Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet për të zbuluar skemën e zhdukjes së 12.000 kallëpeve tritol. Sipas Prokurorisë tritoli u zhduk nga magazina ushtarake në Nuaj të Krujës. Kjo sasi tejet e konsiderueshme lënde plasëse dyshohet që mund të jetë shitur për shpërthimet në guroret e zonës, por edhe për veprime me qëllime terroriste në qytetin e Krujës, si në rajone të tjera të vendit, por edhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Për shkak të akteve të shtuara të atentateve me lëndë plasëse në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës, Prokuroria e këtij qyteti ka ndërmarrë hetime të gjithëanshme për të zbuluar origjinën dhe itinerarin e tritolit që është përdorur në shpërthime kundër bizneseve, shtëpive banimi dhe ambjenteve të tjera private.

Hetimet për zhdukjen e sasisë së tritolit filluan pas akteve të shpërthimeve me këtë lëndë plasëse në zonën e Krujës. Prokuroria bën me dije se është urdhëruar ndalimi i përgjegjësit të magazinës së armatimit Adem Hasani. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre. 

"Në kuadër të këtyre hetimeve, si edhe në bazë të një informacioni të përcjellë nga Policia Ushtarake, Prokuroria e Krujës ka kryer veprimet e nevojshme proceduriale, në vijim të të cilave fillimisht ka urdhëruar ndalimin e shtetasit Adem Hasani, me gradë tetar, me funksion përgjegjës i magazinat e armatimit në fshatin Nuaj, Krujë. Ky shtetas është i dyshuar fillimisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 70/1 të Kodit Penal Ushtarak. Ai është ndaluar pasditen e sotme nga Policia Ushtarake në qytetin e Krujës."

Në njoftimin e prokurorisë bëhet me dije se vlera e tritolit të munguar llogaritet 200 mln lekë. 

"Në bazë të veprimeve proceduriale, rezulton se materiali ushtarak që mungon në magazinat nën përgjegjësinë e shtetasit të ndalur, krahas dyshimit se mund të jetë përdorur për qëllime keqbërëse, i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerë shumë të konsiderueshme, e cila llogaritet në rreth 200 milionë lekë të reja. 

Në urdhërin e ndalimit ndaj këtij shtetasi, Prokuroria e Krujës konstaton se municioni që mungon në inventarin e magazinës, si fishekë, kallëpe tritoli, lëndë plasëse, djegore, etj., janë të një karakteri sensitiv, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha dhe paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore nëse bien në duart e personave me precedent penalë apo organizatave me karakter kriminal. Prokuroria e rrethit gjyqësor Krujë po vijon hetimet për të zbuluar skemën e plotë të zhdukjes së materialit ushtarak, si edhe persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë situate.

80 Komente

.. ne repartin e xhenjos, jane zhdukur materjale te rendesishme ushtarake, mes te tjerash: mina me sahat...

 

hehehe, syleshet po e marrin me qafe Perandorine!

kane humbur e them me delikatese sepse jane zhdukur nen hunden e ushtareve tane syleshe!
 

vrisja mendjen ne ate moshe se si mund ta kish thene italisht "sylesh" ai

pse tani e  paske gjetur si i thone italisht sylesh,  mo..?smiley

 

mua, ne ate moshe, nga kjo skena e famshme e fjalimit te gjeneral  Piçionit, aka i madhi Ndrek Luca, me ka mbetur ajo pjesa kur gjenrali thote: ''ne do tu pergjigjemi me grushtet tona te fuqishme''...    ne kete moment  Bert Verria dhe sidomos Minella Borova  shtrenguan dhembet  me nje shprehje  vetkenaqesie te dukshme ne fytyre..smiley

skenare leshi te them te verteten po regjisore dhe aktore qe punonin deri te detajet per t'i nxjerre shkelqyshem karakteret. Po tipa si kta lart i meritonin deri ne qindarke ato pare qe merrnin. Ke ate Veren dhe "cakmakun" aty pastaj qe mgjse kane role kryesore, as i kane qullosur dot. Nuk eshte me te dashur

a, se e gjeta.. shikoje skenen per nja 20-30 sekonda...

 

p.s ky ''cakmaku''  ne fakt, ka qene gjithmone shume serioz dhe si i kontraktuar ne role..  dhe te ky filmi, per dreq, i duhej te qeshte vazhdimisht, por i dilte shume keq, gati fallco..

ndersa kjo Vera ska qene aktore ne te vertet..  kjo ka pas mbaruar per mjekesi, doktoreshe ishte.. por ja qe ca regjizore e kishin qejf..  me cmbaj mend ka lozur ne 3-4 filma kjo..

Ku shkoj mija te shkoje dhe qindi. smiley

Ma par, armatimin municionin, fishek, pistoleta, i dorzonin vet  shqiptaret ,nga mosha 16 e deri ne moshen 65 vjec basdite mbas  zborit!

Si ndryshojne njerzit a !

 Po ky popull firaun ka qene edhe athere! Ca ka ndryshu ?smiley

 

ishte armatim pa FISHEKE. 

Kerkojme doreheqjen e Ministres se Mbrojtjes

Kjo nuk eshte ceshtje politike, eshte ceshtje teknike ligjore ceshtje organizative nga ana shtetit  qe ka vite qe eshte problematike. Gerdeci ishte kulmi, mbas 1997! Kjo nuk eshte as nje gje para ketyre. Pergjegjsia ne kete rast eshte vertikale, brenda qeverise. Po nuk u zbuluan autoret pergjgjsia bie tek Ministri sigurisht!

fol ne emrin tat, o Fiqo!
Sindikata e pjatalarsave te amerikes se veriut ala nuk eshte mbledh per te dale me nji qendrim. Gjithmone i nxitum ngele.

Atehere mblidhuni shpejt, te dilet me nje deklarate te qarte, nuk pret koha per mish pate, djalken po e transferojne per ne burgun e Fushe-Krujes sonte.

Mos e dhisni punen.

shoket e lagjes ''Lirim'' nuk kane ardhur akoma. mbas ores 6 te darkes bie shtetrrethimi ne ate zone. 

vetem une me Bredhin jemi prezent por nuk kemi korumin e duhur per te vazhduar. Mendoj ta shtyjme per neser, mbase vjen dhe Elba si sekretare per te minutuar takimin.

Si mendoni?

/$%dyqenperzennjelepur*/#

Them se Fiqo ka te drejte po te shofesh neglizhencen tipike tonen.
Mbledhja duhet bere neser ne mengjes. Elba do jete e pranishme, ka njoftu qe per shkak te seriozitetit te situates, ka lene pushimet pergjys. Jane siguru logjistika dhe per delegatet nga vendet prane. Xhibi ka konfirmu dhomen dopio me gjembin dhe M_Ll.

 Xhibi ka konfirmu dhomen dopio me gjembin dhe M.ll

Dhom dopjo kujt i thu ti ,double bedit ? me fal per nderhyrjen e .

mos e vrit menien po he!
ke bo naj gjo?

sa kurioz qe bohesh.

kam pershtypjen se Fiqo do me e perdor strukturen tone per qellimet e veta personale. duket sikur eshte influencuar nga disa individe shqipfoles nga vende te pellgut te Beneluksit. provat qe kam ne duar nuk jane te konfirmuara nga kanale te tjera indipendente per ta denoncuar kete komplot.

Jo, per ate ideal, jo. 

Lere lere, une kam nje dyshim te tmerrshem. Me fal iFiqo, mos e merr personale, por do ta them per hir te kauzes. Po sikur, larg qofte dmth, Fiqon e vertete te na e kene rrembyer (dihet se kush), dhe ai ka qendruar si burrat ne tortura e s'e ka dhene passwordin e peshkut. Keshtu kane futur iFiqon ... Jo per gjo por ky "Fiqo" apo  iFiqo as vjersha s'ben me. Perfundimisht po nuk shkrujti ndonje vjershe (jo ivjershe) shpejt e shpejt dyshimi mbetet e nuk duhet t'i tregojme bazat. Si tha ai, fola e shpetova shpirtin.

Sekretare kemi Lizin , bjonden . Elba merret  me investigime regarding tritolin. Deri tani jan kap ca peshq me presh ne duar ne bashkpunim me  fjatoret e Gerdecit.

Ademi eshte hero. Fale vepres se tij, rregjimi komunist i Tiranes ka 12000 mundesi me pak per te shkaterruar pronen dhe jeten e shqiptareve liridashes.

Janë shtu analët , shakaxhijtë dhe Protestuesit që kërkojnë dorëheqje . Edhe të shqetsuarit revolicionarë të prokurorisë . Po jo pak edhe kapterrat në drejtim ! Harrova OJQ nënën berisha me atë të ZMK në Bashki !

Me që pyte çfarë ka ndryshu ...Mejtim e kishnja ! Mund të kesh kontra !

Qeni nuk mban brek, ja kjo a ndryshu!  Ka hik fryka nga shteti, nga ligji!

Po Guvernatorin Terminatorin e rrasen mrena per te nejtin gjynaf masi e demaskun si mikroborgjez i vegles apo jo? 

 

 

 

Po si pa sheqer, si me dy luge, kafe eshte e shkreta o Fiqo. 

Edhe rakia si me sheqer e pa sheqer raki eshte o fiqo,

Mos, prit tashi kur te dale Rama ne konference me te emen e Mimi Kodhelit duke dhene doreheqje...apo do dorehiqet e ema e rojes se repartit ku u vodh tritoli...apo e ema e kreut te NATO-s qe na ruan pistat e aerodromeve ushtarake prej avioneve te mushkonjave derisa ne i betonojme pistat?

Mjer nenat e gjora thuaj, nga te heqen dore me pare...

Apo do dale Tiku Kosi, m'fal Tiku Llalla, te thote qe rojet e repartit ushtarak ate dite qe u vodh tritoli kishin qene ne Elbasan tek psikiatriku per te blere nje krem qe te ul enjtjen e syve?

P.S. Ndonje shkrim tjeter sot ne media qe flet per fajin e shoqerise barbare ne lidhje me vrasjet e Xhuvanit i cili u rrit duke fjetur mbi libra dhe kaseta filmash dhe jo mbi guna delesh si maloket qe erdhen nga Tropoja dhe i zune shpine shkabes n'Tirane, apo ncuk? smiley

diku ne nje teme tjeter sikur the "c'pune ka deputetlleku me djalin kriminel" tani po tall boothen me nenat e ushtareve te repartit ... mblidhe mendjen njehere e mire

Sot SHTETI RA perfundimisht! Vjedhje te tille dinamiti Shqiperia nuk kishte pa bile bile as ne 97. 

Propozoj Tahiri te denohet per kete ashtu si i ka hije nje shteti te rregullt si ai i joni. KM-ja te jape doreheqjen sipas shembullit te Xhuvanit. 

 

E ku eshte habia tek ky lajm? Te gjithe shitesit e tritolit qe ka kap qeveriu tek Pazari i ri, kan qen ushtarak. A ka mbet ndonje gjo tjeter per tu vjedh ne shtet e per tu shit vec tritolit? ene pyjet e Pukes kan nje fund. Do zoti nuk vjedhin pjese nga digat e hidrocentraleve, se kan per tu lag keq.

Nuk kishim degjuar thagma te tilla ne kohen e Cunit te Sheqeres, eh ci bem vetes me ato 1 milion shuplaka...dhe nuk i terheqim as dot....se pas 3 vjetesh ai eshte i rrjedhur komplet.

Propozoj Tahiri te denohet

smiley tek Feziu (gazetar cinik militant i pd) e kishin gozhdu Tahirin bashke me Tan Hoxhen, dhe Bushatin, kalemxhinje pay as you go njosoj sikur studio e Klanit te ishte Komisioni i hetimit Parlamentar per ceshtjen Xhuvani!! smiley ne Parlament ,

Me mire se sa eshte pergjigjur Tahiri tek Klani nuk do te ishte pergjigjur ne kete komision parlamentar, edhe kta gazetaret, ishin shume mire, ne rolin e htimeve,si hetues - deputet, qe nuk lane as nje pytje  pa bere per te zbardhur aktivitetin e Policise se Tahirit!smiley

Keta pa tjeter donin qe Tahiri te pranonte gabimin qe Policia nuk kishte punuar mire me krimin dhe kriminelin!

Por as nje fjale per Prokurorine, asnje fjale per gjykatat qe lirojne kriminelet ne sallen e gjyqit dhe me gjithe ate ata kembungulin se fajin eka policia dhe jo prokuroria dhe gjykatat !

Paradoks me i madh se kjo kmbengulje eketyre gazetareve pro- opozites, nuk ka !

Shqupistat lejohen te sulmojne vetem Policine, por jo Prokurorine, Udhezimin e beri Cuni i Sheqeres, qe dha direktiven.....Prokuroria te beje punen e vet e ti shkoje deri ne fund ketij krimi Xhuvan....Nuk ka besim Babasqapi i Idrizit tek Pulizia por veq tek Llalla. Prokuroria eshte e tyre, Kurse Pulizia e Evdvinit. E doni shtet pastaj. Nejse ditet jane te numerume, Cuni Shqeres do nxjerri uraganin popullor me 22 nentor, dhe eshte e keshillueshme te blini Po-Corn dhe pijet tuaja te preferuara ate dite.

Fejziu me shkop, a thu po drejton, betejen e Vaterlose se Napolon Bonopartit smiley  perpara nje ekrani te modh qe nuk e kane as gazetaret e BBC s

ne dyelin e gazetareve, perball Policise (sic thua ti ,dh eshte evertete, qe kta thone se eshte e Edvin Rames , )meqense Ministri eshte i mazhorances, (dhe lejne ne hije LLallen e Prokurorise ),

 

Do te ishte e mire ne qoftese ,  Tahiri te ishte sebashku me Llallen dhe te ballafaqoheshin , por keta i kane ndare, keto dy institucione, duke diskutu vetem Tahirin dhe jo edhe Llalen !

Shkurt Media eshte e paafte, sepse favorizojne boset e tyre qe janebyth e breke me politikanet dhe jane kunder publikut, marin ato rroga kot duke ber llogje kavaje per 3 ore !

Nuk shikohet Klani i Fejziut!

hajdutizmi ne shqiperi behet gjithmone e me kreativ e i pergjegjshem. smiley

Janë aksione të suksesëshme të PD-hit që po Luftojnë kulshedrën kamuniste sepse i ka marrë pushtetin popullor të fituar me aq gjak e sakrifica , me ca çunakë Neobllokmenë smiley

Dmth nuk mund të vlerësohen si hajdutllëqe të thjeshta smiley

te thash njehere SHTETI RA! ... sic thoshte dikur POETI por e cliruan nga detyra dhe ate pasi nuk pati suksesin e humorit te thelle xhibolsk qe kerkon nenat e ushtareve te repartit te japin doreheqje. 
Ja kesaj i them opozite une i nderuar!

Larg duart nga Xhibolja .

Ndaj pushtetit të saj në Dërstilë vetëm një variant rrënjasiu tentoi njëherë .Por nuk e lëshon .E ka mujtë prek kohësh kulshedrën kamuniste , neokomuniste , Të qëndarve anëve dhe eksttremet si do që të çfaqen . Vet e madhërishmja është Tundur baraZi nga të fryjë .Me gjasa asnjë nuk i thotë Ti je .. Çfarë ?..

Dmth si membër i PPU nuk e pranon se mos del nesër del nje Blog tjetrë Mishi pa Gjak .Kështu që mba  Devizën

As mish as Peshk por edhe Mish edhe Peshk ..

kape po munde.Atje  Ulëriu Poshtë mama Xhuvani ...siç e ke konstati me të drejtë , tani bën ironi me dorëheqjen e mama Ushtarit smiley

Prap ia keni fshehur ilacet Idrizit? Lejeni mer rrehat se do ta merrni ne qafe, mistreca!

Aty, demi me i madh, nuk eshte 200 milion leke te reja, por paniku, psikoza qe krijohet ne popull nga gjith kjo sasi tritoli e vjedhur apo shitur. Dhe dihen pasojat pastaj, njerzit duan te ikin nje ore e me pare nga nje vend ku krimi ben kerdine. 

Pjer, gjera te tilla ndodhin kudo, edhe ne Belgjiken tende. Te mos nxitohemi ne gjykim sic ben Fiqo mendoj une

Bredharako, vetem ketu nuk bojn vaki keto gjojna. Ne Amerike, Meksike e deri poshte edhe mund te bojn vaki, por jo ne Belgjike. Ketu regjistrohet edhe sa pordhe ben smiley

i kam thene Bredharakut qe ky anti-amerikanizmi e ka marr ne qafe PTH, - jo, thote ai. PTH eshte euroantlantik dhe dishepull i Daj Sam-it.
Ja ku i ke faktet Bredho, here tjeter mos na humb kohe kot kur takohemi per te diskutuar per çeshtjet shqiptare.

Me fal per nderhyrjen jashte teme: doja te dija cfare marke shaptilografi perdorni ju te GAT?

olivetti zonjushe e nderuar. per arsye operative nuk mund t'ua them # e serise sepse jemi duke shtypur ca kopje te nje libri mbi ekonomine qe ka dale kohet e fundit ne shqp. besoj se na kuptoni.

Ju kuptova. Marrje.

- Gjëja e parë, - u thashë, - duhet të shkruajmë e të shpërndajmë sa më shpejt një trakt. E keni gati «shtypshkronjën»? - iu drejtova mandej Mihalit e Mistos.
- Gati është! - m'u përgjigjën ata.
Kishim vërtet një «shtypshkronjë» në atë kohë, të cilën e ruanim dhe kujdeseshim për të si për një krijesë të rrallë. Në kujtimet e mia edhe ajo, Bado e thjeshtë e primitive që qe, zë një vend të nderuar vendin e armës së luftës.
Nevojën për të na e diktoi vetë puna që bënim. Përditë e më tepër ne duhej të zhvillonim një propagandë më të madhe. Por s'kishim as libra, as broshura. Nga frëngjishtja përktheja disa copa të shkëputura nga veprat e Stalinit që bënin fjalë për Partinë Komuniste Bolshevike të Bashkimit Sovjetik dhe për Ushtrinë e Kuqe, por edhe këto mezi i gjenim. Edhe kur i hidhnim në dorë, nuk kishim mundësi t'i jepnim për daktilografim. Unë vetë dija të shtypja dhe m'u bë zakon që, edhe shumë vjet pas Çlirimit, çdo fjalim ose artikull timin e shkruaja ne një rnakinë «Olivetti».

Gezuar pervjetorin Fiqo!
A bete ndonje aktivitet me shoket e nju jorkut sot?

 

Sapo doja ta pyesja dhe une cfare beri celula sot per ta festuar.

"Ketu regjistrohet edhe sa pordhe ben"

po normale mer Pjer, kot nuk kembngul ti te rendesia e obligacioneve CO2!!.smiley

Po qe prokuroria po hetonte nje minister te kesaj qeverie per korrupsion,pse s'e nxirni si lajm? Vete Llalla na bani me dije per nje fakt te tille.

Komplot i treshes se Horrava te Bulevardit;Berisha-Nishani-Llala kunder Rilindjes,per te hedhur balte mbi punen e shkelqyer te qeverise sone.

heu,po besa . smiley

po puna tani eshte te fillojme cik nga spekullimet... kush mendon ti se mund te jete ky ministri ne fjale?

duhet me dite se kush ka qarkullu ma shume leke neper dure.kam frike se jane t'u u marr me gjiknurin,kot po tham. smiley

jo, ashtu duhet te jete.. ndonje i paperfolur nga gazetat duhet jete... dmth surprize.smiley

se po te nisemi nga cthuhet lart e poshte ne shtyp, mund te jete Veliaj, per ate dasmen e famshme folkloriko-kulturore qe e sponsorizoi ministria e Kultures, apo tenderi qe thone se mori vllai i tij, kur erdhi Papa....
pastaj po te jete e vertet ajo qe thone per Tahirin dhe babane e tij per ate kutine e ndihmes se shpejte ne makina, kjo pastaj eshte shume e rende... se nuk eshte thjesht pune korrupsioni, por menya si e bene te kujton Arturo Ui... ne fillim te djegin magazet ne Port, pastaj te thone: e shikon qe te duhet ajo bombola zjarrfikese..smiley

p.s. ore ke vene re ti, zakonisht te PS ministra e deputete kane problem me djemte e paedukuar ndersa Tahiri ka problem me babane..smiley

sidoqofte,ti kot entuziazmohesh,qenin e ngordhur kane per te gjetur.ne ministra i kemi te paster, si ujt'e kristalte te bjeshkeve te mija. smiley

po mer po, sllogan i njohur ky ju nga mbetur qysh nga partia e Punes..smiley si thosh sh.Enver: uji rrjedh i kulluar nga larte, por turbullohet poshte......., te polici i trafikut.smiley

smileyMbase Naçon

 

o Fiqo, se permenda edhe Partine e Punes, harrova fare.... Gezuar, festen, 8 Nentorin!

Edhe ky 8 Nentor si shume te tjere para tij na gjeti ne rradhe per te pagu dritat.

Komunistat do bokan harem me Xhesi Xhej ket here smiley

Si dikur me Maria Farandurin smiley

Mire qe s'po shko Bebe Rexha thuj

Ca bahet per 8 Nentor me ?

 

smiley

s'po gjej dot vidion kur pyeten pleqte e lagjes - Ketu ne kete godine dykateshe me 8 Nentor ,  Nena Parti lindi dy femije nje , Pd dhe  Ps , dini ndonje detaj me shume ??

Nuk e maj men vallaj - tha moma- kam qene ne pune ate dite

bakllava mgjse nuk duhet me ekzagjeru se revolucioni ala nuk ka triumfu

Elba une gjeta ket mikun tem qe eshte pranu kamunist per merita te vecanta ne dite te shenume. Po smund te kish zgjedh vjetorin e pushtimit te Polonise a cekoslovakise si disident i thekur qe ishte.   82.jpg

http://gazetadita.al/heronj-te-rreme/

s'ka faj Agron Llaka per mendimin tim smiley

A ka burra kjo kull? smiley

Problemi eshte qe ku ka vite qe ka vjedhur dhe tani kur u kerkua nje hetim u zbulua. E njeta gje dhe ne banken e Shqiperise ai kishte 4 vjet qe vetem vidhte rehat. Po mire me spaska kontrolle nje here ne vit qe te shifet gjendja e magazines. Albanistan smiley

po pra, MM thote qe vjedhja eshte e hershme po si nuk e kan bo publike deri tani?
Apo do ken qene te zene me luften ne irak thuj? 
dikush duhet ta sqaroje Fiqon se ky merr kot. Mblodhem gjithe ato delegate kotnasikoti...harxhe jane, nuk kemi takat.

mos ndoshta ka dale ndonji mode e re ne Shqypni, ne vend te shtijne me arme ne dasem kush do mund te hedhi noji kallup dinamiti. eshte me burrerore, me zhurmuese para ca tokarev, beretta apo TT kineze. ka vetem nje restriksion/ kufizim/udhezim: te hidhen pasi dasmoret te kene ngrene se vala e zhurmes ka per ti lene te gjithe pa dhembe dhe vete daveti kot.

Vazhdon loja tipike shqiptare BIZE.

Per kaq shume tritol te vjedh dhe kaq shume shperthime qe ka pas neper rruge duhet te ishin arrestu deri te Imami. 

Bijte e eterve vazhdojne te hedhin balte o Fiqo!!
Kallzimin ne prokurori e kemi bere ne qemoti thone, vjedhjet jane te hershme. Pergezun dhe Llallen qe piu ilacin e rreumatizmes dhe venosi me leviz.

Veliaj e paska xbukuruar kaq xbukur Tiranen me rastin e Papes? Qun i multi-talentum...

Po me ata sekseret e tritolit mo xoti Dhalla, ata qe ndermjetesonin politikanet/pushteteret me vrasesit? Apo ishin tek psikiatriku n'Elbasan dhe ata? Apo vari lesht, rridh ne media nje detaj ne cdo 6 muaj dhe quhet se po hetohet?

Po me kete dosjen e vitaminave te psikiatrikut pse tallni idrizin me miletin? 

P.S. Mimi tha ndonje gje te re per trajtimet me vitamina te rojeve te tritolit pervec "ne i thame Prokurorise qe na u vodh tritoli keshtu qe s'kemi pergjegjsi" apo hic? P.sh. te thoshte qe keto pune i ka qendisur Visho Ajazi per te diskredituar NATO-n ose lakrorin e Brahos.

I nderuar Pjer ...smiley

Me shprehjen tuaj të mender Pordhës , jo se më ngjason me Xhibolen të kudondodhur për ngjarje me plasje, jo jo ta them unë tye ...smiley

Po sinqerisht më kujtove një shprehje të Komisarit që kishin në ushtri ...kur nuhaste  ndonjë shkelje ushtari

Po pse si kujton ti . Nga i di Komisari  ( Xhibolja ) gjith këto ? Po  tek ne një pordhë të bëj k/tari koperativës Vermoshit e merr vesht edhe fshatari Kakavijës për 24 orë

Belgjika imitoka ishin kështu për rregjistrim Pordhësh smiley

Dmth kot qahemi nga Xhibolja , nga e gjen këlë nuhatje se çfarë pordhe bën Min e Mbrojtjes që po vonon dhe nuk po jep dorëheqjen smiley

he mer idriso, do na e zbadhç kete skandalin e xhibes apo filma me ballista e kaubojsa akoma?

 

S'kom çekan pa e thyj murin e heshtjes tuej ma keq se ata që thyn Murin e Berlinit .Derisa sot meren me Pordhët e Xhibit na nuk kemi ç'të kujtojmë më !

Kështu që meremi me pordhët e Ballistëve smiley Ju vet ç'mejtim keshët ?

He more shokeni, ca thuhet ndonje e re, u gjet grupi armiqesor? smiley

po munohemi ..., ndersa miu na hedh valle nen mustaqe, jemi perfshire...debate te zjarrta te cdo lloj tipi, qe nga he mo plasi luft' e trete e deri te ndonje sherr i thjeshte per pune parakalimi me maqine, na shkaktojne nje impuls te çuditshem per te komentuar. raporti eshte indirekt i perpjestuar midis deshires te themi dhe ne tonen dhe kompetences per fushen.

motoja? sa me pak di, aq me shume fol!!

hap po ta ka qefi  nje debat mbi shperberjen nucleare apo shufrat e uraniumit e te shikosh qe do thone te tyren shtepiakja, pecionisti, xhyrmeti etj.

tani do na falç, po eshte hapur nje debat i ri mbi ethet e nxehta vale vale qe ze grate aty te te pesedhjetat dhe si te apasionuar qe jemi, me nickname-in audrey fiftifive, do themi tonen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).