Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, pas ardhjes nga SHBA deklaroi në “Top Story” se zyrtarë të lartë në rang ministrash dhe ish-ministrash po hetohen nga prokuroria.

Priti gjatë për ta thënë, por në fund kryeprokurori Adriatik Llalla ka dhënë një deklaratë që mund të tronditë qeverinë. “Kemi dosje të zyrtarëve të lartë në nivel ministrash dhe ish-ministrash. Po hetojmë edhe ministra të qeverisë aktuale. Hetimet kanë lidhje me detyrën dhe një aktivitet aktual për çështje që nuk mund të japim detaje të mëtejshme”. Kështu u shpreh kryeprokurori gjatë intervistës në emisionin “Top Story”. Më shumë se kaq kryeprokurori nuk mund të thoshte. Fjalë të prera, të shkurtra, por shumë të qarta.

Për herë të parë pas shumë vitesh, në vendin tonë ka nisur një procedim penal për një ministër gjatë kohës që ai është në detyrë. Pohimi i tij erdhi pas disa pyetjeve mbi hetimet për korrupsion të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shtetërorë. Mirëpo fill pas kësaj deklarate, ministrat e qeverisë aktuale nuk duket se do e bëjnë gjumin aq të qetë, të paktën një pjesë që e kuptojnë edhe vetë se mund të jenë “zhytur” në ndonjë aferë.

Po a është kjo pavarësia e plotë e institucionit të akuzës, apo kryeprokurori i zgjedhur nga votat e ish-mazhorancës, por edhe me aprovimin në heshtje të opozitës së kaluar, tashmë i ka duart e lira të hetojë deri ministra në detyrë? Llalla sapo është kthyer nga SHBA dhe ka pasur takime të nivelit më të lartë të Uashingtonit, ku mendohej se ishte diskutuar kryesisht për luftën kundër terrorizmit. Por në hyrjen e tij, Llalla theksoi se SHBA ka mbështetur fuqimisht prokurorinë shqiptare si në luftën kundër terrorizmit, ashtu edhe të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pikërisht kjo e fundit do të zgjojë edhe më shumë kërshërinë, pasi kryeprokurori mund të ketë marrë edhe një mbështetje ndërkombëtare për të hetuar deri në nivelet më të larta. Ndërsa në lidhje me arrestimin e ish-guvernatorit Fullani, kryeprokurori është shprehur se është një nga ngjarjet që duket se ia ka besuar kolegëve të tij të vendosnin. “Çështja e Guvernatorit dhe vjedhjes së Bankës është një ngjarje e rëndë, një hetim, pritshmëria për të cilin është tepër e lartë. Hetimet kryhen me intensitet nga Task-Forca e Prokurorisë së Tiranës. Masën e gjykon prokurori që merret me hetimin, kërkesa e prokurorit është miratuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, pavarësisht se u hodh poshtë më pas”. Kështu u shpreh Llalla, i cili nënkuptoi se nuk ka pasur dijeni mbi urdhër-arrestin kur tha se “është një çështje ekskluzive e prokurorit të rastit konkret. Kërkesë që ka gjetur miratim nga ana e gjykatës”.

Gjithashtu një çështje e ndjeshme që lidhet me hetimet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, është komentuar nga kryeprokurori. “Sa i përket Imamit, është një çështje që ka patur interesim të madh, por dua të theksoj që askush nuk mund të ndëshkohet pa prova. Në rastin e zotit Imami u kryen hetimet dhe prej tij nuk ishin konsumuar elementë të veprës penale dhe për këtë rasti është bërë publik, si për subjektin kallëzues, ashtu edhe për publikun për dosjen e shpërdorimit të detyrës”.

Për çështjen e shumëdebatuar të SHISH-it, Llalla deklaroi se “duke u nisur nga mënyra se si realizohet një përgjim, dua të theksoj faktin që çdo proces përgjimi nis me kërkesën e SHISH-it, e cila bëhet për arsyen e përcaktuar në ligj. Për rastin konkret, prokuroria shqiptare nuk ka të dhëna konkrete që janë përgjuar zyrtarë të niveleve të ndryshme. Ajo që është problematike dhe ne kemi kërkuar rregullim ligjor është fakti që pas dhënies së miratimit nga ana jonë, SHISH nuk është i detyruar të vendosë të dhënat për prokurorinë.  Nisur nga kjo problematikë, kemi propozuar që Kuvendi të bëjë ndryshimet e nevojshme ligjore”. Ndërkaq ai pranon se përgjimi për kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe liderin e opozitës mund të ketë ndodhur.

12 Komente

Di gjo njeri se per ke peshkaqen behet fjale ketu smiley shyqyr me ne fund qe prokuroria po heton dhe nje minister. 

Flitet per Balene Luize, Pjer,  sigurisht qe do arrestohet se ka rrejte ndonje gjo per Cunin, dhe do e denojne per deshmi te rreme duke vendosur standarte te reja. Amon Pjer vetem Cuni me nipin e Sheqeres te rrine parjashta pa byzyk, se na merziten Shqupistat.

po kriminelin Berisha qe ka vrare dhe ka prere kur do ta arrestojne rilindasit? 

te na sjellin pak qetesi se kemi frike te kthehemi ne atdhe duke ditur se qarkullon i lire nje kriminel i ketij kalibri

Hehehe! Kush do bast qe ky Llalla ka per tu prish pa e fut fare brenda? smiley

Ky rri e rri, e njehere ne disa muaj leshon nje ... Sa harrohet dhe vjen radha per tjetren. 

ky po heton ate ministrin pa portofol po me barseta si Konti i Montekristos. E ka kunje me ate se i ka thene Dhadhes qe lyn floket.

Sigurisht qe Erjon Veliajn do te hetojne. Eshte kandidat per bashkine e tiranes, rreziku me i afert i PD. Qe te mos ndihen keta te PS, do te hetojne ndonje ish minister te PD. Sic padiste PS Lulzim Bashen ore e minute. 

Erjon Veliaj eshte kryeministri i ardhshem.

Llalla qendron ne prokurori si Nishani ne presidence.. fytyra te lodhura !!!

E kush na qenkerkare ky minister ? ahhh...nigjiva qe Vilajeti nuk ja ka dhene akoma leket e veres Bashkim Sales , e paska padit ne Prokurori sic duket .

hahahahahahha, nuk e padit dot se ai prodhon vere jo per te shit, pra jo per biznes. Qe te prodhosh per biznes duhet te regjistrohesh ne zyren e taksave dhe ne QKR, si dhe te paguash ene pullen e akcizes. 

Pyetjes se Sokol Balles rreth kesaj ceshtjeje,marame Edi ju pergjigj pak a shume kshtu;

"Mbeshtesim dhe inkurajojme pa asnje rezereve prokurorine ne punen e saj qe te vazhdoje hetimet deri ne fund rreth kesaj qeshtje apo cdo ceshtje rreth cdo ministri te sotshem dhe te djeshem.Te jesh minister eshte nje nder qe te jepet per t'i sherbyer ketij vendi dhe, kushdo qe e shfrytzon per te futur duret ne xhepat e qytetareve,duhet te shkoje ne burg.Ky eshte qendrimi im"
 

Gjembo,I love Edi Rama! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).