17 nëntori, përveçse datë e Çlirimit të Tiranës dhe ish-emri i sport-klubit bardheblu të kryeqytetit shqiptar, bart edhe një kuptim ndërkombëtar. Është dita ndërkombëtare e studentëve.

Kjo ditë i ka dy shfaqje. Në njërën anë është përkujtim i thundrës naziste mbi Universitetin e Pragës, ditë kur u pushkatuan disa studentë e pedagogë antifashistë, të cilët iu kundërvunë pushtimit gjerman.

Në anën tjetër, është përkujtim i fitores së studentëve grekë kundër regjimit fashist të juntës së kolonelëve grekë, një fitore tepër e vështirë, duke pasur parasysh se ajo juntë fashiste operonte nën bekimin e aleatëve të mëdhenj “liberalë” dhe “antifashistë”, ndërkohë që vetë justifikohej duke e shpallur çdo alternativë të sajën si përqafim të stalinizmit, lindorizmit, tradhtisë kombëtare etj.

Pra, në të njëjtën ditë përkujtohen edhe rezistenca gjer në vetëmartirizim përballë asaj që nuk mund të pranohet kurrë prej komunitetit të studiuesve e studentëve, që është pushtimi, por edhe organizimi për ta shporrur pushtimin, që jo domosdoshmërish është i jashtëm. Përkujtohet lufta ndaj universitarëve, por edhe kundërpërgjigjja e tyre, që është prapë luftë.

Çudi pse kanë zgjedhur këtë datë për të shënuar ditën ndërkombëtare të studentëve, sidomos tani që s’ka më luftëra për studentët, tani që luftën globalisht e ka fituar “e mira” dhe “e drejta” përfundimtare (që është vazhdimisht e forta)…

Pikërisht në këtë datë mësova se është pushuar nga puna, me një shkresë të firmosur nga dekani, dr. Sokol Abazi, profesor i kimisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës. Arsyen “legale” të përshkruar në shkresë nuk e di, pasi nuk e njoh dr. Abazin, por disa studentë të angazhuar më treguan se si kohët e fundit dr. Abazi ka denoncuar publikisht rrezikun shëndetësor që paraqesin për studentët kushtet e papërshtatshme në laboratorët e atij fakulteti. Studentët më pas vazhduan të më përshkruajnë tenxheret e kuzhinës, me të cilat gatuhen preparatet në laboratorët e FSHN-së, por jam i prirur t’i marr për hiperbola rinore këto. S’ma merr mendja të jenë aq keq laboratorët e universitetit publik, sidomos tani që kemi një qeveri, që një e dy vetëshpallet “e majtë”.

Pushimi nga puna i dr. Abazit është rasti i dytë që dëgjoj brenda pak ditësh, i pari ka qenë rasti i prof. Hysamedin Ferajt, i larguar fillimisht prej drejtimit të katedrës së Shkencave Politike në Fakultetin e Shkencave Sociale të UT, e brenda pak ditësh edhe prej mësimdhënies tërësisht. Ndryshe nga rasti i dr. Abazit, rastin e prof. Ferajt e njoh më mirë, meqë e kam më pranë punës sime filozofinë politike sesa kiminë organike. Rasti i prof. Ferajt ndodhi “krejt rastësisht”, pasi ky i fundit publikoi në shtypin e përditshëm dy artikuj kritikë ndaj reformës në arsimin e lartë dhe dy artikuj të tjerë në kritikë të dekanit të FSHS dhe të vetë rektorit të UT. Kritika e prof. Ferajt kishte të bënte edhe me pajtimin “e dyshimtë” të këtyre drejtuesve me reformën e promovuar nga qeveria, e cila dëmton drejtpërdrejt interesat e universitetit publik, por cekte gjithashtu favoritizmat, familjarizmat e klanizmat që kanë pushtuar UP-në nën drejtimin e kësaj fryme që përfaqësohet prej rektorit e dekanëve.

Një rast i tretë u shfaq te protesta e studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit të Gjeologji-Minierave përpara Kryeministrisë, pak ditë më parë. Pas një shfaqjeje publike, e cila më shumë sesa me synime sqaruese apo paqtuese u duk të kishte efekte intimiduese mbi protestuesit, mësova se Kryeministri Edi Rama, në një takim “me dyer të mbyllura”, u ka drejtuar gishtin dy drejtuesve të fakultetit, si dhe njërit prej organizatorëve të protestës, pedagogut Redi Muçi, duke u thënë se nëse vazhdon bojkoti i mësimit, ata do të mbanin përgjegjësi personale. Kushedi ç’do të ketë nënkuptuar me “përgjegjësi personale” Kryeministri ynë kaq i stërmajtë …

Një rast i katërt, po i kohëve të fundit, ka të bëjë me hapjen e një padie penale ndaj studentit Pavjo Gjini, një prej aktivistëve organizatorë në një lëvizje të quajtur “Për Universitetin”. Z. Gjini, student dhe qytetar i angazhuar, përveçse ka botuar disa tekste solide në kritikë të reformës qeveritare dhe në mbrojtje të interesave të universitetit publik, ka qenë pjesë e një grupi që ka organizuar një marshim proteste në qershor të këtij viti. Emri i tij ka qenë në krye të listës të atyre që kanë njoftuar paraprakisht Policinë e Shtetit për organizimin e protestës, por kjo e fundit nuk ka pranuar t’u garantojë protestuesve sigurinë. Kjo, edhe pse protestuesit s’qenë veç një grusht njerëzish, përgjithësisht intelektualë të përgjegjshëm e të ndërgjegjshëm – ndoshta shumë më shumë se shefat e vetë policëve. Studentët gjithsesi e bënë protestën, e cila shkoi pa ndonjë problem, por disa muaj më vonë, Pavjo Gjinit i hapin padi penale pikërisht për këtë punë. Sepse, në këtë vend, ku liria e fjalës dhe e organizimit është e garantuar me Kushtetutë, të protestosh pa leje e miratim nga shteti, është krim …

Ndërkohë, nëpër televizione ka përditë emisione, ku logorreja e gjithfarologëve flet për gjithçka, por jo për këto gjëra. Madje të bën të habitesh fakti se edhe në ato pak emisione ku është trajtuar tema e reformës në arsimin e lartë, përgjithësisht janë thirrur si të ftuar asi universitarësh që përgjithësisht pajtoheshin me të – duke i shtuar koracë monologut qeveritar për këtë punë. Askujt nëpër televizione nuk i kanë rënë në sy këto raste, që lënë të kuptohet se kultura e shtypjes së kritikës po vijon njëtrajtshëm – meqë nuk themi dot se po forcohet, duke pasur parasysh se çka ndodhur më përpara.

Një nga vlerat e domosdoshme për shoqërinë, që duhej mbrujtur në universitetin publik e që s’mund të lindë askund tjetër, është pikërisht kritika. Kritika e vërtetë nuk mund të lindë prej universiteteve private, të qeverisura prej interesit direkt material, as prej mediave të fokusuara te rrjedhja e shpejtë e informacionit, që s’lë kohë e hapësirë për thellim, e aq më pak prej administratave publike apo private, ku shumicës së të punësuarve u ndalohet shprehimisht publikimi i shkrimeve, aq më pak i shkrimeve kritike nëpër media. Madje jo rrallë u ndalohet edhe postimi i ndonjë komenti në Facebook.

Por nëse studentëve u hapen padi penale, për shkak se kanë marrë pjesë në protestë, nëse pedagogët trupvegjël kërcënohen nga vetë Kryeministri ynë trupmadh në një akt “bullying“-u, nëse doktorit të kimisë i hiqet e drejta të thotë se studentët po helmohen nëpër laboratorë, nëse profesorit të filozofisë politike i hiqet e drejta të vërë në dukje se si publiku është privatizuar me lejen e qeverisë, përmes mbushjes së radhëve të pedagogëve me njerëz banalë që shtrijnë kudo interesa tribale, atëherë kritika zëre se ka vdekur.

Vdekjes së kritikës gurin e varrit ia vë opozita e Berishës, një opozitë e vdekur, që vazhdon të rrojë për inerci. Kjo opozitë nuk e kupton se gjëja më e mirë që mund të bëjë për veten e vet edhe për vendin është që t’i bashkëngjitet Ramës, pasi partia e Ramës është një parti që po e tregon veten si një të djathtë të denjë shqiptare. Është e djathtë, sepse po mbështet kapitalin privat, qoftë me reformën në arsimin e lartë, qoftë me reformën e pensioneve, qoftë me centralizimin e kazinove nëpër duart e oligopolistëve (në vend që t’i mbyllte siç premtoi), qoftë me heqjen dorë nga shëndetësia falas, qoftë me mbështetjen e shushunjave fasone etj. Po sidomos, është e djathtë perfekte, për shkak se ia ka shuar zërin çdo pjese civile që mund të kritikojë ose duke ia mbyllur gojën në përqafim, pra duke e bërë “këshilltare”, ose duke e kërcënuar e duke e akuzuar për bashkëpunim me opozitën e marrë fund.

Nëse s’është kështu, le të kujdeset që të vërë në pah të kundërtën, duke ballafaquar argumentet e jo muskujt edhe në rastin e universitarëve, prof. Ferajt, dr. Abazit, z. Muçi dhe z. Gjini. E dimë që qeveria ka muskuj, e dimë edhe që di të prodhojë spektakël debati publik (ku pjesëmarrësit janë të zgjedhur sipas skenarit) si zëvendësim për debatin e vërtetë. E si përfundim, le ta nxjerrin vetë lexuesit përfundimin: cilit 17 nëntor i ngjau më shumë 17 nëntori 2014 në Tiranë.

29 Komente

Rasti i prof. Ferajt ndodhi “krejt rastësisht”, pasi ky i fundit publikoi në shtypin e përditshëm dy artikuj kritikë ndaj reformës në arsimin e lartë dhe dy artikuj të tjerë në kritikë të dekanit të FSHS dhe të vetë rektorit të UT.

Pra nese ben dy shkrime kunder qeverise fiton imunitet per shkeljet e mundeshme administrative ?

Shkrimi , te pakten per pushimet, duhet te na kishte infrmuar per motivin e pushimeve nga puna. Sepse keshtu me duket si tentative per manipulim, megjithese mund te kete te drejte per cdo rast.

Ndersa rasti i studentit afermendsh qe eshte lajthitje e atyre qe e kane paditur.

Vdekjes së kritikës gurin e varrit ia vë opozita e Berishës, një opozitë e vdekur, që vazhdon të rrojë për inerci. Kjo opozitë nuk e kupton se gjëja më e mirë që mund të bëjë për veten e vet edhe për vendin është që t’i bashkëngjitet Ramës, pasi partia e Ramës është një parti që po e tregon veten si një të djathtë të denjë shqiptare. Është e djathtë, sepse po mbështet kapitalin privat, qoftë me reformën në arsimin e lartë, qoftë me reformën e pensioneve, qoftë me centralizimin e kazinove nëpër duart e oligopolistëve (në vend që t’i mbyllte siç premtoi), qoftë me heqjen dorë nga shëndetësia falas, qoftë me mbështetjen e shushunjave fasone etj. Po sidomos, është e djathtë perfekte, për shkak se ia ka shuar zërin çdo pjese civile që mund të kritikojë ose duke ia mbyllur gojën në përqafim, pra duke e bërë “këshilltare”, ose duke e kërcënuar e duke e akuzuar për bashkëpunim me opozitën e marrë fund.

Qeveriu aktual ka tiparet e nje te djathte me efektive, po ta mendosh mire.

Është e djathtë, sepse [1]po mbështet kapitalin privat, qoftë me [2]reformën në arsimin e lartë, qoftë me [3]reformën e pensioneve, qoftë me [4]centralizimin e kazinove nëpër duart e oligopolistëve (në vend që t’i mbyllte siç premtoi), qoftë me [5]heqjen dorë nga shëndetësia falas, qoftë me [6]mbështetjen e shushunjave fasone etj. Po sidomos, është e djathtë perfekte, për shkak se [7]ia ka shuar zërin çdo pjese civile që mund të kritikojë ose duke ia mbyllur gojën në përqafim, pra duke e bërë “këshilltare”, ose duke e kërcënuar e duke e akuzuar për bashkëpunim me opozitën e marrë fund.

1. Cili eshte problemi me mbeshtetjen e kapitalit privat? A nuk e di neomarksisti Arberi Zaimi se eshte pikerisht kapitali privat qe e nxori boten nga kriza mesjetare feudale? Pikerisht kapitali privat dhe respektimi i tij, thone ekonomistet e shquar dhe te padegjuar nga Zaimi, eshte ai qe qendron ne baze te sistemeve te ekonomise se lire dhe te pamvarur te tregut, ku konsumatori eshte mbret.

2. Dakord. E menderosi pak me kete te arsimit te larte, por duhet te jesh krenar, eshte pikerisht ne stil neomarksist. Duket sikur largohet influenca e shteit, por nderkohe, ne te vertet ajo eshte shume me e pranishme, meqe tani parate publike, te taksave te mia dhe te tua, do te shkojne edhe ne xhepat e privateve si Anastas Angjeli, Henri Cili, etj... Nje veprim i tille natyrisht qe do te publicizohet si ne interes te se mires publike dhe se keto universitet duhen ndihmuar sepse jane me te mirat. Por kjo logjike eshte e gabuar dhe meskine. Sepse nese keto uni private jane vertet te mira, dmth qe ato zgjidhen nga studnetet pra konsumatoret qe kerkojne nje sherbim, qe dikush tjeter, perfshire shtetin, nuk ua jep dot. Kesisoj me te miret dhe me te efektshmit mbijetojne ne ekonomine e tregut. Pikerisht ketu, kur shteti nderhyn dhe me shume gjasa do te financioi univ private, do te konsolidoje nje grupazh qe do te funksionoj si oligopol. Por oligopoli, qe z Arbi Zaimi nuk e thote, ketu krijohet - si gjithnje - nga nderhyrja qeveritare, meqe eshte ajo qe do tu japi para kunder deshires se komsumatorit, meqe konsumatori keto edhe mund t'i bej te falimentojne nese nuk eshte i kenaqur. Nga ana tjeter me parate e reja shteterore  keta univ private, do te kene mbeshtetjen shteterore - qe eshte gjithnje e majte - dhe do te mund fare mire te nxjerrin jashte loje konkurrentet e rinj qe futen apo perpiqen te futen ne tregun e arsimit te larte privat, meqe keta bejne nje konkurrence te padrejte - kane resurset e pashtershme dhe ekstra te shtetit, i cili nga ana e vet i merr nga e gjithe popullata... edhe ajo qe nuk kerkon gje arsim te larte publik apo prvat... 
Keshtu qe z Zaimi ti shkoje arsyetimit te vet gjysmak neomarksist deri ne fund... mos ta lere pergjysem dhe do ti hapen edhe atij syte dhe do ta kuptoj, gjykoj, se qeveria te pakten ne kete rast ka bere nje veprim te majte. (Nuk ka dyshim qe edhe te djathtet, sidomos ne Europe apo ne vende te botes se trete bejne keshtu... ndonjehere.)

1. Cili eshte problemi me mbeshtetjen e kapitalit privat?

nuk ka asgje te keqe, por per shkak te mbeshtetjes se madhe dhe ne kurriz shpesh te punetoreve, studenteve etj(ndryshe nga te majtet e vertete) eshte me e djathte sesa hiqet, kete po thote pak a shume dhe autori

dmth ti po pranon qe jemi ne nje krize mesjetare feudale. te njejten gje e thote dhe autori me siper kur perserit se arsimi po mbushet me gjithfarsoj pedagogesh te rinje me interesa "tribale".

Te drejtat civile dhe te punetoreve jane fituar ne te gjitha vendet ku kapitali ka pas qene i zhvilluar heret ne evrope e me gjere, dhe vazhdon sot e kesaj dite fale nej lufte te vashdueshme te se majtes ne keto vende.

Pervec kesaj thu, qe robi shifet thjesht si konsumator, homos konsumatorsmiley, ashu shifet dhe ne shqiperi, ta garantoj.

Ne pergjithsi ajo qe vihet theksi kryesisht ne shkrim eshte vdekja e kritikes, alternatives(pasi tashme kemi vetem dy te djathta, me privatizimin qe po i behet interesit publik) apo deh kultura e shtypjes se kritikes qe vijon me logorrene e televizioneve trumpirese, e deri te kercenimi i drejteperdrejte me heqje nga puna si ne rastet e lartepermednuara, dhe interesi publik mbetet jetim shpesh.

nuk ka asgje te keqe, por per shkak te mbeshtetjes se madhe dhe ne kurriz shpesh te punetoreve, studenteve etj(ndryshe nga te majtet e vertete) eshte me e djathte sesa hiqet, kete po thote pak a shume dhe autori

Ti nuk i di kuptimin kapitalit privat. Kapital privat or mendje socialiste eshte edhe paga qe marrin punetoret dhe pasuria e tyre. Keshtu qe edhe punetoreve u dhimbset taksimi. Apo ti mendon se qeveria takson ndonje shtrese aliene super te pasur? smiley

Pastaj, ca thote autori e lexon vet robi. Dhe autori ia ka fut kot.

 

dmth ti po pranon qe jemi ne nje krize mesjetare feudale. te njejten gje e thote dhe autori me siper kur perserit se arsimi po mbushet me gjithfarsoj pedagogesh te rinje me interesa "tribale"

Une nuk pranoj gje. Une nuk e di se si jemi... Kush eshte jemi. Une mund te flas per veten, dhe per reformen e re ne arsim, qe eshte nje reforme e tipit fashisto korporativ, qe sic e thash eshte e majte nga natyra meqe implikon qe shteti te ndihmoje korporatat, kupto univ private, qe gjoja do te kene nevoje per ndihme shteterore - me arsyetimin se po shpetohet nje e mire publike, apo se duke financuar univ private, shteti po ndihmon shtresat e varfra qe te marrin bursa apo te ulen tarifat per arsimimin e larte ne privat. Arsyetime dhe legjitimie te tilla dobicase gjen plot...

Per reformen jam dakord, sic nuk e ke kuptuar, por per nga kahu une jam kunder teje dhe autorit meqe zgjidhja e autorit eshte falimentare. 

Pervec kesaj thu, qe robi shifet thjesht si konsumator, homos konsumator [smiley] , ashu shifet dhe ne shqiperi, ta garantoj.

smiley Cdmth kjo? Akoma me keto perralla dogmatike? Keto ishin ne mode para rrezimit te USSR. Qe prej asaj kohe kane dale mode. Tani duhet te perqafoni energjine diellore dhe te drejten hyjnore te shtetit qe te subvencionoje korporatat qe prodhojne panele diellore. smiley

Ja prap ky... Po jo mer kulluf, aty nuk ka interes publik. Aty eshte vetem nje demagog qe del dhe me nja dy shkrime te kolegeve te vet, e shet interesin privat te nje hiç-intelektuali si H. Ferraj si interes publik... Thats it!

 

qe je rrote kackavalli je, se nuk te ofendoi njeri. Dhe qe je zullap dhe ben si i squt, kete e kupton dhe vete.

kush e permendi kapitalin privat njehere, qe ti mohoj un kuptimin qe thua zotrote. Je nje pinxho pragjykues, fondamentalist tregu, injorant qe nuk ja vlen me harxhu as nje rresht me teper me ty.

sa pe dijeni ndihma e shtetit ndaj korporatave ne njefare menyre eshte socializem per te pasurit dhe kapitalizem per te varferit, cka nuk eshte pikerisht ideja e nje te majte te vertete

Ps, ik kris boothen tashi, dhe meso te lexosh

smiley

Argument nuk kishe qe ne fillim, keshtu qe nuk them dot qe te mbaruan. Po komentoje me dokrra, edhe ato te mbaruan.

Kot mo, nuk ua di kuptimin atyre qe ke shkruar, as vet nuk di ti shpjegosh. Je si nje zombi qe perserit ato qe kane shkruar prendite e tua. Tip makine ripertypese, pa sens kritik. 

Une po argetohem. smiley

Keta komunistat apo neomarksistet alla frankfurtas si Arber Zaimi i kam shume qejf, se edhe shkrujn neper gazeta te majta dhe hiqen si te zgjuar por nderkohe, nga ana tjeter, nuk e dine qe keta fashistet dhe nazistet kunder te cileve llap ishin edhe vet te majte.
Musolini ishte i majte, ndersa NAZI=partia punetore nacional socialiste. Si te thuash, ujku po bertet "ujku ujku"... situate sa komike edhe e peshtire. Pa folur pastaj per politikat shoqerore dhe ekonomike qe ndiqnin nazi fashistet qe jane ne mos identike mjaft te ngjashme me ato te komunisteve...

 

...dr. Abazi ka denoncuar publikisht rrezikun shëndetësor që paraqesin për studentët kushtet e papërshtatshme në laboratorët e atij fakulteti.

Nuk ma merr mendja qe Abazi te jete i sakte... Ku ka me te sakte se organizmi shteteror dhe i planifikuar do thoshte ndonji i majte? Keshtu qe ky Abazi ka kontolloje cik perfundimin e vet, se padyshim do jete gabuar. Shteti te do te miren dhe vetem te miren, dhe taksat mblidhen pikerisht per t'i sherbyer te mires.
Nuk eshte si tek privati, qe nqs ti paguan para, merr sherbim me buzeqeshje sportelistesh dhe genjehesh me epruveta dhe poca prej qelqi... Ca mesimi eshte ai? Po nuk e vuajte mbi lekuren tende kimine nuk e meson! Jo vetem kimine, por as artin e guzhines nuk meson po nukbere praktik mbi lekuren tende!!! Pyesni vet burrat qe duhet te vuajne praktikat e deshtuara te grave te veta... - sa shekuj ka ky muhabet?

 

u ka drejtuar gishtin dy drejtuesve të fakultetit, si dhe njërit prej organizatorëve të protestës, pedagogut Redi Muçi, duke u thënë se nëse vazhdon bojkoti i mësimit, ata do të mbanin përgjegjësi personale. Kushedi ç’do të ketë nënkuptuar me “përgjegjësi personale”

Zoti Arbri Zaimi akoma nuk e dika cdmth pergjegjesi personale? Po lexo akoma o cun.. beji uji ato librat e fillozofise politike qe te afrojne edhe me H Ferren. Ca fillozofie politike lexon ti kur nuk di ca eshte ape cnenkupton pergjegjesia personale - ca di ti, pergjegjsi te deleve dhe dhive??
Nderhyrja e Rames tek protesta ishte prej karagjozi - por kjo kritika qe u ka bo drejtuesve esthe qint per qint e skate dhe une ndaj te njtjtin mendim me z KM Rama. Sa per kritiken ndaj reformes, edhe une e kritikoj, por nga ana tjeter. Shteti nuk duhet tu japi para llapaqeneve si Cili apo kushdo tjeter privat. Keta duhet ti fitiojne parate ne treg.

Cdo qeveri ka njefare arrogance, por arroganca e Rames kalon ne fodullek. Dhe te kesh nje fodull per kryeminister nuk eshte fat i mire.... megjithate ka dicka qe nuk shkon ne gjithe kete shkrim kritik, sepse:

Cfare eshte keq ne qeverisjen shqiptare? A thua ky eshte shqetesimi kryesor per opinionin publik? Nuk qenka shqetesim:

1. Krimi i organizuar dhe korrupsioni

2. Rendi publik (vjedhjet, grabitjet, vrasjet)

3. Niveli i varferise (afersisht 30% e popullsise jetojne me me pak se dy dollare ne dite)

4. Problemet e papunesise se larte, sidomos tek rinia

5. Shendetsia

6. Reforma ne Drejtesi

A jetojne ne Shqiperi keta gazetaret? A i lexojne lajmet per vrasjet ne Shqiperi? A e dine ata se shume femije shqiptar nuk ngopen me buke? 

Megjithate shkrimi ne vetvete eshte i guximshem. Nuk i thone shaka; po shkruan kunder nje kryeministri fodull, dhe kjo nuk eshte pak!

 

Keto jane qeveri qe nuk mund te zgjidhin asgje pervecse halleve, qefeve dhe endrrave me sy hapur te veta personale. Qe te kesh shprese nga nje qeveri, ne rradhe te pare ajo duhet te jete formesuar nga nje proces demokratik perendimor qe bazohet ne parti politike me orientim perendimor dhe jo parti te klanit apo edhe me keq te individit sic eshte rasti. Per sa kohe nuk do kete parti te hapura padyshim qe qeverite do jene reflektim i ndrydhjes se lirive te individit dhe progresi do jete me hapin e breshkes dhe stilin e gaforres. perderisa nuk ka hapesire brenda partive, alternativat ideologjike perendimore as qe do kene qasje ne hapesiren politike kombetare qe drejtohet nga rrethi i ngushte i injorances dhe mediokritetit qe ka pushtet te trasheguar dhe absolut  prej vitesh.

 

 

Nje gjo nuk kuptoj une, ç'pune ka Palloshi me studentet dhe universitetin, pse i fut hundet ne nje sektor qe e zgjidh vete problemin. Ne vend qe te mirret me ekonomine, hapjen e vendeve te punes, bashkpunimin me biznesin shqiptar, vete e mirret me studentet. E po kjo pune keshtu, i paska marre koka ere. 

ceshtje shteti pjer. c'thuhet ne VQ per ministrine e arsimit dhe rolin e saj ne jeten e perditshme?

se fjala vjen, matematika pa ministri arsimi nuk behet dot. e kur s'behet matematika pa ministri, si do u beka universiteti pa kryeministri?!

prandaj duhet t'i thurrim edhe nje kenge shtetit si nje arritje madhore e popullit shqiptar ne vecanti dhe atij boteror ne pergjithesi.

Je shume injorant dhe barbar (per sa i perket frazes se trete)

Thua:

se fjala vjen, matematika pa ministri arsimi nuk behet dot. e kur s'behet matematika pa ministri, si do u beka universiteti pa kryeministri?!

1. Matematika behet edhe pa ministri. Matematika ka lindur pa ministri dhe pa shtet, or injorant. Shteti nje gje mund ta bej, tua mesoj matematiken nxenesve ne menyre dogmatike, sic ke mesuar ti kete propaganden qe matematika dhe universiteti nuk behet pa ministi apo pa shtet.

 

po pa universitet behet matematika?

Te kishe bere kaq shume pyetje ndersa te benin lavazh truri nuk do ishje kaq dogmatik.

Perkufizo "universitetin" dhe ta jap une pergjigjen.

ja te gjej ndonje matematikan universiteti per perkufizimin. ore, meqe po flasim bashke:

po pa matematike behet jeta? apo duhet perkufizimi i "jetes"?

Patjeter.

un s'di c'eshte perkufizmi, jo te di si perkufizohet jeta.

po nje kenge per shtetin duhet ama. me a pa perkufizim, si te vije. do e besh nje kenge ti?

Patjeter; e  kane bere te tjere me para. Ja ta gjej...

nuk i hap dot videot se eshte internet i ngadalte. shtet i varfer ne ketej e mezi na punon interneti. por po deshe, ver ndonje strofe ketu. edhe ndonje me iso qe te cuditet i madh e i vogel kur t'a kendojme.

Shume i vonuar je. Cdo shteti me internetin? Privatizojeni dhe derregulllojeni totalisht, cmimi do bie dhe cilesia do rritet...

Mrekullite e tregut te lire... smiley

 

Na vargjet:

Metallica – Don't Tread On Me Lyrics

Liberty or death, what we so proudly hail 
Once you provoke her, rattling of her tail 
Never begins it, never, but once engaged
Never surrenders, showing the fangs of rage 
Don't tread on me 

So be it 
Threaten no more 
To secure peace is to prepare for war 
So be it 
Settle the score 
Touch me again for the words that you'll hear evermore 
Don't tread on me 

...

shqip eshte kjo?

Ja ti themi Ed Rames te punesoj nje perkthyes per kete pune. Perndryshe, po nuk e beri do t i themi Zaimit ti vere Ed Rames etiketen e ultra liberistit. smiley

po pse ore, cqetesohet i madhi per nje kenge ore? po u cqetesua AI na pushon na puna ore. po une sikur nuk kam pune. hm, na pushon na puna qe se kam ore.

do mendohem vete njehere per nje kenge per shtetin me perkufizim. po s'ia dola me, do e provoj pa perkufizim. po s'lihet shteti pa kenge ore. me mire leme popullin pa shtet, se shtetin pa kenge.

I nderuar Arber . Vleresoj si gjithnje penen tuaj te "zhdervjellet" por pak shume te shperndare ne domethenie e me perfundime qe nuk kane Lidhje me Nisjen. psh te Kriritkosh vertet eshte Kandil i pashuar pa harruar thelbin e Kririkes... Nxitjen per ndryshim .Keshtu sic ka ardhe kjo kohe Profesoresh qe krirtikojne pa kuptuar perse qofshin Fera e ku di Une del se

" na ngrejme porbleme " po per cfare ? A nuk ishin keta prof te nderuar qe shpune sistemin arsimor ne ate ferexhe sa bazamenti vlerave per nje te Punsuar si kamarier   ishte " Sa universitete ke mbaruar " smiley  Nejse Ju i dini punet me mire .Por une erdha sepse me terhoqi vemendjen nje Koment i shquar LefTKoepjan

A nuk e di neomarksisti Arberi Zaimi se eshte pikerisht kapitali privat qe e nxori boten nga kriza mesjetare feudale?..smiley... dhe Vuuuuu Derstila !

Qe te ta sqaroj , jane pikerisht keta Idiote profesorati qe kujtojne se feudalizmi nuk kishte kapitale ? Dhe pastaj keta reflektojne ne vajin e kandilit te Kritikes...smiley

Si tu behet me mire po me e arsyeshmja eshte te mbrihet diku !

Zaimi ka te drejte per te gjitha sa thote po smund te akuzohet qeveria per qendrime djathtiste kur ne fakt cdo qeveri ne bote sot operon ne keto menyra dhe ekonomia e tregut pranohet gjeresisht nga qeverite e cdo spektri politik. 

Puna nuk eshte cfare thote Zaimi se ai nje është dhe patjetër qe plotësohet ne disa rreshta qe per nje arsye ose tjeter nuk perfaqesojne Plotesisht mendimin . Në fund të fundit edhe mund të pëjetet si e Ka por edhe të kritkohet për mendime të Plota pasi vet fton për Vaj kandili smiley

Puna eshte qe në këtë mesele përfshihen Idiote si me siper me Kapitale qe permbysin feudalizmin smiley dhe marrin guximin të plotësojnë se çfarë ka dash të thotë Zaimi .Pa le pastaj rapadam rapadam dapa dapa dipi dopat që u duket se u hap front për tu zgjedhur në partinë e të Baraztundurve të Gjibit smiley si Liderrr ..Keto jane qeveri qe nuk mund te zgjidhin asgje pervecse halleve, qefeve dhe endrrave me sy hapur te veta personale....

E le më e më , si këta me së pari së dyti po me renditje Numrash me 1..2...3...që e kanë kaluar shkallën e të Baraztundurve dhe Konkurojnë direkt për Komitetin Qëndror të Partisë së Bashës !

Si su bë njëri Mexh burrë të thotë dy llafe ..të paktën jashtë Makro Ekonomisë atje ku thyhen Hundët që edhe e famshmja ushtëqimore për nivele kërriçësh "Gjëmbi " e ka gjetur që quhen " Detaje " me një llaf mbrapa smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).