Një këmishë, e cila shkaktoi furtunë dhe tërboi qarqet feministe nxjerr në pah se sa e brishtë dhe e paqëndrueshme është balanca gjinore edhe në vendet më të zhvilluara.

Nuk ka kaluar shume kohe pas uljes se suksesshme te misionit Roseta mbi kometen 46 P/Wirtanen. 

Njeri prej shkencetareve, pergjegjes i ketij misioni, Matt Taylor, shaktoi furtune dhe zemrim ne qarqet feministe. Shkaku: kemisha qe kishte veshur. Shume blogere dhe figura te njohura feministe e quajten kemishen ofensive, seksiste, te papranueshme duke e sulmuar egersisht Profesorin, autor ky i mbi 70 publikimeve te rendesishme shkencore.

Nuk munguan abuzimet dhe epitete banale si "asshole", "moron"....Orteku feminist nuk mund te ndalej pa e diskredituar plotesisht kete profesor i cili u detyrua te kerkoje falje i perlotur per per nje problem, i cili ne fakt ekziston vecse ne mendjet e semura misandriste. Nuk dua t'i gjykoj keto puritanet as te vendos nje paralel me prapanicen e vajosur te Kardashian, thjesht sa per detaje, kemisha "ofenduese" e profesorit permbante figurina te njohura te animimeve ne revistat e Marvel, pra keto "skuadrat e kuqe" feministe duhet t'i drejtohen njehere Marvel per seksizem me perpara se te djegin njerezit ne turat e druve.

Ne anen tjeter kemi nje ushtri femrash, te cilat perfitojne me se miri nga seksualiteti i tyre, fakt qe anashkalohet ne qarqet feministe..., por kjo nuk mund te jete pa pasoja, sepse ekspozimi ne njeren ane dhe perfitimi ne anen tjeter eshte i lidhur drejtperdrejt me publikun (i cili pa dyshim eshte i gjinise tjeter). Ne fakt ky eshte nje nga rastet me flagrante kur abuzohet ne emer te feminizmit ne saje te nje injorance dhe nje urrejtjeje pathologjike ndaj gjinise tjeter Ne vend qe keto zonja ta pergezonin kete shkencetar per punen e tij, ne te kundert ato thjesht rrembyen pishtaret dhe iu sulen per ta djegur te gjalle ne turrat e druve, per shkak te veshjes se tij "jo te hijshme" per standartet e tyre puritane".

 

62 Komente

Fajin nuk e kane feministet por burrat apo burrecet si puna e ketij,qe pasi ka bere gjithe ate pune shkencore shkon e kerkon fajle publike se nuk ka veshur kemishen e duhur.

Nuk e di por te isha une ne vend te tij do tu tregoja gishtin e mesit te tere kritikeve te veshjeve te mija.

Por sot nuk ka burra,ose me sakt ka vetem meshkuj qe dridhen se mos e tejkalojne masen nese flasin.

 

Puna shkencore dhe mendimi apo botkuptimi i nje mashkulli per seksin femer jane dy gjera te ndryshme qe nuk kane pse te krahasohen apo konfondohen. Veshja e asaj kemishe le per te deshiruar sepse shfaq shenja te nje trajtimi apo qendrimi seksist ndaj gjinise femerore, gje qe eshte mjaft poshteruese per femrat e civilizuara, por edhe per nje pjese te meshkujve te racave superiore. Ndoshta ky shkencetari nuk e ka menduar kete gje dhe si te thuash e ka bere pa vetedije, prandaj edhe kerkoi ndjese me gjithe shpirt. Dhe une e besoj.  

Ty kurrizo të të moson Hulku tani nja ca gjëra të vogla fare.

E para. Është e drejtë që puna shkencore dhe botëkuptimi që ka ai për femrën janë gjëra të ndryshme, kështu që feministokomunistonazistet nuk kanë të drejtën më minimale t'i bëjnë kritika, kërëcnime apo shantazhe për hqje nga puna njerzve. 

Por jo, kjo ndodh dhe madje ka ndodhur edhe me firma private që janë detyruar nga turmat e pagdhëndura feminazi që të heqin nga puna punonjësit e tyre, nën instigacionin e feministëve, që çudi nuk janë vetëm femra. Ndodh që ky zotëria humbet vendin e punës për shkaqe jo obiektive, por për llafologjira dhe interpretime të fandaksura sipas teorive feminazi, se kinse këmisha e tij është seksiste... E mirë, edhe sikur të jetë kështu? Çfarë pastaj? Nuk mund të jetë i lirë një njeri që të shprehi pikëpamjen e vet, a nuk ka të drejtë shprehje dhe fjale? Vallë tani, njerzit duhet të punësohen dhe ti mbajnë punët e tyre bazuar mbi pikëpamjet ideologjike si në të vjetrën mëmë Rusi dhe në satelitët e vet ku punësoheshin vetëm shokët e kllasës? 

Ky është problemi. Dhe feminizmi sikundër turmat e tjera ideologjike janë dobica të mendësisë së vjetër të kopesë komuniste. Me rënien e USSR ideologjitë dobice si feminizmi, ambientalizmi u mbushën me ish komunistë dhe njerëz barbarë me mendësi turme që i shikojnë invididët si dele, me përkatësi lukunore sikundër shikojnë veten... dhe jo si individë që flasin për veten e vet dhe jo për ndonjë shoqëri skllavëruese hipotetike. Nuk i shikojnë si ndividë, por si përfaqësues të dickaje. E shkojnë botën në luftë dhe veten si ushtarë.

Ky pesoi nje presjon te papare nga radikalet feministe sa kishte dy zgjidhje, kerkesen per falje per dicka qe ne fakt nuk ekzistonte (per te kenaqur egon e nje skaji ekstrem te levizjes feministe) apo te hidhte ne kosh 10-15 vite studime shkencore te projektit Rosetta dhe te kerkonte pune gjetke.

Nuk habitem. E ardhmja e feminazit do te jete qe te vendosin kritere per emerimin e robve neper institucione bazuar mbi kritere alla feminazi.

 

Personalisht dhe qekur kam qene ne nje moshe te vogel me kane ofenduar çakmaket me femra me proporcione ideale: dekolte qe duket se po shperthen nga permasat e çakmakut, bel mikroskopik dhe vithe ne proporcion me rrethin e gjoksit. 

Nejse, nuk jam ne dijeni te kesaj qe i ka ndodhur profesorit, por e kuptoj pse shume prej femrave mund te ofendohen sepse ne fakt imazhet ne kemishe propagojne per te pafundmen here nje femer qe nuk ekziston realisht ne toke por nuk eshte thjeshte çeshtje ekzistence por presion ditor per t'iu pershtatur pritshmerive qe ka shoqeria jone per estetiken femerore. Fakti eshte qe jemi te bombarduara me imazhe statike te bombave seksuale te cilet na kane skllaveruar menderisht e kulturalisht.

Art, "mizandria" e qarqeve feministe te ka kapur vemendjen per kete profesor, por mos harro qe femrat jane te poshteruara, te abuzuara dhe te tallura çdo dite neper internet. Barazia gjinore eshte e brishte, prandaj ka edhe revoltim kur imazhet seksiste qarkullojne neper site te ndryshme duke percjellur nje ideal qe asnjera nga ne nuk i perputhet ( te pakten pa u lyer apo pa u depiluar). Jo vetem qe duhet te tolerojme imazhet por u duhet bere leshime edhe komenteve groteske e seksiste te babeziturve te internetit, vetem dhe vetem per hir te barazise gjinore dhe lirise se shprehurit.

Tani, kam nje verejtje persa i perket asaj qe shkruan per seksualitetin e Kimit. Ne radhe te pare, ka dy vite qe prapanica eshte bere objekt kulti ne media. Se dyti, me duket me e pershtatshme te thuash qe Kim perfiton nga pamja e saj me shume se nga seksualiteti sepse tashme Celebrities, femra dhe meshkuj, rivalizojne njeri tjetrin per terren mediatik meqenese tregu eshte zgjeruar shume. Kim mund t'i pershtatet nje publiku mashkullor per pamjen e saj por edhe nje publiku femeror meqenese ka futur nje ideal te ri bukurie qe i perputhet me shume realitetit duke rivalizuar idealin e bukurise qe eshte ngulitur qe ne vitet 70: ate te modeleve size 0. Llogjikisht, feministet nuk do ta denoncojne haptazi nje figure si Kim pikerisht per kete arsye. 

Nuk me shijon aspak gjuha urryese qe perdorin njerezit neper rrjete sociale, por eshte tallese te flitesh per barazi gjinore te brishte (ne disfavor te meshkujve) duke u bazuar ne nje rast individual nderkohe qe diskriminimi sistematik ndaj gjinise femerore, ne çdo nivel qe ta trajtosh, veshtireson rende jeten e 1/2 e popullsise.

Shiko jardin se ketu po gabohesh plotesisht, me te drejte shqetesohesh nga fenomeni i perdorjes se seksualitetit per marketing megjithese kjo ndodh per te dyja gjinite (nuk kam degjúar ndonje mashkull te kritikoje pershembull fotot e modeleve meshkuj ne te mbathura). Kjo tregon pasigurine e feministeve ne thelb. Ketu kemi te bejme me dicka elementare si e drejtja e zgjedhjes, keto femra kane te drejten e tyre te perdorin trupin e tyre per marketing dhe ne menyre hipokrite ke grupe feministe i meshyjne me duartrokitje per kurajon  per te shprehur feminizmin e tyre.Eshte hipokrizi te stigmatizosh nje pale nderkohe qe po keto feministe e shikojne psh te drejten e prostitutimit si nje te drejte themelore ne themelet e feminizmit ndersa ne anen tjeter ne menyre hipokrite paraqisin nje pseudo-puritantizem ekstremist, deri ne misandrizem (si ne rastin e ktij profesorit). Kjo vajza e sqaron fare bukur kete furtune te krijuar ne gote te ujit.

Kam paksa problem me termin "seksualitet" qe ne thelb do te thote te qenurit seksual apo gjendja seksuale e nje njeriu. Preferoj "pamje" ne vend te tij por kjo nuk ka fort rendesi ketu. Ka dy elemente te rendesishem ne diferencen midis nje femre qe perdor "seksualitetin" e saj dhe nje ideali mashkullor per bukurine femerore qe perfaqesojne heroinat e Marvel Comics. Se pari, nje femer individuale si Kim nderton nje imazh te caktuar qe e ben ate nje subjekt (por jo vetem seksual) dhe kjo ka probabilitet me te larte te perputhet me realitetin, ndersa ne te dytin rast, femra e idealizuar eshte konstrukt mashkullor dhe objekt seksual qe  gjindet rralle here ose kurre ne popullsine femerore. 

Eshte e qarte qe Marvel Comics e kane paraqitur figuren femerore duke u nisur nga nje pikepamje mashkullore meqenese meshkujt kane perfaqesuar numrin me te larte te lexuesve, por gjithnje seksiste sepse eshte perhapur nje ideal i nje femre qe jo vetem nuk perfaqeson realitetin por eshte presion i vazhdueshem qe na behet per t'u veshur, krehur, sjellur ne nje menyre te caktuar qe na ben edhe cool edhe seksi dhe sigurisht edhe te rrime urte e bute ne prezencen e nje mashkulli.

Ky profesor ne nje ambient pune duhej te ishte treguar me i rezervuar meqenese mund te punoje me kolege te gjinise femerore qe vuajne diskriminimin e perditshem dhe kjo per mua eshte problem shume me i madh se lotet e derdhur te tij. Perseris, reagimi misogjinist pas apologjise se tij ishte edhe me i rende se revoltimi feminist. Kete nuk e ke marrur parasysh. 

 

jardine, te gjitha qeniet jane ..biseksuale...! Qe eshte njeheresh dhe gjendje ...

ne fakt imazhet ne kemishe propagojne per te pafundmen here nje femer qe nuk ekziston realisht ne toke por nuk eshte thjeshte çeshtje ekzistence por presion ditor per t'iu pershtatur pritshmerive qe ka shoqeria jone per estetiken femerore.

O njeri. Ai që ka veshur këmishën, e ka veshur me një funksion tjetër nga ai që mendon ti. Para së gjithash me funksion mbulues, mbrojtës, ngrohës etj etj. Më së dyti, nëse ka funk propagandues nuk është ai që mendon ti dhe turma feminazi, por thjehstë e vetëm shfaqja e simpatisë së tij për personazhe të MARVELit. Have you seen the Avengers? I was there! smiley

na kane skllaveruar menderisht e kulturalisht. 

smiley Si, kur, qysh, për sa kohë? Mos!!!! smiley 
Seriozisht. Po përdor newspeak. Skllavëriia goce ka një kuptim, dhe ti je dashakeqe dhe manipulative, apo e manipuluar nga fminazit kur i jep këtë konotacion. Ty nuk të skllavëron kush. Ti je e lirë të sillesh dhe vishesh, zhvishesh si të duash. Nësojë femrat, janë të lira të japin seks në këmbim të parasë, të nxjerrin gjoksin në këmbim të një vendi pune (në privat!), apo të trajtimit të vetes si kukulla, apo shtëpiake në shërbim të mahskullit apo familjes. Nëse ajo është dëshira e femrës, ti dhe feminazit nuk keni të drejtë ti imponoheni duke e quajtur skllave, apo të skllavëruar, apo duke sjell në lojë teorira se kinse ajo nuk e di se cfarë do, ndërsa ju e dini se cfarë ajo do. Flisni për vete!

Art, me cfare lexova ne media sot, profesori ne fjale ka veshur kemishen ndersa jepte deklarate mbi misionin Roseta; gje qe nuk eshte aspak e drejte per profesioniste femra te fushes. Ne fakt, shume prej tyre jane revoltuar dhe e kane denoncuar ne rrjetet sociale. Ne kete mesele, harron te permendesh reagimet edhe me te forta misogjiniste qe erdhen si pasoje e ketij revoltimi feminist dhe pas apologjise se profesorit.

Ne rregull, ai eshte akuzuar per me shume se c'kishte faj, por nga ana tjeter imazhet seksiste ne kemishe te tij krijojne nje ambient unfriendly per femrat ne fushen e shkences. Ne fund te fundit ai ishte ne detyre pune dhe ne pune ka rregulla te caktuara kunder seksizmit.

Edhe?...Mos duhej te paraqitej me uniforme te bardhe, floke te pakrheur dhe syze+4 ky profesori qe ti pershtatej profilit te shkencetarit te ketij Proletariatit Misandrist?

"Nothing in the world is more dangerous than sincere ignorance and conscientious stupidity" thoshte Luther King. 

Eh.. S'kam kohe te te shkruaj gjate tani por kjo qe thua eshte BS. Kush po thote te vishet si nerd kur vishet si i tille pa ia kerkuar apo imponuar kush? Besoj se fola per seksizem...

Kot tani, por qekur je ne nje linje mendimi me BS-in qe perhapin gazeta rightwing si The Telegraph e me radhe?

Fare, une ta sqarove me lart qe kemisha e ketij kishte figurina te Marvel dhe nuk kishte te bente me seksizem por  jo te gjithe e kane njohurine..Ky nuk doli me bluze "pimp my bitch" qe te ofendonte nje game kaq te gjere por thjesh me nje kemishe me figuara te animuara..me duket se dhe ti po bie ne gracke dhe po i meshyn disa ca esktremit misandrist i cili po kritikohet dhe nga vete nga figura te njohura feministe. Puna eshte se nje pjese e mire e komunitetit feminist po kapet pas nje bluzeje dhe ka humur cdo kontaktin me realitetin dhe vete filozofine e feminizmit dhe po talebanizohen.

Problemi eshte se pikerisht ato 'armet dhe veglat me te fuqishme te nje femre' dale nga dale po kthehen ose me mire te them po veprojne kunder saj smiley

@jardin,

A do te ndodhte i njejti reaksion,nese nje femer shkencetare do te vishte nje kemishe me fotot me burra si Rambo?

Nuk ma merr mendja.

Kjo qe i ka ndodhur ketij quhet gjueti shtrigash,por sic e thashe nuk kane faj ato por faj ka ky qe shkon e kerkon fajle.

Perse do ti hidhej puna ne kosh o Art?

Vertet mendon se mbas kesaj qe i ndodhi ketij do te ndaloheshin fluturimet,apo do ti hiqej emri nga autoresia e shpikjes?

Nese ky do te pushohej nga puna,per kemishen qe ka veshur,do te dilte dikush tjeter qe do ta punesonte.

Dikush duhet ti thote turmes Ndal dhe ky kishte nje rast te mire por zgjodhi te fute bishtin ne shale dhe te ule koken.

Lexo pak komentet ne youtube,ku edhe femrat jane te ofenduara nga kerkesa e tij per falje.

Dmth Ajshtajni duhet te hidhet poshte,se ka nje foto qe ka nxjerre gjuhen dhe me kete dikush mund te ofendohet?

 

Heroinat e Marvel Comics jane konstrukte mashkullore/ fallocentrike te figures se femres. Ramboja eshte po ashtu konstrukt mashkullor (nuk e di per fallocentik smiley ). Fakti qe ka pak ideale mashkullore te konstruktuar nga femrat reflekton pabarazine gjinore ne shoqerine tone. Nejse, se Justin Bieber po e ndryshon gjithe kete... smiley ( smiley )

Po ke dhe heronj te Marvel, jo vetem heroina..ti po ben nje gabim themelor shikon vetem nje ane te monedhes. Mund te diskutojme perjetesisht ketu midis linjes se lirive personale, objektivizmit t e imazhit i cili behet nga te dyja gjinite dhe feminizmit. Feminizmi ne fakt eshte per te drejta te barabarta midis dy gjinive, ndersa ketu po kalohet ne abuzim te pales tjeter

Art, heronjt e Marvel-it nuk po e luftojne te keqen ne spandex lingerie dhe duke iu shperthyer gjoksi dhe pjesa e mbrapme nga veshja...

Ku eshte e keqja e asaj bluzes? Veshja e nje bluze te ketille para kamerave nga nje profesor, e shumta me duket karagjozllek. Epo kjo pike e zeze, nga nje ane mbrojne me shpate femrat qe dalin lakuriq fare, nga ana tjeter sulmojne kete profin se ka cfaqur seksizem. Me vjen keq ta them, po eshte muhabet kurvash. Dhe mire e ka ACDC, ketij profit turp t'i vije qe ka treguar kaq pak respekt per veten e tij duke kerkuar pardon i perlotur ne publik. Nuk meriton te quhet burre, nje njeri me kaq vetevleresim te ulet. Dhe per fat te keq, po rrallohen shume njerezit qe mbrojne dinjitetin dhe krenarine e tyre.

Dhe sa kohe keto lloj femrash (nuk e di a mund te quhen feministe apo jo, nuk dua te besoj qe feminizmi ndodhet ne gjendje kaq te rende) do justifikojne cdo lajthitje te tyren me "imunitetin qe gezojne nga plaget e se kaluares"? Pra, deri per sa kohe do abuzojne duke bere viktimen?

Nuk besoj se ndonje femer ne bote do ta donte nje burre pa personalitet, por ato qe kane probleme serioze me veten, thjesht duan t'i shikojne te tjeret te perulur dhe te poshteruar, kane apo s'kane faj per fatkeqesite qe u kane rene per pjese ketyre femrave. Duan vemendje me cdo kusht. Respekti fitohet, nuk u imponohet te tjereve me menyra te uleta.

 nga nje ane mbrojne me shpate femrat qe dalin lakuriq fare, nga ana tjeter sulmojne kete profin

smiley 

Feminizmi nuk behet duke share burrat e duke pranuar cdo gje qe bejne femrat. Dhe ato burra qe bejne gjera te keqija, rriten e edukohen nga nena femra. Problemi eshte tek e gjithe shoqeria ne menyre te barbarte. Kjo eshte barazi gjinore, jo t'ia vesh fajin vetem burrave. Ashtu eshte xhihadizem. 

Hahahahahah, lexoj ca komente nga frymore meshkuj qe me kenoqin. Kujtojne se keshtu behen maco te vertete. Po ju jeni per tua qare hallin, por thuj shyqyr qe nuk e kuptoni sesa race inferiore jeni.  

Ehe le ta veshi prape po ja mbajti ate kemishen me lajle-lulka. Lol

ku keqkuptimi ketu?  mua mu duk, normale, si kemishe Hawai..smiley

Perla e rradhes e Jardinit.....imazhet ne kemishe propagojne per te pafundmen here nje femer qe nuk ekziston realisht ne toke por nuk eshte thjeshte çeshtje ekzistence por presion ditor per t'iu pershtatur pritshmerive qe ka shoqeria jone per estetiken femerore. Fakti eshte qe jemi te bombarduara me imazhe statike te bombave seksuale te cilet na kane skllaveruar menderisht e kulturalisht......

Ato imazhe ekzistojne qe cke me te Jardin, e sa me shume vite kalojne aq me shume femra perfekte shoh dita dites...eshte permiresu raca ...Jardin...dhe nese nje femer nuk duket ashtu ka veshtiresi te na beje te kthejme koken ne derrave....se e kena ngrejt piazen, po me kuptove.

Po ti i ke shoqet shemtira me duket, dhe vuan tragjedine e perditshme te tyre. Jardin ti je bombarduesja me e madhe e bllogut me imazhe e propaganden te rrethit tend.

Acdc, ka te drejte qe nuk ka me burra...qekur femnat kerkojne barazi ne urinal...se dun me e bo ate ne pune ne kome....e mburren se kane zbuluar se ene ato kane nje penis te vogel. Osht prish dynjoja, po shyqyr qe jane keto bombat Seksuale qe na japin pak drite e shprese se jeta vazhdon.

Ishte e drejta e tij te vishte cte donte pa dhene shume llogari. E drejta e atyre femrave qe u ofenduan te ankoheshin ( mund te ankohesh all day long), po qarravitja e ketij me mbrapa ska me shpetim. 

Kemisha e ketij shkenc'tarit eshte e papershtatshme per kushte pune/ambjente profesionale.

Nese ti mendon ashtu,nuk e kane menduar njesoj ata qe e kane punesuar.

Ndoshta gjuetia e shtrigave,qe ndezen feministet duhej te drejtohej tek ata qe bejne kodin e veshjes te nje vendi pune dhe jo tek ai qe nuk e thyen kete kod.

Por rendesi ka qe feministet,moren vemendje dhe lane ne hije nje arritje teknologjike te ketij gjeniu.

Kemisha eshte e paparshtetshme.

Ne litar!

Dhe vertet i vune litarin tek fyti,ndryshe nuk kish se si te qurravitej para kamerave ky fare buri.

Ti vete ca mendon? Si te duket? Neqoftese dentisti, mjeku, bankieri , mesuesi i femijeve te vinte ne takim pune me kete bluzen cfare mendimi do kishe?

Se si mendojne ata qe e kane punesuar nuk e dime, sepse kur vete personi nuk ka bonsensin te kuptoje cfare veshje eshte e pershtatshme ne cilat ambjente, punedhenesi mund te reagoje vetem mbas faktit.

Si e hodhen ne litar feministet? Ka humbur punen? Cfare pasojash ka pasur?

Une per vete mendova

I lumte per arritjen teknologjike dhe shkencore qe ka bere!

Ashtu them edhe kur shoh Ajshtajnin duke nxjerre gjuhen.

Une nuk i gjykoj njerezit me syze te te qenit politikisht korrekt.

mesuesi,doktori,bankieri etj kane nje kod veshje qe kur hyjne ne pune edhe firmosin.

Sic duket ketu ska patur kod veshjeje,keshtu qe kryqesimi i tij me duket i padrejte.

Pasojat i pashe qe ky alamet profesori,po qurravitej dhe po kerkonte falje duke qare.

Kaq me mjaftoi per ta gjykuar si palo burre.

Se eshte burrec pra, prandaj qurravitej. Asnje shtrengim nuk ka pasur - as disiplinim, as protesta per heqje nga puna, asgje.

Per vete e gjykoj vetem per shijen e keqe.

 

hmmm une shpesh e kam gjet veten duke bere pune profesionale duke vesh vetem rroba banjoje te cilat naihere ndiheshin te teperta; por ligji...eh ligji, etika... nuk e kuptova asihere nese ky kish thy kodin e etikes se zyres ne lidhje me veshjen. Dhe rest iz bullshit. 

Ky nuk ka vesh rroba banjoje or ti qe mbahesh per bythe e zgjuar.

nese ka thyer kodin e veshjes ne pune,fare mire mund te ndalohej te hynte ne ndertese.

Por ky ka muaj qe punon keshtu.

Por ti ke gjetur te jesh politikisht korrekt kudo,se ashtu dukesh cool.

si me then... ka maru loja, jane fik dhe dritat e stadiumit, robi me te cilin ti erdhe ka ik me dike tjeter ndersa ti pret akoma qe te kthehet me shnicell e birre qe ti shijosh gjat pjeses se dyte.

Ta provoje njehere ate rrjeten e Bleones ky, mbase i bejne alienet vizite.smiley

Qite qite llapen ti, pa Hitleri isht kallp, Final Solution, per ne qyqaret qe na denoji zoti me Penis, prej Xhihadisteve Feministe ka per tna ardh...do rrojme e do shikojme.

Si i tha ai shoferi kapedanit, kesaj ia bej hallall. Ne te tille "tortura" feminsitesh te inatosme rafshim deshmore. 

@fjala,

A do te ndodhte e njejta gjueti shtrigash,nese nje femer shkencetare do te vishte ndonje bluze me burra si Rambo?

Nuk e besoj,as feministet te benin gje per kete prishje kodi te etikes.

Nese ky ka thyer kodin e etikes,shume mire mund te mos lejohej te hynte fare ne ndertese.

Por ky  ka hyre ne ndertese dhe ka bere prova dhe shpikje,dmth ska pasur prolbem njeri me te per vite me rradhe.

Ndersa tani disa cafka qe e quajne veten feministe,po bejne ceshte e mundur qe te marrin publicitet,duke zhvendosur vemendjen nga arritja teknologjike tek kemisha qe ka veshur ky.

Pike e zeze ku ka perfunduar feminizmi.

kemishe e shemtuar mire ja kane bere. 

Ku shiten keto kemishat? Ka ndonje vend ku mund ti blesh ne internet? Me vrafshin po nuk bleva nja kater-pese cope t'ia shperndaj dhe shoqnise. Se ikim edhe grup ne Cuba javen qe vjen. Do lejme nam.

Feministet ( burra e gra dhe Koncita ) nuk mund ta kuptojne dot Rrolin e Memesise  smiley ..Erdogan

lexova diku se kryeministri i Turqise, Taip Erdogan,  ka bere nje deklarate interesante per barazine e gruas, ose me sakte barazine gjinore...

"Barazia e femres eshte kunder natyres!"    dhe paskesh sjelle si argument per  pabarazine ndryshimet fiziologjike mes burrit dhe gruas.smiley

 

nuk e di, nese feministet i kane degjuar keto deklarata...smiley

Erdogani dhe politika shteterore turke synonje rritjen e popullsise dhe normalisht qe duke qene Erdogan nuk do jape deklarata te moderuara ose me mire me thene normale. Sidoqofte, nen qeverine e tij, deputetet femra per here te pare u lejuan te vishnin pantallona ne kuvend. Eshte edhe ky paradoks pertej gjuhes simpliste prej neandertali.

dakord, por une mendoj se Erdogan  flet si kopuk avdall,  po ne fakt eshte shejtan budall, pasi ngaterron barazine me ngjashmerine, te cilat jane 2  gjera te ndryshme.

Eshte cool tani te jesh politikan e te besh rolin e budallit. Berlusconi e filloi, Putini e ndoqi, Erdogani ia ve vulen.

P.S. ... smiley smiley

Nje komente ne youtube mbi Magnum PI.
Vlen edhe per temen ketu:
Back when gas was cheap, only sports cars had power, guy shorts were truly short, women wore string bikinis, and no one thought twice about political correctness. God I miss the 80's!

Ej seriozisht ju te modes e dini gje cfare kemishe eshte kjo? Zhardina...?Hate grupet e grave?

Edhe po ta dija, nuk do ta tregoja... smiley

Ah po, harrova. 

E gjeta!!!! Megjithese eshte out of stock nga mijera kerkesat pas ngjarjes, there is still hope. Emri im eshte qe tani ne waiting list. smiley Cool dudes te te gjithe botes, bashkohuni!

P.S. Me e forta eshte qe bluza eshte dizenjuar nga nje shoqja e Matt, qe pas ngjarjes e ka ofruar bluzen ne Twiter for sale.

Aj gat mi sellf ej krismes prezent! smiley 

Type: "womens" smiley 

Dmth ia paska vlejt e qamja e atij. Ja keshtu vehet parja.

Filosofikisht i nderuar Belul

E para ndarje e Madhe ne Shoqerine Njerzore qe eshte Themeli i saj eshte Pabarazia Gjinore qe solli Ndarjen e Punes midis Burrit dhe Gruas

Ketu perjashtohet domethenia e post moderneve te sallonit te signorea Bertinit , megjithse jo i Plote por ne shoqeri Teknologjike jo Natyrore ..

Gruaja mund te behet Burre me vegla dhe Burri mund te behet Grua. Burri mund te mbarset dhe te pjelle njesoj si Gruaja qe mund te Mbarse burrat ! Qumshti nenes qe sot eshte zevendesuar !!!

Bile - Bole shoqja Xhibole , eshte shume e avancuar ne se i zberthen Komentet si e Baraztundur ..ndoshta me afer se te gjithe te tjeret qe kane Llafe bufe karkalec kacufe si me thene Llogje teorike per  Liri e te Drejta te Gruas smiley e Barazi Gjinore ..

Xhibolja eshte e  vetmja ketu qe..

Nuk eshte as burre e as Grua , por dhe burre dhe Grua ..smiley

Per fame e ka bere

Ka shfrytzuar dobsine tuaj....

cilen dobesi , ate prej nga ka dal ??

This is a frightening statistic :

25% of women in U.S. are on medication for some kind of mental illness.

THAT'S SCARY !!!

It means that 75% are running around untreated. smiley

Mbani mend kur dolen ne Shqiperi bluzat me Leo di Caprion, pas Titanikut? Edhe cunat i vishnin. lol

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).