Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi sot miratimin e kerkesave të ardhura nga grupet nismëtare per mbajtjen e referendumeve për të shfuqizuar harten territoriale. KQZ-së iu deshën rreth 140 minuta për të marre vendimin e parë pro mbajtjes së referendumit që i përket pikërisht komunës Përparim në Qarkun e Elbasanit.

Përfaqësuesi i PS në KQZ, Genc Gjoncaj tha se kërkesat për referendum nuk janë interesa qytetarësh, por iniciativë e Partisë Demokratike. Me heret Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrezoi kerkesen e Partise Socialiste per pezullimin e trajtimit te kerkesave per referendum nga komunat derisa Gjykata Kushteuese të shprehet për kërkesën e Partisë Demokratike. 

Përfaqësuesi i PS, Genc Gjoncaj tha në mbledhjen e sotme se "këtu duhet të ishin prezentë edhe grupet nismëtare që kanë kërkuar referendumin. Më së paku një përfaqësues i nismëtarëve të lexonte kërkesën. Këtu po flitet për një cështje shume serioze. Thirrja e një referendumi është një përgjegjësi shumë e madhe e institucioneve. Ju e dini që në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur një kerkesë nga PD për të shpallur antikushtetues hartën e re territoriale. Ne kerkojmë pezullimin e vendimmarrjes së KQZ-së" , tha Gjoncaj.

Por propozimi u kundërshua nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike Njazi Kosovrasti sipas të cilit “kemi dy pretendime nga Gjoncaj. Lidhur me pretendimin që kërkuesi duhet te jete present në sallë kjo  është e drejtë e tyre dhe nuk ka detyrim që ata duhet të jenë ketu. Sa i takon cështjes se Kushtetueses, PD ka ankimuar tjeter gjë, ka kërkuar shfuqizimin e një ligji i cili është anti kushtetues. Ndërsa në kërkesën e tyre qytetarët nuk flasin për ligjin, por për shkrirjen e bashkive të tyre".

Pas propozimit të Partisë Socialiste, administrata e KQZ mori 15 minuta kohë per t’u shprehur lidhur me pezullimin e shqyrtimit të kërkesave per referendum.

Në KQZ sot është parashikuar te trajtohen kerkesat e 129 njësive vendore.

Debati në KQZ

Gjoncaj: Këtu duhet të ishin presentë edhe grupet nismëtare që kanë kërkuar referendumin. Më së paku një përfaqësues i nismëtarëve të lexonte kërkesën. Këtu po flitet për një cështje shume serioze. Thirrja e një referendumi është një përgjegjësi shumë e madhe e institucioneve. Ju e dini që në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur një kerkesë nga PD për të shpallur antikushtetues hartën e re territoriale. Ne kerkojmë pezullimin e vendimmarrjes së KQZ-së.

Kosovrasti:Kemi dy pretendime nga Gjoncaj. Lidhur me pretendimin që kërkuesi duhet te jete present në sallë kjo  është e drejtë e tyre dhe nuk ka detyrim që ata duhet të jenë ketu. Sa i takon cështjes se Kushtetueses, PD ka ankimuar tjeter gjë, ka kërkuar shfuqizimin e një ligji i cili është antikushtetues. Ndërsa në kërkesën e tyre qytetarët nuk flasin për ligjin, por për shkrirjen e bashkive të tyre.

Gjoncaj: Merrni në referencë kërkesën e PD drejtuar Kushteueses dhe kerkesën për referendum që keni përpara. Te gjithe kundërshtitë në dy materialet janë të njëjta.

Shtjefni: Nuk duhet të konfondohen kërkesat që janë cuar në Gjykatë Kushtetuese me kërkesat për referendum që vijnë këtu.

Kosovrasti: Mendoj të vazhdojmë me rendin e ditës. Sot rendi i ditës është ky që të vazhdojme me materialet që qytetarët kanë paraqitur për referendumet vendore.

6 Komente

Përfaqëuesi i PS në KQZ, Genc Gjoncaj tha se kërkesat për referendum nuk janë interesa qytetarësh, por iniciativë e Partisë Demokratike.

I mesoni ketij idiotit se ndryshimet territoriale nuk behen pa miratimin e popullates qe prekte. Perndryshe o idiot, neser te vjen serbi apo greku dhe te anekson gjysmen e Shqiperise pa te pyetur fare, ose te vendos nje KM kukull qe, llafi bie, ia jep gjithe jugun e Shqiperise Greqise.

Pastaj kur thote se nuk jane interesa qytetaresh, eshte per te shkulur floket, sepse partite per ate pune jane.

Ajo qe me cudit mua, eshte se KQZ, qe nuk di te jete ne kontroll te opozites, ka zbatuar thjesht ligjin. Prisja ndonje skuthllek. Kushedi se cfshihet pas...

i vdiqem francezet nga krahu i djathte!

Belul ha jep nai link mer se spo shtyhet .

Lefteria, po ben me te keqen sepse eshte ushtare e Salihut.Te miratohet kerkesa e dallkaukeve , kryetare komunash , qe humbasin vendin, sepse kane dredhur zinxhiret , ata me katundare te regjistruar , kur mbi 80 prrqind jane qyteteve...! Kjo nuk duhet re kaloje lehte nga Gj.Kushtetuese 

Wow, po pse akoma lefterija dmth ajo sora qeka akoma kryetare e Kqz? Po cfare prisni o deputeter, mbidhuni dhe hiqjani skalpin . Jo, jo se tallem, ajo edhe me skalp te kall daten pale pa hic fare, lebetitesh.

Kane bere nje çarap qe nuk dihet nga e ka thembren smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).