Ridvan Haqifi, imam kosovar dhe komandanti i shqiptarëve në ISIS, ka dhënë urdhër që të vriten ata që ndihmuan në rikthimin e fëmijës së kidnapuar nga babai i tij, Erion Zena, te nëna e tij. Ai kërkon në veçanti kokën e xhihadistit Fitim Lladrovci, të cilin e ka shpallur ish-mysliman, një thirrje për ta vrarë atë, nga çdo mysliman që mund të takohet me të.

Imami kosovar, Ridvan Haqifi, që komandon xhihadistët shqiptarë në kuadër të organizatës terroriste Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIS) ka dhënë urdhër që të ekzekutohen të gjithë ata që ndihmuan në aksionin e inteligjencës për nxjerrjen nga Siria të Erion Zenës, fëmijës që ishte grabitur nga baba i tij, terroristi Arben Zena.

Këtë urdhër, Ridvan Haqifi, i njohur si “Ridvan El-Albani”, e ka shpërndarë tek xhihadistët e përfshirë në konfliktin sektar në Siri e Irak, por edhe tek pasuesit tyre jashtë trevave të konfliktit, përfshirë edhe ata në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Urdhri, i shpërndarë përmes grupeve të mbyllura në rrjetet sociale, që është praktika e re e komunikimit të xhihadistëve, është i qartë: të vritet si i dalë nga feja, “Murted”, gjithsecili që ndihmoi në këtë aksion, detajet e të cilit i ka sjellë ditë më parë Express në një analizë.

“Murtedi” (ish-myslimani), sipas mësimeve islame lejohet që të vritet dhe për këtë përdoren si fakt të gjitha burimet e së drejtës islame.

Komandanti i shqiptarëve në ISIS, Ridvan Haqifi (që zëvendësoi në komandë terroristin Lavdrim Muhaxherin), siç ka raportuar Express, është një imam i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe një nxënës special (talebe) i imamit tjetër të BIK’ut, Zekirja Qazimi, i arrestuar për rekrutim të xhihadistëve.

Ky imam ka dhënë edhe një emër konkret se kush duhet të vritet. “Ridvan El-Albani” kërkon kokën e xhihadistit nga Drenica, Fitim Lladrovici, për të cilin beson që ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në operacionin sekret me anë të të cilit u soll te nëna e tij fëmija Erion Zena. Burime të Express brenda inteligjencës kosovare që ka qenë e përfshirë në këtë aksion kanë bërë me dije se ky xhihadist nuk ka qenë i përfshirë në këtë aksion, pasi që ai nuk ka operuar në zonën nga ku është nxjerrë Erioni.

Fitim Lladrovci nga fshati Gllanasells i Drenasit në dhjetor të vitit 2013, së bashku me Nexhdet Berishën kishte udhëtuar për në Turqi e pastaj nga aty kishte kaluar në Siri. Lladrovci ishte rikthyer në Kosovë përmes aeroportit “Adem Jashari” po atë muaj. Në kthimin e tij, ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që në shtëpinë e tij ishte gjetur një zollë (raketë dore) me një maskë të shkruar në gjuhën arabe, mirëpo ishte liruar, pasi që është futur në procedurë të rregullt.

Që prej lirimit të tij, ai kishte vazhduar propagandën e tij, e cila bënte thirrje për përkrahje dhe bashkëngjitje në luftën e Sirisë përmes faqes zyrtare të “Facebook”-ut. Në muajin maj të vitit 2014, Lladrovci kishte kaluar pikën kufitare Kulla për në Mal të Zi dhe prej atje kishte fluturuar në Stamboll dhe më pastaj sërish në xhihad në Siri. Më vonë, ai ishte paraqitur vullnetarisht për të kryer “amelije”- sulm kamikaz, por nuk arriti që ta bënte këtë, ani pse i kishte përshëndetur të gjithë ndjekësit e tij në Facebook publikisht kur u nis për mision.

Express kishte raportuar kohë më parë se në ISIS, kur kjo organizatë shpalli si “Kalifati Islam” tokat e okupuara në Siri e Irak, po përgatiteshin sulmues kamikazë për Kosovë e Shqipëri.

Ndryshe, grabitja e Erionit, siç ka shkruar Express, është bërë në kuadër të lëvizjes xhihadiste të organizuar në Kosovë për dërgim të luftëtareve kosovarë në kampet e ISIS’it dhe krahut zyrtar të AL-Kaida’së në Siri, Xhabhatu Al-Nusra.

Të dhëna të vjetra të OSBE’së dhe CIA’s thonë se në Siri e Irak, si xhihadistë, janë përfshirë mbi 150 kosovarë, derisa numri mund të jetë edhe më i madh, pasi që disa prej tyre, sikurse Arben Zena, qenë kthyer dhe kishin marrë familjet e tyre edhe para se El-Bagdadi të lëshonte thirrjen e tij në ditën e parë të “Ramazanit 2014” për “hixhret” në shtetin e tij të ISIS’it (“hixhreti” është shpërngulja e shenjtë për t'u bashkuar në një shtet, në shtetin e Profetit Muhamed - sipas historisë islame).

Për ekzistimin e një lëvizjeje xhihadiste në Kosovë edhe Prokuroria e Shtetit ka nisur disa hetime anti-terrorizëm. Deri tash janë futur në procedura penale afro 100 kosovarë, nga xhihadistë të kthyer nga lufta në Siri e Irak e deri te imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) si dhe politikanë.

Në vetëm një aksion, Prokuroria pati arrestuar 40 kosovarë nga një grup prej 57 personash për të cilët pati lëshuar fletë-arrest për pjesëmarrje në grupe terroriste dhe rekrutim për terrorizëm - një aksion që organi i akuzës, për çudi, del që e ka kryer për një muaj hetim zyrtar.

Në një tjetër aksion, javë më vonë, u arrestuan mbi 10 imamë të BIK’ut, njërës nga pesë bashkësitë fetare që i njeh Ligji për Liritë Fetare, dhe që qe më shumë se një dekadë (edhe në mënyrë të kontestuar nga oponenca e brendshme) drejtohet nga Naim Tërnava, një ish-zëvendësministër i Hashim Thaçit. U raportua se edhe vetë Tërnava është intervistuar nga hetuesit e anti-terrorizmit për pranim të fondeve të dyshimta në bashkësinë fetare që ai drejton.

Në hetimin e lëvizjes xhihadiste në Kosovë, që çoi në llogoret e luftës në Siri e Irak qindra kosovarë, Prokuroria nuk e la anash as imamin më kontrovers kosovar, Shefqet Krasniqin, që drejton xhaminë kryesore në vend dhe jep mësim në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI) - organ i BIK’ut. Ai po hetohet edhe për shpëlarje parash, derisa Express kohë më parë ka pasur një intervistë me të ku është fokusuar kryesisht te financat e tij, e më vonë gazeta ka publikuar edhe fotografi nga pronat e tij në qendër të Prishtinës - shtëpitë vila dhe konviktin.

I arrestuar e në paraburgim është edhe Zekirja Qazimi - imam i BIK’ut dhe siç ka raportuar Express mësues i terroristit Lavdrim Muhaxheri e bashkëpunëtor i tij në shoqatën ‘Rinia Islame Kaçanik”, por edhe mësues i komandantit aktual të shqiptarëve në ISIS, Ridvan Haqifit, po ashtu ish-imam i BIK’ut.

Në këto hetime u arrestuan edhe imamë drejtues të televizioneve islamike, kryeimamë të BIK’ut si dhe drejtues të LISB’as, përfshirë këtu edhe politikanin Fuad Ramiqi, një ish-komandant në UÇK, i krahut të armatosur nga Qeveria kosovare në ekzil e Bujar Bukoshit dhe më vonë edhe anëtar i listave të LDK’së për deputetë.

Prokuroria, për anti-terrorizëm kishte zhvilluar një aksion edhe tetorin e vitit të kaluar ku arrestoi gjashtë nga shtatë kosovarë të kërkuar, kryesisht të rinj nga Prishtina e Gjilani që dyshohen për përgatitje të aksioneve terroriste dhe ku u konfiskuan armë e eksploziv, derisa në një tjetër rast u arrestuan katër persona nga pesë sa kërkoheshin pasi ishin të lidhur me Lavdrim Muaxherin, një kosovar që u publikua duke prerë në fyt një fëmijë të sektit ‘shija’ në Irak, për profilin dhe të kaluarën e të cilit ka raportuar Express kohë më parë.

Express kishte raportuar që në fillet e kësaj lufte edhe për rrugën që kosovarët ndiqnin për t’u bashkuar me xhihadin e ISIS’it dhe Al-Nusra’s, në një rrëfim ekskluziv i cili nxori që si pikë takimi mes xhihadistëve kosovarë dhe drejtuesve të luftës-terroristëve të ISIS’it ishin kampet e refugjatëve sirianë në Turiqi dhe ndërmjetësonin OJQ’të turke që dikur kishin punuar në Kosovë.

E OJQ’të, jo vetëm ato në Turqi, por edhe ato në Kosovë, janë të dyshuara si pjesë e lëvizjes xhihadiste kosovare. Organet e hetuesisë deri tash kanë mbyllur mbi 10 OJQ, në kuadër të hetimeve të tyre, për aktivitet e dyshimta të të cilave dhe lidhjet me terrorizmin kishte raportuar kohë më parë Express, siç janë: “Al Ëaqf Al Islami” me numët regjistri 5300183-1; “Sinqeriteti” nga Prizreni me numër regjistri: 5102259-9; “Rinia Istogase” me numër regjistri: 51127706-6; “Pema e Bamirësisë” nga Peja me numër: 5111354-3; “Parimi” nga Kacaniku me numër: 5113018-9; “Njëshmëria” nga Gjilani me numër: 5102111-8; “Nektari-HE” me numër: 5113004-9; “KAD” në Podujevë me numër: 5110388-2; “Gjurma” me numër: 5100152-4; “Kalliri i Mirësisë” me numër: 5100070-6; “Çelësi” me numër: 5113595-4; “Argumenti” me numër: 5114312-4; “AKEA” me numër: 5110087-1.

Në një reportazh ekskluziv nga Kaçaniku, Express raportoi se si shoqata ‘Rinia Islame Kaçanik (RIK)”- e paregjistruar por e krijuar nga terroristi Lavdrim Muhaxheri dhe “Parimi” - tash e mbyllur dërgonin xhihadistë në ISIS (RIK’u) dhe në Al-Nusra (shoqata “Parimi” ku ligjëronte imami i BIK’ut Tafil Ramuka nga Hani i Elezit).

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka deklaruar publikisht që mirëpret çdo informacion në lidhje me dyshimet për përfshirje të kosovarëve në grupet terroriste në Siri e Irka, derisa prokuroria Speciale ka konfirmuar që kanë disa raste të anti-terrorizmit nën hetim.

Derisa aksionet anti-terrorizëm që quan në pranga xhihadistë e imamë kosovarë, që dëshmojnë lidhjen e pakëputshme të xhihadistëve me BIK’un, siç ka raportuar Express, në gjykatë tashmë kanë nisur problemet me mundësinë e Prokurorisë për t’i argumentuar aksionet e veta. Disa persona janë liruar nga Gjykata e Apelit në mungesë të provave e për disa ishte vetë prokurori që i arrestoi, Haki Gecaj, që kërkoi të lirohen nga paraburgimi.

Edhe imami Shefqet Krasniqi është liruar nga paraburgimi për t’u mbajtur në arrest shtëpiak, derisa kryemami i Pejës, Enes Goga, u lirua krejt nga paraburgimi (nuk u caktua as arrest shtëpiak) dhe pas lirimit tha që është diskredituar ai, BIK’u e shteti.

Një gjë është e pakontestueshme: imamët e arrestuar ruajnë një bazë të madhe përkrahësish. Mirëpritja popullore pas lirimit të tyre nga paraburgimi e dëshmon këtë.

30 Komente

UEFA, UEFA, te qisha motren !

Mbetesh pa fjale nga ky lajm... Megjithse shumica e shqiptareve te Kosoves dhe Shqiperise nuk i mbeshtesin, kjo flame kam frike se do u kushtoj shume shqiptareve. Mos ndoshta duhet renduar pesha e ligjit per keta maskarenj?!

Pse mer Ed? Kujt po i plas se car "urdhrash" jep nje koqe kanari si ai "ridvani i tmerrshem"? Une u gezova se mesova qe te pakten njoni i paska thirr menies e qeka largu nga ajo cmenduri e paska shpetu edhe nje femi. Ishallah e ka kuptu tamon gomarllikun e ktyne dhe nuk e denojne shume!

 

Se kam aty Lizander, madje mendoj se ky femije nuk eshte shpetuar rastesisht, por ka qene plan i mire organizuar nga shteti i Kosoves. Bravo i qofte, sepse kuptohet qarte se shpetimtari ka qene i infiltruar. Problemin e shoh me thelle, tek virusi i perhapur, qe mjerisht ka zene vend tek nje pjese e rinise. Agjensite e Iteligjence them se kane shume pune perpara, nese duan vertet te parandalojne ndonje gjeme. Ketu ta kam fjalen.

E mendova edhe une qe ai mund te kete qene i infiltrume po them qe na intereson me mire te themi qe eshte i penduar se pa cfare tmerresh po behen atje.

Sinqerisht nese sherbimet sekrete vertete po deshtojne, per venien nen kontroll te perhapjes se kesaj fare te keqe ne vende europiane apo Shqiperi e Kosove ku radikalizimi fetar eshte shume i rralle, atehere ose i bi qe jane totalisht te paafte, ose qasja ndaj problemit (perplasjes se dy boteve) eshte e gabuar. 

Saraç, me fal per vonesen e "replikes", por isha pak i zene.

"Pranvera arabe" duket se nuk do te vije. Per shume arsye, ai kontinent eshte i destinuar te pjell konflikte. Ky lloj terreni eshte shume i pershtatshem per keto ideologji terrori te maskuara nen ideologji fetare. Per fat te keq nuk kam asnje shprese se gjendja do te ndryshoje, madje kam frike e kjo murtaje e zeze nuk mund te zhduket, derisa bota ta kuptoje se duhet te punoje (luftoje) vetem ne nje drejtim dhe e bashkuar, njesoj sic u bashkua kunder fashizmit. 

Pervec kesaj, ndoshta vertet ka ardh koha per nje riformatim te OKB-se. Popuj dhe kontinente te tera nuk mund te pranojne me standarte jetese mesjetare. Nese krizat (ekonomike, financiare) percillen kaq lehte nepermes globalizimit, pasojat e te cilave i vuajn kryesisht vendet e varfera dhe te pa stabilizuara poltikisht, eshte totalisht e padrejte perpjekja per te izoluar keto vende qe jane ne konflikt, thjesht duke u perpjekur qe lufta te mos arrij ne perendim. Qe ne kete moment ke deshtuar; dhe kam frike se kur te kujtohet Europa dhe Amerika do te jete shume vone. Nuk zgjidhet kjo pune duke i ushqyer keto grupe me arme, te cilat fare mire mund te perdoren kunder vet perendimit. 

Me kujtohet filmi biografi per Curcillin. Kur ishte thjesht antar i Parlamentit anglez, ai zbulon se qeveria angleze i kishte shitur Gjermanise 1000 motor per avion sperkatje ne bujqesi. Ai pyet kryeministrin e asaj kohe: Cfare eshte ky tmerr qe keni bere? A mendoni se vertet Gjermania do ti perdor keta motorr avionesh per bujqesine?! Po ate dite kryeministri anglez jep doreheqjen, me kusht qe Curcill te marre qeverine. Dhe ashtu u be, Anglia hyri ne lufte.

@ed martini

Sinqerisht tani; a je naiv apo ben vete??

keshtu eshte kur i le institucionet fetare ne dore te arabeve dhe grekeve

E postova dhe te pa censure, si shpjegohet qe keta plehrat dhe kafshe po kurohen ne  spitalet Izraelite dhe asnjehere ne fakt nuk e kane kercenuar Izraelin, Arabine Saudite,Katarin,etj po vetem shtetet shiite?

Qe mos na bohet peshku si gazete skupesh e skandalesh, mendoj se s'o nevoja me vone kshu lajmesh pa lajm. Se nuk ngeli me hap kete teme per te more vesh car kafshesh jane ata te ISIS.

Ndoshta do kishte me shume interes ky lajm

http://www.balkanweb.com/kosova/2686/lid...

 

Lexoje kete se cthone haptazi Gjeneralet Izraelite Lizandro.....Kape pakez fillin e tentakulave....Ky zoteria thote Lereni ISIS te vazhdoje, po filloni te godisni Iranin dhe Sirine..kupton ti

A senior Northern Command officer said Thursday that the Western coalition is making a big mistake in fighting against ISIS.

The coalition forces' attacks against the Islamic State support the "radical Shi'ite axis," the unnamed officer said. "A strange situation has been created in which the United States, Canada and France are on the same side as Hezbollah, Iran and Assad. That doesn't make sense," he said.

Amon arto ki kujdes me haberet qe sjell ketu se nuk i bajne te gjithe keto gjona. Si e ke hallin ti? Do qe te nigjosh qe nanji nga mbeshtetesit e Izraelit ne peshk, ka shku e i o bashku ISIS. smiley

smiley

Nuk e kuptoj se perse te ben ty cudi. Dihet qe Izraelit i intereson tensioni dhe konflikti i brendshem i botes Arabe. Ku eshte lajmi ketu? Sa me te dobta te jene shtetet qe vene ne pikpyetje egzistencen e Izraelit, aq me mire per kete te fundit. 

Si tha ai shoku ne Pentagon Natanyahut "Chickenshit".....

Lizander, keta qenka mbledhur me vonese per demaskimin e ISIS, se ketu ne perendim, kreret e xhamive, kane 2-3 jave qe jane distancuar nga ky grup dhe kane deklaruar se ata (ISIS) nuk jane myslimane dhe nuk perfaqesojne myslimanet. Tani e kane marre vesh te gjithe se ata jane hyrling/qiraxhinj (i thone vrasesve me pagese ketu). 

Lizander, nje dy llafe per patriotizmen, meqenese e s'kuqem peshkun me zjarrin tone patriotik keto javet e fundit.

Serbin shaje e mos i lej kusur, po ashtu edhe Platini bythq.rin. Por, ate qe i ben shqiptari shqiptarit nuk ka serb qe ja ka bere ndonjehere. Lista eshte e gjate, por permendim ISIS-in meqenese eshte ne mode tani, andej nga tema tjeter, po behet nami me pyjet, nje Pulah te Korces, sot, dhendri qelloi vjehrin me arme zjarri, qeverriu fut ne burg njerezit e varfer, dhe le jashte me medalje nderi hajdutet e vertete. Censura qe propozon ti ndaj ketyre lajmeve, me ngjan pak me propaganden e te nemurit qe thoshte Shqiperia eshte shkemb graniti buze Adriatikut.

Gjithe ato energji qe jane harxhuar keto dy jave ketu tek peshku e me tutje me sharje ndaj serbit dhe diskutime polit-analiste-futbolliste-patriotike, sikur te kanalizohen kunder veseve te shemtuara te shqiptareve, nuk do kishte nevoje fare per lufte me UEFA-n. Edhe imazhin do e kishim me te mire, edhe vete do ndjeheshim me patriote... me merite.

 

U zberthy dhe kjo teme. smiley 

Keta sikur pine Vital cdo dite me zot. smiley

Qe kur ka rene peshku ne dore te neokomunisteve, marrezite nuk kane te sosur! smiley

Gazo, 

Ky korrieri kalamonit ka bo sevap; mos e nigjoni liderin!!!! smiley 

lajme per kafshet jane kto ?

c'fatkeqsi kan fillu kafshet me fol shqip ne Siri  smiley

Tmerr i madh.smiley Ore une s'kuptoj pse nuk ka nje aksion te organizuar nga keto rrjetet sociale per te ndaluar perhapjen e propagandes nga keta mostra?

Ideologjite fetare jane me te rrezikshme se ato komuniste, prandaj kemi keto tmere !

Ideologjite komuniste jane po aq te rrezikshme sa ato fetare kur lirite fundamentale dhe jeta e njeriut cenohen. Ne te dyja rastet, simpatizantet justifikojne viktimat me kauzen e tyre...

Dakort ideologjia komuniste kishte disa kufizime te lirise, per disa arsye  por nuk eshte me rrezikshme se ajo fetare thjshte jane dy rruge te ndryshme, qe dallohen nga njera tjetra , ne ceshtjen e egzitences dhe trajtimit te qenies njerezore si vlere pozitive.! As mund te krahasohen.

 

Te me falesh per vonesen ne pergjigje; mbreme nuk kisha fort durim te te shkruaja nga celulari. 

Besoj se gabohesh ne krahasimin qe u ben dy ideologjive meqenese krimet e kryera ne emer te te dyjave nuk erdhen ekskluzivisht si pasoje e tyre por edhe nga natyra absolutiste e qeverisjeve te atehershme. Ndersa mund te besh komparative midis perfitimeve shoqerore qe dy ideologjite ofrojne ose kane ofruar, nuk e di sa e vlefshe eshte t'i krahasosh per nga rrezikshmeria. Aq me teper qe ne emer te ideologjise komuniste u vrane rreth 80 milion njerez mbare botes; nje shifer qe tejkalon numrin e viktimave nen Inkuizicionin Katolik, Kryqezatat e me radhe. 

 po ska gje, Parfum per pergjigjen qe dhe me vones   smiley  

, une thashe  nuk krahasohen kto dy ideologji , dmth nuk gabohem smiley   per viktimat mos u shqetso  per numrin se ke me shume sot ne bote,

viktima, tragjedi sa te duash ne konflikte dhe luftra lokale right now, qe po flasim. qe vazhdojne prej vitesh , pa mbarim qysh kur ra perdia e hekurt ,

Efektet e ketyre luftrave jane shume te medha dhe eshte e veshtire te te them nje shifer sa mund te jete numri i viktimave sot ne bote, por e sigurte me i madh se ajo shifra jote 80 milion njerez!

ideologjite e sotme fetare shtojne me shume injorancen dhe viktimat ne konflikte te ndryshme pa mbarim,  ndersa ideologjia komuniste viktimat ne raport me zhvillimin social dhe paqsor ishin te pa llogaritshme dhe te pa krahasueshme me keto vende qe shohim sot, teper te prapambetur, ku njeriu fetar , me shume i ofrohet kafshes se qenies njerezore!  

Ne asnje vend ish komunist nuk sheh ndonje shoqeri kaq te prpapambetur dhe problematike sic jane keto.  vende te ideologjizuar nga feja! 

Po ti nga dole keshtu smiley Ti sikur ke shpirt Lulishtarje smiley  ? C'fare do ti me gjera te ashpra si Ideologjite ! Mer prashajken atje dhe shko prashit Lulet .

Si or qekan njelloj .

Ideologjia Komuniste cfaqi vetem njeren pjese te saj ...ne nje kohe shume te shkurter 

 1.- Do tu qime nenen po na shfrytezuat me si kavie e kuaj pune ! Dhe e realizoi .

2.- Doni Paqe Botrore ..Shkoni drejt Internacionales = Globalizmit smiley Integrohuni dhe respektoni Lirite e te Drejta e njeriut .Popujt jane nje . Jo te qenit qe Leh dhe nuk ndryshon gje . Dhe jepi Rrol Femres se eshte e barabarte dhe leri dengelat qe ma trajton si bryme ( vere ) qejfi .

. Atje po shkojne me Lokomotivem Boterore USA  dhe zv Lokomotiven BE smiley

3.- Boll mashtrove me Zot e me dogma Fetare ..Dhe shihe .Dhe jak Nicolson ne arkivin e te cilit jane 5000 femra qe ka bere seks eshte Ateist smiley 

Po Ideologjia Fetare ? As nam e Nishan .Kerkon me qiri Skencetare te pakten si Ainshtajni qe thote "me qe nuk eshte Real nuk te prish pune po Besove " ...Po kuptoje MIRE Ne ZOT si krijues - jo si Dogme e Bibel !

Dhe hajt me ndrojtje tjeter here per keto pune , se ke filluar dhe nderlikon dhe fjalorin dhe shprehesh sikur i Njeh mire mer Jahu .smiley

Nuk tuten vullnetaret e luftes se Spanjes nga balta juaj!!! Tell'em xhibo!!!!

Shpresojme qe te shkojne  ne siri sa me shpejt te gjithe xhihadistet nga shqipria e kosova ,le te marrin edhe miq e familjare,ishalla nuk kthehen gjalle asnji.Race mut.........

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).