Këngëtari i njohur ka ndërruar jetë sot rreth orës 10:30 Mjekët dyshojnë se ka vdekur për shkak të drogës 32-vjeçari ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Florian Kondi, ose i njohur ndryshe si Doktor Flori, ka humbur jetën ditën e sotme. Lajmi tronditës është konfirmuar nga burime pranë urgjencës së spitalit në QSUT.

Doktor Flori ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një moshë të re, dhe la pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë të vogël, i cili kishte vetëm disa javë që kishte lindur.

Urgjenca e QSUT-së konfirmoi se i riu mbërriti pa jetë rreth orës 10:30 minuta në spital. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së papritur të Doktor Florit, ndërkohë që pritet të bëhet ekspertiza mjekësore.

Doktor Flori ishte pjesë e grupit muzikor “West Side Family”, së bashku me Landin dhe Mirin. Grupi u bë i njohur për këngën e tij të famshme "Tirona", që u këndua së bashku me Edi Ramën.  “West Side Family” arriti të krijonte edhe një sërë këngësh dhe bashkëpunimesh të njohura, por më pas u shpërbë.

Së fundi, Flori ishte përqendruar në stilin folklorik, duke realizuar një sërë këngësh popullore në bashkëpunim me këngëtarin dhe aktorin Ermal Mamaqi.

***

Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga përdorimi i drogës

Në botëthuhet se ekziston një mallkim për këngëtarët e famshëm, ku shumë prej tyre nuk arrijnë dot të kapërcejnë moshën 27 vjeç. Shumë prej emrave të njohur të muzikës kanë vrarë veten me armë apo kanë vdekur nga përdorimi i drogës apo alkoolit.  Flori e kapërceu këtë “pengesë”, por dy ditë para se ai të mbushte 33 vjeç u nda nga jeta për shkak të përdorimit të substancave narkotike.

Të paktën kjo është arsye për të cilën mjekët dyshojnë se ai ka gjetur vdekjen. Sipas mjeteve të QSUT-së, thuhet se Flori ka humbur jetën për shkak të takikardia-s (achycardia), rrahjeve të shpejta dhe të çrregullta të zemrës dhe kjo dyshohet se i ka ardhur nga përdorimi i drogës.

32-vjeçari ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, i cili ka vetëm dy javë që ka lindur. Si për ironi të fatit, këngëtari që aq shumë i ka kënduar Tiranës, u shua pikërisht në ditën e Çlirimit të Tiranës.

***

Dr. Flori: Anonim nuk do të jem

Florian Kondi, emri i artit i të cilit ishte Dr. Flori e nisi karrierën e tij artistike me grupin Westside Family.

Tre çunat e Westside Family realizuan këngë të cilët tërhoqën vëmendjen e publikut. Një prej këngëve më të njohura të tyre është “Në krahët e tua do të jem”. Gjithashtu dhe kënga e realizuar me Edi Ramën, “Tirona”.

Dr. Flori ishte autori i teksteve të këngëve të grupit, si dhe i shumë këngëve të kënduar solo apo nga këngëtarë të tjerë. Tekstet e tij ishin shumë të ndjera dhe filozofike.

Në një prej këngëve me grupin Westside Family me titull “Mirëmëngjesi”, ai flet për peripecitë e jetës në ‘Tiranë e re’, ku ai thotë se nuk do të mbesë anonim.

Kurse kënga e tij më e re, e cila fatkeqësisht do të jetë dhe e fundit është ajo me titull "Toke Toke".

61 Komente

Egziston nje mallkim per kengetaret e famshem - tha. Efektet/konsekuencat e droges keto, nuk pyesin per fame. Gjynah se paska qene I ri. 

Zot,sa gjynah.Ngushellime familjes!

shikon ti, droga nuk pyet as per doktora!
gjynah.... por koka ben koka peson, tha...

po me Dr. Phil-in cfare behet ? se u be si lis...llafazan i madh dreqi..

Gjynah, shume i ri smiley U prehte ne paqe. 

Duhet me kendu vetem tallava, ata jetojne nga 120 vjet

Ngushellime familjes , nuk me besohet smiley

Ishte nje djale krejt i vecante dhe mua me dukej i cilter.Jete e prere ne mez! Ju gjet i lehte dheu ! 

Shume gjynah, shume i ri!!!

eshte per te ardh keq per kedo qe vdes ne ket moshe dhe qe s'i ka bere keq kujt. Droge apo tjeter, kjo pak rendesi ka

33 vjec? Paska qene i ri, por ishte shendoshe shume kohet e fundit. Ngushellime familjes dhe atyre qe e kane dashur ta kujtojne gjithmone. Doktor Flori i la te pakten ca konge per ta kujtu. 

po pra se tani e lexova, s'e di ku e kan gjet ket punen e droges. Nga QSUT thuhet se ka vdek nga shkaqe natyrale, pasoje e nji ataku kardiak

Në botë thuhet se ekziston një mallkim për këngëtarët e famshëm, ku shumë prej tyre nuk arrijnë dot të kapërcejnë moshën 27 vjeç...Flori e kapërceu këtë “pengesë

Easy now. Respekt per te ndjerin se paska ndrru jete shume i ri. Megjithse s'e njifja, nuk kam dyshim se ka qene i talentuar, por te mundohesh ta fusesh ( qofte edhe me spond) ne te ashtuquajturin " 27 Club " osht pak reaching ! 

Disa nga anetaret :Brian Jones , Jimi Hendrix, Janis Joplin, James Douglas Morrison, Kurt Cobain ... mund te fusni edhe Amy Winehouse ( not me) po te doni ... 

You be the judge .

Dhe mua m'ra ne sy ajo pjese, punen e fames. Bile e vura ne thojza Po e hoqa, Behet fjale me siguri per fame brenda shqipeve dhe ti, they starting a new club, you know. 

Bo sa gjynah. Teper i ri. Mekat i madh per femijet e vegjel. Ngushellime familjes. Kohet e fundit eshte bere i dashur per sepse shpesh im bir qe nuk eshte as 2 vjec kercen per qejf me "Ku ka si Tirona" bile e kemi si metode qetesimi kur eshte nervoz dhe i bezdisur. smiley

Të paktën kjo është arsye për të cilën mjekët dyshojnë se ai ka gjetur vdekjen. Sipas mjeteve të QSUT-së, thuhet se Flori ka humbur jetën për shkak të takikardia-s (achycardia), rrahjeve të shpejta dhe të çrregullta të zemrës dhe kjo dyshohet se i ka ardhur nga përdorimi i drogës.

jane bere mjeket ne Shqiperi si ata bastexhinjte e vuajtur qe duan me te mbush mendjen se osht 100% e sigurte qe filan ndeshje del x. smiley

Kete e them nga pervoja ime personale, ku ne jeten time nuk kam provuar asnjehere ndonje droge (nese nuk e fusim alkoolin tek te tillat). Dhe une kam perfunduar njehere tek urgjenca e spitalit "Nene Tereza" pikerisht me diagnozen e ketij rrahmetlliut, me takíkardí dhe crregullim te ritmit te zemres (fibrilacion te dhomave kardiake). Dhe pervec sikletit qe heq robi, duke menduar se eshte duke lene mbrapa gruan me nje kalama te vogel, te bjen shansi i keq te degjosh edhe doktoret rreth e rrotull te thone "kush e di, cfare droge ka marrur!" ose edhe me keq kur edhe degjon "kush e di se cfare i ka hedhur e shoqja!"

Ka njeqind arsye qe mund te cojne ne fibrilim dhe takíkardí, por gazetaret tane sebashku me mjeket fallxhore shkojne e kapen direkt tek droga.

Sepse per mjeket eshte kollaj ajo pune, se gjurmet e droges kapen kollaj, po qe se te intereson te besh analizat dhe kontrollin patologjik. Por pa e levizur gishtin dhe bythen nga vendi te shkoje tjetri e t´ja kepuse shkurt qe "iku, se beri droge".

Po sikur te marresh tjetren e ky rrahmetlliu nuk ka bo droge, hajde me cfare duhet te perballohet familja, gruaja dhe dy kalamajte pastaj. Se robt ne Shqiperi jane shume te keqinj kur vjen puna tek thashethemi.

Keshtu o njerez, shifni punen tuaj e lejini njerezit rehat, qofte edhe te vdesin.

Ngushellime familjes dhe te gjithe atyre qe e kane dashur!

Ky deklaronte se fale fese ishte shkeput nga droga dhe ndihej krejt tjeter njeri. Plus fakti qe ishte bere prind. Asnjehere nuk i dihet por kur ne spital thone se shkaqet jane natyrore, me duket nje dashakeqesi shume e madhe te besh aludime te tilla.

Ndoshta ka korre ate ca ka mbjelle,dmth,qe e gjitha asht pasoje e abuzimit te meparshem. smiley

kshtu si e paskam formulu ket fjali,duket si shprehje moskokecarse per nje tipologji te tille personi,por ne fakt me ka ardhur shume shume keq. smiley

Ngushllime familjareve ,keq ardhje  e madhe, sidomos per femijet! smiley
R.I.P

Ndjes past dhe ngushellime familjes!

Per punen e spitaleve mos u merni me mjeket kote, pasi dikur kur zbatohej LIGJI QE ESHTE PUNE E SHTETIT cdo i semure qe vdiste ne spital behej rast mjeko ligjor dhe percaktohej qart shkaku i vdekjes, ketu te ne i eshte lene ne dore medias a kush do te psekulloj, kur ka nje rregullsi ne gjithe boten per kete pune.

Shkurt la emer dhe emer te desherushem nga kushdo ne fushen e muzikes e te kengetoreve shqiptare . Krijoi dhe interepetoi melodi e kenge qe u bene masive per te  gjith moshat ndoshta si asnje grup tjeter  .Ishte lider Grupi . U perkujtofte per te mire dhe kenga qe la eshte Kujtimi me i mire per te ...

O robo ..Po lene ate dreq piano smiley

Vdekja si vdekjet .Rremben ke te munde . Shpetojne vetem filozofet e PPU qe jane ne gjendje te kategorizojne njerzit e medhej dhe te vegjel ne grupe . Ky hynte tek te vegjlit !

Me punen e tij beri emer.Ngushullime familjes!

 

Gjynah!

Aq i ri, aq tip energjik sa ishte ai, kishte shumë për të dhënë

Shume gjynah! 

Ngushëllime familjes....u prehtë në paqe shpirti i tij

PËRJETËSI

Pentagrami,
sot të priste,
notat e këngës,
së radhës të hidhje...

Ku je Dr Flori,
për ty po pres,
thotë mikrofoni,
na preve në besë...

Presin të gjithë,
zërin tënd të ëmbel,
eja ti o zë bilbil,
gjallëroje skenën!!!

I gjallë do mbetesh,
artistët vdekje s'kanë,
shpirti yt mes këngësh,
përtetësi ka marrë!!!

 

 

Dr Flori pa shume zhurme shkoi.. 

Gjyhna, me vjen keq, veç nuk pajtohem me autorin ne nje rresht kur thote se;

" ....Në botëthuhet se ekziston një mallkim për këngëtarët e famshëm, ku shumë prej tyre nuk arrijnë dot të kapërcejnë moshën 27 vjeç...." 

nderkoh qe faktet tregojne se shum e artiste, e mbyllin jeten aty nga mosha 30-50 vjeç. 

Elba, ta kam thene 100 here qe Pjeri nuk di anglisht. Kur do marresh vesh? smiley

Me fal ore cuno , jam ne pune , po club 27 nuk eshte e veshtire me u mor vesh , nejse , thanks for the update smiley

se s'ka lezet po nji gje ta kesh parasysh:
vec per llogari nuk ja fut dot Pjerit, as ti, as naj tjeter!

E tmerrshme  , fat i keq i njeriut smiley  te vdese kaq i ri 

eshte e vertete nga droga ? 

Ka vajt pa puls ne urgjence ne oren 10 paradie - thone lajmet!

Nga  e nxoren qe ka ndrru jete ng droga! Mos ka qene perdorues i rregullt i droges ?  

smiley

Duket e pabesushme!smiley

do ket qen mall i paperzimsmiley sja ka perballu pompa

mos e rruj o flor se t gjith asaj rruge jenasmiley

Kokaine.

E paparë .

Emisioni fevzi uturakut doli nga shinat e Politikës për demaskimin e Shëndetësisë kriminale të Ramës smiley dhe hyri në rrugën më normale të emisioneve që duan Njerzit

Luftë Drogës !...si shkak kryesor për këtë Vdekje dhe për të tjera . .Uturak Fevziu pëjet " 10 -12 vjeç konsumohet kanabis "smiley ....o kuje o kuje kush ka  përgatit Opinione !

Megjithse mbetet akoma analiza e shoqes LefTGope porositur nga " na kem feisin e Bujit or tie " me flakjen e dorashkës në surat " Pse çfarë doni JU ? Kapitalizëm pa Drogë e Prostitucion para e mbrapa . Komunizëm ? "

Le ti shërbejë këtij Uturaku ky emision për të verifikuar vetveten me çfarë e Qelb , ndot , Publikun me emisione të paragjykuara

Dr Flori ...mirësia Jote  , misioni Jot i fundit ,  me këtë indicie që mori emisioni , besoj  arrin të shndrrohet në një Mirësi për të gjithë . Njerzit duam të shtrydhin plagët e qelbit të infektuara nga Gropat e halesë që ka lënë  sali Qenef berisha.

Prehu i qetë !

Po ky doktorri me vetlla te heqme ke fevziu thote qe edhe mund te kishte shpetuar po te kishte urgjence ne kohe  dhe perkujdesje mjeksore ne standarte me te larta smiley

keta thone definitivisht ne emisionin e fevziut se Dr. Flori ka nderru jete nga droga smiley

sa keq....

 

smileysmileysmiley 

tashti ky ka qene 32 apo 35 vjec?

po 79-ta i bie te jete  smiley apo ishte smiley  s'di si te shprehesh smiley   , 35

Ambulanca ka vonuar , turp t'i vije  atyre qe thone se mjekesia ne Shqiperi funksionon , edhe gabim edhe familja qe pret urgjencen dhe nuk niset urgjent per ne spital ............urgjenca na paska problem t'i sherbeje gjithe Tiranes ...- thone lajmet sepse e thote vete spitali   am,a ........e shtepia dr. Florit eshte 3 minuta larg urgjences

te gjithe keni faj o shqiptare te trashe

Po hajduti, hajduti qe vodhi lopen, nuk ka faj ?

?

nqs e ke fjalen per litarin , muhabet tjeter ai

Jo e kam fjalen : Just say no to drugs ( other than Mary Jane, that is) dhe nuk ke pse te shqetsohesh per ngadalsine e ambulances ne ket rast. Ti i bone te gjithe me faj, pervec fajtorit.

Ndoshta pati dhe ai i ziu faj ., nuk thashe jo .................po te tjeret duhet te flinin gjume ?? 

 

Atje vdes edhe nga dentisti , edhe nga operimi ne sy , edhe nga lindja ......atje ska mjeke dhe kushte , atje eshte tmerr !!!!!!!!!!!!!!!!

E dime qe je zemethyer , merzitur shume qe dje, por permbaje veten me keto perfundime/statements te tipit ' o shqiptare te trashe' ne kundershtim me si sot nje jave me pare qe kishe ne Surratbuk ' feeling shqiptare'. Jo per gje, Po zere se ka ardh shkaba, you know...

Sic po lexoj ne shtyp del se ky paska marre kokaine si njerzit e thjeshte buken e thate smiley

 

 

Tamom sikur osht shit 20 lek qilja ke Dyqoni Rremes smiley

E cuditeshme me keta artistet (ne gjithe boten), i kane te gjitha, paret, famen, qefin, ca m... dun me drogen.

Shpresoj qe dhe Ermal Mamamqi te mbledhe mendjen (nqft senuk eshte akoma vone per te !!!!) se po te hiki dhe ai do te ishte me verte nje humbje shume e madhe per artin shqiptar. E gjithe jeta kulturore shqiptare do te perfundonte ne nje krize te vertete dhe bashke me te dhe nusja e tij smiley

ne c'kuptim te mbledhe mendjen Ermali ??

Po pra ky, sic po del ne lajme, qenka shoku i ngushte i dr Florit pra e di shume mire se si dhe kush dhe ku ....... dhe efektet e lendes magjike i njeh shume mire kam pershtypjen !

@Elba,

Ne rradhe te pare ,uroj qe kjo ngjarje te sjelle modernizimin e sherbimit te urgjences.

Se dyti,nese i semuri ka pesuar atak kardiak,gjeja e fundit qe duhet te behet eshte qe te levize trupi i tij.

Ajo qe duhet te ndodhe eshte,ti jepet frymemarrje artificiale deri sa te vije urgjenca,po kurresesi te levize trupi.

Atje vdes edhe nga dentisti , edhe nga operimi ne sy , edhe nga lindja ......atje ska mjeke dhe kushte , atje eshte tmerr

..mire nga "shendetsia falas" eshte e justifikume dhe mund te vdesesh, po  ta pesosh edhe nga  dentisti qe eshte privat.. kesaj sdihet cfare me i thone?

Ja prit se do   reagoje ministria shendetsise se shpejti , do shqyrtohen hallet problemet  , pastaj do ta fusin ne akulll ankesen dhe do  ta kthejne nga dielli

pastaj ministria do u jape familjareve nje cek te bardhe bosh dhe ata do shkruajne vete sa para duan si demshperblim

 

nejse Aurelia i vuri vulen historise bajgore te Dr. smiley

Na mbyti mediokriteti albaneze .......po ata qe i shiten 'ilacin' spo i permen njeri me goje !!!
Si nuk tha njeri se kur do kapen ata? apo kush jane ata ?  apo ata kan hike ne drejtim te panjohur ?

Lere ato qe i kane shitur ilacin..Po ti more komentator perse nuk permend qe dy dite perpara aktit final ky dr.flori na kishte qene tek emisioni i "mikut" ermal mamaqi..i cili spikat per mamaqizmat e tij gaz-mor edhe besoj se me leket qe do i kete dhene ermali do kete blere dhe produktin i cili e mundi..Me vjen ndot nga mediokriteti i ketyre legenave komercial qe hiqen si artista..E donin shume e di sa shume e donin apo jo..??E donin deri te kenga rradhes..He me dr do besh ndonje kenge se ngelem pa lek fare..E jepi dr ilacin cudiberes qe i ngacmonte telat melodioz te trurit te tij gjenial..Tani ve bast qe do turren prape neper studio dhe do bejne kenge ku do pshurrin nota muzikore dhe vargje mallengjyese per ate njeri i cili i furnizoj derisa merrte fryme me tingujt e tij magjik qe buronin nga thellesia e shpirtit te tij te lire...Turp per kete kast hijenash te paaftesh te cilet hiqen plot pompozitet si arti dhe kultura shqipatare..Nejse E.Mamaqi eshte ...Blowjob te dhoma Gones&djali tezes u be dhe u krijua biznesi tij.. 

Pikes i ke ra ..po kujt po ja themi keto gjera .....

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).