Intervistoi Gentjan Alinani

Legjenda e mikrofonit shqiptar rrëfen emocionet e superndeshjeve

“Atëherë futbolli më i bukur, më doli nami si tifoz i Partizanit…”

“Stadiumi është mbushur plot e përplot, sa nuk ke ku të hedhësh kokrrën e mollës”. Kështu do ta niste hyrjen e komentit për ndeshjen Tirana-Partizani, ikona e mikrofonit, Ismet Bellova. I them: Por këtë herë nuk ka tifozë! “Mëkat, futbolli bëhet për tifozët, por më doli nga mendja për një çast…”, më thotë. Me zërin karakteristik, që s’ka shqiptar të cilin nuk e ka dëgjuar të paktën një herë, Ismet Bellova vjen me një rrëfim unikal për “Gazeta e Sportit”.

Tek sa thërret në kujtesë të gjithë derbit që ka komentuar në radio, apo edhe në televizion, “Babagjyshi” i komentit të ndeshjeve nuk dëshiron të përzgjedhë asnjë prej tyre, si më të bukurin. “Tirana-Partizani ishin ndeshje me emocion të veçantë. Edhe ndeshja më e shëmtuar ishte e bukur”, tregon më tej 80-vjeçari. Menjëherë në temë. “Më akuzonin shpesh se isha tifoz i Partizanit për faktin se isha trajner tek të rinjtë, por kur bëja gazetari isha vërtet asnjanës. E gjeta zgjidhjen edhe për këtë…”, rrëfen emblema e mikrofonit sportiv.

Nga batutat me Dritëro Agollin për perlën e shpikur në pak sekonda, deri te duelet e forta mes Panos dhe Halili. Kjo është intervista ekskluzive e Ismet Bellovës.
Për dy ditë do të luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Mund të më tregoni si përjetohej në atë kohë kjo ndeshje?
Futbolli në atë kohë ishte i vetmi mjet argëtues. Radio, futbolli kanë përbërë kënaqësitë e njerëzve të asaj kohe. Nuk kishte disko (qesh…), nuk kishte kompjuter, televizori doli më vonë. Futbolli ishte i këndshëm.

Pse tani nuk është?
Atëherë më dukej se ishte më i pastër. Ishte më i bukur. Kishte brenda shumë gjëra interesante. Unë kërkoj një Loro Boriçi sot, por nuk e gjej. Individët kanë qenë të pikasur shumë. Nuk kemi një Refik Resmja, nuk kemi një Panajot Pano, nuk kemi një Skënder Halili. Të shihje një ndeshje mes Partizanit dhe Dinamos në atë kohë ishte madhështore.
 

Më e fortë se Partizani-Tirana?
Kohët e fundit kanë ndryshuar, dhe Partizani me Tiranën kanë krijuar rivalitet dhe “armiqësi” të bukur për futbollin. Ndeshjet e vërteta ishin ato mes Partizanit dhe Dinamos. Ato kishin marrë të gjithë ajkën e lojtarëve të vendit. Ishte shumë e bukur në atë kohë. Ato bënin ligjin. Kishin çdo lloj sporti dhe jo vetëm futbollin. Të shihje volejbollin e Dinamos ishte gjigant.

Kur ndryshuan raportet e këtyre përballjeve?
Në vitin 1965-1966 Tirana u ngrit. Bëri një reaksion të madh, ashtu si edhe Shkodra. Ushtria dhe Dinamo nuk mundën t’i mbanin më të rinjtë. Pastaj u krijua një rivalitet më i madh.

Pse u krijua kjo?
Po u zgjuan dhe ishin shumë të etur. E quanin veten të shtypur dhe të diskriminuar nga dy ekipet e tjera. Atëherë ka pasur gjëra shumë të bukur.
 

Çfarë kujtimesh keni nga derbi mes Tiranës dhe Partizanit?
Ka shumë… Gjëja më interesante që më ka mbetur në mend është dueli mes Panajot Panos dhe Skënder Halilit. Të kënaqej shpirti. Njëri luante qendërsulmues dhe tjetri qendërmbrojtës. Përbënte një shfaqje më vete. Të shihje Kolec Krajën, Simon Dedën, pastaj Bari Ishkën, Xhaçkën e Tiranës. Ka pasur duele të bukura mes tyre.

Më tregoni ndonjë moment nga ndeshja e këtyre lojtarëve…
Në fakt mua ma kanë thënë sepse nuk e kam jetuar atë kohë. Në një ndeshje që luhej jashtë vendit është vrarë Skënder Halili. E kanë mbështjellë me një fashë dhe mjekët i kanë thënë të dalë nga fusha e lojës. Nuk dal nga fusha, dal ose i vdekur ose i gjallë. Ku ka sot lojtarë të tillë, sot thonë obobo kavilja, obobo këmba. Duhet të merren si shembuj ato ndeshje.
 

Po nesër çfarë prisni nga kjo ndeshje?
Do të shpresoja të ishte ndeshje e bukur dhe të mos ndotet nga fenomenet e futbollit të sotëm. Le të ishte i ashpër, por brenda caqeve, brenda rregullave, pa degjeneruar si në Shkodër. Janë shembur një herë shkallët e stadiumit në një ndeshje si ajo mes Tiranës dhe Partizanit. Kam qenë në kabinë me Anton Mazrekun. Është idhull për të gjithë ne. Ishte njeri supermadhështor. Figurat letrare të tij nuk i arrijmë dot. Edhe unë isha “mik” i Çabejt, por shumë larg atij. Ndoshta mund të mburrem se kam dyfishin e tij si stazh, por ai nuk e arriti këtë për shkak të moshës dhe për shkak se u nda nga mosha shpejt.

Sa e vështirë ka qenë të komentoje ndeshje në atë kohë?
Shumë e vështirë sepse t’i matnin fjalët. Unë isha mësues te shkolla ushtarake “Skënderbej”, isha trajner te Partizani për të rinjtë, por edhe kryetrajner në atletikë. Më kishte dalë nami se isha tifoz i Partizanit. Mirëpo unë ekuilibrohesha sepse djali im i madh luante me Dinamon dhe ua mbyllja gojën njerëzve (qesh)…

Po me tifozët e Tiranës si ia bëje?
Edhe këtu e gjeta një zgjidhje. Kisha gruan time basketbolliste të Tiranës, ishte kapitene e Tiranës “Roshka” e famshme (Bukuroshja, emri i vërtetë). Sidoqoftë ishte një periudhë shumë e bukur. Në një ndeshje Federata vendosi t’i përjashtonte të dyja ekipet, si Tiranën dhe Partizanin sepse u grindën lojtarët në fushën e lojës. Edhe ajo kishte të bukurën në vetvete. Për sa i përket Tiranës, mendoj që duhet t’i kishin dhënë tri kampionatet e luftës. Ato ishin kampionate idealë dhe të organizuara në mënyrë perfekte. I hoqën me pretendimin se i ka bërë Italia. Po Italia ka ndërtuar shumë gjëra, por ama ne i ruajmë edhe në ditët e sotme.

Si ka ndryshuar futbolli i sotëm me të asaj kohe?
Ka shumë ndryshime. Atëherë ka qenë futboll më i hapur, më sulmues, më i pasur, më i bukur. Edhe për futbollin e botës kam kritika. Është idealizuar pasimi. Më përpara loja me kokë kishte përparësi. Skënder Halili fuste kokën te këmba e sulmuesit, pa pyetur fare se do dëmtohej.
Supozojmë se tani do të ishit në kabinë dhe do të komentonit ndeshjen…
… (hesht) Po do thosha që stadiumi është mbushur plot e përplot, s’ke ku të hedhësh kokrrën e mollës. Ishte një figurë letrare, por nga këto kishte shumë.
Por do të luhet pa tifozë…
E më vjen shumë keq për këtë. Do ishte mirë që të luhej me tifozë për të bukurën e futbollit.

Meqë jemi tek tifozët, pse nuk e pëlqeni fjalën ‘tifoz’?
(Qesh)… Futbolldashës është më mirë, dashamirës futbolli po ashtu. Për të larguar sa më shumë egërsinë e kësaj fjale, përdor këtë tjetrën.
Më tregoni një pjesë nga komenti i një goli që iu ka mbetur në mend…
Kam një moment me të cilin ngacmoja gjithmonë Dritëro Agollin. Sapo i thosha: Dritëro! Hë më thoshte, erdhi “melemi im”. Luante Partizani me DNA-në e Sofies. “Refik Resmja merr një top nga shokët e skuadrës dhe niset revan në gjysmëfushën bullgare. Ashtu me krahë të hapur. Si një flutur e bukur. I pari që i del përballë është i famshmi Stefan Boshkov, futbollisti më i mirë i Evropës i shpallur në këtë çast, por Resmja nuk do t’ia dijë. Hyn në dyluftim me të dhe del fitimtar. E driblon, shmanget majtas. Përball i del një mal i madh. Mbrojtësi gjigant dy-metroshi Rakarov, i kombëtares bullgare.Resmja e fiton duelin dhe me të. Shmanget nga qendra. Aty përballë është Manolovi, qendërmbrojtësi i skuadrës kombëtare. E driblon edhe atë. Përballë është porta dhe portieri Naidonov. Kryevepra kërkon vetëm firmë dhe vulë. Resmja vazhdon të tijën, ecën përpara. Stadiumi është i ngritur në këmbë dhe pritet nga çasti në çast të shpërthejë. Resmja nervozohet dhe e shkatërron kryeveprën me duart e tij. Gjuan jashtë”. Agolli në fund thoshte: Bali, më sill një dopio fërnetë se më “lojti mendsh” ky Ismeti. –Jo jo nuk të luaj mendsh unë. Merr Kadarenë dhe krijojeni këtë gjë. (tregon shakatë që bënte me shkrimtarin e madh Dritëro Agolli). E këto ishin frazat pak a shumë. Dy ekipet janë të barabarta në fushën e lojës, njëra ka kaq fitore, ndërsa tjetra kaq…

Këtë herë janë të barabarta Tiana dhe Partizani?
Po të barabarta janë se kanë nga 10 pikë. Partizani e pati pak fillimin e keq, por tani po vazhdon mirë. Në fakt janë pompuar shumë mediatikisht dhe kjo nuk më pëlqen për asnjë skuadër.

Meqë futbolli sipas jush ka ndryshuar, po gazetaria?
Po po. Ka pësuar një revolucion. Por çfarë të pasqyrojë e shkreta gazetë. Ka deklarata të kota dhe boshe. Sportisti duhet të intervistohet sa del nga fusha e lojës. Pastaj duhet të flasin vetëm specialistët.

56 Komente

Kohra te tjera, prioritete te ndryshme. Me shume pasion, me shume zemer se sa para.

 

mendoj qe Ismet Bellova mund te konsiderohet si komentatori me i mire radiofonik!   nje ze i vecante,  qe percillte shkelqyeshem emocionet e ndeshjes te degjuesi..   gjithashtu, fliste nje shqipe te paster, korrekte!

 

me kujtohet nje batute qe thuhej per Ismet Belloven..  diku ne nje kafe te banaku me ate zerin e tij karakteristik, te prere, te qarte, sikur po komentonte ndeshje live ne radio, i thote banakieres:  ''shoqe: Partizani  2, e shkrepse 1''.smiley
 

O Belulo,

Te shtunen isha m'Korce, po nji "mi bashkie" nuk me la me shku ne stadium se na shtroi per dreke. Masi pashe pjesen e pare ne tv, hupem ne makine ku gjeta nje stacion korcar qe transmetote neshjen. Ueeee sa kisha pa nigju koment neshje ne radio! (qekur kom pa per here te funit filmin "Kapedani")

Perfundimisht korcaret duken qe larg qe nuk kone asnji tradite ne futboll. As me komentu nuk dishin.

Hej po car zhgenjimi mer Belul pesova ne kete teme. Kazoni paska lujte futboll (ma kishte thone po s'e disha qe e paska pas seriozisht). Po si mund te kete lujte futbolli robi e mos t'ia kete fare haberin futbollit mer Belul! smiley

po ça tradite pret nga korçaret per futboll mor burre?! futbollisti me i famshem qe ka nxjerre Korça ishte ..., portjer.smiley, Jani Kaçi.

nderkoh, reporteri radiofonik nga Korça, kolegu Gjergo (mos gaboj quhej Aleko), ka pas te forta.. dhe vetem kur e degjoje me ate dialektin e rende korcarce... "topin e ka Kerçiç, ky ja pason byrazerit te vogel... Ay, e pason te Stratobërdha.smiley gjuan Stratoberdha... eooooo, topi perfundon nga flamuri i kornes..ooo...smiley

degjo, balli-kazonit po thote qe ka lozur me paraterinjte.....eshte tamam sikur thote: "une qe kam arritur deri ketu ne kete nivel, e kam nisur nga shume ulet...... dhe aty mbeta".smiley.smiley

Ty Guçe, nuk te them llaf te keq sot, meqe ke gezim sot.

Megjithate nuk me rrihet pa tthon, qe i ngatarron njicik gjonat ti. Osht tjeter gjo me lujt futboll ene tjeter gjo me qen tifoz futbolli. Futbollistet nuk bohen asiher tifoza te cmen futbolli dhe tifozat e cmen t futbollit (aq me teper ata t Juves) nuk kon qen asiher futbollista.

Belulo, meqe ma kujtove ket punen e futbollit e lonme n mes, po ta them qe Ne shinat e futbollit me ka cuar dhe me ka nxjerr qe andej Bert Jashari. Nuk du me e thon tani se si hyra ne futboll kur Bert Jashari ishte trajneri i 31 Korrikut te Burrelit, se i bje me fol tani per rob qe nuk bojn pjes ne kete faqe. Por kur Berti ishte menaxheri i futbollit ne klubin Partizani, trajner ka qene Hasan Lika, doja te kaloja nga Tirona tek Partizani. Meqe Bertin e njihja familjarisht shkoj me e taku me ju lut qe te me kaloj tek Partizani. Ishte viti 1991 dhe qyteti mbushej me lajme eksodi dhe perdite bojshim llogarite kush iku edhe kush ka ngel akoma nShqiperi. Berti me thote: "Nese ma degjon llafin mua, boj me mire shkollen se ke per te bo hajer, se futbolli ne kete kohe ka per te te lene pa buke. Te dyja nuk ke per ti bo dot!"

Bona mire qe i degjova llafin. Nje jave me mbrapa e lashe futbollin dhe nuk e ktheva mo koken mbrapa edhe nuk i jam bo pishman asaj pune.

Ti na u bofsh 100 vjec o Kazon!

Shyqyr qe ja paske nigju llafin Bertit! smiley

Ene me qe paske eksperienca te mira duke nigju llafin e atyne qe te dune fort, bohu urgjentisht me Juven. smiley
Dhe direkt pas ketij vendimi jetik bles aksione te nai firme farmaceutike qe prodho trinitrina! (te me fali shoku Pjer qe po i lejoj vetes te jap kshilla ne fushen e tij)

Ose kur pat dhene mesim tek IKF Vojo Kushi, i jepte mesim Il(Ismail) Metanit, futbollistit te tiirones... I kishte ik Illi nga mesimi... dhe e shef Ismeti tek 50 lekshi... dhe me ate zerin e vet karakteriistik i thote..... te pashe Il Metani, i dobet ne fushe, i dobet  ne jete....

Alidemso, nji korigjim i vogel : Il Metoni e ka emrin Luan. E kom shok jo per nai gjo. Me Blerimin kemi qene shume te afert.

smileye paskam pas gabim... ke te drejjte...

ku e paske gjet ket foto mer çun??? I papame paske qene...

Ili si zar i ri, tamom si pioner i Enverit. Tani osht bo sikur i ka shpetu shejtonit pri durve. 

Shyq rreli ishte superticioz.sa here fitonin il metani I afrohej e I thoshtesmileyrofessor sa here qe kaloj nga filon rruge e kom shonc te modh .ne perhere fitojme .

shyqi bente sikur se vinte re.

Ekipi do shkonte ne shkoder per ndeshje.metani nuk donte me shku.shyqi beri presion duke I thene :ekipi ka shume nevoje per Ty.ai ishte rezerva e fundit smiley

metani u bind e u nisen.ne gjys te rruges ai I bie ballit me dore.mos presor c'kam Bo.

c'ke Bo I tha shyqi.

harrova me kalu nga rruga e shoncit.

po pse keshtu mo il -u nxeh shyqi-te vetmen pune qe te ngarkojme nuk e nosmiley

 

 

"..pranvere sportive ketu ne stadiumin qemal stafa te dashur degjues.."smiley

Gjëra të shkëlqyera për dutë pushimi larg kënaqsive politikë të batutaxhijve dyleksh të katunit .. Sot mba era PPU e vjetër si verat e Pjerit smiley

prof Ismeti !!!

Një galeri e gjallë e Kohës . Nje seleksionues i Vlerë me intuitë të jashtëzakonëshme . Sa e sa Sportistë të të gjitha kalibrave e kanë " vulën " prej tij . Në shk ." Skënderbej " pak kohë pasi vinin Ndreat me xhupe minatorësh e plot thërrija , si në çdo konvikt ,edhe atje ku vajti Berisha , laheshin e pastroheshin , freskoheshin pak me Freskinë e Dajtit dhe dilte Bellova me kolegët e tij të paharruarr e të përkushtuar si asnjëherë në këto Palo kohë llafazanësh 25 vjeçarë .

Gjuj një penallti .. Hudh i top në kosh ..Vish dorezat e boksit ..Zhyt një top në rrjetë ..Bën një vrap në pistë ...Bën një paralele ...Hdih një shtizë ..Flak një disk o Isa smiley e pafundësi testesh!

Sa e sa kampionë kombëtarë prej Intuitës së tij ? Muhedinin e përcaktoi si basketbollist dhe me të vërtetë shumë shpejt në moshë të re arriti me partizanin e Madh . Por Birçe doli më parashikues   E bëri Futbollist të Kombtares .

Pse u krijua kjo?
Po u zgjuan dhe ishin shumë të etur.....
dhe duhet shtuar pa mëdyshje Puna e Bellovës me shokë që ditën të afsihonin Vlerat e rioshëve nëpër shkolla me krijimin e sistemit ..të ekipeve Zinxhir ...

Pse shkoi Legjenda Pano me Partizanin ? Ai mund ta thotë vetë ..po janë të paharrueshme thirrjet e Maliqatiit kur kapte Pano 17 vjeçar topin dhe i afrihej zonës ..

Kape Miçe se na dhjeu ...smiley

 

Vallai ato ndeshjet Tirona-Partizoni me zemer na kane bo. Shume bukur transmetonte Ismeti, sidomos po ta krahasoje me Lad Grillon (ky dukej sikur komentonte nei loje shahu).

Ai me duket se kishte lindur per komentator sportiv, seç i jepte nje emocion te veçante ndeshjes, me zerin e tij. 

Po kur e " hongri" smiley

Të dashur ndigjues shiu vazhdon të bjerë pandërprerë si në fushë ashtu edhe në kabinën e tarsmetimit ..

Po kabina u rregullua smiley

italjanet kishin Sandro Ciottin (ky kishte nje ze te trashe dhe te ngjirur),  ne kishim Ismet Belloven.smiley  apo nuk  ishin te dy tullace..smiley

 

Ismet Bellova: topin e ka Targaj i cili e kalon ate paksa prapa dhe e pason per te Demollari.. ky  me nje levizje mjeshterore, pjelle e nje fantazie te ralle te dashur degjuessmiley, shmang 2-3 futboliste kundershtare......

Edhe Sandro xhind ishte, krijonte atmosfere me zerin e tij. Kurse tek ne s'e ka zevendesu njeri Ismetin, keto tashti cirren e berrtasin kot. 

Ka qene dhe nje tjeter Bruno Pitzuli...Fantastik

Berisha spastron zonen dhe sa te bjeri topi ne toke po japim rezultatet e pjesve te para te ndeshjeve neper rrethe.

...ose " C'ben keshtu moj Roshe. Vetem kos dhe kosha di te besh ( se thone qe ia xiu jeten Ismetit te shkrete me ate fillim ngaqe nuk dite me gatu Roshja).

Respekt qe e ma men Sandron, Belulo. Vetem qe ishte nr. 2, mbrapa Enrico Ameri. Ne TV ishte Nando Martellini absolut (  campioni del Mondo, campioni del Mondo, campioni del Mondo ... 1982&nbspsmileyedhe tani ma rrenqeth mishin.

o qemol kacaku, a e ma men thashethemin qe qarkulloijte m tiron per paolo rosin ,mileti thojshin se e kishin qit prej burgu kasten me lujt me axurrin? smiley

ai thashethemi e kishte nje baze,  pasi Rosi ishte  denuar  nga federata italjane, mos gaboj 2 apo 4 vjet te me pezullim te plote nga futbolli, per perdorim dopingu a heroine... (bile perflitej edhe per trafik herione Rosi).  por me pas ja ulen denimin, prandaj edhe thashethemi...

Jo per perdorim drogesh po per shitje neshjesh e hongri Paolo Rosi, u bo skandal ne ate kohe ne Itali

po dakord!  per shitje ndeshjesh..  se smu kujtua mire tashi, pasi futbolli italjan ka qene perher i mbushur me skandale..

sidoqofte, Rossit i dhane nje denim te madh, disa vjecar... dhe ne lidhje me ''thashethemin'' qe tha shoku me siper...  pra thshethemi kishte kete si baze, denimin e Rossit ate periudhe, por nuk eshte se vertet Rossin e falen per Azzurin se skishin tjeter...   thjesht  ne skuptonim dot sistemin italjan, apo ate perendimor, qe dmth ka denime.. por ka edhe apelime, ka edhe ulje denimesh etj..

mire mire por i dha kupen e botes tales. magnet gol ishte dreqi

tip Gert Muller ka qene Rossi..  nuk bente gola te bukur, por thjeshte  gjendej aty ne zone e shtynte topat ne rrjete.smiley 

pra  kishte nuhatje, gjendej gjithmone ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur!  dhe ky eshte kualitet i jashtezakonshem qe pak sulmuesa e kane.

i boni per vete t gjith, si bastexhijt ashtu ene kalecat me kostum teritali  qe llustrojshin kpucet tu honger "ingranazhe"smiley

Belulo, Rosi, thjeshte mbaroi denimin dhe koençidoi edhe me kampionatin boteror dhe ja doli ti jepte Italise kupen e Botes..

alidemso, po dal pak prej teme se kto kujtimet e futbollit t hudhkan ka dega m deg:  a osht mo ajo fusha futbollit n alidem ku bojshin dikur stervitje  para t rijt e tirones? ajo fusha n krah pallatit ku rrite haxhi arbona(mema)  apo osht betonu(?) 

Qimederro, sa paske pa ardh n'tiron mer daj...???Fusha Ali Demit, osht restauru, o da m'ddy pjese, njona o bo me kalçeto, kurse tjetra, ajo qe ka qen fusha kryesore osht bo lulishte rekreative e qujn... vl, mo, por  nuk osht ndertu pallat te pakten..

Kom i kujtim te keq aty ke fusha, ke porta nga rruga. Ene sot e maj men. Aty i kom pa yjet per here te pare. Sa me pati mor plaku nga kopshi( nja 3-4 vjec) dhe po shifshim neshjen. Gjithmone lushin me porta te mdhoja ato te lagjes. Ka pas qene nji Miri i Mocve qe gjute shume forte, lute vetem zbath. Shume here ia rraste me moje vllai. Shkurt e provova first hand. Apo s'ishte ene trelloksh i fryme mire. Ia rras Mir Moci sa i hate koma direkt ne surrat mu. Maj men nja dy kaperdimje mrapc, gjak pri hunesh e syte xixa. Me lane me gjujt i penallti kur pushova te qamen, sa me thone.smiley. M'kujtohet si me pas qene dje, per t'u habit.

Qemolo, meqe na dule tek kujtimet, nuk di a e ma men neshjen e fundvitit, ku lute ekipi i Tit Moçit, (ku lute edhe Mir Moçi) lagja e siperme, me ekipin e lir Perrnaskes, lagja e posshtme... dt. 31 Dhjetor, ora 12, bohej nomi tek alidemi...., lujshin gjithata futbolliste te federum, si Sul Mema, Lir Pernaska, Sinon Bardhi, Ai Stafa, (nuk po m'kujtohet emri), Ed Abazi, Tit Moçi, (n'ate kohe lujte me Partizonin) Muç Fagu..

Arjan Stafa i Dinamos. Jo se ne ate vakt une kisha ik nga Alidemi, jetojshim ne Vorrabom. Dhe shifshim neshjen ke pallati pionerve. Po keto i kom parasysh te gjithe. Edhe Tit Mocin megjithse pak ka lujt me Partizonin.

s maj  men tamom, a 89` a fillim vitit 90` kom lujt per her t funit n alidem, perpara se tu xerrojsha prej avllie me ra m ambasad gjermonesmiley po m bohet qefi qe se kon betonu fushen. tifozllikun e alidemsave e kujtoj me nostalgji , si tironcat denbabaden, si  dibront e tjer t ardh t gjith me zemer dhe gjak tirone.Respekt.

 a osht mo ajo fusha futbollit n alidem ku bojshin dikur stervitje  para t rijt e tirones?

Hallall ta boft Zoti, qe i ma men paratrinjt e Tirones e qe po me bon me kujtu ca koh tbukra.

Tek ajo fush i kom derdh edhe un ca djerse dhe kom capalu ca kercinj ene gjunj tu bo stervitje me tparatrinjt e Tirones..

Respekte ene per ish trajnerin tim tasaj kohe tparatrinjve, i modhi Millan Baçi!

Respekte ene per koleget e asaj kohe: Enis Tufinen, Tan Kuglin, Indrit Fortuzin, Bardhin e te tjere.

ene un kom honger dhe me grushta n at fush,m pisk t vapes maj men kadriun qe qiste zorren e ujtit prej oborrit shpis  ene u lajshim po mazallah se u hiqte ai zhulsmiley

po nejse,tasi hashures ke pasticeria m bojte me harru  t vramet e stervitjes Millanitsmiley

 

p.s.(nese sje vet )e harrove Lok Bushin.tashi qe osht bo VIP ka me i ngel hatrismiley  cunit liutsmiley

Enis tufinen knej ka gjermania e ke, ka mor zanotin e Cufit, dihej ai muhabet, me rrac shko ajo punsmiley

 

Casono, ti e di qe Enisin e ke ne Gjermani? Ngeli atje (bashke me gjysmen e kombtares se te rinjve) nga '94 ne mos gaboj.
 

O-Ton , ndeshje per kupen e  republikes tirona -31 korriku dikur andej nga fillimi i 80` :

"  te dashur degjus, jeni lidh me stadiumin e qytetit burrelit, i cili  " esht mush pjot e perpjot, si majza m kercu"

smiley

paolo rossi qe denuar per pune bastesh dhe shitje ndeshjesh jo per doping. absolut goli, vetem romario e kaloi.

 

Kros i Ballgjinit nga krahu i majte. Nderhyn Berisha aty, i sakte. Kastriot Hysi spastron zonen fluturimthi, fuqishem.

Ne pritje te renies se topit mbi fushen e blerte po japim rezultatet  neper rrethe

Stadiumi eshte mbushur plot e perplot sa s'ke ku te hedhesh as kokrren e molles...dhe gol! Gol! Autori i golit eshte Ballgjini, po shoket drejtohen nga Murati, pra eshte ai autori i golit....Kurse ne tabele, lexojme Fagu! smiley

 

As Naci e as Baci, as Shoni, as Rizvanolli, nuk munden ti bejne dot balle sulmit djaloshar te Ilir Pernaskes

. Unë kërkoj një Loro Boriçi sot, por nuk e gjej. Individët kanë qenë të pikasur shumë. Nuk kemi një Refik Resmja, nuk kemi një Panajot Pano, nuk kemi një Skënder Halili. Të shihje një ndeshje mes Partizanit dhe Dinamos në atë kohë ishte madhështore.

Lista mund te jete e gjate por per modedesti Ismet Bellova  nuk ka vazhduar...  duhet shtuar   gjithashtu,  qe sot,  nuk gjen me  nje,  si Ismet Bellova!

 

Po ne që kemi thy kërcijtë tek " Fusha e Punës " quhet apo jo smiley Pa shku ke ajo kaloje Lanën që zgjerohej andej nga ka qenë  ish ekspozita "Shqipëria Sot" dhe në atë zallishte (kanë dalë pronar më kanë thënë smiley  , shkoje ke fush e punës ku strëviteshin zinxhir Futbollistë nga të gjithë ekipet me " parcela " . Në fakt stadiumi Dinamo nuk kishte filluar  tek ato " kodra " që më vonë u kthyen në fusha Sporti !

Nuk ka më as Bespalla , as Rrem Karriq dy "tatrat "   e  Sabah Biz e as madhështor me gjak e sedër  Shqiptare ,  Mihal Gjika !

jom rrit asaj one t lanes po spo i jap dot drejtim se ku ka qen kjo fusha e punes...ka mundsi se je  nji apo 2 simestra ma i avancum nga mosha smiley

apo ke fjalen per fushen e qymyrit  karshi shkolles "11 janari" anash pallateve t sovjetikvesmiley

oidrizi eshte me i modh, se edhe mu sme kujtohet kjo Fusha e Punes .. megjithse i maj men disa fusha  rreth ketij pellgu qe thote oidriso smiley

 Kolec Kraja , Qemol Vogli, mocja e zeze, Xhacka, Tit Dibra   pastaj Vasillaq Zeri, Shyq Ballgjini, se sna mbahen men te tjeret per momentin, ..kur boheshe gol tek Sadiumi Dinamo, dridheshin penxheret ,  le pastaj kur mbaronte neshja, nja dy ore dukeshin rruget e tirones sikur kishin qene ne demostrate ... te henen pasta, ikte orari me diskutim neshjes, jo partizoni jo dinamo, jo 17 nentori, , jo  Shkendia jo lokomotiva , jo luftetari, jo vllaznia, jo skenderbeu ,ect

Ismet Bellova

Ato ishin kampionate idealë dhe të organizuara në mënyrë perfekte

` te organizuara ne menyre perfekte` dhe  "  kampinate ideale" , ca doni mo ?!!

Ismeti keq me vjen, po e paska hum krejt.

Nji pjese nga komenti: "E tan Shkodra asht hell n sulm, gol Tirana..."

Fusha e Punës është fusha e Vjetër ku kurora e manuelit irganizoi  Spartakiadën, dhe patëm nji Kampion fashist .....në hedhjen e shtizës ..G.Gogo smiley

Dhe erdhën  Qylistët e të babëziturit  ose Dhjerokratikasit që gjetën Gati çdo gjo , Vendosën të bëjnë me Pronar dhe atë fushë ku madhërishëm ngrihen pallatet e Leskaj . Në fakt "se diktatura zotrie " e kishte lënë si park çlodhës dhe me sa më kujtohet prej vitit 58-60 ose dhe më parë nuk shfrytëzohej më për Fushë ndeshjesh Futbolli ! Ishte ndërtuar Stadiumi Dinamo që mbulonte të gjith aktivitetet Sportive zyrtare Lokale të Tiranës  . Ashtu si fusha e Kombinatit , Qytetit të nxënësve dhe pjesërisht e Ali Demit me prespektivë për një stadium modest ! Mos harroni që dhe Vorrabomsit kishin fushën e tyre smiley Përfshi dhe fushat e sh.Skënderbej ' 61 dhe sh.Bashkuar " Enver Hoxha "smiley

Bellova i papërsëritshëm ! As që mund të imagjinohet dikush që të kombinojë Gjuhën e Pasur Letrare me Komentet Sportive .Tani shokët antikomunistë mendojnë se ka pas edhe në Itali komentatorë ...biles ndonjëri mund ti kujtohet keqtrasmetimi edhe kur Shkodra ha petllën smiley

ja dhe një koment Italian

I nostro azzuri in atacho ..Rosi Rosi .....ma ah ! pecato .Ha segnato Pele !

Do kete qene Bruno Pitzuli, sa ai ishte komentatori i kombetares Italiane. Gjithsesi dhe ai ishte gjigand...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).