Shqipëria triumfon sërisht në kampionatin e peshëngritjes. Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj ka rrëmbyer medaljen e arit dhe është shpallur kampione bote në Kazakistan pasi ngriti 113 kg në shkëputje. Pas fitores se jashtezakonshme qe na dha Daniel Godelli, shpallur kampion bote edhe ne dy garesh, me medalje ari, sot te tjera emocione dhuron Begaj. 

43 Komente

Aman vec pesha din me ngrejt shqipot. Lol

Sa bukur kur lexon lajme te mira nga memedhembja si i thot emi smiley 

hallall gjiu i nanes. Shpresoj te shperbleheni te pakten ni minimum sepse Shqiperia nuk e shperblem sportin as ne minimumin e saj: Peshengritja dhe mundja pa dieta ushqimore dhe pa financim materiali, skia pa financim as materiale per ushtrim. Shpresoj qe politikanet mos te jene te paret vetem per levdata ne rrjetet e tyre sociale por gjithashtu ne permiresimin e gjendjes dhe kushteve te stervitjes, AMEN.

Brravo te dyve!

Shpresojme qe kete rradhe tju presin si kampione, dhe tju trajtojne ne vazhdimesi si te tille. 

Po ne sikur jena sport dashes?  Shume ftohte peshku!!!

Sport dashes ku luhet me top. Kshu me ngritje peshash, s'na jep ndonje emocion. Bej shtanga Bame, bej  se te ben mire smiley

Bravo qe te dyve, Godelli mori medaljen e pare te arit  per Evropen per 2014, nderkohe qe Begaj nuk doli dot ne konferencen e shtypit se nuk kishin perkthyes.... po nje perkythes nuk mund ta gjente dot Federata e Peshengritjes smiley turp

Nga mesi i viteve '80 u bo Kampionati Ballkanik i shtanges ne Pallat t'Sportit. Gjoja me e bukur ishte nji grek qe quhej Janis. Nji mjekrosh i lezetshem qe sa here e ngrinte peshen bote tifozllik ke tifozet sikur te kishte bo gol. Te gjithe u dashurun me Janin dhe pallati bertiste me te modhe : Jani, Jani sa here qe ishte me sukses ngritja. Nuk kishte gjo me te lezetshme... si dhe 80 lekshat qe silleshin midis shkallve si zagare duke na bo me gisht ke buzet: C'beni more, a jeni ne vete. Bertisni per grekun !!!smiley

per shtanga te thajme piten ne  smiley

po ne talentetet e pazbulume si do ja bajm

Bravo iu qofte qe te dyve! Shpresoj te degjojme gjithnje e me shume emra shqiptaresh qe shperblehen me cmime te para.

P.S: Por kurre s'e kam kuptuar vokacionin qe i vjen njeriut per t'u bere peshengrites. Eshte nje sport qe me merr frymen, me tensionon muskujt dhe me fut sikletin thjesht duke e pare nga TV. Urime dhe suksese! smiley

Try mountain climbing ( alpinizem sic i kena pas thone) . Keta te pakten nuk rrezikojne vdekje. Kur e pyten George Mallory-n : Why do you want to climb Everest ? - Because it's there, ishte pergjigja. ... O. OK, shko hudhju edhe makines mutit ke rrotat se edhe ajo osht aty ...smiley

Qemolo e di si t pesho ajo femra kampione me lart ty? 

Si ?

Ky kampioni para ca vitesh eshte arestuar nga policia per armbajtje paleje !!!

 

http://time.ikub.al/650ea3b383/e3a9ffa28...

 

 

 

Nje gje tjeter per sportet shqiptare. Kushtet e stervitjes te ketyre sportisteve jane mizerabel! Kjo tregon qe shteti shqiptar nuk investon sa duhet ne sport, eshte shume mbrapa me terrene sportive, dhe finacime! Zhvillimi i sprteve ne shqiperi ndikjne ne shendetin fizik dhe mendor te sportisteve dhe te popullit ne pergjithsi, Nje menyre e mire per ti larguar te rinjte nga droga prostitucioni dhe vese te tjera te keqija!

 

Eshte hera e pare qe Shqiperia del kampione bote ne dicka. Bravo te dyve.

Ja per kete kampione....paraja nuk eshte gje para pasionit ...

Kampionia pa shtëpi dhe pa rrogë që nuk u dorëzua kurrë

Romela Begaj u shpall sot Kampione e Botës në Peshëngritje në stilin e shtytjes duke ngritur 113 kg. Vajza nga Tirana fitoi medalje ari në këtë stil duke shënuar suksesin më të madh në historinë femërore të peshëngritjes shqiptare.

Në momentin që ajo ngriti shtangën me 113 kg, ajo shpërtheu në lot pasi suksesi i saj vjen pas shumë sakrificash.

Ajo është e para Kampione Bote e Shqipërisë, e njëkohësisht është kampionia e zemrës dhe krenarisë së një kombi.

Pasioni i madh për këtë sport nuk e lënë të heqë dorë nga kjo karrierë dhe të dorëzohet në një fushëbetejë me kushte të vështira.

Sot Shqipëria ka një Kampione Bote, ndryshe nga vendet e tjera. Ajo ka përballuar vetë çdo shpenzim për kurimin e dëmtimit në gju që mori gjatë Kampionatit Evropian.

“Të gjitha shpenzimet i kam përballuar vetë, me shumë ndihmë nga familja dhe miq që vërtet janë të çmuar për mua.”

Gara për të në Evropian ishte zhgënjyese... por më shumë zhgënjyese ishte pritja pas kthimit në Shqipëri.

“Kur mbërrita në Tiranë, kur zbrita nga avioni, nuk mora as një telefonatë, nga asnjë institucion”, tregon Begaj.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, dhënë pak muaj më parë, 28-vjeçarja tregoi se është një kampione “pa shtëpi, pa rrogë, pa punë dhe pa siguracion”.

Por, pavarësisht kësaj, Romela nuk u dorëzua. “Dua të lë gjurmë në këtë jetë. Përpos të gjitha vështirësive unë refuzoj të dorëzohem.”

Burimi: Gazeta 'Shekulli'

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, dhënë pak muaj më parë, 28-vjeçarja tregoi se është një kampione “pa shtëpi, pa rrogë, pa punë dhe pa siguracion”.

smileysmileysmiley 

Prandaj I thone dhe ; for the love of the game ( shtangat). Nuk motivon paraja por pasioni! Na preket me kete artikull mo! 

jane keta sportiste qe me bejne  te jem krenare qe jam shiptare dhe Jo politika e degjeneruar shiptare

Te dyve bravo! Na beni te ndihemi krenar edhe ne ketej. Sikur te filloja edhe une te ngrija shtanga! smiley

Po fillo ca te pengon , marshallah je smiley

Me mungon pasioni smiley

Pasioni vjen duke ngrene.

Po per te ngritur shtanga nuk varet vetem nga goja..

 

Hallall.urime suksese ,lart e me lart e iu dalte Analiza e shurres  me e paster se ujerat e burimeve te maleve tona kreshnike inshallah.

e paster duhet te jete, sidomos kjo Romela qe ska dale kurre pozitive edhe rezultatet i ka te strukturuara..  pastaj ato denimet e renda qe kane marre koleget e tyre me pare, kane bere efektin e duhur..

 

p.s, nuk e dija une, po kjo Romela qenka nga anet tëna, nga Bolena..smiley

Ju lumte te dyve! Na kane bere te ndihemi shume krenare  smiley

urraa

ai pirro i dhjere mo ca thote? ai greki a ka naj koment? a duan peshngritsa andej nga grekia mo aman se kan mbetur keq se dhe ai qe kishin u be deputet

 

bravo! meqe ra llaf i, ka ndonje specialist te na llafosi konkretisht politiken e qeverise per sportet, se mire sërbit i q.... te katermbedhjetat.

Kot per kuriozitet por nuk besoj se ja ke kerkuar ndonjehere qeverise paraardhese te te flas konkretisht per politikat sportive. Me opoziten si asnjeanes qe je jam i sigurte qe je marr asokohe.smiley

heu!!!.. , meqe jemi e po na llafos per pordhitike e opozite, po te nxjerrim nje sekret profesional, po mos ja thuaj njeriu: s'kam votuar ndonjehere ne jeten time!!

tani, do na japesh ndonje informacion teknik mbi sportet, apo d'i bjesh defit?

Jam i mendimit qe kjo qeveri duhet te pakten te jete aq e mire sa ajo e Saliut per te thurrur politika sportive, Po s'behen njerez keta komunistat. smiley

Tani seriozisht qe mendoj se sot me shume se kurr duhet qe shteti shqiptar te investoje fuqishem ne sport art dhe kulture. Arsimin, ekonomine dhe ushtrine s'i kemi dhe nuk kemi per ti patur te pakten per 20 vjet te tjera. Por brum per sport, per ato sporte ku jemi cilesor nga vete natyra, per art dhe per kulture kemi vetem duhet investuar fuqishem. Duhet te kete presion te madh mbi qeverine dhe shtetin te investoje. Duhet te fillohet me pastrimin e FSHF nga duart mafioze te dores me te neperkembur te FIFA-UEFA-s. Ne mir qe i kemi laro ne krye te institucioneve por i kemi laro te dores te fundit, puthadore te pashoq.

prape pordhe me rigon..., cilat jane veprimet konkrete te ndermarra deri tani dhe c'fare parashikohet?

Une kam fol vetem per cfar mendoj une se duhet bere. Se cfar eshte bere deri tani nga kjo qeveri une nuk e di. Une vete nuk kam pare asnje veprim konkret (rritja e ores te fiskultures ne shkolla???????)  deri tani dhe nuk kam degjuar asnje lloj strategjie investimi apo komision politikash per sportin. Dhe jo vetem per sportin.

e por kur se di, pse na ben gam gam kot, pastaj?

se fizkultura psh, mire te ben, dem s'te ben se arrin 18 vjec e fillon sportin barkderr me birra e qofte..., po nejse ja ca pyetje retorike.., e kemi studiuar socialdemokracine finlandeze apo danimarkeze e c'mendojne ata per sportin? po me merchandising sportiv, ne c'pike kemi arritur? kemi nonje ligj ku thote qe biznesmeni po s'beri pallate, por palestra e pishina perjashtohet ca kohe nga taksat? po politike te perbashket sportive me kosoven meqe jane djem shtathedhur e neve na bje shtanga?

apo defi .., januzaj, sa i poshter qe s'na zgjodhi neve si kombetare!!

wtf?

wtf e tipit te mobilizohemi shoke, te mobilizohemi!

Urime. Olimpikun heren tjeter. Godelli puno dhe pak me fort qe t'ja thyesh rekordin atij pseudogrekut, talentin e ke, fizikun e ke me pune dhe investim do e thyesh edhe rekordin e pseudogrekut jam i bindur per kete.

ka ndonje specialist te na llafosi konkretisht politiken e qeverise per sportet

Aspak specialiste.  Thjesht me cfare eshte raportuar ne media.  Dhe me konkretisht per kampionen e botes, nga nje interviste fill pas fitores:

“Jam një kampione, një nga ato që kam ngritur flamurin shqiptar, dhe sot jam pa shtëpi, pa rrogë, pa punë dhe pa sigurim shëndetësor. Sigurimi është shumë i rëndësishëm për një sportist, e për më tepër për një femër sportiste. Jam femër dhe e vetmja që e përfaqësoj Shqipërinë dhe e ndiej veten keq moralisht për situatën në të cilën ndodhem”

Të gjitha kontrollet mjekësore, sipas saj, janë mbuluar financiarisht nga familjarët e saj.

“Dua të lë gjurmë në këtë jetë. Përpos të gjitha vështirësive unë refuzoj të dorëzohem. Dua të shpërndaj kulturën time, të përfaqësoj vendin tim dhe t’i prezantoj gjithë botës traditat e mia. Më vjen mirë që të gjithë konkurrentët, nga e gjithë bota, në fund të një gare vijnë të më përshëndesin.“Bravo Romela”

 Akoma me konkretisht konkretisht, ekzistokerka nje ligj i aprovuar ne 2011 qe peshengritesit, peshengriteset nuk perfitojne asnje ndihme financiare nqs nuk jane ne dy garesh, anipse mund te shpallen kampion bote ne njerin nga dy stylet.  Sipas ketij ligji, Romela Begaj nuk merr asnje kacidhe, ndersa Godelli perfiton 100 milion leke (te vjetra.)

Per pune dakikash, dy kampionet arrijne te Nene Tereza.  Shpresoj qe pritja t'u behet madheshtore.    

pikerisht per kete, monda. po kompetentet e peshkut po analizojne gjeostrategjine rajonale. pas rrokullisjes se bombes atomike ne forme tenxhereje me presion nga korea e veriut ne ate te jugut, parashikojne te ndajne vietnamin mestpermest, vietnami mezit dmth.

Hajt dhe një Urim Shqipërisë së Dashur që po Rilind...1me 1 me Froncën e Left me ....yyyyyyy në fund smiley Stadiumi Plotsmiley

Ja plasëm " topin " Platinisë pa dronet e PathRiOtizmës xhibonjizmit smiley

Romela po ankohet se nuk ka marre asnje kacidhe per kte cmim , asnje siguracion , asnje rroge te lidhur , asgje pre gjeje, po kjo pune kshu ??

perseri diskriminohet femra apo thjesht burokracira ??

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).