Si t’ia bajmë, po na ndryu Edi Rama?

Po thonë disa, që as që asht dashë me le, që kryeministri shqiptar, Edi Rama i cili po vjen për vizitë, po kërkon që atij t’i jepen celësat e qytetit të Beogradit. Po tuten se mos po i ndryn e po e gëlltit celësin. Masandej s’kemi me mujtë me dalë sepse nuk kemi çelës rezerv. Ata, tue vazhdu, thonë se zoti Rama do të vizitojë Preshevën, qytetin me popullsinë ma të madhe me kombësi shqiptare në Serbi dhe atje do t’u drejtohet bashkëkombasve të tij në një miting publik. Do t’u drejtohet vllazënve të tij. Mun me ndodhë ndonjë incident. E qysh ia bajmë nëse ia mësyjnë Beogradit, e aj i ka çelësat?

"Lulëzon jargavani, netët e verës kalojnë si lumë,
Kapiten Lleshi, kur do të vish tek unë "

Njohunitë e mia të para për shqiptarët i kam nga koha e fëminisë. Kam jetu me babën e nanën teme në koloninë e profesorëve, në pavijonin XV në rrugën Vllaznit Grimm nr. 18. Përballë rrugës, në bodrumin e një shtëpize, jetonin tre vllazën. Satku, Vehapi dhe Seadi. ‘Ata’ gjithmonë kanë banu në bodrume e kate përdhese. Të tre vllaznit shkurtonin dru me një sharrë të vjetër dhe i futnin në bodrumet tona. Hidhnin qymyr. Bartnin, shkundullonin, tërhiqnin. Nuk i turpëroheshin asnjë pune. Ata banin jetë modeste, në prag të urisë, por gjithmonë skajonin një pjesë të pareve dhe i dërgonin atje diku poshtë, larg, të afërmve të tyne. Ndonjëherë gjatë muhabeteve ‘krejt rastësisht’, zinim në gojë teshat e të mbathunat e rujtuna shumë mirë që vazhdonim t’i vishnim, me fjalët – Provoje këtë këtë Satk, të lutem, e bleva por gjatë pastrimit m’u kanë shkurtu... në qoftë se nuk të bjen tamam, e shoh mos ndonjë i familjes ka nevojë... Shih këto këpucë, po më vrasin, ndoshta të bien tamam ty ... Banim teatër. Edhe ata, edhe na, e dinim këtë. Kur niseshim me shku në pushime, celësat ia linim Satkut. Pse atij? Sepse disa herë ua kishim lanë fqinjëve të afërt dhe gjithmonë, kur ktheheshim, e shihnim se të gjitha ishin kontrollu e ngatërru. Dollapët, syzat... Satku e fshinte pluhunin, e ajroste banesën, ujiste dhe kujdesej për lulet. Asgja nuk prekej, si mos me pasë shku na kund.

Shkoja mbramjeve te ata për Bajram e Ramazan. Nana jeme u dërgonte, nëpërmjet meje, portokaj, e ata më ofronin bakllavë hala të nxehtë. Ulesha me ta kambëkryq në dyshemenë e mbulueme me qilima lara-lara. Dhoma ishte e vogël dhe aty flinin që të tre. Ishte e ngrohtë. Kërcëllonin drujtë e thatë në votër. Më jepnin me e ngre tymin e duhanit gërxhallë që e pinin. Ndihesha mirë dhe i sigurt.

Për Shën Koll vinin tinëz, jo për festën e tyne, por për tonën.

Kur vinte dimni e reshte borë, Satku bante shkopij hokeji për gjithë fëmijët e lagjes. Mbas shumë vitesh u largu nga Beogradi, por u kujtu për ditëlindjen teme. Aj u ba ambëltor dhe më solli si dhuratë, një dimën të ftohtë, tortën të cilën kish ba vetë. Në tortë ishte ba një avion prej amarete. Kjo s’harrohet kurrë.

Smiljka jeme, si fëmijë, jetonte në një pjesë krejtësisht tjetër të qytetit në Strahinjiqa Bana dhe celësat e kopjuem të banesës, jo vetëm të tyne, por edhe të shumë të tjerëve në këtë zonë, i kishte Smajli.

Sa Smajlë e Satkë kishte nëpër gjithë Beogradin në atë kohë? Ata ishin kujdestarë besnikë të pronave të njerëzve të tjerë. Ata ishin njerëz të besës [edhe në origjinal shkruhet ‘bese’]. Këta janë ata që tash dëshirojnë me qenë dicka ma shumë e ma të mëdhaj. Këta janë ata që dojnë me qenë si gjithë të tjerët, gja që janë. Le t’u afrohemi atyne si njerëz dhe, kështu, edhe ata do të na afrohen. Dallime mes nesh nuk ka dhe, nëse paraqiten, kanë me qenë në damin tonë.

Po thonë disa, që as që asht dashë me le, që kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili po vjen për vizitë, po kërkon që atij t’i jepen celësat e qytetit të Beogradit. Po tuten se mos po i ndryn e po e gëlltit celësin. Masandej s’kemi me mujtë me dalë sepse nuk kemi çelës rezerv. 

Ata, tue vazhdu, thonë se zoti Rama do të vizitojë Preshevën, qytetin me popullsinë ma të madhe me kombësi shqiptare në Serbi dhe atje do t’u drejtohet bashkëkombasve të tij në një miting publik. Do t’u drejtohet vllazënve të tij. Mun me ndodhë ndonjë incident. E qysh ia bajmë nëse ia mësyjnë Beogradit, e aj i ka celësat? Këta të mediave, keqbamësit dhe helmuesit ma të mëdhaj të popullit serb, ma së shumti kishin dashë me e vendosë në një bodrum e kat përdhes, ku dikur kanë banu vllaznit e tij, që atje të zhvillohen bisedimet dhe që para botës "të kryhet" vizita e mysafirit të padëshiruem.

Aj dëshiron me vendosë një kunorë në vorrin e Dimitrije Tucovićit? Edi i mëshoi ku asht ma hollë. Pati shkru Dimitrije dhe pati kritiku aj politikën pushtuese të borgjezisë serbe dhe e pati sulmu politikën pushtuese serbe ndaj Shqipnisë dhe krimet e kryeme ndaj shqiptarëve gjatë luftave ballkanike.

Sot, po të kisha mujtë me zgjedhë se kujt m'ia lanë celësat e banesës, aj kish me qenë Satku, Vehapi dhe Seadi, ose Smajli. Ata, tashma, me gjasë, ka kohë që nuk jetojnë ma. Përvec fqinjës sonë të parë Draganës, po s’i mori celësat e qytetit të Beogradit, unë do të doja t’ia dorëzoja z. Rama celësat e banesës ku jetoj me familjen teme.

Banesa asht shenjtni dhe celësat nuk i jepen gjithkujt.

Perktheu: Agim Morina
 

56 Komente

Bukur, me pelqeu. Kjo tregon se ka edhe serb te mire e te mençur. 

Te gjithe serbet jane te mire dhe te mencur, por arnavuteve ju ka zene syte urrejtja dhe nuk shohin dot mire dhe qarte. Serbia kurre nuk ja ka dashur te keqen arnavutistanit, por eshte perpjekur t'a ndihmoje si popull fqinj, ndersa ne te kunderten, arnavutet kane bere gjithmone lojen e pushtuesve turq. Nje fjale e urte e permbledh marredhenien shqiptaro-serbe. Serbet me buke dhe shqiptaret me gure.

Jo e bukur, por e mrekullueshme! Dhe shume shume pergezime autorit per perkthimin dhe stilizimin ne gege. Ju falenderoj. 

Këta janë ata që tash dëshirojnë me qenë dicka ma shumë e ma të mëdhaj. Këta janë ata që dojnë me qenë si gjithë të tjerët, gja që janë. Le t’u afrohemi atyne si njerëz dhe, kështu, edhe ata do të na afrohen. Dallime mes nesh nuk ka dhe, nëse paraqiten, kanë me qenë në damin tonë.

smiley nje nga prurjet me te bukura qe kam lexu ne ppu flm!

Ka Sheshel po paskerka dhe Petrovic.  

Po nga nje gji kane dal te dy.

nice nice po nuk di kush m'pelqeu me shume mes moralit dhe gjuhes se perkthimit.
 

nji paragraf eshte perserit 2 here apo ashtu eshte ne origjinal?

Eshte tip paragrafi i zgjedhur ai.

ky serbi qe vika ne gegnisht dashka me ja lan celsat e shpise kryeministrit tone. shume ide interesante. a mund t'ja thoje dikush qe celsat e shpise mos ja lej asnji njeriu se kane ndryshu kohet?

 

Nuk e kuptoj pse nje shkrim i tipit"edhe zezaket njerez jane" u krijon ndjesi pozitive cave!

Ky m'kujtoi ato tregimet e Migjenit per malsoret e shegertet. Gjuha dhe pershkrimi ishte gati identik. Po nuk di t'kete thene kush se Migjeni i perbuzte

Ngjashmeri me migjenin ka vetem per shkak te perkthimit dialektor. Qasja e tij ndaj shqiptareve eshte si ajo e ojq-ve ndaj arixhinjve.

po jo o burr se dhe Migjeni ka vene perballe varfrise, naivitetin dhe besen e ktyne malsoreve.
Kte gje po ben dhe ky serbi. Dialekti me pelqeu po nuk eshte se i ben dialekti te gjithe te ngjashem me Migjenin

nuk jane ore te varfer, se flejne tre veta ne nje dhome. si ta hapnin pastiçerine ndryshe ?

Me duket se po thote se edhe me te varfrit mes tyre nuk i humbasin ato karakteristika te cilat ne pretendojme se i kemi; besen, burrnine, zotnillikun po te jesh nga Shkoderlocja etj . smileysmiley  

ça lesh i varfer. hapi pastiçeri tjetri. apo ti do qe robt te lindin me leke ne vendin e tjetrit ?

kete detaj, te rendesishem te shkrimit, nuk e ka kap si zakonisht as shqiptar i vjeter. qe i lexon skiç shkrimet. po po ashtu as tregimtari serb, qe po ashtu, si shqiptari i vjeter, mendon se flet per zezake.

Morali i ketij shkrimi. Mos kini frike nga shqiptaret, se nuk kane cbejne, jane te ndershem dhe jo per tjua pat friken! smiley dmth, nuk jane zoterinj, para nesh!

satire therrese  nga nje serb, per serbet..  por nuk e kuptoj se perse e kane vene te rubrika  ''24 karat''.?

Duhet pershnet per te nximen qe i ka be ne te bardh te pamohueshmit fashizem expansionizmit serb! 

Shkrim fantastik. Perkthim madhor. Si tosk-foles smiley me pelqu gegnishtja

 

Ik er boj shurren. Po ja shpjegoka ky t'vetve qe ne dume me qene njerez t'barabarte me serbt? Qe nuk dume me nejte mo n'budrum e qe s'ja kena vjedh shpine ktij? 

E neve jena t'supozume t'na bohet qejfi me ket shkrim? A jeni n'vete? 

am I missing smth here or wha? 

Asnji gje s'po miss mrrokell. 
Reagimi yt eshte i drejte - Thanks but no thanks! 

per veten e tyre jan me rregull ata se 'siptar' u jan duk si zezak pavaresisht sa mundohet shkaba te thote qe jo sdo te thote ashtu. 

ne nuk e kontrollojm dot cfare mendon tjetri por edhe te na behet qefi me kete - jo valla 
shko more fcuk yourself! Jeni tu ngordh aty me jugot e me mobilje te kohes se titos neper shpi e qeka habit ky se smajli s'ja ka pshurr gjonat e shpis

ky bythqir autor, pse s mer si shembull nai intelektual shqiptar qe ka jetu mes ktyre? ku e gjen ket te drejt ky shkerdhat ti "stamposi" shqiptaret te gjith si smajla ? o ju shplaft muti shalet juve qe ju bohet qejfi,jeni i tuf karucash.me t ik trunismiley

mos i dorzoni kallashet, kaq di me thon... vetem "Kapedani i Policanit" i sjell n terezi kta shkerdhata.

 

Nje shkrim terheqes me nota njerezore individuale, por i prekur keqas nga ndjenja e Paternalizmit Jugosllav si dhe nga nostalgjia per Experimentin e deshtuar Jugosllav.

Shqiptaret shihen si qytetare te dores se dyte, te destinuar te bejne pune te rendomta ndryshe nga sllavet qe tregojne supermacise intelektuale e ne kete ras nuk tregojne racizem ndaj banuesve Shqiptar te Bodrumit.  Shqiptari ngjan me sklleverit e plantacioneve te Jugut te SHBA, dhe notat shpotitese e melankolike, me sjellin ne mendje kendveshtrimin e zonjave aristokrate qe impresionohen nga virtytet primordiale si Besa apo dashuria per punen fizikene ferme, qe se gjejne ne boten e tyre mondane. Shihet me nostalgji mbijetesa e Shqiptareve ne nje ambient diskriminues ku mundesia qe Shqiptari te ngjise shkallet e hierarkise sociale eshte e pa-imagjinueshme. 

Shkrime te tilla sherbejne per te zbutur disi gjakrat por jane jashte realitetit. Per me teper krijojne iluzione internacionaliste. Realiteti romantik Jugosllav nuk kthehet me, e mbi te tjera nuk i fashiti urrejtjet etnike per sa kohe jetoi. Sigurisht qe Serbet  jane njerez te mire por jo me NE sepse nuk jane edukuar te na shohin ne Shqiptaret si njerez te barabarte por si qenie me kufizime te caktuara. Ky eshte thelbi i problemit Serbo-Shqiptar dhe ndryshimi duhet te ndodhi ne botekuptimin Serb.  Shqiptarit i besohen celsat e shtepise, por jo te bashkedrejtoje punet e shtepise.

serbet jane populli me kot i sllaveve te jugut. nga i nxorre te mire ti ? apo po ben dhe ti si serbi po luan te emancipuarin ?

Sa gjynah. Rastesisht po mendoja sikur nje suedez te shkruante per laponet qe merren me rritje dreresh, se duan te behen njesoj si suedezet. Pastaj mendova lincimin publik dhe aty e lashe mendimin.

Kjo semundja e superioriteti serbet do ti haj perbrenda. S'do i lej te qete.

Dmth dhe Serbi me "liberal", s'arrin dot te vej gishtin mbi robte e vet. Te flas mbi skizofrenin e te qenit superior, por merren me shqiptarin e bodrumit. Sipas linjes se autorit, ne duhet te merremi me deshiren e striptisteve serbe per barazi?!! Jam shume e shtangur nga ky artikull, sepse e kuptoj thelle-thelle qe " se ka me te keq", por kur lexoj si e trajton them se paska probleme shume serioze ai vend. 

Po nu ka asnje dyshim qe ky shkrim ka brenda ironi dhe sarkazem. shqiptari vihet ne nivelin e nje cirakut qe nuk shkon me shume , me lart se kaq  besnik dhe i mire! Por e pamunder te arrij ne nivelin e Zotnise! Serbit, patjeter

shkrimi ka mungese njohjeje te shqiptarve nga ana e autorit. shkrimi eshte NAIV. (si hartim i klases se tete) çfare ironie apo sarkazme flet ti ?

do te shpjegoj ku eshte ironia tek ky shkrim,? Ti i beson sinqeriteti te ketij autori per trevellezrit shqiptar, komshinje ?

Gjynah, pa fund gjynah. 

Po mendoja dy serb kur lexojne kete artikull,-"a te thashe Millos qe s'behen njerez keta shiptaret? -ashtu eshte s'behen Milan. -ja tani ky nga bodrumi do te behet njesoj si ne.- lere lere se dritherohem kur e mendoj.-na pije nje slivovitz!

lol

Shume bukur.Do doja ta kisha shkruar une ket koment,se me thene te drejten e mendoja pak a shume keshtu por nuk isha shume i qarte ne konkluzione.

Me shume probleme kemi ne(nje pjese ne fakt)qe i gezohemi nje shkrimi te nje kusheriri te larget te lubonjes ne serbi i cili na rezervon me dashamiresi nje vend ne kopshtin zoologjik.

Fakti qe tek shqiptaret mungon kombetarizmi u sherben serbeve si tregues i inferioritetit tone dhe prandaj na kategorizojne tek "filipinezet"

Ne kemi probleme sa te duash, por me kryesori eshte qe ne kemi nje shoqeri, ku te gjithe e quajne veten intelektual! psh ka mbaruar shkollen e larte, ose nje kurs, ose `Universitetin Kristal  smiley dhe behesh intelektual, del ne TV  ne nja 10 kanale sa te behesh i njohur dhe e krijove profilin intelektual smiley

 Kurse serbet ne fakt te rrim shtrember dhe te flasim drejt jane ne nje nivel me larte intelektual NE PERGJITHSI. keshtu vec e vec edhe ne kemi intelektual te medhenje, po nuk i lene rehat Politikanet tone rjepacak, te ngrejne koken.

Autori, besoj une, qellimisht ka sjell dy kohe te shqiptareve qe ka njoft vete. Kohen kur tre vllazen jetonin ne bodrum e ndoshta ne skamje, por prap se prap zakonet e mira, bujarine, besen dhe ndershmerine i ruanin. E si per te than se kjo nuk vinte prej faktit qe shqiptaret kishin frike me u sjell tjeter soj, sjell episodin tjeter kur tashma shqiptari megjithse pronar i nji ambeltoreje i jep dhurate torten nji fmije me te cilin kishin kriju lidhje prej afrimitetit te vete fmise. Gjithashtu torta e dhurume mbrapsht mund ta jete dhene ne tekst si shenje e mirnjohjes se Shqiptareve, per ato ndihma te vogla qe i kshin dhan familja e fmise.

Pra gjith ajo qe autori ka than ne kete ishkrim asht qe Shqiptaret jane ne rregull, e nese ne Serbet smerremi dot vesh me ta ndoshta asht faji yne.

per çfare arsye ata duhet te merren vesh me ne ? 

Se kot per muhabet, po cfare ndihme i kishte dhene familja e femise? Se eshte qesharake, po ata i jepnin portokalle e shqiptaret i qerasnin me bakllava.smiley E kupton qe mirenjohja e shqiptareve ka qene vetem sepse ndoshta perbuzja per ta ka qene aq e madhe, sa te pakten keta i kane begenisur ti komunikonin si komshinj normal. Nejse...

mos harro se ishte ndryshe jugosllavia (shtet multi etnik) ne epoken jugosllave dhe ndryshe serbia e sotme.  Bekim Fehmiu u be aktor i madh dhe u martua bile me serbe. per çfare perbuzje flet ti ?je e sigurte qe perbuzja ishte per shkaqe etnije apo thjesht katunarlliku (prishtina ka qene si tirana ne kohe te zogut, me burra me brekushe e qeleshe ne kohen e Titos) si kudo tjeter. 

kudo katunarlliku nuk begeniset nga ai qe i thote vetes i qyteteruar. 

"Provoje këtë këtë Satk, të lutem, e bleva por gjatë pastrimit m’u kanë shkurtu... në qoftë se nuk të bjen tamam, e shoh mos ndonjë i familjes ka nevojë... Shih këto këpucë, po më vrasin, ndoshta të bien tamam ty"

Kjo ishte ndihma. Mos ta gjykojme sikur cdo familje Serbe ishte pergjegjese per gjendjen e Shqiptareve ne Jugosllavi. Ndoshta jam gabim une, por me duket se ajo qe theksohet ktu eshte fakti se me Shqiptaret eshte e mundur me kriju raport normal. Kjo ne mund te na duket herezi, por autori nuk i drejtohet publikut Shqiptar por atij Serb, qe kjo gja i duket e pamundur.

 

puna eshte se shqiptaret nuk duan te krijojne raporte me serbet, se po te donin, do t'i kishin krijuar me kohe, apo jo ?

Jo, besoj se duhet me e shtru ndryshe pyetjen. A do ishte ma mire per Shqiptaret ( Te gjithe jo vetem te shqiperise) sikur te kishin raporte te mira me Serbet?

 

ti kujton se kosovaret qe jane po ashtu shqiptare, nuk ja kane shtruar pyetjen ndonjehere vetes ? 

me serbet duhet NDARJE fillimisht. pastaj te shohim e bejme. 

Duke shqiptari si ai zezaku qe sherbente zotrin e bardhe  te filmi Django Unchained smiley 

Kete shkrimin ta lexojne te gjithe ata qe habiten pse kaq buje ne Kosove vizita e Rames!!Autori ka shume te drejte,por ben gabim lidhjen..ta rishkruaj kur te vi per vizite zyrtare ne Beograd Kryeministri i Kosoves..si i barabarte mes te barabarteve!!

ku e pe ti bujen e kosoves ?

mund te jete dhe eksperience personale dhe s'ka noj te keqe. ndryshon puna kur ngrihet ne pergjithesim etnik apo mes kombesh, se aty futet dobiclleku pastaj.., perdoret pak racizem i sofistikum kur tjetri jo vetem te arrin, po dhe te parakalon.

Tani konkluzioni ishte qe ky do ti jap celesat e shtepise Rames, qe ky i fundit ti fshij pluhrat, ti ajeros shtepine dhe ti ujis lulet?

shkrimin e ka shkruar perpara vizites se rames, siduket ne momentin qe kishte zera per anullimin e vizites. ky po thote, qe te rama duhet besuar dhe duhet pranuar si i ftuar. 

ndersa ajo qe s'kuptoj une, eshte per juve qe vizita e Rames iu duket si triumf dhe ne te njejten kohe, artikulli i serbit fyes. 

kur ai po thote, Rama po na lutet per vizite, pranojeni dreqin se nuk kafshon. 

e pisomes edhe sali berisha dora vet sdo kishte qene ne gjendje te pirdhte nje teori si kjo

te ishte i zgjuar sali berisha nuk behej politikan. po ashtu edhe ed rama. piktura i dilte dhe i tepronte per te hyre ne histori. 

Po ky autori kush eshte, meqe ka shkruar nje artikull dhe eshte i perkthyer nga nje shqiptar nuk do te ishte keq te dinim pak me shume who`s who.

Ky qe ka shkruar artikullin eshte aktor,shkrimtar dhe i biri i Miodrag Petrović Čkaljas, njerit prej komedianëve me te njohur ne ish Jugosllavi

Aktor shkrimtar - goxha. Po ne populli lexues shqiptar i zakonshem ordiner , spara i njohim keta aktore shkrimtar serb de komedian!  smiley

Nejse as une nuk e dija, as qe ja kam idene kinematografise apo letersise serbe thjesh perkthyesi i ka theksuar keto

Egziston nje si barier prej kohesh nje njohje reciproke midis fqinjeve,  ne fushen e letersise kjo nuk ndodh me Italine psh, ku shkembimet letrare perkthime autoresh jane me te medha se Greqi Serbi ect ..

Vetem perkthimini ne gegnisht me pelqeu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).