Një reportazh i RAI Uno “Linea Verde” kushtuar Shqipërisë, transmetuar në mesditën e së të dielës, tërhoqi mijëra shikues shqiptarë dhe italianë. Emisioni italian “Linea Verde” merret kryesisht me zhvillimet e zonave rurale dhe agroturizimit në Itali dhe vendet e Europës.  Kësaj radhe zgjodhën Shqipërinë:  “Linea Verde” dedikuar Shqipërisë, një vend që po krijon një kureshtje e paimagjinueshme pak muaj me pare. Meritë duket se mund të jetë vizita e Papa Françeskut, i cili zgjodhi “Tokën e shqiponjave”, si vendndodhjen e dialogut ndërfetar, ku nuk duken tendenca ekstremiste, por edhe falë rreth 20.000 sipërmarrës italianë, të cilët në 18 muajt e fundit kanë hapur aktivitete në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe në Shkodrën e këndshme, ku shpalosen edhe sot me krenari tipare të dominimit të vjetër venecian”.

Një reportazh gati 60 minuta mbi Shqipërinë solli për shikuesit jo vetëm disa zona rurale, agroturizëm, por edhe tradita të vjetra, me interes për të huajt, që nuk e njohin ende vendin tonë. Emisioni përshkoi zona në Malësinë e Kelmendit, që dallon për dhitë dhe prodhimin e djathit “mishelin” mbi bazat traditës më të vjetër aty, lëngun e shegës, prodhimin e gështenjave, plantacione me sherebel, mjaft e blerë nga kompani të huaja farmaceutike, fabrikën e qumështit “Lufra”, restorantin “Mrizi i Zanave” në Fishtë si një model suksesi i një emigranti shqiptar në Itali, tregun e Tapizes, qytetet e Tiranës, Shkodrës, etj.

Video reportazhi - Albania: l'alba di un nuovo giorno 

23 Komente

tipare te dominimit te vjeter venecian  !?

po mund te jete dhe e kunderta..e di ti rrapo qe ne veri te venecies psh karriges i thone karrike e pirunit pirun? dhe jo per tallje, e vertete.

Reportazh i mire. Do qe reportazh fantastik sikur, te behej ne Gusht, vetem me Danjela, duke shetitur plazhet ShqiptRe....ne bikini 

Amirite?

Pertej sugjerimeve per berjen e detyrave te shtepise (njesimin dhe certifikimin e produkteve sipas BEs) reportazh interesant.  Dhe ne pergjithesi reklame e mire per Shqiperine.  Fundi me Mrizin e Zanave, qershia mbi torte, ose shega mbi cheescake*.

Terthorazi mund te shihen disa perspektiva ekonomike per zonat e veriut. 

*E qajne cheesecake-un me shege te Mrizi.  Pula me qull sic e bente gjyshja ime, ndjese paste.  Dhe kush vjen nga Shqiperia, beni sevap me ndonje shishe Kallmeti.  

..."por edhe falë rreth 20.000 sipërmarrës italianë, të cilët në 18 muajt e fundit kanë hapur aktivitete në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe në Shkodrën e këndshme"

Rai, televizioni shteteror italian, i mbushur pjeserisht me isha fashiste, pjeserisht me ish komuniste dhe pjeserisht me fetare dogmatike...

Pika e pare: Per pohimin qe kam citu me siper, ka ndonje shifer te besueshme, qe te mund te konfirmohet nga me shume se dy burime.
2. Nese jane hapur 20000, sa jane mbyllur nderkohe?
3. Flitet per 18 muaj, duke nenkuptuar se qenka e mire e "reformave" socialiste te Rames, me rritje taksash jo vetem per individet por edhe per bizneset. Pyetja eshte kaq shpejt i paten efektet keto reforma? Mos valle ka dicka nga qeveria e meparshme qe i nxiti keta individe te vepronin? Apo valle keta sa hap e mbyll syte, levizen dhe erdhen direkt?

Te treja kritikat ndaj propagandes se mesiperme, qofte kjo e reporterit, apo e atij/asaj qe raporton reportazhin, jane te nderlidhura me njera tjetren, dhe kushdo di te pergjigjet dhe analizoje me sensin e vet kritik nese qendrojen apo jo.

Natyrisht reportazhi ka gjera te mira, por jo propaganda. Edhe pse kjo, sikunder shfaqjet me pseudo-krenari nacionaliste coku sherbejne si analgjezik, gjithnje i perkohshem per vuajtjen, korrupsionin, nepotizmin, emerimet alla-miku dhe shoku, abuzimet me pushtetin, qe kane arritur kulmin pa kaluar as dy vite.

Postim faktual. Flm per citatet qe provojne se Rai qenka mbushur me ish fashiste...

Mendesia italiane eshte e tille. Une qe kam jetuar dhe e njoh Italine e them me bindje.
Statistikish ka ish fashiste (keta quhen ndryshe nacional socialiste, apo edhe socialiste "te djathte"), ka komuniste qe pjeserish kane qene ish nacional socialsite dhe pjeserisht jane konsoliduar si rryma mendimi para dhe gjate luftes se ftohte (Italia eshte nje nga vendet europiane ku universitetet dhe te tjera institucione, te varura teresiht nga shteti, jane te kapura nga ky mendim dogmatik), dhe ojesa tjeter jane nje miks te krishteresh, here te mleksur dhe here jo.

Bizneset, dhe biznesmenet here jane te mpleksur me kete miks, dhe here te tjera jo. Per me teper kane mediat e veta propagandistike - kur iu nevojiten.

 

Zankonisht keto quen gjeneralizime dhe anekdota, qe sigurisht nuk jane prova qe mbeshtesin akuzen: jane ish fashiste dhe ish komuniste...

Po Danjela si tu duk? 8/10? Apo 9/10?

 

 

Futja kot.

Natyrisht reportazhi ka gjera te mira, por jo propaganda

Po kjo c'fare eshte ?:

...korrupsionin, nepotizmin, emerimet alla-miku dhe shoku, abuzimet me pushtetin, qe kane arritur kulmin pa kaluar as dy vite.

Korrupsionin nuk e solla une ate e gjeta ketu  ne mesin tuaj.

 

E drejte. Nga ana tjeter frymen "e permiresuar" te biznesit e mbolli vet. smiley

Ti si thu ?smiley

Po ne sallonin e sinjora Bertinit pati mundesi te ndalonte Linea Verde?

ah jo se do merrte trenin qe te con neper adriatik drejt rromes smiley

Bere shume bukur,dhe me qellim te mire.

Emisioni italian “Linea Verde” merret kryesisht me zhvillimet e zonave rurale dhe agroturizimit në Itali dhe vendet e Europës.

 

po ky qenka tamam si emisioni famoz i TVSH,  ''Hapersire e blerte''.smiley   dhe une thosha, ska mundesi te jet ide origjinale nga Marash Mirashi, i Lokes, kjo..smiley

E po se mos tani u muar vesh qe italianet hajdute jane o Belul.Na e moren dhe te ....Marashit ! 

Mesa kuptova ky emisioni italian per Vendin e Shqiponjave smiley ,( italionet ti e di bejne shume furce ) subjektin kryesor vertet e kishte per agrikulturen shqiptare ne disa zona te vendit, ndryshe nga ai Marashit, Hapsira te Blerta, (medioker si emision), por  me shume si qellim kishte  rezultatet e kooperacionit italian ne shqiperi te cilet kane ndimuar biznesin e vogel shqiptar, qe eshte akoma ne ate nivelin artizanat, dhe jo ne nivelin e nje tregu me standarte, Tregu shqiptar agro kulturor duhet te jete nje treg i kontrolluar po ne fakt nuk eshte. nuk ka sipermas te medhenje qe te hyjne ne tregun europian me standarte, aty te gjithe prodhojne dhe te gjithe blejne nga njeri tjetri!,

 

Linea Verde mire, t'presim Linea Blue tashina kur te kapin na 1 levrek.

Muzika ishte cope cope po shyqyr qe morri 1 cik tempo anej ka mesi me vallen e pipzave.

Imazhi i karroces me kale me dy rrota ene me karrocierin ne kome, imazhi mo botnor qi ka shqipnia!!! 

Me vend edhe ndarja e tregut, veri mes dhe jug, secili me prodhimtarine e vet karakteristike.

Per t'ardh keq per zejet qi kam hum, s'dine njerzit e shkrete ka ta fillojn, rrjedhimisht mangesia e nji tregu te brendshem.

megjithate entuziast qi po i kthehet pak vemendje katundit.

Si tha Deng Xiaoping "It is glorious to be a peasant ridding a donkey sideways"  

Rrofsh qe e permende kolonen zanore, harrova ta permendja me siper.  Muzika cik si lemsh, imazhe nga Shkodra te shoqeruara me kenge per Vloren, Poni ne Malesine e Kelmendit, dhe kenge jaranesh nga te gjitha trevat.  Nqs perzgjedhja eshte bere nga asistente shqiptare, do kene qene tape me kocimare, se me vere Kallmeti nuk ben nga keto lemshe. 

Si dhe me seriozisht:

megjithate entuziast qi po i kthehet pak vemendje katundit.

Vemendja duhet t'i kthehet me se s'ben.  Nje nga tre komponentet e IPA-s eshte per zhvillimin rural.

Rrofsh ene ti, rrofshin edhe t'gjithe blete-rritesit gjithashtu.

Artizanati italiont po i ma me buke kurse ne as opingat nuk dime me i bo mo.

I pashe nji pale ke Office, identike si opingat tona pa i heq as1 presje,, £ 160.00.

Bhaaa

 

Nje kendveshtrim real dhe i kendshem , jo vetem te huajve por dhe mua qe jam rrit atje me shkoi endja per ushqimet tona fantastike qe s'i gjen ketu kurre smiley

Nese jane 20 mij sipermarres italiane, kjo eshte per tu pershendetur smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).