Paraburgimet “Jordan Misja” dhe “Mine Peza” në Tiranë, të njohura përkatësisht si paraburgimet 313 dhe 302, nuk kanë më vend. Që prej ditës së premte, të gjithë personat që lihen në masën e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës nuk mund të “bujtin” në këto paraburgime për shkak të mbipopullimit tej çdo mundësie. 

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Bëhet e ditur se që prej fundjavës të paraburgosurit janë dërguar në burgjet e Fushë- Krujës, Lezhës dhe Durrësit. 

“Aktualisht në ambientet e Burgut 313 janë akomoduar rreth 525 persona në total, ndërsa në Burgun 302 janë akomoduar rreth 230 të tillë”, tha një zyrtar i Burgjeve. Në ambientet e këtyre paraburgimeve mësohet se ka raste ku 10 persona ndajnë të njëjtën qeli. Ndërkohë, sipas burimeve zyrtare, kapaciteti i të parit është 320 persona dhe i të dyti 170. Nga ana tjetër, mbipopullimi ka prekur gjithë sistemin e burgjeve. Sipas të dhënave, numri i personave të izoluar që vuajnë dënime penale apo qëndrojnë si të paraburgosur është mbi një mijë persona. 

Bëhet e ditur se mbipopullimi pritet të zgjidhet në pak ditë. Kjo për shkak se brenda kësaj jave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pritet të marrë në dorëzim dy godinat e përfunduara të burgjeve të Fierit dhe të Beratit. Sipas burimeve, kapaciteti i dy godinave të reja shkon në gati një mijë veta. Mbipopullimi i sistemit lidhet edhe me shtimin e numrit të arrestimeve të policisë gjatë aksioneve policore të ndërmarra gjatë muajve të fundit për ndërtimet e paligjshme, për drejtuesit e automjeteve, si dhe për vjedhësit e energjisë elektrike. 

44 Komente

Likja duket do dale me ndonje propozim per amnisti me rastin e 70 vjetorit.

Pra me propozim nga poshte kush ka me pak se 3 vjet burg apo ka veper penale qe mund te denohet deri ne tre vjet burg te falet. Lufta do behet qe ata qe nuk jane denu akoma te amnistohen se keshtu nuk quhen as dhe te denuar e mund te behen drejtora ne administrate. 

Skema e vjeter me nje fjale. Tradite e atij farexhiut.

kur shteti punon per shtetasit e tij...

gabim i madh

Po perkohesisht le te shfrytezojne per burgje hotelet e plazhit te Durresit se ne kete periudhe jane bosh dhe me kosto te lire. Ose ish kampin e punetoreve ne Divjake se eshte zone edhe e izoluar. Ose me mire godinen e kampit te pionereve ne malin e Dajtit. 

Jo or jo ne Spac, hotel thote ky! Jo po ne ndonje resort andej nga Turqia.

Gjith Shqiperija komuniste eshte nji burg i madh.

Nuk jane burgje politike, jane burgje per hajdute vrases krimnel,thyerjes se ligjeve, Sa shume paska pas! 

Rregjimi kshu i klasifikon kundershtatet e vet.

Qeveria ja ka bo Kalces tete me dy! smiley

nje vjedhes i energjise elektrike ose kodit rrugor, kushton me shume ne burg, sesa ta lesh te vjedhe. 

keq do e ket punen qeveriu.

tregojne qe enver hoxhes i raportuan nje here qe katundaret vjedhin kooperativen po thuaj te gjithe. le ta vjedhin, pergjigjet ai, se e tyrja eshte.

imagjino po t'i fuste te gjithe ne burg, per misrin e vjedhur. do kish marre patjeter edhe shteti fund me shpejt. se do kushtonte me shtrenjt mbajtja e tyre ne burgim, sesa misri qe vidhnin. kishte bon sens, enveri. fuste ne burg vetem ata qe konsideronte si me te rrezikshmit.

Per cdo vjedhes qe futet ne burg shkojne qindra te tjere qe mbajne radhe per te paguar drita. Radhet vazhdojne neper zyrat e OSSHE. Dhe ata qe jane arrestuar deri tani jane pronare biznesesh. Provo te perdoresh logjiken, ndonjehere. 

jam i vetmi tek ky blog qe perdor llogjiken. dhe s'ma ha mendja se ato radhet per pagim jane reale. shqiptari eshte hajdut prej natyre, do vjedhi (aty ku gjen) se s'ben.

kur nuk ja hoqi vjedhjen diktatura (prandaj e futa "ne loje" ate shembullin me enverin) nuk ka si t'ja heqe demokracia.

hajdut kur shteti nuk funksionon, por kur e ndjen se ka shtet behet si pule e tulatur. Ja psh meqe dhe ti je shqipetar dmth hajdut a e vjedh energjine elektrike aty ku je, pra ne Itali?

shko meso njehere te njohesh flamuret e botes, pastaj ec dhe shtroje pyetjen tende prap.

Kerkoj ndjese per gabimin tim, por a e vjedh energjine elektrike ne France ti? 

jo se nuk kushton shtrenjte.

Po ketu ne burg jane futur bisnesmene, pra hajdute qe kon pare; ndryshim i modh ky. Por ti mos me beso mue, persa kohe qeveria e shqup-it thote ndryshe.

dmth ti shkruke edhe me nickun mms ?

Pyte on kyle..!!

pyte on kyle...

Prit...prit....akoma s'keni pare gje smiley

Mbase me ne fund do fillojme ti trajtojme te burgosurit me dinjitet, o Fiqo. Te punojne per te mbajtur veten. Brezaret duhen ripunu, tynelet duhen cpu e sigurisht malet me shtylla tensioni te dinamitume duhen rielektrifiku. 

Kjo tregon Bame qe ne Durres dhe ne Kruje nuk jane realizu kuotat sa duhet smiley

nuk di te burgosurit numerohen si ta papune apo te punesuar,a  u paguhen siguracionet dmthsmiley

Paketa fiskale ka rindezur debatet në komisionin e Ekonomisë. Ministri i Financave pranoi para deputetëve që tre taksa janë rritur me kërkesë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa paralajmëroi marrjen e një tjetër eurobondi.
“Për sa kemi rënë dakord me FMN quhen të dakordësuara dhe do të jetë shumë e vështirë për ne që të ndërrohet. Për të gjitha të tjerat jemi të hapur për t’i parë gjatë vitit 2015, por me kusht kur nuk kanë efekte të ndjeshme në buxhet”, tha Cani.
Cani sqaroi se heqja e akcizës së pijeve energjike është propozim i grupeve të biznesit dhe i mbështetur nga qeveria.Ministri i Financave deklaroi se një tjetër kërkesë e artikuluar fort nga biznesi është edhe lehtësimi nga kostot e konçesioneve, veçanërisht atij të pullave fiskale dhe kasave.
Ministri tha se qeveria synon të gjejë një zgjidhje optimale që merr parasysh edhe risqet dhe përfitimet dhe alternativën që është më e mira për ekonominë. Mbledhja e Komisionit përveç debateve është shoqëruar edhe me ndërprerjet e shpeshta të dritave.

Ora news

 

dritat ikin kudo o Fiqo!
E mban mend ne veren e 2002 gjate blackout-it te madh kur u detyruam ta perfundonim mbledhjen e celules nen driten e qirinjve?

Ket po munohem, ti sugjeroj Komisjonit ti beje mbledhet ditën smiley

eeeeee  ene fillum me tregu barsaleta , e man men ate me gjelin bredho ?

Ne 2002-në une jeshë fëmi dhe nuk i kuptoja shume gjera se per ça flitej aty. 

Tani rri e rri e them me vete,

 

shyqyr qe kishte marr Elba si nikoqire qe eshte dy qirinj dhe kater shkrepse se do ishim bere lesh e li ne erresire. Nejse mbledhja kaloi pa incidente te rendesishme, thjesht me ca .....ehuuu tashti.

per punen e burgjeve qe u mbushen plot, me mire te fusin ne burg gjendjen e mire dhe te lene te lire te burgosurit. Keshtu dhe mbrojme njerezit e thjesht dhe punetor me presh ne dore por njekohesisht u japim mundesine te burgosurve ti zgjidhin ca ceshtje te mbetura pezull ne menyre definitive .

"Restaurimi i Piramidës theksoi Ministrja e Kulturës, në pr/buxhein e 2015 i është kushtuar rëndësi e veçantë pasi për të ai mbetet një objekt me vlera të mëdha kulturore."

O Perëndi!

Edhe te thashe paguji dritat,  ha burgun tashi

Perkufizim :

"Shtet policor eshte sistemi politik ne nje demokraci hibride, qe hap me teper vende burgu sesa vende pune"

Perkufizim I

"Shteti policor" dhe "demokracia hibrite" eshte qasja propagandistike e nje qeverie qe vjen ne pushtet me mashtrime dhe deshton ne cdo drejtim.

Perkufizim II

Populli korr ate qe mbjell !

Perkufizim III

Kur qeveria e ka pisk mbledh gjithe Mediat pas vetes dhe ushqen popullin me nacionalizem provincial "Ja tha ne sy - Dinjitet!"

Sa shpejt u kenaqen Shqipot se "ja futem Serbit" ... ne vertete qenkemi popull qe kenaqemi me luge bosh, qe me nje fjale te hidhemi ne qafe e te bejme mbret, packa se skemi buke te mbushim barkun e rripi shtrengohet perdite nga qeveria.

Sic e tha ajo militantja e ndjere nga Berati aso kohe ne fillim viteve 2000 : "as bukue, as uje, vetem ju te jeni mire"

Ca ti bosh, juve Serbeve, u kan ra per hise Shqiptar qe kenaqen me luge bosh e nuk japin jeten per rikthimin e dhenderit te Serbise e familjes se tij ne pushtet. Keni nxjerre dhe ju militantet e shkelqyera, si Egla qe e hat M... me luge si Gerti ose ajo tjetra qe i ekzaltohet bebi ne bark kur flet Cuni Sheqeres ne podium. 

Sa per Temen, shyqyr qe po respktohet pak, fare pak ligji. Kush ska lek nga keta parrallinjte te shesin BMW , ose nje pjesez te klubeve e te paguajne dritat. Pse do u paguj poplli dritat kafeneve se mos japin kafe veresie.

Me këto burgime, po firon votat për pushtetin lokal që janë në prag të derës....

po mire me po spati ven le ti cojn ke shpia vet se gjynof , pengu eshte peng ama do trajtu si zotni smiley

dhe e fundit per sot :

"Un pays sans Justice est une grande prison

gjejeni kush e ka thene

nje vend pa drejtesi eshte si nje burg i modh  me ? ohu po pritoj me serrc gugllin smiley

Sigurisht qe s'e ka thene sala yt, qe i vuri flaken drejtesise me keq se c'ishte.

mbyll shkolla..... hap burgje

mbyll shkolla ....... pi kokaine e vrit njerez neper lokale

lol

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).