Përfaqësuesit shqiptarë dhe amerikanë janë përfshirë në një debat të ashpër me përfaqësuesin se në Këshillin e Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe shkak ishte pranimi i Kosovës në këtë organizëm. Mësohet se mbledhja e OSBE-së në Vjenë dy ditë më parë është përfshirë nga debate të forta, ku përfaqësuesit e Shqipërisë dhe SHBA's kanë kërkuar pranimin e Kosovës në këtë organizatë, ndërsa ambasadori i Serbisë e ka refuzuar atë.

Ambasadori shqiptar, Spiro Koçi ka propozuar pranimin e shtetit më të ri në Evropë si pjesëmarrës, kërkesë e mbështetur edhe nga zv/ambasadorja amerikane, Kate Byrnes, por kjo u kundërshtua fort nga ambasadori i Serbisë në OSBE, Vuk Zugiç, i cili ka mundur të bllokojë sërish kërkesën e tyre.

Në mbledhjen e radhës më 13 nëntor 2014 në Vjenë të Këshillit i Përhershëm të OSBE-së një prej shqetësimeve të delegacionit të Bashkimit Evropian, ishte ngërçi politik në Kosovë.

Kanë kaluar më shumë se 5 muaj nga mbajtje e zgjedhjeve të përgjithshme dhe ende nuk është zgjedhur qeveria, kjo për shkak se asnjë nga partitë nuk mundi të siguronte shumicën e duhur për të marrë drejtimin e vendit.

Sipas delegacionit të BE-së në Këshillin e Përhershëm, kjo situatë e krijuar po pengon reformat dhe proceset integruese të Kosovës, si dhe procesin e dialogut me Serbinë.

74 Komente

pra Serbia ka vene veton dhe ka bllokuar pranimin e Kosoves ne OSBE....   hemm, kjo pra eshte politika e vertet  qe i zhvlereson ato takimet e bujshme, por pabukse, te Beogradit.

me buke pa buke, serenaten ia kenduan Liderit

!!

Kjo eshte e verteta e hidhur!

Oh sa keq me vjen!

 

Ti tani Belul pret qe ta njohin Kosoven ata meqe vajti ky KM yne? me duket se po i bie cekicit me gozhde. Tani ai nuk vajti ne Serbi te binde serbet te njohin Kosoven, kaq besoj se e ke kuptuar

Po pikerisht sepse askush nuk e ka pritur qe ta njohin, nuk duhet fryer apo te paraqitet si heroizem deklarata e tij. 

Nderkohe ne Serbi:

Mijëra mbështetës morën pjesë në tubimin e sotëm të udhëheqësit të Partisë Radikale serbe, i cili që nga kthimi përshëndeti vrasjen e kryeministrit reformist serb Zoran Gjingjiç në vitin 2003, ritheksoi besimin e tij në ideologjinë e krijimit të Serbisë së Madhe që çoi në luftërat në Kroaci, Bosnjë e Kosovë dhe u zotua për të rrezuar nga pushteti presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç dhe kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, të cilët ishin zyrtarë të lartë të partisë së tij para se të ndaheshin e të formonin Partinë Përparimtare serbe në vitin 2008. Duke i cilësuar si tradhtar ai i akuzoi ata për lojë të dyfishtë.

Mu me boni pershtypje kjo pardesyja e bardhe, e ketij trapi radikal serb, njesoj si pardesyja e Berishes ne vitet 1990. smiley Islamit, Azemit, ect ..

fakt qe flet mijera fjale.

po kopsat ca ngjyre i kish?

ka mundsi thote...ajo duket si 1 dhe 1 qe bejne 2. Une thashe per kopsat per ta provu mbi cdo dyshim po edhe mund t'i kete von kopsa te tjera

Ilirjano ti je (antikomunist) apo ben vete?

fakt qe flet mijera fjale

+1

Vec ajo e Kimit mund ta benje kete mrekulli.smiley

Per ke Kim e ke fjalen se jane bere disa - nga Amerika ne Kore.
 

thash se do thoje - ne fshatin tone

Une per ate te Amerikes (qofte dhe te katunit, sic thote Elba) e kisha llafin. Ajo e atij te Korese, nuk eshte specialiteti im (not that there is anything wrong with that).smiley 

Ah të jeshëm na në takim të Beogradit do i kishnjëm bërë Serbët , të ngrinin kartonët jeshilë ,  në samitin e O-Se Be E-së . Pa po do   ngriheshin në këmbë me duartrokitje e thirrrjet " Kosova Kosova " dhe në fund do keshën kënuar këngën " O sa mir me ken babsqaps " me sfond të Nik Xhelit me dylbi në kufij !

Shqiperia, do bente mire te hapte nje blog ne gjuhen serbe, ku te sqaroheshin te indoktrinuarit, se jane te ardhur ne Ballkan, dhe se shqiptaret jane autoktone dhe shum shekuj para tyre ne Ballkan. 

E po pastaj? Edhe Indianet e Amerikes ishin autoktone po sot ke vetem te ardhur ne Amerike.

te ardhur aty nga shek 7 rreth 1300 vjet para nuk  klasifikohen me si mysafire ....

...ne shekullin e peste gjer ne te shtatin, " u ngulen gjer ke ne." Mbreti i fundit serb, Uroshi Milutin,  u  largua nga teritori shqiptar  ne vitin 1350 ! 

     Dhe po nje serb, primati i Janines Thoma  Preljubovici, nxiti turqit Osmane ti versuleshin Sshqiperise sepse nuk i paguan me atij taksat.Keshtu qe ne vitin 1380 Shqiperia te okupohet nga Turqit Osmane ....

E po tani ja mbaroi ajo pauza publicitare drejtuar BE dhe gjerat kthehen aty ku ishin.

Ah ironia ironia, faqet gurabia.

Ironia sigurisht eshte qe "te Sales" dhe "te pavarurit" do te kenaqen me cdo veprim transigjent te Serbise sepse keshtu do te vetevertetohet profecia qe uverturat e Ed Rames ne Beograd do kene efekt negativ mbi Kosoven. 

Nuk do thone "ah c'u kenaqem" por do kenaqen gjithesesi. Tamam si Mjeshtri qe ulerinte "te rrezojme qeverine" diten qe Nato ja nisi bombat Serbise. smiley

U doli e dehura nga patriotizmi i rames apo do dhe pak?

pse ku e ke pa tina patriotizmin e Rames? 

Po Evropi mor ama c'tha? 

Nuk vdes kurre varianti Babasqaps .Eshte ajka e Politikes SHQUP-it qe po e merr dhe ky squpverdhi , qe qan Hallet e Popullit si Komunist Revolucionar por ...kujdes ...perfaqsues i Kapitalizmit " gju me gju ose Hu me HU smiley  me popullin Lushnjar . Keta kane ik vertet per lesh !!!

Vet ngrije Topin , vet percaktoi pozicionin e kundershtarit , vet zhyte ! Nuk eshte e njejte me . Une kam Topin , une gjuj Penalltine 

Basbasqapizmi sajon Nje Variant artificial dhe pastaj sipas Ratit  " e hedh Tuc " ( ben rathe xhibonjist - kush i tha me shku mer Jahu smiley ) ose ngre Fajmur ( bo rrathe patHrIoTik ) Drithmen gjiF Rumelise smiley

Protesta .!

Pedeistet e Peshkut paskan pasur pritshmeri te medha nga vizita e Rames,te ajo gremcke e kane varur xhaketen e shpreses per njohjen abrakadabra te pavaresise se Kosoves nga serbet.Te pikon ne zemer kur ua sheh syckat e perlotur nga zhgenjimi.

E.R. s'ka bere ndonje trimeri, jo. Cfare eshte ky deleizmi ne te cilin duhet patjeter aderuar per te qene politiksht korrekt (albanian style)?!

Chyn te qenit politikisht korrekt ketu?Po sa per pyetjen tende,te qenit i/e tille e ngerthen deleizmin,tufezimin,quaje si te duash.Ketu nuk po diskutojme a ishte E.R.Gj.E.A dhe M.S. bashke,po per ate cfare pritej nga vizita.Sidoqofte,E.R.mbase nuk tregoi trimeri,po te pakten dinjitet po.Vizita ishte nja hap i pare,akullthyerje sic eshte quajtur.Po problemet mes serbeve e shqiptareve nuk zgjidhen as me nje, as me dhjete vizita.

Argendis, Rama vetem se ka perfaqesuar qendrimin e Shqiperise ne Beograd. Do e kishte perfaqesuar me denjesisht vendin e tij sikur te kishte denoncuar dhunen ndaj shtetasve shqiptare ne ate ndeshje te perfolur si dhe te prononcohej per te drejtat e shqiptareve ne Presheves. 

Po pse qendrimin e Brazilit do paraqiste.Sigurisht qe te Shqiperise,ndonese me shume sesa paraqet,kryemistri eshte qendrimi vete.Tani edhe dinjiteti mund te jete si e keqja,mund te mos kete fund kurre,po duke folur per pranimin e realitetit te pavaresise se Kosoves,ka folur edhe per ndeshjen,sepse i vetmi problem qe kane shqiptaret me serbet eshte Kosova,prej saj buron gjithe urrejtja.Edhe nje here,problemi im nuk eshte pse kritikohet Rama,une nuk jam nga ata qe thurin ditirambe,problemi im eshte kur "kritikat" behen nga sejmenet e Berishes,qe nuk eshte se presin qiqrra ne hell,nuk jane dhe aq naive.Ata thjesht duan ta perbaltin viziten sepse nuk e beri prijesi i tyre legjendar.

diplomaci e holle merr vesht eshte nese para se shkosh per bisedime atje ka psh 1000 serbe pro shqiptareve dhe 3000 kondra tyre.ne perfundim te vizites pasi te kene degjuar ty numrat jane 1500 pro shqiptareve 2500 kondra tyre.pasi rama vajti e i dha gojes  nashi jane 4000 serbe kondra shqiptareve.Veten e tij e paraqiti si trim tribun vigan liberator e rapsodet e katundit do i ngrene kenge po pune ne kuptimin modern te diplomacise nuk zgjidhi.

Ti po flet per diplomaci amerikane e gjermane ketu, apo shqiptare. Ti e di sa te ulur e kane steken shqiptaret, dhe cfare politikanesh servile e puthadore kane pasur, keshtu qe kur bejne nje gje normale u merret per te madhe. Pastaj, ti me duket se paske dashur qe shqiptaret te conin Esat Pashen ne Serbi, qe t'i benin te kater mije serbet pro shqiptareve.

U desh ky " morti serb" , per ta pare mercenaret se si behet, fare  per rastesi, per arritje edhe fare te vogela, heroi i nje kombi.Rama  e kaloi , u be hero, ... i pakurorezuar zyrtarisht, por ne mendimin e popullit, po ! Bindet cilido verem duke lexuar morine e blogjeve ...

 Jo me si udheheqes vizionar shqiptar, por arriti  dhe si .....ballkanik.Shum shpejt do ta shofim ne organizma botrore, ne se ai nuk do dehet prej ketij suksesi miklues dhe te beje nga ato qe dhe di te beje.Per mua ai rrugen e ka te hapur..dhe e hapi te gjithen me shpatullat  e veta.Deri sot nuk i ka cenuar vlera ketij kombi por i ka rritur. Dhe  kjo eshte ajo, qe un ja vleresoj shume .

U ka hyre frika ne palce , c'na ka gjet gjynaf

zakonisht ne pamundesi per te realizuar endrren e tij njeriu kur sheh shenja tek te tjeret qe skane lidhje me endrren e tij fare , dmth nuk duan te kopjojne kte budalla qe ka frike, ky i fundit fillon e  behet me fiksime

psh serbet   edhe Zotit kur i japin nje forme e afrojne me nje harte shqiptare .....lyer kuq e zi me nje shqiponje qe do t' cjerre syte naten ...me shikim te pameshirshem , dhe kthetra qe shqyejne kedo qe u del perpara ............

bejne mire te merren me Zotat e tyre

Po s'ka faj Vuk Zugic kur gjen. Keto pacavure vetem ne Europe i degjon.

 

Mos u dekurajoni o Shqipe, se ne kena ambassadorin ton te perjetshem ne Serbi, esat Pashen, vuku e Ministri i punes Serb serisht i cojne lule ne Paris. Ne nuk kemi nxjere vetem pallosha, kaja nanen, ne kena pas dhender Serbie te pakten 16 vjet ne pushtet ne Shqypni mbas 90s.Sa e Madhnishme osht ajo foto e Esatit kur i dorzon Malazezeve Shkodren? Ka aresye Shqupi qe eshte Bo mehit se palloshi si profan diplomacus qe eshte Jo qe na ofendoi cunin e Sheqres dhe punen e tij per atdheun e vertete por sic thote ene Lubonja po rrezikon Shqiptaret me shume se kedo tjeter ne Balkan me nacionalizma.

Dmth Ed Rama nuk u paska bere magji serbeve ne Beograd? 

Dmth Edi Rama nuk ndryshoi kushtetuten e Serbise brenda dy diteve?

jo jo Bama, nuk  thame tu bente magji serbeve,  as ti hipotnizonte ata... e thame, vizita e tij ne Beograd mund te quhet pozitive dhe dinjitoze!

por nga ana tjeter, kjo vizite kaq e pat, mbaroi!  edhe efekti i saj do zbehet, pasi politika dhe beteja  e vertete behet ne te tilla forume, psh OSBE.

dhe me konkretisht, Serbia, jo shume kohe me pare, eshte kryesuese e OSBE..  dhe per te siguruar kete kryesim iu desh edhe vota e Shqiperise... dhe Shqiperia ja dha  voten  bujarisht, nuk i vuri veton..smiley  

Ok. mire beme qe ja dhame voten,  por cfare kerkuam ne si kembim, nese kerkuam?   dhe pyetja tjeter,  a jemi ne gjendje ne bejme  politike  brutale, ashtu sikurse Serbia me vendosje veto?  ja keshtu, keshtu..smiley

Ministri i Punes se Serbise nderoi me nje kurore me lule Esat Pashe Toptanin. Pritet ne vazhdim mirenjohje serbe dhe per PKSH-ne e Berishes & Azbi Kasaj, si dhe per profesor Ilia Tolin smiley

Ministri Serb i Punes Aleksander Vulin nderon heroin e kombit Serb, Esat Pashe Toptanin

“Serbia i kujton heronjtë e saj, por Serbia i kujton edhe miqtë e saj dhe ne nuk do ta harrojmë Esat Pashën, i cili në momentet më të vështira ishte përkrah nesh. Esat Pasha ishte mik i serbëve, padrejtësisht i harruar dhe i anatemuar nga historia, qoftë edhe e jona", tha Vulin, raporton “Klan Kosova”.

Sipas tij, Esat Pasha duhet kujtuar përherë, pasi përveçse u varros pranë serbëve në varrezat e Parisit, ndihmoi forcat ushtarake serbe për të depërtuar në Shqipëri.

Te shikojme keta ballisto-nacjonalistet e PPU si do ti bejne avokatine kesaj peshtyrje ne surrat

Te shikojme keta ballisto-nacjonalistet e PPU si do ti bejne avokatine kesaj peshtyrje ne surrat

perqasja ndaj historise eshte kontradiktore ne ballkan e me gjere efendem.Ata qe per ne jane tradhetare per te tjeret jane heronj e anasjelltas.per nje pepino te amerikes kristofor kolombi eshte eksplorator i madh guximtar , per nje indian te amerikes ai eshte kriminel ne nje rang me hitlerin e miloshevicin.megjithate te dyja palet rrojne ne paqe me njera tjatren pavaresisht nga pikepamjet qe kane per historine.

Tani po flasim per Shqiptaret dhe jo per te tjeret, ai Ballisto-nacjonalist qe me te vertete e quan veten shqiptar duhet te ule koken kur te permendet emri ketij tradhetari i cili per Serbet eshte hero "sepse ndihmoi forcat Serbe te hynin dhe kryenin masakra ne Shqiperi"...ndaje Albe mos u perpiq te sheqerosesh m$tin

Me c'llogjike do duhet qe nacionalistet te mbrojne Esat tradhetarin. E keni kete te mire ju te mengjerit qe i doni kundershtaret me porosi.smiley

nese ne do presim qe serbet te bien ne nje mendje me ne per historine pastaj te permiresojme marredheniet me ta do jemi hasha per mijera vite te tjere.ne kemi kontradikta edhe mes vedi per historine.per nje pjese tonen enveri ishte kumandar i madh e i vene lule ne varr , te tjere vene e i bejne shurren..

E po historia nuk mund te mohohet, masakrat nuk mund te injorohen. Nuk mund ta shendrrosh tradhtarin ne hero per hir te mardhenieve me Serbin. Serbi ka probleme me vetveten ne radhe te pare dhe duhet te filloj nje katharsi dhe kerkoje falje per krimet qe ju kane kryer Shqiptareve perpara se te pretendoje per nje qasje te sinqerte mardheniesh dypaleshe.

kush tha se po e shnderrojme tradhetarin ne hero ne.lulet po ia vene ata.ne syte e tyre ai shpetoi ushtaret serbe .ne syte tane ai ndihmoi pushtuesin.per greket naepolon zerva eshte hero , per ne kriminel qe shfarrosi camet , megjithate me greket kemi marredhenie te mira.

Une po diskutoja keta tanet se nuk me inteson shume se c'ben serbi, serbi do nderoje hafijet e veta qe financonte. Ai cope plehre mori ate qe meritonte, plumbin ballit! Ai nuk shpetoi ushtare serbe mos e fut koken si struci ne rere, ju hapi portat Serbeve te masakronin shqiptaret ne veri te vendit. Mos harro se zona e Malit te zi asojkohe kishte nje popullsi te madhe shqiptare te cilet u vrane dhe shperngulen nga serbet. Eshte mjeran ky krahasimi yt qe i ben historise sone me Amerikanet Native dhe Kolombin..Shoh nje kompleksitet inferioriteti. Kush jane shqiptaret Nativet amerikane sipas teje dhe Serbet jane progesistet e Kolombit? si nuk te vjen ca rende qe keput brockulla te tilla 

Shoh nje kompleksitet inferioriteti. Kush jane shqiptaret Nativet amerikane sipas teje dhe Serbet jane progesistet e Kolombit?

Ky kompleksi yt i superioritetit ndaj racave te tjera qe sipas teje jane me te ulet se shqipot eshte ne fakt shprehje e kompleksit te inferioritetit .njerezit inferiore ndihen mire kur ulin te tjeret.serbet ishin ne kalim per tu rigrupuar ne korfuz gjate luftes se pare  boterore .gjate kalimit u sulmuan nga cetat e elez isufit me shoke .esat pasha u dha mbrojtje kuptohet ne shkembim te parave dhe garancise se do ta njihnin si krietar te shtetit shqiptar i cili perfshinte disa zona te shqiperise se mesme e te veriut .Per nacionalistet serbe esat pasha eshte si fjala vjen miladin popovici apo dushan mugosha per komunistet shqiptare.

Une nuk shikoj raca te ulta apo superjore qe te bej krahsime racore, idianet(lukerkuqet native) dhe Kolombi( progresist i bardhe), e bere ti kete krahasim ne fakt dhe te bera pyetjen se kush jane shqiptaret ne kete biomin tend racor...se duhet ta dish kaq gje  kolonizimi ishte nje lufte racore. Serbet bene nga krimet me mizore ne veri te Shqiperise dhe te ishte per felliqesira dhe tradhetare si Esati te cilit sot ti po i del avokat, ne sot nuk do te ekzistonim si shtet dhe komb! Mua nuk me interesojne fare nacjonalistet Serbe qe ti po i permend se te gjithe e kane te shkruar neper bluze "shqiptar i mire eshte shqiptar i vdekur".

Une nuk po i dal avokat esatit po te shpjegoj se cfare shohin ata ne te.menyra se si i qasesh ti ketij problemi tregon nje nivel teper  teper  te ulet perceptimi te lutem shume.e patem llafin se per figura te njejta popuj te ndryshem kane vleresime kategorikisht te kunderta.kolombi mbahet si detar eksplorator i guximshem e krenohen taljanet me te ,ndersa per indianet ai eshte njeriu qe i shfarosi ne nje rang me hitlerin.zerva eshte hero per greket ka statuje te tij ne greqi, per ne shqiptaret eshte kriminel vrases i cameve.po keshtu ai serbi ne varrin e te cilit vuri lule ed rama eshte burre i mire per ne por jo per serbet .

Ngazellou, eksitohu o gjemb me historine alternative...E morem vesh , sipaz zoterise Esati sihte hero dhe u vra se donte te ruante kufijte e Shqiperise smiley 

Art,ne shqiperi nuk ka akoma kombetariste. Ne qofte se me kete emertim do te quash cetniket e saliut apo tipat 'iliatoliste' si alba me nr ,kjo nuk eshte e ndershme.
Edhe saliut kur te vdese do i vene lule serbet.
Ne na duhen fan nole dhe i.qemale te rinj qe te dalim nga gropa e mutit ku jemi. N.q.s shqiperia nje shtet-nje komb nuk behet objektiv kryesor ne jemi ne rrugen e palestinezeve

Edhe saliut kur te vdese do i vene lule serbet.

+1

Shqiperia do behet komb kur te kthenesh ti ne memedhe si pellumb i shkruar.

o arto, ca eshte kjo metoda e punes qe bashke me kushtet e lojes percaktoni dhe skemen kundershtarit. Avni Rustemi psh ishte nacionalist. Me ca llogjike del e thua te shohim se si do e mbrojne Esad Pashen nacionalistet? Pa fol pastaj qe ngaterron balliste e zogiste dhe i fut ne nji kanace sepse ashtu jane etiketu gjithmone
Qekur flamurin e nacionalizmit e ka marre e majta qe ti perfaqson? e majta si ideologji e praktike eshte internacionaliste. Deklarata e Rames nuk duhet konsideru ne ket prizem. Per 2 arsye:
1 - se Rama ne vetvete ka nji karakter ala te papercaktum se kujt filozofie politike i perket, Shife dhe kronologjikisht po deshe.
2 - Politikisht, Rama dhe Berisha jane aksidente dhe qe te dy ne zallamahi e siper kane kercy ne partine se ciles nuk i perkasin

Esat Pashen e palosi Avni Rustemi, indrite shpyrti atje ku eshte. Se athere replikat me tradhtaret nuk beheshin me artikuj gazatash, por me plumb.

Ashtu ishte koha, se me gazeta tradhtia ne Shqiperi trashet gjithnje e me shume.

Fjalet ,artikujt  i merr era dhe nuk behet asnje ndryshim. ,

ne kohen e Avniut nuk kishte drejtesi, ( shtet ligjor me nje fjale )kishte vetgjyqsi popullore, dhe ndergjegje te larte patriotike! e sot nuk ka as drejtesi dhe as ndergje te larte patriotike , se po te kishte  kombi yne do t ishte ne lartesine  duhur, me vendet e tjera ! 

 Per pak buke pak drite dhe pak hekur, ka vuajtur shqiptari ne shekuj-ka thene Kadareja i vjeter. e sot buke kemi, po skemi `drite` skemi `hekur` smiley

Duhet me u rishkru Historia, se po ta menosh holle holle Serbet na kan dash e jan mundu qe te mos bojme gabime emocionale ne historine tone te brishte. Dicka te mrekullueshme e kan pas Serbet qe Esat Pasha, (shifja epitafin me germa arabe), vendosi te prehej prane ushtareve Serb. Po Ene me Zogollin e permbysjen e Nolit, na mbojten nga Komunizma tu sjell cunat e tyre te armatosura. Po ene nga Dhemokracia na mbrojten kur perkrahen Koci Xoxet me shoke, Po ene me Fazllicin na mesuan parine si me u pasuru ani se ene Serbet u ben pronare te Shqipnise me ne fund. Me vjen mire qe gjakrat jane qetesuar dhe ne do jemi me gjakftohte ne konfliktin e ardhshem me komshinjte tane te Veriut.

Eshte nje oportunitet i humbur qe  BREZI I RI  nuk ofron thelbesisht nje dicka me te mire se brezi i vjeter ..shoqeria shqiptare nuk ka marr manaxhere dhe politikanet e duhur per te shkuar me shpejt drejt BE.

Gjeni autorin ! 

Gjergj Bojaxhi?

smiley thenie e bukur por me  bukur ishte kritika per Bashen si politikan karriere, gjasme  pa kontribuar as edhe nje fije ne shoqerine shqiptare, perkundrazi ne karrieren e tij e ka demtuar kete shoqeri!

 http://www.gazetatema.net/web/2014/11/16...

Plasen shashkat ne stadium ne Milano, nga Kroatet.

Si su rri menjerja rehat ketyre Sllaveve te llastuar ....dhe Evropi prap Shqiptaret e shkrete mban ne goje. Jo po kemi Esatet moderne e na thone qe jemi njesoj...

Ky hajvani sa vjen e i ngjan Berluskes, ishalla perfundon me keq se ai.

smiley e mo, se anekdod ishte! 

E vure re si e pa Merkeli, c'eshte ky idiot. smiley

Mire mer mire se barcalete qe, po kuptimi si u tha dmth ne (muzhiket) te qeejme ne kome. Hajt se ne te semes kane per te shku me kete menje, me keq se me 90ten. 

Hahaha u nenderos dhe Itali Kroaci smiley

Dhe Kroatet kerkuan falje.

Per mua vizita e Rames ne beograd nuk kishte asnje te keqe. Kjo eshte lagjia jone, e keto jane kerkesat diplomatike, apo nga me lart. Ketu takohet Abbot me Putinin, e te mos takohet Rama me Dacic.

Nga sa di une zoti Art, ballistet kane qene fanoliste dhe antizogiste te betuar.

Me thuaj nje deklarate te BK ku i del ne mbrojtje Esat Pashes.

Nga sa di une asnje parti politike nuk ka pasur ne plan dhe as nuk ka qe te rehabilitoje Esat Pashen,Koci Xoxen apo disa te tjere.

Po flet si Enveri o derezi.

Përfaqësuesit shqiptarë dhe amerikanë janë përfshirë në një debat të ashpër me përfaqësuesin se në Këshillin e Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

 

Se kuptoi dot se cka dash te thoshte gazetari/ja me kete fjali !!!

Ka ndonje ketu qe te na e perkthei pak ???

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).