Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në të gjithë vendin. Mësohet se babë e bijë humbën jetën në qendër të Laçit, pasi makinën me të cilën udhëtonin e ka marrë rrjedha e ujit, ndërsa në Kurbin si pasojë e shembjes së një ure ka humbur jetën një i ri 22-vjeçar. 

Gjon Kola, ish-drejtor shkolle në Laç është nxjerrë i pajetë nga makina, ndërsa disa orë pas kërkimeve nga ekipet e emergjencës, konkretisht rreth orës 01:20 pas mesante, është gjetur edhe trupi i pajetë i vajzës së tij rreth 23 vjeç, Dorina Kola. Mësohet se trupi i vajzës është gjetur në Sanxhak, rreth 2 km nga vendi ku makina me të cilën udhëtonin babë e bijë u përfshi nga rrjedha e ujit.

Ndërkohë, në fshatin Skuraj të Kurbinit si pasojë e shembjes së një ure ka humbur jetën 22-vjeçari Liman Balluku të cilin e ka marrë rrjedha e ujit. Ekipet e forcave të kërkim-shpëtimit vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit. 

Në Lundër të Tiranës si pasojë e përmbytjeve 4 persona kanë mbetur të bllokuar për disa orë në tarracën e banesës së tyre pranë Arkivës Qëndrore. Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur evakuuimin e 4 banorëve të bllokuar, të cilët fatmirësiht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

SITUATA NE TE GJITHE VENDIN 

QARKU LEZHË: 
Në qarkun e Lezhës vazhdojnë reshjet por me intensitet të ulët. Në Nënstacionin e Lezhës po punojnë 5 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë ardhur nga Shkodra dhe Tirana në ndihmë të zjarrfikësve të Lezhës dhe po punojnë për largimin e ujërave. Në nënstacion niveli i ujërave është rreth 0,80 m. Gjithashtu në Nënstacion po punojnë edhe punonjësit me mjete nga OST, të cilët po kontrollojnë pajisjet e Nënstacionit për ti vënë në gadishmëri, pas largimit të ujit. 

Në Nënstacion kanë shkuar edhe Prefekti i Lezhës dhe Shkodrës të cilët kanë mbledhur bashkërisht të dy komisionet e emergjencave të qarqeve me të gjithë punonjësit e administratës dhe forca nga Ndërmarrjet Rajonale që funksionojnë në territoret e qarqeve. 

Në komunat Balldren, Blinisht, Shëngjin, aktualisht reshjet kanë intensitet të dobët, por vihen re prezencë e ujit në nivelet 30- 50 cm në një pjesë të mirë të zonave. 

Në qytetin e Rrëshenit për shkak të daljes së ujërave të lumit Fan, ka përmbytje në 5 banesa dhe 1 banesë në qytetin e Rubikut. Sipas informacioneve të tanishme reshjet kanë pushuar dhe ujërat e lumit po ulen. Kryetarët e komunave kanë mbledhur Komisionet e Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile, të cilët po analizojnë situatën e krijuar dhe po marrin masat për përballimin e gjendjes. 

QARKU TIRANË 
Në Bashkinë e Tiranës ka probleme në disa zona të qytetit. Njësia nr.1: Në rrugët “Ali Demi”, “Shemsi Haka”, te ura e Poligrafikut ka përmbytje për shkak të daljes së ujërave nga shtrati i Lanës. 
Njësia nr.2: Rruga “Gramos Pashko” dhe zona e “Qytetit Studenti” kanë përmbytje dhe ujërat janë futur në disa banesa. 

Njësia nr.3: Në “Kodrën e Priftit”, në “Rrugën e Kokonozve”, rruga “Bardhyl”, rruga “Qemal Stafa” ka probleme nga dalja e ujërave sipërfaqësore. 

Njësia nr.4: Tek Bregu i Lumit, në Allias, për shkak të daljes nga shtrati të lumit të Tiranës ka përmbytje në disa banesa dhe në rrugët sekondare në mes pallateve. 

Njësia nr.5: Në rrugën “Sami Frashëri”, rrugën “Komuna e Parisit” dhe rrugën “Medar Shtylla” ka dalje të ujërave sipërfaqësore për shkak të rrjedhjes nga kodra e Diellit. 

Njësia nr.6: Ka përmbytje gjithë lagjja “Shaban Bardhoshi” sepse ujrat e kanalit kullues kanë dalë jashtë shtratit. 

Njësia nr.9: Rruga “Don Bosko” ka përmbytje, pasi ka dalje ujrash nga mospërballimi i tyre prej kanaleve ekzistuese. 

Qarqet Shkodër, Durrës, Elbasan, Korça, Fieri, Vlorë, dhe Gjirokastër nuk kanë problem me reshjet e shiut. 

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara nga rreshjet e shumta, që të evitojnë daljen nga banesat e tyre, apo udhëtimet në akset rrugore dhe për çdo rast rreziku të njoftojnë menjëherë në sallat operative të policisë, në numrin 129.

25 Komente

Ishalla me kaq.

Qekur u ndryshokane me lutje "Dekretet e Perndise ?" 

Lutjet e Fiqos asnjehere nuk kane rene ne vesh te shurdher grave.

Amin.

 

Po ky kryetari PD-hit ku është mo ? Sikur e kemi dhe Kryear bashkie që do bënte Namin ..do ua kthente Tiranën Tiransve  ? Ajo Grida do japë ndonjë Deklaratë për Edvin Ramën që ka Braktisur Tiranën ?

Ku janë shokët antikomunistë që zbuluan se Po Festohen datat e Çlirimit të Qyteteve ? Kishin dhe Lista me ziafetçij ... Apo jemi të zënë me demaskimin e  Komandant Rrapos ?

Ngushellime familjareve. E di qe Shkaba do nuhase larg nga Shqiperia mos sinqeritetin tim, por sinqerisht, ngushellime!

Qe, qenka bo nomi, e morrem vesh, po noi link nuk mund te sillte ketu admini, ta shihnim me sy. 

Kur PS ishte ne opozite thoshte fajin e ka saliu per permbytjet...a valle akoma vazhdo ta kete fajin saliu????

U bo dy here ne 100 vjet smiley

Rilindja pati premtuar qe mot te keq dhe permbutje nuk do kishte me , ja pershembull shendetesine falas e beri realitet .

Ngushellime familjareve. Qofte me kaq.

Jo prape fajin e ka Saliu.

ta shpronesojne PD dhe te ndertojne diga ne Lac

..." Moti i keq....? " Pse qenka mot i keq? Sepse injoranca nuk arrin te kuptoje realitetin objektiv! 

rilindja hodhi ndonje lopate kete behar apo kujtohen per bonifikimet kur te behet uji 1 boje njeriu?

Nje gje eshte e cuditeshme si ka mundesi qe Saliu ndodhet njekohesisht ne Lac, Buffalo dhe Vlore?

Eshte dhe ketu.

Kam gjys ore qe spo hap dot kavanozin e gogozhareve smiley

Lene dreqin mos e hap fare, ose kenoi nei kong rilindje me e perzu.

Me gogozhare po e pret Saliun? Raki apo vodka?

Prit tashi kur te fillojne prap replikat e politikes per permbytjet, dhe kuptohet komentet sensibilizuese te sheme-kuazi-berbereve (shkabe, IKSPI-ja je ti mo ne ato temat e vjetra?) Left-ave dhe militanteve te tjere, prap perballe sho-shoqit por tashme me porta te ndryshuara (fajin e robit e mori moti, te mbaje doren Zoti, dhe ansqetullas).

Pergjegjsia do beje prap ping-pong, po jarebi sa me pak viktima dhe pasoja.

P.S. gjembi, di genjen kur thua se shkaba dhe kuazimondo jane duke i qare hallin NY-t ne keto momente

Vetem 21 komente ne kete teme.

Po te ishte PD-ja ne pushtet do te kalonin 300 komente.

Tirana nuk ka problem me shiun, te bjer sa te duash, per 6 ore avullon, nuk e mban ujin, por nje gje ka po ra shi,   bllokohen kanalet e ujrave te zeza, drenazhimet, si gjithmone problemi i Bashkise , nuk marin masa qysh ne kohen e veres, per pastrimin rregullin zgjerimin e tyre. vecanrisht me LANEN.

Qeveria Bashkia, Komunat nepermjet MEDIAS Tv duhet te paralajmeroj qytetaret vecanrisht drejtuesit e makonave qe te ecin me kujdes me qellim qe te parandalojne sa te jete e mundur aksidentet! Me vika keq per ate drejtorin qe ka humb veten dhe vajzen 23 vjec, fatkeqsi emadhe !

Epo kur permbytet italia cte presesh ne shqiperi. 

hume fatkeqe keto dhe shume fatkeqe dhe ato qe vdesin se nuk iu shkon ambulanca.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).