Lexova që në Panairin e Librit nuk ishte dhënë çmim për libër për fëmijë sepse "nuk kishte patur prurje". Uroj që ky të jetë përjashtim dhe jo normë. Gjithësesi, a mund të na thotë njeri se ku gjendet letërsia për fëmijë në shqip dhe nëse mund të përmenden dy, tre emra autorësh për fëmijë - autorë shqiptarë. 

Jo përkthime me një fjalë.

7 Komente

Nuk gjinnet linku. smiley

Nejse. Bedriu nuk eshte me mes nesh. Ka vite. Une doja te dija a ka autore qe shkruajne sot libra per femije, duke shpresu qe te hapeshe ketu nje diskutim per kete "nuk ka prurje". 

"S'ka prurje" sot do perkthehet ne "s'ka interes per librin" neser. Do duken atomqe lexojne libra si UFO! 

Fatkeqesisht.

Këto janë të bukura, por të vjetra. I njohim e i dimë. Por të rinj, nuk kam parë. Tipi Petro Marko, me ato shpellat e piratëve, a ku di un'. Gjynah që nuk ka.

Mrroklle, mund te jete nje gabim i jurise, se nuk e besoj te mos kete patur libra per femije, se une çdo here qe shkoj ne Shqiperi, i vizitoj edhe librarite dhe shoh plot libra per femije, biles me ilustrime. 

dy, tre emra autorësh për fëmijë

Nje autor tjeter qe haset tek botimet e Shtepise se Librit eshte Ferit Lamaj.  S'e kam idene per cilesine.  Libra per femije qe bleva kete vere ishin perkthime.  

Po shyqyr qe s'bleva kete. Perkthim dhe ky. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).