Ministri i Arsimit dhe Sportit ka leshuar nje udhezim te ri (qe ne fakt modifikon nje te vjeter) sipas te cilit ulet "norma" e mesimdhenies se kerkuar nga mesuesit e arsimit parauniversitar. Ja ku eshte artikulli:http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=...

Pyetja eshte: Cfare eshte "norma", se dihet qe norma nuk eshte as minimum as maksimum, pra te besh nje ligj te tille eshte si me thene "Do punoni zakonisht 20 ore ne jave" (te kujton ate reklamen, te thuash sallam s'ke thene asgje). Ne asnje nga dy vendimet (i riu dhe i vjetri) nuk jepet perkufizimi i "normes".

Pra a i mbron ky ligj mesuesit ne realitet apo jo? 

Ja ku jane dhe dy udhezimet qeveritare te publikuara neper dropbokse:

I riu: http://goo.gl/MjHTJ1

I vjetri: http://goo.gl/NHyRPk

23 Komente

Kete duhet ta marr ndodkush dhe ta beje teme te ndonje emsioni tv.

Duhet te mesojme nga vendet e zhvilluara, duhet t'ia heqim qeverise "te drejten" e nxjerrjes se VKMve. Te gjitha ligjet dueht te kalojne nga parlamenti, sado kalbesi te kete aty. VKMte jane me te kqija.

Me sa kuptoj, behet fjale per ndryshime ne udhezimin ekzistues dhe jo per nje udhezim te ri. Ndryshimet konsistojne ne uljen e normes javore. Pra, ne vetvete ndryshimet e bera ne kete udhezim as nuk e mbrojne as nuk e "c'mbrojne" mesuesin; thjesht i ulin sasine e normes javore.

Perkufizimi i normes vjetore jepet tek udhezimi i plote. Kam pershtypjen se behet fjale per pune me norme pasi 1) sasia e oreve te punes nuk eshte e shperndare ne menyre te barabarte gjate vitit (ne mos gaboj 3 muajt e veres nuk jepet mesim); 2) puna e mesuesit klasifikohet si pune me veshtiresi; 3) numri i nxenesve (klasave) nuk eshte gjithmone i njejte/ i qendrueshem.

p.s. per te qene te sakte deri ne fund, udhezimi se bashku me ndryshimet jane publikuar ne box.net e jo "neper dropbokse" smiley

Sigurisht që e ndihmon shumë në dy aspekte:

1. duke u ulur norma, psh personalisht e kam pasur 24 orë mësim në javë, tani m'u bë 20 orë në javë  dhe së pari më zbutet problemi i mbushjes me orë mësimi. Është e vështirë të sigurosh 24 orë brenda profilit, pasi dhe nuk lejohet më të japësh jashtë profilit, qoftë dhe 2-3 orë mësimi.

2. Është lehtësi për mësuesin ulja e orëve mësimore. 4 orë në javë nuk janë pak, plus dhe 2 orë kujdestari, nga 1 që ishte.Ishte tejet e lodhshme të jepje nga 5-6 orë çdo ditë.

Nuk e dijsha qe mesusat bekan qef.
20 ore ne jave dmth 4 ore ne dite...
Qef o qef...

Lazy arses. E prape se bejne punen sic duhet, e t'u kete hije!

Shumë qejf, të komandon një zile.

Ca klase/Moshe  jep mesim ti Adria? 

12-15 vjeçar

Me te "poshterit" paske.smiley

E ke me ndonje cik passion - teaching?! Se t'kena besu t'ardhmen e vendit! smiley

Unë me pasion e kam, por s'e kanë ata të "poshtërit" lol

Mbas nje zyshe t'mire qendrojne dhe nxenes t'mire.keep up the good work !

4 ore ne dite jane mesimdhenje ne klase. Mund te jem gabim por mesuesit/et nuk japin vec mesim ne klase por edhe duhet te pergatiten per lenden qe do shpjegojne, pergatisin provime, korigjojne provime e detyra, etj.

Po, normale, ka korrigjime, ka punën me regjistrin, ka dokumente të tjera që janë shtuar këtë vit "dosja e nxënësit", e cila përfshin brenda korigjime detyrash, deftesa mujore etj 

Dakort me me siper, po pyetja ime eshte nqs drejtori i shkolles ju thote se duhet te beni 23 ore ne vend te "normes" qe thote 20, cfare ndodh?

Nëse ke orë mbi normën e lejuar quhen orë suplementare dhe paguhen në rast se shkolla nuk ka mangësira në llogaritjen e normës. Dmth, kur të gjithë mësuesit janë plotësuar me normën e tyre. Se ndryshe, orët llogariten në total, plotësohen boshlliqet kur i thonë dhe nuk njihen si orë tepër. Të paktën kështu e kanë llogaritur deri tani, se me këto reformat që po bëhen nuk e di në do funksionojë më kjo mënyrë. Megjithëse po luftohet që mësuesit mos të jenë mbi normë, me qëllim që të plotësohen mësuesit e shkollave të tjera që janë nën normë. Pra, vjen një mësues nga një shkollë tjetër, brenda profilit, për t'i dhënë ato tri orë.

Jam kurioz te di nese ka ndonje ndryshim ne shkolle qe kur eshte nderruar qeveria.

 

Në ç'kuptim, se ndryshime po bëhen. Ka ndryshuar kurrikula, kanë ndryshuar planet, ka ndryshuar norma, do ndryshojë mënyra se si do testohen mësuesit (për këtë akoma nuk jemi shumë të qartë) 

 

Ne kuptimin eshte me mire apo njelloj?Shpresoj te mos jete bere me keq.Un nuk e kam idene per gjera teknike,sidoqofte flm qe jeni pergjigjur.

Nuk flas dot saktësish, se ende po bëhen ndryshime. Në ca gjëra normale që është bërë më mirë, në ca të tjera ende çalojnë. Infrastruktura në shumicën e shkollave ende lë për të dëshiruar, kjo nuk është pak. 

eshte bere "me mire", tani ne shkolle meson se kosova nuk egziston

Këto janë gabime teknike lol

PS: amerikanët  mund t'i kenë hartat dhe në 3D për atë punë dhe tejet të sakta, por s'e marin mundimin t'i shohin smiley

E kështu, të gjitha të mirat nuk mblidhen në një vend.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).