(Vetëm fare tek pedonalja)

Një gjysëm portreti me laps në bardhezi,
Këngëtarja, aktori dhe qeni dhe dhelpra,
Sytë e kthjellët të maçokut qimezi,
Piktori dhe çadra dhe boja dhe letra.

E kaltra e detit dhe gurët e zallit,
Pylli i heshtur dhe mali në gri.
Vjeshta dhe rruga e fshatit të mallit
Dhe shëtitorja nën qiellin e gatshëm për shi.

Ëndrrat që përkundin kalimtarët,
Sytë pas syzesh me xhama të zi,
Këmbët që përkëdhelin trotuarët
Dhe duart e kapura për gishtash me dashuri.

I ulur në shkallët e ftohta, poeti,
Kërkon nga shëtitorja pasqyrën,
Për të parë atë që i mbeti
Kur hodhi maskën dhe mbajti fytyrën.

Shikon përsëri nga artistët e rrugës
Dhe është e qartë se çfarë kërkon:
Në sytë e të huajve të rrugës së shkurtër
Lyp qetësinë që i mungon.

6 Komente

Keta vjershetaret qe nuk kane as guximin te shkruajne emrin e tyre te plote nga frika se u bejne kritika... nuk ia vlen te lexohen... vjershetaret e medhenj njehere e nje kohe te gjithe shkruajne gjera kot fare, por me kalimin e kohes e kalitin penen dhe shkruajne mire, por asnji nuk ka turp nga vjershat qe ka bo ne te shkruarend e i firmos me emer mbiemer...

I nderuar, "vjershëtari" në fjalë është më i interesuar të tregojë vjershat se emrin, kjo edhe ngaqë nuk është i madh e nuk pretendon të bëhet. 

Për mua, të shkruarit është një lloj sporti, kaloj kohën bukur. Dhe kam shumë arsye pse postoj pa emër (vetëm inicialet), por "turpi" të jesh i sigurt që nuk është. Jam amator, nuk kam botuar kurrë ndonjë gjë të rëndësishme dhe asgjë të organizuar, e nuk e di në do të botoj ndonjëherë, por më pëlqen të di se ç'mendojnë ata që nuk më njohin për poezitë. Se shokët në fejsbuk, ti e di si janë, të mbushin me lajka e komplimenta, sa të sikletosin.

Gjithsesi, nëse nuk ia vlejti që e lexove (nëse e lexove), të kërkoj ndjesë për kohën që të humba.

qetesine t'a rrembejne te jashtmit, por mund t'a gjesh vetem brenda vetes smiley

Kam dashur të shkruaj pak fjalë dhe më herët, por më mirë vonë se kurrë! Kushdoqofsh e cilatdo janë ambiciet e tua (edhe pse thekson se është më shumë hobi për të mbushur kohën e lirë) sërish ke fatin e keq që gjendesh mes shkurresh që të bllokojnë dritën. Pak kokërra nga të mëdhenjtë e historisë së letërsisë botërore lindën të predispozuar për të qenë të tillë (Moxart kompozoi qysh 12 vjeç) ndërsa të tjerët u bënë të mëdhenj duke e holluar penën përgjat rrugës. Në fund të fundit, edhe sorrë po të jeshë, por me zërin tënd (e rëndësishme kjo) je gjithmonë ca më lart se disa kritikë bosh të cilët vetëm kanë lexuar krijimet e të tjerëve por kurrë studiuar. Mos u shqetëso aspak, diçka e ngjashme ka ndodhur dhe me mua, asnjëherë nuk i kursyen "shqelmat e grushtat" apo të linin ndonjë "copëz qiell" që të ndihmonte të hynte drita e si rrjedhojë të rritesh. Janë më së shumti ferrat e drizat që u'a zënë frymën luleve, duke u folur atyre për blirin apo lisin që ata i admirojnë por vet s'bëhen dot.

Përsa krijimet që kam lexuar, mendoj se deri diku i'a ke arritur, edhe pse duhet ende shumë punë qoftë dhe për të zbrapsur ferrat! Kjo vlen po njëlloj dhe për mua që disi i kam kaluar fazat e fillestarit, por prap, jam koshient se kam ende shumë për të bërë. 

Vazhdo të "vrasësh" kohën me të tilla gjëra, sepse Arti është ndoshta e vetmja gjurmë e kalimit tonë mbi k'të planet.

nqs jepet ndonjehere nje cmim per komentin  me te bukur, me te ndjere,  me te perzermert, dhe me inkurajues,  ky duhet ta marre ate cmim. TE LUMTE!!

 

E ke parasysh ate:

" Nje pishe e shtrember ne perrua

I tha nje pishe krahegjate,...."

 

Pastaj,

"....E kam per nder, e gjata thote,

Qe shkreptima te me bjere,

E te mos fshihem neper bote,..."

 

Ja, fiks keshtu me ngjajne, jo kritiket, por "shkurret" smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).