Në Shtetet e Bashkuara sot po zhvillohen zgjedhje të rëndësishme që pritet të vendosin nëse do të jenë demokratët apo republikanët që do të kenë kontrollin e Kongresit gjatë dy viteve të fundit të mandatit të Presidentit Obama.

Sot votohet për të 435 vendet e Dhomës së Pëfaqësuesve dhe për një të tretën e 100 vendeve të Senatit. Vemendja kryesore është tek Senati, ku shumë analistë politikë thonë se republikanët do të jenë në gjendje të marrin gjashtë vendet që u duhen për të siguruar kontrollin. Deri tani, Partia Demokrate e Presidentit Obama ka në Senat shumicën, me vetëm 5 vende më shumë se Partia Republikane.

Tani që niveli i miratimit të Presidentit është pak më shumë se 40 përqind, shanset më të mëdha për republikanët janë në disa shtete ku zoti Obama pësoi humbje dy vjet më parë në fushatën e tij të rizgjedhjes.

Pritet që republikanët ta ruajnë e ndoshta ta zgjerojnë shumicën e tyre të ndjeshme në Dhomën e Përfaqësuesve, ku ata kanë 233 vende.

Anketat e fundit tregojnë se kandidatët republikanë do t'i fitojnë me lehtësi vendet për Senatin në shtetet Virxhinia Perëndimore, Dakota e Jugut dhe Montana, që aktualisht mbahen nga demokratët. Sipas anketave, republikanët mund të fitojnë edhe në shtetet Ajova, Kolorado, dhe Alaska, megjithëse do të duhen disa orë e madje ditë përpara se të dihen rezultatet përfundimtare.

Dy gara në shtetet jugore, Xhorxhia dhe Luiziana, janë mjaft të paparashikueshme dhe pritet që të vendosen me balotazh.

173 Komente

Uellkem to dhe 2014 GAG* ellekshens.

*gans, aborshen, gad.

Me thuaj nje ellekshion pa GAG t'lutem?

Ke harru edhe nji tjeter : Them Gays ...

Vote Democrat ! They may not be perfect , but the other side is insane.

My name is Qemol Avdija and I approve this message.

No çens Kejmalo. Per arsye sepse Ripublikont e kon vu kandidim shqyptar sekretarin e of stejtit ke ne.

Le te shpresojme qe republikanet s'do marren senatin...do behej caj i gjithe kongresi, from the party of Hell No.

Qemalo, llaf me vend, po kujt ia thua, Fiqo s'do shkoje te votoje fare, sipas nje artikulli qe sapo doli i fresket nga telat e AP. Une nga inati i komshiut te Fiqos do shkoj te votoj pas pune.

P.S. Kush e ka ndjekur kete gare icik me shume, si duken gjasat per senatin? Me ca degjova pak dje, thoshin qe s'eshte done deal, po qe mund ta marrin senatin.

Pritet fitore e Republikaneve mbas nje ndjenje te pergjithshme pakenaqesie ndaj Obames, se sa domethenese do jete e do coje ndikimin Republikan te ekonomise amerikane eshte per tu pare.

Partia e kundert me presidentin futon gjithnje ne midterm sidomos kur eshte termi I dyte e presidenti Ka axhenden e tij pa frike nga rizgjedhja.

Fillun mashtrusit si para kater vjetve. Ti shtyme zgjedhjet thonkshin  smiley

Ti gzoje takat e larta gubernanti.

Tka lon takati Fiqo.

Taksat moo deshamethenur

Ska rendesi shume kush ka senatin.

Presidenti ka te drejte vetoje.Keshtu qe do te detyrohen palet te bejne kompromise.

Personalisht votova kunder personave qe jane ne poste,qe ne shtetin tim i ka Demokratikja.
Eshte bere si PPSH-ja e dikurshme ne Mass.
Shpresoj qe ajo fycka Coackley te humbase.
Eshte komplet e pazonja dhe qendron ne ate vend vetem se ashtu do Partia.

Te vetmet zgjedhje qe ka fituar,kane qene ato ku ka garuar e vetme.

Republikanet ne veri dhe Demokratet ne Jug jane njerezit me me aresye.Per keta duhet votuar.Po te isha ne ndonje shtet te Jugut do te votoja padyshim per Demokratet.

Republikanet morren shumicen ne Senat....pitederrit. Edhe ne nivelin e guvernatoreve paskan bere namin (Llastica, guvernatoret e Amerikes s'jane i njejti post si guvernatori i bankes se Shqiperise).

Xhibo, kush i kishte bo magji demokrateve mer. Mo fushate idiote nga ana e tyre s'bote vaki. 

Demokratet e 10ne me ate slloganin "Do bjere cmimi i naftes po u arrestua cuni i Xhuvanit"...cmimi i naftes vertet ka rene shume ne Amerike, dhe cuni i Xhuvanit u arrestua, po demokratet prap i humben zgjedhjet.

Apo e kishe fjalen per demokratet e Shqiperise? smiley

Ne fakt s'i kam ndjekur garat/fushtat e ketyre zgjedhjeve, po s'besoj se kishin shume shanse demokratet, duke patur parasysh ciklet e opinionit negativ per presidentin (ne pergjithesi) ne keto stade kur eshte president ne mandatin e dyte, po dhe luhatjet "ngriva shkriva" te Obames sa i perket rremujerave ne Lindjen e Mesme. Reluctant in Chief, ja kam vene emrin kur vjen puna tek politika e jashtme lol

Ironikisht, Amerika vazhdon te jete si popull me shume demokrate sesa republikane, po republikanet e Amerikes jane bere si talebanet; jo vetem ekstremiste por e marren peng diskursin publik dhe per rrjedhoje kane me shume ndikim ne propogandat e tyre sesa kane demokratet.

Demokratet e Shqiperise i ka denu i lebetitmi me 30 vjet ekzil.smiley

Po keto ketu, u tremen nga hija e vet. Dmth nuk perdoren fare ndonje arritje te Obames, edhe republikanet ishin cudit me kete lloj fushate.  

I lebetitmi ta tha me siper se pritet fitore e Republikanve se poplli u zhgenju nga Obama, pavaresisht uljes se papunsise e l ngritjes stellare te stock market. Shtresa e mesme eshte ne veshtiresi e ne proces zhdukje, ekonomia e forte ne dukje po njerezit nuk e ndjejne, tax refom i la njerezit te pakenaqur po ashtu obama care. Politika e jashtme ka qene deshtim por nuk e di sa domethenese ka qen.

Demokratet  e shqiperise jane perjashtu nga PeDi prej vitesh, i lebetimi thot per partine e familjes qe vjen ne fuqi pas 30 vjetesh, kur tu mbar oh en paret e vjedhme.

Pas Citizen United, zgjedhjet vazhdojne ne rrjedhen e natyrshme "The best Dumbocracy money can buy."  

S'doja te votoja fare dje, por ndryshova mendje ne dakiken e fundit, se ne nahijen time ishte gare e ngushte (close race) Kongresi me nje ish-cajnike.  Per momentin, i ndan vetem 1%.  

Kshu qe "Go Hillary 2016" vetem per kunje, se gje s'ndryshon.  

Randal Howard "Rand" Paul 

Prezidenti i mireseardhshem.

Fiqo, me mire te kishe shkrujt qe Bayernin do e gjujne me nje arke 7up sot e mot se sa ket qe shkrujte me siper smiley.

Nga ana tjeter, nqs Paul perfundon ne ballot, Hillary cruises.  

Siç kruzi ne Kentaki Derbi dj, mbas nji mujrrjesht këmpejni. smiley

Aty te jap te drejte, nuk ia vlen me u marr nje muaj me Kentaki Çiken.  

Eniuej, nqs 10% me shume femra votuan PD dje, po te jete Paul cajniku ne ballot, parashikohet permbytje.  'Bama do kete verejtje strategjike per fushate te tipit gAg, por eniuej. 

Azgje e re. Zonjen e djeg politika e jashtme ( e pare nga perbrenda). Republikant kane dy vjet kohe me gjujt per femna smiley

Randy eshte i pashem si President.

Republikant kane dy vjet kohe me gjujt per femna  

Apo s'qellojne ne koke te Sara Palin-ve kur fillojne gjuetine. 

PS: Randy i pashem?!  Not maj kap ov çaji, tekstualisht smiley

ore c'behet kshu? prape do vazhdojne te bllokojne keta republikanet? Pale sa do jete merzit Strazimiri se na ngeli Shoku Kole ketu smiley

smiley.  Kjo dhe legalizimi i Lazaratit ne DC, efekte te kendshme anesore te ketyre zgjedhjeve. 

jam shume i zhgenjyer nga te gjithe ju Shqiptaret e Amerikes, ju mund te benit ndryshimin por sic duket ju ka marre koka ere, e keni mendjen vetem te sigurimi i bukes se gojes ... etj etj (per shtjellimin ne detaje te kesaj teme prite kontributi i shqupit smiley )

Fiqo, te ka nje llaf shqupi via swed. 

 

Ne bem çeshte e mundur Swedo, po turqit ishin te shumte ne numer smiley

Uance ju go blek, tha

erdhe per mbeshtetje sa te thirri Monda or iFiqo, mire bere, ja sa te vijne dhe mua iHermi, iShqupi, iArmandi dhe ato njezete i-te e tjera qe perdor AY dhe flasim bashke smiley Boni ca t'doni, votoni per rilindjen e amerikes, mos lini regresin t'ju terheqi poshte smiley Monda and iFiqo for Hillary smiley smiley

swed, kam pershtypjen se iFiqo do ta vleresoje mbeshtjen e ishqupit sipas te cilit Regani ka qene nga presidentet me te mire ne US.  Me fjale te tjera, ne kete rast, mund edhe te ruhet serioziteti pakez. 

 

Po cfare je i zhgenjyer o swed?

Cdo gje ketu varet se ku jeton.

Te votosh per demokratet ne Veri eshte te marresh revolen e tja futesh vetes.

E njejta gje po te votosh per republikanet ne Jug.

Une jetoj ne nje shtet ku Demokratet nuk njohin as ligj as kushtetute se jane parti shtet dhe kane te gjithe zyrat kryesore dhe bejne si te duan,pa ju hyre gjemb ne kembe.

Keshtu qe votova per nje republikan te moderuar si Charles Baker per guvarnator qe sapo fitoi.

Cdo shtet ka specifikat dhe problematikat e veta,keshtu qe nuk mund ti pergjithesosh gjerat.

Per zgjedhjet presidenciale ndryshon puna dhe nese Hillari do te jete kandidate do ta votoj pa problem.

 

Inshallah Hillary nuk kanidon.pavaresisht prej respektit ka nevoje per ca syfete te fresket ...

Obama eshte idealist si jimmy carter.i pari e pesoi keq ky eshte me me fat.fakti qe konservatoret e urrejne 100 here me shume se bill Clinton tregon se megjithe mend u perpoq te beje dicka pavaresisht se nuk ia arriti.

Kjo qe thua ti nuk eshte e aresyeshme.

nese nje grup ekstremist te urren kjo nuk do te thote qe ke bere nje gje te mire.

Liberalet e urrenin Bushin me shume se Reganin,por kjo nuk do te thote qe Bushi ishte ne qender.

O elektriko, 

Cer duhet te bente Obama dhe se beri, dhe cer beri qe nuk duhet ta bente? Se qe duhej te behej i bardhe, e nuk u be keto 6 vjet, e dime te gjithe. 

Ne zgjedhjet e tilla populli voton ndryshe ne zgjedhje presidenciale ndryshe.

Se fitoi republikani per guvernator ne Massachusetts nuk do te thote qe do te fitoje edhe kandidati republikan per president.

Ne keto zgjedhje Obama dhe politika e tij ka pasur nje perqindje te vogel ne humbjen e kandidateve demokrate,pavaresisht se keta te fundit paaftesine e tyre ja veshin Obames.

Perse flet sikur Obama eshte persekutuar?

Ai u zgjodh dhe u rizgjodh nga te bardhet e Amerikes dhe heren e dyte e votova edhe une.

Por cdo president,edhe Bill Clinton ne vitin e 6-shte fillin e behet me pak popullor pasi nuk mund te fajesoje me paraardhesin per ato qe nuk ka arritur.
Mos harro se ne dy vitet e para Obama kishte Senatin me shumice te cilesuar dhe dhomen e Perfaqesuesve dhe nuk kishte nevoje fare per votat e republikaneve.
Nese nuk arriti te kaloje reformat e tij kur kishte dhe shumicen e cilesuar ne te dy dhomat ky nuk eshte faji i republikaneve,por i partise demokrate.

Ja ke fut kot qe te fjalia e pare. $300M rreklama anti Obama jane hudh ne treg ket rradhe. Ne cdo shtet, 70% e rreklamave negative te republikaneve kane pas Obamen pjese te tyre. 

Ti po flet per politike apo per fakte.

Natyrisht qe kundeshtaret e Obames do te benin reklama anti-Obama,se kjo eshte nje gje normale edhe demokratet benin reklama anti-Bush ne zgjedhjet e ndermjetme.

Por sic e thashe nese ne MA dhe Illonoi filtojne guvernatoret republikane kjo nuk do te thote qe shteti do te votoje kandidatin presidencial republikan.

Thjesht ne keto shtete demokratet jane bere aq arrogante me njerezit,sa ketyre te fundit kur ju vjen rasti u gjuajne ndonje shpulle.

Rasti ne MA eshte komplet abuzim i pushtetit qe te jep populli,duke vene kandidate per guvernatore nje deshtake thjesht se eshte me partine e duhur dhe ka lidhjet e duhura.

Mos e ngaterroni Obamen atje ku nuk duhet.Thjesht kandidatet demokrate ishin te paafte per te bere fushate.

Ne NH kandiati demokrat atje fito ndonese reklamat e kandidatit republikan ishin kunder Obames.Por kandatja demokrate arriti tu mbushe mendjen qe eshte zgjidhje me e mire ndonese me diference te vogel fitoi.
Pastaj duam apo nuk duam ne,edhe me i miri te jesh,pushteti te konsumon dhe Obama nuk ben perjashtim nga ky rregull,dhe ska te beje fare me ngjyren e tij te lekures.

Ska te beje fare me ngjyren e tij te lekures????

Fakte: Papunesia ka rene nen 6%*. Klasa e mesme perfitoi masivisht nga "obama-care"**, lexo ketu nje perqindje e madhe e votuesve republikane. Klasa e mesme perfitoi masivisht si rrjedhoje e politikave taksore, ne krahasim me kohen e Bushit, por me pak se ne kohen e Klintonit.

Une kam te beje perdite me njerez qe kane perfituar me shume nga Obama se nga cdo te perfitonin nga cdo president rrepublikan, dhe prap sikur ti vije perpara nje mullari me tum, do zgjidhnin mullarin e jo Obamen. 

E verteta eshte qe ky legen president doli me rrepublikan se rrepublikanet vet, dhe me shume duhet ta kene inat demokratet se sa rrepublikanet.

Nejse, ju nou best.

*ka nje klecke kjo, por ate klecke e ka pas qe ne fillimet e arkivimit te ketyre te dhenave. 

** nese nuk ja ke idene kesaj, nuk kam as kohe e as vullnet me ta shpjegu. 

Sa Kushton Obama care? Mbase ja vlen me u switch dhe une. 

Ket jave e ke Buy one get one free ke Walmart. Le qe s'ka Bir none-care qe te bo dermon ty .

Oops... LOL se qesh t;u harru ...

Me ke e kishe ti se nuk merret vesh mire se kujt I fole? 

Po flet Obama live

"What stands out to me is that the American people sent a message: They expect the people they elect to work as hard as they do. They want us to get the job done. All of us, in both parties, have a responsibility to address that sentiment," Obama said, adding that it's his responsibility to make Washington work.

Duhet me thene se ai Regan-lavderimi me la pa fjale....

Bame nuk i kam ndjekur keto zgjedhjet e fundit por e shikoj qe emigracjoni paska qene teme kryesore 

S'behet me njeri president pa voten e spanjisht folesve.smiley Mesa duket po shkon haku tek i zoti.

Po te jete ashtu,i bie qe familja Bush e ka presidencen ne xhep per here te trete,se spanjishtfolesit i votojne ata ne mase.

E kush ua pa xhepat atyre apo te tjereve. Po pa ditur spanjisht s'kapet me shtepiza e bardhe.

Ata jo vetem qe dine spanjisht shume mire,por kane marre edhe nusen meksikane.Pastaj si Bushi Sr si ai Jr kane qene te zjarrte pro legalizimin e emigranteve.

Ajo qe me shaka, se spanjishte e meso Hillaria per dy muj. Marifeti eshte si tu mushesh menjen. Ajo puna e nuses mund te jete thike me dy presa, ja su pelqen ajo spanjishteve, a ben xheloze grate etj. Ka shume vakt per keto pune. Sidoqofte, peshe shume ta madhe kane keto emisionet e humorit. Mbaje men, kush "fito" te Jimmy Fallon (me shoke) benet president. Dmth pollitika eshte bere komedi.  

Une flas me fakte.

Spanjishtfolesit kane votuar per Bush Sr dhe Jr.

Puna eshte cfare do bejne ne te ardhmen. 

Ja sa e paskan votuar Bushin e ri me mama meksikane.

Njerezise duket qe ia ka shume pak qejfi te votoje ne Usa. Kjo me ben pershtypje krahasuar me Europen. Pervec faktit qe jane shume pak te informuar rreth asaj cfare ndodh ne politike. Te pakten nje ne dy njerez qe kam hasur, nuk ka ditur te me shpjegoje ne cfare konsiston Obamacare. Cfare nuk i pengonte megjithate te ishin kunder.

Kjo sepse duke jetuar ne Itali,nuk e kupton dot qe vendi ku je ti atje eshte nje shtet njesoj si Italia qe ka sherbimin e vet shendetesor.
Ne ne MA kemi Romneycare dmth sherbim shendetesor falas,ose pothuajse falas qe u be kur guvernator ishte Mitt Romney.
Obamacare thjesht do te na shtonte taksat,per nje gje ne ne e e kemi,prandaj nje pjese jane kunder.

Per shtetet e tjera nuk jam kompetent dhe nuk mund te flas.

megjithate mendoj se ne pergjithesi Obamacare nuk eshte dicka e keqe,por jo te gjithe ndajne mendimin tim.

Psh une mendoj qe armet duhen ndaluar,por edhe demokrati apo majtisti me i flakte ne SHBA do te me kundeshtonte.

Juve nga Europa kujtoni se SHBA eshte nje shtet i vetem dhe e keni te veshtire te kuptoni se flitet per nje hapesire qe do 12 ore ta pershkuash me avion,jo 30 minuta si Italine psh.
Dhe ligjet ku flitet per dicka te madhe nuk mund te jene te njejta apo te ngjashme me dicka te vogel.

Jo eshte nje fedarete,ashtu sic do te behet BE-ja,qe nuk behet dot.

Mire, e mora vesh qe Usa eshte e madhe si Usa, dhe jo e vogel si Italia. smiley Vetem se kjo s'ka shume lidhje me c'po thosha. 

Sa per punen e armeve, kam nje mikeshe, e cila thote qe eshte republikane, por eshte kunder mbajtjes se armeve, pro-abortit, kunder luftes dhe pro-investimeve ne arsim dhe kulture.

Kjo eshte ironia finistere....  Oligarket dhe Lobistet e armeve make the rules sadly in there

Te ishte kaq kollaj! Shtetet e Bashkuara e provuan te mos hynin ne konflikt gjate Luftes se Dyte.

uou uou uou prit iher.  Une nuk njof njeri gjer sot qe te jete pro abortit. Nuk mund te jesh njeri dhe te jesh pro abortit. E kuptoj ket rreshqitje si pergjigje shabllon ndaj asaj qe urrej akoma me shume, "kundra-abortit".

Leteralisht, zonja thote qe nuk mund te vendose shteti per ate nese nje grua (ose nje familje) mundet t'ia lejoje vetes nje femije apo jo. 

pro zgjedhjes pra... pastaj "tja lejoje" ? smiley 

Nc nc nc, sa elegante qe jeni ju republikanet qe fshiheni nen emra demokratesh smiley.

Po shterngohet Obama kur flet per formula komplekse matematike si.......

Kurdet+Moderate rebels(?)-ISIS(π2)+Siri+√Asad+ ≤Irak

According to a poll by Public Policy Polling, a third of Loisiana republicans, blame Obama for the government's disastrous response to Hurricane Katrina.

Nough said. Welcome to Murica. Or as George Dumb Bush put it :

I fucked you six days to Sunday, but thanks for blaming it on the black guy.

Hajt se kalon smiley

On to Ëllbenjnian midtëm elekshën ui març.

 

U lodha tu pa Bajernin e Ngadhnjyshem tu u versill si trenat e vitit te ri smiley

smiley Teksas paska votuar per George Bush-in.............again ...oups qenka Xhorxh tjeter po i njejtes Dinasti

Putini te filloje stervitje serioze me pompa, se do t'i duhet.smiley

E nxori serisht Forbes si njeriun me te fuqishem ne planet per vitin e dyte ne radhe smiley

Qe ta beje te sigurte fitorjen e ndonje "Bushi" kendejza.smiley

PS. Le qe kush e kry me Ameriken e ze kanceri. smiley

There is nothing worse than being nr2 smiley

Po e ke per Obamen, ai qyq s'hy as ne 20cen e dyte. Gjithe barcaletat me ate i kane keto dobicet e humorit. smiley

Ky e ka te mamane meksikane.
Familja Bush po pergatitet per ndryshimet e ardhshme demografike. smiley

as simple as .....

Times are a changin'

Come senators, congressmen
Please heed the call
Don't stand in the doorway
Don't block up the hall
For he that gets hurt
Will be he who has stalled
There's a battle outside
And it is ragin'
It'll soon shake your windows
And rattle your walls
For the times they are a-changin'.

Me thane se para pak kohesh Hillary kishte thene "mbase Amerika s'do ishim kaq keq nese Obama do ishte pak me shume si Bushi"...she wanted to out-Bush the race...do ti qe Bushi Jr Jr mund te garoje? Imagjino nje Clinton vs nje Bush ne gare per president ne vitin 2016, luj iphonin vendit do thoshte iFiqo.

Gjithsesi, Hillary e tegoi veten qe eshte njeri shume i krimbur, pervec shume hakmarrese (i hyri veremi qe kur e mundi Obama ne 2008, u be me keq e hidhur pas humbjes se c'u be Berisha lol) eshte tip qe eshte gati te beje e thote cdo gje per tu zgjedhur...me keqardhje per Monden po une Hillary s'do ta votoja as sikur te vetmet alternativa per presidentin e Amerikes te ishin ose ajo ose Spartak Braho. Edhe Monika Kryemadhi p.sh. ja kalon se te pakten eshte grua per shtepi dhe guatuan gjera qe e dobesojne te shoqin smiley

Nejse, te shofim se eshte shpejt akoma per garen presidenciale, s'i dihet...ama kjo gare mesmandati nje gje beri te qarte, qe per demokratet e Amerikes qenkesh ters i madh arrestimi i personave me mbiemrin Xhuvani...ishallah s'del Konstandini nga burgu deri ne nentor 2016 se i fiku fare demokratet smiley

Ti, zoti xhib, si person i interesuar, çfarë do të doje nga përfaqësesi, apo më tej Presidenti yt aty?

Do të më pëlqente të lexoja ndonjë mendim më të zgjeruar. Jam kurioz nëse ke disa kritere të paraformuara me të cilat gjykon, të cilat natyrisht ndryshojnë në varësi të kohës dhe të nevojave, apo nëse gjykon në varësi të përkatësisë politike... apo pse jo të propagandës mediatike.

Obama, një kungull i papjekur komunist; presidenti më i dështuar dhe më anti-amerikan i gjithë historisë - nga sa thotë populli amerikan, argumentet, dhe përvoja ime personale.

Gëzohem që republikanët kanë senatin. Shpresoj vetëm që të punojnë për 2016 dhe që Pauli junior, i përmendur nga zoti iFiqo (ish Fiqiriu, besoj) të punoj edhe më fort për të influencuar punën e tyre legjislative.

Nëse Amerika shkon mirë dhe u mbijeton hordhive socialiste, edhe bota do të shkojë mirë. smiley

(Natyrshëm, - mendoj - , siç kishte kërriç-gomerë që votuan Obamën se ishte zezak (ça fjale kemi në shqip për të qenë p. korrekt?) ashtu do të ketë edhe kërriç gomerë që do të votojë për gjyshe Hillarin se është femër.)

smiley

Ku ka socialite ketu mer, po ta vune ate vule eshte me keq se zgjebja. smiley 

smiley

Thuhet qe do humbin prap republikanet si pasoje e nje marrveshje qe kan.ber me demokratet. Gjithcka behet per te falimentuar me teper bizneset e mesme e te vogla dhe per te rritur fitimet e bizneseve te medha qe i zoterojne vete republikanet.

Cone, gjate Obames, te pasurit u bene me te pasur, se beri Obama marreveshje me Republikanet, dhe te varferit u kenoqen me benefite e food stamp. Ajo qe humbi ishte tretja e perditshme e shtresave te mesme. Me pak fjale, enderra amerikane vdiq. Republikanet po pretendojne ta rikthejne kete enderr, ku te varferit nuk mbeten te varfer po pak me mire, me ndihme te qeveriut, por te varferit fale zhvillimit ne Amerike kalojne Tek shtresa e mesme, dhe shtrese e mesme tenton te ngrihet ne siper. Kjo eshte enderra amerikane dhe supozon Zhvillim, qe Obama se dha dot. A jane te zote Republikanet te nxisin ekonomine me shume se Obama ? Partizanet thone po, i Lebetitmi ka dyshim per recession ne 2016.  

Mëso një gjë dhe mbaje mend: Kur qeveria thotë se do të nxisi ekonominë ajo shkon edhe më keq. Jo më kot Obama bëri premtime të bujshme, si piktori ynë në atdhe, dhe po e çon ekonominë në kolaps. Disa, siç parashikuan krizën e 2008, parashikojnë se do të ketë një krizë më të madhe nëse qeveritë dhe bankat qëndrore vazhdojnë fusin hundët me këto politika "stimuluese", kinse në favor të stabilizimit të ekonomisë.
Qeveria përpiqet ta kontrollojë ekonominë, sikundër njëherë e një kohë Kisha pretendonte të kontrollonte moralin dhe etikën e popullit, gjithnjë nisur nga e mira, por përfundon si Obama, që u jep para firmave që përndryshe do të duhej të mbanin përgjegjësi për spekulimet e bëra dhe të falimentonin (apo, për të vazhduar analogjinë, në inkuizicion.). Kjo do të kishte ndodhur në një ekonomi të shëndoshë. Nuk ndodhi - dhe këtu po që pati marrëveshje mes republikanëve të Bushit dhe demokratëve, e mëpastaj Obamës.

Shiqo, une i Lebetitem jam, dhe e din te gjithe...po mos me trajto si mesuesi nxenesin, te lutna

1. Zhvillimi i ekonomise ska te boj me stimulimin, se ekonomine mund ta stimulosh e ta cosh prap ne grope.

2. Bankat kane qe nga vitet 70 qe fusin hundet ne ekonomi, kan braktisur rolin e tyre primar e tradicional si banka, dhe drejtojne jetet tona duke manipuluar cdo gje, duke filluar nga monedhat. Sa vjec ka qen Bushi atehere?

3. Ketu jam dakort me ty, per perfshirjen e tepert te shtetit ne ekonomi, qe republikanet pretendojne se do perfshihen me pake, e do krijojne nje klime me te mire biznesi, Bankat e urryera nuk do te sulmohen cdo jave a muaj nga rregullatoret e Obames.

4. Po nese do te terhiqemi ne recesionin global, ne 2016 a nuk do fusin hundet Republicanet ne ekonomi per te siguruar nje fare stabiliteti, si dikur Bushi? 

 

1. Jemi dakord. Ate thash edhe unë: që kur dikush pretendon të zhvillojë ekonominë me stimulime, gjithnjë duke u nisur nga e mira, bën vetëm dhe vetëm keq - pavarësisht asaj që pretendojë socialistët, qofshin këta të majtë të djahtë, nga ish të persekutuar nga komunizmi shqiptar apo bij ish terrorristësh që vrisnin bashkëkombasit e vet në kohë jo shumë të largëta.
Obama, si socialist/komunist që është,. bashkë me turmën që informohet tek MSNBC dhe media të ngjashme, nuk mund të qëndronte pa i futur duart në mënyrë invazive në ekonomi dhe per më tepër nuk mund të rrinte pa shpëtuar ato bankat dhe institutet financiare që përdryshe do të duhej të kishin falimentuar. Apologjia që i bëjnë një veprimi të tillë socilalistët është se "Obama i erdhi në ndihmë popullit de kursimeve të tij". E vërteta, kam mësuar, është krejt tjetër; politikat që ndjek aktualisht Obama, dhe që janë të së njëjtit lloj me ato që ndjek Japonia (edhe pse nuk them dot se janë identike), janë ato që per mendimin tim modest shkaktuan krizën e 2008. Një entitet që është gati të falimentojë, duhet të lihet të falimentojë, përndryshe ti, duke shtypur para dhe duke ua dhënë në emër të së mirës publike, vetëm sa rrit inflacionin dhe sa krijon ato fluskat ekonomike, të krijuara meqë janë investime jo produktive, andaj edhe të destinuara, nën trysninë e tregut, të shpërthejnë, pra të shkaktojnë falimentime të aktiviteteve që ushqeheshin në një të tillë mënyrë.

2.Disa thone qe kane qe nga koha e futjes se konceptit te bankes qendore dhe fiat moneyt ne ekonomi qe fillojne probleme te tilla (keta qe thont kete, jane te njejtet qe parashkiuan 1933, dhe nxenesit e tyre, parashikuan 2008.). Dhe une bindem nga keto shpjegime, meqe gjykoj se jane ato me racionalet, melogjiket dhe me te qartat.
[...]

3.
4. Të fusësh hundët enë ekonomi do të thotë të ndërhysh me mekanizmat e tregut, dhe tek e fundit me dëshirat që shprehin konsumatorët. Nuk mund t'i anashkalosh këto gjëra. Socialistët janë si eugjenetistët, që pretendojnë të dinë se cila është raca më e mirë, ajo që është e denjë të mbijetojë. Ashtu edhe socialistët, apo ata që ndërhyjnë në ekonomi, nuk e lënë tregun, pra konsumatorët të vendosin, pra nuk i lënë gjërat të evoluojnë “rastësisht” nën forcat e tregut të lirë, sikundër vepron edhe evolucioni që nuk ka ndodnjë preferencë apo orintim... por në të kundërt pretendojnë të kenë gjithë njohuritë për të thënë se dinë se çfarë është mirë për ty, për mua, për të gjithë. Ky është rrjedhimi i vetëm logjik që mund të përftohet nga analiza e pretendimeve dhe sjelljeve të socialistëve, qofshin këta të majtë (ku mbizotërojnë), qofshin të djathtë.
Pra, qeveria të kufiziohet në zbatimin e kontratave. Sa më e limituar qeveria, aq më i lirë tregut, dhe aq më plotësisht marrin fornë dhe kanë ndikim dëshirat e konsumatorit në treg. Nëse konsumatorët nuk e duan një shërbim, dhe firma është gati në falimentim ajo duhet të lihet të falimentojë. Gjithkush duhet të paguaj për rrisqet që merr.

Ne 2008 , 69.5 milione kerric-gomere votuan per Obamen. Kurse ne 2012 ky numer ra ne 65.3 milione. Une s'para e kom zakon me u more me cdo lecke bythe qe bje Lana. Por meqe edhe une votova dy here per Obamen, me rregull treshi, me ke shajt edhe mu. Pranej me respekt po te them : Qifsh nonen tate ne gjume. U bone zgjebaraket e Shqiperise, qe deri dje vishin ere shellire e prishme me bo plitiken amerikone. Ik qiu me nji matrapik tani, zagar lulishtesh.

smiley

p.s.: I vure vulën asaj që kam thënë më sipër.

p.s.2.: Unë jam fort i mendimit se personat që votojnë nisur nga "argumenti": "hajt ta votojmë se do të jetë i pari POTUS zezak", apo "hajt ta votojmë se do të jetë e para Presidente femër" apo "... piktor", "... doktor" etj. janë dhe mbeten kërriç-gomerë.

smiley Glad you enjoyed it. I meant every word.

Flm.

smiley

Pa he njehere ku ka deshtuar ky komunisti Obama? 

Te kishe fut ndonje koker leku ne stock marketing amerikan kur filloi Obama detyren, sot do kishe mjaftushem te dilje ne pension. A e di ti more shoku kapitalist qe fitimet e kompanive amerikane ( jo vec vlera stokut) kane arrit majat?

Nderkohe te kishe fut ndonje koker leku ne real estating froncez, jo fitim qe s'kishe me pas, po as  nuk kshe me i likuidu dot fale shokut Hollande & CO.

 

Fjala, po shumica e Amerikes nuk ka para ne stock market, e as i lexo lajmet se ca bohet me Dow Jones.   Kompanite amerikane kane fitime se blejne stoqet e tyre me para falas qe bankat nga amerika e deri ne japoni i shtypin sikur neser te mos te dale dielli....Obama, vazhdoji politiken e vet duke i bere leshime Wall Streetit, dhe votimi i kesaj rradhe, tregoi se Obama ndoshta beri mire qe la Wall streetin te pasurohej me para te printuara fresket cdo dite, por tek shtresa e mesme Amerikane nuk pikoji asnje gje.

Tironci flasim per fitimet nga operacionet jo fitime nga  investimet apo ristrikturim kapitali. E ke ne kompani nga te gjitha fushat qe nga McDonald e tek Lockheed Martin. Nje prej faktoreve qe i ka shtuar fitimet eshte stagnacion rrogash dhe ambjent ne favor te punedhenesit.

Ti thuash Obames komunist eshte minimumi amusing. 

Dhe s'kemi fol akoma per shale gas....

Me vjen keq, por fitimet kane ardhur sepse kompanite kan pasur mundesi te marrin borxh para me interes pothuajse zero dhe kane blere stoqet e tyre si dhe kane paguar dividende investoreve. Kur normat e interesit te rriten, d oe shohim se sa fitimprurese jane keto kompani. Ti po mburreshe se ndryshe ngs Franca kush hudhi lek ne stock market ketu u bo zengjin, apo jo? Po nuk ishte ky misioni i Obames.

Obama ka pasur nje politike anti-biznes duke rritur pagesen minimale pa pyetur nese keto kompani u dilte apo jo te perballonin keto kushte.  Sharjet se Obama eshte Komunist vjen nga njerezit me te meta mendore, se ne kohen e Obames te pasurit  jane bere me te pasur, dhe Goldman e Saks e JP Morgan kane qene donatore te fushates se tij elektorale. Kaq per Komunizmin e Obames. Obama eshte pragmatist, qe flirton si me te pasurit ashtu edhe te varferit por braktisi shtresen e mesme.

Ene mu me qujn Ngjalist kur ja u prish qejfin ndjekesve te Cunit te Sheqeres, qe popullojne peshkun por kjo ska te bej me cfare perfaqesoj. Te kundershtosh nje sekt Taliban si PeDi, nuk te ben as te majte as te djathte. Te ben Patriot.

Nje nderhyrje e vockel (pertej ngacmimeve qe jane minimumi amusing, tm Fjala.)  

Gjate ketyre zgjedhjeve ne 4 shtete republikane u votua per propozime per rritjen e pages minimale. Ne te kater shtetet kaloi.  Me perqindje teper te larte.  

Po mundoheshim te gjenim pse Obama eshte komunist, Monda. Ngritja e pages minimale pa pasur parasysh koston mbi ata qe hapin biznes,  ka elemente komunist.Sikurse eshte premtimi jo komunist i Republikaneve keto zgjedhje per ulje taksash ndaj bizneseve.

Thashe "pertej ngacmimeve qe jane minimumi amusing."  smiley.  

Si dhe, per sa kohe qe zgjedhjet per kongres, president etj nuk behen me fonde publike, por shkojne tek highest bidder, gjithe te tjerat mbeten gjithesesi amusing. 

Une te kuptova, dhe ti shume holle me provove se ndryshe nga cpo lebetisja une edhe ata qe quhen die-hard republican votuan per rritjen e pageses minimale, ne keto zona. Sigurisht, sepse Republikanet jane gjithashtu pragmatist. Ne kete rast, duhet edhe ti te kontribosh me argumentin tend pse e quajne Obamen komunist???? Ceshtjet si birth control apo abortion, kane me shume elemente kulturor se ideologjik.

Ne kete rast, duhet edhe ti te kontribosh me argumentin tend pse e quajne Obamen komunist????

Me shtyve deri aty? I plead the 5th per arsye etike smiley

Medemek, do me lesh te vdes injoranjt, e te mos lexoj mendjen tende.....

Ngritja e pages minimale pa pasur parasysh koston mbi ata qe hapin biznes,  ka elemente komunist.

A te ka bere vaki te mendosh se ata qe punojne per minimum wage detyrohen te kerkojne food stamps apo medicare nga qeveria?Me nje llaf taksapaguesi detyrohet te kompesoje  ndersa korporatat sigurojne fitime maksimale nga te cilat perfitojne vetem nje grush aksioneresh.Apple dhe microsoft kane dhjetera miliarde $ ne llogarite e tyre overseas te cilat refuzojne ti sjellin ne amerike per te mos paguar taksat, qe do te thote se perfitojne nga qetesia, siguria, mbrojtja, infrastruktura ,sundimi i ligjit , sistemi arsimor  qe qeveria amerikane iu ofron por refuzojne te paguajne per keto sherbime.

Dmth sipas teje faji është vetëm i bizneseve, dhe fakti që vlera e dollarit (fiat money)bie vazhdimisht per shkak të politikave monetar inflative që ndërmarrin njerëzit dhe politikanët me nuanca dhe ide socialiste në SHBA apo gjëkundit tjetër, nuk ka të bëjë fare??

Logjikë e dobët.

Ti flet me ton mesuesi PO qenke analfaber funksional.e patem llafin se rritje e pages minimale nuk eshte politike antibiznes .henry ford ua rriti pagat punetoreve dikur ne $5 ne jave qe per kohen ishte e larte dhe amerika nuk humbi perkundrazi.

Alba une nuk besoj se shume njerez me page minimale, arrin te marrin foodstamps, per aresyen e thjeshte se nuk kualifikohen financiarisht. Ti ke te drejte qe ka njerez qe spunojne fare e marrin ndihme financiare, dhe ata duhet te nxiten te punojne,  por mendoj se rritja e ores mbi $6, kur predikohet se nuk ka inflacion con ne rrenim bizesesh. 

$7.25 hr este $15 mije ne vit.nese dikush ka dhe femije ne ngarkim kualifikohet gjithshlloj ndihme nga qeveria si earned income credit subsidized health care per femijet subsidized rent ushqim falas per femijet ne shkolla etj.pra sakrifikon taksapaguesi ne menyre qe fitimet e buzneseve te mos preken.

[P]ra sakrifikon taksapaguesi ne menyre qe fitimet e buzneseve te mos preken.

Po biznesi nuk është taksapagues? Po ata që janë të punësuar tek biznesi nuk paguajnë taksa?

That whis is seen and that which is not seen. Hapi sytë e mendjes zonja Alba!

Ok. Faji ësthë i bizneseve dhe biznesmenëve, që marrin rrisqe, edhe personale, per të hapur vende pune dhe duhet të dëgjojë dokrrat e tua propagandistike, ndërsa pala tjetër është e mirë.

Ti je nga ata që thonë edhe pse e kanë të gjithë lirinë ta lënë punën aktuale per të gjetur një më të mirë, pa marrë gjë leje nga punëdhënësi, biznesmeni punëdhënësi nuk ka të drejtë t'i heqi nga puna nëse ata nuk punojnë mirë, apo nëse gjen një punëtor më të kualifikuar apo që është i gatshëm të punojë per më pak - sepse biznesmeni e ka përgjegjësi morale të të japi ty pune edhe sikur të shkojë kundër interesit të tij.

Ti je nga ata që thonë edhe pse e kanë të gjithë lirinë ta lënë punën aktuale per të gjetur një më të mirë, pa marrë gjë leje nga punëdhënësi, biznesmeni punëdhënësi nuk ka të drejtë t'i heqi nga puna nëse ata nuk punojnë mirë, apo nëse gjen një punëtor më të kualifikuar apo që është i gatshëm të punojë per më pak - sepse biznesmeni e ka përgjegjësi morale të të japi ty pune edhe sikur të shkojë kundër interesit të tij.

Me jep nje prove ku e kam thene ?

Ka disa parime që qëndrojnë pas këtyre që pretendon ti dhe atyre që them unë. Ti ngaqë nuk ua ke idenë parimeve nuk po e kupton çfarë po thua.

Ia ke idenë parimit (sipas meje, jo të drejtë, dhe të rrejshëm) që qëndron pas implementimit të pagës minimale?

Ndersa niku jot ndryshon deliri I kundershtimit mbetet I njejte.

Nuk e dija që qenkam me biografi të keqe në peshkrealitet... smiley

Nuk je dhe shumë armik .Po je shumë InteliDjent se merr vesh jashtëzakonisht nga Mardhëeniet e Punës .ne " se Usa zotrie " ..

Po kot për qejf tat , nuk je më shumë se sa produktet e sali Qenef berishës " se bixneset zotrie " ...dhe pastaj mbushni artikujt me oi oi dhe smiley ( shkulje LESHI) se filani vrau .Prapa atyre parimeve që fsheh Alba ( që nuk bën mirë që i mohon sepse pastaj kalon nga krahu ririnstiktëve InteliDjentë ) qëndrojnë  Lumenj Gjaku dhe erdhi 1968 që i fryu bulçitë mirë me apologjetë si puna e Riinstikteve .

Paragrafi i PARË pa komente i mardhënieve të Punës në USA dhe në të gjithë Botën sot përveç " se bixneset zotërie " mbështet pikërisht në ato që ti i quan InteliDjencë e Bixixnesmenit Berishist ..

Ndalohet .....dhe është i dënushëm Ligjërisht diskriminimi për shkak .....

Mos merr pjesë Alaba në biseda me mullarë kashte !

smiley

Shpesh quhet ckërmitje ose qeshje histerike .Thjesht ti ngatërron aplikimin për punë ku patjetër janë ato kërkesa dhe të tjera që i renditni JUE si InteliDjent me mardhëniet në PUNË , pasi ke fituar të drejtën . Ka rrezik , nga mish mashi që keni në kokë si Gjithë " se bixnemenët " e sali Qenef berishës , përfundoni në vrasës me pagesë për të hequr qafe ata që Ju pengojnë " se bixneset zotrue "

 

Ne shumicen e amerikes punesimi eshte "at will" .dmth qe mund te nderpritet me apo pa arsye nga te dyja palet .diskriminimi eshte ceshtja tjeter .fjalen e keshem tjeter kund .

At will smiley është për hispanikët që punojnë në të zezë apo për ata që nuk janë të regjistruar dhe nuk e kanë kaluar " testin " deri edhe disa mujor  . Po flasëm vetëm për çfarë është shkruar në rinstikte e sipër jo për çfarë të vjen në mënd tye më mbrapa . Nuk e keshëm për tjetër por për Heqjen nga Puna se unë do marr një që ma bën më mirë mua smileydhe do rris fitimet e do të paguaj më pak smiley . Megjithatë e keshëm që mos mba kaq shumë mbi supe për Mardhëniet e Punës në " se Usa zotrie " Zotrote me gjith ato zamete  nuk shquhesh për Psallme

Fundja një drejtoresh departamenti Pune në " se USA " , jo si Coneja i Sarandës , do ta keshe dhe ti me Riinstiktin 

Të flasësh për Mardhënie Pune në " se Usa zotrie " pa e lidhur me Gjyqsorin e dhjetra paragrafe e nene Morale e zyrtare që e shoqërojnë , ( që nuk ka amerikan që i NJEH ,përveç rasteve kur i duhen ) dhe kur për një shkelje bixnesmenët e sali Qenef berishës paguajnë  deri edhe Miliona dollarë kur humbasin ..do të thotë , shkurt dtth ,.. të rrahësh Ujë në hava se PPU është fundja smiley

At-will employment is a term used in U.S. labor law for contractual relationships in which an employee can be dismissed by an employer for any reason (that is, without having to establish "just cause" for termination), and without warning.

Sa anglisht di dhe ti moj e zameteve .Të paktën përktheje për z.Pjer që ka pohuar se i do të përkthyera , megjithse nuk është këtu prezent por sidoQOFTE jep mejtime të mëndjes në rubrika të tjera !

I think it's called " right to work" , but I migh be mistaken ...

Kaq pak në anglisht për sot smiley Sikur mbaje pas vetiu një formulë , pulë a vezë , vezë a pulë smiley

Right to work do te thote qe ke te drejte te punesohesh pa qene i detyruar te jesh ne union.At will employment do te thote qe mund te te pushojne me apo pa arsye ashtu si dhe ti ke te drejten ta nderpresesh punen kur te duash me apo pa arsye.

E mora vesh që di të bësh dallimin e Sureve të Kuranit smiley .Po merampollaf hiq ca zamete e mos dëngëlis shumë se USA zotërie , se edhe çoç e ke lëshuar këto kohë me taksative .

Ne nuk po gjejmë dot dallimin e shoqit Enver me Xha Abazin . Kemi të paktën 70 vjet e nuk kuptojmë Mukjen , ti na e çvendos Mukjen në Usa  për të bërë dallimet e Willit me Unionet smiley 

Mbaje kalin deri në Lushnjë , megjithse Baltovinë po ka ndonjë shteg për të kalëruar dhe leji këta dëngëlaxhijtë që nuk lanë më Ekonimi e Krizë , Ligje e ndodhi pa çpenguar nëpër Botë sikur do kish Dekur Amerika po mos t'ja keshën çpenguar këta të lëçiturit e babasqapit , si i ka dallimet dhe si ti ndëtrtojë Mardhëniet e Punës smiley

Ti e di që unë e kam kundër Megallomanisë aq më tepër të këtyre që vijnë si kategorikë !! Hajt natën dhe gjumë të ëmbël ishalla  pa të rënduar zametet kur ndërron krahun smiley

Obama ka pasur nje politike anti-biznes duke rritur pagesen minimale pa pyetur nese keto kompani u dilte apo jo te perballonin keto kushte. Sharjet se Obama eshte Komunist vjen nga njerezit me te meta mendore, se ne kohen e Obames te pasurit jane bere me te pasur, dhe Goldman e Saks e JP Morgan kane qene donatore te fushates se tij elektorale. Kaq per Komunizmin e Obames. Obama eshte pragmatist, qe flirton si me te pasurit ashtu edhe te varferit por braktisi shtresen e mesme.

E drejtë, politikat e Obamës, sikundër ato të majtat në përgjithësi janë anti biznes. Tek e fundit janë anti zhvillim meqë biznesi, sipërmarrja haipin vende të reja pune, ndryshe nga socialistët që mendojnë se vendet e puneës hapen nga qeveria (kam lexuar disa komente të tilla këtu tek PPU njëherë.).
Paga minimale mudn të shërbejë si njëfarë indikatori, por edhe kur vendoset nuk mund dhe nuk duhet të vendoset më lartë nga sa është paga minimale që vendoset vetiu nga kërkesë ofera në tregune punës. Pra, mund vetëm të shërbejë si një indikator, pa ndonjë detyrim.
Kur ti detyron dikë të vendosi një çmim të paracaktuar pët një mall apo shërbim (siç është edhe puna) me anë të forcës së monopolit shtetëtror, ti po realizon një ide dhe veprim socialist. Pra ai veprim, dhe ajo filozofi që ka të bëjë me ndërhyrjen e qeverisë në çmimin e produkteve dhe shërbimeve. A nuk ishin socialistët/skomunistët në BS, apo edhe tek ne që vendosnin se sa duhet të kushtonte kjo e sa duhej të kushtonte ajo? A nuk ishte pikërisht planifikimi, apo fiksimi i çmimeve në mënyrë arbitrare, pa marrë parasysh kërkes ofertën e tregut përkatës, pra, një nga arsyet themelore se përse ekonomitë dhe planifikimet socialiste dështuan? Për më tepër është edhe arsyeja se përse ekonomitë socialiste dhe planifikatorët e tyre janë të paaftë të kuptojë se cili mall apo shërbim nevojitet të prodhohet – pra siç kam lexuar, dhe kuptuar, bëjnë të pamundur kalkulimin ekonomik.
Nga ana tjetër, shkaku i vërtetë i problemit të pagës minimale ësthë inflacioni.

Por ne nje bote ku trysnia eshte de-flacioniste e USA pot ndjekin shembullin e JAPONISE, shkaku i vertete inflacioni, bie duke na lene me motive politike e elektorale.

shumica e Amerikes nuk ka para ne stock market

E di mire? Lajmet mund t'i lexojne, por 401k e kane te investuar ne stock market (pa ing).

Gjembi, shumica e amerikes nuk ka 401K, ka social security qe mund ta humbasi.

Ndoshta ke te drejte, duhet te kisha thene qe eshte gati gjysma e Amerikaneve. Avaz tjeter pastaj kur duhet te ndash moshen e punes, sa Amerikane punojne, etj.

social security qe mund ta humbasi.

Si mund ta humbasi?

Social security eshte me humbje,  dhe peshe per te punesuarit e sotshem, qe jane shume larg moshes per te gezuar social se curity nderkohe qe paguajne per ata qe jane ne pension.  

Gjembi edhe ti beson fjalen qe thot qe po te dHudhje lek ne fillim te stockObama do ishe zengjin sot? Ajo gjysma e 401k nuk i hapin statements, se jan te pakenaqur over time.

Tironco, une nuk besoj se Obama eshte magjistar, por fakti eshte qe keto vite papunesia u zvogelua gati pergjysem nga c'ishte kur erdhi ne fuqi ai, dhe stock market (pa ing) eshte rritur perseri. Ata qe s'i hapin statements bejne gabim. T'i hapin e t'i krahasojne me 2008-en e t'u qeshe pak buza.

Obama ka bere plot gabime gjithsesi. Ta quash komunist eshte budallallek.

Social Security ka qene me humbje qysh ne konceptim, nuk eshte se u be sot. Brezi i jone paguan per pensionet qe gezojne te tjeret nderkohe.

Nuk jam i sigurte Gjembi, po ti krahasojne me 2004 jane po aty, mos te them qe shume i terhoqen parate e college fund te kalamojve ne momente paniku, ose se sduronin me humbjet. Social Security me Obamen duket safe por ne kohen e Bushit ishte e qarte qe skema do falimentonte dhe ai pergatiti ene publikun per kete mundesi. Pse e quajne Obamen komunist ???? Monda took the 5th. Une dhashe minimal pay dhe sistemin shendetesor ....ju keni ndonje sugjerim pse Republicans e quajne kamunist ?

një kungull i papjekur komunist; presidenti më i dështuar dhe më anti-amerikan i gjithë historisë

thote tjetri nga Franca

E çdmth?
Pastaj pse nuk e citon fjalinë të plotë?

Me fal, tani qenka Romani smiley

Dua te them qe eshte njelloj sikur une nga Amerika te jepja opinion kompetent per presidentin apo politiken ne vendin ku jeton ti.

Thash se kishe ndonjë argument të mirëfilltë... smiley

Dmth ajo qe thashe se nuk mund te flasesh me kaq kompetence kur nuk e njeh vendin per te cilin po flet nuk eshte argument? Dakort.

Nuk është argument.

@rinstikt,

Meqe bere pyetjen se cfare do te doje nga presidenti.

Nje Reagan 2.0 do te ishte mire per Ameriken dhe per pjesen tjeter te botes.

Falemnderit për përgjigjen. smiley

Cfare te pelqen ty, personalisht, nga Reagan?

I qate filmat me kauboj.

Sa i vjeter qenke ti Qemolo smiley

Ishte burre i pashem kadoshi.masakrimi i sherbimeve sociale.teoria ekonomike :te pasurit po vuajne ndersa te varferit jane dembela ..smiley

Ne na beri nder te madh, se mund te ishim akoma me shoqen Lenka.

Sidoqofte, presidenti me cool qe kane nxjerrur republikanet... smiley

Prepair for War, boots on the ground, bloodshed and more cash for the military complex...Neocons e moren kalane nga brenda kesaj radhe smiley

Mos ka ndodhur gje andej nga Suedia mor aman!* We shall prepaRe!

*me aktrimin e te ndjerit Ronald Trebicka

Prit se se shpejti do kesh ushtare amerikane ne Irak serisht, do hidhen ne kosh ca triljona dollare edhe kesaj radhe ne luftra dokishoteske me taksat e tua gjithashtu...uroj te jem gabim po gjasat drejt asaj po vene, kompleksit militar ju duhen rinovuar kontratat ...

Po mirë, ky Obama ça bëri ndryshe ky? Futi hundët në vendet e Afrikës veriore. U dha armë rebelëve sirianë, që mëpastaj ua dhanë ISIS (apo u bënë bashkë me të)...

Ku janë vendet e Afrikës veriore tani? Vetëm sa prodhojnë emigrime masive per në Europë. Po armët që u dha rebelëve sirianë, që gjoja do luftonin të keqin Asad? Armët amerikane po luftojnë përkrah ISIS, ë ndërtimin e kalifatit andaj nga Iraku.

Ku është i ndryshëm ky, sipas teje? Apo tek llafet?

Obama beri gabimet e veta (qe la neocone ti drejtonin politiken e jashtme) po ti hedhesh benzine flakes tani sic po kerkojne trapi McCain me shoke eshte katastrofale per komplet rajonin dhe vete SHBAte.

Gabimi i Obama eshte se perdori trurin duke vene CIA in charge te luftes kunder terrorizmit.ajo PO I palos terroristet e al Qaeda nje nga nje pa qene nevoja te harxhosh $447 billions dhe bin Ladin ishte ende loose.ketu qendron urrejtja organike e kompleksit ushtarako industrial se ai u preu ylefene.

Po mirë, pse përfundoi Iraku në këtë gjendje? Po sikur trupat amerikane të ishin larguar më ngadalë, vallë do të kishte ndodhur kjo që po ndodh sot?

Pse perfundoi Iraku ne kete gjendje, ne fakt duhet tja besh pyetjen Bushit qe e shendrroi ne katrahure vendin dhe rajonin. Iraku perfundoi ketu ku eshte si pasoje e kembenguljes te vazhdueshem te amerikaneve per te rrezuar Asadin e Sirise(i cili bente pjese dhe ky ne strategjine e Bush te Axis of Evil). I furnizuan dhe i trajnuan me proxy progame te CIAs keta "Luftetaret e Lirise AKA terroriste" per te rrezuar Asad-in sic furnizuan wahabistet Libiane per rrezimin e Gadafit para pak vitesh, apo ne 80n talebanet...Asadi qelloi kocke e forte dhe pati mbeshtetje te fuqishme ne vend...Kutia e pandores u hap dhe keta me wahabistet arme moderne made in USA u perhapen si kanceri ne rajon duke kercenuar dhe Irakun. Llogjika ishte qe pas largimit te ushtareve SHBA duhet te ishte ulur ne tavoline me Iranianet dhe tju ofronte nje deal se ata jane te vetmit qe mund ta ndihmojne shperberjen totale te shtetit Irakian dhe avancimin e ISIS(i cili po luan ne duart e Sauditeve dhe Izaeliteve) Une shoh dy faktore te rendesishem Asnjehere ISIS nuk ka kercenuar Izraelin apo Arabine Saudite dhe Izraeli si superfuqia e rajonit ne asnje rast nuk mori pjese ne sulmet kunder ISIS, biles nje gjeneral Izraelit kishte deklaruar ne media qe SHBA po ben gabim qe sulmon ISIS se po ndihmoka Iranin dhe Sirine. Gjithashtu rrebele siriane (ISIS) po kurohen ne spitalet izraelite ne Golan Height.

Po mire mer keto komunist e fashist jane si pune perkedhelish. Te kishte qene Obama komunist e kishin cu ke veni babes. Ne pergjithesi ekonomia ka ciklet e veta , dhe qeverite sa i bejne icik fresk, vec rasteve kur duhet nei uturak si me 2008ten se perndryshe plas ... rrugeve. Edhe ne politiken e jashteme traplliqet ne Irak (ndarje e gabuar pushtetesh) u filluan ne kohen e Bushit.  

smiley Hajde titull hajde. Nderkohe ato fjale s'i degjova fare tek video qe kishin vene.

Por qenkan te kjo tjetra qe solli Xhibi.

iFiqo, nuk quhet po nuk shau nga nona/motra.smiley

....Ishte burre i pashem kadoshi.masakrimi i sherbimeve sociale.teoria ekonomike :te pasurit po vuajne ndersa te varferit jane dembela ...

Alba dhe Qemal,

Me keqardhje po konstatoj qe ja u paska bere mendjen corap propoganda e Maikell Murit.

Kur Reagan e mori presidencen ishte nje papunesi masive ,interasat bankare ishin 20-25% etj.Natyrisht qe me keto interesa vuan edhe biznesi edhe konsumatori se nuk merr dot kredi.

Interesat u ulen ne norma te pranueshme,

Biznesi u rrit papunesia u ul ne kufijte me te ulet historike,

Presidenti rezatonte vetem optimizem ne fjalimet e tij,

Per emigrantet ilagale beri legalizimin e tyre( u legalizuan mbi 3 milion),

Konfidenca e amerikaneve tek qeveria u rrit,

Plus qe luajti lojen poker me ruset shume me mire se sa te tjeret.

Eshte i vetmi president ne historine e SHBA-ve qe fitoi te 50 shtetet ne rizgjedhjen e tij ne 1984 dhe kjo jo pa aresye.

Eshte presidenti me popullor edhe sot kur behet anketa e presidenteve me te sukseshem ne President's Day.

Mos degjoni perrallat e Maikell Murit se late nam.Nuk behet e badha e zeze.Nje Reagan 2.0 eshte shpetimi i Amerikes edhe i botes.

na plasi trapi per zgjedhjet amerikone.....

stay chill....
what is america?

America is wannabe Europe.... smiley

mos, se do nxefet fiqi dhe do caje 2 metra kub dru

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).