16 Komente

une mendoj qe kjo qasje e perdorur nga qeveria, po ndikon ne orientimin e ekonomise drejt ketij sektori skllaverues, nderkohe qe bizneset e tjera po penalizohen nepermjet taksave te larta.

C'do te mendoje tjeter nje Berishian i perbetuar qe ka si parim jete vetem adhurimin e perjetshem ndaj nje personi te vetem, njesoj si ne komunizem? 

te kerkoj si nder te mos komentosh pas cdo komenti qe bej, sepse e bastardon shume ceshtjen. Nese ke mendim ne lidhje me kete fenomen te ekonomise jepe.

Ka me bastardim se te futesh ne forum me lloj-lloj emrash te ndryshem e te besh sikur je tjeter person, vetem per te mbrojtur berishen e per te share kedo qe ka Berisha kunder, e pastaj te quash skllaveri biznesin qe puneson me shume shqiptare e qe eshte me i rregullt me taksat?

lloj-lloj emrash? Kete teknike perdor ti si rrogetar i qeverise?

Shko provoje njehere te punosh tek fasonet dhe pastaj do kuptosh sa larg europes jemi.

Te zhwillosh ekonomin fasone ne EU eshte si te thuash merre me long se mishi u mbaru !

Kush jane ata qe fshihen pas fasonve?  mafjoze apo antishqiptar ?

Cilat jane keto masa lehtesuese?

Per sa kohe mendohet dhe besohet se ka nje treg te leverdisshem ne Europe e me gjere per shitjen e mallrave te fasonerise, eshte mese e lavderueshme perpjekja e qeverise per te stimuluar zhvillimin e ketij sektori nepermjet insentivave lehtesuese fiskale. Kjo, para se gjithash perkthehet me me shume vende pune per shtetasit shqipetar. Pra si konkluzion dhe per t'iu pergjigjur pyetjes tuaj - duhet perkrahur.

Sakte, eshte e gjithsa tek konkurrenca. Dhe per kete duhet falenderuar para se gjithash Qeveria Berisha (1)  dhe qeveria Berisha(2)-Meta gjate te cilave lehtesia per te bere biznes tek ne ishte teper e mire dhe kjo qe arsyeja qe kishim ate rritje ekonomike.

Qeveria nuk duhet te mendoje se ajo e di si te sillet ekonomia. Qeveria thjeshte duueht te perpiqet te mos i ndaloje qytetaret ne veprimtarine e tyre. Sa me shume kontrollon qeveria, me rregullime dhe taksa, aq me ngadal dhe keq ecen ekonomia, qe varet vetem nga deshirat e qytetareve dhe konsumatoreve.

Duhet falenderuar gjithashtu edhe komponenti largpames LSI ne qeverine aktuale Rama-Meta, meqe eshte pikerisht ai qe mendoj se ka ndikuar ne te tille vendimmarrje, apo ne vazhdimin e nje te tille politike. 

Fasonet shkojne ne nje vend te caktuar meqe atje ka lehtesira fiskale, apo krahu i punes kushton me pak. Kjo eshte arsyeja pse vijne, apo kane ardhur ne Shqiperi. Nese ne i humbasim keto cilesi, apo veti qe vijne edhe nga largpamesia e qeverise (psh qeveria Berisha ofroi nje fryme shume pozitive per biznesin, me taksa te reduktura dhe lehtesira duke reduktuar burrokracine), pra nese i humbasim ata do te shkojne diku tjeter, mbase ne Maqedoni apo edhe Kosove.

Fasoni, si cdo biznes tjeter, ofron nje page, ne kembim forca punetore jep punen e vet. Marreveshja eshte nje tregti, ku cdonjeri vendos te pranoje ne baze te faktit nese eshte me fitim apo jo per te. Fitimi percaktohet nga vet individi, dhe ndryshon nga nje individ tek tjetri. Cfare eshte e mire per mua, mund te mos preferohet nga nje tjeter, keshtu qe nuk behen dot pohime te tipit "skllaveruese". Keto pohime flasin me shume per varferine dhe dogmatizmin e atyre qe i nxjerrin nga goja apo pena.

Tani, nese qeveria i ka lene pa rritur taksat ndaj kesaj kategore, ka bere shume mire. 

Ajo qe ka bere shume keq qeveria eshte se ka rritur taksat ndaj te tjereve. Kjo nuk shkon, meqe planifikimi qeveritar deshton gjithnje, sic tregon eksperienca. Duke mbajtur fasonet me taksa te uleta (qe ne vetvete nuk eshte gje e keqe, madje eshte e mire, meqe i jep mundesi, atij qe ka nevoje, te gjeje nje pune qe i pershtatet kualifikimit te vet) dhe duke rritur taksat ne te tjere sektore, qeveria perpiqet te udhezoje se si duhet te zhvillohet ekonomia, qe eshte eshte absurde, meqe ekonomia nuk eshte gje ne kontroll te qeverise, por perbehet nga shkembimet e qytetareve dhe bizneseve. Kesisoj vetem sa i ve zinxhire dhe kushedi thellon edhe me shume krizen qe vuajme prej me shume se 1 viti. Akcizat, tatimi i rritur dhe taksa progresive do ta mbajne edhe me gjat krizen tek ne.

Rrit punesimin, ballancon bilancin tregtar. 

Pse e quan skllaveri, fasoneria nuk puneson inxhiniere me page punetori, puneson punetore me kualifikim te ulet ose pa kualifikim fare, qe ne te kundert do ishin me ndihme sociale. 

 

Ndihme sociale qe do te merrej nga taksimi i pjeses tjeter te popullates. Pra o te taksohej BSalaj, apo Jerina apo gjithe stafi i Club FM dhe me ato para, dhe te tjera para, qeveria do te shtirrej si mireb erese duke thene se po u jep ndihme, kur ne fakt eshte skllaverimi i pjeses tjeter qe mundeson mbajtjen me ndihme te te papuneve, apo edhe te ndonje shendetesie falas ne te ardhmen. 

Sa komunist i palogjikshem duhet te jesh qe ta quash skllaverues nje fabrike private perpunimi? Fasonet jane punedhenesit me te medhenj per momentin, dhe i paguajne te gjitha, me sigurime e me taksa. Nderkohe qe biznese si TV klan kane kaq vjet qe u paguajne gjysmen e rroges ne dore, gjysmen ne banke punonjesve, qe te mos u paguajne taksat e sigurimet te plota, dhe energjine elektrike as behet fjale ta paguajne. Per te mos permendur rastet kur s'u kane dhene rrogat. S'e kuptoj pse quhet skllaverues. 

Nderkohe qe biznese si TV klan kane kaq vjet qe u paguajne gjysmen e rroges ne dore, gjysmen ne banke punonjesve, qe te mos u paguajne taksat e sigurimet te plota.

E ke gabim. Klani apo punedhenes te tjere te medhenj nese kjo eshte e vertete, nuk i bjene te tilla lojra per t emos paguar sigurime, sepse edhe nese do ta benin, punonjesi eshte i lire te iki nga ajo pune. Pra punonjesin nuk e detyron kush qe qendrojne ne nje pune, qe sipas teje nuk i ofron sigurim shendetesor apo cfaredo te jete. Punonjesi i firmes se madhe sikunder ai i fasonit eshte nje agjent ne tregun e punes, dhe kerkon nje pune, ndersa punedhenesi ofron pune, ose me mire ofron pagen per punen qe do te kryeje punetori. Gjithkush perpiqet te gjej me te miren per veten dhe nese ka nje oferte me te mire ai natyrisht qe mund te largohet... Andaj keto perrallat se fasohet paguajne sigurime dhe firmat e medha jo, jane cik te vjetra dhe te demaskuara.

Ceshtja pse veprojne ashtu, ka te beje me tatimin e larte nga ana e burokrateve. Per cdo page qe nje forme jep nje pjese i shkon burrokratit per te mbajtur gjalle apo edhe per te fryre aparatin burrokratik me militante parazite. Ti cfare do te zgjidhje, nje page me te larte edhe pse pjeserisht jo te deklaruar, duke rene ne marreveshje me firmen apo punedhenesin, apo nje page me te vogel, kur nje pjese e mire i shkon paraziteve te burrokracise qe dhet fare mire se cfare bejne me parate tona?

Nuk e kam fare gabim, shko e pyeti, aty i ke. Dhe s'eshte se s'ua paguajne fare, por ua paguajne per 200 mije leke, sa tek keta fasonet, ne vend qe t'ua paguajne per 400. Dhe s'eshte fare arsyeja se kane taksa te larta (pervec faktit qe PS i pergjysmoi keto taksat e rroges) sepse kane marre gjithe tenderat e shtetit per reklama ne keto tete vjet, kane marre 90% te gjithe fondeve, por jane thjesht hajdute. Nje shtet qe s'kap lazaratin, s'do te kape nje biznes qe e mbeshtet. Kur s'paguan drita e detyrime nje lokal ne mes te bllokut, s'do te paguaje as ky. Ndaj dhe ndodhin vjedhjet. Vetem kriminelet e justifikojne vjedhjen me taksa te larta. Per ate qe i paguan, taksat jane gjithnje te larta, sado qe te jene. Taksapaguesi nuk thote asnjehere qe taskat s'jane te larta. Po e tha, ka probleme mendore. Dhe s'jane te lire te ikin, per sa kohe qe s'eshte e lehte te gjesh nje pune tjeter.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).