Panairi i përvitshëm i librit mblodhi kësaj here shumë vizitorë, të cilët i bënë përzgjedhjet e librave ashtu siç trajtuan njëri-tjetrin: me të shtyra!

Ndonëse edhe tubimi masiv letrar i këtij viti mbajti emrin Panair i Librit, ato që u shitën më shumë qenë autografet. Komercialja tregoi sërish se është kockë e fortë, që njerëzit pëlqejnë ta konsumojnë krahasuar me një vakt të vërtetë letërsie. Edhe pse librat e rinj ishin fare të pakët, kjo nuk i ndaloi disa shtëpi botuese të deklaronin se kishin fituar miliona me një ose dy tituj.

Thonë se rruga e artit është e vështirë dhe e tillë ishte vërtetë, një mori bërrylash dhe të shtyrash që të sakatonin në çdo drejtim teksa njerëzit, disa prej tyre edhe lexues, marshonin drejt ujit të bekuar të letërsisë për të larë mëkatet e mos-leximit gjatë një viti të tërë.

Reklama, për fat të keq, ishte sërish shigjeta drejtuese e atyre që dinin vetëm titullin dhe çmimin e që donin veçse të blinin një suvenir nga panairi. Furnizimi i librave bestseller vinte për t’iu servirur vazhdimisht vizitorëve, ashtu si majmunëve, me kuti bananesh; teksa pati edhe nga ata autorë që nuk ngurruan të shkelnin librat e vet për të dalë bukur në fotografi.

Më tepër se art, e gjithë situata ngjasonte me një Pazar dhe jo me një panair, libra për lekë dhe lekë për libra.

Pallati i Kongreseve ishte kthyer pa mëdyshje në një shtëpi përdhese ku industria e shtypshkronjave dhe botimit kishte zënë katin e parë dhe më të rëndësishëm, duke e bërë të dytin një ballkon nga ku njerëzit vështronin prej së larti turmat e mbledhura te stendat që kishin bërë reklamën më të madhe.

Tre shtëpi botuese nuk arrita t’i vizitoj, ndonëse shkova për tri ditë rresht. Njerëzit kishin fortifikuar murin e komerciales dhe kishin lënë ato pak shtëpi që dukej se nuk bënin biznes, por art,  të vizitoheshin lirisht nga ata që e dinin se çfarë po blinin dhe që ishin aty për të pasuruar bibliotekën dhe jo për të dekoruar raftet.

Nga i gjithë ky pelegrinazh, ndonëse është paradoksale ta mendosh, gjëja më e mirë për mua ishte kafeja franceze në katin e dytë.

Dhe ky panair më tepër se shopping librash, qe një shaka, këtë herë e lexuesve dhe jo e shkrimtarëve.

42 Komente

O më raftë pika mua sa të këqinj këta njerëzit që, shiko shiko, shkojnë në Panair e, çudi e madhe, blejnë ça duan vetë e jo ça do autori i këtij shkrimi/qindra shkrimeve, firmave FB a Tw që thonë të njëjtën gjë. Po hajt Ivana ta instaurojmë prapë diktaturën e proletariatit që njerëzit të blinin ça u thotë Partia e jo ça duan vetë!

Nuk dukesh si i brendshem, por une qe kam informatore, di se jane ca zuska dhe ca debila qe bejne gjoja sikur flasin per kulture por e kane hallin te dobesojne panairin tradicional per te favorizuar ate festivalin e organizuar nga ca dobica meskine.

Jo mo dakord po tani, dreqi ta hajë, secili ka të drejtë të thojë e të shkruajë ça ti dojë kokrra e qejfit, lexuesi do vendosi vetë e do e ndajë shapin nga sheqeri. Kurse këtu thonë "Bli atë që dua unë ndryshe je budalla!". Muhabet pesë me hiç. 
 

ishte pazar librash.  nuk kishte lidhje me panairin.nuk pati seanca apo sesione. shume keq si organizim dhe pako vend.  pazar hesapi

Më tepër se art, e gjithë situata ngjasonte me një Pazar dhe jo me një panair, libra për lekë dhe lekë për libra.

Asnje habi. Minister Kulture eshte Mirela Kumbaro.

Sipas parimit te progresionit aritmetik, per ke do te jete libri i ardhshem i Fevziut:

a) Skenderbeu

b) Princ Vidi

c) Tuna

d) Preparat per mbirjen e flokeve

Ismail Qemali. 

Mbaje mend! Libri do kete 3 milion kopje te shitura brenda 7 ditesh.

po pse nuk thoni qe ju te shqiperise qenkeni zhvilluar goxha nga ana edukative dhe kulturore. Nje hap i vogel i shkelur mbi nje liber per te dale ne fotografi; nje hap gjigand per civilizimin dhe kulturen. Urime!!

Kur njerezit qe lexojne libra shtyhen dhe peshtyhen ne pazar te librit,  ca mund te presesh nga ata qe shkojne ne pazarin e dhive dhe te leshit?

Yxhym  drejt Europes per fitorje te reja !!

Te lutem fevzo shkruaj kopjo noj liber matematike, biologjie... e te fillojne njerzit e te nxene ndonje gje. 3 dite 10000 kopje?! Steve jobsi paska be mire qe ka vdek, fenomeni je ti mo vlla.

Libri i Fevzos mbi Enver Hoxhen, nuk ishte keq sic thoshte propaganda anti-fevziane. 

Nuk ishte liber historik, dhe Fevzua mendoj nuk e ka prezantuar ashtu. Liber qe rridhte ne lexim dhe me pohime te faktuara. Liber publicistik-gazetaresk. 

Them se edhe ky libri tjeter duhet lexuar, aq me teper qe flitet per te vetmin mbret qe kemi patur. smiley

Pas Fevzos dhe Arian Cani do shkruaj nje liber, madje ve bast se do marri me shume autografe se Blendi.

Lubonja po punon per librin "Esat Pasha ky kosmopolitan i madh". Armando Duka me librin romantik "Nje vjesht me Platinine", Cilieta "Demokracia dhe dy gishtat", Sokol Balla "Nje selfie ne Beograd " etj etj.

domethene,i bie qe te jete dicka e ngjashme si te ura e lanes.me ndodh shpesh aty qe harxhoj gjysem ore dhe perfundoj pa ble asnje liber.duhen shume leke qe s'i kam.heren e funit bleva "njeqint vjet vetmi" te markesit.pashe perkthimi robert shvarc dhe automatikisht futa doren ne xhep,megjithse perkthimi nuk ishte nga origjinali por nga gjermanishtja smiley

s'kisha me ble gje, por kot se si ma dha fikcimi, mura "mjegllat e tirones", ketete fundit apo te parin e kadariut. 

I gjithe filmi i suksesit  pazarit te librit, ne qoftese do te shkruash nje. liber si,  fjala vjen Arjan Cani, Fejziu, Cili, Cilijeta, ect mjafton te SHFAQESH  sa me shume ne TV, sa me shume fytyra perpara ekranit aq me i famshem behesh smiley , aq me i preferuar! 

Kot nuk thote populli  

"Me mire te dali nami se syri" smiley kjo eshte thenie e fundit qe zevendeson ate te paren, " Me mire te dali syri se nami" ,( eshte fjala per namin e keq) , po, tani Nami per mire,te del edhe po te doli syri (boja) Arjanit Fejziut ec u ka dal boja! 

Bravo..

Te dy librat e Faqeziut, edhe AhmetZog, edhe Enverhoxh, jane libra qe nuk mbeshteten ne fakte reale, jane dy libra surrogato!  Fejziu Maskara !  Ka mjetet -thone akademiket ! Fjeziu- i Klanit ! 

_____

Kristo Frashëri:

 Si është e mundur që ka bërë Blendi Fevziu një libër për Zogun, dhe po buçasin mediat ditë e natë, dhe shtëpitë botuese ditë e natë për librin e tij kushtuar Zogut. Po si ka mundësi që para tij bile doli libri im mbi Ahmet Zogun dhe nuk flet njeri, nuk shkruan njeri.

Akadamikët:

 Ka mundësitë ai, ka mjetet.

Kristo Frashëri: 

Ditën e parë u shitën 5 mijë copë, u shtypën e prapë u shitën ditën tjetër 5 mijë të tjera, tani po punojnë orë e çast gjithë natën për të shtypur 5 mijë të tjera.

Akademikët:

 Profesor mos u beso atyre.

Akademikët:

 Është interesi i madh për Zogun.

Kristo Frashëri: 

Atë nuk e them, për pjesën “mos e beso”, se Ministria e Financave i ka veshët ngritur të marrë TVSH-në.

Akademikët:

 Ai i Blendit është si punë e gazetave, dalin sot në mëngjes, e në darkë përdoren për gjë tjetër. Gazetë është, jo nivel.

Kristo Frashëri:

 Atë nuk e them dot.

Akademikët:

 Edhe gazeta ka vlerën e vet, por libri ka vlerën e vet, është i pazëvendësueshëm.

Kristo Frashëri:

 Edhe libër e ka, s’e ka gazetë.

Akademikët: 

Unë e krahasova me gazetë, se gazetar është përderisa s’i citon dokumentet, nuk i referohet kritereve shkencore bazë, gazetë është.

https://www.youtube.com/watch?v=wHwAg8ILG8Q

 

Ah, unë vetëm një ankesë kisha. Kishte shumë ribotime klasikësh, fjalorësh, etj. të cilëve u ishte rritur çmimi (apo është normale? na thoni ndonjë gjë), nga 7 në 8, nga 10 në 12, e kështu me radhë.  

Rritja e çmimit, ka qene thjesht indeksimi me % inflacionin smiley

Falemnderit për përgjigjen, Pjer. 

Pjer, po VQ-ja ishte atje?

Si ta dij Rolandb, kur une jam ketu ne Belgjike. 

Nga titujt kokembrapsht duket sikur fotoja eshte bere ne stenden e UET-it.

Ndonje kase regjistrimi, a kishte ne Panair? Autoritetet taksambledhese, a kontrollojne pas deklaratave per shitje mijera kopjesh? 

Une jam kunder taksave mbi librat. Nese duam qe autoret te vazhdojne te botojne dhe nese duam qe lexuesit te vazhdojne te blejme nuk duhet ti taksojme librat. Ato jane ushqim per mendjen. Pra zero takse mbi librat dhe revistat...

Te jesh per taksa mbi librin = te jesh kunder kultures. Keshtu e mendoj une. 

Une them te taksojme vetem nje pjese te tyre. Kush lexon Shakespeare-in ta zeme: 100% takse. Dashka ai/ajo! 

Shekspirin e lexojne vetem republikanet. Ne amerike ku gjenden edhe republikanet safi s'ka shanse te vendosin taksa (kaq te larta) mbi librin.

Nuk eshte libri kulture, libri i sherben kultures pa qellim, si ne te mire dhe ne te keqe smiley

Hulk, kete e kam thene me vite une, por pushte-taret, nuk para ndigjojne mire nga ai krah. 

panairi i librit ka dy te mira ne mendimin tim: 

1. eshte libraria me e madhe ne Shqiperi, per aq dite sa zgjat.

2. nese blen nje sasi me shume se, le te themi, 4 libra, kursen per te blere nje te peste. si puna e paketave me stekat e duhanit.

dhe nje te keqe:

1. po ishe pa fat dhe nuk e parkove makinen paralel me karrexhaten sic diktohet nga neni 154, pika 2 e Kodit Rrugor te Shqiperise, ate librin e peste perfundimisht e ke paguar dyfish.

rrofte panairi!

kam mbi nje vit qe kam zbuluar e-reading thing... dhe nuk lexoj me gjera prej letre, pervec ndonje lajmerimi per festa ketu tek diskoja e lagjes. 

ndaj u thoni atyre ne Albania qe te fusin ebook si alternative, dhe madje me cmim te reduktuar meqe bie kostoja e letres dhe bojes, nese duan qe te kene lexues. sot te kufizon shume letra.

eh ku ka si ndjesia e letres, aroma e pluhurit dhe mykut; e pazevendesueshme  smiley

gjithsesi, ka ca libra qe nuk i blen dot ne variantin "e-".

Ato me figura me ngjyra? smiley

smiley

Imagjino te lexosh porn ne ato kondita qe thu ti... Mos o Zot!

Sa per shkrimin: nuk i kuptoj keta trapat e kinse0kulturuar qe kur nuk shiten libra ia bejne "obobo ra kultura..." dhe kur njerzit shtyhen qe te blejne libra ja bejne "obobo kulture e keqe".

Ikni mor vlla, ne keni care mender ... me keto shqetesimet tuaja. Cdo nejri te flasi per veten e vet. Na krahason kjo lexuesin me majmunat?!! Je ne vete a s'je??

Fjalori thote:

 

PANAIR m. sh.

1. Pazar i madh, ku paraqiten e shiten mallra të ndryshme, zakonisht për disa ditë me radhë; vjet. pazar i tillë që bëhej në të kaluarën një herë në vit në disa fshatra të mëdha me rastin e një feste të caktuar fetare, ku kishte edhe këngë, valle e argëtime të ndryshme. Panair kombëtar. Panairi i kafshëve. Ditë panairi. U hap panairi. Ishte si në panair.

2. Ekspozitë e madhe, ku paraqiten prodhime bujqësore e industriale të shteteve a të krahinave të ndryshme dhe ku mund të lidhen marrëveshje për blerjen e shitjen e tyre. Panair ndërkombëtar. Pavijoni shqiptar në panair.

3. fig. bised. Vend ku ka zhurmë e rrëmujë dhe nuk merret vesh se çfarë bëhet, pazar. Atje ishte panair.

 

Praaa

rremuje o bo mrom ne indianapolis o Fiqo. Nuk e mori vesh i pari te dytin

O admina, na beni nje nder dhe vini pak rregull ketu tek peshku.

Keta qe sapo kane mbaruar tetevjecaren dhe hiqen si triumfatore se  kane zbuluar ce-bookun para nje viti, na beni zamet dhe i coni te komentojne vetem andej nga tra-la-la-zura-nje ngjale.

po na bastardojne shqipen me gabimet trashanike qe bejne ne te shkruar. analfabete me e-book. me kulture leshi dhe dhie. po nejse edhe dhite mbajne rradhe.

Se coc i duket vetja ketij qe ka zbuluar ate dreq ce-bookun dhe po uleret: i-thoni-dhe-atyre-ne-shqiperi qe ka ce-book. Se ata nuk e dine akoma.

ah Kristal dhe UFO!!. nuk kane faj keta muter.

Ne fakt, ne duam t'i bejme te gjithe shqiptaret intelektuale qe te lexojne vetem Nicen dhe Hegelin, kur 47% jane analfabete funksionale. Une them shyqyr qe dine te lexojne dhe te fillojne te kuptojne pak e nga pak se c'ndodh me boten e me koken e tyre. 

E persa i perket shtytjes e berrylave, e po shyqyr qe po shtyhen per libra e jo neper protesta!

Mire Nicja kalohet, por kete Hegelin cna e prure o e uruar?? Ky fashisto-komunisto totalitaristi, eshte, ne planin intelektual, fajtori kryesor per cka ndodhi ne shek e XX.

Ti mirë e ke po kujt ja thua thuaj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).