Me Gjergjin, një nga peshkatarët ambulantë që operonte në zonën e plazhit, kisha kohë që isha njohur. Nga ura e Dalanit deri tek Kavalishenca ishin disa peshkatarë, që punonin me ato varkat e tyre të vogla, secili në hesap te vet. Secili kishte zonën e vet, ishin thuajse 300-400 metra larg njëri-tjetrit. Me të, ishim bërë miq, e qerasja e më qeraste edhe ai ndonjëherë. "Prit", i thosha kur bënte sikur do paguante, "prit, se m'duket se u fut edhe 1 euro në konto-bankë. Opaaaaaa...", dhe nxirrja 1 euroshin nga xhepi. Bënim shaka gjithmonë, ngaqë ishim edhe moshatarë thuajse, veç ai mbante mbi shpatulla dhe fytyrë tërë hallet e socializmit dhe të kapitalizmit së bashku. Tërë jetën me detin, me sforcot që kërkonte ajo lloj pune, e nga kjo gjë dukej 15-20 vjet më i madh nga mua, ose e kundërta, unë dukesha si çuni i tij.

Atë mëngjez e kishim lënë qe edhe unë të shkoja me ta - Gjergjin dhe Julin, çunin e tij - e të shihja procesin e punës së tyre, atë të mbledhjes së rrjetës që kishin hedhur në darkë. Në fakt Gjergji më kish ftuar qysh vjet, kur punonte me pedalinë, por më dukëj e rrezikshme me një mjet të tillë. Ndërsa 2014-ën e kish nisur me një varkë, së cilës i kishin improvizuar një kabinë.

- Gjergjo, prit sa të iki deri në shpi të marr një diçka, një veshje shpëtimi.

U çuam nga tavolina.

- Po nuk është nevoja, varka ime nuk mbytet kurrë. Edhe po re, në uje do biesh, - qeshi ai.

- Po sidoqoftë, ne perëndimorët i marrim masat për çdo gjë.

Pashe orën e telefonit që shënonte shtatë.

Për 10 minuta isha gati, me brekët e plazhit, bluzën hollandeze dhe veshjen e shpëtimit. Ai me çunin e tij po më prisnin në varkë. U futa në ujë vetëm me mbadhje, ndërkohë që bluzën dhe veshjen e shpëtimit i mbaja lart në dorë. Hipa sipër dhe i pyeta se ku duhej të rrija që të mos i pengoja në punën e tyre.

- Futu në kabinë Pjero, meqë është dhe freskët. Mos ftofesh.

- Jo, s'më duket dhe aq freskët, kohë e mirë, pastaj dua të thaj dhe mbathjet.

- Po mos të zërë deti aty, se shih si lëkundet varka.

- Jo s'e besoj, aty brenda në kabinë kam frikë se mos më zëre deti.

- Ah, aty mrena e di si më zë gjumi mua, apo s'lëkundet si djep, - qeshi Gjergji duke i thënë shenjë çunit të ndizte motorin.

Në mes të varkës lëvizën një dërrasë, që ishte 1 metër me 1, dhe u duk motori. Juli vendosi një manivel dhe filloi ta rrotullonte, si dikur me ato makinat e vjetra, që për të ndezur motorin, shoferët fusnin një manivel dhe e rrotullonin deri sa të ndizej motori. Dëm-dëm-dum-drrum, u ndez motori, ndërkohë që Gjergji lëshoi litarin që mbante të lidhur varkën. Dërrasa u vu përsëri për të mbuluar gropën e motorit. Dukej që ishte një varke shumë-shumë e vjetër. Për një moment dyshova që hipa sipër, por mendova se sido që të ndodhte, varka ishte e pajisur në anësore me bukë peshku, dhe sipas Gjergjit kjo e bënte atë të rrinte sipër ujit edhe sikur të përmbysej.

- Nuk pengohen njerëzit tek ato dy litarët që lidhni varkën para dhe mbrapa?

- Po edhe po u penguan, në det do bien, ku do bien? - qeshën ata.

Sa më shumë lundronim, aq më shumë tundej varka. Gjergji me çunin bisedonin për kohën, për dallgët, ndërkohë që dhe unë u bëja ndonjë pyetje për lundrimin.

- Jul, kthehemi në port të presim ca sa të qetësohet deti. Nuk i mbledhim dot rrjetat me këtë det, - bisedonin babë e bir, ndërkohë që varka ngrihej vertikal e ulej pingul sikur do ngulej në rërë. Ishte diçka sa e bukur aq edhe e frikshme. Varka mori drejt portit, i cili nuk ishte më larg se 300-400 metra. Një anije luftarake dhe personeli i saj po na vështronin të çuditur. Siç dukej, varka jonë iu dukej atyre si lëvozhgë arre.

U futëm në port, në një si gji të betonuar, ku dallgët nuk ndiheshin aq shumë. Tragetet dukeshin sikur po flinin, ndoshta kishin kohën e pushimit dhe të pastrimit. Varka u afrua afër murit të molit. Fillova të vështroja përreth. Një jaht modern, një anije transporti si e lënë në mëshirë të fatit, një anije tjetër të cilën dy punëtorë po e ngarkonin me hekurishte, vinça gjigandë me shina, tutje dukeshin dy tragete, më tutje anije peshkimi dhe mallrash, si edhe qendra e portit tej, ku ndodhej edhe administrata.

Gjergji me Julin hodhën dy grepa për të kapur peshk. Siç dukej donin ta shfrytëzonin kohën, të mos rrinin kot. Një grep fillova ta mbaja unë. Tek-tuk kalonte ndonje varkë si puna jonë.

- Hë, kapet noi gjo? - bërtiste Gjergji.

- Jo-jo, dobë't, shum dobët, - përgjigjej tjetri duke vazhduar rrugën drejt e në brendësi të portit.

- Gjergjo, po këta po vijnë që andej. Do të thotë që edhe ne mund të dalim tani.

- Këta kanë dalë herët, kur nuk ka patur shumë dallgë.

- Po nëse kanë dalë herët fare, a nuk mund të ndodhë që këta të mbledhin rrjetën tënde, të marrin peshkun dhe ta hedhin prapë. Se ti nuk i sheh.

- Mundet, edhe bo vaki, ai ka dalë në 4-5 të mëngjezit.

- Më duket se diçka kapi ky grepi im - ndjeva fillispanjën që u tendos.

- Ngreje Pjero, mos prit.

Grepi për çudi ishte pa ushqim. Juli i vuri ushqim tjetër. Edhe atij po ashtu po i ndodhte. Siç dukej peshqit ishin bërë më të zgjuar se njerëzit. E hanin ushqimin pa e kafshuar grepin.

- Po juve po ju ikën gjithë ky ushqim! Sa i bleni këto?

- Aty te 5-6 mijë lekshi për kilo - u përgjegj Juli.

- Pra rreth 4 euro për kile? - Pashë Julin që aprovoi me kokë. - Po pse nuk përdorni gaforre nga ato të voglat që dalin në buzë të detit, t'i mblidhni vetë. Dje, njoni që pashë unë, aty tek ato çadrat prej kashte, po përdorte nga këto gaforret e vogla.

- Eeee, po nuk është ushqim i preferuar ai, peshqit duan nga këto.

Pasi ndenjëm rreth afro një orë u nisëm përsëri në det të hapur. Na u desh të rrinim edhe rreth 5-10 minuta në anësore pasi një anije e madhe mallrash po futej në port. Anija shoqëruese, skaf, një shok i Gjergjit, na lajmëroi të prisnim pak. Ngritëm kokat përpjetë dhe na u duk vetja si cironka para atij gjigandi. Sapo lamë portin, për çudi dallgët sikur zmadhoheshin. Kaluam fenerin e parë, e sa më shumë përparonim aq më të vogla dukeshin objektet e tokës. Varka dukej si një lodër para dallgëve, e përveçse ngrihet lart e ulej poshtë, tundej edhe nga anësoret.

U larguam aq shumë nga bregu dhe porti, sa anijet që prisnin radhen për port dukeshin më afër bregut se afër nesh. Gjergji me Julin po shihnin për bidonat e tyre, çka shërbente edhe si shenjë. Mësova se rrjetat e tyre rrinin poshtë. Të dy, para në varkë, iu vunë punës për tërheqjen e tyre, ndërkohë që mua më lanë mbrapa të manovroja levën, e cila e çonte anijen majtas apo djathtas. Ishim kthyer me fytyrë nga plazhi, i cili mezi dukej. Ndërkohë që ata tërhiqnin rrjetën e tendosur, vura re që varka iu afrua një fanari të cilit i mungonte njëri nga panelet diellorë. Forca e tërheqjes së rrjetës e detyronte varkën të shkonte andej nga ishte rrjeta.

- Gjergjo, ky fanari paska ngelur me një panel, si duket e kanë vjedhur, - ngrita zërin që të mundja zhurmën e dallgës unë, por ai vetëm sa ktheu kokën dhe ma bëri me shenjë që të lëvizja levën. Të tëra shqisat e tij ishin përqendruar tek rrjeta. Lëviza levën, por kjo nuk i pëlqeu Gjergjit, i cili ktheu kokën dhe bëri shenjë me dorë në krahun e kundërt. Lëviza levën në krahun e kundërt dhe varka filloi të shkonte sipas midesë së punës së tyre.

Nuk kalonte as 2-3 minuta dhe ai bënte shenjë përsëri me dorë, dhe unë lëvizja levën siç thoshte ai, mirëpo si duket ai bënte me shenjë për drejtimin e varkës dhe jo të levës siç po e kuptoja unë. Pak i nervozuar ai bëri me shenjë në drejtim të kundërt. Siç dukej, aty vepronin dy forca, ajo e ujërave nën varkë dhe ajo e tërheqjes së rrjetës, e cila i hiqte drejtimin varkës, drejtim të cilin duhej ta rregulloje nëpërmjet levës. I vështroja të dy, babë e bir, duke tërhequr rrjeten: në disa momente rrjeta i sforconte, tërhiq e tërhiq, mendoja se do ishte ndonje peshk i madh, por jo, ishte pesha që e mbante rrjetën në drejtpeshim për të ngecur peshqit, dhe sapo ngrihej kjo peshë, rrjeta tërhiqej me lehtë. Mendoja se rrjetës po i vinte fundi, por jo, rrjeta vazhdonte të tërhiqej, e çoku dukej ndonjë peshk, çka i bënte babë e bir të shihnin njëri-tjetrin veç për një çast, - si dukej bënin llogari me mendje, pa folur, nuk kishin kohë për çka kalonte, por për çka vinte. Nuk ishin vetëm dy frymë që luftonin me dallgët e detit, por ishin dy familje që prisnin pas shpatullave të tyre.

Lëkundja e varkës nga të katër anët, më bënte që me njërën dorë të mbahesha fort e me tjetrën të manovroja levën, ndërkohë që dy trupat e tjerë vazhdonin e tërhiqnin atë rrjetë që dukej sikur s'kish të mbaruar. Vështroja plazhin, ndërtesat e saj, hotelin madhështor "Palace", i cili nga largësia jonë dukej si diçka e vogël. Për njerëz apo plazhistë as që bëhej fjalë, ata as që ekzistonin për ty që ishe në mes të detit, në luftë për të kapur peshkun, peshkun që përkthehej në lekë për peshkatarin, lekë për naftën, lekë per rrjetën kur grisej, lekë për grepat, lekë për ushqimin e peshqve, dhe së fundi lekë për të ushqyer pjestarët e tjerë të familjes që prisnin nga ty me gojën hapur, mu si ai peshku që zinim. Ishte një luftë e një lloji të veçantë, në ndihmë nuk kishe askënd, veç krahëve të tu.

Mendimet m'u prenë kur në rrjetë u duk një peshk i madh, rreth 3 kile. Fytyrat e tyre u ngazëllyen, veç një çast, punë sekonde, thua kishin realizuar normën, atë çka prisnin. Por jo, fytyrat e tyre, dhe e imja që shkonte pas tyre si për inerci, iu drejtuan detit: shpenzimeve, naftës, cigareve, rakisë së mëngjesit, kafes, amortizimit, bukës... Krahët e tyre u tendosën më shumë, unë veç vëzhgoja çdo detaj të tyre, duke lëvizur levën, tashmë një punë rutinë. Nisën të duken peshq të vegjël, të mesëm, por jo më të mëdhenj se ai që kaluam. Doja të përcaktoja sa peshq po zinin atë ditë, kisha ndezur tërë sensorët, por asnjë për çudi nuk ishte i pregatitur për të matur sasinë. Gjatësia e rrjetës që nuk kishtë të mbaruar, dhe peshqit që dukeshin tek-tuk, nuk të jepnin kurrfarë ideje sesa ish mbledhur. Edhe vetë peshkatarët me një eksperiencë të gjatë në det nuk e përcaktonin dot gjatë punës sa peshk po zinin, çdo shifër ishte me përafërsi. Çdo gjë dukej kur dilnin në tokë.

Ishim bërë njësh me detin, ndërkohë që varka lëkundej si lëvozhgë arre. Dukej se rrjetës po i vinte fundi, ngaqë po ngjitej më me shpejtësi nga katër duart e tyre. Dukej edhe që ishim afruar disi me bregun, disa fanarë i kishim lënë mbrapa, dhe konturet e pallateve e hoteleve dukeshin më qartë. Më së fundi morëm frymë të tre.

- Si duket Gjergjo? Mirë, apo...?

- Mirë, jo keq, - lëvizi dorën ai si me një "çka", ndërkoë që Juli lëvizi një si punë marshi që e detyroi varkën të lëvizte drejt plazhit. Të dy, babë e bir, seç flisnin për peshqit dhe rrjetën. Sa më shumë i afroheshim plazhit, aq më të çliruar dukeshim. Muhabeti dhe shakatë shtoheshin.

Konturet e njerëzve po bëheshin gjithnjë e më të qarta. Nga qënie milingona në fillim, tani dallohej se kujt gjinie i përkisnin. E dora-dorës aq më shumë shquhej edhe mosha. Krijova përshtypjen se sa më shumë t'u afroheshe, aq më shumë të vinte një si dëshirë për t'i njohur edhe më mirë. Si duket këtë ndjesi ta jep largësia në det, ndjesi që të shtynte të filozofoje lidhur me njerëzit dhe fatin e tyre, ecjen dhe veprimtarinë e tyre, dashurinë dhe urrejtjen e tyre, dlirësinë dhe egoizmin e tyre.

- Kjo ështe dita më e mirë e juaja Gjergjo, apo...?

- Jo, ka më mirë, por ka dhe më keq, kur nuk kap asigjo.

- Me një fjalë, sot mund të quhet një ditë mesatare për ju, - po llogarisja me mend xhiron që mund të bënin peshkatarët e këtij plazhi, nga ura e Dajlanit deri te Kavalishenca. Sikur 10 peshkatarë të kapnin nga 5 kile në ditë, i thonin 50 kile që përktheheshin në 5 euro/kg mesatarja. Që për ta ishte 250 euro, por për pjatat e restoranteve aty rrotull ishin 500 euro. Kjo vetëm për një pjesëz të plazhit, se Durrësi kish 3 plazhe kryesore e dhjetra restorante që merrnin peshk jo vetëm nga këta peshkatarët e vegjël, por dhe nga peshkarexhat e mëdha, që kapnin me tonë, ndonëse jo çdo ditë.

- Sa mund ta shisni atë peshkun e madh që zutë Gjergjo? Në euro.

- Atë? Pa frikë 10 euro kilja, - dhe po më shpjegonte llojet e peshqve dhe çmimet e tyre. Per atë dite, ai llogariste diçka tek 40-50 mijë lekëshi, ose më saktë 30-35 euro.

Nuk ishim as 2-3 metra thellësi kur i thashë Gjergjit që do hidhesha në ujë për të provuar veshjen e shpëtimit.

- A të të pres, apo vjen me not?

- Jo, jo, vazhdo ti, se po vij me not. S'jemi as 500 metra larg nga rëra, - fillova t'u jap krahëve ndërkohë që varka e tyre largohej. Ndjeva vështirësi në notim nga veshja. M'u ngjit deri tek mjekra, sa detyrohesha ta ulja me dorë. I thirra nja dy herë Gjergjit dhe Julit, por ata ishin larg tashmë dhe kujtonin se po bëja shaka. I dhashë trupit më shumë përpara duke bërë not pash, por veshja më pengonte. Thashë ta hiqja fare, po më vinte keq. U gjyta dhe pashë që nuk isha as 2 metra thellë. Edhe 100 metra më duhej që të më ceknin këmbët; kjo sipas llogarive të mia, duke patur parasysh plazhin e Durrësit që ecën 10 metra dhe ke thellësi 10 cm.

Më në fund këmbët më takuan në tokë, ndërkohë që uji më vinte deri tek mjekra. Iu afrova varkës dhe i shpjegova Gjergjit sikletin e notit me veshjen e shpëtimit.

- Aaaa, po ato nuk janë për të notuar, ato janë vetëm për të qëndruar mbi det, - më zgjati shapkat dhe bluzën Gjergji. - Do pish noi gjo nga mua?

- Jo, jo, ti vazhdo punën, se unë do shkoj në shpi një herë, pastaj do dal nga Durrësi. Nga mbasditja mbase shihemi.

I përshëndeta të dy me dorë dhe hoqa veshjen nga trupi. Më dukej vetja si fitimtar, sikur po shkelja në tokë pas shumë vitesh.

 

*Ilustrimi: U. Lilloni, 1934

68 Komente

tregim i lehte, por i kendshem Pjero..

 

p.s  aman mor burre, ce ke kete zakon qe u bene llogarite njerezve:  jo po sa e blen, jo po sa e shet, jo po sa do fitosh.. jo po sa do fitoj ai i dores se dyte, pronari i restorantit, etj..smiley   

le pastaj qe  makinen llogaritese e ke aty, stand-by,  i kthen direkt ne euro  fitimet..smiley

E kam kete te "mete" Belulo, shoh anen ekonomike te problemit, ate se sa rentabel eshte, dhe ç'mund te gjenerohet nga ato asete. 

Une prape,copa-copa e lexova.

" Jo, ka më mirë, por ka dhe më keq, kur nuk kap asigjo."

Dhe me poshte,vazhdon Pjeri :

"M'u ngjit deri tek mjekra, sa detyrohesha ta ulja me dorë."

 

Pjer,ta dish se kjo fjalia e dyte mund te jete pasoje e asaj te pares   smiley

 

 

Po ta lexosh copa-copa Jakove, te del mish-mash smiley 

Siç dukej, varka jonë iu dukej atyre si lëvozhgë arre.

+1

Shume tregim i bukur Pierre. Edhe une e kam bere nje udhetim te tille dhe jam kenaqur. Ndryshimi me ty eshte se mbasi mbaroi terheqja e rjetave dhe u kthyem ne breg, morrem disa nga peshqit e kapur i poqem dhe ja palluam me vere. Sakrifica gjithmone duhet shperblyer.

Ah, une thashe shyqyr qe dola ne toke, isha gati t'ju jepja une peshq nga dyqani atyre smiley

- Gjergjo, prit sa të iki deri në shpi të marr një diçka, një veshje shpëtimi.

"U çuam nga tavolina.

- Po nuk është nevoja, varka ime nuk mbytet kurrë. Edhe po re, në uje do biesh, - qeshi ai.

- Po sidoqoftë, ne perëndimorët i marrim masat për çdo gjë."

dhe me pas........

"Më në fund këmbët më takuan në tokë, ndërkohë që uji më vinte deri tek mjekra. Iu afrova varkës dhe i shpjegova Gjergjit sikletin e notit me veshjen e shpëtimit.

- Aaaa, po ato nuk janë për të notuar, ato janë vetëm për të qëndruar mbi det, - më zgjati shapkat dhe bluzën Gjergji."

..smiley tipik perendimor, dmth shqiptar, Pjero... i morre masat, po perdorimin nuk ja dije as gjësë..smiley

Natyrisht Belulo, ishte hera e pare qe po e perdorja. Njerzit nga bregu i detit shifnin te habitur nje ufo qe po dilte nga deti smiley nje njeri qe nuk ish si ata, por qe vinte nga pertej detit smiley

Tu kishe thone mer qe vijshe prej talje. smiley

Pierre kot per kuriozitet, ajo veshja e shpetimit si tu ndodh ne shtepi? Zakonisht ato jane pajisje qe i mbajne ne menyre te detyruar avionat e udhetareve, tragetet dhe anijet lundruese, motorat e ujit, etj. Ti i ke blere ne dyqan apo...........

Tek magazina ime ketu ne Antwerpen, Kuazo. 

Pjero, ti ke dhe plot batanije, çelsa papagall,  anglez apo rrangulla te tjera nga magazina jote,  pse nuk ja dhe ketij peshkatarit, paska pasur edhe motobarke te vjeter e i hyjne ne pune..
 

Solla kesaj rradhe plot çelsa e vegla, dhe ua dhashe atyre te shkalles, ndonje hidrauliku, se e pashe rradhen e pare qe vuanin per shum gjera. 

ne nje ane Arvizu qe u jep lope e dhi fshatareve dhe nga ana tjeter, Pjeri qe u jep vegla pune zejtarve dhe liber te eturve per dije. Do behet Shqiperia djema!

ah sa bukur!
sa vjen dhe po e persos stilin e shkrimit, Pjer. Sikur te mos kisha lexuar emrin, do kisha menduar se po lexoja nje autor te sprovuar ne letersi.
Njerez si Pjeri i bejne nder peshkut. Per te ardhur keq qe kto shkrime botohen me vonesa...

Si tu duk sikur po lexoje Hemingwayn te 'Pjeri dhe deti'?! Gud xhob Pjero. I kendshem, rrjedhshem. Po heres tjeter mos u ngaterro me jelek shpetimi se ato te ngrihen deri lart, perdor ato qe futen te krahet dhe  fryhen dhe te ndihmojne te qendrosh siper mbi uje. Jane shume praktike. I ve te krahet dhe je safe smiley

Pjer eshte gjithmone kenaqesi te lexosh tregimet e tua qe kane nje arome Shqiperie si buke me djath

Me djath dhe peshk smiley Laura . 

Pjero s'na the ca lloj peshqish kapet. Po ndonje kandil a pate perqark?

Ku i morr vesh une me emra, nje pjese e peshqeve me duken njesoj smiley

Te pysje peshkatarin pra. E te shitshe p... masanaj ketu me ne, si peshkatar i regj. Thone qe ne femnat vdesin per llojet e peshqeve, sidomos ato te medhenjte, pranaj dhe do e shiste mo shtrenjt peshkatari. Dmth e zgjithshe dhe ate ceshtje.smiley

s'marrin vesh ato femrat,peshqit e medhenj s'kane shije,me te vegjel me te miresmileysmiley

Pjer ,kenaqesi,po i thuaj njeçike kolektivit kush me mire peshqit me uje apo  pa uje smiley

ku ka bir te morri vesh ca dune femrat, kur s'ia doli Frojdi ne te tjeret kemi shanse negativesmiley

nuk e mohoj,mgjs jam femer,po ho mo,se keto kohet moderrne kane veshtiresi te tjera,hec e t'dallosh kush o burr e kush grusmiley

mos e arritshim ate dite, ose une te pakten s'du me e arritsmiley

jo,jo as une,mir keq keshtu si jamsmiley

Z:Grava ju uroj shendet!smiley

Zheni moj! Zoti na rujt mendjen ! Perqafime ! 

Para kompjutrit Xheni, me te mire jane komentatoret smiley ndersa para tryezes, jane peshqit e skuqur smiley me nje gote vere te bardhe, dhe ate gje po bej tani smiley

mmmmmmmmmmmm te befte mire o Pjer e mos harro nje dolli per partine,ke t'dush ti smiley

Me pelqeu Pjero smiley. Nje pyetje kisha; tregimet e tua jane fiction apo reale? 

 

Jane real dhe spektakolare! smiley

By the way, they are real and they're spectacular !

Une pyeta autorin, jo fanset e autorit smiley! Sepse e di qe ju fanset keshtu do te flisni, me superlativa!

Fake, fake, fake, fake ...smiley

Ca ke Qemolo? Ke inat? smiley

Nuk e kisha me ty plako, mos e merr per ters. Po Mimoza iu referu nji sitcom qe jepet knej (Seinfeld) dhe une i majta iso. Sorry per keqkuptimin.

Qemolo, harrova me i fut nje te qeshme, por e korrigjova. ne fakt kur shkrova pyetjen isha duke qeshur. Shyqyr qe kemi peshkun thuj, lexojme edhe tregime te tilla nga jeta reale e Pjer Thomas, qe na kujton Atedheun tone te dashtun...smiley

Reale Edo, reale. 

Shume e bukur Pjero , sidomos kjo : " Gjergji me Julin hodhen dy grepa per te kapur peshk "  smiley

Qe do te thote Brad, qe, nuk e harxhonin kohen kot smiley peshk dhe vetem peshk smiley

Jo shume mire qe e ke cilesuar pse i hodhen grepat sepse grepat hudhen edhe per gjona te tjera smiley

Vallai ka nje hile ketu. Thote qe vec ato te dy i hudhen grepat per peshk, kurse Pjeri e ka lone te hapet per ca e ka hudh "grepin" e vet...smiley

..." ne perendimoret i marrim masat per cdo gje..."

    Pjer, keto lloj metaforash shekspiriane  e bejne  naracionin zalites, bindes, shokuese, pasi transformimet ne mentalitet vec keshtu mund te perceptohen! Drejt ketij ndryshimi  eshte synimi i brezit te viteve 90 -te ! Urime Pjer Thoma ! 

Shyqyr qe kemi peshkun dhe Pjerin tek peshku qe shtyhet pak jeta. smiley 

Ket,t'paska shku jeta per peshksmiley

smiley

smiley me mire per peshk se sa ajo tjetra per l...

smiley

mir ma bere,ç'mu desh mua qe t'ngacmova hahahaaaaaaaaaaaaa

ngaqë ishim edhe moshatarë thuajse, veç ai mbante mbi shpatulla dhe fytyrë tërë hallet e socializmit dhe të kapitalizmit së bashku.

smiley sa i modh qe je ke kap nje detaj qe spikat shume ne Shqiperine sotme, ma merr mendja qe ti dukej me i ri se ai ne moshe , njerzit aty duken me te plakur sec jane, ma mer menja qe hallet kapitaliste e kane plakur me shume ate te shkretin . para ketyre, ato  te socializmit nuk kane qene asgje smiley Kapitalimizem i veshtire ne Shqiperi!

cuna dhe goca, kam pershtypjen se PTH punon per ndonje sherbim sekret por per cilin nuk e di.
Ky futet gjithandej, kurioz, miqesi me te gjitha shtresat e shoqeriese, merr vesh nga ekonomia, bursa, shkruan libra, observator dhe mbi te gjitha sic e ka pranuar dhe vete ka ato sensoret e tmerrshem qe i kap gjerat pa ndodhur akoma.....

te lutem mos na dekospiro aktivitetin. PTH eshte i joni, kaq mund te them une. Si ta ha menja ty nje disident si PTH te lavderoje EH e te shaje US. Putini lu guret maton, po dhe ne nuk hame peshk, te pakten jo gjithe diten. 

PS. Dhe keto, peshku, vera, djathi etj. jane te gjitha sinjale si dhe vete "tregimet." Po ta vesh re jane sinkron me ... leje se fola shume, ca ti bej asaj dreq vere. 

nuk e ka keq Vlonjat, Pjeri ka filluar del nga deti si diversant.smiley grupi i Xhevdet Mustafes nuk qenka asgjesuar akoma..smiley
po shyqyr qe nuk kane lajmeruar policine plazhistat, thuaj...

Ohoo smiley ç'u kenaqa dhe une djema nga komentet tuaja smiley mos vdekshi kurre smiley

Jo Pjer, kenaqesia eshte e gjitha e jona! smiley flmd qe I ndan me ne!

Pjer - Nje nder shkrimet e tua me te bukuara. E lexova me shume kenaqesi si edhe shpjegimet me komente qe i ben shkrimit dhe detajeve. 

flm goca smiley

Kjo rrefenje eshte insensitive dhe ofenduese ne shume aspekte gjykuar nga kendveshtrimi modernist, psh pasazhe te tipit 'jemi je nje moshe po ai ngjan ne fytyre 20 vite me i madh' jane te papranueshme per lendimin qe shkaktojne. 

Jo lubi, nuk shihet nga ai kendveshtrim qe e sheh ti. Shihet nga nje kendveshtrim tjeter, ai se njerzit e detit, vuajne te nxjerrin buken e gojes, jane gjithmon ne lufte me dallget, me detin e eger, me sforcot e punes, dhe natyrisht qe kjo lloj pune te plak pakez para kohe, se nuk eshte dhe aq sport i lehte dhe i bukur sa iu duket disave nga toka. 

Ti vazhdon ti besh qejfin pierre-it, por gjthmon nga larg ama. Biles, nga shume larg. 

Ajo qe thua ti dihet por sduhet ta gjeje veten ai fakt ne rrefenje pasi eshte inkorrekt ne terma humane. Ka ikur kohakur tregimet thurreshin ashtu bruto, shqeto si te them. Sot i kushtohet shume vemendje shtjellimit sensitiv. 

Lubi Pjeri i thote gjerat me dy kuptime dhe nqs  ndonjera lendohet me kuptimin e pare te jene te sigurta se Pjeri e kishte me kuptimin tjeter

Tregim i rrjedhshem dhe i bukur. Eshte kenaqesi te lexosh shkrimet e tua.

Pjer, gjembi ka kohe qe deshiron te te pyese nese ti preferon me shume (nga ana estetike-artistike) vidhet e belgeve apo shqiptarkave, por i vjen turp te te pyese  direkt, ndaj me tha te te pyes une per te tek ky mesazhi ne privat, jo aty tek komentet e temave ku mund ta lexojne te gjithe pyetjen. 

E cfare rendesie ka kombesia? Le te pozohen si shqiptarkat ashtu edhe belgjiankat dhe syri di te zgjedhe vete!

Ka dy shishe vere te vjeter ai qe -kete tregim- ua çon gazetave te ndryshme per botim smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).