Znj. Pecollari e kisha parë krejt rastësisht në disa këngë të mrekulleshme të Përmetit si kjo perla në duet me Luljeta Ilian Goca e berberit - vetëm dy vargje, të cilëve u shkojne anash gjithë shkrimtarët e etabluar (Shekspiri përfshirë) - ose Rrumbullakja si karpuzi. Ishte një zbulim i bukur, përzier me pak kanellë nostalgjie, dhe aq.

Intriga ama u ngjiz kur e shikoj përsëri në video të marra tash së fundi nga Greqia. Prape me Luljeta Ilian (kjo e fundit një nur i vërtetë Shqipërie) në numra si Ne mes te oborrit apo Poshte nga cairet. Dhe po në këtë rrethine zbulova një tjetër emër, Adriana Thano - Penxherene e zotrise sate etj. Nisur nga emrat, thashë me vete në cast "C'kaurre të mrekullueshme Përmeti!" :) Që do të thoshte një dekikë me pas: c'shqiptare magjepsëse!

Natyrisht, koha i kishte shpënë në ambiente më të kamura se dikur, por shpyrti derdhej i pa cënuar aty. Edhe m'u shfaq i ndjeri Sandër Prosi në rolin e Dhaskal Todrit: "Kollani (i florinjtë) i humbi, por kënga i mbeti ama". Zëvendësojeni kollanin po deshet me pensionet 300 euroshe, është OK. Këngën ama lëreni njësoj. Ajo është e pazëvendësueshme.

Ju falemnderit, o zonja brilante, edhe pse të panjohura.

8 Komente

I nderuar, keto zonja jane pasaardhese te asaj kulture permetare te nisur nga qemotti, e te ngritura ne piedestal nga te medhenjte Mentor Xhemali me te vetet, Laver Bariu me te vetet ee keshtu me radhe. Keto zonja nuk jane ne Greqi, por ne dasmat shqiptare, duke kenduar llive per te nxjerrre buken e gojes.  Jane brilante, te mrekullueshme dhe thjeshte burimore....

Janë ...burimore smiley

I nderuar Alidems ...ke kapë një pikë që zbërthen në mënyrë të shkëlqyer Inteligjencën e Plakut Mere alias Babasqap , me refrenin 25 vjeçar në drejtimin e Shqipërisë .

O tërnana o rënana ....O tërnana o rënana

peçollari YLL .Përshëndetje kudo që të jesh . Je perlë e zërit dhe interpetimit të melodisë POP ! Shqiptare nga Thellësitë e shekujve !

Pse s'e dije ti Em qe ne kaurret jemi te mrekullushem ,nuk e di pse na shajnesmiley

flm qe na çove ne ato burime qe moskovolisin arome trendelinesmiley

Te mbrekullueshme. faleminderit Emo,

 

Mbiemri me prapashtesën llari nuk është kaur . Në mos qoftë në përzierje Mazllëmi me kaurët . Është "kaur evgjit ".

Por zëri Peçollarit dhe muzika Përmetare në tërësi janë perla të Shqipërisë të krahasuara me polifoninë  labe dhe  me ndonjë Dibrane . Dhe kjo është merita e emigrantit që tregon Klas në përzgjedhje . Të tjerët kanë kënduar VONË , pas Çlirimit smiley.... po të mënjanosh këngët qytetse Korçare të përfaqësuara nga Grupi famoz " Lira "

Nga Tomorica përfshi Mokër dhe Devoll deri Voskopojë e më thellë , nuk flas për përjashtime , ka të njëjtin avaz .Njësoj si në trevat e Veriut që nuk ka Variacion melodish por Virtuoz veglash si i paharruarri dhe i paharritshmi Nue Shyti !

kenga erotike mjaft e zhvillume me ato ane, nuk di pse (normalisht porno nuk kish ahere); 

ose ka te beje rrakia, ose frymezimi i vjoses.

Nje tjeter me intro te bukur

apo kjo me birbil

emo ku je more ? peshku ka nevoje per komentet e tua

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).