Edor Kabashi, studiuesi gjenetist 36-vjeçar ka arritur rezultate të shkëlqyera në studimin e sëmundjes ALS (skleroza laterale amiotrofike). Bashkë me ekipin e tij, ai kryen kërkime shkencore mes SHBA-së, Kanadasë dhe Francës. Në këtë intervistë ekskluzive, Dr. Kabashi tregon eksperiencat e tij të punës dhe lidhjet me Shqipërinë.

 

Doktor Kabashi, ju jeni një kërkues tashmë i afirmuar në Kanada dhe jashtë saj, në fushën e studimit të shkaqeveqë çojnë në atë që njihet si ALS (ose sëmundjaLuo Gerhig), ose si skleroza amfiotrofike anësore. Një sëmundje që ka prekur aktualisht më shumë se 30 mijë amerikanë, sipas statistikave. Çfarë është shkurtimisht ALS dhe ku konsiston studimi juaj rreth kësaj sëmundjeje?

-ALS, AmyotrophicLateral Sclerosis- (Skleroza Laterale Amiotrofike) ështe një sëmundje nervore degjenerative që progresivisht  çon në humbjen e mundësisë për të komanduar muskujt, deri në paralizë totale të trupit. Kjo sëmundje është përshkruar për herë të parë në Qendren Spitalore ku unë punoj, në Pitie Salpetriere Paris, nga Profesor Charcot, një ndër neurologët më të njohur në botë. Prandaj kjo sëmundje në Francë njihet si semundja e Charcot (Sharko). 

E veçanta e kësaj sëmundjeje është shkatërrimi gradual i neuroneve motore në tru. Këto neurone, me aksone të gjatë mbi 1 metër, tek shumica e njerëzve mbajnë në lëvizje gjithë trupin. Mosfunksionimi i tyre sjell degjenerimin dhe vdekjen e muskujve trupore.

Në një proces që ngelet enigmatik, neuronet motore vazhdojnë të vdesin tek këto pacientë, gjë që në mënyre graduale dhe progresive sjell paralizimin dhe humbjen e aftësive të lëvizjes, të përtypjes, deri të frymëmarrjes. Në shumicën e pacienteve kjo sëmundje shkakton vdekjen brenda 2-5 vjetëve. Për momentin nuk ka asnjë trajtim efikas të sëmundjes.

 

Duke kërkuar në internet është mjaft e lehtë të kuptohen përmasat e jehonës pozitive që ka pasur studimi juaj. Si ndjeheni duke qenë një njeri i famshëm, për të cilin shkruajnë të gjitha mediat e specializuara perëndimore?

-Unë kam pasur durim, pasion dhe po ashtu fat që të vazhdoja studimet në fushën e shkencave neurologjike për të kuptuar më mirë sëmundjen ALS që përshkrova më sipër. Këto njohuri që kam fituar gjatë punës shkencore që bëj prej gati 15 vjetësh më kanë dhënë mundësi mua dhe grupit që drejtoj të kërkojmë në thellësi e të kuptojmë çdo ditë e më mirë çfarë ndodh me neuronet në tru e si mund të evitohet shkatërrimi i tyre. Këto kërkime kanë dhënë fryte e përfundimet e  kërkimeve janë publikuar në revista prestigjioze shkencore dhe më pas kanë pasur jehonë në shtypin ndërkombëtar.

Kuptohet që ndjehemi krenarë si ekip për vlerësimet e larta dhe për jehonën pozitive që ka pasur puna jonë e viteve të fundit. Cilido pjestar i ekipit jep kontributin e tij në këto studime që na shquajnë dhe na bëjnë të njohur në fushën e shkencave të shëndetit e që afrojnë momentin final të zbulimit të një kure për të lehtësuar pasojat apo për të shëruar  ALS e te tjera sëmundje neurologjike degjenerative.

Është tepër e rëndësishme që të vazhdojmë këto punime për të zgjidhur një e nga një enigmat e ALS. Ajo më e rëndësishmja është të kuptojmë më mirë përse neuronet motore vdesin tek pacientet e prekur dhe si mundet që nëpërmjet teknologjive moderne të biologjisë molekulare dhe gjenetikës të ngadalësojmë,  e ndoshta të ndalojmë degjenerimin e tyre. 

Unë mendoj që çdo hap përpara i grupit qe drejtoj dhe i kolegëve në të gjithë botën është si një gur në këtë mur të lartë diturie që po ndërtojmë. Të gjithë shpresojmë, tek e fundit, t’i zbulojmë e kuptojmë më mirë misteret e trurit njerëzor, të avancojmë  me risi në fushën e shkencave neurologjike e të përmirsojmë mënyrën e jetesës të këtyre pacientëve, deri në shërim të plotë.

Ndërkaq ka një sënsibilizim të madh për njohjen e sëmundjes dhe financimin e kërkimeve shkencore në këtë fushë. Siç e dini gjatë këtij viti ALS u bë mjaft e njohur për shkak të nismës së « kovës së akullit » (icebucket challenge), në të cilën u përfshinë personalitete të rangut botëror si presidenti amerikan Obama, apo Bill Gates, etj. Kjo fushatë e ka nxitur me tej punën shkencore të instituteve dhe grupeve kërkimore.

 

Kur vëren suksesin tuaj dhe e krahason atë me situatën e mjeruar të kërkimit shkencor në Shqipëri, nuk mund të mos ndjesh keqardhje. A e keni edhe ju këtë ndjesi?

Kuptohet që studimet shkencore kërkojnë kohë e durim dhe kompletimin e një shkollimi të gjatë në  një fushë të caktuar. Gjithashtu janë të nevojshme si pasioni, ashtu edhe fondet  financuese. Do të ishte me shumë vlerë të bashkepunohej per organet perkatese shqiptare, me institucione e grupe shkencore të Bashkimit Europian, duke paraqitur projekte që mund të tërhiqnin vemendjen për të akorduar fonde për realizimin e tyre. Sidoqoftë, jam i sigurtë që përparimet e mëtejshme në fushën e edukimit do të ndikojnë në te ardhmen, për zhvillimin e shkencave të aplikuara, sidomos ato të shëndetit, edhe në vendin tone. 

Kërkimet shkencore jane prioriteti i shoqerive te perparuara dhe financimet vijnë nga burime të ndryshme. Si shembull mund të jap larminë e shoqatave që kanë financuar punimet tona, që nga qeverite kanadeze (Canadian Institute of Health Research), qeveria amerikane (Department of Defense), qeveritë europiane (Marie Curie Actions), qeveria franceze (Association Nationale de la Recherche), por dhe shoqata që jane ngritur me ndihmen e pacienteve dhe te familjeve të tyre, në shumë vende te botes, si per shembull Fondacioni « Frick » në Zvicer. 

Megjithatë, unë besoj që pasioni për shkencën mund të anashkalojë nevojat financiare. Si shembull, më vjen ndërmend shkencëtarja italiane Rita Levi Montalçini, që gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa fshihej në një bodrum në Torino, arriti të kryejë studime shumë të rëndësishme në fushën e neuroshkences, duke përdorur një mikroskop të thjeshtë dhe vezë pule. Bazuar në këto kërkime Dr. Rita Levi Montalçinit iu akordua çmimi Nobel në vitin 1986.

 

Na tregoni pak për formimin tuaj. Ku i keni kryer studimet e larta dhe çfarë eksperiencash pune keni pasur deri më sot?

Pas studimeve në shkollën e mesme «Gjergj Kastrioti» Durrës, unë u transferova në Amerikë në vitin 1995. Një vit me vonë u regjistrova në Kolegjin Mount Saint Mary në Emmitsburg, Maryland. Kur familja ime u vendos nga Shqipëria në Kanada, unë i vazhdova dhe i perfundova studimet universitare në Montreal, në McGill University. 

Në vazhdim, karriera ime shkencore filloi në një ndër qendrat më të njohura të Neurologjisë në Kanada e në botë, Montreal Neurological Institute, ku plotësova studimet e doktoraturës nga viti 2001-2006. 

Më pas kompletova studimet postdoktorale deri në vitin 2009 në Universitetin e Montrealit. Me përfundimin me sukses te tyre, ky Universitet më akordoi titullin shkencor «Profesor i Asociuar», që vazhdoj ta mbaj edhe pse punoj në Institutin e Studimeve të Trurit e Shtyllës Kurrizore, që është pjesë e Universitetit të Sorbonës në Paris. Punoj në këtë institut që nga viti 2011, pas një konkurimi ndërkombëtar, ku u përzgjodha të drejtoja ekipin shkencor që studion sëmundjet neurologjike degjenerative. Kështu u ktheva nga Kanadaja në Europë, për të punuar në këtë Institut Kerkimor prestigjoz, që është më i madhi për studimet në fushën e neuroshkencës në Francë. Instituti është vendosur në kompleksin spitalor Pitie Salpetriere. Pikerisht këtu, grupi që drejtoj vazhdon studimet mbi një model të thjeshtë gjenetik të peshkut-zebër, në një laborator të specializuar për këtë qëllim. 

 

Ju e kaloni jetën tuaj mes Amerikës Veriore dhe Europës, por vini jo rrallë në Shqipëri. Ju keni qenë së afërmi në Tiranë. Çfarë përshtypje ju lenë vizitat në vendin tuaj?

Periudha që kalova në Shqipëri ishte shumë e shkurtër për të arritur të jap konkluzione për realitetin e perditshem. Pa diskutim, kam vënë re progres në shumë fusha dhe jam shumë i gëzuar për përparimet në infrastrukturën e vendit. Gjithashtu, bisedat me kolegët që punojnë në fushën e shendetit, më kanë bërë të ditur që në përgjithesi është një dëshirë shumë e madhe për të avancuar dhe për të ndjekur modelin europian. Gjate një vizite të fundit kam pasur mundesinë të takoj dhe të bisedoj për këto mundësi me ministrin e shëndetësisë, z.Ilir Beqja si dhe Profesor Doktor Mentor Petrela, që drejton Departamentin e Neuroshkencave dhe Neurokirurgjine, si dhe me Profesor Doktor Jera Kruja që drejton Repartin e Neurologjise ne Tirane. 

Kuptohet, ka shumë për të bërë e do të duhet kohë për të përfunduar reformat e nisura. Pa dyshim që nëse shoqëria civile do t ‘i vërë rëndësi prioriteteve të duhura dhe nëse çdo qytetar do të marrë pjesë aktive në progresin e vendit, mundësitë janë të pafundme për përparim në çdo fushë, e sidomos për rritjen e nivelit të jetesës të të gjitha shtresave të popullsisë.

 

Ka një debat që vijon prej vitesh në skenën politike dhe median shqiptare, rreth fenomenit të rrjedhjes së trurit, por edhe mbi mundësitë reale që kapacitetet intelektuale të formuara në Perëndim, të ftohen për të dhënë kontributin e tyre në rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë. Një iluzion naiv, sipas jush, apo një mundësi reale?

Rrjedhja e trurit ose “brain drain” është një fenomen që ndeshet në çdo shoqëri që edukon të rinj, të cilët vazhdojnë më pas karrierën në vende më të përparuara. Në përgjithësi, kjo lidhet me mundësitë ekonomike që një shtet ofron për individët e arsimuar jashtë vendit.

Unë kam njohur shumë të rinj shqiptarë që jetojnë e punojnë në Amerikën e Veriut dhe Europë dhe mund te them me bindje që shqiptarët janë shumë të lidhur me vendin ku kanë lindur. Prandaj edhe shumë prej tyre janë kthyer në atdhe e marrin pjesë aktive në përparimin e vendit në fushat ku punojnë. Nëse Shqipëria do të vazhdojë të përparojë, unë jam optimist dhe i sigurtë që do të kemi atë që në anglisht quhet «reverse brain drain», pra truri i larguar do të kthehet në atdhe.

40 Komente

Shkencëtari shqiptar që bëri të flasë Perëndimin.....

....dhe ky eshte prof. Ilia Toli..smiley

 

 

p.s  Edor Makashi, apo Kabashi..?   gjithsesi eshte i nderuar! suksese te metejshme!

Kerkoj ndjese per komentin.

per cdo Edor Kabashi qe ka care ne jete, ka qindra prej nesh qe lajne pjata, presin asistencen 2-javorshe dhe ndajne ambientet e banimit me iraniane e bangladeshas, arabe dhe indiane...ku poshterohemi sepse u kemi grabitur punen vendasve, sepse flasim me akcent dhe sepse detyrohemi te paguajme mortgage

Mos u grric kot ene ti! Ky robi ka bo hajer dhe me duket nje pergjigje e mire per ata qe na tregojne se nuk kemi "ambasadore" neper bote. Apo qe nuk kemi njerez te afte per pozicione te rendesishme por na duhen "te jashtem". Pavaresisht te gjithe te metave te tij ai qe i referohesh ti nuk ben pjese te ky grup. 

1- Ky robi ka bo hajer dhe me duket nje pergjigje e mire per ata qe na tregojne se nuk kemi "ambasadore" neper bote.

2- Apo qe nuk kemi njerez te afte per pozicione te rendesishme por na duhen "te jashtem".

Lizandro, me keto dy pika e ke permledh komplet mentalitetin intelektualo-patriotik shqiptar: "Ti je e mire/ ti je e bukur/ une jam edhe me i bukur. smiley

Ore kot me te pyte. Si ka mundesi qe ti viziten e Rames ne Beograd e shef si lajm ekuivalent me thyrjen e thojit te qenit te Paris Hilton, kurse intervisten e ketij doktorit apo komentet e mia i analizo kaq "thelle"? Mos ke gje nje problem te theksuar ne percaktimin e prioriteteve? 

Dhe po te garantoj qe s'ke kuptu asgjo as ne postimin e Bredhit (qe eshte ironi me vetem nje person ketu) as ne pergjigjen time per te. 

per cdo Edor Kabashi qe ka care ne jete, ka qindra prej nesh qe lajne pjata, presin asistencen 2-javorshe dhe ndajne ambientet e banimit me iraniane e bangladeshas, arabe dhe indiane...ku poshterohemi sepse u kemi grabitur punen vendasve, sepse flasim me akcent dhe sepse detyrohemi te paguajme mortgage

Ky s'eshte nje nga ata qe fajesojne shqiperine per deshtimet e veta duke share gjithe diten shqiperine neper faqe shqiptare.

kishin plas ujrat e zeza n'tirone po thoshin gazetat dje dhe sot.
Ca ujin e zi je t'u bo ktu ti ne kte situate alarmante? a nuk ke nejt aty per ta rregullu ate vend?

se di po ne kaliforni rrall gjen shqiptar pjatalares

edhe ato vetem ne rastet kur iken drita dhe nuk punon dishwasheri besoj. smiley

ca te them - kjo ka qene eksperienca ime ne keto 17 vjet

Kalifornia pararoja e SHBA-se... smiley 

wt hell bredh ?

 

Ketij shokut, perendimi e shkolloi dhe I dha dijet dhe mundesine per suksesin. E bravo I qofte se nuk eshte e lehte! 

O Moza, ky robi ka maru McGill, nje nga shkollat me te forta ne bote per mjeksi dhe nje nga universitetet me te vjetra e te nderuara ne Kanada. Me gjithe respektin per doktorin, studente te tille ky universitet nxjerr me dhjetra cdo vit. Po nderkohe Shqiperia ne vend qe te filloje e te ndertoje nje sistem arsimor qe te pakten mos nxjerre prasa, po te kete njefare vlere ne ekonomine reale vendase, vazhdon variantin "ate gocen ne televizor e kam pas dashnore, se i kam fut njehere duret ne autobuz".

True! Kush t'gjeti e t'solli perdore prape ketu? smiley welcome back ! smiley

Ne ketu ne Kanada punojme fort ne vere, dhe pastaj dimrin e kemi per llogje e per qejf lart e poshte neper Karaibe apo ski.  Na ka zone, do e heqim!

P.S. Edhe per te honger hajme me pjata letre deri ne vere, qe mos te rrijme e ti lajme masanej.

Dimri I ftohte eshte si shpirt! Kills the germs. Sot vija per pune, driving ne highway shkoja per north, nga ana tjeter shifja makinat qe zbrisnin poshte, south medemek ( se t'gjthe north jemi lol) ato t'mbuluar me bore. Heu bre thashe nga doli kjo bore, as 15 min larg distance! smiley

PF, shume dakord me ty. Po cuni eshte edhe i lexuar e i kulturuar. Para ca vjetesh, isha ulur per nje kafe me nje shoqe shqiptare ketu afer shtepise ne Montreal dhe ve re nje djale te ri ne tavolinen ngjitur qe po lexonte `Lufta dhe Paqja` e i them kesaj shoqes shqip `a po lexon nje riosh kanadez Luften dhe Paqen per dite te diele per qejf, pa qeni qepen ta haje`. Kur me kthehet ky djali, jo vetem kanadez se kam edhe ca brume shqiptar une tha smiley. Dhe nje here qe gjeta nje cudi, me doli nipi i Mirush Kabashit smiley. Goxha djale ne fakt, suksese paste gjithmone. Po ti ke te drejte qe McGill nxjerr nga nje klase pervit keshtu.

As nuk e ve ne dyshim. Brezi i femijeve tane tani po mbaron keto universite dhe jane te gjithe te shkelqyer. Dalin nga shkolla dhe kapin qe vitin e pare pune me 6 shifra rroga. Bravo ju qofte.

pff e pse i bekan interviste ketij dhe jo Ilia tolit? 

Ne 2008 daton botimi ne i rezultateve te zbulimit te gjenit. 

Cik si vone eshte kujtuar Minxhooozi. Kushedi nga e ka degjuar tani ne ndonje muhabet kafeneje. smiley
 

Nderkohe me ben pershtypje se si ky gazetari e shfaq debilizmin e vet; ben pyetjen mbi ""largimin e trurit"!... Çeshtja eshte se ky "tru" nuk eshte formuar fare ne Shqiperi. Eshte teresisht produkt i sistemit amerikano verior. 

Ka me keq se rrjedhja e trurit, eshte semundja kolektive skleroza e trurit, semundje qe vuan Perendimi sklerotik, i cili ka shkolla te nivelit te larte mer jau qe kerkojne te gjejne se pse ngordhin neuronet e trurit.

 

Sidoqofte djema e vajza, bravo i qofte ketij doktori shqiptar. 

smiley

 

Po sigurisht , na behet qefi , edhe atij duhe t'i behet qefi dy here me shume per veten sepse eshte ne vend te huaj dhe i sukssheem 100 here me shume sec e mendon veten /

Dhe me habitjen qe me shkaktoi bredhi ( ndoshta e pati me ironi) ndoshta jo .....dua te them se shqiptaret jane shume e shume here me te sukeshem ne Kanada persa i perket profesionit te tyre qe kan pasur ne Shqiperi , Kanadaja u ka dhene mundesira te jashtzakonshme dhe vazhdon

e keqja eshte se ktu smerret vesh kur robi shkrun me shaka ose jo, nejse , per kuriozitet...... kan fillu robt ne  pune qe prej lojes serbi-shqiperi te ma kthejne e-mailin me FALEMINDERIT ne shqip smiley .....edhe sigurisht per simpatine tone e bejne dhe per shaka  smiley

Qe Kanadaja ka bera perpara qe kur kane vajt kuadro nga Shqiperia kjo duket, po perse duhet ta theksoni kaq shume kete nuk e marr vesh une? smiley

ba sa te kqinj qe jeni , ste leni me gzu as 5 minutshin  smiley

po jemi ore jemi pse te themi sjemi ?? _>  shiko  self- esteem te bredhit ti sa down ka shku ??  se kot  e ka po nejse , kushedi c'ka pas ne mendje qe prej mbledhjes fundit , ai vlonjati i ben kto pune

Po si thu ti komento pra ma mire me shku nga perpara apo nga mbrapa Kanadaja  smiley

Po per Kanadane nuk kam hall shume jo se perpara ka qene dhe perpara viteve 90.

P.S. Njoh jo pak shqiptaro-kanadeze une ca dhe komshite e tu ne Kala. smiley

smiley  me behet qefi , ktu ku jetoj kam elbasanllinj nga lagja ime plot , ene festat kur i festojm smerret vesh ku je smiley

ti nuk e njef, po ai te njef smiley

Brezin para teje e njoh te gjithin ate qe ke komshi aty se ja u mbushi mendjen qe Kanadaja ka nevoje per ta i njejti njeri. smiley Ene ja u befte zoti mbare thuhet !

 

per ke e ke fjalen per pasqyren shqiptare ?? smiley

kam ngju kam ngju smiley

Per vete di te them qe njeriu i shkathet e gjen vendin e vet si ne Shqiperi si ne Kanada , e ty te flm per urimet !

Edhe ca nga ato qe kane qene te shkathta njof une. Nuk e di ne jane akoma te shkathta andej, se tani shkathtesia lidhet dhe me moshen. smiley Ketu shkathesia i kishte bere doganiere., andej nuk besoj. smiley

Kam pershtypjen se ne menyre te ndergjegjshme ose te pandergjegjshme robi i shkathet eshte ai/ajo qe luan te gjithe guret per t'i dhene formen vetes kudo qe te jete pavarsisht veshtiresive.

E lehta mes veshtiresive , eshte se Kanadaja i ka dyert hapur. e celesi eshte tek secili nga ne , duke perjashtuar rolin e viktimes , dhe me shpjegime te detajuara mund te hapim nje teme tjeter , qe ndoshta do te mund te ndihmonte dike smiley

E kam te qarte e kam. Disa ketu jane model i persos i asaj qe thua. smiley

doktor ne kanada... me ate zanat ne shqipni do bote pall...apartament mu ke pallati me 7 kate, mercedes, sekretare, ven pllumi ke mortorja Non Tereza, ahuha
 

stiva e pjatave qenka bo mal. Pastrusi arab po knon nji kong me shume "habibi" mren, kuzhinieri kanadez prej kebekut si zakonisht nuk ju pergjigj pershendetjes time me mirmengjes po me pa venger ndersa bossi me pa 3 here me dyshim kur i thashe "dite e bukur sot boss". Faji i ktij dreq akcenti...nderkohe koha e genjeshtert po behet gati t'na e fusi prape. Me siguri bore. Ose shi i ngrire. Ose naj shkartisje e te dyjave.

po mire me hajt te mbledhim grate e lagjes , kaqi gjo e bojn ato ne ti mo , all about that bass !
 

O Bredha o njeri mistrec smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).