Grupi i tifozëve prishtinas “Plisat” gjatë ndeshjes të kampionatit kosovar Prishtina-Besa, kanë realizuar një koreografi ironike kundër vendimit të UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Në mënyrë ironike ata kanë ngritur disa banderola ku në disa prej tyre shkruhej: “Muslimanët janë terrorista”, “Priftërinjtë janë pedofila”, “Srebrenica ishte një lojë”, “Femrat janë kurva”, “Njerëzit me ngjyrë duhet të vriten”, apo “Aushvici është kryevepër”.

Pas vendimit të UEFA-s, me qindra shqiptarë kanë komentuar në rrjetet sociale me sloganin “UEFA Say Yes To Racism”, duke ironizuar sloganet e kësaj organizate që dënojnë racizmin.

Gjatë ndeshjes Prishtina-Besa është dëgjuar gjithashtu të thirret “UEFA=Mafia”.

6 Komente

me gjithcka jam dakort,por vetem me ate te ''shteteve te bashkuara te shqiperise'' jo!

ne duam nje shqiperi te bashkuar, jo nje jugosllavi!

federatat perdoren ne dy raste.

  1. kur perbehet nga kombe te ndryshme.
  2. kur ka popullsi dhe troje te medhaja.

shqiptaret nuk jane ne asnje nga keto dy kategori.  te gjithe shqiptaret bashke ne rajon jane sa gjysma e nje qyteti te madh europian.

Mos e vrit menien se ajo eshte thjesht nje lloj zberthimi shqiptar per USA.

Sikur PO behen nje cike bajate me keto protests non stop.

Plisat  ironizojne  UEFA-n ne ndeshjen e Champions League....., Prishtina- Besa!  dakord, Ok.   por jane me mire dhe me serioze  keto protestat qe po behen neper Evrope.

Ok, te protestojne kunder UEFA-s, por sikur eshte luks i madh nderkohe qe padrejtesira me te medha behen brenda Shqiperise nga vete institucionet shteterore...

Kto `koriografite` me plista jane teteperta! Bohen boze! Nuk tregojne ndonje zgjuarsi!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).