Ju lutem, dua te di si te veproj per te siguruar lindjen e femijes tim ne USA duke qene se kjo perkon pak a shume  me shkeljen e detyruar te vizes, a duhet te bej nje sigurim shendetesor ne Tirane apo  per fituesit  e Dvlottery ka ndonje procedure te vecante? Duke qene ne teme, nese dikush mundet te trajtoje gjithe anen shendetesore te jetes ne USA, koston, sigurimet me te njohura besoj se do jete nje ndihmese per shum prej nesh qe po shkojme ne USA.

Faleminderit.

Lotaria amerikane I

 

513 Komente

po he mo ju te Amerikes, sqarojeni pak Milon*, se e ka bere pyetjen qe ne mengjes...  ku jeni ju kur duheni, apo mëk mëk,  sja  keni haberin....

jo per gje, po pastaj ankoheni pse  shkaba  merr persiper te sqaroj popullin per punet e Amerikes dhe Kanadase.. po ja pra, sepse i di  gjerat me mirre se ju, prandaj!!.smiley

 

** ore nga ka lindur shprehja:  puthu me Milon..?smiley

Ja ta sqaroj une shpejt e shpejt... Po ja ngjis kesaj pergjigjes tende ta shohi te paren, se eshte me rendesi dhe kete qe dua ti shpegoj nuk e ka permendur njeri.

 

Milo, nje nga pyetjet qe te behet kur konverton green card ne Pashaporte eshte nese i je bere ndonjehere barrë qeverise Amerikane. Ti kur fiton llotarine te del garanci nje person qe mban pergjegjesi per cdo nevoje financiare tenden (perfshi ketu nevojat mjekesore). Kur ti me pas del dhe kerkon sigurim mjekesor nga qeveria, i behesh barrë qeverise dhe ai qe te ka bere siguracionin del genjeshtar. Pra nese ti e lind femijen gjate kohes qe ke green card dhe perdor sigurim nga qeveria, ka mundesi ti hapesh vetes telashe me vone. Sa jane shancet qe ata do e verifikojne une nuk e di, po di te pakten nje rast te nje miku tim personal qe u detyrua ti kthente spitalit mbi $20000 per lindjen e kalamanit qe spitali tja kthente prape qeverise dhe mos i dilnin probleme me pashaporten.

 

Tani per sa i perket sigurimit, sic u tha varet nga shteti po shumica e shteteve te japin ndihme mjekesore falas po nuk pate te ardhura ( qe ti si emigrant i sapoardhur nuk ke). Shpegime me te detajuara jane dhene me poshte dhe s'po zgjatem. 

 

 

 

eshte specifike e shtetit ku do shkosh.
Me shume gjasa do kete asistence mjeksore aty ku do shkosh se shumica e shteteve e ofrojne kte per grate shtatzena. Zakonisht ligji i detyron spitalet te ofrojne sherbim mjeksor edhe kur nuk ke te paguash po rasti yt eshte i ndryshem.
 

Zakonisht ligji i detyron spitalet te ofrojne sherbim mjeksor edhe kur nuk ke te paguash

Kjo eshte per urgjencen. Dmth nese shkon ne urgjence. Dhe varet nga shteti, sic e the.

Nqs nuk je resident , banor ne ate qytet ku do shkosh (  me prova qe jeton aty )  dhe nuk je regjistruar ne asistence dmth miratuar me mire , ka shume mundesi qe te mbash shprese vetem me insurancen e udhetimit , por ato nuk para mbulojne gjera te tilla per te mos thene fare , ne Canada njerzit nuk jane te mbuluar ne raste te tilla kur vijne nga vende te tjera .

Megjithate nuk na je sqaruar mire , pak me shume detaje

Milo mund te blesh sigurim mjeksor per gruan qysh ne diten e pare qe vjen. Kushton $500-$700 per muaj. Ka edhe costo te tjera ama si deductible etj. Ka lehtesira/rimbursim te kostos nga qeveria per ata qe nuk kane te ardhura te mjaftueshme, mirepo ky rimbursim vjen ne kohen e taksave. Ky eshte opisioni me i kushtueshem.

Por desha te them qe ne shumicen e shteteve femijet dhe grate shtatzana kane status special. Ka programs si Medicaid dhe programe asistence te shtetit qe e mbulojne komplet koston per njerezit me te ardhura te ulta. Edhe gra emigrante ilegale qe jane shtatzana mbulohen nga keto programe. Te mos flas fare pastaj per spitalet, te cilet gjithashtu kane rregullat dhe ndihmen e tyre per grate shtatzana pa te ardhua. 

E mira eshte te vini shpejt qe te informoheni ne zyrat perkatese.

C'fare osht kjo shkelje e detyruar e vizes i here ? Sa per lindjen : Shko ne spital dhe thuji qe nuk ke te ardhura e as je i punesuar. Nuk ta cojne kalamonin anej nga erdhi. Ne cdo spital eshte nji zyre ku apliko per financial help ose dicka e tille ( nuk po me kujtohet emri tamom). Do na bjeri me pagu ne, taksa pagusve, billen tate te spitalit, por kjo per ty eshte na-pla-by. Dhe mos nigjo hajdaret nga Tirona, se nuk te le njeri me lind rrugve. Dhe keto $$$ nuk i pagu mo kur te fillosh pune , ne rast se nuk do. Si e kane bo shqiptaret me ate fillim ? Hajd me i cun gushpllum.

flm.per kurajon qe me jep Qemolo,shkelje e detyruar e vizes eshte afati i fundit qe une mund te futem ne USA ne rast te kundert me skadon viza,ti do thuash pse e le ne momentin e fundit ardhjen ne USA dhe ke te drejte por dua te shfrytezoj deri ne fund te vetmen gje qe funksjonon ende ketu ne Evrope(itali),nje sherbim shendetesor falas gjate gjith shtatzanise se gruas me friken e madhe se ardhja ne USA ne nje gjendje te tille(askush nuk e siguron nje grua shtatzane)mund te jete me pasoja si per nenen dhe per foshnjen,pra dua te jem sa me pak kohe ne duart e shendetesise aty,keshtu ul disi  koston dhe ne kte kontekst une kerkoj informacjone te sakta qe kur te vij aty te mos gjendem gafil

Sa kohe pret ne rradh gruaja jote per te bere nje analize te thjeshte o fakir, 2 apo tre muaj?  smiley

Jo per gje, po meqe jetoj vet ne Itali, di se gruaja ime ngaqe po shkon tek te 50, filloi te interesohet per kontroll mamografik. E mire, vete prenoton viziten e pare, dhe rradha i bie pas 1 vit e gjysem. Tani, ajo pa bere akoma viziten e pare duhet te prenotoj te dyten. smiley Po te pakten eshte falas, dmth e paguan ai qe nuk ka semundje, dmth i shendetshmi. smiley 

jane shum te verteta ato qe thua por  per grate ne shtatzani gjerat funksjonojne ende shpejt dhe  dhe me njefare cilesie ketu ne Milano...per ne USA me aq sa po kuptoj une gjerat ne kte aspekt jane shum te komplikuara nga ana financiare,motivi i vajtjes ne Usa eshte nje shprese me teper pasi ketu cdo gje po mer fund,edhe shendetesise falas po i vjen fundi...

E ke gabim. Te ishte se robt vuajne per shendetesi ne Amerike askush nuk do shkonte atje. Do ishte epidemi, njerez te sakatosur, dhe nuk do te banonte me askush. Dhe keta koleget qe bejne propagande per shendetesi falas qe nga amerika, nuk do rrinin atje por do vinin ne evrope, apo ne Shqiperi, ku vertet funksonon gjeja publike.

Kam 24 vite ne Itali, e nuk ma tregon dot ti cilesin e publikut... Ti perserit se eshte falas. Une te them nuk eshte falas, e paguan dikush... E ke paguar edhe ti vet, ne menyre latente, te fshehte. Po nuk ke dhe nuk ke patur sy ta shikosh skemen. 

O shoku, ishalla me nje cun te bukur e plot shnet! Po i gjo po ta thote lali ty: nese ke mundesi te emigrosh ne Amerike hajde sa me shpejt dhe lere Italine pa as me te voglin pishman. Amerika eshte amerike dhe gruaja jote sido qe te jete do lindi rehat e pa probleme. Mbylle kapitullin me Italine, me ate vend qe ka mbaru bashke me Berluskonin qe e ropi ate popull te shkrete. Do me kujtosh mbas pak vitesh. Mos prit shume atje se nuk ja vlen. Hypi aroplonit sa mo shpejt. Hajd shnet dhe rruge te mare lali.

Pastaj z Milo, cdoni ne USA. Atje grate pjellin akoma neper shpella. smiley

Milo qe te jesh i qarte, TE GJITHA kompanite e sigurimeve jane te detyruara me ligj te mbulojne gruan tende shtatzane, madje nuk mund ta risin tarifen. 

Sa me shpejt te vish aq me lehte do ti zgjidhesh punet per familjen tende.

Po Milos I thame te pyesi ato qe do e presin. Keto gjera nuk pyeten lart e poshte neper net, cdo rast ndryshon. Ka shume faktore. Plus rregullat/ ligjet ndryshojne. Charity help quhet ajo Qemolo, kur ske te ardhura, edhe pls mos vej apostrofe te cfare. smiley

Ku e shef Cfar-en ti mi Mozke ? Une e shkrujta c'ar , Po ta lesh pa apostrof del ... penis fare ,pranej thash, me nihmu popllin liridashes grammar nazi smiley ( na dhe nji te zgerdhim mrapc)

Milo,

Du dhe rajt thing. Paraqitu me emer dhe adrese fallco.  Thuji asaj te zyres ti jape dhe nje bakshish vetes.

te lutem,ne rast se nuk mundesh te me ndihmosh me informacjone te sakta ,mos u tall se nuk fiton gje as ti e aq me pak une...flm.

Nuk u talla, por meqe po kembengul... nje lindje natyrale ne nje spital te mire shkon gjer ke $65k. Pazaret mes teje e planit shendetsor pastaj... Nese je pa te ardhura ben mire te regjistrohesh te zyra me e afert e shendetit publik. Nese nuk te ka mallkuar gruaja ndonjehere gjer sot, uell....

Si po vete Obamakerri mo? smiley

 

Ato paret qe thote ky Bama paguhen kur nuk ke sigurim shendetesor. Dhe sigurimi shendetesor eshte pikerisht nje mbulim mbi rriskun. Jo me kot Amerika eshte vendi i lirive; atje je edhe i lire te rrezikosh mbi lekuren tende nese nuk e quan te nevojshme sigurimin shendetesor. Askush nuk te detyron ta besh, pasojat jane qe nese semuresh dhe je pa sigurim shendetesor, pervec urgjences qe ta ofrojne kurdo, te tjerat i paguan nga xhepi, sic po thote Bama. Po ky Bama ashtu e ka nje pune dhe nuk e thote historine te plote. smiley

Kaq di une qe ne USA kam qene vetem dy here, per xhiro. Por megjithate po bej plane per te jetuar perfundimisht atje. Vend i lirive. God Bless America!

Hulk, sipas ligjit te ri cdo qytetar eshte i detyruar te bleje sigurim mjeksor. Por nuk di nese kjo pjese e ligjit ka hyre akoma ne fuqi apo jo. Pra sido me qene Milo-ja do duhet te mbulohet me sigurim, vec po i veshtireson jeten vetes e gruas per me kursy ndonje kacidhe.

Aktualisht ka nje nisme nga nje atorney general (nuk me kujtohet shteti ekzakt, natyrisht republikan) qe do ta kundershtoje Obamacare-in mbi bazen e papajtueshmerise me kushtetuten dhe legjislacionin pararendes. Nga sa pashe nje intereviste te ketij a.g. (nuk me kujtohet nese ishte tek reason.tv apo tek hooverinstitution) kjo pjese ishte e perfshire ne padi. Ai natyrisht theksonte vetem anen liigjore, meqe shqetsimi i tij eshte sundimi i ligjit, duke mos dashur te leri zona te hapura apo kontradiktore.

Nga ana tjeter, habitem me delezimin e demonkrateve te ketij forumi.. shume teper ka. Aq me teper tani do doli edhe skandali i atij Gruberit qe e tha hapur se Obamacare-i u mbufos ne ate menyre te palexueshme pikerisht qe te kalonte pa u pare, perndryshe nuk kishte per te kaluar kurre.

Tjeter pike, eshte se mister Obama ka parashikuar dis afonde ekstra, per tre vitet e ardhsme qe do te mbulojne gropen qe Obamacare po hap. Te pakten sa te mbaroj presidenca e tij... pastaj nuk i perket me...

Ta gezojme...

Sic e shef populli i peshkut jam nje qytetar, shpresoj i ardhshem, shume i informuar, qe tani. smiley 

Hulk, sipas ligjit te ri cdo qytetar eshte i detyruar te bleje sigurim mjeksor. Por nuk di nese kjo pjese e ligjit ka hyre akoma ne fuqi apo jo

Ti e di, apo s'e di? Ndaje mendjen smiley Nese s'e di, mos ia thuaj tjetrit me aq siguri, sepse ky s'po luan shesh-besh ketu, por udhezojeni se ku te marre informacion tamam. Kaq veta nga Amerika e asnjeri s'ka sjelle nje link ku Milo te lidhet me njerez kompetente e te marre informacion sic duhet, por secili sipas kokes se vet. Puna eshte ta ndihmoni, jo te beni si te zgjuar. E dime qe jeni te gjithe super te mencur.

Eshte nje gje e ndryshme ajo e sigurimit te femres shtatezane nga sigurimi i nje personi te rendomte.
Me para,para ardhjes se Obamacare (qe eshte nje ligj qe po nuk e rrezuan ne gjykaten e larte apo ne senat, do te deshtoi vetiu... dhe do ta them me poshte pse..) njerzit, sidomos te rinjte, qe jane edhe ata me te shendetshmit, nuk ishin te detyruar qe te blinin sigurime shendetesore. Ketu hyn ajo pjesa e lirise individuale dhe pergjegjesise per te mbajtur mbi veten rriskun per te cilen flet Hulk.
Obamacare, qe eshte nje ligj socialist praktiskish kerkon te ndryshoje, prej kater vitesh tashme (2010) tre pika themelore.
1. Qe te gjithe, te rinjte perfshire, edhe pse te shendetshem DUHET te blejne sigurim shendetesor. Cila eshte rrjedhoja? Rrjedhoja eshte qe, nese Obama apo gjithe socialistet e tjere te Amerikes donin qe ky ligj te funksionoje njefaresoj, do te duhej qe barra e sigurimeve "falas" te binte mbi te rinjte dhe mbi njerzit e shendetshem qe tani jane te detyruar te kene sig. shendetesor. Ky eshte mekanizmi me te cilin funksionon socializmi; planifikuesi qendror nderhyn, duke marre tone mireberesi, duke folur per gjera falas, por ajo qe ben eshte qe u vjedh para njerzve te zot, ne kete rast te rinjve dhe njerzve te shendetshem, dhe me to paguan borxhet per te mbajtur njerzit e semure apo pleqte dhe ata qe pavaresisht qe nuk punojne do te kene sigurim shendetesor te garantuar nga parate e atyre qe punojne.

2. Qe nese nje person nuk e paguan dot sigurimin, per arsye financiare, ai mund te marri subvencion nga shteti perkates. (Ppra ndihme shteterore, qe nga ana e vet vjen nga taksimi. Ketu duhet bere kujdes se ne SHBA shtet eshte koncept i ndryshem nga qeveri federale apo qendrore; dhe kjo ka te beje me piken tjeter..)

...

3. Qe shtetet perkatese, jane pergjegjese per subvencionet. Tani, kjo eshte pika themelore qe preket nga ceshtja ne fjale, meqe disa shtete, rreth 34-35 shtete, qe ne amerike i quajne RED states dhe qe priren nga republikanizmi, votuan kunder subvencionimeve shteterore. E drejte themelore ne SHBA kjo e ndarjes se qeverise federale nga ajo shteterore, ose thene ndryshe lokale... Socialistet e Obames cfare ben, nderkohe? Per te mos e nxerre ligjin te deshtuar menduan tia kalojne kompetencen e subvencionimit qeverise federale, qe eshte edhe ajo qendrore, duke i dhene "te drejten" per te siperkaluar kompetencat e shteteve perkatese. Vet ligji Obamacare ka nje fraze mbi kete ceshtje qe e nxjerr subvencionin federal te jahsteligjshem. Kjo pike do te shkoj, apo ka shkuar ne gjykaten supreme. Dhe gjasat jane qe gjykata do ta nxjerr ligjin te jashte ligjshem meqe shkel kompetencat e shteteve perkatese... Kjo do te bente qe ne ato 34-35 shtete shume shume persona nuk do te mund te "sigurohen" me subvencione federale... (Para qe vijne nga taksimi federal, i 50 e kusur shteteve te SHBAse.) Por duke qene se as vet shtetet lokale (ato 34-35 shtetet) nuk ofrojne subvencione shteterore, ligji Obamacare do te mbetet i paaplikueshem. Ky do te jete fundi i nje ligji te jashte ligjshem! Nje ligj jo kushtetues! smiley

Ne cilin shtet te amerikes do shkosh Milo?

 

fillimisht ne N.York por eshte e hapur dhe mundesia per ne Miami,ne te dy rastet dikush me pret por thjesht ne menyre formale,jane te njohur te larget keshtu qe nuk i besdis me teper,kjo eshte aresyeja qe po kerkoj info. ne kete faqe

Ishalla te behet mbare per ne Miami me ndonje pune te mire, se ke dhe plazhe andej e mot te bukur smiley.

Per te tjerat, lidhu me kompani sigurimesh amerikane qe tani dhe pyet ata se cfare te ofrojne ne kushtet e tua. Ndryshe s'ke per te marre vesh gje tamam.

Hajde sa me pare, mos u tremb. Shanset jane te paguash pak ose te mos paguash asgje.

Ne kushte qe do jesh, pa te ardhura s'kane c'te te kerkojne. Mirsetevish edhe te marte amerika per mbare!

Ka para qe duhet t'i deklaroje qe para udhetimit, qe ia kerkojne pikerisht qe te mos thote "s'kam leke".

Po ajde mo Milo knej I her se sta len kush grun me lind ne rrug sidomos ne amerik.

Plus ishalla se ke grun ne at gjendjen shendetsore qe nuk lejohet Te udhetoje ne avion , zakonisht 3-4 jave para lindjes.

Ju falenderoj per pergjigjiet tuaja,shume prej tyre jane te vlefshme,por mendoj se dikush prej jush nuk po me kupton,nuk dua te vij ne Usa per tu terhequr zvarre dhe per tju bere barre shtetit,po vij aty per me shume liri dhe dinjitet per gjithe familjen time por detyrimisht ne situaten qe gjendem  ne rast se femija im lind ne Europe.do te thote  qe te humb green card keshtu qe doemos duhet te lind ne Usa dhe kjo i veshtireson pa mase gjerat per mua sepse une nuk mund te jem resident pa ardhur ende atydhe nuk mund te kem sigurim pune pa qene  ne pune(sic shprehet dikush ne forum!) Pra me kuptoni drejt,une dua te gjej nje mundesi dinjitoze dhe legale per te perballuar nje situate qe nga ana financiare i kalon shum here mundesite e mija.(po te mundesha financjarisht nuk do mendohesha dy here per lindjen aty te femijes pasi behet imediatly citizen).Ne rastin tim shpresoja qe ketu te gjeja eksperiencen personale te ndonje nene, kjo do te me ndihmonte shume por duket se kte faqe e paskan me per zemer beqaret.Per momentin pra,po falenderoj gjithe beqaret duke ju uruar te keni sa me shpejt femije(une pres femijen e dyte) sepse vetem kjo eksperience ndoshta e humanizon mjaftueshem rracen njerezore...

 

 

Milo sic e thone shume parafoles ketu varet nga shteti ku do te shkosh. Gjate shtatzanise duhet te lidhesh me nje grup mjekesh gjinekologe qe e kontrollojne me radhe mamane. Ne kete menyre kur vjen data lindjes, nje nga kta mjeke eshte gjithmone ne sherbim dhe e njeh historine mjeksore te gruas. Kostot e lindjes perbehen nga 3 grupe: 1. Grupi mjekeve 2. Laboratoret e testeve 3. Spitali. Ti po merr risk qe po vjen ne mes te shtatzanise se mjeku qe do beje lindjen mund te mos kete kte histori mjeksore. Siguracioni qe ti mund te blesh privatisht nepermjet "obamacare" fillon ne 1 Janar 2015. Obamacare eshte thjesht nje website ku ti ben pazar per siguracionin me te pershtatshem per veten. Problemi eshte se ndonjehere kompania qe zgjedh ti nuk punon me mjekun apo spitalin qe ke prane ti dhe cmimet per sherbimet e tyre jane me te shtrenjta. Per nje rezident te ri si ty zghjidhja me e mire eshte te aplikosh per Medicaid. Ky eshte program federal qe e administrojne shtetet. Zakonisht cdo shtet ka nje website te nje Departamenti per pune sociale dhe wellfare. Nepermjet ktij siti ose personalisht ne ndonje zyre qe miku yt duhat ta dije mbushet nje formular aplikimi. E gjitha eshte ne baze te te ardhurave. Nje i sapoardhur normalisht kualifikohet kollaj. Sa me shpejt te aplikosh aq me mire qe te lidhesh me mjeket para lindjesh. Ishalla ky pak informacio ndihmon. Hajd me cun

Po hajde bre se me shume paguajme ne nga xhepi tek doktori/spitali qe kemi insurance sesa ata qe skane. Keshtu eshte kjo pune, kur s'ke s'kane cte te kerkojne edhe e pagojne vete

Ku jane miqte e mi qe diskutojme per llotarin doja ti pyesja a te filloj me dokumentat apo eshte shpejt akoma

une mendoj ti fillosh ne momentin qe te vjen data e intervistes pasi ato te njoftojne plot 6 jave para dhe nese nuk ke probleme i ben shpejt dokumentat! Meqe ra fjala pse eshte transformuar keshtu pas faqes se trete tek Peshku pa uje nuk e hap dot me por del nje post ku thonte Vazhdim dhe te sjell tek ky postimi llotaria 2?!!!

Edhe une per te qene i sigurt qe ndodhesha ne te njejten faqe e bera komentin se u cudita me kete ndryshim

Pershendetje xumi 001

Eshte mire qe dokumentat ti kesh gati 1 jave para dates te takimit te mjekut. Edhe dy jave para dates se intervistes dmth 14-15 dite nisi me dhl ne ambasade te gjitha dokumentat. Mua me qelloi t'i dergoja me dhl para takimit te dyte me mjekun dmth para se te merrja zarfin e analizave dhe diskun. Dokumenta si zarfin e analizave dhe provat duke qene se isha me bashkim familjar I cova vete diten e intervistes. 

Mua akoma nuk me ka dale nr current keshtu qe paskam kohe do ti filloj kur te dal current

mirmbrema   desha te pyes pak illy  ........ tek perkethyesi ketu ne Greqi car kartash shpuri ??,,,, dhe per analizat u paraqite dy here me shkeputje  apo i bete dy dite rresht ??

Marianna të më falësh se nuk e kisha kuptuar që kjo ishte faqja e re e llotarise.analizat i bëra në një ditë të tëra.te përkthyesi unë çova të gjitha ato që ishin në shqip përveç çertifikatës personale.besoj se ti i ke bërë këto tani se të afron intervista.shpresoj të jesh gati

Pershendetje nga USA FL mbas nje viti e gjysem pritje mberitem. ju flm per ndihmen

 

Redred dhe une ne tampa do shkoj nqs me hedh parashuta dmth nqs mar intervisten.cfar vendi ne tampa?

A lejohet te udhetosh shtatzan drejt amerikes

ju lutem dua 1 pergj. prej jush  me ka ardhe pergj. e intervistes per ne  janar por si adrese e ambasades me  del rr. E Labinoti? edhe juve keshtu ju del?

po ashtu me ka dal edhe mua, por 1 ambasade eshte amerikane smiley keshtu qe tek ajo do shkosh hahahah

Rruga E Labinoti eshte rruga ne pjesen e pasme te ambasades, atje ku eshte dera per pritjen e njerezve.

flm. por problemi eshte se pasi i shkrova Ambasades per t'a pyetur mu pergjigjen me 1 tjeter pyetje:ku e ke gjetur kete adrese pasi ne jemi te rr. ELBASANI?

a ka mundesi te mos e di Ambasada se çfare pergj.u jep Kentucky fituesve per interviste ,me duket disi e çuditeshme,do te deshiroja dike qe ka mare vizen koet e fundit nese ka patur te njejten adrese.....

 

Mos e vrit mendjen or cun se je ne rregull, suksese dhe urime qe te ka ardhur data e intervistes..! smiley

Persh,
Dje sapo me mberriti dokumentacioni nga sponsori.Jam current qe ne Nentor dhe pres te me caktohet dt e intervistes kete fund muaji.

Dokumentat si 1040 Form, IRS dhe W2 ishin per vitin 2013 normalisht. Nese intervisa me caktohet ne Shkurt apo Mars 2015, (muaji me i mundshem eshte Shkurti sipas llogaritjeve qe kam bere pasi DS-260 e kam derguar ne mes te muajit Korrik) a mjafton dokumentacioni i vitit 2013 apo me duhet ti kerkoj sponsorit tim te njejtat dokumenta por te vitit, 2014 meqe ky vit mbyllet, gjithnje nese keto dokumenta te 2014 leshohen ne muajt e pare te 2015.
 

 

Milo, në rradhë të parë të uroj që lindja  të jetë sa më e lehtë si për nënën dhe për fëmijën. Kam kaluar të njëjtën eksperiencë por në Philadelphia. Shpresoj të keni akoma 1,5 - 2 muaj kohë.

Eja të marrësh green card-en procedure që të zgat 3 javë. Me të marr dokumentin apliko për social security nr dhe për ID (ku nxirren patentat) vetem ID jo për patentë. Këto të duhen që të kesh 2 dokumenta me të njëjtën adresë. Një vertetim i noterizuar (rreth 30$) ku personi që të pret delklaron që të mban në shtëpi dhe ti nuk ke të ardhura.  

Me këto dokumenta drejtohesh në "Health Center" kërkoje në Google me adresën ku do banosh në mënyrë që të ketë mbulimin e zonës. Bëni vizitën që tregon shtatzaninë dhe aty të rekomandojnë një spital. Nëqoftese koha të premton akoma për mendimin tim që të kesh mundësi zgjedhje spitalesh akoma më të mira nga ai i rekomandimit të shtetit, merr vërtetimin e shtatzanisë dhe pastaj drejtohu tek "welfare" për të aplikuar për siguracion shëndetsor (insurance). Procedura zgjat 1 muaj. Insurance është për nënën dhe për fëmijën deri 1 vit pas lindjes.

Të gjitha janë pa pagesë dhe personi që të pret nuk detyrohet asgjë. Pac fat në USA dhe kurajo. Ju marrtë America për mirë.

 

 

 

Kur mund te dalin numrat per shkurtin ju faleminderit prese pergjigjje

Te behen gati ata qe kane kete nr mua me duhet te pres janarin

Pershendetje nese dikush nga shqipetaret e kosoves eshte perzgjedhure dhe gjindet ne kete faqe kam deshire me hi ne kontakte pasi qe ne duhet te kemi interviste ne shkup dhe deshiroj te pyese se qfar do te pregatitemi per intervisten.edhe pse i dime por deshiroj me bisedu per disa gjere.

 

ximi une jam nga KS mundesh me kontaktu per gjithcka jaro

te shkrova ne private te lash emailn ati me shkruaj dhe bisedojm 

CLEARWATER FL 20 minuta nga tampa

Clearwater do te shkoj dhe une

te uroj fat MIMI ti shtohesh edhe ti komunitetit ton ketu.

 

Kush do ma shpjegoj pak kete punen e te ardhurave vjetore te sponsorit sa duhet te kete te ardhura sponsori qe mund te ms bej mua garancin.e mos sikur jeni te gjithe nga gjirokastra

Sponsors must earn at least 125% of the Federal poverty level (immigration officers will begin to use new poverty guidelines only at the start of the second month after the Department of Health and Human Services publishes them). The latest guidelines can be found at the Siskind, Susser, Haas & Chang web site at http://www.visalaw.com/97apr/18apr97.html. The sponsor must show they meet the 125% test for a family size which includes the sponsor, the sponsor’s dependents, the immigrants currently being sponsored and any immigrants previously sponsored on Form I-864. Members of the sponsor’s household may have their incomes added in to the sponsor’s income if the household member signs a contract, Form I-864A (available at the Siskind, Susser, Haas & Chang Forms Center (http://www.visalaw.com). Members of the US Armed Forces only need to meet 100% of the poverty level.

http://aspe.hhs.gov/poverty/14poverty.cfm

Megjithse ofendove gjirokastritet.

Me gjemba ma paske bere gjithe komentin dua 3 dite ta qemtoj flm

Nuk e di per cfare gjembash e ke fjalen. Aty ta sqaron. Apo e doje llokum ne shqip?

xumi, do e kishe me te lehte ne italisht se eshte nje link i tille

Pershendetje grupi!

Nga ata qe jane intervistuar  shikoj shume raste te perfunduar AP e kjo me shqetson...Shkaku eshte mangesia ne dokumentacion apo ndo1 parregullsi?

Good luck to all!

 

Te gjithe ata qe presin daten e intervistes per shkurtin te kontrollojne emailin se sot dolen te gjitha datat e intervistes per shkurtin suksese

Kam punuar ne greqi me pare .isha me letta me oga sigurime bujqesie per shkak te krizes para 2 vjetesh i lash letrat me duhet ndonje dokkument per kete che cfare kam numero 25***ju falenderoj NGA zemraALBIP per pergjigjjen e pare .me respekte shkelqimi pres pergjigjje ju faleminderit

Te duhet nje vertetim nga policia Greke meqe ke jetuar mbi 6 muaj atje..Suksese!

Doja te pyesja ato qe kane bere vaksine te re per te plotesuar vaksinat me librezen e vaksinimit, a jane paisur me fature per vaksinen e re te bere, pervec fatures 700 tek arka?! 

Nese ke bere vaksine te re ata e shenojne tek kartela ca vaksine dhe daten...tarifa 700l eshte per kartelen..suksese

Enodr,cne me flamur amerikan ti,kaq shpejt ike?Vtm nje fature pritet per librez ajo 700l.

ahhahaha tani qe po ma thua ti po e shoh ju une ne fakt akoma ne shqiperi jam se di pse?!!!!!!

prape keshtu del amerikan se di pse?! 

faleminderit per pergjigjen Giovani

e kishte bere iphone Flamurin amerikan per shkak te nje programi! 

miqte qe e kane kaluare kete gje i lutem te me ndihmojne me nje informacion.une qe e kam intervisten ne muajin mars me duhen taksat e 2014 apo 2013 nga sponsori

Une kur fola me sponsorin me tha qe taksan e 2014 nuk kishin dale akoma dhe dilnin ne fillim te 2015 keshtu qe nese ato dalin deri ne Mars me mire prit dhe merri te 2014 nese ato dalin pas Marsit athere te marre te 2013

Mua sponsori me tha qe 2014 dalin ne fund te janarit e kane kohe deri 17 prill per ti bere se nuk e di cfare i bejne ata.dhe sponsori im nuk i bente dot gati per te mi drg ne mars nuk e di ca do bej tani

Merr te 2013, pastaj ishalla nuk ti kerkojne ato te 2014, po ti kerkuan do te lene nje date tjeter besoj qe tu dergosh ate!

Tek ato instruction thuhet qe nese nuk sjell taksat e vitit te fundit ne rastin tend te 2014 ejo te 2013 duhet te shpjegosh arsyen pse nuk munde ti sjellesh ato. Kshu po u paraqit puna keq do dergosh ato te 2013.

Kam bere 1 pyetje por akoma ckam pergjigjje ne daten13 ju falenderoj prese 1 pergjigjje

Une personalisht nuk kam eksperience me letrat greke shkelqim por di me cfare kam lexuar qe do te duhen disa deshmi penaliteti nga greqia, pe me sakte i ke te shpjeguara tek ky 

 

Shiko rubriken VËRTETIM NGA POLICIA E NJË VENDI TË HUAJ: 

 

 

dokumenti: http://photos.state.gov/libraries/albani...

Flm enodr si po te shkon pritja ty i mbylle te gjitha letrat

mua mbare ne pergjithesi, shumicen i kam mbyllur, pres zarfin e sponsorit kete jave dhe vertetimin me poste nga ushtria, nderkoh kam per te kryer edhe viziten mjeksore!

Pershendetje Enord me sa di une e kemi daten e interviste ne nje date ne janar. Te marten kemi viziten mjeksore por me sa po lexoja pyetjen tende per vaskinat e une personalisht kam marre nje kupon 100 lekesh per vaksine shtese qe kam bere qe ishte e domosdoshme nga DSHP te liceu. Fatura e karteles mjeksore mua me beri 500 po se di tani ca te them per kete, gjithesesi te marten te klinika do na sqarojne me shume.

Per vertetim e ushtrise ben mire te informohesh te qendra e rekurtimit per te pare nese eshte bere gati e nese ta kane bere sakte se mua me kishin ngateruar me nje germe mbiemrin e mu desh 2 jave ta ndroja e te merrja e vulen nga ministria e mborjtjes me kane sjell i cik verdalle por ne fund me i cik kembengulje e ndrovva kshu shpresoj ta kesh te sakte.

Sukese 

une ne fakt neser e marr nga posta ate vertetimin, ishalla sdo ken bo naj gabim ca me bo, pastaj duhet me shku tek shkolla e bashkuar! Une ne fakt jam na Durresi dhe atje e mora kartelen e vaksinimit ku me

mungonte nje vaksine dhe ate e bera por sme dhane fatur shtese per ate vetem nje fatur 700 lekshe gjithsej! 

E varet nga qyteti ateher per vizitat mjeksore. Eksperienca ime me vertetimin e ushtrise ishte se per te bere keto rregullimet e duhura duhet te merrja nje certifikate trungu te viteve 50 me gjysherit e stergjysherit qe vertetonin mbiemrin e qe merrej te bashkia e madhe jo te gjendja civile e me pas nje certifikate familjare te gjendja civile e fotokopje e dokumentit e me pas disa dite duve vere vajte ardhje te shkolla e bashkuar per ti kujtuar. Gjithesesi e thashe kete per e ndare eksperience me dike qe mund te kete te njejtin problem se ato dite kam pare shume veta qe vinin per te njejtin problem atje.  Une mbasi e morra vertetim e ushrise e cova te minstria e mbojtjes per te marre nje vule aty katrore. Tani nuk e di sa e rendesishme eshte por une e bera se me thane eshte me mire ta besh por nuk besoj qe krijon probleme.  

edhe une kam degjuar qe duhet ajo vula katrore packa se ne letrat udhezuese te ambasades nuk e shenon si detyrim, shume mire bere qe e the pasi pergatit ato qe mund te kene te njejtin problem, ndersa une po lutem ishalla se kan bere gabim smiley

e mora vertetimin e ushtrise, fale zotit nuk kisha asnje problem me emrin apo ndonje te dhene tjeter, tani shihemi te marten apo kismet hahahaha smiley 

Epo shyqyr me behet qefi tani 2 klinika jane ato ne mos njera te tjetra do jemi. Po ate dite mesojme e sa veta do jene diten e intrevistes ne janar

Ja hudhem e per sot iku e kjo e marte tani me kismet te martat e tjera hahahah

hades te thane ty qe do te bejne vaksine gripi kete te marte?! 

Po do beje vaksininen te e njejta klinike qe ishim javes qe kaloi e aty duhet te paraqes e dokumentat e formulain. 2000 lek vetem vaksine shtese nga leket e tjeter qe duhet te pagunain per te klinika Glob. Ajo me tha paguhen ketu te gjitha e behet ne cash. Nje pjese dollare e nje pjese lek shqiptare. Besoj mbasi e mbarojme qe aty do na drejtoje te shkojme te Klinka Glob.

Une isha cift me tha duhen 240$ plus 5400 lek plus nga 2000 per koke per vaksine 

Po ndoshta mund ti paguash e dhe ne lek se di me thene te drejten une e bera dollare 

taksirat me i kthy tani ne $

Deri ne 9 neser do gjesh ndonje exchange hapur smiley

I cove dokumentat me DHL ne ambasade. Une dergova po se di a a kane shkuar a ca eshte bere se ai tha sjapim as kupon as tracking number 

Po mo se ka qe ne 8 exchange, une i nisa qe para 5-6 ditesh dokumentat! Jo as mua nuk me dhane ndonje gje, vetem me thane pa merak se i dergojme ne, as fature as asgje! 

Thjesht fiksimi qe nuk ke nje dokument qe e verteton qe  i ke cuar po gjithesesi sbesoj qe DHL do na krijoj probeleme.

Sukese per neser e me siguri  do shifemi 

Po normal prandaj dhe une i kembengula por me tha qe keshtu procedohej! Po mo them se do shihemi po sdo njihemi hahahah

te lutem  shpresoj te kem ndihmuar sadopak

Per te gjithe ata si puna ime qe nuk e dinin se sa te ardhura duhet te kete sponsori duhet ta llogarisin qe bashkshorti dhe bashkshorjta e sponsorit te kene nga 10 mije $ ndersa pjestaret e tjere + personat qe do vene nga shqipria 5 mije $ mblidhi te gjitha dhe je brenda asaj qe te duhet.

Po ne fakt kufiri minimal i varferise qe sponsori duhet te kete rroge vjetore 19000$ plus 5000$ per person.

Kshu nese familja e sponsorit perbehet nga 2 veta e ju jeni dy veta duhet te kete te pakten 30000$ ne vit si rroge vjetore 

Sot mbaruam edhe me analizat! Gjithcka shkoi mire! Vetem nje proroso ju jap: VISHUNI SHUME SHUME TRASHE, pasi ne kliniken e pare kur te prisni ne rradhe do keni shume ftohte! Takimi i pare eshte formal vetem ju kontrollon dokumentat mese i keni ne rregull, nese jo , do jua shpjegoje si ti rregulloni! 

Takimi i 2 : zakonisht pas 1 jave eshte pak me i gjate si proces :

Hyrja eshte me rradhe ku do ju thirren mbiemrat! 

Do futeni dhe do jua rikontrollojne dokumentat dhe do tju lene nje orar ritakimi pasdite, pastaj direkt do te niseni per tek Klinika Glob (Laprake) ku do tu nenshtroheni analizave, (vaksine gripi), grafi, dhe do te niseni serisht ne baze te orarit qe ju kan lene tek Klinika e pare! Aty do tju bejne disa pyetje pergjithshme mbi formularin qe keni plotesuar para se te shkoni! Me pas behen edhe pagesa ne $ dhe do ju japin zarfin per ne ambasade dhe dokumentet per ne aeroportin kur te hyni ne USA

Per te mbaruar pune analizat per 5 minuta jane thjeshte ngaqe ka radhe do vonohesh disa ore.

Te takimi i mbasdites ajo na beri e kontroll per shikimin dhe na zhvesi nga mesi e larte per te pare per ndonje shenje operacioni une fatmirisht e kisha deklaruar operacion e gjithcka shoki mire.

Eno,

Po rivaksinimin e TD VI (pertusis tetanoz) apo ndonje rivaksinim tjeter ta kerkuan? Nese po, si veprove?

Jo pervec vaksines se Gripit nuk me thane te beja ndonke vaksione tjeter! Dua te theksoj qe kartelen e Vaksinave e kisha shume te rregullt dmth i kisha bere te gjitha rregullisht! 

Do dalin numra.per janarin di ndonjeri ju faleminderit

Pershendetje

Albip une vaksinen e tetanozit e kam bere ne krah ne DRSH kur mora kartelen e vaksinave. Nese e ke bere kete vaksine jo me shume se 10 vite nuk ta ben tek DRSH por ta shenojne ne kartele. Shikoje mire kartelen duhet te kesh me shume se 15 vaksina aty por varet nga mosha qe ke. Kjo vaksine duhet te jete nga fillimi mesa mbaj mend. Te keshilloj te lexosh shkrimet e muajve te meparshme ne lidhje me vaksinat apo kartelat. 

Enodr suksese. Bere mire qe i cove me DHL dok perpara dates se intervistes. DHL te merr numrin e celularit dhe te jep me sms ose te thote nje kod qe dok e tua jane dorezuar. Por ska problem ata i cojne gjithmon. Te keshilloj te marresh me vete nje kopje te aplikimit te DHL qe ke bere ne fillim me te dhenat e tua per ne interviste si edhe kopje te formularit ku shkruan daten e intervistes. Edhe dokumenta te tjera mbi sponsorin apo prova varet nga rasti qe ke. 

Shkelqim mund te shikosh shkrimet tek faqet 1,2,3 sepse do te ndihmojne si te gjesh numrat per cdo muaj. 

Flm wyla, ne fakt per shkak se isha edhe i angazhuar me shkollen regjistrimin ne dhl ma beri nje miku im avokat keshtu qe duhet tja kerkoj atij, me thane qe mund ta gjeja edhe vetem me numer pasaporte por se gjeta dot ne internet gjithsesi tani me mbeten ato qe thua ti dhe zarfi i pahapur qe me tha klinika! Countdow-ni ka filluar , vetem nje jave na ndan! 

Pershendetje ? Doja te dija a eshte e mundur te terheqesh dmth te fillosh procedurat per motren/vellain per ne SHBA dmth ti besh green card, kur personi qe kerkon ta terheqi eshte me green card apo duhet qe personi qe terheq nje pjestar te familjes psh motren te jete me pashaporte? E di qe kerkon kohe plotesimi i dokumentave per motren/vellain po nuk e di a mund ti terheqesh?

Ju faleminderit

Kerkon nenshtetsi. Pastaj varet, nese jane beqar etj etj

Po per te terhequr prinderit qofte me vize sa koh duhet?! 

6 muaj pas marrjes se pashaportes.Pashaporta merret pas 5 vjetesh nga data qe ke marre green card dhe duhet te kesh kaluar e pakten 30 muaj ne USA.

Pse nuk mund ti marresh pas 2-3 vitesh me vize 3-vjecare? Dmth ti u dergon vizen duke u siguruar disa kushte si vizite familjare B1-2 ????

per vize ma do mendja ti aplikon me te plotsu kushtet dhe kryesori eshte qe t'kesh te ardhura te mjaftushme. Kte e provon me taksat apo dhe me nji vertetim nga pundhensi. A do t'ua japin me here te pare, kjo eshte ceshtje tjeter. Ne te dy anet e kufirit di raste pozitive dhe negative si dhe mosdhenie vize heren e pare dhe dhenie heren e dyte ose te trete mgjse kushtet ishin te pandryshuara

Po kjo me shqeteson pasi edhe une kam degjuar shume raste te tilla! Problemi im eshte edhe me kompleks pasi une jetoj vetem me nenen  [smiley]  Gjithsesi pasi bisedova me te normal, me tha qe nuk deshiron qe une ta coj dem kete mundesi, prandaj jam i shqetesuar dhe shpresoj ta marr sa me pare!

te kuptoj sh mire; situata ime eshte e ngjashme me tenden (ose ishte).
Te duhet ajo e te ardhurave dhe nqse eshte e konfirmuar nga IRS (pra nga taksat), do jete me mire.
E keqja eshte se dmth qe do presesh edhe 1 vit e ca para se te aplikosh.
Dyshoj se do kishe shume shanse edhe sikur te aplikoje para 1 viti mgjte, per mendimin tim, me te filluar pune, prit nja 6 muaj te pakten dhe beji garancine me nje vertetim nga pundhensi. Koha iken shpejt, rruge tjeter vec skype etj si skype nuk ke derisa te behet pervecse nqse ke ndonje te njohur aty ne USA qe te mund t'i beje garancine ne emer te tyre

Faleminderit per informacionin, fatmiresisht kam dy familje andej dhe ato me thane qe do me ndihmojne me garancine por kjo nuk mjafton pasi sic the edhe ti shume raste refuzojne sidomos ato familjare pa ndonje arsye te forte, keshtu qe le te shpresojme! 

do zoti e merr me t'paren! Une e kam provu vete dhe e di sa e keqe eshte largesia ne kto situata.
Ki parasysh se do jete zotesia e saj pastaj te provoje ne interviste qe ka lidhje te mjaftushme ne Shqipri (familjare qe le pas, pasuri te patundshme dhe aftesi me suportu veten aty), qe te binde ate oficerin se nuk ka qellim qendrimin e perhershem

Bredharak,

po nese garancine ta ben nje person qe ka lindur ne US apo qe dhe punon per qeverine amerikane, a shtohen shancet qe prinderve t 'ja japin vizen 3 vjecare qe heren e pare?

une nuk marr persiper me kuptu psikiken e atij oficerit qe t'ben intervisten po fakti eshte se une vete ashtu e kalova lumin; me vize te rregullt nga nji qe kish dekada ne usa po ajo qe m'beri me shume pune mesa kuptova ishte referenca e ish-shefes time te punes ne Shqip qe ishte amerikane. E them kte se 3 nga 5 a 6 pytjet rutine qe beri ai, kishin lidhje me punen time ne Shqip.
Zyrtarisht ky faktori i amerikanit qe punon ne administrate shtetrore mund te jete i parendsishem por ai oficeri mund ta konsideroje si te rendsishem ne ate moment.

Po kjo me shqeteson pasi edhe une kam degjuar shume raste te tilla! Problemi im eshte edhe me kompleks pasi une jetoj vetem me nenen smiley Gjithsesi pasi bisedova me te normal, me tha qe nuk deshiron qe une ta coj dem kete mundesi, prandaj jam i shqetesuar dhe shpresoj ta marr sa me pare!

Pershendetje grupi!

Kam kenaqesine tju them se viza mu aprovua!Nje falenderim i vecante per Sonik,qe inicioi hapjen e kesaj fq.e gjithe te tjeret me rradhe qe na ndihmuan me experiencat e tyre.Gjithcka ishte e lehte nese i keni kopsitur mire dok.packa se ankthi dhe emocionet gjate pritjes jasht do jene te medha dhe min.do ju duken ore.Ishte si nje enderr po ja qe me ne fund u realizua....

Ju uroj gjithe te mirat dhe suksese!smiley

 

Suksese Falcone dhe te prifte e mbara ne US!

Cfare pyetjesh te bene?

Ishe vetem apo kishe dhe familjare?

Suksese Falcone, ishalla zoti ta sjell sa me mbare! 

Me mbaresi 2015 Urime dhe te gjithe pacim fatin tend

Edhe unë dua tju njoftoj se çova pashaportën sot që të më vënë vizën.doja të pyesja pasi nuk më thanë gjë për atë zarfin e famshëm që duhet ta mbash mbyllur, do ma dërgojnë bashkë me pashaportën?? Si ndodh normalisht?suksese të gjithëve smiley

Me ne fund illy shume tu vonua ne fakt po keto te greqise kshu e kane. Besoj se ate zarfin duhet te ta sjellin me dhl se ska rruge tjeter. Urime e sukse

Doja tju pyesja sa kohe vono njoftimi per daten e intervistes pasi te del numri.sot dolen numrat per marsin deri ne 24000

Xumi,

zakonisht nga datat 20-25 te cdo muaji kane dale datat, pervec dhjetorit kur erdhen me heret me date 12(besoj per shkak te pushimeve te krishtlindjeve).Besoj ndemjet 15-20 janar duhet te dalin datat e intervistes per marsin.

Shum faleminderit albi sa jave perpara ta dergojne 6 po ti e pret daten e intervistes kete muaj.

Xumi,

zakonisht 4-6 jave.

Une e kam nga mesi i Shkurtit.

une qe e kisha ne janar me erdhi brenda javes pasi dola current me numrin, por nuk eshte e thene pasi nje shoku im qe ishte 3000 numra para meje i ka ardhur intervista pas meje! Ishalla te vjen sa me shpejt se e di cfare stresi eshte! 

Pershendetje illy.Me sa kam degjuar bashke me pashaporten te dergojne edhe zarfin.doja te te pyesja dokumentat i con te gjitha diten e intervistes,apo i dergon perpara me dhl?deftesen e fillores e cove ti vete ne ambasade apo me dhl?te uroj mbaresi ne usa.

I ke me vete t gjitha me vete, për dhl të thonë gjatë intervistës që të regjistrohesh për më vonë.për shkak të dëftesës së fillores e të tetë vjeçares më futën në AP.I dërgova me dhl ato kurse pashaportën e çova dorazi më vonë kur më thanë që verifikimet ishin kryer dhe viza ishte gati.suksese jola në mos gaboj n 13 e ke intervistën, i ke të gjitha gati?

Flm illy
Me 14 e kam interv.te gjitha i kam gati pervec defteses se 8 vjecares.te premten e marr nga perkthimet.nuk arrij ta kem me vete diten e interv.ishalla se kerkojne.mua doktorri nuk me dha asnje leter me tha qe i dergojne vete ne ambasade,po ty?

Ska problem deri në fund të muajit edhe po ta kërkuan të ruhet nr i vizës kështu që në momentin që e çon je gati, nuk duhet të presësh si unë.jo doktori stë jep gjë, i dërgon vet ai.mos ki merak, buzëqesh dhe përqëndrohu se pyetjet do jenë për vite kryesisht e duhet të mos ngatërrohesh se aq duan ata.

Pershendetje,

Me eshte derguar garancia nga ana e sponsorit dhe kisha ca pyetje lidhur me te, per ata qe kane nje pervoje me garancine.

1.Nese bashkeshortja e tij punon, duhet te shkruhet apo jo si dependend tek formulari I-134? (Ne rastin e tij punon dhe nuk eshte shkruar si e tille, por ne internet lexoj qe duhet te shkruhet si 'partially dependent').2. Sponsori ne dok. e taksave te 2013 kishte perfshire edhe gjyshen e tij si 'dependend', nderkohe qe nuk e ka perfshire gjyshen ne garancine qe me dergoi sepse nuk ka ndermend ta deklaroj si te tille per vitin 2014, a eshte OK? 3.Sponsori u be me femije ne 2014 dhe e ka perfshire ate ne garancine qe me ka derguar, edhe pse femija normalisht nuk eshte perfshire ne dok e taksave te 2013, a eshte OK?

Ju lutem nje pergjigje per ndonje nga pikat e siperpermendura, sidomos nga ata qe e kane kaluar intervisten.   

Sa i përket gruas duhet edhe ajo të dërgojë formularin e nënshkruar me të dhënat e saj si dhe të ardhurat duke qënë se punon.për të tjerat nuk di të të përgjigjem mgjth mua personalisht sma kërkuan fare formularin po ndoshta ngaqë do shkoj tek im vlla.

illy edhe bashkeshortja e tij e ka derguar nje formular te tille.Pyes vetem nese ne piken nr. 8 te ketij formulari (ku flitet per dependent) ai ishte ajo perfshire te pakten si partially dependent, pasi me sa po lexoj ne internet tek instruksionet e formularit, duhet te ishte keshtu.flm.

Duhet ta kesh bere intervisten ne Greqi besoj Illo?

Po, tani po shikoja kto që më kish dërguar vëllai, edhe ky nk e ka shënuar gruan si dependent.se besoj të kesh problem për kaq.

Illy spo te kuptoj a nuk duhet te regjistrohesh ne dhl dhe 2 jave perpara ti cosh dok

Unë po flas për athinën, për tiranën është dy javë para më duket.

Flm illy per pergjigjen.edhe 1pyetje te fundit kam,pervec dok.origjinale duhet nga 1fotokopje per secilin dok.apo nuk eshte e nevojshme.

Unë i bëra stë kushton gjë, madje më duket se më pyeti për disa nqs kisha fotokopje për disa nga dok.

Po patjeter do i bej,me paten thene qe nuk duhen prandaj te pyeta se e ke kaluar kete faze e di mire se care kerkojne.efx.

I kërkojnë që t t drg dok origjinale më vonë e ata mbajnë fotokopjet diçka e tillë.

Suksese te gjitheve atyre qe e kane daten e intervistes neser smiley

APROVUAR

 

Intervista per mua ishte me e thjeshte se biseda me nje mik, ku me pyeti per shkollen qe kisha mbaruar dmth gjimnazin dhe se ku?! Dhe lidhjen time me sponsorin! Kaq mjaftoi dhe pastaj me tha qe cdo gje eshte Ok tani prisni te merrni paketen e vizes me DHL. 

 

Suksee te gjitheve! 

Suksese Eno.

Te prifte e mbara ne USA,

Ndersa per ate familjen kam pershtypjen qe vazhdojne te jene ne loje persa kohe mund te gjejne nje sponsor tjeter.

Ishalla, me erdhi shume gjynah se kush dilte e merrte dhe atyre u thane jo, dmth sic thane ketu nuk kishin patur sponsorin ne rregull! Ishalla zoti jua sjell mbare edhe atyre!

Aprovuar e per mua po pervec shkolles me beri e ca pyetje shtese per udhetime qe kisha bere ne europe. Pse kisha shkuar ku kisha shkuar koha e qendrimit e ke njifja te ato vende qe shkova.

Urime te dyve qe ju eshte aprovuar viza do zoti kemi fatin tuaj.hades edhe un kam shkuar ne shum vende te evropes ti i kishe deklaruar me pare vendet apo i dinin vet ata

Une pata deklaruar qe ka jetuar 2 vjet ne itali dhe kidha cuar deshmine e penalitetit nga italia. Ajo pastsj me pyeti e per vende qe kisha shkuar per turizem. Keto nuk I kisha deklaruar po te pashaporta dukej qarte. e thjesht me pyeti per ca shkove kush te priti sa kohe ndejte sa her ke shkuar. Te njejtat pyetje ja ben e gruas e pastaj pyeti per lidhjen e donte Fotot edhe se kemi qene te martuar perpara.

I kishit fotot me vete.un pashaporten e kam te tej mbushush me vula te nxjerre ndonje te re si mendoni se kam udhetuar shum po jo te kem qendruar gjate

 disa Foto i patem cuar me perpara me dokumentat e tjera e sot morrem ca te tjera. foto duhen qe tettregoi lidhjen ne kohe e jo vetem te nje periudhe.

per pashaporten mbaj ate qe ke se ato i din mire levizjet e tua. pa hap goje une ajo me ate poker face, ti pse ke shkuar ne gjermani, sa her ke shkuar ke njef ti ne gjermani e per italine te njejtat pyetje. edhe se ne gjermani me dite kisha ndejt vetem.

E gjithe procesi isht keshtu.

Intervisten e kisha ne 8 e shkuam qe ne 7 e 30 aty e kisha goxha radhe per te mbajtur. mbasi u futem brenda na thiren emrin per te dorezuar zarfin e mjekut e dokumente shtese kjo ishte shqiptare po direkt me pyeti per te dhenat qe kisha vene te DS260 se ne fakt kisha bere nja dy gabime pasi i rregulluam shkova bera pagesen. Qe aty u habita se ajo i dinte mire gabimet qe kisha bera une te DS260 pa ia thene se e kishin kaluar ne site mire sic duket se kishte gjera qe une kisha harruar qe i kisha deklaruar e ajo i dinte shume mire. Pasi e kaluam kete small interviste Morri shenjat e gishtave. (aty ngjit ishte nje familje qe i kthyen mbrashpsht se sponsori nuk plotesonte kushtet e te ardhurat e tij nuk ishin te mjaftueshme.)  Pastaj pritje e vetem pritje e kur na thirri emrin perseri ishte thjesht vertetim me goje e atyreishin mbi leter. Per 2 ore kemi mbaruar pune.

Eh sa gjynah me erdhi per ate familjen, ta imagjinosh qe ishin kaq afer asaj endrre dhe u larguan kaq shpejt smiley 

I mbaja mend qe nga vizita mjeksore dhe e shikoja ne syte e tyre gezimin por nuk ishte e thene smiley

hades urime,me behet qefi qe dole mire,desha te te pyes si aplikove ne itali per deshmine e penalitetit se dhe une kam jetuar 6 muaj dhe e kam deklaruar ?si ishte procesi,do me ndihmoje shume me kete informacion,flm

Nqs te premton koha e nuk do te shkosh ne itali mund ta porosish nga shqiperia por varet shume nga qyteti ku ke  jetuar. Te duhet te printosh nje formular nga ministero della gustizia quhet certificato dei carichi pendeti e certificato del caselario guidiziale. Ploteson ate duhet e fotokopje e pashaportes e i nis.drejtuar prokurorise te qyteti ku e ke. Ka ca qytete qe nuk pranojne kshu mund te dergosh dike ta marri per ty duke i bere e nje prokur 20 euro shkon gjith e gjith. Me thuaj qytetin qe ta shofe me mire. Por eshte me e lehte nqs ke njeri atje ta marri per ty ose shkon e merr vete mbaron pune brenda javes.

Hades urime dhe te prifte e mbara andej!

Une jam ne te njejten situate(martese e kryer pas pergjigjes se pare pas kater vjet lidhje).Cfare nuk kam sigurur foto, printscrn te mesazhe fb, mes celular, tabulate telefoni, etj. Besoj se jane te mjaftueshme?Juve ju pyeten me tej per lidhjen vec fotove?

Foto mjaftojne po duhet tregojne qe jane te periudha te ndryshme e sa me te vjetra aq me mire. Pastaj te pyet ke ndonje material tjeter pervec fotove jo i thame ne. Kshu i mjaftoi ne rastin tim. 

Hades,

fotot i kishe te datuara apo thjesht dukeshin te periudhave te ndryshme? Une kam vetem pak te datuara te vitit 2011 apo 2012. 

Ne i kishim pa data thjesht tregonte qe ksihim qene i cik me te rinj. 

Ndoshta me data do ishte me mire po ne si kishim ashtu.

Rofsh sukese e ty Gjithashtu

Ah se harrova te ju them, vishuni icik trashe se kur prisni eshte ambjenti i mbyllur por prap eshte pak ftohte! smiley

Suksese miq!

Ju thash qe do e kishit  pa problem intervisten.Tani kush ka udhetuar shume me Turkish,di  te me thoje si eshte si linje,se nga cmimet me duket Ok.smiley

Po alitalia sikur i kishte me lire me duket

Mua Turkish mu duk i mire, biletw me shkonte diku tek 850 E

Tirane - New York shkonte per shkurtin 550 Euro personi vetem vajtje.

Po varet edhe ku do shkosh 

djema, djema.. tju jap edhe une nje opsion per udhetimin....
shiko, keni linje te drejtperdret 2-3 here ne jave me "jetairfly", Tirane- Bruksel. cmimet jane te arsyeshme, vetem vajtje 70-80€.
... tashi, nga Brukseli per ne New York, bie llafi (se atje veni te gjithe ju.smiley), ka mundesi fluturimi te pafundme.. qofte drejtperdrejt, apo edhe me dredha..smiley dhe cmimet jane goxha te arsyeshme. varijojne, nga 400-deri 600 euro vajtje-ardhje, mesatarisht.

Kesaj i thone ta kapesh veshin pas qafe.smileyNuk mendoj jep ndo1 kursim,kur mund te maresh turkish linje direkte,me aq sa pash shkonte aty te 700-800$ vtm vajtje.

Ok. kape cik kete kete, dates ja futa kot, vetem vajtje Bruksel- New York,  225 euro..smiley  do shtohen edhe ca kosto te tjera, administrative etj, hajde 250 euro.. badjava fare! as ne Milano s'veni dot kaq lire ju..smiley

 

p.s,  jam i sigurte ka dhe me lire..

Holy Moses, Beluggio. Po nga Brukseli si shkohet ne Tirone ? Qeka me verte cheap ticket .

urno Qemolo.. jetairfly direkt Bruksel-Tirane e kthim. cdo te  hene, e te premte... ja futa prape kot dates.. 78 euro vajtje..smiley   po ka dhe me lire.smiley

Rrofsh Belul trimi. Do ta shof ne te ardhmen se nuses qe iken mujin tjeter ia mora nga Turkish $ 840. Ky Jetairfly mos osht nga ato avionat qe fusin shiun mrena dhe ka vetem vende ne kembe ? Osht edhe muhabeti bagazheve se t'i vje i ngarkum nga NY dhe belget ta masin kaptinen me pe per extra luggage dhe ku ishe asgjikuni. Megjithate ke vlera a te qivja udhet. smiley

jo mo jo, jane serioze  keta e me aeroplane te rregullt!!  edhe ne orare jane shume te perpikte!  jetairfly eshte pjese kompanise se madhe turistike TUI.. prandaj edhe destinacionet e tyre me se shumti, jane  turistike... edhe ne Amerike  kane fluturime direkt keta, por vetem ne Orlando e Miami...

bagazhet, nga eksperienca ime qe kam udhetuar 3-4 here me keta, 20 kg jane gradis  me bileten.. nese ke valixhe shtese, duhet te paguash  ekstra rreth 12 deri 18 euro.

ndersa ne behar me duket se fluturojne 3 here ne jave ne Albanie..  tashi, mos me thoni tju pres edhe bileten..smiley

O Belul ik se na hutove a derebardhe ! Po kto qekan one way . Une kujtova se u bo deti kos dhe vje ne Evrope for free.

..smiley

po e kam thene mo vlla, vetem vajtje.. se keta te vizave amerikane, vetem oneway  kerkojne, nuk duan te kthehen me ne Albanie...... 

ik Qemol,tha, e mos e kthe koken pas, iiik.....smiley

Belulo na prishe mendjen me kte...smiley  Une jam per Boston,ne fakt.,(me vete me shtrenjt)

Jemi nje familje prej 4 vetash dhe na ka dale llotaria , na jane pranuar te gjitha dokumentat , por na kane kthyer sponsorin pasi nuk permbush  te ardhurat . Nuk po gjejme dot  SPONSOR ne  USA qe te na beje  garancine  , pasi jemi  shume . Kush mund te me sugjeroj nje zgjidhje ?!

Te udhezimet ishte e nje opsion per joint sponsor te bashkosh dy sponora bashke e ai personi i dyte duhet te dergoj te dhenat e tij njesoj si i pari. Me vjen keq per situaten tuaj po duhet e pare e numri i vetave qe eshte sponsori ne shpi plus ju 4 e nese sponsori ka ndonje person ne ngarkim. Ne ishim 2 veta e sponosori jone duhet te kishte mininalisht 30000$ Ne vit te ardhura. 

Ashtu si hades do ju sugjeroja edhe une, e vetmja mundesi eshte te gjeni edhe nje sponsor tjeter ose nese eshte e mundur nese ai personi qe keni sponsor mund tju gjeje nje sponsor tjeter dhe ne kete menyre te ju rriten shancet per ta marre visen.

Ishalla zoti ju ndihmon!

po perpiqemi , por  ata qe njohim jane me te  ardhura mesatare  ,  jo kaq te medhja sa na duhen ne. Se dime  , na vjen keq per femijet se ju coptua zemra  , ju pre  hovi  .

 

Besoj se ju kam pare pas pas jush ne mos gaboj ishte intervista ime (nuk jam i sigurte), dhe me erdhi shume shume keq, e pashe ne syte e atyre femijeve gezimin dhe hidherim brenda nje kohe shume te shkurter dhe u ndjeva shume keq edhe kur shkova te jap intervisten time, dhe vetem se nuk kam mundesi por sinqerisht te kisha dicka ne dore do ju kisha ndihmuar me gjith zemer vetem per ato femije, por une sponsorin nuk eshte se e kam shume lidhje te afert dhe e vetmja gje qe me mbetet eshte te lutem per ju, dhe tju jap informacion me aq sa mundem! 
Mesa di une mund te keni deri ne 4 sponsor dmth nese mundeni me nga pak te ardhura te 4 mund tju mbeshtesin! 

Tani shuma e parave varet nga sa veta jane gjithesej ne mbi ngarkim. por formual eshte cdo 5000$ per person shtese mbi kufifirin e varferise. 20000$ + 5000$ x cdo person. Kshu nese ata jane 4 e ju jeni 4 I bie qe sponsori te kete te ardhura deri ne 50000$ ne vit. Jola me poshte tregoi rastin e vete qe kishte dy sponsor bashke e secili merrte nga 28000$ ne vit. Duhet te gjeni disa sponsor me te ardhura mesatare qe te arrini shumen e duhur.

handes do shkoje bashkshorti te  mare dhe per mua dhe per ate vete se kemi qene te dy,ne rome kemi qene por problemi eshte se une nuk kam pasur permeso apo ska ndonje problem,une kam qene me mbiemrin e vajzerise do duhet ndonje certefikate martese se une me ate mbiemer do aplikoj per deshmi,flm sh

Une isha me persmesso por me sa morra vesh ishte thjesht te kesh pasur rezidencen ne ate qytet. 

https://www.giustizia.it/giustizia/it/mg...

https://www.giustizia.it/giustizia/it/mg...

Ketu ka informacion te mjaftueshem 

indirizzo Piazzale Clodio - Via Golametto 12
comune ROMA
cap 000195
telefono 0638701
email procura.roma@giustizia.it

casellario

email casellario: casellario.procura.roma@giustizia.it

orario di ricevimento casellario: lun e gio 9-15 mar, mer e ven 9-13ù

 

Tani une i morra te dy keto certificata nga italia dhe ajo e pergjthshmja e kjo e carichi pendenti meqe kerkoheshin te dyja te udhezuesi por me sa morra vesh mund te mjaftonte e vetem ajo e pergjithshmja e ajo del brenda dites nqs nuk ke pozitive. Persa i perket pastaj mbiemrit merre me mbiemrine vajzerise e ne ambasade do e justifikosh me certifikaten e marteses.Besoj se e di qe  Deshmia e penaliteti shqiptare duhet me te dy mbiemrat duhet ta specifikosh te posta.

te falenderoj sh handes,mbaresi 

Pershendetje te gjitheve.sot kishim intervisten ne athine dhe na i aprovuan vizat.illy na i mbajten pashaportat dhe me thane te coj sa me shpejt deftesen e 8-vjecares(te cilen e kerkojne vetem ne athine).une per 1 jave e shumta do e kem ne dore.per sa i perket sponsorit une kisha 2 nusja dhe djali i dajes me te ardhura rreth 28 mije secili,sepse jemi 1 fam.prej 4 vetash.Pyetjet ishin kryesisht perreth shkolles dhe ku kam punuar.per sponsorin nuk me pyeten fare.Ju uroj suksese te gjitheve.Tani nese mundet dikush te me ndihmoje,Dhl ma hapi dikush tjeter dhe ka dhene NR e pshaportave te vjetra te femijeve,nderkohe qe une u kam bere te rejat sepse skadonin.A mund ti ndryshoj une te vendos NR e passap.te reja tek sherbimi i DHL dhe si behet ky #.

Futesh te adresa që të dhanë, usvisa-info.com dhe shif ça mund të bësh prej aty nqs rregullohen nr e pasaportave, pse nk e përmende në ambasadë këtë gjë?

U thashe illy dhe me thane qe mund ti nderroj nr.e pashaportave, por pyeta ketu se mendova ndoshta i ka ndodhur ndonjerit ne forum te bej ndryshime ne DHL.

Jola suksese,

lidhur me ndryshimin e numrave te pashaportave bej nje kerkese ne kete adrese  contactus_sq_AL@visaops.com.

Pershkruaj cfare duhet te te ndryshosh duke i derguar nje printscrn te te dhenave qe kerkon te ndryshosh.

Te njejtat te dhena doja te ndryshoja dhe une pasi regjistrimi fillestar ne DHL me ishte bere gabim.

Doja te pyesja pak per shkollen sepse mesa kam degjuar ata me shkolle profesionale rralle here kualifikohen(te pakten sipas kritereve ne ambasaden ne TR) dhe mbase kjo ambasada ne Greqi i ka ndryshe kriteret lidhur me shkollat profesionale.Kam nje te aferm me zooteknik, mbaruar ne vitet '80 dhe nuk e di si do i veje halli.A eshte e vertete apo apo varet nga programi i lendeve gjithesesi?

Besoj se nese ka 4 vjet gjimnaz te perfunduar diten dhe ka bere dhe lendet kryesore sdo te kete problem.Pastaj cdo gje eshte ne doren e oficerit konsullor qe do e marri ne interviste.

Urime te gjithve ...urime Jola  mbarre e mire  tashi andej nga do shkoni !! Desha te te pyes per dicka ju car shkolle kishit mbarruar( te mesme te pergjithshme ) dhe e kishit deftesen origjinale apo vertetim notash ?? 

 

Unë jam në universitet këtu, e kisha diplomën origjinale në shkollë dhe mora dhe vërtetim notash me noterizime përkthime etj.njëlloj të bën punë.

Flm Mariana.Une kam mbaruar te mesmen bujqesore 4 vjecare diten.kam bere lendet kryesore fizik,mat,kimi,biologji etj pervec lendeve te deges.Deftesa origjinale me ka humbur dhe cova vertetim notash.me pyeten si me ka humbur e u thashe te verteten.per shkollen dyshojne me shum tek moshat e reja.(mendimi im ).
 

Dje e kishte per te marr vizen djali i xhaxhait tim. Por nuk ja mbajten pashaporten sepse i thane qe do vertetojme dipllomen e shkolles se mesme te cilen ai e ka kryer, sepse drejtori i asaj shkolle eshte futur ne burg per korrupsion, pastaj ta niste pashaporten me poste kur ta njoftojne ata.  U ka ndodhur ndonje rast i tille?

flm per pergjigjet tuaja .dhe ne me bujqesore jemi dhe e kishim si me merak. Me fal Jola ti ne c'vit e ke mbarruar ( ne ne 92 ,, dhe kemi deftesen origjinale ?? sa per ate deftesen e 8 vjecares ty ta kerkuan me patjeter dhe ne car institucione e shpute apo sic i beme te gjitha dok. e tjera ?? flm dhe njehere per pergjitet  smiley 

Mariana me sa duket jemi bashkemoshatare se dhe une ne 92 e kam mbaruar.Ti ku e ke interv.ne Ath.apo ne TR?Nese e ke ne athine mire do besh ta kesh edhe te 8 vjecares sepse mund te ta kerkojne.ne tirane nuk duhet.mua ma kerkuan illyt ja kerkuan ,sdi me gjate te te them.do veprosh si bere dok e tjere te njejtat vula.

Per ne qe na eshte aprovuar viza dhe sipas udhezimeve do te presim 15 dite per te terhequr pashaportat, sa zgjat zakonisht ky proces dmth fiks 15 dite apo ju kane ardhur me pare pashaporta sebashku me vizen?!

15 dite , pse kaq shume ? une ketu e cova te premten e sot me erdhi email nga ambasada qe ia dorezoi dhl.as edhe nje jave dmth.po prit dhe ti me kaq nxitim e paske te ikesh...smiley

Jo une se kam me nxitim por e kishin biletat cmimin me shume nxitim prandaj doja ta dija da mund te me vonoje se akoma me duket enderr deri sa te shoh vizen ne pashaporte smiley

1 pytje naive kisha:
ju i keni hy gjithe ktij zameti kshu kot? dmth sa prej jush vertet do ta lene Shqiprine?

une i hyra kot fare, hera e pare qe e hodha, doli...do iki nga maji besoj te mbaroj me detyrimet e fundit te universitetit e do fluturoj  drejt se paditures  po sh qejfi sma ka me thene te drejten.Nga te lindi kjo pyetje kaq naive ? 

Jo mer, pse i tremb? I pys o vlla se kam ca kohe qe me eshte mbush mendja me u kthy si ato qindra e mijra qe njef shkaba qe vazhdojne me u kthy sepse hapin biznese ne Shqipri

flm Jola  ........... ne Athine e kemi intervisten - filluam ta bejme dhe ate te 8vjecares te shohim sa do arrijme (perkethimet ketu ne athine zgjatin pak ,se te tjerat i bejme shpejt ) dhe nje pyetje tjeter ,ju pagesen e bete ne dallare apo euro ??  flm  dhe me fal per gjithe keto pyetje . klm 

Mariana mund te me pyesesh sa here te duash pa problem,prandaj jemi ketu per te ndihmuar njeri tjetrin.pagesen mund ta besh ose ne $ ose ne E, si te duash ti.nuk mund ta besh nje sasi lekesh # e nje sasi #..llogarite ta kesh gjithe shumen ne te njejten monedh.kur e keni intervisten?te uroj suksese.

Pershendetje,Jam current per muajin Mars din dikush te me keshilloj se kur munde te vij emaili apo ta shiqoj ne sistem daten e intervistes.A mos ndoshta eshte heret ende e duhet te pres nga muaji tjeter.Edhe desha te di nese dikush nga kosova ka pasur interviste ne shkup te na tregoj me shume per ekperiencen e tij a po saj.Do te ndohmonte shume.

ximi,

nese ke me shumse se 4-5 muaj qe e ke cuar DS-260, besoj nga fundi i muajit te vjen data e intervistes.

Pershendetje albip une DS-260 e kam derguar me 19 maj po ate date kur eshte hapur aplikimi e kam te printum ketu .une ju dergovo nje email KCC .Ata me shkroven qe eshte  your case number is now current for interview proccesing .Once the interview date is has been scheduled ,you will recieve notification via email to check http://www.dvlottery.state.gov.  Per ju qe keni intervisten ne ambasaden e Amerikes ne Shqiperi eshte shume mire edhe lehet pasi qe shkembeni shum informata edhe keni te gjitha informacionet ne website ndersa ne te Kosoves qe do kemi intervisten tek Ambasada e Amerikes ne Shkup pak problem.Nuke ka te dhena te mjaftueshum.  

urime,pse na i mban te fshehte qe ta dhane vizen ?? smiley 

po, u tremba pak qe kur te vune ty ne apsmiley

Jo akoma  xumi 001 po presim

po nga ato qe moren intervisten me 13 u ka ardh e-mail per te terheq pashaportat?! 

Meqe nuk qenka pergjigjur njeri po pergjigjem vete! Sot me moren telefon dhe e terqoha pashaporten bashke me zarfin qe nuk duhet hapur! Viza ishte shume e bukur sidomos kir lexoje USA smiley Shpresoj qe edhe ju ta shihni sa me shpejt de te tjereve suksese e sa mbare inshallah! 

Jo se kam bere akoma, edhe sikur te dua une nuk harrohet pasi me zarfin qe te vjen pashaporta dhe zarfi tjeter qe nuk duhet hapur eshte edhe udhezuesi se si ju mund te paguani ONLINE me karte krediti pagesen prej 165$ dmth te Green Cart!

aha se di si mund te ndihmoj une apo thjeshte me pyete?!

 

Jo isha ne dilem behej me karte krediti apo jo,,prandja pyeta.Gjithsesi une nsr.do ta bej pagesen.

O sa mire me qene usa haha.pacim fatin tend un po pres daten por asgje akoma

Flm, po do te vjere edhe ty patjeter vetem mendoj qe nese e ke plotesuar pak vone ds-260 atehere mund te vonohet pak por me ate numer qe ke di rreth 20.000 apo jo, besoj qe nuk ke pse shqetesohesh! 

21000 eshte numri dhe ds ne mes korrikut e drg po do e pres kam pritur kaq shum

eh do presesh ca taksirat, une psh vura re qe e kisha dorezuar ne mes qershor dhe disave me case number me te madh se une por qe e kishin dorezuar qe ne 20 maj u erdhi me pare data e intervistes! Gjithsesi te ecte mbare do jemi ne kontakt!

Persh,

KCC ka filluar te  dergoje datat e intervistes per muajin Mars, keshtu qe kontrolloni.

Zoti ta sjellte mbare Xumi, suksese! Me behet qefi per ty! 

Ishalla, une sapo e preva dhe bileten se smu durua me hahahahh smiley Tani gati ishalla me shprese te zotit me pervesh krahet dhe me gjet ndonje pune sa te marrim veten! Pastaj me vone do ju them mendimin tim per AMERIKEN, endrren e cdo njeriu!!!!

...AMERIKEN, endrren e cdo njeriu

jane me mijra qe njef shkaba qe jane kthy ne Shqipri e te tjere qe mezi presin me u kthy

Ok normal si cdo vend, por mendoj qr ka me shume qe nuk kthehen sesa ato qe kthehen?! 

po Giovanni, deri ne Amerike pastaj atje do marre nje tjeter United States Airlines pasi me ate date nuk kishte komplet Turkish, me kane thene qe Turkish eshte nder linjat me komode dmth me e rehatshme se Alitalia, por tani ka mbetur ta provojme smiley

Edhe un me turkish,pasi Alitalia ishte shume e kripur si cmim..Skam kaluar ndo1 here nga Stambolli,por mire do jete besoj..smiley,,Po ti paske shume stacionesmiley

as une le ta provojme smiley edhe turkish shtrenjte ishte por atej me data! 

Falcone po ate variantin me ate linjen belge qe thote Beluli me siper e kontrollove?A ja vlen ?

E pash albip po sja vlente se une do shkoj ne Boston,jo ne New york.Kshu qe skurseja gje vec te nxirrja dhjam nga pleshti e te vija verdall kot..smiley

Pra i bie te shkosh direkt ne Boston me variantin tend?

23 me aq sa mbaj mend por do ta rishikoj!   plus bagazh dore

Obama e ka bere Ameriken xhenet! Edhe Bushi para tij. Edhe Klintoni. Xhenet mor, xhenet! Do vini e do thoni: Lerm o Zot te rronj!

Miresevini ne Vendin e te Lireve dhe te Trimave! Sa me shume shqiptar per Ameriken! Me ne fund Jeta juaj do marre nje Kuptim te Ri.

Merrni edhe "Essential English" me vete, te katra volumet. Kujdes theksin e fjaleve. Me mire perdorni anglishte britanike. Po erdhet me shume pare nga Shqipnia, largojuni rremujave metropolitane. Dijeni qe Tmes Square eshte vendi me i merzitshem ne bote, dhe ne Hollivud area nuk ndodh ASGJE. Baza 51 eshte rren, por ne shkretetire ta ka qejfi me jetu, habitati me i bukur ne bote nga ana e peisazhit. Superintendent tingellon bukur ne te degjume, po kshu ne realitet nuk eshte gje.

Me kom te mbare. Me hajer!

pashe mbreme American Sniper. Taman veni i trimave. smiley

 

amon mer se vetem un kom njel pa e pa. smiley

hej, meqe ra llafi, po e deshe "qyl" leviathan-in, e kom, e gjeta, ta qes linkun hazer mu ktuna, si kafe sade ta qes, n'tabaka sermi. smiley

rrofsh plako, leviafanin e pashe ne rusisht dhe jom knoq.

U ndieva krenar per Chris Kyle si per Skenderbeun, kur i kepuste si kose ata bythzinjte mjekrrosha trecereksha

si ja kishin vone emnin ati: "Shaitan Al-Ramadi"

Ka shprese o Emo ka, nji shajtan i boni me fole me vete bythzijt, imagjino me shku nja kater a pese Shajtana ahahahhaahh

me perkthim anglisht posht mer, se rusisht s'na la shkolla fanoli me bo.

do e shof se s'ka qare, thon kosovaret. kaq keq jom ndje vetem kur u thash venalive ktu qe s'kom pa asnji seri te Star Wars. U tranun. Erdhen te nesermen me DVD te djegme kasten per mu. s'mun ta majshin menimin te rrinin me dike qe s'e kish pa darth vderin smiley

desha me te dhon edhe skenen e kantines, po s'ishte gjekund. 

cheers, man!

Nuk di cfare te them, nuk kam info per kete gje!

Mos mere shum gjera se nuk ka valixhe te fusi shqiperin tone eshte e madhe

Oh sa mire, 2 fasule 2 oriz 2 sheqer 2 vaj 2 niseshte 8 raki 20 paketa hahahahahah

Une per vete betem rroba do marr dhe laptopin dhe pritna amrike smiley 

Suksese e ju prift e mbara e ju marrte amerike me te mira meqe ra fjala kohe e keqe andej 

Mos harro 2 mucmolla , 2 mareja ne 2 caraca dhe e ke te mushme. Hala' s'i plotsoji komentet kjo tema se u bome me dhimje pankreasi. Shkruni mer lal ne privat njoni tjetrit se tani jeni bo shoke te ngushte. Taksirat i modh.

 

Pershendetje amerikaneve te ardhshem! Ju prifte e mbara ne token e premtuar. 

Kush do te udhetoj me Turkish ju them se eshte shume komod dhe ushqim shume I mire. Ne fund te shtatorit udhetova dhe zbrita ne Boston. Ju them ushqimi sepse shume shqiptare qe vijne ne USA kane probleme ne shijimin e ushqimit amerikan muajt e pare.

Turkish lejon 2 valixhe dhe nje cante dore ose valixhe te vogel. Diku 23 kg nje valixhe dmth 46 kg dhe diku 6 kg ose 8 kg valixhja e dores. A jeni te kenaqur me 50 kg?   Une ju rekomandoj qe pervec valixhes se dores te mbani nje cante vetem per bileten, pashaporten, zarfin. Ne Turqi do Ju thone prit ti shohim ku I ke ? Ne USA kur te zbrisni mos ikni ku ikin te tjeret por pyesni ku duhet te iki sepse vij per here te pare. Do ndaloni tek nje sportel dhe ai do ju coj ne nje dhome te vecante ku fotografohen, merren shenjat e gishtave dhe ju hap zarfin nje oficer. Pastaj merrni valixhet dhe welcome. 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ah asnje ushqim per ju qe vini per here te pare mund tju hapin probleme. Do firmosni nje leter dhe do e dorezoni tek sporteli qe skeni ushqime.

 

booo ala mentaliteti i ushqimeve me vete? ala teoria e sallomit turist qe s'prishet?

Eee thua ti.  Po sikur te me sillte ndonjeri ca gjize fshati kush po pyet per mentalitet.

gjen ktu, psh. (edhe me shqip te shkrujtme qe te mos ngaterrohesh, tekstualisht "kemi gjize")

Se hap dot ne pune po do ta shikoj me vone.  E verteta eshte qe kam gjetur shume gjera te ngjashme po asnjehere gjize te vertete.  Ben vaki qe kujtesa ime eshte larg me realitetin.

Po ketu paska e byrek e djath te bardh nomi vetem se e kemi larg po kena per te shkuar i her per fiksim jete

Emigrant ka shume shqiptare qe marrin ushqim ne fluturim per ne ShBA. Perfundojne te hedhura ne aeroport nga amerikanet. Mund te mos e kem une mentalitetin e marrjes se ushqimeve, gje qe se kam bere asnjehere here apo ti ndoshta por une njoh plot njerez qe e bejne. Akoma ky mentalitet qendron. Ndoshta forca e zakonit apo malli per ushqimet shqiptare. Ndoshta porosi apo ndere patriotesh. Une shpreha nje rekomandim timin. Ndonjehere dy here e thene eshte me mire se nje.

Vula katrore nga ministria e mbrojtes e moret vet apo vjen e vulosur

C eshte kjo vule mer Xumi? Une e di qe vertetimi i ushtrise vjen nga qendra e rekrutim mobilizimit dhe e merr tek posta dhe nuk ke nevoje ta vulosesh tek ministria e mbrojtjes.Nese ndonjeri ka vepruar ndryshe te na e thote.

Une e kam marr me poste pastaj shkova e vulosa tek shk bashkuar siper QSUT-se! 

Eno kush te tha qe duhet vulosur perseri? Ne instruksione nuk thuhet qe duhet marre nje vule tjeter.

Une i kam bere ne bashkepunim me nje mikun tim dhe ai me tah, nuk besoj se eshte e domosdoshme! 

Edhe mua keshtu me thane qe duhet vule katrore nga ministria e mbrojtes.po ky vertetimi u vonoka gati 2 jave eno

po jo mor burr! Shkaba u lodh t'u njoftu sa majtas djathtas se tani cdo gjo bohet per 1 minute online. Asnji vend tjeter nuk e ka ket mundsi. Plus nuk kane akses ne internet smiley

Mua me shkoi nje muaj se me kishin ngaterruar mbiemrin e asnje nuk mbante pergjegjesi e per ta rregulluar duhet pervec fotokopjes te Pashaportes nje certificake familjare nga gjendja civile e lagjes ku jeton plus nje certifikate trungu nga bashkia e madhe te viteve 50 (do nje jave te dali kjo) qe verteton qe ke pas ate mbiemer gjithmone. Pastaj do presesh nje jave sa ta rregullojne ne rregjistrat e tyre. 

mua mu ka vonuar nje jave sherbimi me poste dhe 2 dit pastaj kur e dergova tek shkolla e bashkuar siper QSUT

Per Tiranen Mbas merr vertetim ushtarak nga posta shkohet te ministria e mbrojtjes te shkolla e bashkuar dhe e le te sporteli i thua ta vulosin. nqs e con ne mengjes mund ta marresh mbas ores 14:30 ndryshe do e marresh te nesermen.

 

Cuna mos u ngaterroni kot me vula katrore,duke shkaktuar vonesa te kota per veten tuaj mjafton vertetimi.Kujdes te shkruani emrin tuaj sakte,e te beni nje fotokopje te paster te kartes se identitetit,,qe mos tju bejne gabime ne emer.

Mariana si te shkoi intervista?Nuk na tregove.

Dini gje per sa dite i con DHL dokumentat dhe a te njoftojne ata te konsullates(telefon apo e mail) kur i marrin dokumentat?

DHL i con per 24 ore ne ambasade nese ato dorezohen para ore 12 ndryshe te zgjat dy dite. Nuk te njofton njeri nese kane shkuar dokumentat apo jo. Nuk ka tracking number E vetmja menyre eshte ti dergosh emial ambasades duke i pyetur specifikisht per ceshtjen tuaj. Por sherbimi i DHL ka qene gjithmone i besuar, mua nuk me hapi probleme.

Une mbiemrin e kam me LL por ne deftesen e shkolles se mesme e kam me L .i ka ndodhur ndonjerit nga ju a do me mbajne peng per nje shkronje theksoj qe keshtu e kam qe ne rregjister themeltare te shkolles edhe tj te mare prap me L del.

ka mundesi te medhaja qe te te hapin probleme per shkak te kesaj,madje pothuajse e sigurte.Di njerez qe jane skualifikuar per gabime te tilla.Duhet ta ndryshosh,nuk e di si procedohet se e jotja eshte dhe diplome gjimnazi po une kisha nje problem te ngjashem te deftesa e fillores nga i ma kishin vene j por u rregullua nga shkolla vet te vertetimi kurse ti ndoshta duhet ti drejtohesh ministrise se arsimit,nuk e  kam idene po mire eshte te besh cmos qe ta ndryshosh.

Duhet te gjesh nje menyre ta ndrosh te rregjistri se ndryshe ekziston mundesia te ta shtyjne vizen derisa ta vertetojne vete ata. Nuk te djegin por te shtyjne kot e do presesh kur te mbarojne pune ato. Po te Diplome per shkolle te larte ke ose vertetim shkolle ?

Edhe une mendoj qe duhet te besh dicka per ta rregulluar ose te pakten per ta justifikuar psh nje vertetim nga shkolla qe shpjegon arsyen e kesaj ngaterrese, pasi nese ti ne regjistrat e gjendjes civile rezulton me L dhe ato ta kan shenuar me LL atehere eshte gabimi i sekretares! Ishalla te japin ndonje rruge zgjidhje, ashtu sic tha edhe  illy interesohu edhe tek Min.Arsimit. 

Kam mare nje vertetim tek gjendja civile qe jam i njejti person dhe e kam bashkangjitur ne diplom me vula te njoma tjeter nuk di te bej

Shume mire ke bere, uroj mos te hapin probleme!

Xumi merr 1 vertetim notash te te 4 viteve te gjimnazit me fotografi.Merr 1 certifikate me vete kur te kerkosh vertetimin,ata duhet te ta leshojne sipas cert.dorezoi te 2ja ne ambas e besoj se sdo kesh probleme.une se kisha fare origjinalen vetem vertetim notash cova ne ambasade.

Merre atje ku ke bere gjimnazin e vulose ne zyrat perkatese sic vulose deftesen.

E mora dhe vertetimi nuk e shkruan sakt se quhet shkelje dhe nuk behet ndryshimi duhej bere kur un kam qene ne shkolle ta coja qe ne ato vite certifikaten po kush e mendonte se do dilte llotaria.nese do jete fati im per te ikur ne amerik do ma japin edhe me kete problem

Ashtu eshte @Xumi por nuk duhet ti japesh shkak qe te kalojne ne AP dhe te rrezikosh vizen. Duhet te interesohesh tek shkolla dhe me duket duhet mare nje vertetim nga gjykata qe eshte nje gabim njerezor (keshtu e di une qe funksionon, gjithsesi ishalla shkruan dikuash qe ka patur te njejtin prbl dhe te thote si ka vepruar).
Te uroj suksese!

Persh.Nese ndonjeri ka patur nje pervoje te tille me vaksinat te me thote.Gjate vizites se pare tek mjeku u konstatua se mungonte vaksina e rubeoles ne kartelen e sime shoqe edhe pse faktikisht ajo e ka bere ate.Shkuam tek DRSH dhe doktori refuzoi ta bente kete vaksine meqe mungonte ne kartele me arsyetimin se te gjite e kane bere kur ka qene fushata ne vitet 2000 edhe pse jo te gjitheve iu eshte hedhur ne kartele. Keshtu thjesht ai e hodhi ne kartele me daten kur eshte bere.A eshte kjo nje parregullsi?

Jo nuk perben parregullsi. Sepse te njejtin problem kisha dhe une.Thjesht ajo teta e kerkon te dokumentuar.Nese inspektori (mjek) i DRSH e shkruajti te kartela je shume ne rregull.

OK Alman, shume faleminderit.

Mos e vrit mendjen se ashu ma kane plotesuar dhe mua dhe sot jam ne Amerike smiley

Suksese!!

Sa vaksina duhet te kemi tek kalendari i vaksinave

Megjithe rivaksinimin e tetanozit qe do ta besh nese ke me shume se 10 vjet qe ke bere te fundit, behen gjithsej 16  ne kartelen e vaksinave.

Pershendetje 

E drejte tetanozi duhet ta kesh patjeter te ribere nese e ke bere me shume se 10 vjet. 

Numri i vaksinave varet nga mosha, qyteti. Nuk ka nje numer fiks. Psh une kisha 18. Dikush tjeter vetem 6 apo 5 duke qene e moshuar. Dikush e lindur 2 vite pas meje kishte 16 vaksina. Por ata te DRSH i japin te rregullta kartelat me vaksina zakonisht. 

Pershendetje te gjithe!Suksese te gjitheve atyre qe presin daten e intervistes.Nese dikush do me ndihmonte me info ne lidhje me pagesen 165 $ do ti isha shume mirnjohes.Per cdo pyetje ne lidhje me dokumentacionin do ju ndihmoj me gjithe qejf

Pershendetje pipo. pasi jep  intervisten dhe te thone qe : urime viza juaj u aprovua,  te japin edhe nje dokument i cili te sqaron ne menyre te hollesishme se si te besh pagesen 165$ online ku me pare duhet te kesh nje karte  banke dhe  ca para ne te ( te pakten mbi 165$=20700 leke)  pastaj te udhezon fleta ne shqip dhe  anglisht qe te japin ato se si te hapesh nje llogari nje nje faqe interneti (uscis) dhe fleta te udhezon se si te plotesosh te dhenat aty duke i nxjerre nga viza qe ke ne pashaporte, pasi ti kesh plotesuar ashtu sic te thote  fleta del dhe menyra e pageses (1- me numer sigurimi qe ne se kemi, pasi merret kur te shkosh atje) dhe 2 me karte banke qe duhet ta klikosh ti dmth per ta perzgjedhur si menyre pagese, pastaj aty do plotesosh te dhenat e tua dhe te  kartes! ke bere ndonjeher pagese me karte banke?! ( nese jo merr dike te aferm qe njeh dhe i beson qe te ndihmoje per te futur numrat qe ndohen para dhe mbrapa kartes). P.s faqja ku do hapesh llogari dhe do besh pagesen eshte e gjitha  ne anglisht.

eno , mua keta ketu ne greqi sme dhane asnje leter me udhezime , kjo pagesa duhet bere para se te shkosh, eshte ajo tarifa per green card apo jo ?

Shume faleminderit eno.po te billing adres cfare vendoset?ti me karte e bere pagesen?

Po me karten time, kam vedos adresen time ku banoj tanii kur me kerkoi adresen

Te lutem, suksese edhe ti! 

Pershendetje  e kalova dhe une oqenanin sprita me 

Tani sapo kam ardhur ketu ku jam ne connectiut e ka myt bora.

Rruga e gjate duke ndej ul aty ne nje vend te vogel se une erdha me Alitalia si me e lire por dhe koha e pritje ishte me e vogel ne krahasim me kompanite e tjera. Aeroporti i JFK New York i shemtut ne kulm hhahaah po kishte shume radhe kur erdha kam dy ore ne kembe per te dale te passaport control atje pastaj ishte  e lehte na kontrolli pashaportat hapi zarfate mbyllur i dhame e ato mjeksoret po nuk i deshte mbajini tha ato. Na moren shenjat e gishtave prarpe na ben nga foto e pastaj e na coi me nje dhome e bem ate porosine  green cardit e firmosem e you are good to go welcome to USA, 

Ne fund shkuma te valixhet na pyetem per ushqime e futi ne skanner shyqyr ketu te valixhet na qelloi nje shqiptar e nukna hapi ndersa te tjerve ja hapnin

 

 

Persh Hades dhe te prifte e mbara.Ne cfare vendi je ne Conneticut? Kam xhaxhain ne Hartford dhe eshte nder shqiptaret e pare pas 90-tes ne ate qytet.Ti do rrish andej apo do levizesh?

a te cun direkt ne foxwoods casino ej? se zakonisht ajo eshte pika kulmore e prezantimit te amerikes n'at zone

Ne USA per here te pare duhet te hysh ne new York apo ska rendesi?

pipo mos e 10 dhe ti lodren fare tani!
po thate kshu gjerash, ka mundsi ta mbyllin blogun si vater infeksioni

Me gjithe mend, kush I ka vaksinu keta qe bejne t gjithe ket pyetje?!! 

sado elementare mund te jete pyetja duhet mirekuptuar pasi jo te gjithe kemi folur kur lindem por mesuam me vone smiley

" The only stupid question is the one left unasked". -thuhet. You're welcome.smiley

Persh. Aprovuar dhe per ne pas nje pritje te gjate dhe plot ankth.

Pak a shume dita na shkoi si me poshte.

Filloi keq pasi mberritem ne ambasade plot 6-7 min me vonese duke na kerkuar arsyen e voneses dhe duke na bere verejtje me te drejte. Fillimisht me kerkuan diplomen origjinale dhe me dorezuan shumicen e provave te lidhjes qe kisha nisur dy jave me pare sepse i konsideruan te teperta si shumicen e tabulateve telefonike dhe korrespondencave me @, fb etj dhe mbajten vetem nje pjese te tabulateve dhe fotot.Me pas bera pagesen dhe na moren shenjat e gishtave. Me pas vetem nje pritje e gjate dhe ishim te fundit qe u intervistuam (sepse ishim te fundit qe beme pagesen).Intervista ishte proceduriale dhe e 'ftohte'.Fillimisht u betuam per vertetesine e dokumentave dhe informacionit qe patem dhene. Me pas pyetje lidhur me kohen e studimeve universitare, udhetimet dhe te jetuarit apo jo jashte shtetit, kur dhe ku jeni njohur, kur jeni martuar dhe ne fund na mbajti pasaportat dhe na tha 'gjithcka eshte ne rregull me vizen tuaj'.Te gjithe qe ishin me lloto e moren.

Dhe dicka, per sa dite te njoftojne ata te DHL per te marre pasaportat?

Hahhahaha O Bredho. Por po iku dhe Shkaba kush do ta bej Shqiperine pastaj?

Albi te thashe mo u streso?! Po ta thashe une ka marre fund smiley. Urime!

Hahaha rofsh Mimi! Prandaj te pyta ty se kisha besim.smiley

Zakonisht vonon 1 jave, edhe mua kaq me mbajti, hajt suksese dhe mbaresi ishalla, edhe mua me pyeti vetem per shkollen dhe 3 pyetje per sposorin kaq!

O Eno po kontrolloj statusin ne ceac.state.gov dhe akoma e kam Administrative Processing.Kur e ndryshojne ne Approved ose Issued di gje. Kane kaluar pothuajse 24 ore.flm, suksese dhe ty. 

Uroj Xumo te te shkoje gjithcka mbare.Nese je OK me letrat ska arsye mos ta marresh.

Intervista ishte proceduriale dhe e 'ftohte'.

No shit. Kushedi si ka nodh, se ata zakonisht organozojne parakalim kur iu vje nanjoni per interviste. Po per dreke c'a iu nxorren te pakten ?smiley

Haha O Qemolo asaj oficeres nuk i qeshte buza fare mer burr dhe as pergezime s'na tha ne fund.Besoj ca norma etike duhen respektuar.Mbase ishte tipi i tille.

mos u qaj hic,ajo imja qe me mori ne interviste ishte nje lope qe vetem qeshte e bente dhe shaka gjasme po ne fund me futi ne AP.si i thone atij llafit me te qeshur e me te ngjeshur.urime!!!

Flm Illy. Suksese dhe ty per me tej. Thjesht te duhet te presesh dhe ca dhe cdo gje do te perfundoj me sukses.

kam nje muaj qe e kam marre vizen une thjesht doja te thoja qe ska te thote sjellja e oficerit.

Kisha harruar qe edhe ty te ishte mbyllur procedura me sukses.Po po ke te drejte qe sjellja nuk lidhet me cfare este vendosur, thjesht e evidentova ne pershkrimin tim. Se si eshte njeri apo tjetri me humorin ne nje moment x nuk tregojne po ta miratojne apo jo.Kam mendimin qe gjerat i vendosin qe me pare dhe kane shkaqe te unifikuara, per aprovim apo jo, ne nivel konsullate te pakten per vizat DV.

 

 

 

Ne cfare adrese e dergoni emailin ne ambasade qe pyesni nese ka vajtur apo jo deshmia e penalitetit.un po bej 2 jave qe e kam mbylluar nuk e di nese do kete vajtur

Good Morning America!

Ky eshte mengjesi i pare ne Amerike pas nje udhetimi te gjate me Turkish (Tiran-Instabul-Los Angeles)

Ne fakt ne Turqi desh humba avionin pasi kisha 1 ore koh per ta nderruar dhe atje vajtem 30 min me vonese keshtu qe vrapova shume derisa gjeta edhe porten (gate), pastaj procedurat shume normal, me kerkuan pashaporten dhe zarfin e verdhe per ta pare, dhe pastaj plot 13 ore rrugetim deri ne LA ku oficeri qe i dorezova zarfin me uroi dhe me tha : Welcome to America!

Dhe pastaj takova familjaret qe me prisnin dhe duke u qene shume mirenjohes qe me kane ofruar nje dhome nga shtepia e tyre!

Gjeja e pare qe me bie ne sy: Menyra se si te flasin njerezit, vite drite larg sjelljes sone atje!
Per te tjerat do ju shkruaj dhe do mundohem tju suportoj sa te kem kohe!

13 ore me avjon.. smiley

E paske kap fillimin dhe fundin e fjalimit te Ramës te pakten smiley

paskan fillu me vu prap Mr Bean-in ne avjon smiley

M'pelqen ky entusiazmi jot . Stay away from south-central and tell Kim Kardashian I said hi, would you ?

LA? smiley Lum si ti, do jete shume ngrohte tani. Hajt mbare e mire. smiley

Faleminderit, une perfundimisht jam ne Arizona, dhe ne fakt ketu eshte shume nxehte per 15 minuta behesh per uje smiley

Gjeja e pare qe me bie ne sy: Menyra se si te flasin njerezit, vite drite larg sjelljes sone atje!

Well ...hold on to that thought.smiley megjithate miresevjen ne amerike. sa qejf i madh eshte ketu.smiley

Bravo t'lumte. Si mengjez I pare tpaska dal gjumi heret, plus je zgju me idene - ti lajmeroje ato shoket e shoqet e peshkut ( gjithe merak kemi qene)Jam kurioze nashti, si u the atyre njerezve qe u ke shku n'shpi- a t'hy nje cik te peshku?! 

Ne fakt ketu jane te gjith ne pune, vetem une jam ne stad pause derisa te marr dkkumentat, pastaj normal gjith peshqit ketu i kame ndare te mirat dhe te keqiat! smiley

Kjo nuk eshte shenje e mire.
Qenka si ne shqipri, ku sic thote dikush, te gjithe punojne, asnji dembel ne horizont

Nuk eshte shenje e mire qe te gjithe punojne?!!!!

kush me thote a duhet te coj ne ambasade edhe diplomen e bashkshortes theksoj qe aplikani kryesor jam une

Xumi ti je fituesi keshtu qe ambasada do te verifikoj nese ti kualifikohesh ne baze te arsimimit dhe jo bashkeshortja. Dergo vetem diplomen tende.

Pershendetje djema nga Massachusettes!

Udhetimi i gjate por shume komod me turkish.Ketej ka mbuluar bora gjithcka dhe ambjentimi eshte pak i veshtire.Por pa dyshim qe do tja dalim.Paci fat dhe miresetevine shqipet e tjera.smiley

Falcone,

te vafte mbare. Ka shume gjasa qe edhe une te vij andej prandaj na thuaj dhe detaje te tjera rreth jetes ne pergjithesi pasi te kesh kaluar ca kohe.Pac fat dhe ti.

Suksese Falcone, edhe une me Turkish erdha, i gjate por komod edhe per mua ishte, ushqimi shume i mire, nuk e di si tu duk ty! Andej nga Veriu mbaruat fare ju me duket prej te ftohtit, ktej nga une eshte vere e ka bekuar zoti!

ore po me austrian airlines asnjeri nga ju e ? Une ne prill do iki , ju i paskeni pasur gjerat ne terezi , iket me vrap smiley .

Une me Alitalia isha rruga ishte e shpejt per 9 ore e beri po nuk ishte komode aspak.

Mbas nje jave pritje me erdhi dhe social security number tani do fillon jeta e emigrantit te bejme ndonje pune.

Shyqyr se keto dite kam qene tu fry syte jashte tu pa deboren si bie.

Ishte interesante se kur shkova te aplikoja per SSN ato thane nuk eshte e nevojshme e ke bere qe nga shqipriea kur ke bere ate formulairne  e DS260 e u cuditem nje her po ja qe kishte te drejte. Nuk e di a ju te tjeret kishin te njejtin rast me mua apo e bet aplimim nga e para 

 

une sot bera nje jave dhe po pres ate numrin e sigurimit por sme ka ardhur gje akoma, se di per procedurat pastaj!
Eeee ia kisha friken Al Italias, prandaj Zgjodha Turkish dhe udhetimi qe shume shume komod! 

tani se di keto shtet me shtet kane ligjet e veta por teknikisht duhet te shkosh te zyra e ketyr te social security numbers por kete vit sic duket i sillkan vete thjesht duhet te presesh nqe nuk te vjen per dy jave ben mire te interesohesh.

Me sollen njej zarf para 2 ditesh ku me thane qe duhet te paraqitesha brenda muajit tek nje zyre ketu afer per te terhequr security number!

Pershendetje

Mua ne Massachusetts me duhej te  shkoja ne zyre te aplikoja  sepse nuk ta sjellin ne shtepi.

Pershendetje si po kaloni a e dha ndonjeri prej jush intervisten keto dite degjova qe ata ne ambasad kerkonin taksat e 2014

Ej asnje pergjigje.pyetja ime vazhdon keto taksat duhet qe sponsori ti nisi me dhl nuk faksohen

Xumi te pakten garancia e sponsorit dhe e bashkeshortes/it duhet te jene origjinale me nenshkrimin e tyre dhe bashke me to mund te nisen dhe dok e tjeta te taksave dhe me sa mbaj mend une keto dokumente nuk kishin ndonje nenshkrim pervec employment letter(por edhe per kete ka mundesi te mos duhet e nenshkruar nga punedhenesi sepse mund te nxirret nga sistemi).

Persh.jam e re ne kte faqe.dua tju pyes per dicka.kam nr case 24772 por akoma nk m ka erdhur lajmerimi per interviste.kur mund t me vij ? Sh flm

varet nqs ke dale current per muajin prill dhe se kur e ke plotesuar formularin ds260.njoftimet per intervistat e marsit kane mbaruar me duket dhe per ata qe e kane bere submit formularin jo me vone se ne shtator.duhet te ndjekesh cdo muaj visa bulletin qe te shikosh se kush numra jane current.

illy jam current per muajin prill dhe formularin ds260 e kam plotesuar ne mes t qershorit.

Kur i dergoni email ambasades pyetjen nese kane mberritur deshmite e penalitetit e beni ne anglisht apo shqip

Pershendetje xumi te persa i perket taksave te duhen keto te 2014 tani se po dergove ato te 2013 te dueht nje arsye e forte per te shjeguar pse nuk i ka bere akoma taksat e 2014. pastaj ambasades une shqip i kam shkruajtur e shqip me jane pergjigjur kshu sbesoj se ka ndonje ndryshim.

Shum flm sponsori po mi drg po do i marre me vete diten e intervistes sepse dokumentata tashme i mbylla me taksat e 2013

Albip me sqaro icik more vella se po na sjellin verdalle per kete rubeolen se dhe nusja ime nuk e ka ne kartele tek vizita e pare ajo e konstatoi qe mungonte dhe tha hidhe per viziten e dyte.keta te shendetit publik nuk ja gjejne ne rregjister dhe refuzojne ta hedhin ne kartele beme dhe analizat e gjakut te specifikuara per rubeole del e imunizuar qe do te thot dikur e ka bere.tani si ja bere ti qe ta shkruajti ne kartel

Xumi,

edhe nuses sime nuk i rezultonte qe e kishte kryer rubeolen sipas karteles leshuar nga konsultorja ketu ne TR, edhe pse ne fakt e ka bere dhe me kete kartele u paraqitem ne viziten e pare. Para vizites se dyte ajo shkoi tek Drejtoria Rajonale e Tiranes (eshte diku afer liceut tek rr. e elbasanit) dhe ja hodhen ata me nje date diku nga viti 2000, kur ka qene fushata.Te rekomandoj qe nusja te paraqitet tek Drejtoria Rajonale e Rrethit perkates ku ka bere vaksinat per t ja hedhur vaksinen.   

Pershendetje, 

Xumi kontakto me drejtorin me mire, ndoshta je ndeshur me te rinj ne pune atje sepse duhet te ta hedhin patjeter. Asnje nuk ka mbetur pa u vaksinuar dhe kur mungon data ata ta shtojne. Ndoshta kane frike ta shenojne duke mos pasur njohuri mbi fushatat e vaksinimit. Mua me kane shtuar duke qene se nuk kisha nje vaksine te shenuar qe e benin kur lindnin bebet. 

Une paskam qelluar pa fat nuk ma shkruajten perseri eshte e pamundur a mendon se do penalizohem ne ambasade

Ku ke shkuar mer Xum? ne cilin institucion?Ate duhet ta besh ose ta kesh te shenuar nese e ke bere perndryshe te shtyhet data e intervistes sepse nuk te mbyllet raporti mjeksor. 

Ata e shkruanin ne kalendarin blu qe kemi ne albi nuk e hidhnin dhe ne regjister ashtu e shkruaja dhe vet un.nuk e di cdo behet nusja eshte shtatzane nuk lejohet te bej me vaksina

Nese jua a kane shtuar tek kartela e vaksinave vaksinat qe s keni bere dhe nje vule siper tyre ath jeni OK.

Nuk e di sa do me kuptosh eshte vaksine fundit fare ne liste eshte fru/rubeol2 kjo eshte bosh dhe ajo te qendra me tha po deshe ta shkruaj ketu nje date kot po ne rregjistrin tim nuk e shkruaj.vulen blu e kemi po jo siper vaksinave te bera por e ka vendosur ne fund ku shkruhen vaksinat dhe mosha.

Ashtu ja kane shkruajtur edhe nje  mikut tim Xumo, dmth po te doje e shtoje dhe nje vete, besoj se sdo te nxjerrin probleme, mjafton te shenojne nje date nga sot e me pare dmth!

a ka ndonje qe i ka ardh data e intervistes per prillin se u be dit qe pres po asgje.si nr case perfshihem ne prill por data spo caktohet.faleminderit

 

Toni besoj brenda ketyre dy diteve do fillojne te dergojne intervistat per muajin Prill.

Faleminderit albip,ngela duke par statusin cdo or por asgje.gjithsesi per dy dit sdo e provoj me nese duroj.rrofsh

Haha tonidr edhe mua keshtu me ndodhte e kontrolloja shpesh por do te vij mos u shqeteso

Normal, te gjithve besoj u ka ndodhur.me ne fund erdhi data, me shpejt sec e prisja ma paskan caktuar.tani ti futem punes

ne 2 prill e kam,sdi ca tbej me par....

Fillo neser me posten e te tjerat avash avash po je vetem i ben shpejt nese je familjare ke pak pune

jam bashk me nusen,ja neser do ja nis,ca te kem nevoj do pyes ktu.flm

Suksese dhe zoti jua sjellte sa me mbare inshallah!

eno nese mund tme ndihmosh mund te me listosh dokumentat qe tu deshen per te viziten mjeksore sepse ktu te udhezimet ne fund thot epikriza,raporte mjeksore,librez shendetsore,etj.epikrizen e nje operacioni e mora po librez nuk kam dhe as ndonje raport.gjithsesi faleminderit!

1-Kartela e vaksinimit (me vule nga Drejtoria e Shendetit Publik) + faturen qe une e paguajta 700 leke + fotokopje te ketyre dokumentave.

2-Fatura e ndonje vaksine te re nese ta japin.

3-Epikrizen qe the e kishe marre

4-Libreze shendetesore nese ke, ti nuk e ke , keshtu qe sprish pune, mos hap libreze nga fillimi.

5- Pese fotografi 3x4 (beji ne nje studio)

6-Pasaporta + fotokopje

7-Letra e printuar me daten se kur ta ka caktuar ambasada.

 

Kaq per cdo gje te paqarte me thuaj! Kalofsh mire.

He mo Eno pak shaka nuk ben keq. Ti si ndihesh per vete andej?  Je i kenaqur si per fillim se keta emigrantet e vjeter e kane ne terezi. 

Shakaja ka vendin e vet ashtu sic ka edhe serioziteti apo suporti vendin e vet kur dikush ka nevoje!

Une shume i knaqur dhe e konsideroj veten me fat qe u perzgjodha dhe po mundohem te ndertoj jeten e re cdo dite, pasi ketu eshte sikur te rilindesh dmth ne nje vend me me shume mundesi dhe pergjegjsi por ku barazia eshte dhe respektohet me shume se kudo!

enodr fjalet e tua jane shum te sinqerta te gjithe ashtu do ndihemi nese do e marrim vizen.une kam shum kohe qe e pres me ankth diten e intervistes vetem per te ndryshuar jeten se nese ketu do isha mire nuk do ta doja ameriken

Normale, por nese i ke dokumentat sic te thote udhezimi dhe sponsori ka te ardhura atehere nuk kane asnje arsye pse tjua refuzojne vizen, mjafto ti besosh asaj qe ke nisur dhe mos u ndal ndaj cdo sfide qe mund te dale! Zoti jua sjellte sa me mbare ishalla se fillimi kur nuk ke familje si une eshte pak i veshtire por jo i paperballueshem dmth per pune 6 muajsh pasi ke filluar nje pune fillon dhe ja degjon lezetin jetes!

Neser tek mjeku pa plotesuar rubeolen ne kartelen e vaksinimit ufffff

si shkoj takimi sot xumi?cdo gje ne rregull?

Po tonidr gjithcka shkoi mire nuk na thane gje per vaksinen.morem zarfin e mbyllur dhe tani presim diten e intervistes

urime!nese se ke bezdi mund tma shpjegosh cfar duhet te paraqes ne takimin e pare te vizita mjeksore?formularin e duan te plotesuar qe ne takimin e par apo te dyt?po te vizita?un pas 10 ditesh do shkoj ne takimin e par ndaj i kam keto pyetje.intervisten kur e ke?gjithsesi faleminderit dhe suksese!

Ne takimin e pare une paraqita kartelat e vaksinave dhe faturat e kartelave +faturat per cdo vaksin te re dhe fotokopjo te tyre .5 foto pashaportat + fotokopjo dhe fleten me daten e intervistes.formulari nuk duhet ne takimin e pare dhe se cfare te duhet per takimin e dyte te sqaron vet .vizita e dyte ishte procedure e thjeshte vetem analiza grafi dhe nje bisede te shkurter me mjeken pasdite kur mer zarfin

faleminderit shoku!te shkoft mbar.per cdo gje na thuaj dhe te themi.rrofsh

un kam hapur llogari ne DHL dhe e kam printuar fleten e konfirmimit por a duhet hapur edhe nje llogari tjeter per nusen apo mjafton e imja?te llogaria ime kam shenuar si aplikant dhe nusen,esht ne rregull apo duhet naj gje tjeter?faleminderit

Un nuk te ndihmoj dot toni sepse ma hapi dikush tjeter.por a mund te me thoj dikush nga keta qe e kane dhene intervisten cfare duhet te mare me vete ate dite pervec zarfit

o xumi po ai qe te ka ndihmuar ka hapur vetem nje llogari me te dy emrat tendin dhe te nusesm si un apo ka hap dy llogari vec e vec?po ti kur dergove dokumentat me DHL sa fleta konfirmimi dhe 3 apo 6?per pytjen tende mesa di un duhet cdo dokument qe ske arritur te dergosh me DHL,psh ndonje taks nga sposnsori,ndonje leter apo cte jet.nese i ke cuar te gjitha ateher vetem zarfin e mjeksise dhe je ne rregull.te shkoft mbar!klm

une kam qene vetem se di si procedohet per ciftet por besoj se nje mjafton se dihet qe ju jeni cift dhe aty thjeshte do dorezoni dokumentat dhe do merrni pashaportat, 

@xumi 
Une mora daten e intervistes te printuar por nuk eshte e domosdoshme pasi ato i kane emrat tuaj atje, zarfin, parate ose ne dollar ose ne leke por jo gjysmat dollar e gjysmat lek, dhe kaq sme kerkuan asgje tjeter pasi i kisha derguar te gjitha dokumentat me poste DHL, nese te ka mbetur ndonje dokument pa derguar sic tha me lart Tony mund ta marresh ate dite!

SUKSESE

Eno kam harruar te pyes ky zarfi misterioz i doktorit cfare ka brenda e marrim vesh ne pasi marim vizen

Toni dr duhet te besh aplikim te dhl edhe per gruan jo vetem per vete mua ai qe ma hapi 2 aplikimi me kishte bere

do pyes dhe njeher te dhl vet pastaj po ashtu do hap nje llogari tjeter.suksese neser ne intervist nese sgabohem.

me ne fund edhe ne e morem vizen pritja ishte pak e lodhshme por rezultati ishte i shkelqyer.Nuk na pyten shum vetem disa gjera te pergjithshme rreth shkolles dhe ku do shkonim.Paci fat te gjithe

te shkoft sa me mbar xumi dhe ju uroj cdo gje te mir!klm

sinqerisht xum, sikur kam heq nji barre te rond prej shpine tani qe mora vesh ket lajm.
Lajm i keq eshte se kjo teme ka per t'u mbyll shume shpejt vec nqse do e mbash gjalle me pytje per naj gjo ne amerike. Suksese tani dhe n'koke te shkabes!

Doli dhe visa bulletin per muajin maj, 30 300 arriti nr shume pak kete muaj gati 1800 nr me pak nga gjithe muajt e tjere

Peshendetje ,desha te ju pyese nese dikush nga ju keni pasure experiencen  si une.kam vajtur ne interviste me 5 mars mirpo atje me than mbrenda 15 diteve do te ju thrasim.aty me sa pash une e verifikoshin nje dukument qe nuk jam ner hetime certifikata e policise.Ama kjo c. e policise eshte nga nje shtet tjeter ku kam studijuar.me than duhet me i verifiku edhe so te thrasim.qka me thoni qdo behet pasi gjithcka ne rregull do te jete me kete dokument

 

pershendetje!doja tju pyesja nese di dikush si funksionon ky sherbimi postar USPS dhe ku terhiqen dokumentat ktu ne shqiperi?u be nje jav qe ma kan nis garancin me kte po deri tani asgje.nese mund tme orientoj dikush ja di per faleminderit.

1 jave ? Prit se sa ka kalu oqeanin. Duhet te kene nje track # ato qe e postuan. Kerkoja are numer te shohesh ku ndodhet per momentin. 

po ma dhane dhe e shoh por ata ne dat 6 e nisen dhe ne date 8 ishte ne varshave te polonise,pra oqeani esht kaluar por tani thot esht tranzit.un nuk e di se ku do vin dokumentat nga kjo kompani qe ti terheq?pyta te posta po me than jo dhe kte usps se gjej dot as ne internet nese ka filial ne shqiperi.faleminderit

USPS stands for US poste office. Si nuk vjen te posta juaj? S'ka ku te shkoje tjeter. 

Office sikur fillo me germen " O " ,por jo shume i sigurte. Mund ta kem ene gabim.

un isha sot dhe pyta te posta shqiptare pasi ajo eshte shteterore por me than qe ktu vin vetem EMS EXPRES.nuk me sqaroj me teper.po pres njeher kur te track tme dal e dorzuar dhe te filloj kerkimet.rrofsh

fiks para 1 viti kam postu dicka aty se gjoja duhej vec prej tyre. Perballe coca-coles nga krahu tjeter i rruges, autostrades dmth

di njeri gje sa vonojn kto postat per te ardh se u ben 10 dit qe jan nis dhe akoma,gjasme expres.mund tme tregoj njeri sa vonohen zakonisht?

Enodr dhe ju miqe te tjere a mund te me orientoni pak rreth pagese 165$ pasi merre vizen e bete vete apo ju ndihmoj dikush dhe me cfare karte e bete

Karte qe mund te besh blerje online (internet card tek Credins Bank ose student card)..

Po e pate visa electron nuk ben dot, po e pate visa apo mastercard mund te besh pagesa online.

pershendetje! a di gje njerisi i behet kur deshmin e penalitetit nuk e cojn ne ambasad ata te ministrise por e kthejne ne post?duhet ta dergoj vet zarfin pa hapur kur te coj letrat me DHL apo cfar?flm

Pershendetje te gjitheve. Uroj te jeni shume mire.

Tonidr - Mua me kane ardhur nje here disa letra me USPS tek posta shteterore. Te sugjeroj te pyesesh tek filiali ose qendrorja. Por mund te vonohen edhe dy jave. 

USPS- United State Postal Service

 

Per deshmine e penalitetit duhet patjeter ta marri vete ambasada ne ministri. Kontakto me ambasaden me mire. 

 

Per pagesen 165 $ i thoni te afermve t'jua paguajne me mire nga SHBA.

 

Cdo aplikant dhe cdo familjar aplikon tek DHL. Dmth dy aplikime gjithsej per ju dhe bashkeshorten. 

 

Ximi - Nje mikeshes sime para shume vitesh i kane thene te njejten gje. Dmth duan te ta japin vizen por jane duke verifikuar dokumentat. Gjithcka varet nga verifikimet. Pas dy javeve e telefonuan dhe i thane te merrte pashaporten. Ia kishin dhene. Uroj dhe per ty.

 

Per te gjithe ju: Cdo pyetje e juaja ka pergjigje ne postimet e vjetra te faqeve llotaria amerikane I ketu tek peshku pa uje. Ju rekomandoj t'i lexoni. 

 

 

Kalofshit bukur

 

 

 

Te pershendes Wyla shpresoj qe te jete ashtu sic the.Mua sot me thiren nga ambasada pikrishte me than te njejten gje qe ti e shkrove merre pashporten dhe eh\ja neser.Une do shkoj neser she shpresoj qe do dal mire nga ambasada e amerikes ne shkup

Vetum deshta t'ju tregoj se une e morra vizen .Pas shume pritjeve me ne fun ja arrita te marre vizen.Flm shume per ato qe na ndihmuan me komentet te tyre 

Suksese vella dhe ta sjellte zoti mbare ketu ne USA

Kisha nje pyetje (paqartesi) ne lidhje me sponsorin tim qe  kam  shenuar tek formulari DS - 260  plotesuar me 24/05/2014 , sponsori nuk eshte ne gjendje  qe te permbushe kriteret  si sponsor. Paqartesia ime eshte ne lidhje me  sponsorin  tjeter (joint sponsor) qe duhet te plotesoje formularin I-864 :
- Duhet plotesuar vetem nga sponsori tjeter (joint sponsor)  apo  edhe  nga sponsori i deklaruar ne DS-260  qe  nuk eshte me i afte te permbushe kriteret.

- Paqartesia tjeter eshte ne lidhje me pyetjen  e formularit DS-260 ku  shkruhet  :  Is this address where you want your Permanent Residence Card (Green Card) mailed?  ku une  kam  shenuar  adresen  e sponsorit  fillestar  i cili  tanime  nuk eshte i  afte  te permbushe kriteret , pra  ku do te postohet (Green Card) tek sponsori i pare qe nuk permbush kriteret apo i dyti qe i permbush kriteret (rezidenca e te cilit une do te qendroj) kur te jem ne USA ? Dhe persa i perket lidhjes time me sponsorin e dyte qe mua ma gjeti sponsori i pare une nuk eshte se kam shume lidhje nder vite me sponsorin e dyte. Sponsori i dyte nuk eshte familjar i imi , a duhet te plotesoje form i 864 apo i 134? Shume faleminderit.

Pershendetje!
Meqe sponsori i pare nuk i permbush kriteret nuk ka pse ploteson asgje ai. Nuk ka te beje fare nese ploteson ai formulare per aq kohe sa nuk i ploteson kriteret. Vetem sponsori i dyte qe i ploteson kriteret te duhet, dhe atyre nuk ju hyn fare ne pune se cfare e ke ti ate, ata thjeshte duan te garantohen qe ty te mbeshtet dikush ne USA dhe ti nuk do shkosh te kerkosh ndihme ekonomike atje (mua p.sh nuk me kane pyetur fare sepse sponsori mi kishte derguar te gjitha dokumentat qe duheshin dhe i plotesonte kriteret e kerkuara) keshtuqe mos humb kohe, dergo vetem formularet nga sponsori qe i permbush kriteret, dhe po te pyeten ne interviste, mund t'iu thuash qe e kam mik familje dhe kaq.
Suksese!

PROVA TË MBËSHTETJES FINANCIARE NGA SPONSORI NË SHBA:
- Formulari I-134 (Affidavit of Support) - Një garanci financiare origjinale (jo fotokopje as me e-mail) nga qytetari amerikan apo me green card. Vini re: pika 11 e formularit duhet plotësuar: “I intend to make specific contributions...” Ky dokument nuk duhet tё jetё mё i vjetёr se 12 muaj kur tё paraqitet nё ditёn e intervistёs, Fotokopje të pasaportës amerikane të sponsorit, tё certifikatёs sё natyralizimit, ose fotokopje të kartës së rezidentit të përhershëm të ligjshëm.
- Vërtetim punësimi të lëshuar kohët e fundit, i cili tё pёrmbajё informacion se pёr sa kohё keni qenё tё punёsuar dhe rrogёn tuaj,
- Taksat e vitit të fundit (Formulari 1040), ose të marrë direkt nga një transkript apo kopje të taksave Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave .
- Formularët W2 të vitit të fundit për të gjitha punët, Nёse sponsori ёshtё i martuar, edhe bashkёshortja e tij duhet tё dorёzojё Formularin I134 tё firmosur (origjinal, jo fotokopje, as me email) fotokopje të pasaportës amerikane të sponsorit, tё certifikatёs sё shoqëruar me natyralizimit, ose fotokopje të kartës së rezidentit të përhershëm të ligjshëm. - Sigurohuni që të ardhurat e sponsorit të jenë (poverty guideline) mbi 125 pёrqind tё nivelit tё varfërisë , që vendoset çdo vit nga Dep të Shëndetit dhe Njeriut, përndryshe departamenti Amerikan i Shërbimeve ju duhet të gjeni një sponsor tjetër. s hpesh aplikantёt refuzohen p Kujdes: ër këtë arsye, gjë që mund të çojë në humbjen e numrit të vizës të vënë në dispozicion për ju në atë muaj nga KCCja.

Keto te duhen nga sponsori!

Pershendetje te gjithe miqeve virtual.une doja tju pyesja nese mund te largohesh nga shqiperia pa bere pagesen e green card.Sepse sistemi ka shum kohe i bllokuar dhe nuk po arrij dot te bej pagesen

Pershendetje!
Aty thuhet qe duhet te besh pagesen se zben para se te hysh ne USA por ka njerez qe nuk e kane bere dhe nuk kane patur problem, thjeshte te vonohet GC me mbrapa..

A di ndonje rast specifik sepse un e kam prere bileten dhe nuk di cfare te bej ta shtyje apo te nisem pa bere pagesen mos me kthejne perseri

nese ke para, green card mund ta paguash online , mjafton te kesh nje karte banke dhe te dish adresen se ku do banosh ne Amerike!

Pershendetje,

kisha nje pyetje lidhur me shkollen ketu ne USA. Ne cilin shtet ka me shume shance te me njihet diploma e juridikut.Tani jam ne DC.Thone qe vetem ne New York apo ndonje shtet tjeter te njihet.flm.

Pershendetje a eshte mundesia qe une ta nderroj adresen se ku ka me banu ne amerike pasi qe une vetum ka marre vizen .thjeshte du me shku te nje shoke me nje qytet tjeter a din diksuh ke te informoj peshkak qe me sa di une gren card do te vjen tek adresa qe e kam vendosur ne DS 260 .Nese dikush ka pasur ndonje experience te njejt ju kisha lute te me sugjerojn me ndonje informat

 

Ximi adresen mund ta ndrosh ne cdo moment duke kerkuar ndryshimin e DS 260, diten e intervistes apo ne momentin qe hyn ne USA.

Pershendetje!
Ti thua qe e ke mare vizen, Urime!
Sa per ndrrimin e adreses se ku do qe te vije Green Card e ben sapo te hysh ne Amerike, ne aeroport kur te dorezosh zarfin te pyesin ata, eshte kjo adresa qe do tet vije GC apo do vesh ndonje adrese tjeter, kshuqe mos u shqeteso se ska te beje ajo.
Suksese!

Ky accounti tek Uscis elis qenka shume acarues.Nejse me pak fjale mua mu bllokua dhe nuk mund te shof me ca behet me green card ne ca stadi eshte etj.Kur e kontrollova per here te fundit ishte optimized qe do te thote se ka filluar procesi.Tani pyetja ishte , per sa kohe vjen pak a shume nga te tjeret qe e kane kaluar proceduren ? 

 

E njejta gje me ndodhi edhe mua illy nuk kisha me akses por per 1 muaj me ka ardhur Green Card!

thank you , ja te shohim megjithese une kam 10 dite ketu dhe akoma nuk me ka ardhur ssn.

po nuk te erdhi per 3 jave shko tek zyrat e ssn dhe te bejne ato aplikim te ri dhe te vjen per nje jave, une atje shkova vete dhe ma sollen!

Mua pa me ardhur GC, kam vajtur dhe aplikuar per SSN, sepse me thane qe duhet te aplikosh per SSN sepse nuk e sjellin pa aplikuar dhe keshtu ishte, te pakten ketu ne NY, Yonkers.

Normalisht duhet te vinte vete sipas plotesimit qe i ben ds 260 tek pyetja perkatese me po, mesa duket as ne amerike nuk punokan gjerat vaj smiley 

 

Tani, une po flas nga eksperienca dhe per t'iu ndihmuar, 6 muaj kam ne NY, ju veproni si te doni! smiley

Edhe une do te sugjeroja te shkoje te aplikoje vete!

Une kam 4 jave ketu dhe s me kishte ardhe akoma SSN.Shkova aplikova sot dhe me thane qe nese nuk te vjen per dy jave nuk te vjen fare dhe te duhet te aplikosh vete.Eshte e cuditshme sepse nuses i erdhi vetem per pak dite ndersa mua jo. 

Pershendetje dhe ju falenderoj shume per komentet tuaja .Pasi qe me heret e kam caktuar adresen per nebraska por tani deshiroj te shkoj ne Florida.

 

Sic te thashe nuk perben asnje problem, thjeshte tregoju atyre ne aeroport.

prsh miq,doli visa bulletin per muajin qershor 34,125 mije 

Prsh te gjitheve nga USA.Po bej gati nje jave qe erdha ketu dhe jam ne pritje te nr te punes.Por une ende nuk kam bere pagesen per green card nese dikush nga ju ka informacion se ku behet pagesa pasi hyne ne usa ju lutem te me shkruaj

Kush mund te me ndihmoj per pyetjen qe kam bere me lart

Pagesen e ben online sido qe te jete , kur te kane sjelle zarfin me pashaportat ke pasur dhe nje cope leter me udhezime qe te orienton si e qysh ta besh. Xumi asgje s'behet cash ketu , fillo mesohu me idene qe s'do shohesh me kartmonedha.

Nuk di te them menyre tjeter pervece internetit! Duhet te dish anglisht dhe besoj mund ta besh online por spo e gjej dot linkun tani! 
Por mesuhu me idene e internetit pasi edhe 90 % e kerkesave per pune do ti besh online, une personalisht online aplikova dhe fitova vendin e punes (dmth ne fillim intervisten) 

 

Rrofsh Illy! edhe une ne fakt qe ne fillim u regjestrova tek indeed.com dhe deri tani eshte nje nder website qe ofron pune me detajet e duhura! 

Suksese edhe per ju!

ok shum flm e dija qe pagesa behej online se tentova nga shqiperia shum here per ta bere por nuk eshte hedhur ne sistem viza dhe mendova mos ka ndonje zyre ku behet.ok shum flm per gjithcka.fat te mbare un akoma jam ne pritje per numrin e punes

Hej miqe te gjithe jeni rregulluar me pune dhe me jeten amerikane Qe nuk shkruani me ne forum.une doja tju pyesja per te vazhduar shkollen ketu ne amerik kladat e gjuhes ku duhet te regjistrohesh me jep ndonjeri ide.

Une kam vazhduar pune xumo, dhe do me duhet te punoj ca pastaj te filloj shkollen por  nuk di te jap ndonje informacion se si funksionon dhe ku duhet te interesohesh!

une mendoj se xumi e ka llafin vetem per gjuhen angleze , jo universitet apo jo ? une kerkova ne internet dhe kurset e gjuhes per te huajt quhen programe ESL ose ESOL dhe ofrohen ne shkolla publike nga vullnetare falas ose duhet te paguash nje shume te vogel. Nuk e di sa e zoteron anglishten por ketu ne faqen 60 mund te gjesh info. 

http://www.uscis.gov/sites/default/files...

ka dalur ndonjeri fitues i DV-2016 sepse ende askend nuk e kam degjuar qe ka fituar

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).