Të veprohet shpejt dhe fort, përndryshe ndryshimi klimatik do të shkaktojë gjithnjë e më tepër “efektet e përhapura, të rënda dhe të pakthyeshme”, në shoqëritë njerëzore dhe në ekosistemet.

Me këto fjalë të pazakonta e të forta grupi i ekspertëve ndërqeveritarë mbi evolucionin e klimës bëri publike në Kopenhagë, sintezën e raportit të tij të pestë, në prani të Ban Ki-moon.

“Raporti që ne paraqesim është hartuar nga qindra shkencëtarë ndërkombëtarë dhe është më i ploti, që asnjëherë nuk është ndërmarrë për këtë temë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Ai përmban tre mesazhe kyçe. Sëpari, influenca e njerëzve mbi klimën është e qartë, dhe kjo influencë rritet me shpejtësi. Më pas, ne duhet të veprojmë shpejt dhe në mënyrë deçizive nëqoftëse dëshirojmë të evitojmë pasoja shkatërrimtare. Dhe në fund, ne kemi mjetet të kufizojmë ndryshimin klimatik dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”. Që sot e tutje shtoi ai, “vendimarrësit duhet të marrin vendimet, sepse koha luan kundra nesh”.

Raporti i paraqitur bën një përmbledhje të tre kapitujve të botuara nga grupi i ekspertëve qysh në shtator të vitit 2013: i pari mbi gjëndjen klimatike, i dyti mbi impaktet dhe prekshmërinë e rajoneve të ndryshme të botës, dhe i treti mbi levat e veprimit ekonomik për të kufizuar ngrohjen klimatike.

Ai do të shërbejë si bazë shkencore dhe ekonomike për negociatat që do të zhvillohen në muajin dhjetor në Lima (Peru), pastaj në Paris në vitin 2015, ku do të mund të përfundohet me një marrëveshje detyruese për pakësimin e lëshimit të gazrave në nivel botëror.

PERMBAJTJA NE DIOKSID KARBONI, E PAPRECEDENTE

“Me këtë raport, mesazhi është më i saktë, më i fortë dhe niveli i besimit është shumë më i rëndësishëm se sa në vitin 2009. Injoranca nuk mund të jetë më një pretekst për mosveprim”, deklaroi Michel Jarraud, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike (OMM), nën patronazhin e së cilës është vendosur Grupi i ekspertëve. Brenda tridhjetë viteve, qeveritë dhe vendimarrësit në të gjitha nivelet, do të jenë përgjegjës të vendimeve që nuk do të merren tani, sepse njohuria është aty. Ne e dimë. Ne nuk kemi më falje në se nuk veprojmë”.

Sipas raportit, përmbajtja atmosferike në dioksid karboni (CO2), gaz kryesor me efekt serre i çliruar nga aktivitetet njerëzore, është e paprecedentë qysh prej të paktën tetëqindmijë vitesh. Temperatura e atmosferës së ulët tokësore është rritur me 0,85 °C qysh prej fundit të shekullit të XIX.

Niveli i oqeanëve është ngritur 19 centimetra, “çka tashmë është një sinjal alarmi në shumë rajone të botës”, deklaroi Rajendra Pachauri, presidenti i grupit të ekspertëve.

Sasia globale e borës dhe e akujve në sipërfaqen e Tokës ka rënë në shumicën e rajoneve të botës. “Efektet e ndryshimit klimatik janë ndjerë tashmë gjatë dekadave të fundit në të gjitha kontinentet dhe oqeanet”, shprehen në raportin e tyre shkencëtarët.

Për të ruajtur probabilitetin që të mbetet nën 2 °C të ngrohjes klimatike në raport me periudhën paraindustriale – pragu i rrezikut i aprovuar nga komuniteti ndërkombëtar në vitin 2009 – çlirimi në nivel botëror i gazrave me efekt serre duhet të jetë pakësuar nga 40 % deri në 70 % deri në vitin 2050, në raport me nivelin e tyre të vitit 2010. Pra Pachauri paralajmëron:“qysh prej vitit 2010, çlirimi i gazrave është rritur më shpejt se sa në dekadat e mëparshme”.

“RREZIQE TE MEDHA PER SIGURINE USHQIMORE BOTERORE”      

Për të mbajtur stabilitetin klimatik të planetit, shkencëtarët e mbledhur nga Grupi i ekspertëve thonë se “nivelet e lëshimit të gazrave duhet të jenë afër zeros në vitin 2100, madje dhe nën” – domethënë që në mënyrë globale, sistemi ekonomik do të duhet të funksionojë duke thithur CO2 më tepër se sa duke e lëshuar atë, siç ndodh sot.

“Një rritje e temperaturës mesatare përtej 4 °C, e kombinuar me një rritje të kërkesës për ushqimin, do të përfaqësonin rreziqe të mëdha për sigurinë ushqimore botërore”, vlerësojnë shkencëtarët.

“Ka një mit, sipas së cilit aksioni klimatik do të kushtojë shumë shtrenjtë, ndërkohë që mos veprimi do të kushtojë shumë, shumë më shtrenjtë”, ka shpjeguar M. Pachauri. Në fakt, sipas simulimeve të kryera nga ekonomistët e mbledhur nga Grupi i ekspertëve, një politikë klimatike ambicioze, e bërë në nivel botëror dhe që lejojnë të qëndrohet në kufirin e 2 °C të ngrohjes klimatike, nuk do të mbyllej  nga një reduktim i vogël i rritjes. “Kjo korrespondon me një pakësim vjetor nga 0,04 % deri në 0,14 %, me si vlerë mesatare 0,06 %, në raport me një rritje të konsumit që përfshihet midis 1,6 % dhe 3 % në vit”, shkruajnë ekspertët.

Megjithatë këto vlerësime janë llogaritur pa marrë parasysh dëmet që pjesa e pa evitueshme e ngrohjes klimatike do të shkaktonte për ekonomitë. “Dhe sa më tepër ne presim, aq më tepër këto kosto do të jenë të rëndësishme”, u shpreh presidenti i grupit të ekspertëve. Edhe në rast politike klimatike shumë ambicioze, e ardhmja do të jetë ndofta më pak rozë se sa thuhet me 0,06 % të uljes së konsumit i llogaritur nga modelet ekonomike të Grupit të ekspertëve.

Krahas kësaj, ka shtuar M. Pachauri, përpjekjet për të realizuar objektivat nuk mund të bëhen “pa ndryshimin e stileve të jetës dhe sjelljes së njerëzve”. Në një deklaratë që nuk do t’i pëlqente industrive nxjerrëse, presidenti i Grupit të ekspertëve shtoi gjithashtu se “të trajtosh çështjen e ndryshimit klimatik nuk do të jetë e mundur nëqoftëse agjentët ekonomikë vënë secili përpara interesat e tyre në mënyrë të pavarur: Kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit”.

 

Marrë nga Le Monde

Përgatiti: S. Metani, www.bota.al

28 Komente

Arto, leje Palestinen, hajde iher knej se e di qe e ke perzemer kete muhabet smiley

Vazhdon tjerrja e leshit per fundin e botes swedo...Nderkohe kilmatologet predikojne se do kemi nje nga dimret me te ashpra kete vit

Si vajti puna e atyre predikimeve se do zhdukeshin gjithe akuj´t ne 2010 mer swedo? smiley  Alarmizem i cili shton friken dhe  ju jep mundesine te taksojne ca me teper pordhet (qe i kane taksuar allready)

Some claims that non-governmental organisations have made about climate change “have undoubtedly been exaggerated”, Professor Myles Allen, one of the lead authors of a major new report from the UN’s Intergovernmental Panel on Climate Change (IPCC) said.

Vetem kete paragrfin lexove Arto? smiley Hudhi pra i sy gjithe shkrimit ene futi i click kesaj  linkut te kjo pjesa: ... severe and irreversible damage will be vastly increased.

Edhe une ta permenda qe edhe ne Kishen e tyre keta  spo bien dakord leri te tjerat(ky eshte nje nga projektuesit e Bibles se IPCC)...Keshillat e tyre jane , ndaloni gjithcka, ndaloni industrine,prodhimin,progresin,ndaloni se ngreni, se jetuari, paguani me teper taksa, vdisni me shpejt per te shpetuar planetin smiley Eshte nje lloj metamorfoze e krishterimit e mbrujtur me ekstremizmin ekololgjik e cila eshte shendrruar ne fe te pakundershtueshme per keta.

Jo mer la e ke gabim. Keshillat e tyre jane me te thjeshta se sa mendon ti. Pak a shume mund te permblidhen ne ate ... mi jepni mua parate tuaja, sepse une genjej me shume se te tjerat per t'i marre parate tuaja...

 

ne fakt nje nder efektet e ndryshimeve klimaterike eshte edhe kalimi ne temperature ekstreme si per shembull dimer shume i ftohte apo vere shume e nxehte

Luhatjen ne ekstreme nuk percaktojne mesataren.  Perkundrazi levizja e mesatares sjell edhe luhatjet ne ekstreme. Ti besoj nuk e ke marr vesh se temp mesatare po rriten?

 

po e pat thone dhe Ban Ki Muja ka more fund ajo pune 140%

 

cfar doni mer shkerdhata, taks oksigjeni? Si i bohet me e frenu pak ket  Epoken e Plastikes ? apo me i lon Pyjet rehat, jo me i pre  per prodhim etanoli/Bio-Diesel? 30% e ushqimeve shkojn ne Impiante Gazi! Bota ka sa te dush resursa per prodhime ushqimore, mjaftoj dhe per 15-20 Miliard njerez pa probleme.Sistemi konsumit pa frena,perqindjet qe rrisin Sasin monetare dhe Siperfaqja e Tokes qe mbetet e njejt, spekullimet me drithin dhe se fundi teknologjia e kontrollit te klimes qe zoterojn disa Shtete....aty fle lepuri o shkerdhata po kjo esht pytje Sistemi,skeni bole ju per ket pun prandaj vazhdoni bjerini kavallit monopoleve dhe gzojuni Pensionit.

 

 

 

Swedo, Shen Al-i i Kishes se ketyre ka bere miljardat nga taksat e karbonit kupton ti.....Thone qe i ka 10fishuar dhe fluturimet lart e poshte neper bote ironikish "duke i bere nje dem te madh planetit"(por gjithmone per nje kauze madhore)..Per pordhet nuk po flas se kemi kohe qe nuk po ja degjojme...Puna eshte se plus kesaj ka marre miljona dollare "tax rebate" nga taksapaguesit amerikane per shitje te ekslusivitetit te pordhes  ©Pordhe e taksueshme.trademark

Arto, qe dikush ben leke duke perdor nje teme te caktuar eshte pa lidhje me faktin nese tema eshte sajese apo e vertete. Fakti eshte qe ka njerez, si puna jote dmth smiley , qe nuk jua mbush dot mendjen per qamet qe ndryshimet klimatike egzistojne dhe qe aktiviteti njerezor ka rol te padiskutueshem ne rritjen ose uljen e tyre. Kjo eshte tema, leje Al-in 

Swedo, po bejene lek nga paniku, jo nga tema, eshte bere si taksa e kishes kupton ti. Kemi vete shkencetaret kontestojne qe eshte dielli ai qe ndikon rrenjesisht ne klimen e tokes dhe jo ndikimi njerezor. Po delet ulin koken futen ne radhe blegerine me pjesen tjeter te tufes se keshtu thone nje tufe shkencetaresh te financuar direkt nga politikanet (te cileve ju intereson paniku dhe taksimet)...Se shpejti mos u cudit qe do vendosin taksa per ajrin qe thithim.

Tani pyetja shtrohet: Ja "po e sugjerojme" se teoria e Kishes se Pordhave eshte e vertete...Keto taksa te kripura qe paguajne qytetaret e ketyre vendeve (te cilat po rriten nga viti ne vit per shkak te panikut) ku vene? Vene ne buxhetet e ketyre vendeve te cilat shpenzohen gjetke, ate e di dhe bufi (shume perj ketyre lekeve te taksave te gjelbra ironikisht ju jepen si rikthime taksash ketyre koroporatave gjigande te cilat sipas ketyre te Kishes jane rrenja e problemit)..ironike huh?...Dmth taksimi i gjelber eshte thjesh nje kamuflim se si te mund ti zhvasin leket qytetareve te vete ..Ndekohe qe Eko-terroristet fillojne dhe deklarojne solemnisht: mos ndisni makina, mos udhetoni me avjone mos blini rroba,mos beni femije, mos hani,mos pini, mos thithni oksigjen.....I perngjan me teper eko-kristianizmit se sa nje llogjike te shendoshe. 

Mire Arto, po lexoje iher kete linkun qe nise smiley

The study shows that the regional climate is influenced by the sun and offers opportunities to better predict future climate conditions in certain regions.

It shows both that changes in solar activity are nothing new and that solar activity influences the climate, especially on a regional level. Understanding these processes helps us to better forecast the climate in certain regions," said Raimund Muscheler, Lecturer in Quaternary Geology at Lund University and co-author of the study.

The study shows that the regional climate is influenced by the sun and offers opportunities to better predict future climate conditions in certain regions.

It shows both that changes in solar activity are nothing new and that solar activity influences the climate, especially on a regional level. Understanding these processes helps us to better forecast the climate in certain regions," said Raimund Muscheler, Lecturer in Quaternary Geology at Lund University and co-author of the study

Po pra shkenca e klimes ka qe prej 1031 ndersa keta te Kishes se Pordhave nuk kane me shume se 1-2 dekada, prandaj thote :Changes in solar activity are nothing new and that solar activity influences the climate, smiley

Gjithmone shkenca e klimatologjise ka marre per baze aktivitetin e diellit si katalizator dhe njollat diellore si faktor

Kam degjuar se po shkove te kerkosh patente per nje motorr me magnet qe ke shpikur, jo vetem qe ste japin patente por dhe te gjobisin.

Sipas raportit, përmbajtja atmosferike në dioksid karboni (CO2), gaz kryesor me efekt serre i çliruar nga aktivitetet njerëzore, është e paprecedentë qysh prej të paktën tetëqindmijë vitesh.

 

per rendesine e obligacioneve te CO2   kemi folur.  ju sdoni te degjoni...  -eh, atehere: ne qaf paçi veten!!!

 

Temperatura e atmosferës së ulët tokësore është rritur me 0,85 °C qysh prej fundit të shekullit të XIX.

 

ndersa  per kete parameter sdo pasur dhe aq merak.. sic dihet, dielli ngaqe digjet, humbet rreth 1 grade ne vit... keshtuqe pas disa qindra vjetesh, temperatura do balancohet vetiu..smiley

 

Beni si beni e duroni deri te premten, se iu be dermani.

E shohe te kote te hyj ne dikutime te pafundme kur ne nje kohe kur dihet se vetem nje vullkan i vogel emision gazra CO2 sa aktiviteti i njeriut ne planet ne perjudhen e 10 viteve. Pjesa kryesore e madhe e CO2 ne planet krijohet nga avullimi i ujerave ne oqeane dhe dekompozimi i bimeve

Over the past 250 years, humans have added just one part of CO2 in 10,000 to the atmosphere. One volcanic cough can do this in a day." (Ian Plimer)

 

Sidoqofte Art-o, ato centralet me qymyr, duhen zevendesuar me gaz te pakten. Shkencaret kane nje fare te drejte ketu, se disa ishuj andej nga Paqesori, po zhduken nga ngritja e nivelit te ujtit. Disa insekte qe nuk i kemi pare dikur, po fillojne e duken keto kohet e fundit, biles shum agresive. Do ishte mire qe disa shtete te ndalonin rritjen e çmendur te popullsise se tyre, duke marre masa siç morri Kina. Nuk eshte vetem puna e ushqimit, por keta duan shtepi, kanalizime, makina, rruge, etj, gje qe do te thote te paksosh tokat per bujqesine, ose te shtosh kimikatet per prodhim OMGJ. Nuk i ke pare se si jane shtuar semundjet. Biles edhe siguracionet e ndryshme, po paguajne shuma te medhaja per te riparuar demet atmosferike qe po ndodhin kudo. 

Pjero Klima e planetit ka qene ne ndyshim te vazhdueshem ne historine e globit, nuk ka nevoje per panik, ishuj zhduken nga paqesori dhe mbijne te rinj andej nga Islanda si puna e ketij ketu smiley . Popullsia e botes po peson nje trend uljeje te ritmit qe pesoi pas viteve 60. Sa per qymyrin, nuk po e perdor me kerkush, edhe Kina po e zevendeson me gaz por nuk mund te ndalesh ekonomine boterore apo taksosh dhe tju pish gjakun njerezve sic thone keta shushunja-shkencetare. Keto jane vendime politike ne fakt te cilet po perdorin shkencetare me meditje si megafone

Sa per qymyrin, nuk po e perdor me kerkush

Kerkush = Suedia?

Gjembace, Suedia perdor nje sasi te paperfillshme energjie prej qymyrit (tek 4,7%)..Kjo pritet te veje ne zero dy vitet qe vijne

Keto jane statistikat per 2014 duke e renditur vendin e pare ne bote per energji te gjelber, i cili e tejkalon furnizimin e vendit me energji te rinovueshme

Bioenegji(33,6%),nafte(26.4%),Nukleare(14.9%) Hidrike(14.2%) eolike(2.3%) te tjera(6,13%).. Per ngrohje prodhohet 100% nga biomass dhe energji e gjelber

Ta kisha per ate qe the qe kerkush s'e perdor me qymyrin. Prandaj te thashe qe kerkush nuk eshte = Suedia. Ndoshta ne Suedi nuk po e perdorin, por jo kerkush. Shiko ketu.

Bruçkulla. Më parë kam qenë disi i vakët në qëndrimin tim; por tani kam ndryshuar totalisht mendim. Janë broçkulla dhe propagandë e pastër politike.

Janë "parashikime" sharlatanësh që e fusin prapanicën në hullinë e mendimit dominues, edhe pse të pavërtetë, dhe mbi të cilin edhe bëjnë karrierë - konformistë që nuk kanë guxim të mendojnë me mendjen e tyre.

Çështja është se ne nuk arrijmë të parashikojme kohën, motin për më shumë se disa ditë, jo më të jemi në gjendje, pavarësisht simulimeve të pretenduara, të parashikojmë ndryshimet në fjalë.

Për më tepër, ulërima të tilla, duke i parë nën një pikëpamje evolutive, vuajnë tepër nga staticiteti. E mendojë botën, Tokën statike, si të krijuar nga dikush dhe që duhet ruajtur me sezbën e pacënuar, edhe sikur kjo të dojë të thojë se njerëzimi duhet të zhduket.

Personalisht nuk e kisha shume fiksim kur ishte gjalle. Me osht duk gjithmone si nji Fatos Lubonje britanik. Por me kete ia ka lujt zotin.

"My own view is that this planet is used as a penal colony, lunatic asylum and dumping ground by a superior civilization, to get rid of undesirable and unfit.I can't prove it, but you can't disaprove it either" 

-Christopher Hitchens.

 

Avash avash po grumbullohet Kapital për një vepër të re në Kushte të reja "Dass Kapital"   Kritika e reagime revolucionare të shoqëruara edhe me pëlqime thëniesh smiley po ravijëzojnë një teori prathënëse të Njerzimit jo drejtpërdrejt në fushën ekonomike por në atë të Hileve e mashtrimeve ekonomike , sipas parimit " bjer o shi në arat tona "... Forca çuna !

Vetëm na tregoni ku kini Laboratorët që studioni e eksperimentoni ..në se nuk e kini sekret

Attention seeking disorder :
The emotionally immature person has low levels of self-esteem and self-confidence and consequently feels insecure; to counter these feelings of insecurity they will spend a large proportion of their lives creating situations in which they become the centre of attention. It may be that the need for attention is inversely proportional to emotional maturity, therefore anyone indulging in attention-seeking behaviors is telling you how emotionally immature they are. 
Attention-seeking behavior is surprisingly common. Being the centre of attention alleviates feelings of insecurity and inadequacy but the relief is temporary as the underlying problem remains unaddressed: low self-confidence and low self-esteem, and consequent low levels of self-worth and self-love.

Në një spital të sëmurësh mendorë  këtu , me thënë të drejtën nuk është sekret , kishte shimë njerëz që dinin dhe flisnin anglisht . Dikush e lidhte me ndryshimet klimaterike dikush tjetër me të lexuarat e shumtë .

Shënja dalluese e njohjes së mirë të anglishtes ishte se u referoheshin paragrafeve të tëra dhe shikonin nga të tjerët sa mirë e thanë smiley

Nuk duhet personalizuar sepse edhe këtu ka raste që shkruajnë anglisht !

Por kryesorja është të kuptohej shpjegimi infermierit  " këta vuajnë sepse kanë ndodhur shumë ndryshime Klimaterike që i kanë lexu nëpër Libra "..dhe ngulin këmbë në mënyrë kategortike është siç e kuptojnë ose besojnë se " ka thonë filoni mer jahu "

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).