Kadare mer çmimin “Jeronim De Rada”

Shkrimtarit Ismail Kadare iu dha çmimi special i panairit “De Rada”, me motivacionin: pasues i denjë i veprës emancipuese dhe europianizuese të nisur nga De Rada rreth dy shekuj më parë. 

Ai këtë çmim, të dhënë nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe Instituti Italian i Kulturës, e konsideroi të përbashkët me vendin fqinj, ku jetoi Jeronim De Rada, por edhe ku gjetën hapësira në fusha të ndryshme arbëreshët. 

“Jam i nderuar dhe i prekur për këtë çmim, që mban emrin e gjeniut të parë të Rilindjes kombëtare shqiptare, që ndihmoi të lindte Rilindja dhe që u bë autori i asaj drite të madhe që mbuloi Shqipërinë kur ajo ishte në muzgun e saj. De Rada riktheu letërsinë shqipe në orientimin europian që letërsia shqipe ishte duke e humbur. Kam kënaqësi që përbri meje është ambasadori i Italisë, vendit që e mbajti De Radën në gjirin e tij, ku ai kaloi jetën e tij, vendi që iu dha mundësi arbëreshëve të gjenin hapësirat e tyre në art, muzikë, poezi e gjithçka. Në këtë çmim unë shoh një një simbolikë të përbashkët që nuk e kemi harruar, por që e kemi rigjetur: Shqipërinë e Evropës”, u shpreh Kadare. 

Në stendën e mbipopulluar ku u dha çmimi, më pas Ismail Kadare firmosi autografe për lexuesit.

Çmimet e tjera

Është Arben Dedja autori më i mirë i vitit, i shpallur nga juria e edicionit të 17 të Panairit të Librit, me përmbledhjen me tregime “Histori Ekskatologjike”. Ndërsa përkthyesja e vitit është shpallur Alina Karaulli, për romanin “Xhejn Er” nga Charlotte Bronte. 

“Eduard Morgan Foster kur e pyesnin se si duhet të jetë shkrimtari thoshte: ‘just connect’. Desha të bëj dhe unë një lidhje të fundit, që në këtë panair, me rastin e 200-vjetorit të lindjes së Jeronim De Radës morën dyfish çmime nxënësit e shkollës ‘Jeronim De Rada’”, u shpreh Arben Dedja. 

Çmimi i letërsisë për fëmijë këtë vit u zëvendësua me çmimin e Mirënjohjes, duke qenë se nuk ka patur prurje, çmim që shkoi për gjuhëtarin dhe përkthyesin Petro Zheji, për kontributin e tij ndër vite. Çmimi iu dorëzua të birit Artur Zheji. 
 

 

6 Komente

Ah, lum si ata qe kane qene ne Panairin e Librit. 

Nuk ja dal te kuptoj se sa shume kemi humbur nga shkeputja e librit shqiptar smiley

Njeriu i shkakton vetes sfida dhe emocione te forta

Shkrimtarit Ismail Kadare iu dha çmimi special i panairit “De Rada”, me motivacionin: pasues i denjë i veprës emancipuese dhe europianizuese të nisur nga De Rada rreth dy shekuj më parë.

 

aha, dmth ky cmim  nuk i eshte dhene I.K  per librin e tij te fundit..

..Pra i qeka dhene per te perjudhes realizmit socialist tina...belulo ! Belul, cila veper e Kadarese te duket..hollandizuese, ne vazhden e vepres De Rades ?Ca lexon ti citime te komisjoneve me debile ?  Jo ore jo, mos rrini ne dy karrige, Kadare evokoi sistemin socialist, hymnizoi heronjte e tij  dhe partine si e vetemja force udheheqese e tere jetes vendit, duke qene ai vete ne piramiden e saj.pikerisht ato vepra e ben, e ngriten gjer ku eshte .Per ato merita ja kishin dhene me kohe plot merite e diploma, pa qene nevoja ti perserisnin keta dallkauket e shoqerise civile sot.

Te tjerat jane dengela. 

 

 

Çmimi i letërsisë për fëmijë këtë vit u zëvendësua me çmimin e Mirënjohjes, duke qenë se nuk ka patur prurje,

smiley

Ja dicka per te cilen mund te ishte merzitur nje vizitonjes me Panair, ashtu si edhe nje dashamires i librit. Jo per te shtyrat e per te shkelurat e njerezve ne Panair. Nuk kishte prurje ne letersine per femije! E kuptoni tani problemin thelbesor te industrise se botimeve ne Shqiperi? 

 

"pasues i denjë i veprës emancipuese dhe europianizuese të nisur nga De Rada rreth dy shekuj më parë. "

Emancipimi dhe europianizimi i Mal Kadarese & co !!

Nuk bie rrufeja mbi medaljen e cmimit per "servilizem te cmueshem" dhe "mospatje' te shtylles kurrizore", dhene nga Shoqata e te Emancipuarve Europiane. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).