Protesta e organizuar nga Partia Demokratike po ndodh taninë Tiranë.   

Ora News raporton sa më poshtë mbi protestën:

Partia Demokratike ka zbritur sot në shesh në një tubim paqësor kundër paligjshmërisë që qeverisë dhe gjendjes së vështirë ekonomike në vend.

Protesta, të cilës i janë bashkuar mijëra qytetarë nga të gjitha rrethet e vendit, ka nisur  rreth orës 12:20 të mesditës.

Me pankarta në duar kundër rritjes së çmimit të energjisë, taksave, e papunësisë, qytetarët u nisen nga sheshi “Skëndërbej” drejt Kryeministrisë.  

 

Po ashtu edhe kreu i PD-së Basha i shoqëruar nga ish-kryeministri Berisha, deputetë dhe të rinj të forumit demokrat u është bashkuar protestuesve, ku do tu drejtohet dhe me një fjalim.

Policia e kryeqytetit, e mbështetur edhe nga efektivë të policisë së shtetit dhe garda e republikës kanë bliduar zonën përreth Kryeministrisë. 

 

Automjete të shumta policie janë në gadishmëri për çdo incident, ndërsa në ndërtesat përreth janë të pozicionuar snajperistë të cilët po monitorojnë nga lart protestuesit.

Prej ores 10:00, policia ka ndaluar parkimin e automjeteve në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza”.

Po ashtu, është bllokuar totalisht qarkullimi i mjeteve dhe parkimi i tyre në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza” si dhe Sheshin “Italia”.

Një ditë më parë kryedemokrati Basha përcolli apelin drejtuar qytetarëve në protestë.

“Protesta ka mision të madh të bashkojë zërin e opozitës me zërin e grupeve të interesit, sindikatave dhe zërin e rinsië për t’i thënë jo rritjes së çmimit të energjisë, jo rritjes së taksave, jo rritjes së tarfiave për studentët, jo shtetit policor, por punë dhe luftë kundër krimit e korrupsionit e barazi pë të gjithë shqiptarët.Ti themi jo buxhetit të 2015 të qeverisë Rama- Meta” nënvizoi Basha.

Prej ditësh, Basha ka zhvilluar takime në të gjithë Shqipërinë, për të mobilizuar qytetarët në protestën e 22 nëntorit.

 

 

 

 

278 Komente

Raportime/fotot tuaja mbi zhvillimin e protestes jane te mirepritura.

Hahaha. Ed Kim Jong Ramaxhong po i shpjegote ca fatkeqeve ça eshte bunkeri 

Nga pedonalja deri tek kryeministria bulevardi ishte plot. Shume rob paskan dale.

po pra, njesoj si ne 20 shkurt smiley.

Thjesht po tregoj sa ishte mbushur bulevardi. 

Per kur e keni lene protesten e radhes? Ne mars? Ca do beni deri atehere? Se per pune, s'behet fjale, apo jo?

Plako, po ta perseris edhe njehere, po tregoja se sa ishte mbushur bulevardi. Kaq. Qetesohu!

Dhe une thjehst te pyeta se kur do dilni prape. s'u shqetesova. Ne shtator e mori PS pushtetin, ne tetor beri thirrje per proteste basha e qe atehere s'ka bere gje tjeter. Ndaj pyeta, kur e keni tjetren.

Nuk e di, por protestat e studenteve do vazhdojne javes qe vjen, te shkeputura nga partite politike.

Bravo PD qe do te protestoje pa lidhje me politiken

Nuk kane lidhje me PD, por per rritjen e tarifave studentore nga idhulli yt. Ka edhe protesta pa prapavije politike.

Prandaj thashe "Bravo PD. smiley

Tirane, iku, Rama, RA....therriste Cuni Sheqers ne FB, si tye.

Kryeministri qe u konsumua me shpejt ne kete periudhe tranzicioni, pas atyre te vitit 1991. Eshte e trishte. Vitin e pare duhet te kishte njefare vrulli pozitiv per rimekembje. Ky pati te kunderten. Nuk e di cfare nuk funksionoi. Pak zhvillim edhe mund te sillte. Nuk kam degjuar njeri te jete me mire pas nje viti Rama. Po flas per njerezit e thjeshte, per biznesmenet e medhenj nuk kam informacion. Tung.

Ca thone qe i eshte rrit kapitali i brendshem ca thone qe eshte i konsumuar, ca thone si puna jote qe Ra e iku. Mos e votoni mo Daku, e zgjidhni ma te mire here tjeter. 

Shumë më shumë se më 21 janar 2011, nuk u sulmua asnjë polic, nuk u hodh asnjë gurë, kundër policëve, nuk u sulmua kryeministria, siç bënë rrugaçët që solli Edi Rama.

U vranë në atë demostratë 4 njerëz të pafajshëm, të cilët i mashtroi Rama i solli në demostratë dhe i la në mëshirë të fatit, dhe demostratën e udhëhoqën rrugaçët, e vetë u fsheh, sikur bëri sot, që u fsheh në bunkerin e Enver Hoxhështtps://scontent-b-lhr.xx.fbcdn.net/hpho...

https://scontent-b-lhr.xx.fbcdn.net/hpho...

Sigurisht, me PD dhe me udheheqesit e Korese se veriut dalin nga 500 mije e nga 1 milion. smiley

 demostratën e udhëhoqën rrugaçët, 

`rrugacet` eshte nje terminologji e periudhes se Komunizmit! Keshtu etiketoheshin te gjithe ata qe ishin kundra qeverise, nga burokratet e atij regjimi. Mos ke punuar gje ti ne ate administrate ? Se ska mundesi nje etiketim i tille per demostruesit! Keta qe jane sot ne proteste kush i hudheheq ? 

Ideja jote prej militanti te verber eshte .

Edi Rama sjell  rrugace, Berisha Basha, sjell ajke qumshti me kakao ! 

Kur do te hiqni dore nga kjo ide ? 

 demostratën e udhëhoqën rrugaçët, 

`rrugacet` eshte nje terminologji e periudhes se Komunizmit! Keshtu etiketoheshin te gjithe ata qe ishin kundra qeverise, nga burokratet e atij regjimi. Mos ke punuar gje ti ne ate administrate ? Se ska mundesi nje etiketim i tille per demostruesit! Keta qe jane sot ne proteste kush i hudheheq ? 

Ideja jote prej militanti te verber eshte .

Edi Rama sjell  rrugace, Berisha Basha, sjell ajke qumshti me kakao ! 

Kur do te hiqni dore nga kjo ide ? Mos luani rolin e qingjit ju lutem shume, perdornin llogjiken dhe jo emocionet partiake! 

____

U vranë në atë demostratë 4 njerëz të pafajshëm, të cilët i mashtroi Rama 

Po kush i vrau keto, ke ndonje mendim ?  Se mashtrimi eshte tjeter gje, ha diskutime, por ai qe i vrau ata 4 te pafajshmit, ishin te qeverise Berisha apo per kete fakt nuk te vjen zeri!

Qeveria Berisha me Ministrin e Brendshem Basha,  Kerkuan te mashtronin publikun shume shpejt mbas vrasjeve, por u doi kkallai, u doli genjeshtra ! 

Ngjarja eshte  e  regjestriuar dhe personat u gjenden kush i qeroi 4 vet ne Bulevard! Por ata jane te lire akoma edhe sot ! 

 

 

Proteste ne 20 shkurt, kur ende s'kishte arsye per miting. Miting per 22 nentor? Kur eshte i radhes, se vetem kete duket se di te beje PD. Basha ka bere thirrje per protesta te tilla qe nje muaj pasi PS mori pushtetin. Ndonje gje me te mire, s'nuk...

Shume njerez qe tregon qe dicka nuk shkon me qeverine Rama. Nuk mund te thuash qe jane te punesuar te Bashkise aq njerez.

Tani Rama te marre Mirela Kumbaron dhe te beje analize se perse kishin dale aq njerez ne nje proteste qe e therriste PD-ja qe ka vetem nje vit e gjys qe ka humb pushtetin.

Po anetare te PDs mo, nga cdo rreth. Zor i madh? Populli normal s'del as per PD, as per PS.

atehere ti nuk je normal qe po na derdellit ketu

Nuk thashe qe s'derdellit e s'flet per politike populli normal. Thashe qe s'del ne proteste, as per PS, as per PD. Per te folur, flasin te gjithe. Pak si shume, madje.

Po te besh levizje jo-populiste si rritje cmimesh, aksizash e taksash, prishje ndertimesh pa leje, sigurisht qe sdo dalin njerezit me tufa me lule te te presin. Shyqyr qe po bon dicka per te vendosur pak ligjshmeri ne ate shtet rrumpalle per kaq pak kohe.

PEDI i ka 600 000 votues, keshtu qe keta sot qe ndoqen Cunin E Sheqeres e Lulthimin jane sa me mos i turpnu fare. Me beri pershtypje numri akoma me i vogel i numrit te policeve femra para Kryeministrise. Palloshi po i edukon protestuesit me ne fund.

 

 

Me bej nje favor nese ke mundesi, mos repliko me cfare shkruaj une.

Ejvalla paraprakisht !

Mos se me hidherove, je ti i njejti qe i qepeshe Xhibit e Lizandrit me buke ne traste, mbas cdo rreshti? Ankohu tek admina dhe mos humb peshe. 

Ne fakt ekonomia u gropos per 18 muaj eee. Genjeni veten duke thene qe ishin 250000 mije vet ne miting. Ndrekohe ata demoktatet ne Ballsh votojne Fecor Shehun qytetar nderi. A ju as vete nuk e dini sec jeni, po nje gje eshte e sigurte qe mbeshtesni vetem anarshine vjedhjen dhe rrumpallen.

nuk e paska dhe aq keq Koqoja kur thote: u hoqem fshatareve  kultivimin e hashashit, po cfare u ofruam si alternative?   po kthehen njerezit kundra nesh, vazhdoi Koqoja...

dhe ja pra  ku  vjen nje dite qe demagogjia spi me uje  dhe albumet me foto te bukura e te lumtura nga FB zbehen e nuk te shpetojne dot me, qofte edhe kur keto foto behen nga fotografe profesioniste si Juta.smiley   

se mire Jutes i gjetem pune,  por edhe populli do pune!.smiley

pse eshte e paligjshme qeveria?

Se ka 83 deputet.smiley

Kta gyzelet "allahu akbar, zgjohu enver" prap do ja japin voten imperializmit made by sorros kur te vin zgjedhjet e ardhshme. Do i tundoje ai 50$ per me ja fut ne kok lloto tirones ose me i fut i viz te bardhe.

E merr Cone si osht katandis ai ven. Atij gogles se kuqe siper, per cdo gjo ja ka fajin Majlinda Kumbaro, ty si gogel Blu ta kan fajin Tironcit, dhe i shkreti Flori.

Nuk gjeni karar ju te mbeturit ne ate ven.  E digjove Lulthimin, sot si i tha Palloshit???? Mos prish mo, i  tha, boll prishe....mlesho ca gjona me ndertue ene une si shtet. E kape ngazellimin e Lulthimit e bashkekryetarit Cunit Sheqeres ne shesh. Cone mos u merzit se une shof drite te fundi i Tunelit e me ket sot Opozita u ngjall si Sfinksi.

 

Basha thote 200 mije protestues ne shesh, Berisha 250 mije. smiley

Vjedhesit e energjise elektrike jane tek rreth 35%, keshtu qe nuk eshte se dolen te gjithe per te protestuar. Prandaj nuk jane shume.

Fakt asht, se ishin shume njerez ne shesh,fakt asht, se per njerzit e thjeshte,gjanat s'po shkojne hic mire.

Sa faj ka kjo qeveri per ket gjenje pune tjeter,po qe gjenja e popullit asht e vajtueshme,kjo s'ka pike dyshimi.

kishte me shume njerez se mitingu i fundit i PD-s po thua ti? Po, e vertet qe kishte me shume.Nuk ka asgje ketu per tu habitur ketu.  Faj per mendimin tim ka qeveria se shkoi nje vit e gjysem e ata qe vrane e vodhen jane ende neper rruget e Tiranes.. Rama duhet ti fut marshin tjeter ja kjo eshte, llumi nuk mundet te lihet ti hipi ne qafe me Shqiperise. 

Realiteti nuk asht pasqyra e fuges se rames.Mbi nje vit ne pushtet nuk asht hedh nje lopate kund. Nuk a ba asnje hap ne shnetsi,asnje ndyshim per be.Ka pllakos nje varferi e skajshme.

Militatentet qe lane kocit pas tij, s'u shperblyen per asnje moment, po u konsiderune si ato mizat e bletes qe kane per detyre me vdek per mretneshen.

Kujton rrota i karit se jeta e pjeses tjeter te njerzimit, asht vetem funksion i egos se tij.  

dmth, s'jane shperblyer militantet e PS. ky eshte nje hap shume i rendesishem. me te ardhur ne pushtet, rrogat qe ishin 400 mije leke u bene 450 ngaqe u ulen taksat per shtetin. Nafta eshte aq sa c'ishte me berishen. dritat te shohim ne vitin 2016 se sa do t'i rrisin, por mua personalisht me hqejen e fashes me ulen. Nderkohe, jane ndertuar qendra qytetesh, qe nga elbasani e deri tek qytetet e tjera. jane nisur projekte ne bregdet. u kap hoq droga nga shqiperia, u shtuan hapesirat e gjelbra. Po shlyhen borxhet ndaj kompanive qe po falimentonin ngaqe s'kishin marre para. Shendetesine falas s'e ben dot asnjeri per nje vit dhe s'ka premtuar ndonjehere ta beje per nje vit. Obama ka gjashte vjet dhe ende s'ka hyre tamam ne fuqi obamacare. 

e hu ha,une keti sitili tip reportazhi zp-je,i jam kundervene m'at kohen e vet,megjithse kalama,jo te kem nge ta nigjoj tani.

s'ke argumente sepse thashe te verteta qe s'ke si t'i kundershtosh. klm

Si s'ia preu truni, egoistit t'cmendun!

akcentin shkodran,nderkohe qe ishte e bija e dy prinderve korcare. smiley

Edhe une kam nigju per Edin qe se ka rrujt fare per ata qe e mbeshteten masivisht se e ka marre si detyrim karshi Frontit Demokratik smiley dhe se tani po i kthehet mbrapsh si bumerang. Fatkeqesisht tek ne nuk jane vetem qeverite te ndertuara sipas stilit mafioz, po edhe populli. Megjithate per sa kohe qe ky eshte realiteti ombjektiv, mund te perpiqesh mengadale ta ndryshosh, po nuk mund thjesht ta injorosh.

nqs ka nje gje me mend qe ka bere rama, eshte qe nuk ka shperbly militantet e ps'se me poste ose ofiqe, por kam pershtypjen qe nuk eshte e vertete deri ne fund. Eshte njee nga menyrame dale nga rrethi vicioz i tribalizmit qe ka kaplu shqiperine ne keto vite.

+1. Po ja qe nuk eshte e vertete, meqe shperblime ka, pra ka klientelizem.
Problemi eshte se turma e majte qe pret te ushqehet duke parazituar shtetin ne Shqiperi eshte shume e madhe, dhe nga kjo mendoj vjen edhe pakenaqesia. Nese do ta haje 50-60 % mbi kurrizin e te tjereve, cfare do te bejne keta te tjeret?

Se mos te harrojme... Parate e shtetit nuk dalin gje nga prapanica e ndonje rose qe ben veze te arta. Jane parate e gjithe popullates.

fakt asht, se per njerzit e thjeshte,gjanat s'po shkojne hic mire.

Xake yxhym, pjetri po perhap parullat e armikut.smiley

Proteste madheshtore, qytetare, civile dhe pa asnje incident. Bravo opozita qe di te protestoje me dinjitet, jo si kafshet dhe kokepaleret e 21 janarit.

Sheshi ishte i tejmbushur nga podiumi e deri matane lumit te lanes !

qenke frymezuar ti kshu ee? Shoqate o shoqate PD-a vitin tjeter, ketu do jemi. Nuk ka me vende per dyshime. Nuk ka lume e podium qe mbulon krimet. 

Ca fituat me protesten e sotme. Po protesten tjeter kur e keni dhe mbi cfare tematike. smileysmiley

Opozita di vetem te protestoje. E ka nisur thirrjen per proteste ne tetor te vitit 2013, qe kur s'kishte gje per te protestuar, e beri protesten e pare ne shkurt, e qe atehere s'ka ditur te beje gje tjeter pervecse te kercenoje me destabilitet e te beje protesta. 

Rama: Asgje e askush sdo na ndale ne nxjerrjen e Shqiperise nga llumi i genjeshtrave,shpifjeve,iluzioneve, hajduterise dhe maskarallekut politik!

Me nje fjale qeveria nuk tutet... smiley

Rama sa shkrujti ne Twitter: "Qe te kemi me shume punesim e mireqenie duhet mos vjedhim dritat mos zaptojme hapesirat publike mos genjejme veten qe ka zhvillim pa mund!"

hip njeri e zbrit tjetri , fjalime te bukura emocionuese qe te kepusin shpirtin

 

sporti i te qenit viktime dhe sporti i logjeve mashtruese vigani shkurtabiqi majtas e djathtas jo vetem  qe mund te na siguroje cmimin si kampion bote   por na ka pregatitur dhe kohen dhe vendin e gropes

haje popull haje

tani e degjova bashen. prape iu ngjir zeri dhe i doli sikur po qante teksa imitonte tonin e enverit smiley me shkriu

pse vazhdon protesta e hajduteve?

s'e kam idene, por tani e pashe videon

dolen hajdutat e korentit ne proteste, disa nga parrullat e protestuesve: "du me vjedh", "s'du me pagu", "m'le me vjedh", "du me vjedh, s'du me punu"

Ai popull ka te drejte qe proteston... por!

Njani, ne veri te Shqiperise, e kishte shtepine buze Drinit. Dy vajzat qe kishte i martoi, njeren ne kete ane te Drinit, tjetren matane Drinit. Vajzat i kishin emrat Hima dhe Huma. Shkon me e pa njeren vajze, por Drini ishte egersue shume... niset ta kaloj Drinin me nje trap, por permbyset trapi dhe ai kapet pas nje cungu lisi...

Atehere ia nisi nje kange:

As te Hima, as te Huma, 

Midis Drinit n'ata cunga!

Kjo proteste e opozites, qe rrjedhoje edhe e atyre gabimeve qe ne ketu kemi parashtruar here pas here.Qeveria, vertete duhet te qeverrise me dore te forte ne zbatim te ligjshmerise, por ama edhe duhet tu vije ne ndihme shtresave ne nevoje si qeveri e majte qe eshte. Kjo nuk do te thote qe vegjelia te mos paguaje dritat apo ujin, por duhet te gjeje rruget dhe te marre masat qe te pakenaqurit te mos behen fryme. Protesta e sotme, tregoi se ne popull ka nje fryme pakenaqesie. Kjo ndoshta ka te beje edhe me nje PR te dobet nga qeverria. Propoganda obskure e PD ka zene vend ne shoqeri, jo se jane te verteta por turma do te degjoje ate qe do dhe jo ate qe duhet.

Qeverria duhet te reflektoje.

Per cfare te reflektoje per hajdut e energjise? Me vjen keqe qe lexoj te tilla komente. Cili nga ata aty ishte shtrese ne nevoje? Ata qe i lane 6 muaj pa ju dhene parate? 

Kush eshte ai qe eshte i kanaqur te paguaje? Askush nuke shte, por detyrimet duhet ti paguash deri me nje. Kjo eshte "protesta" me e turpshme jo vetem ne historine e Shqiperise por ne gjithe Evropen ku njerezit dalin se nuk duan te paguajne enrgjine, taksat apo tu prishen ndertimet pa leje. Ne shqiperi po nderohet nje mentalitet dhe per kete duhet shume pune, edhe ajo qe ti e quan PR duhet. Duhet te kete te pakenaqur sepse edhe te pkanaqurit pjese e shoqerise jane duhen trajtuar. Por, keto justifikimet patetike nuk durohen apo jarget per te mbrojt "shtresat ne nevoje" jane te peshtira. 

Kishte ba njani prej vitesh nje dyqan rreth 50 m2 ne toke te tij. Erdh INUK dhe ja prishi. Duhej prish se nuk kishte asnje leter ne fakt. Histori e para 10 diteve.

Turfullote robi sepse i kishin marre paret se i kishin premtu qe nuk do ja prishnin. Mirepo kish kalu i dite Rama naten vone andej dhe i kish pa qe nuk ishin prish te gjitha, nxitur dhe nga ca deklarata te opozites ne tv per prishje selektive. Te nesermen rrafsh me token. E verteta eshte qe paret ata qe ja moren ja krhyen.

Pra, ku ishim asgjekundi. 

U arrestu sot ne Lushnje Drejtoresha e Arsimit. Do me thush qe ja po vepron ligji ? Po jo mer se ligji duhet te vepronte qe kur u perzgjodh ajo zonja per drejtoreshe. E kam fjalen qe njerezit kane sy e veshe.

Apo uji del i kullum nga burimi , po turbullohet rruges? Keshtu ?

Komentuesi; " ....Turfullote robi sepse i kishin marre paret se i kishin premtu qe nuk do ja prishnin..." 

 

Gje qe tregon se edhe ne Rilindje apo INUK paska njerez te korruptuar. 

Nga keto historite ka pafund, fatkeqsisht. Le te jete si te doje te burimi, ne cezem vjen me ngjyra.

Me vjen mire qe kryeministri eshte i vendosur per reformat, duhen bere edhe pse do ia ulin popullaritetin. Kryeminister elektoral kishim, dhe na e kaloi Gjermania. Duhet me shume pune, shume me shume, me gjetat qe prekin njerezit ne jeten e perditshme. Flas, shkolla, spitale, rruge, cilesi buke... Etj etj, se po formesohet nje lloj pakenaqesie e zhgenjimi ne njerezit. Apo ajo e famshmja, te gjithe njelloj jane. Shqiptari mesatar ndoshta nuk e kupton rendesine e reformes, po mos e lini ta terheqin per hunde. Se ka nje tendence per arrogance, nje gje. Etipit, "i dime ne keto pune".

shiko, vetem mendo per nje moment nje fakt. Keta qe dolen sot ne proteste jane po ata qe qeshnin dhe dilnin ne miting ani-opozite kunder 4 protestuseve te vrare ne po ate vende qe ata po protestionin sot.. e kupton tani se cfare po behet sot e sa e turpshme eshte kjo? Nuk mund te llogjikosh e te marresh seriozisht turmen e te marreve.. Jane te marre e te manipuluar keqe. Nuk kane asnje te ardhme nje proteste qe merret me interesin vetjak. Eshte e vdekur!

Nuk eshte e lehte te ndryshosh mendesine e nje populli te tere.. Ne jemi vende i varfer jo se nuk kemi mundesi por nuk kemi mentalitetin e duhur te jemi nje vende i pasur. Diku lexova qe nje grup ekonomistesh nga Haward e quante absurditet faktin qe shqiptaret jane me te varfer se italianet dhe greket pasi mundesisht ishin te kishin te njejtin GDP. 

 

 

+1 liqeno

 

 

500 vjet otomanizem despotik lindor

+

50 vjet diktature komuniste lindore

=

Shqipria moderne. smiley

Eshte mese normale te behen protesta, por te politizohen ashtu siç jane bere eshte e neveritshme sepse vetem ne sherbim te qytetarit nuk jane.

Alidemso, ne fakt nese ka pas nje aspekt ne te cilen qeveria e ka fut ne marsh te peste dhe nuk po ja heq kemben nga fyti eshte pikerisht PR, dhe kete e ben ne mungese te projekteve reale qe permiresojne jeten e qytetareve.

Eshte e frikshme qe ne Shqiperi luhet dhe behet politike me buken e gojes. Qeveria gjate ketyre 15 muajve ka bere vetem politike ne dem te ekonomise. Asnje investim, premtimi i madh qe do te paguante borxhet e prapambetura nuk e ka realizuar as ne 40%, asnje plan me masa afat-shkurtera, investime ne lulishte dhe asnje investim kapital me domethenje per ekonomine, dhe cdo projekt i shtyre per vitin 2016-17 per zgjedhjet e ardhshme politike vetem sa shkon ne dem te qytetareve. 

 

Tashti, kur them PR, nuk kam parasysh as Eroin Veline e as Ilir Beqajn, por kam parasysh keta dheputetet "qurrasher" te pozites, te cilet i mbyti vetem Grida me Guxhollin, keto dy zarbat llafazane te PD. Sepse, Luli thote se u rriten taksat... A mund te me thuash se cilat taksa qe u rriten prekin drejteperdrejte popullin e varfer? Luli thote nuk pagujme drita se skemi leke... A mund te me thote dikush nga qeveria se nga i gjithe ky aksion "policor" sa persona kishin lidhje te paligjshme dhe nga keta sa ishin per buken e gojes, e sa nga keta qe nuk paguajne se nuk kane (dhe deri diku eshte e vertete) sa nga keta vertete nuk kane, sa nga keta shperdorojne energjine, e sa nga keta kane vila me nga 50 llampa te ndezura naten? Sa nga keta vertete fukarenj, qeverria ben politike duke i ndihmuar? (se ka vertete edhe nga keta) Sa para ka mbledhur gjithsej OSSH-ja, me kete aksion, dhe ata hajdutet e energjise, me produktive do te ishte qe ti beje te paguanin detyrimin apo qe te futeshin ne burg pa paguar asnje kacidhe?  Luli thote mos prekni mesuesit, a ka njeri te na thote nga qeverria se ku dhe sa mesues jane hequr, ku dhe sa mesues jane jashte profilit, ku dhe sa mesues jane paguar mbi organike e keshtu me radhe? A ka njeri nga qeverria qe tu tregoje dhe tu mbushe njerezzve se gropat qe la pas qeveria e SAliut duhen x kohe per tu mbushur dhe se investimet qe nuk po rriten, faji qendron (aty ku qendron ne te vertete)? Transparenca ne pjesen me te madhe te rasteve te zbardh faqen dhe i heqq mundesine kundershtarit te sulmoje. E plot e plot te tjera, pa pordhe me rigon keta bejne sa te duash, por keta te mos bien perseri ne kurthin e propogandes boshe, njesoj si ai gomari qe na renditi pas Gjermanise.

Urime Protestuesve . Shqiperia po ecen drejt Ligjit !

Me se fundi ne Shqiperi po hyn edukata qe mund te protestosh dhe nuk te Vret Njeri . Koha e Sali Mut Burrit te Shtetit ka mbaruar  .Protestat mund te sigurohen edhe me Police Femra ! 

Them se u Kuptua qe Viagrat e Saliut si LefTKopeja me " Rrembeni armet .Shteti ra"  dolen te skaduara dhe aspirinat shiteshin per te ta ngref .smiley

Urojme qe sa me shpejt te kuptoje ai Popull qe edhe Populizmi i Hajduteve dhe Mashtruesve mund te mbledhe njerez me thirjet "Kapni hajdutet .Mos besoni Mashtrueset " smiley

Ike Plaku mere .Shqiperi po frymemerr dhe nuk eshte prone e askujt .Do shkatrrohesh o Makine Muti sali Qenef berisha . Te Lumte Edi Rama. I ke dhene Popullit nje dhurate te Shkelqyer me zhdukjen nga skena te asaj Mostre te pa pare qe nga koha e Gebelsit !

Shoku Rama nuk e dinte ku ishte sot, a ne Selite, a ne Sauk, a ne Shishtufine. smiley

 

Protesten e Organizonte shoku Basha me rapadam rapadam dapa dapa dipi dopaT ..smiley Pse duhet te dime ku ishte shoku Rama ? Them se Popullit i mjaftonte Figura Vizionare e nje nga kapove te Vjedhjeve me qindramilione Dollare per te kuptuar qe kemi te ardhme te sigurte .

Mos ka digjuar gje Basha qe kane filluar hetimete per Vjedhjet ne Rr.e Kombit  apo vrasjet e 21 Janarit nga LefTKopete smiley ?

Terhiqna po qe keshtu !

@ Ca the

 Asnje investim, premtimi i madh qe do te paguante borxhet e prapambetura nuk e ka realizuar as ne 40%, asnje plan me masa afat-shkurtera, investime ne lulishte 

Per kete pjese te komentit:

Shetitorja e perfunduar ne Berat

Shetitorja e perfunduar ne Korce.  Ne Korce pritet (ne mos ka filluar) te restaurohet edhe Pazari.  3 milione dollare per kete projekt jane dhene nga Fondi i Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan.  

Po restaurohen sheshe ne Lushnje, Kavaje, Elbasan etj.  

Flitet edhe per projekte ne Gjirokaster.  Ne shtator qe isha me beri pershtypje numri i konsiderueshem i turisteve te huaj. Por ka nevoje urgjente per investime edhe aty.  (Pakez tangjent, Muzeu i Luftes, muzeu me kot qe kam pare ndonjehere.)  Gjirokastra po kthehet ne destinacion i turizmit te brendshem.  Ose thene ndryshe, ka dale moda me shku ne Gjirokaster per fundjave.  

Po perfundon Rruga e Valbones, qe ka kaq vite qe eshte nisur e s'eshte bitisur.  Po punohet me ritme te shpejta, edhe ne fundjave.  Sic dihet, Valbona eshte nje nga pikat kryesore te turizmit ne Veri.  

Punime ka edhe ne infrastrukturen rrugore, por meqe jane segmente dytesore, nuk jane te bujshme, le te themi. 

dhe asnje investim kapital me domethenje per ekonomine, dhe cdo projekt i shtyre per vitin 2016-17 per zgjedhjet e ardhshme politike vetem sa shkon ne dem te qytetareve. 

Ketu eshte problemi kryesor.  Per te dytin qe ke permendur marrim per shembull Vloren. Punimet ne shetitoren e bregdetit s'kane filluar, mgjth ka muaj qe eshte deklaruar firma fituese.  Nuk dihet pse.  Disa hamendesime jane qe priten zgjedhjet qe te iki perfundimisht Gjika.  Mund te jete edhe ceshtje fondesh.  Gjithesesi, Vlora heperhe eshte te ikesh naten.  

Dhe me dukshem, investime me te medha qe lidhen drejtperdrejte me punesimin.  Keto investime jo detyrimisht vijne nga shteti, por qe shteti duhet te krijoje mundesite.

Te paqarta jane planet per bujqesine.  Fondet nga BE-ja jane aty, komponenti i trete i IPA-s jane fonde per bujqesine.  Para disa ditesh KM-ja tha dicka te tipit: "pse s'dine te aplikojne per fonde."  Dje a pardje, ka dale nje harte e re udhezimesh nga qeveria per kete ceshtje.  Heperhe, shume rremuje.  

Merr pare ketej, ca i mbajne shoket burrokrate socialiste neper xhepa dhe nje perqindje shkon ne investim... Deh nderkohe popullata dhe intelektualet e peshkut harroje se ato para i jane marre qytetareve dhe fshatareve qe erndryshe edhe mund ti kishin investuar vet diku tjeter, apo kushedi mbase duke shkolluar femijen e vet. Po robt, me intelekt teper te gjere, vetkenaqen me pamjen. Me mire nje shetitore me gur Delvine se sa nje popullate qe mban paret e veta...

Kjo i bie sikur te vrasesh nje femije, t'i maresh organet dhe ato t'ia japesh tjetrit per ta shpetuar nga semundja, duke i bo transplant.

Keshtu e "stimulojne" ekonomine te majtet. smiley

Ngushellimi qendron disi tek fakti se ka edhe pare nga Evropa, dmth organe te huaja, dmth, per analogji, nuk ua marrim vendasve gjoja per tu bere mire vendasve... smiley

e kupto qe ato qe ke rradhitur ti jane projekte qe kane qene ne tavoline per tu zbatuar qe nga viti 2009 dhe Niko Peleshi me kryetarin e Beratiti nuk pranonin te kalonin planet rregulluese te qyteteve edhe pse qeveria e kaluar ua kerkonte ti kalonin, pasi prisnin ti kalonin mbasi te fitonin zgjedhjet me te gjithe masakren urbane qe kishin planifikuar brenda...djalli fshihet aty ku ti nuk e sheh, dhe ne Korce po ndertohet nje monster ne qender te qytetit nga Niko dhe klientela e tij - dhe disa monstra te tjera qe presin ta nxjerrin koken pas zgjedhjeve. E njejta histori eshte edhe me Vloren e cdo qytet tjeter, dhe perseri ngelen investime ne kuadrin e fasades.

Me pelqeve qe the rruga e Valbones, por eshte pikerisht kjo qeveri qe erdhi ne pushtet duke bere propagande kunder rrugeve, dhe ti po harron qe jane bere disa qindra kilometra rruge per te shkuar deri tek ai 20 km i fundit qe arrin ne Valbone. Dhe ne pikerisht na duhen rruge dhe jo plepa anash rrugeve.

Prandaj them PR dhe vetem PR. Fasade dhe vetem fasade. Politike dhe vetem politike.

 

Ps. Alidemi, me kishe cituar me lart per taksat e po te pergjigjem ketu. Qytetareve u rriten taksat kur i rriten biznesit. Per 6 muajt e ardhshem mua personalisht mi kane faturuar taksat aforfe per biznesin tim. Punonjesit e mi kane dy alternativa, ose te pranojne nje ulje rrogash 20% ose te heq dy prej tyre. Keshtu afektohen qytetaret!

Po sikur te rrish ti pa rroge dhe tua japesh atyre? Duhet te sakrifikohet robi per te miren e shoqerise mo, apo e kam gabim? smiley

mire e ke ti por une nuk besoj ne komunizem fare...po fare ama...

LefTKope te ardhte Gjema / qe fsheh InteliDjentet brenda ..smiley

Kane leshu  ket me rapadam rapadam dipi dopa si fillim , do vije dhe nje me ringidong digdong enveri gjalle , allahuekbar , te na ndricoje ,  dhe pas tyre vjen Peter ter ter ter ter me pergjithesime dhe ne fund nje me Fore ver ver ver ver me cpime si Gjemb smileyKet ca the e kane si pune kazani qe trazon brumin e makaronave dmth nje perzierje" shprehje letrare +  ekonomike   " e frikeshme , e trishteshme , qasje-rishme  dhe pritshmerit -shme , investim-she " smiley..

Pa po do vije dhe Ilia Topja me "po ne kohen e shoqit enver ...smiley

Pse me shume doni JU ? Me durim ...

Kto jan ftof ne tajare, dun te hane me luge florini qy ne vit te dyte te qeverisjes.
Ku i ke 300 mije venet e punes pyt ai. Po dhe ky tjetri pse nuk i nigjon kshilltaret? punsoji o vlla si kamariere dhe pastruse dhe direkt boom ekonomik

Merpo pse s'i emron 300 mije keshilltare (te njoni-tjetrit), dhe u kry.

Ti tirona, e di ate anekdoten me socialistet qe e punesuan te gjthe popullaten? E di ca bene? U dhane te gjitheve nga nje luge gjelle me detyren e hapjes se tuneleve... smiley
Pune per te gjithe... smiley

Shume qenkan lodh, paskan hardhu dhe gjithe ato luge. Tu jepnin nje luge per te gjithe, ose dhe hic fare, e t'i vinin te spiunonin njeri tjetrin, se kush e ka lugen.smiley

harxhu, sorry

Po dhe ky tjetri pse nuk i nigjon kshilltaret? punsoji o vlla si kamariere dhe pastruse

Sepse ato pune i kane marre Italjanet smiley

E veshtire te besosh qe vendi u varferua ne menyre te skajshme per 1 vit nderkohe qe deri vone Shqiperia konkurronte denjesisht hapin e Gjermanise e Anglise. Duhet thene qe smund te presesh investime nga nje qeveri qe e gjeti shtetin djerre dhe duhet te paguaje interesat e borxhit te jashtem qe ka vajtur kacafiu nga borxhet e marra pa kriter nga qeveria e meparshme me qellim investime infrastrukturore per efekte elektorale. Doni investime nga qeveria? Paguani nje me nje energjine elektrike, ashtu mbushet buxheti i shtetit. Protestohet kunder shtetit policor? Epo kjo eshte diktatura e ligjit, kot cirremi per moszbatimin e ligjit kur vjen puna te xhepi jone pellasim pastaj per shtet policor. 

ndodh si nuk ndodh.
kur rrit tatimin mbi fitimin, tatimin mbi produkte baze qe konsumohen gjeresisht nga qytetaret, kur rrit agresionin ngaj biznesit dhe veprimtarise sipermarrese... si nuk ndodh...

pastaj kur ekziston nje fryme e gjere e perceptuar e korrupsionit gjithcka mbetet ne stanjacion meqe askush nuk i rrezikon parate e veta ne investime te kota qe mund tua prish humori i keq i Edi Rames.

Keto akuzat gjenerike nuk ngjisin po nuk i specifikove. Mund te ma ilustrosh agresionin ndaj bisnezit?

ANIMALIA 2.

Per te gjithe skepitket cinik qe thojshin se PD-ja eshte parti barbaresh dhe se nuk ka per tu civilizu kurre: hapini syte!

Bravo PD-se! 

Urime!

P.s. Nderkohe po nuk pertut, prisni pak deri ne 2017. Jam i sigurt se me ket sjellje shembullore qytetarie, sovrani do ju a shperbleje me vota pa fun. 

P.s.s. Jeni ne rruge te mbare!

DINJITET!

QYTETARI!

ARDHMERI!

ps. ket vrull te paster proteste progresiste s'e kemi pa qysh nga revoltat qytetare kunder tanzimatit.

Shyqyr që u bënë shkurtime nga refomat dhe u vunë këto detyrimet e energjisë, që u mbush sheshi për PD-në

Njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm që reformat duhen bërë, pavarësisht kostos sociale dhe ekonomike që sjellin. Kjo ishte diçka e vonuar që duhesh bërë që me PD, por nakari për të marrë sa më shumë vota, bëri që t'i fryjnë insitucionet me punonjës, të mos mbledhin qiratë e energjisë elektrike dhe tani ky kontigjent kërkon rikthimin në një vend që nuk duhet të ekzistonte dhe t'i shpëtojë një detyrimi që duhesh paguar e që nuk ka kthim mbrapa

 

C'te ndergjegjesohen. Robt kishin shkulur sot sahatet dhe i kishin marre me vete ne proteste. Kane dale ne proteste qe te mos paguajne drita. Shiko

https://fbcdn-sphotos-e-a.akamaihd.net/h...

Kishte dale pronari i nje hoteli qe e kishte ndertuar mu ne autostrade dhe qe ia kishin prishur, e kishte thene qe ishte socialist i zhgenjyer. lol ketyre u beri thirrje PD-ja, keta shkuan

E ke parasysh atë hartën e KESH, ku në veri nuk shkonte as 30 % shuma e arkëtuar ? 

Shumë pak kanë dalë në protest.

PS; sa për sahatët, këta janë sahatë të vjetër, njësoj duheshin shkulur. Tani na kanë vënë ca sahatë të bukur, që çuditërisht janë BLU

 LOL

From "Tritol shtyllave" to "shkulje sahatesh" ! 

PD te gjeje urgjentisht nje Azem 2.0

Nuk thone kot qe pushteti te ben me t'pergjegjshem. Dje psh protestonit per reformen ne ushtri dhe shik, sot thoni qe reformat e ristrukturimet jane te vonuara. Bravo!

Tani, unë flas për fushën e arsimit, të cilën e njoh më mirë. Në kohën e PD u bënë punësime pa kriter, e frynë organikën tej masës së lejuar. Në vend që të mbuloheshin mësuesit që nuk e plotësonin normën, fusnin mësues të rinj( me vendim ç'është më e keqja, as me kontratë). Unë për një qime desh shpëtova nga reforma ( për sivjet, se mot, një Zot e di çfarë do ndodhi). Për shkak të budalliqeve që janë bërë, ku në shkollën time ka vend vetëm për një mësues të një profili e  ne jemi tre të tillë, do e humbja unë punën, që kam 14 vjet punë në arsim dhe do rrinte një që kishte 2-3 vjet në arsim, se helebete, vendi m'u mbyll mua, jo atij/asaj në një shkollë tjetër, ku nuk kishin çuar shumë mësues të një profili.

I kujt është faji në këtë rast?

 

S'do men ta besh ekonomine me mbeturinat e Ramizit e te Nanjes, ca pret. Vete po ka zanat llustra boja. Sidoqofte, il popolo te rri squk e ta gezonje, se vete e votoi aq shume.

tek e mramja, rome wasn't build in a daysmiley

sheshet mund te mbushen kollaj edhe me reaksionare, bej hesap vetem ndertimet qe ka prish inukusmiley

Rama shume cinik ish tregu sot. Do hapen dosjet kish thone. Gja per ti bo presion demokratikasve qe mos te protestojne.

Po mir mer, ku eshte e shkrujtme qe ish spiunat e sigurimit nuk kane te drejte me protestu per rritjen e taksave dhe te cmimit te energjise elektrike? (Cimo, si eshte ajo e shekspirit, po na shpove dhe ne gjak na del?)

 

bir nenash mer, jan te gjithe...

tani un shekspir nuk di, po di progonatin ama: bir cobanesh neve jemi, dhen e dhi kullotur kemi

Avokati i Popullit denon kerkesen e Ministrit te financave per punonjesit e administrates qe te paraqesin faturen e dritave te paguara per te mbajtur vendin e punes. A e kuptoni qe aty ene administrata nuk pagu dritat vene vene?

Nuk ka rendesi sa njerez kan dale ne shesh. Palloshi bo mire qe shtrengimet jopopullore ne ate katrahure i ben ne fillim te mandatit kur opozita ka shku per lesh dhe populli ka ende njefare optimizmi. Pilulat e hidhura kuptohen me pak ne fillim te mandatit se nga fundi.  Sa me shume te dalin ne rruge tregon se aq me mire ka punu Palloshi kunder ilegalitetit e informalitetit. Nese donin shtet rrumpalle le te mbanin Cunin e Sheqers, se ai e shkaktoi ket katrahure, e jo Mirela Kumbaro.

Nji gjo smora vesh, keta bashkekryetaret e Shqupit, Lulthimi me Cunin e sheqeres, sikur do linin popullin e sindikatat te drejtonin. Mos jan bo ene bashkekryetare te sindikatave te fuqishme Shqiptare mor amon?

I Lebetit i nerum ...

Jane teori te Cacerve dhe Rruleve .Jane teori e praktika te te Paafteve . Urgjentisht duhet nderprere kjo mase Poshteruese ndaj Punonjesve te cdo administrte . .Eshte shume lehte e aplikueshme .Nje kordinator nga Dembelet me Oke e te Papune qe vijne verdall Ministrive mund te caktohet Koordinator prane nje zv Ministri dhe te bashkeveproje me KESH per punonjesit e vet .Dhe ketyre me pas le tu mbahen nga paga Detyrimet ndaj KESH . Pa asnje medyshje e zbatushme pa delenxhij InteliDjente !

Keto jane Forma te TEJKALUARA nga "adminitstratoret  e drejtoret " e Rrul - Cacer & Kompani qe fatkeqesisht i perkrahu per pake Kohe dhe Meta si ish k/minister . Nukdiskutohet Kryedembeli Nano !  Ndoshta gjejne nje reflektim tek Cani kur keshillohet nga keta PALO ekonomiste si Caci e Rruli ! Rama Larg ketyre !

Mire e ke o zotni, por une po te tregoj faktin e paligjshmerise endemike. Ne nuk duam shtet por zgjedhim njohurite personale per te bere anashkalime e lidhje jo-ligjore. 

A i pe Romet e shkrete qe i kish vu Lulthimi tu i pagu nen-dore me mbajt pankartat e protesetes????? E kan per turp blut me thon qe jan Shqupista, se jan gjith lek e poste, e se ndyjne doren me pankarta varferia. Lulthimi braktis Tironen e permbytme per me sjell njerez ne proteste e pastaj del si Cerr tu na u gafurr aty ku vrau 4 vete, ....e po domosdo se ja cblloko tubacionet e Tirones Palloshi.

Ku ka me te paturp se Shqupistat kur bojne sikur u dhimset fukaraja, bojne zhurme sa ti zhvatin Rames ndonje favor, mbajeni men. Do ja u leshoj Palloshi ca ndertime sa tua mbylli gabzherrin.

Le qe lemerisen dynjone me apokalips ekonomik per te varferit. A te kujtohet o zotni kur u bo zhurme per naften e si do u rriste cmimi nje vit me pare ne peshk???? U keputen me llogari, e ku jemi, i njejti cmim e na rrofte kohe humbja.

Ene kjo e elektrikut per fukarenjte ka per te dale njesoj se do jau kompensojne sic kan bo gjithmone, por gjoja pozitive per mu eshte qe shteti do fusi nen kontroll sistemin e vet energjetik e dikuj  do ja kompensoje  e shumekujt qe ka  do ta pagoje. Po arriti sigurisht se Kapo me Tironen e rrezune para nje jave.

Nuk mu duk proteste fukarejsh kjo po zengjinesh qe kishin fut Romet tu mbanin pankartat. 

Nuk eshte Proteste qe kerkon ndryshim . Te pakenaqurit jane Real !

Eshte proteste e mbeshtetur mbi Interesa te castit . Kane dhe keto vleren e tyre kur Frenojne nje Padrejtesi shoqerore .Por ne kete Rast me masat e mara eshte Frenuar nje Shtet Iluzor i sali Qenef berishes qe nxiti ne formim  Nje shoqeri artificiale pa asnje te ardhme , qe sillte renim te panderprere dhe fundi i tyre DIHET ..Nje shperthim anarshist i paparashikushem si ne 97 .

Gjithsesi ky Intensitet Reformash qe prek kaq masivisht Interesa , duhet konstruktuar ne nje Platforme me te "zbutur " Ky eshte mesim mendoj per Qeverine ne Fuqi .

Pa po qe per pellitjet e Lopeve te PD-hit si pakenaqesi popullore e te tjera lefqeni LefTKopesh dhe sot , nje dite pas Proteste te behen zgjedhjet , PD-hi i famshem nuk merr me shume Vota se sa u paraqit ne maximumin e saj ne kete Mirting  Eshte nje Grupim Llafazansish te pabuke qe u provuan se nuk i Lidh asgje me Shqiperine pervec Mjeljes se saj Si LOPE per qypat e tyre dhe krijimin e shtresave Hajdute e te pasurimit te Paligjshem !

Dhe mos harro : njeriu duhet te grindet...

Protesta e sotme, tregoi se ne popull ka nje fryme pakenaqesie. Kjo ndoshta ka te beje edhe me nje PR te dobet nga qeverria.

..."si eshte bere xha  Mehmeti" thone andej nga Kuci, "nuk e lane as lumi as deti"

..edhe qeverise Rama  ske cfare ti qash me pare; largimet politike nga puna,fushaten e terorit me dinamit, rritjen e cmimit te naftes,mbylljen e lejeve te ndertimit ne gjithe shqiperine  apo rritjen e cmimit te energjise qe okoma ska fillu ta gerryej  me thelle  xhepat e fukarenjeve.

..he se perpak harova qe Rama po ben trotuaret e shetitores se Beratit dhe Korces smiley 

Kaposh mos merr rrolin e LefTKopese . Kishe kikirikiki origjinale si Grande Kaka smiley

Shqiptaret me ne fund sot e shporren Ramen dhe Meten.Mijera socialiste te pakenaqur ju bashkuan protestes se opozites si fillim i largimit te kesaj bande qe ka mare peng shqiperinesmiley.

lol

E lexon kapon o Cim?

stronger than ever opozita dhe ne peshk! 

rron, or rron, e nuk vdes shqiptari!

NE DO TI LARGOJME PINJOLLET E ENVERIT !

Kujdes Kac Islamrat dhe Komunistin e 8 Nentor 1968, Kapo e mbaji ngrohte, se po ja u kalon Palloshi...do hapi dosjet e Sigurimit thone...e do largohen njehere e mire thone...

DO kete demostrate me te modhe se do hapim lajmin qe do jepet falas vilat e bllokmeneve ne Tirone... ke per ta pa sa kan per tu mbledh.

 

Dale, or burrë, se një protestë është, mos i harxho të gjitha energjitë në të parën. 

megjithëse, nuk i dihet, mësohen dhe këta me të zbatuar ligjin, se nuk kanë faj de, kanë 20 vjet që i kishin harruar sahatet, nuk mbanin mend as për çfarë përdoreshin (më sjell ndër mend atë humorin fierak smiley , lëre më kur panë shumën që duhet të paguanin lol

protesta kjo?njerez jane gjithe ata?smiley apo foto shop!

fecorret e PDs jane ngrit ne demostrate smiley

Ti themi Jo taxave, jo rritjes energjise, jo tarifave e derrci e verrci tha Basha. Edhe kerkojne mireqenie dhe ngritje ekonomie dhe tu themi Jo faktoreve qe supozohet te marri zhvillim nje vend. Ja prit sa t'shypi susten Rama o shoku Basha, zari I Salise. Meanwhile vazhdoni me protesta paqesore.

Ha ha ha sa kot kjo.

E para e di edhe nji kalama kopshi qe eekonomia qe te jete e mire nuk do taxa, ose i do te uleta fare sic e kane vende te zhvilluara me ekonomi tregu. Sa e keni aty ne SHBA 3%? 5% apo 7%??? smiley

E dyta, aty ne SHBA energjia, prodhimi i saj dhe shperndarja eshte gje monopol i shtetit? Nuk ma ha mendja, keshtu qe nje gje qe mund te beje Rama per te mire eshte te liberalizoi tregun e prodhimit te en elektrike. Te japi leje ndertimi hidrocentralesh ne te gjithe lumenjte... Robt duhet te zgjedhin, ose energji me bollek dhe me cmim te lire te prodhuar ne vend, ose te hane perrallat me ambientaliste dhe me ketra qe jetojne si familje te lumtura ne pyll. 
Aty ne SHBA nese nuk je i kenaqur me ofrusin e en elektrike, je apo nuk je e lire ta ndryshosh dhe te shkosh tek nje tjeter kompani? Sigurisht. Ketu nuk ekziston... eshte monopol i garantuar nga shteti. smiley

Etj.

 

Termeti ra per minjt e tuneleve sot!

Vullkani neser!

smiley

Ku jemi ketu? Ne Selite? Apo ne Sauk?  Apo ne Shijak? Ça dite eshte sot e marte apo e premte? Kush jam une, ku jemi ketu?

smiley

Sikur i kishin vjedh kuleten ne autobuz ishte bo sot smiley

Dridhuni se nuk keni ku te shkoni ..Pordhet e Opozites a po i nigjoni ..Ka urdhnu kapedan Gjoni / njato Frone te na  i lshoni ..

Nje kto vesh qe u kem veue / sua kem  vu per me ndigjue / por me ua zhgul sa her te due smiley

Alba ....se Krojfi me Van bastenin e kan Harru zanatin smiley

Ketyre piskuriqeve qe kerkojne drita, pune , rend etj Rama t'u pergjigjet si xhaxhi;ne bar do hame po parimet nuk i shkelim.smiley

Me vergje me vergje ...Pa po qe për këta Hajdutët e sali Qenefit e dinte vet ai smiley ...U tundëte përpara një tufë bar dhe Turfullonin të kënaqur .... Rrnoftë partia ..

demokratet vergje vergje

ca me guna ca me shergjesmiley

    Jo! Duhet te jemi objektive !  Nje proteste e fuqishme, krejtesisht me objektiv interesat ekonomike te njerzve, si asnje tjeter deri me sot,  e shfrytezuar mire prej opozites, pa fyerje ndaj kundershtarit...l Me ka befasuar .

   Kryeministri duhet ta lexoje mire dhe ti lere dengelat ne Twiter! Ta zbresi ate pizevengun Tahiri, qe me kish hypur permbi cati ....dhe shikonte me dylbi ! Sjellje pordhamanesh ! I urrej keto veprime te ministrave ... pa libreza pune !

Njerzit kane halle te renda shume.E si qeka normale  qe nga njera ane i prish shtepine, " per ndertim pa leje "  dhe nga ana tjeter bllokon lejet gjer ne vitin 2015 ?

Si mundet te mbetemi dakort me situata kaq sa dramatike aqe edhe groteske ?

Grave e ke gabim, Tahiri, nuk ka qen sot atje me dylbi, por ne protesten e kalume.. sot nuk ka qen fare...i pari ka qen Didi, i vetem

Mundet por per mua , ministri nuk ka pune siper cative.! 

Njerzit kane halle te renda shume.E si qeka normale  qe nga njera ane i prish shtepine, " per ndertim pa leje "  dhe nga ana tjeter bllokon lejet gjer ne vitin 2015

kjo "Klientel" ka len tokat djerre ne fshat dhe ka zbrit n tiran se si pelqen puna,ose si punon rradakja me shfrytezu resursat. nese dun mirqenie le te kthehen e ti shtrojn kurrizin punes,  Alternativa esht qe grat le te majn ka..in me dhom neper bodrumet e tiranes ndersa burrat shkojn sezonal ne greqi me ndihmu familjen ne Tiran qe konsumon ullinj kallamate dhe nektarina....

 

Grava, bllokimi i lejeve te ndertimit eshte bere per te nxjerr nga kriza sistemin bankar pasi nuk po shiten apartamentet ekzistuese dhe nuk po paguajne dot kredite ndertuesit. Dmth nese nuk ndertohen me apartamente do shiten me shpejt keta ekzistueset.
Problemi nuk eshte ky por moskompensimi i shtepive te shembura dhe premtimi i pambajtur per legalizimet e tyre.

Tani sigurisht qe ne nje vend normal dhe nderhyrja e qeverise ne tregun e apartamenteve me ane te bllokimit te lejeve te ndertimit nuk eshte demokratike pasi tregu duhet te vetrregullohet por kjo mund te tolerohet nese zhbllokohet sistemi bankar i cili po bllokon dhe bizneset e tjera ne lidhje me kredite.

Edison,as qe i shkon atij sokaku qeveria me bllokimin, por eshte pjese  e mentalitetit te trashguar.Sapo erdhi Nani, bllokoi nje vit e gjysem lejet.Sapo erdhi Berisha bllokoi dy vite lejet  dhe harroi ti xhbllokonte me vendim.Ky tjetri po te njejtin avaz...por pas nje viti dhe me justifikimine drejte se deerrdomuzet e komunave kane bere kerdine mbi territorin.Shifni ca ka bere ky plaku i Farkes.Aqe sa shtepine e ka kthyer ne fortese sa as kunder tanku nuk i gervishi gje ...! 

Shiko se ka te tjera te dhena e lerini Nik Xhelet me Dylbi. Flitet se Rama po pregatit nje Miting perkrahje te GJATE nga Kinostudio ne Kombinat .Ky do ishte nje Gabim Fatal mendoj se keshtu i bie qe edhe Trimerite e Lul Bashes me Mega Protesta qe te permjerin Hunjt e Gradhit do lexoheshin keq nga Qveria .

Cfare ti  lexoi o Grava te keqen smiley Per ke te lexoi Qeveria ..Te pakenaqur ?Po qeverite te bejne sa me shume te Pakenaqur kane per Detyre smiley

Ta lexoi PS po thuaj ..

 

Mund ta kete sjell ndonje para meje, por kjo ketu flet vet se cfare lesh administrate te flliqur qe kemi! Zonja qenka kap duke hedhur ne banjo 2000 euro, te zhvatura ne kembim te nje vendi pune si mesuese! Hajde moral LSI-ist hajde! Rrofte Like Floriri...

 http://www.lapsi.al/lajme/2014/11/22/pra...

Duhet të shikosh anën pozitive. Zonja në fjalë s'e ka bërë vitin si drejtoreshë e arsimit dhe u arrestua për zhvatjet e saja. Shumë drejtues nuk janë prekur fare, as janë pushuar, jo më të arrestohen.

Duhet të shikosh anën pozitive. Zonja në fjalë s'e ka bërë vitin si drejtoreshë e arsimit dhe u arrestua për zhvatjet e saja. Shumë drejtues nuk janë prekur fare, as janë pushuar, jo më të arrestohen.

 

jo jo, edhe me pare jane arrestuar, madje per te njejten arsye.  por thjesht jane harruar...

per tu theksuar se pazari  per nje vend pune si mesues nga 2007 e me tej (koha e Kozma Lekes)  ka pas qene 1000 euro,  ndersa tani ka shkuar 2000 euro..

sidoqofte, kjo rritje tarife eshte mese e justifikueshme per  kohen e krizes qe po kalojme, si dhe rritja e inflacionit gjithashtu.smiley

 

 

****emri i djalit te drejtoreshs se arsimit: Xhanluka.smiley

S'do kete dhene pjesen ajo. S'te fal Likja per keto shkelje te statutit te partise.smiley.

Eshte parimor, nuk ja mohon kush ate.
Shife sa eshte plakur dhe mpakur. Per ate popull dhe ato parime. Po ta di njeri?!

qr, robi zgjuar qe ne gjashte per dite te diele, dhe futet te peshku. lol

Po mir un qe sot u ngrita heret per punt e mia po ti mer palle kari qe mban ala uturak me vete qe tmos shpetoj asnji koment

medet jarebi,protestat me parulla lecke s pijn uj n demokraci po shyqyr merrni ato 50 mij lek cdo kater vjet se qar i keni, ene po si moret prap do ju  krefin...Ky sistem se ka n program rotacionin e vertet, ndryshe do e kishin ndalu me koh. Partia te majta e jo te djathat, te qendres apo extremit, programet t gjitha isoj. vetem reklam, "lesh p...n kavanoz".... 

+1 qimederr

Te gjitha vjedhin parate e mbledhura nga taxat, ne emer te se mires publike. Mjere populli qe e ha akoma sapunin per djathe.

Mirë bëre Xhibole me atë të parën . Se e kishte merak ballë - çekani çfarë janë këto smiley Se për ty dihet që janë Bunkerë që nuk ka pse i duhen as Pentagonit smiley

Ai xhaxhua me parullen smileyua pune duket sikur eshte pensionist.smiley

Mendon baba për çunin, që edhe me protestu përton smiley

po ti si ke lexuar tregimpershkrimet e Pjerit, kur thote qe bashkmoshataret e tij ne Albanie duken 15-20 vjet me te vjeter ne moshe......

Ndoshta ka njefare te drejte .po shikoja i meten njendizaj ne pervjetor te nje brigade, ai melun dukej me plak nga veteranet.smiley

ja ku e ke... 1).......... 2).. shih e shkruaj, tha.smiley   kam vene re, kohet e fundit qerratai vesh kostume me kuadrata, ose ngjyra te ndezura,  qe te terheqi vemendjen te rrobat,  jo te syfeti..smiley

 

ngjyra usta, ngjyra..smiley

gjynah nuk duhet te futet ne burg ai me ate syfet.smiley

mire mire, po i hodhi tuç  nja 50 qillo, qerratai..  bravo per vullnetin!smiley

I hodhi por eshte bere si meit ..smiley

si ia ben qe e mban linjen thuaj me gjithe ato davete. Leqe hallet e popullit thuaj te tresinsmiley

sipas avukat  Tak Ngjeles,  Tirona... i kane bere operacion ne stomak dhe i kane zvogeluar stomakun..

dmth ate pjese stomaku ia kane bere tru apo ndonje gje tjeter. vallai i forte eshte avukati bythen e dreqit dismiley

Operacioni i ka ulur ulur midene e ushqimit se ate tenderave e ka marshallah.smiley

si tha roseanne kur fitoi llotarinesmileyo humbase ne peshe se nashi qe kam para dua te jetoj gjate smiley

km-ja e paske henger portokallin, Likja po e ruan per shtresat ne nevojesmiley 

...shtroni kurrizin n pun o shkerdhata se keni 20 e kusur vjet qe dridhni zinxhirin e mereni me politik e protesta. ska mo byth vici me rrog baz....

paga bazo deshe me than smiley

Qe te kemi me shume punesim e mireqenie duhet mos vjedhim hapesirat blu qe ka zhvillim pa mund! 

Policia e kryeqytetit, e mbështetur edhe nga efektivë të policisë së shtetit dhe garda e republikës kanë bliduar zonën përreth Kryeministrisë. 

 

Automjete të shumta policie janë në gadishmëri për çdo incident, ndërsa në ndërtesat përreth janë të pozicionuar snajperistë të cilët po monitorojnë nga lart protestuesit.

paska filluar shtet rrethimi?!

sa larg qe duket 2017-ta

ju patem thone athere, mereni me shtrute ket punen e protestave se e keni more me yxhym te modh. 

Elsa Lila nga behet keto kohe pas-greviste

Të mbledhur fillmisht në Sheshin Skënderbej mbështetësit e opozitës më pas kanë marshuar... 

Koncerti është vetëm një karshillëk primitiv. Me qindra mesazhe na kanë ardhur nga këta qytetarë të dhunuar...

Morali shumë i lartë dhe ilaci më i mirë është mbështetja që na japin qytetarët, nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave...

...e ka cilesuar demonstraten e sotme "Paqesore por te vendosur"

Xhib, s'jane njesoj, se PS protestoi ne mandatin e dyte te PD, pasi ngriten akuza per vjedhje votash e s'i degjuan ne KQZ e gjykata. Po keta c'moot kane qe i kane nisur thirrjet per protesta qe nje muaj pasi fitoi PS, dhe nje proteste identik si kjo e bene 5 muaj pasi fitoi PS? S'jane asgjekundi njesoj. po ngaterron arin me dollarin. 

shkaba said it best: 

po ngaterron arin me dollarin

hence the "Like floriri" expression, otherwise known in Western Albanian media as "kingmaker" 

P.S. ku ishte Likja sot, teksa BashBerisha ishin ne proteste dhe Rama ishte n'bunker? 

Thone se eshte dukur andej nga banka per $pektim. 

PS. Ka qene njoni ne kohen e fillimit kunder kamunizmit. Amon mer thoshte, sa here behet ndonje demostrate, une qis nei kamjon tullash prej fabrike. Sot eshte nje nga pecogrosot me te medhenj te Albanies. 

Protesta te bejne sa te duan pedeja/

Por te sqarojne popullin,PD-ja,   se, jane keta qe udheheqin sot keto protesta,  shkaku i varferise dhe i mjerimit te shqiptareve!

Ne mos,  Qeveria Rama duhet t`jua bej te qarte, njerzeve  qe te harrojne Berishen, nese duan te dalin nga varferia, dhe mashtrimi dhe ti futet punes seriozisht per te nxjerr vendin nga kriza ku e lane PD dhe Berisha, per 9 vjet rrjesht! 

Ju ka marr malli per Enver Hoxhen ?

http://www.gazetatema.net/web/wp-content...

me vje keq po kjo nuk ish proteste te pakenaqurish, por te kenaqurish borxheze, proteste robsh qe kane humb ca privilegje te vogla, te mbeshtetura te modeli "let it be". 

ne proteste nuk shifet asnji "kokepalar' i vetem. proteste pa kokepalare nuk quhet. Per me teper te pakenaqurit nuk bejne protesta paqesore, por nga ato qe ta thyjne cadren kokessmiley.

Vetem nji proteste ka pasur shqiperia keto vite, ajo e 21 janaritsmiley.

Vetem nji proteste ka pasur shqiperia keto vite, ajo e 21 janarit smiley  

Alb(idriz)ano... smiley

Ose, zere se the per protesten e sotme "PD ofroi alternativa te fresketa qeverisese" smiley

P.S. Aliko i Lazaratit ishte ne proteste sot per t'u ankuar per papunesine? 

gjysma e atij mete nuk existon mesmiley

kjo ngjante me shume me nje parade 1 maji.

vendosi syzet xhibsmiley

Prisni prisni , akoma s'keni pare gje .........tha smiley

Naltmandhnia ka vendosur te mbathe opingat e te dale ne mal .smiley

Shyqyr qe nuk foli sot  AI   se me ate tension qe ishte qe bo hataja smiley , e rrezojme rradhen qe vjen tha , do e udheheq vete protesten 

smiley

Brado.. eshte kurth kete po pret edhe shalgjati. qe ta provoje prape AI.. kujton se shalgjati eshte nanja qe ta fali??? 

Me shume se kaq, nuk ka cfare t`bej !  E rre menja! Vdesin per nje cik `proteste` duke menuar te marrin pushtetin se per popullin as qe ju rruhet ! Jane mashtruesa te medhenje! 

Nje fytyre femre nuk te sheh syri per be. Mor po nje te vetme. Si duket punesimi i femrave ne Shqiperi ecen ne menyre te kenaqshme dhe PD ka ngelur parti e meshkujve. 

Ju ka gjetur pune arben ndoka. smiley

Spo kuptoj perse behet fjale?! 

Kane plas protestat ne Tirane mbas nje shiu te modh para ca ditesh ! smiley

Lesh ne katror. smiley

Mua nuk me del Leshi jot Xhib ..Jam i shqetësuar se ti e di që e pëlqej leshin e dërstilës Tuej zotrie .

Si ja bëjnë të tjerët që u del leshi Juej smiley

Te protestojne !! Te kthehen ne Kuvend e te denoncojne..kur e kane bere ka pasur reagim positiv(shyqyr te pakten,se ne Ps nuk jane te gjithe burra te mire, e gabime kur punohet behen).Te protestojne!!Si ne gjithe evropen!! E duam shqiperine si gjithe evropa!!!Kush do paguaj per paçavuren e firmosor me CEZ? Per energjine qe blihet nga jashte?  Per rruget e ndertuara me borxhe kolosale e qe jane per ibret? Per te papunet me diploma?? Per shkaterimin e mjedisit? Per spitalet e shkollat? Per administraten?Kush do paguaj? E keto jane vetem ne nivel qendror..prit kur te fillojne te funksionojne edhe bashkite e komunat,ateher do shihet me mire protesta..si evropa qe enderojne te gjithe,paguaj e protesto..paguaj e protesto,paguaj perseri e protesto!!

mos u bo asino fare...

po sikur te bej ndonje prerje ne buxhet ky qeveriu, te heqi ca militant nga puna, te beje ca ristrukturime dhe hollime ne burrokrac. te uli taksat, te liberalizoi tregun energjitik (se telefonikun dhe internetikun i beri Berisha) nuk do ishte me mire..? njerzit do kishin me shume pare ne xhapat e vet, dhe qeveriu do kishte sukses.

ajo qe do demtohej do qe klientelizmi dhe kapja e shtetit, meqe nje shtet te vogel nuk ka njeri incentiva ta kapi meqe nuk ka cfar paraziton... sa me i madh te jet shteti aq me shume i terrheq paazitet. aksiom e jetes kjo.!!

Kshu ne teori thua ti..po kshu i nxjerrim ujin e zi!! Po per ate po protestohet,per shkurtime ne administrate,se gjithe te papunet(shumica me diploma) duan pune ne shtet,te liberalizoj tregun energjitik e te bej reforma taksash ku gjysma nuk e paguan fare energjine e taksat ?Shumica e biszneseve atje punojne ne te zeze e vjedhin energji..eshte shqiperi atje..pa kshu ne teori thua ti..mire o mire..

po jo mo arb. eshte praktike ne vende te zhvilluara... te gjitha sa them. hapi syt plako

flet per bizneset qe vjedhin energji, por ti nuk flet per shtetin qe vjedh bizneset apo qe i mbyll bizneset ne menyre arbitrare... per te favorizuar bizneset konkurrente.

Opozita te protestoje or babe, duhet qe ta kene pas qafe plugun e demokleut e ti therrasin trunit perpara se me be ndonje pune te poshter.

Rrofshin delet e partise, perpara, fitore!

Turp... Gjithandej portreti i Hoxhes dhe ky s'e paska pare. E trishte qe ky kryeminister nuk distancohet nga menyra e vjeter e te berit politike. 

ti do jesh fashiste se ska munci qe nje socialist te shaje te vetmen vlere te majte qe i ka mbet Shqiperise dhe shqiptarise qe eshte i madhi dhe i tmerrshmi Enver Hoxha.

rrofshin vlerat e majta dhe progresi qe vjen nga socializmi! poshte fashizmi!

Berisha i ekzaltuar ne fb thote

 Zemrimi popullor ne zenit! 

Tirana dhe Shqiperia ushetonin sot Rama ik! Ik! Ik! Rama shporru! Shporru! Shporru!! sb 

 fb.

 ndersa nje komentues i pergjigjet :

.. te iki Rama e te vish prap ti o mortje??
· 

smiley

Une jam shofer i zotit Meta tha Fatos Nano ama

Jam i varfer

du me vjedh

s'du me pagu

du me vjedh

s'du me punu

Me keto rreshta do fle e sigurte qe socialiste (lere pastaj njerez me mend ne koke) Shqiperia nuk ka me.

Pse socializmi nuk eshte vjedhje o inteligjence? 

Ca e quan ti tia marresh tjetrit fitimin e punes se vet me force? Nuk eshte vjedhje kjo? Po ate shprehjen e madhe socialiste qe thote ""te gjithe sipas mundesise, dhe te gjithe sipas nevojes"" e ke degjuar ndodnjehere; ia di rrjedhimin ne praktike? 

Hum Hum ..pse futesh kot në ujra kur s'di Not . Të del mendoj një rrol hum -humi Politik me anësi nga të dojë e bardha zemër .Po Ju vazhdoni dhe Hum - Humet andej nga nuk është për ty

Nuk është sipas mundësive ..por sipas Aftësive .se ti psh ke mundësi të bësh Hum -Hum po nuk ke aftësi të bësh ham -ham smiley .Dhe nuk është parullë e socializmit por është Fundi i shoqërisë njerzore për aq sa mund të njohësh zotrote si Hum -Hum ku pretndohet se njeriu shndërohet në Njeri .

Ca e quan ti tia marresh tjetrit fitimin e punes se vet me force? ..për socin kjo smiley   Na dhe ti Bubi mos bën Ham ...smiley

E keqja eshte se kete proteste e Udheheq PD, shkaku dhe pasoja e varferise qe eshte ndertuar ne vite ! 

 
Varferia ka qene aty dhe s'ka ik asnjeher o ilirjan......ama fjalimeve vecse u shtohen fjalet e pasura te gjuhes shqipe , lumsi populli qe qe ka fatin e modh me ngju aq shume sa ngopet edhe pa honger

E paska pulovren si paketa Partizon ky vllai me t'kuqe. 

S'e kane lone socialistat e Ed Rames me ngrejte koke, qenat! 

Nuk u suprizova aspak kur pashë të mbledhur atë turmë njerëzish të protestonin në rrugë edhe pse një pjesë e tyre mund të ishin simpatizantë të Pd's të ardhur me ftesa nga lartë.

Mendoj se mes tyre kishte dhe plot nga ata që nuk e gjejnë veten as në Pd e as në Ps apo Lsi, por janë thjeshtë njerëz të revoltuar nga papunësia dhe skamja. Duhej të shkoja dhe unë. Falë impenjimeve më të ngutëshme të ditës së djeshme nuk shkova, por në aspektin moral them: Po, duhej të shkoja dhe unë. 

Ajo që konkretisht po ndodh, janë duke bërë, është as më shumë e as më pakë por hedhja në erë e biznesit të vogël në përfitim të biznesit të madh, pa pasur një strategji të qartë punësimi për të papunët, e akoma më keq, pa vënde vakante tek bizneset e mëdhaja. Kështu shkohet në varfërim. Akoma më mjeran është fakti se trumpetohet me të madhe lufta anti-korrupsion e anti-profesionalizëm, por të vjen keq të dëgjosh se në postet që duhet t'i mbaj një inxhinier mekanik vendosen infermierë e piktorë vetëm se janë të "mëmës" jo të "njerkës". 

Është TURP të dëgjosh se do ketë rritje të çmimit të karburanteve në një vend me prodhimtari të këtyre të fundit. Rrjedhimisht, në të gjith botën, kur ngrihet çmimi i karburantit ngrihen gjith çmimet e tjera. Më thuaj zoti KM, në një shtet pa politika sociale, ku paga minimale është 15.000 Lekë, ndërsa qiraja 20.000 Lekë, ku punëmarësi nuk është aspak i mbrojtur nga ligji por mund të hidhet në rrugë kur t'i doj qefi punëdhënësit, ku rrugëve ke me dhjetra e qindra njerëz të pa punë, akoma më keq, të pastreh e pashpresë, cila është zgjidhja për këta!? Mos ndoshta duke rritur çmimet!? Pse nuk provoni me politika lehtësuese fiskale të rritni prodhimin, si pasojë eksportin, si rrjedhojë punësimin e njerëzve!????

1.000.000 shuplakat që përmendni shpesh zoti Km mund t'ju kthehen kundra, se në fund të fundit, askush nuk do t'ia dij më për bindjet politike kur sheh fëmijët në errësirë ashtu si ishte një pjesë e mirë e tiranës mbrëmë, të pamundur t'i gëzohen një këndi lojërash, një shkolle qê nuk përmbytet si u pêrmbyt Sabaudin Gabrani pak ditë më parë, apo akoma më keq, kur prindrit janë të pa punë e s'mund t'u plotësojnë atyre kushtet më minimale të jetesës.

Nëse meresh me fantazmën e enverit në bunkeret e tij, shuplakat do të kthehen kundra. 

Lajme te fresketa nga Tirana!!! smiley

....ESHTE .... JO  ISHTE..

Si do ia beni tani qe do ju hapen dosjet? Ku do mbyteni? smiley

ata per te cilet duhet te hapeshin keto dosje jane ne pushtet qysh prej 23 vitesh. 

Dosjet e krimineleve te vertete nuk besoj se eksistojne me. Keshtu qe kane per tu hapur dosjet e ndonjerit qe ka spiunuar komshiun qe mbante basetat e gjata dhe qe tani mbase shet camcakiz tek bishti i ures.

Historia e ketyre 23 vjeteve te fundit tregon se spiunet e vertete, ata qe kishin dosjet me monstruoze,  e mbajten pushtetin qe nga diktatura, asnje gjemb nuk u hyri ne kemb, dhe per ta konsoliduar veten e tyre ne pushtet te perjetshem i dogjen dosjet e tyre,  per tre arsye shume te thjeshta

1. qe te mos ngriheshin viktimat kunder tyre, dhe te shijonin te qete pushtetin qe morren ne te ashtuquajturen demokraci,

2. qe te mbanin njerez si puna jote qe nuk e jetuan ate sistem ne konfuzion te plot dhe padituri.

3. dhe kryesorja: qe t'a kishin me te lehte te shperndanin "smoke and mirror" kur te fajesonin viktimat e tyre, ish-te persekutuarit, per spiuna.

gjithsesi, mire do ishte te hapeshin dhe ato qe kane mbetur. edhe pse pa peshe e rendesi.

1. Te gjitha dosjet ekzistojne sepse eshte e pamundur ti fshish

2. Kane shume peshe e rendesi ne shoqerine tone 

3. Komshiu qe spiunonte per floket e gjata dhe per antenen e tv nuk ka dosje se ishte thjesht informator vullnetare. Dosjet jane per njerezit qe ishin rrezik per shtetin dhe per ata qe rekurtoheshin direkt nga sigurimi i shtetit dhe kishin misione per te kryher. 

 

 

 

1. ashtu qofte si thua ti, liqen.

2. pa diskutim,

3. Ka  qene nje skec i Pellumb Kulles, qe besoj e ke pare. Une e kam pare i ulur ne rreshtin e trete ne teatrin e Fierit kur kam qene i vogel. Fshatari (Luftar Paja) ankohet qe i vodhen lopen. Ata te partise ia hedhin fajin fshatarit qe nuk e kishte lidhur lopen. "Po ai qe vodhi lopen, nuk ka faj fare?", ia kthen Luftari me nje ze vajtues.

Me vjen per te qeshur edhe tani kur e kujtoj, kur ti permende te rekruturarit nga Sigurimi. Me kujtohet nje berber qe spiunonte njerez me baseta te gjata ne rruge. Nuk e di se nga behet ai tani. Po qen bir qeni ishte qe spiunonte per sigurimin.

Mire ata shkerdhatat qe spiunin per sigurimin, po Sigurimsat nuk kane faj fare? Po ai/ajo qe krijoi dhe mbajti Sigurimin si nje arme te fuqishme te diktatures se proletariatit nuk ka faj fare? Po ai sistem qe nuk qendronte dot me kembe pa ate arme? Po ata qe me plot deshire dhe gatishmeri u bene Sigurimsa - dhe ne ate shkolle shkonin vetem ata me biografi te mire - nuk kane faj fare?

nejse, kendveshtrime te ndryshme. "historine e bejne fitimtaret" tha njehere Dan Brown kur po reklamonte "Da Vinci Code" ketu ne Londer. Dhe fitimtaret ne keto 23 vjet demokraci ne Shqiperi kane qene ate qe vodhen lopen.

 Shqiperia e mori statusin e kandidatit per EU pa e zgjidhur problemin e denimit te krimeve te diktatures dhe hapjen e dosjeve fatkeqe te sigurimit.Shpresa e shumepritur  se dosjet mund të hapen dhe shoqëria të pastrohet nga mëkatet e 50 viteve te sundimit komunist, tashme eshte nje iluzion qe ka çuar uje vetëm  në mullirin e atyre njerëzve që i mbajnë të fshehta ato dosjeve të kyçura në bunkeret atomike, dhe qe me fantazmat e së shkuarës, duan te dominojne fatin e së ardhmes.Gjate ketij tranzicioni te stergjatur ne nuk i kemi mundur ti shmangim dot nga drejtimi njerëzit hije të diktaturës apo ministrat e saj; prandaj ky proces eshte i pabesushem dhe i deshtuar  sepse procesi kontrollohet nga njerëzit hije të diktaturës dhe pinjollet e saj.Me ndryshimen e pushteteve midis PD e PS disa here te gjithe ustallareve te dosjeve i eshte dhene mundesia qe te fusin duart e zhdukin pa lene gjurme bemat e peshqeve te medhenje,familjareve,shokeve  dhe militanteve partiake.Ajo cka mbetur per tu hapur jane vetem dosjet e atyre qe spiunonin ne lagje per antenat e kthyera nga Italiani. 

Kapo ene ti me Rolandin qekeni ish spiuna Sigurimi. Me vjen shume shume keq se un zbavitesha me ju si specie Blu.

Po te ishin zhdukur dosjet sic pretendoni ju, ato mbeturina te padeshme dosjesh do ishin hap sa per sy e faqe shume vite perpara dhe Shqiperia do u mburrte me arritjen e saj te rradhes drejt BE.

Jo o shoket e Sigurimit. Aq administrata kan kalu tek Ministria e mrendshme, sa te gjithe i kan bo kopje dosjeve te njoni tjetri e i perdorin per shantazh. Kjo eshte e keqja e dosjeve, qe keq-perdoren nga politikanet per te siguru bashkepunim te  verber ose vasalitet nga rrembythjet qe kane poshte.

Tani me te drejte ju shoket e sigurimit mund te ankoheni pse na diskriminoni ne moshe, se ne kohen tone u spiunote kurse ne kohen e pinjolleve vidhet lek???? Ketu keni te drejte, por ka ardhur koha te hapen dosjet e te spastrohet brezi i vjeter nga politika shqiptare e tu hapet rruga te rinjve, qofte pinjolleve te Cunit te Sheqeres apo Gramoz Rucit. Keni ne krye ende komunistin e 8 Nentorit 1968.

Pavaresisht synimeve te Palloshit, per ambicie personale a shashke, hapja e dosjeve pastron politiken nga xhajat qe duhet te merren me niperit e mbesat, kujtimet e ballit apo luftes partizane, por jo me me politike.

kapo, na bej nje nder dhe mos i ndyj gishtat me kete tipin me lart. nuk ia vlen te vrasesh bakteriet ne keyboard-in tend duke shtypur germa per kete tip. faleminderit paraprakisht, kapo.

Mire e keshillon ti Lando, Kapon, po ti pse merresh me ate tipin apo se eshte siper teje. Nejse une ty te du fort se kur nxehesh lesho vec ndyresira nga goja. Cliroje Gojen Lando se do hapen dosjet me duket.

ishalla hapen!

inshallah hapen, e inshallah nuk i justifikoni majtas e djathtas se asthu ishte sistemi. Na myten spiunet.

ti u nxeve me mua per piken 3? qetesohu, plako, se une e kisha per sigurimsa me inteligjence. ti nuk ke aq kapacitet sa te prodhosh "smoke and mirrors". te del boja kollaj.

Lando me mir Budall se Spiun, kete po thosha.   Me ty nuk nxehem kurre si e ke pa, e ta keshilloj ene ty, se e ru shnetin e jeton me gjate si i ashtuquajtur anti-komunist.

Tashti rrjet social eshte e do Englendisemi her me ty e Kapon e her me Komentusin e ndonje Rilindas. Shtyjme diten, se keta te baraslargumit nuk e hajne karremin e smerren me budallenjt si ju militantet e dy kampeve kryesore.

edhe une per t'u englendisur vij, tironco. ika tani se po me vjen shume keq per bakteriet.smiley hajt tung.

Ciao Zemra, hec se do mundohem te te kap neser e pasneser ke ppu....klm.

kapo , ai eshte problem, por per kohe te ngeshme.Shqiptaret kane probleme jetike gati te pazgjidheshme.Probleme qe kjo klase politike as ju eshte afruar e as ka ndermend tu afrohet.Po e le qeverisjen se prej kombinacionit formues, mu mi ka prere krejt shpresat , per kapjen e problemit themelor.

Po merrem me opoziten sepse, si kalon nje vit nga qeverisja dhe ajo po shikohet si e paperqendruar, ne kapje te moszbatimit te ligjishmerive( qe nuk eshte detyre e qeverisjes por e institucioneve ligjzbatuese) ne ndjekje te fasades dhe jo te brendise, etj, syte e te mencurve paderman duhet te hidhen ke opozita.Sistemi eshte i tille dhe behet nxites per qeverisjen te hyje ne brazden e programit, frenuese kur ajo iken prej " yckalaje" si qeverisjet e Salihut dhe me ne fund udheheq fushbetejen per alternativen bindese qe rrezon qeverrisjen jashte binaresh.Ky duhet te jete " Trendi "  

         Por 

 Fatkeqesisht nuk jemi ne kete linje, apo ne nje te tille te formuluar me mire prej nje mendimi me te kualifikuar shkencor.Pse ? Sepse opozita konfiguroi nje korpus te rinjsh te cilet dine shume ...dije , por as edhe nje te veteme prej atyre te thjeshtave, por plage te popullit, shoqerise.Kam ndjekur me shum vemendje ca thote opozita e lideri  i saj .Komplet jashte funksioni.Flet kryesisht per kritike gabimesh, te forces se majte, e cila programon te zbatoje masa te djathta...! Flet si nje parti socialdemokrate e mirefillte, duke harruar objektivin e saj, programin e saj.Ca me shume qe ben fakt te kryer ato masa qe realisht ose nuk kane hyre ne zbatim , ose parashikohen te hyjne pas nje kohe relativisht te gjate.

 Flet sikur kjo force te kete zbritur dje ne mejdanin politik shqiptar, gje qe e ben grotesk liderin i cili ngjiret, tek thote ato qe thote, pa na thene cila do te jete oferta e tyre !

Ketij vendi i duhet vizioni bazal, modeli zhvillimor.Un kur degjoj Boden, ate musteqen e apo nje tjeter ish zv minister qe shtrojne e ngrene taksat, me vjen te perzier.Flet Bodia nje derdimen i paimagjinushem , i cili pati si vizion zhvillimor, uljen e TVSH per katundaret ne 6 per qind , duhet te keshe dy ....b ...ta degjoshe me tej ! Apo Mimen i cili pyet drejtorine policise Tiranes nje nxenes gjimnazi mu duk, " More zoti drejtor keni forca ju te merreni edhe me vjedhesit e korentit kur ka gjith keto krime..?" Mbahet per zv minister ky birbo !Vjedhjen ce di ky?  E pra ca pritet ? Asgjeja 

 

Sa keq me vje per kta qe thone "i shporrem, i shporrem". Deri ne 2017 aty e keni qeverine. Dhe shanset jane shume te larta qe ta keni po aty edhe mbas 2017. Ja u tha Kryeministri, rrugen ne opozite e keni te gjate dhe te lodheshme. 

opozita te ben mire si nji treadmill i gradum pjerret.

pershnes protesten e kulturume me Ponin dhe Stine (Ishe ti...). Heren tjeter lule nga Hollanda te sjellin. Tulipan shumngjyrsh. I meritojn!

O Roooonoooo,

A e gje dot se nga e mora vesh une qe ne proteste te shtunen kishte plot rob?

Nga mediat? Jo o burre se ato folin sipas qejfit te partive qe i pagujne.

Nga ekzaltimi i Kapo-s, leftit apo nai tjetri ketu? Jo ore se ata ene sikur 100 veta te kishin qene do postonin nai foto skic e do thonin ishin 100,000. Nuk dalin cunat nga linja e Partise.

Nga vrapi i shkabes per te kundershtu? Jo mer car thu ai ka manine e kundershtimit.

Nga fjalet e idrizit, liqenit apo qazimit? Jo jo nuk merr vesh gjo as nga ata si shoket e tyre komuniste te PD-se jane.

Ngaqe i pashe me syte e mi? Jo jo se te rre syu sidomos kur i shef nga larg e je tu lujt me cunin.

Nuk e gjete o Ron, se ne fakt e mora vesh vetem nga ironia jote 2-lekshe.
Eshte per te ardhe vertete keq qe pas kaq kohesh mungesa ne kete faqe ti kthehesh prape i pakthjellume. Flet akoma si ne kulmin e debatit me leftrat dhe sikur sapo te ka bo lavazh truni haleja e kesaj faqje.

Nga ty e nga nai tjeter ketu (e di vete ai per ke e kom) prisja qe te gezoheshit qe shqiptaret kane fillu me dale per te protestu per gjonat qe i prekin direkt. Se te jesh i bind qe jo te gjithe aty ne shesh votojne PD-ne, dhe mbi te gjitha shumica e tyne mund te mos kene dale kurre ne proteste per PD-ne. Po te mos kishin dale njerez te tille me shumice, protesta do kish deshtu si heret e tjera se militantet jane nje numer fare i vogel. (sidomos tani qe s'jane ne pushtet)

Sigurisht do me pelqente me shume te shifsha aq shume njerez qe shanin si Ramen, si cunin e Rams (babai politik i Ed Rames), si Lulthimin etj, po ne mungese te pules nuk du me u bo vegjetarian.

Sa per 2017-n, qe ti permen, boje ene 2021 po deshe. Ama nje gje ngelet e sigurte. Forca e kartonave qe ka kjo mazhorance e ben shume shume te rrezikshem nje kryeminister arrogant dhe pa asnje ide mbi shtetin ligjor si Rama. Se po ti shofesh te gjitha "operacionet zjarri" qe ka ndermarre, kane qene te nevojshme ne parim. Problemi qendron ne zbatim. Menyra dhe propaganda kane qene krejt te gabuara dhe rezultatet shume here me te parendesishme se kostot. Per kete me intereson mua qe njerzit te protestojne. Pastaj se "prishet" ne fb cuni Rams, kjo s'ka asnje rendesi se te gjithe e dime qe ne fakt atij ka qene tu i plas shpirti qe nuk e le mo njeri me fol para turmes. Atij i thote Romir Zalla "koha jote mbaroi"

 

shyqyr thuaj qe nuk ishte EKR ne zyre se do kish zbrit poshte e do kish mbajt vete fjalim para popllit. Une them qe e meriton nje falemnerit qe u fut ne bunker e ia lehtsoi punen pupacit.

Më lind një Mejtim Mëndje që duhet ta ndaj me Shokët Antikomunistë...

Ju keni të Drejtë . Jeni gjynah tu kundërshtosh sepse në fund të fundit përveç lehjeve në zogori çfarë mund të bëni tjetër ?

U përdori kësaj rradhe edhe Lulashi për një ksehasje Bulevardit pa thyer e vjedhur Gjë smiley

U kërcënon Rama se do u hapë Dosjet duke filluar nga babi Juaj smiley

U ka lëshuar Kesh-in mbi Kurriz dhe po u rras brënda si vjedhës smiley

U hoqi nga duart Miliona e Miliona dollarë nga djegjet e fushave me Drogë smiley

Pak shumë pak rendita por plotësisht të arsyeshme për tu bindur që " askush nuk ka të drejtë tua mohojë suksesin Madhështor të protestave" që shërbyen edhe njëherë si lamtumirë për Mut Burro Mut Shtetin që latë pas me në krye sali Qenf Gropë Haleje berisha .

Mua më falni që nuk Ju kuptoova në fillim sepse mendova që Ju smileykërkoni Ndryshim " Shqipëria po ndryshon "

 

kjo puna e ''hapjes se dosjeve''  apo perdorimi i dikatures komuniste dhe  atributeve te saj, sic qe kjo ''hapja e bunkerit antiberthamor'',  eshte  nje tipar  tipik  i perbashket  i qeverive gjate ketyre 20 vjeteve te fundit, te cilat   kur gjenden  ne  veshtiresi e duan te shmangin  vemendjen  nga vetja,  gerthasin:  se diktatura zotrie..smiley  (tm Idrizi)  e vuuu, ''tundin''  dosjet....

 

kush do ti hapi dosjet,  i hap pa bere gam- gam e ham-ham!!  as i ka penguar,  e as po i pengon kush ti hapin ato.. aq me pak populli!smiley

Me forta eshte qe ky qe do hapi dosjet spaunave ka shefin e tyre te fundit ne maje, pa ndihmen e te cilit ia rrunte partise. Mbameni tha, se do bej namin. 

spiunet bertasin "kapini spiunet"!

per ate qe thote beluli, lidhur me arsyen e "hapjes se madhe" une kam nje mendim tjeter. nuk besoj se kete rradhe behet per te terhequr vemendjen. ngaqe i kane genjyer me pare,  popullit tani nuk i behet me vone ne se vjen apo jo ujku. se e di se ku fle tani.

kjo shashka e fundit e dosjeve, eshte thjeshte per te bere tym tek oborri i ambasades amerikane. Pas zemerimit te Arvizut, keta kane hall te fshijne djerset e ftohta me faqet gjysem te djegura te dosjeve. se ne jemi kundra diktatures qe thua ti.

 

+1

Belul, dosjet eshte tentuar per 20 vjet te hapen, si ne kohe te mira per qeverite ashtu edhe ne kohe te keqija. Por gjithmone hapja e dosjeve eshte tentuar te behet me kopilik, si cdo gje ne Shqiperi, e te perdoret kunder kundershtareve politik. Nuk hyn shmangia e vemendjes ndaj problemeve por perfshirja e individeve te skeduar ne politike.

Kur donte Sala ti hapte, fuste shtesa per ke do perfshihej si psh edhe per ish-ministrat.... e  dilnin Gjinusherat ti pengonin, kur donte Kalakula ti hapte, dilte Salia ti pengonte, se perseri beheshin propozime per shtesa jo -ish sekretar partie etj. Hapja e dosjeve eshte pare si spastrim i kastes se vjeter, dhe eshte penguar ose nga Gjykata Kushtetuse me njerez te gjyqesorit te meparshem komunist, ose nga individe te rregjimit te ri por me lidhje te padukshme me te vjetrin.

Ne emer te popullit, dosjet u mbajten mbyllur per shume vjet, me friken qe do kishte episode hakmarrjeje, se gjoja si mbanin mend te denuarit kush u kish dale deshmitar. Duhet te hapen qe ti krijojne mundesi xhaketeva te reja si Xhibi e Conia te futen ne politike e te mos ndjehen te perjashtuar nga kontributi ne fatet e vendit, se u shkoji jeta bllogjeve. Dosjet hapen me aprovim te parlamentit, dhe do ndihmojne ne rifreskimin e parise politike, se ajo ekonomike ska per te ndryshuar.
 

Po hapi pra dosjet, c'na onjt bolet kot derr-derr me deklarata? 

Nga më Interesantët janë mejtimet e kënvështrimet e shokëve antikomunistë sipas mësimeve të sh.Enver " tablo Sinoptike " .Shumë argumentuese e tërheqësesmiley  Po më aluçinante se të kësaj përc përc përc laureshës ose folesë së Pordhëve besoj nuk gjenden

e kam tregu më duket Historinë e bisedës pas Cirkut.

Të gjithë po çmonim lojën e bukur dhe inteliGjente të arushës..kur ja pat mes muhabetit lauresha

e patë çfarë bythësh kishte smiley

o drize po i hap dosjet edveri drize, na doli tradhetar drize

Po ti sikur the që po hap Bunkerët Edver Kriminel Kristaq Rama , apo është tjetër sumë laureshae që pjerdh ajo smiley

U kërcënon Rama se do u hapë Dosjet duke filluar nga babi Juaj

..sigurimi nuk hapte dosje per shoket komuniste sepse ata e kishin per detyre te spiunonin cfardo qe mendonin se ishte e dyshimte per pushtetin popullor smiley

Me nje fjale ato qe nuk kane pas dosje kane qene komunistet, kurse ato me dosje diversantet. smiley Me duket se po ngaterroni dollarin me ate gjene tjeter Kapo. Kane qene dy pale dosje: ato qe mbaheshin tek kasaforta e zyres se kuadrit dhe ato qe mbaheshin tek zyra operative. Sheqeri dhe Shapi dmth. Ato te sheqerit thone qe do jene te hidhura.

I ke nga përvoja këto Grande Kaka apo Ju ka sqaru LefTKopeja ?  Na fal se mos të ofenduam si anëtar partie i partisë Komuniste të Reformuar të antikomunsitit më të madh në Histori sali Qenef Grop Haleje Byth Laureshe e Gëlasë Kapoi berisha smiley

Me nje fjale ato qe nuk kane pas dosje kane qene komunistet

..po sikur thone o PF se ate kohe; 1 meleon ishin kamunista,1 meleon ishin spiuna dhe 1 meleonet e tjere qe mbeten ishin hajdute(e kishte llafin per ata te zones pare operative) smiley

Gjonat varen shume nga eksperienca personale dhe familjare Kapo. Eshte pak a shume si ajo batuta "te gjitha grate jane kurva pervec plakes time, motres dhe dy gocave te dajes."

Me thon te drejten nuk doja te ishin aq shume njerez ne proteste. Kjo tregon 2gjera , e para jo te gjithe menojne si une pra qe ka ndryshime per mire, e dyta qe pd di me organizu mire me mashtrimet e njerezve. Mire apo keq ata njerez qe nuk ishin pak e aspak, tregojne pakenaqesi ne rritje.e i thone qeverise te jete me me rezultat ne pune. Pra ta drejtoje kursin e te hape vende pune dhe te rrite ekonomine. Kjo eshte ajo qe thane njerezit. Se ca tha lulthimi dhe cuni i sheqeres sme behet vone po fare fare.
Meqe u permenden sheshet e qyteteve, mu kujtua rruga e korces akoma e pambaruar.

Kjo proteste madheshtore i futi friken ne palce socialisteve. Vete deputetet e saj e kishin paralajmeruar Ramen perpara protestes se po ndaheshin nga populli, se po benin armik fshatin (cit Koço Kokedelja) etj.

Pakenaqesia ne milet po kap kulmet dhe s'keni pare asnje gje akoma, prisni janarin dhe taksat e reja + efektin e tyre mbi çmimet.

10.000 lekeshi ska pike vlere ne Albanistan, thjesht avullon

Rama s'ka ç'ben sepse situata po i shket nga duart, ai nuk ka haber fare nga ekonomia dhe po ben komplet te kunderten e atyre gjerave qe duheshin bere ne te tilla situata : borxhi merret nese ben investime per ristart te ekonomise, ose duke rritur fuqine blerese artificialisht - me rritje rrogash / pensionesh, subvencione, sa te marre spunto ekonomia me ane te konsumit.

Ky po ben inversin, po ben politike ultra strenguese : rrit taksat, rrit çmimet, rrogat / pensionet / assistenca asnje rritje ne 2 vjet (2 buxhete qe firmos Rama). Investimet strategjike 0. Parate shkojne per te punesuar 1200 police shtese, 500 INUK shtese dhe 700 mesues fiskulture shtese...pra para per administrate shtese, militante milidele te PS qe mbahen me paret tona

Lefti, ju te Shqupit keni rroitur....arritet nje proteste pa deshtim si gjithmone e po shihni enderra ne diell.

Socialistat e papune dolen ne proteste me ju..... se e kan nomin ne qiell e bythen ne diell, ti thu u eshte fut frika ne palce Socialistave.

Ore sun e mor vesh pse PeDi ankohet per reformat e djathta te Rames???? Rama, po pagu borxhet tuaja ndaj bizneseve te mdhoja e spo ndihmon fakir fukarane. Me pak fjale Rama ket vit po perkrah Biznesin tuaj te modh me shprese qe do merret me fukarejte gjoja te tij  me vone.  

Palloshi po qe i qut, te gjitha ketyre bizneseve- ish tuaja, pasi tu kete paguar faturat, duhet tu kerkoje per koke 50-100 burra me bishta lopatash per mitingun tjeter. Po sa burra me bishta lopate grevethyes mund te nxjerre Gimi i red Bullit a e llogarit? Sigurisht qe ka mundesi financiare me te medha se Lulthimi, qe pagu kalamojte Rome me mbajte pankartat. Po si qiti ateher probleme per Palloshin se sdi si hudhet parja e sdi si bohet shtet.

Cer Jeni ju Shqupistat Lefty , te majte apo te djathte????  Per 8 vjet, 2 here, Cuni i sheqeres me Lulthimin i premtoi popllit 250 000  vene pune, e Gezim Kalaja nuk pipetiu nje here per premtimet e paplotesuara..... Cere jan kto Sindikatat e Gezim Kalase qe eshte nginj tu vjedh pronat e diktatures? Kapni mor Gezimn Kalane e i kontrolloni origjinen e pronave??? Po cer e djathte jeni ju te Shqupit  qe boni dashni me sindikatat???? Tallni meneren me ate popull O leftyt e Shqupit, duke u bo ene ballista ene partizan?  

Ende se kuptoj se si guxun me dal ne shesh Cuni i Sheqeres e Lulthimi, per tu anku per $10 rritje cmimi energjie elektrike ne muj, per nje popull qe ata e zhyten ne borxhe por edhe e vrane me arme ne bulevard. E forte ajo toke qe nuk i perpiu aty ku ishin shpirterat e te vrareve.

Ti je ne US dhe se ke situaten e qarte ketu ne terren. Kam degjuar nga vete socialistet keto dite ne biseda miqesore se e pranojne se protesta kishte bledhur nje nr shume te madh njerezish, por perpiqen te bejne llogari me meter katrore dhe siperfaqe sheshi te nxjerrin se nuk ishin 200 apo 250 mije ...

Harrojne te shohin thelbin: protesta e te shtunes nuk ishte as per te rrezuar qeverine, as per ti kerkuar doreheqjen palloshit. Ajo ishte paralajmerimi i pare se populli nuk po duron me dhe ska per te duruar sa keta [Rama+Meta] ta kallin te gjalle ne grope.

Po kerkojne nga 5 mije euro per nje vend mesues fiskulture ne fshat keta, ne kohen e PD kerkonin 3 mije, keshtu llogarit populli. Ne kohen e PD energjia ishte 7 leke KW, tani do behet 12 leke, cigarja ishte 250 leke paketa, tani 300 leke, nafta ka ngelur ne vend per momentin nga taksat qe vetem shtohen, se do te duhej te ulej me 50 leke/liter (ne Burse barili eshte 70-80 dollare, jo 100-20 si 1 vit me perpara) e keshtu me rradhe, popullit i jane shtuar borxhet, listat e veresieve, ska pune, ska buke, nuk i plasi as per Ram as per njeri ne kete bote!

Po kerkojne nga 5 mije euro per nje vend mesues fiskulture ne fshat keta, ne kohen e PD kerkonin 3 mije, keshtu llogarit populli. Ne kohen e PD energjia ishte 7 leke KW, tani do behet 12 leke, cigarja ishte 250 leke paketa, tani 300 leke...

Jo vetem kaq, po ne kohe te Sales keto ishin te gjithe edhe nga 2-3 vjet me te rinj. smiley

rrall kam pa njeri t'i dhimbset memedheu sa Leftit!

Lefti, situaten e njof mire ne Shqiperi prandaj te kujtova se nuk se jan tu u dredh Socialistat nga fryka se iku Rama po se jane papune. Jane 200 000 apo 400 000 ne shesh, jane muhabete per baste e tifozllik, se PD i ka 600 000 ndjekes si parti e dyte, e i duhen ene 200 000 ekstra me barazu 1 milionin, gjithmone tu ja mor Rames.

3 mije euro per vend pune ne mesuesi eshte kerkuar qe para 5 vjetesh ne Korce, paska fillu inflacioni. Taksat kan per tu rrit dhe cigarja eshte rrit pak. Rritja e karrentin ka per te rezultu propaganda se kta kan per ta kompensu fukarain sic eshte bere gjithmoe.

Papunesia eshte problem i pakapercyeshem, dhe me  ndalimin e lejeve te ndertimit njerezit ne nevoje e merrshin nje ministri dhe nxirrshnin $10 ne dite tu punu ne ndertim, qe sot se nxjerrin. Po ndalimi i ndertimeve synon ndihmoje sektorin ne borxhe te ndertimit qe spo ngre koke.  Me pak fjale po nuk i la pa pune fukarenjte e ndertuesit e rinj, Rama nuk i ndihmon dot ortaket e vjeter financiar te Shqupit e prandaj habitem ca ka Shqupi qe i kujto Rames se nuk eshte Socialist sa duhet, e duhet te nderprese shtrengimet e djathta? Eshte non-sense aq me teper kur PD sdashka me ardh tani ne Pushtet si thu ti. Me e fut Rama sistemin energjetik ne faturim e kontroll ligjor njehere e mire, ja bo jeten me te lehte Likes a Lulthimit, mandatin tjeter.

ne kohen e PD kerkonin 3 mije, keshtu llogarit populli.

smiley Ti si PD-ist po pranon qe ne kohen e PD-se ka patur korrupsion?

Gezim Kalaja.....smileysmiley   Jo Po LefTKopeja smileysmiley

Po pse budalla e di ti Babasqapin qe thote "Ju e dini zotrij qe une punoj me Dosje se i kam ato " ... Pse pa kuadro do e linte sh.Ramiz rp ..smiley

Leftkope Shqupi  dhe Gezim Keshtjella ajrore  smiley

futi nje vize te bardhe nga Bunkeri i Babes ti, ate bej

Ne fushate Edi 'Rilindja' e lakenjte e tij premtuan drejtesi:

- per Gerdecin,

- 4 pushkatimet ne bulevard nga Sali e Lulu cika,

- per Xhindin,

- Trebicken,

- biznesmeni Hoxha i vrare nga krimineli Gazidete

- falja e detit Greqise,

- falja e SHQUP-it PD,

- trafiku i armeve nga Mediu e Imami

- vjedhja e rruges se kombit me 230 milion euro nga Basha e Olldelet 

- etj etj

Tani po meren me cironkat qe skane buke me henger e qe 'vjedhin' energji apo ndonje polic apo zyrtare qe marrin ndonje gje te vogel per te mbajt femijet apo dashnoren !

Lul Basha i del ne shesh per ti thene se ja ku jam e sme ben dot asnje gje !!!

TURP apo FRIKE apo PAAFTESI apo thjesht sa per ti hudh hi syve te shqiptarve?

 

Keto do behen ne mandatin e dyte.

apo te tretin fare ..sepse jam mese i bindur qe tani ata do marrin dale nga dale Kushtetuten ne vizir smiley

 

Premtoi edhe keto :

- 300.000 vende pune;

- Shendetesi falas;

- Legalizim falas;

- Rritje rrogash / pensionesh / asistence;

- Ulje te taksave per 95 % te Shqiptareve;

- Heqjen e TVSH (20 %) per Energjine Elektrike dhe Produktet / Ushqimet Baze (Vaj, sheqer, Miell etj);

- Subvencionimin e naftes per fermeret dhe sektorin e peshkimit;

etj etj etj etj

Cfare ka bere REALISHT ?

- Rrijte me + 70 & e cmimit te Energjise Elektrike per te TEREEEEEE;

- INUK falas per ata te njerkes, "legalizim" per miqte e tij (shih Sarajet e Kocos buze detit si shembulli me flagrant);

- Rritje taksash / cmimesh per te TEREEEEEEEE;

- Rriitje deri ne dyfishim te regjistrimit tarifat e studenteve;

- Papunesi, varferi, skamje e mjerim per te TEREEEEEEE;

Nuk i premtoi per nje vit 300.000 vende pune, o lefti. Mos genjeni. Po ashtu dhe shendetesine falas. Obama ka gjashte vjet qe e ka premtuar ate Obamacare dhe ende sorollatet. Ata qe merrnin rroge 500 mije leke bruto, 100 i conin ne shtet me taksa e merrnin 400 ne dore. Tani cojne 50 ne shtet e marrin 450 ne dore. Rritje rroge dhe ulje taksash eshte kjo. Me mire se c'ka bere PD, ka bere deri tani. Pse s'i thoni Bashes ju te ule taksat qe premtoi? As bileten e kopshtit zoolgjik ku nuk futet njeri, as ate premtim nuk e mbajti e ta bente falas. Ndaj i shkojne mbrapa vetem hajdutet PDs.

300.000 vende pune nuk i ka premtu as Merkel me 80 milion gjerman !  sepse e dine te gjithe qe kjo eshte nje enderre e pa realizushme !

Rama e tha qe ne fillim qe duhen dy mandate per kete, keshtu qe, s'e di.

p.s

Ore, per kureshtje, mqrf te Merkel, pse thone keta gjermanet qe austriaket jane te korruptuar? Eshte i dyti qe degjoj. Pse e kane krijuar kete ide?

Protesta e opozites protesta e kti timit. Ata ju kapen me shpulla 1 milion here dhe me ca duket bathet nga marifetet e like koklopese do ja u zhysin 1 milion e gjys per zgjedhje lokale. Boni protesta boni se mbani trupin ne forme se lek me vajt ne palester skeni se jeni pabuksa paskuqani e kamze. 

Nese qeveria rrit taksat dhe populli e duartroket,atehere bravo i qofte.

Ne fund te fundit cdo popull meriton qeverine qe ka.

Cilat taksa ka rritur per popullin? Nafta eshte me lire se me salen. Taksa personale qe mbahej nga rroga u pergjysmua dhe i kaloi robve, gatui 50 mije leke me shume cdo muaj. PD ka bere thirrje per proteste qe nje muaj pasi shkeli Rama ne kryeministri, pa e ditur as vete se per cfare po protestonin. nje miting sa ky e beri 5 muaj pasi erdhi rama, gjasme per drogen, nderkohe qe ua qepen gojen me lazaratin. 

Po mire atehere perse u ngrit populli kete rradhe?

Per te njejten arsye qe u ngrit ne 20 shkurt? Edhe atehere, 200 mije thane qe ishin.

Shumë aktive LefTKope dhe me argumenta . Lexova vetëm atë të kar kar kar kar burantit në krahasimin me çmim për Barelë dhe thash " Ja një komunistee vërtetë që demaskon " Mjer kapitalistët e hekurudhave  e në transport sikur ta digjojnë këtë dhe të Ulin çmimet si para vitet 2000 ? U qiu nënën i falimentoi smiley

Po që je dhe vrimë e Dosjeve me Mekanizma ( ato me vrima për qeset ) edhe këtë duhet ta pranosh sepse kot nuk të përdor babasqapi për çmime e taxa .

Unë si " kamunist "edhe mund të ankohem po ti smiley Ja kështu qetë ti me kapitalistin e modh mer jahu që i qan syri për pshatarin smileysali Qenef berishën ...je për Taksa apo JO ?  Doni revolucion Fshatar apo Industrial ?

Çfarë do të bëje ti me Sqapin tënd , që të mëson të përçitesh , do t'ja ngrije Popullit apo do t'ja mbaje ulur ? Pse nuk e bëtë JU kur "Projekti berisha" që shkatërroi Shqipërinë ,  ka Krijuar Humnera ku protestojnë çdo një Vit nga 100 mijë njerëz pa dallim feje krahine ideje ?

Edhe hipokrizia e SHQUP ka lezet po kur hedh Pampersa jo të vish ti direkt si Pampers i " na kem feisin e bukit or tie "

Unë bëj thirje " Lidhi LefTGOPE " ti vjen vet shalë hedhur e hingëllin " Më ka heq yzengjitë babasqapi " Jak nën vete moj !

LefTKope po deshe ma hiq merakun për një gjë . Posto ndonjë foto për karieristët e rij në Protestë që nuk janë me Ju po mezi presin ndonjë kockë pasi të shkatërroni e tu jepni Dërmën edhe këtij Gjallërimi Neokomunist që u ka marrë pushtetin . Kishte ndonjë nga këta hiqibirët e PPU smiley Mundësisht ndonjë foto ku janë të AnthuZiasmUar dhe u shndrit Siu në Horizontet e Raja ku do shpien Popullin !

Kaq do e bësh për mua ti , se jo për gjë , po nuk dua të iki në atë botë pa Ju lënë Uratën si i ndjeri K.Roshi tek " Këshilltarët ".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).