keto kandidatura nuk eshte e tija.... epo kur do me u bo edhe ky faktor....

kryeministri i qendron gjithnje idese qe Guv.i BQ duhet te jete nga jashte Shqiperise. Kush eshte i zgjuar duhet te beje lobing si prane qeverise por edhe ne median e lire (Top-channel, Shekulli, P. pa uje.com). e mira do te ishte nje shqiptar qe jeton ne perendim dhe ka kulture perindimore si ne menxhim por edhe ne perkushtim.

s'do kish qene me mire te kishim dale me nje deklarate publike sesa keshtu, individuale?

Na thoni ndonje fjale neve qe i degjojme per here te pare keta emra e s'ia kemi idene. Artikulli shume i kursyer ne informacion.
Kristida, po presim fotot nudo ne. smiley

Te Nishanit, Kristides apo Fullanit? smiley

Te 

"Kristides"

dhe 

te 

"gubvernatorit"

i kemi 

pa

tani 

duam

te Nishanit...

Pres te verteten laskuriqe prej Kristides, se na beri kurioze.

Duke pare qe u skandalizua kaq shume nga emri i Martes, thashe mos o Zot ca ka ndodh...ka nxjerre njeri foto nudo prape? smiley

Problemi eshte can you handle te verteten apo laskuriqen?smiley

pse mos jete edhe e vertete edhe laskuriqe njekohesisht dhe literalisht? smiley

zakonisht problemet e medha ndahen ne me te vogla per lehtesi, po varet nga robi, psh ajo goca doli kampione bote duke mbajt gjithe ato peshasmiley

 

Problemi nuk eshte gjithmone te nuditeti, nga kjo ane Marta me sa kam pasur kontakt eshte zonje grua.

Ka nai lidhje kjo Marta Muco me Muc Molla-t?

Po me Fullanin c'u be ? ku do na i beje pushimet kte vit qe vjen aman

 ai F. Noli u binte kokes cave  , edhe me vargje madje

Me vjen keq ta them, po Ate nuk e duan nderkombetaret. Te tjerat jane bishta kot. C'a lesh diplome. Psh ca do ishte bere Bill Gatesi me diplome? Aq me shume ekonomie!! Dihet qe nderkombetaret duan nje yes man aty, dhe e kane te qarte qe Ai nuk do t'i pjerrdhi fare. Bile Merkeli ia ka vu kusht Rames, o Ate o mua. 

Kemi edhe nji italjan e nje hollandez pa pune me eksperjenca tre mujore ne greqi e serbi

po si tha or si tha ky hollandezi, Fiqo... e ka fajin Albanie..smiley

Eh sa endrra trajneresh ka shkaterruar Albanie. Vetem ne dy muajt e fundit hoqi cope 2. 

Dhe e gjitha kjo pa patur trajnerin e moshave akoma, imagjino c'do ishte.

Shume flitet per te zgjedhur ndonje shqiptar te formuar ne perendim por der tani vetem emri i njefare Denade ne gjermani perflitet. A ka kantidate te tjere te formuar ne perendim qe shtypi si permend?

Po. makroekonomisti prestigjoz (por edhe politikolog, analist, semifilozof, autor) Pjerin Thomai!

Flet per ate te tregimit? Duhet me profil ekonomist jo tregimtar, gje qe Denada e ka. 

Njehere thua "njefare Denada" tani po thua qe Denada paska profil ekonomist e duket sikur e njeh mire. Na trego me shume kete njefaren, kur te kesh mundesi.

E njoh nga shtypi qe i permendi emrin. Me pervoje te gjere e te shumefishte ne fushen e vet, me eksperience ne shume pozicione dhe adapte ne lemin bankieres. Te shekulli me duket. 

po. kantidat eshte njeri, njefare sheme, sheme, i apasionuar pas sistemit financiar boteror, basteve me qene dhe anijeve me vela me tapa shishesh. ka njezet vjet qe eshte blinduar, s'del nga shpia dhe shperndan kot per sport here pas here lajme te ndryshme mbi financen globale. ka shpik dhe nje sistem valutimi sekuencial i tipit tafti bafti me shkronja e numra si t'i vij, tip abb1 ose bbba2.

Ku rri ky Shemja, ballçekani. 

po ku i dihet, pjer.., shemes si gjenden kembet. eshte pare per here te fundit ne lituani. pyetjes "pse gjendesh ne lituani", shemja ju pergjigj i cuditur "se nuk e dinte qe gjendesh ne lituani, kish ngaterruar avionin,  ishte ne mision sekret per llogari te cia-s, punonte per fshf, kishte nje variant me nje basketbolliste lituane. hec merre vesh..

thone qe ka pasur mbeshtje nga jashte, grupe te ndryshme, grupi marmallates, btkc( ballistat topekeca), shoqata "hobby per pulle kineze" dhe grupi bençës. po ajo me kryesorja ishte nje hostess te aroporti, kur i dha fjalen ne kod: "Gate 15, per gjys ore niset, udhe te mbare".

per te dale paq, zonja kur e muarren ne pyetje, deklaroi "se s'kishte vene re ndonje gje te dyshimte, me perjashtim te nje ecejakje te pazakonte ne aeroport te ca personazhesh te dyshimte te cilet donin t'i shisnin me doemos kopie te nje liber mbi financen boterore".

smiley

 

avokati qe e mori ne mbrojtje, kur u kap skandali, tha qe shemja e kish bere kastile per te mos pasur probleme me qeverine dhe Fmn, ndersa shemja vete justifikohet kur e pyesin: " ore do me lini rehat apo jo? ca mutin di une per sistemin bankar francez apo per borxhin publik te sudanit? pse ministrat e thesarit apo bankierat qendrore, mos marrin vesh nonje gje? nje mut marrin vesh, e thote dhe ime shoqe".

sa te kqinj jemi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).