Daniel Godelli shkëlqen në Almati të Kazakistanit. 22-vjeçari nga Peqini ka fituar 2 medalje ari dhe një argjendi. Danieli provoi edhe rekordin botëror, por nuk ia doli dot mbanë.

Daniel Godelli shpallet kampion i Botës në stilin e shkëputjes në Peshëngritje, nënkampion i Botës në shtytje dhe kampion i Botës në dygarësh.

Fillimisht, ai ka ngritur 171 kg në shtyrje dhe ka marrë medalje ari. Peshëngritësi shqiptar ka arritur të mundë kështu kampionin aktual të botës, kinezin Lju Xiaojung, i cili doli i dyti në kampionatin e këtij viti, falë peshës trupore më të madhe.

Para tij ka provuar Erkand Qerimaj. Në stilin e shtytjes, Qerimaj gaboi të treja provat, duke mos arritur dot të kualifikohet në dygarësh, pavarësisht se në të tria provat erdhi duke ndryshuar provat. Peshëngritësi nga Elbasani ka ngritur shtangën 198 kg në shtytje, duke u shpallur nënkampion në këtë stil.

Ai ngriti 369 kg në të dy garat dhe kësisoji është edhe kampion bote në dygarësh. Pra, Daniel Godelli u rendit i pari në shkëputje, i dyti në shtytje dhe i pari në total në Botërorin e Peshëngritjes, që zhvillohet në Kazakistan. 

Triumfon edhe Romela Begaj në Kazakistan, e artë në shkëputje  

Shqipëria triumfon sërish në kampionatin Botëtor të Peshëngritjes në Kazakistan duke ngritur për herë të dyte flamurin kuqezi mes shumë vendeve pjesëmarrëse. 

Romela Begaj fitoi medalje të artë në stilin e shkëputjes, duke lënë pas vetes peshëngritëse me emër në arenën ndërkombëtare. Begaj ngriti 113 kilogramë në kategorinë 63 kg, duke lënë pas garuesit e tjerë. Begaj ngriti 108 kg në provën e parë, dështoi në të dytën me 113 kilogramë dhe në të tretin arriti të triumfojë në kampionatin botëror të peshëngritjes që po zhvillohet në Almati të Kazakistanit.

Më tej Begaj ka bërë provat për stilin e shtytjes, dygarësh. Në provën e parë tentoi të ngrinte 127 kg, por dështoi. Në provën e dytë 127 kg ia doli me sukses peshëngritësja kuqezi. Begaj ka shkëlqyer edhe në provën e tretë, kur ka ngritur shtangën me peshën 132 kg.

Në dygarësh, ajo ka ngritur 245 kg, duke u renditur në vendin e 7. Kjo renditje u kushtëzua nga rezultati në stilin e shtytjes, që është në rritje për Romelën, e cila arriti të kalonte me sukses me 132 kilogramë në shtangë.

Rama: Kampione bote për të gjitha vajzat shqiptare
I menjëherëshëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama. Në një status në rrjetin social Facebook Rama shkruan se Romela është kampione për të gjitha vajzat shqiptare. 

"Urime urime urime Romela Begës për medaljen e artë! Një kampione bote për gjithë vajzat shqiptare! Superbarazi gjinore në medaljet e arit", shkruan Rama në Facebook.

Shqiperia tre medalje ari dhe nje argjendi
Në total Shqipëria ka në kampionatin botëtor të peshëngritjes tre medalje ari dhe një argjenti.
 
 

25 Komente

Nderime Godellit. Na duhej edhe kjo medalje e arte ne gjithe kete kuader patriotik popullor. Pas ndeshjes se futbollit, vizites se Edvin Kristaq Rames, keto medalje te arta jane qershia mbi torte.

Rilindja po e thote me sukses fjalen e vet. smiley

" Rilindja po e thote me sukses fjalen e vet "

LSI - ja deshe me thone , shtangist tjetri me medalje Ari , jo Piktor.

Bravo Godellit por ishalla, rilindja, e thot fjalen e vet edhe te shperblimet qe i takojn Godellit me shoke e nuk sillen si ata kafshet e meparshme qe e bone ate kampionin tjeter,sulin me duket, me qa ne televizion per leket e medaljes dhe te ushqimit.

Ku jane nacionalistet qe nuk paskan lene asnje urim per kete peqinsin nga Elbasani?

Po ai morro ku eshte ? smiley 

Kur vjen ne Rinas ky ?

 

Peqinsi mund  Qinezin..smiley

bravo Godellit, urime!   pervec kampion Bote, me duket se ky garantoi edhe pjesmarrjen ne lojerat e ardhshme Olimpike...

me vjen keq per Qerimaj.. nejse, ka gara te tjera deri ne lojerat Olimpike.

Per dronin pati nja 500-600 komente. Per nje kampion bote vetem 4, cfare fakeqesie. Gjithesesi bravo Godelli dhe suksese te metejshme. Respekte smileysmiley

normal, droni ishte mesazh POLITIK shqiptar i "nje ushtari" te panjohur. ndersa ky garon per vete te vet ne radhe te pare, familjen e vet dhe pastaj per kombin. 

     Tek ne, familja e "dronave" , ose ish familja "Rama" , po etiketohet si familja korleone.Bilez mediat serbe po shfrytezon per model ( Blici ) edhe " armet e Edit" , te cilat  Bari Balliu dhe Frroku, ja u derguan me  e:mail serbeve ! Neper shitoret serbe revista u perpi prej serbeshave, per te cilat, sikunder pati thene  i ndjeri Fadil Hoxha, e kane per adet ti kene ...varur arme te tilla ! 

    Nashti, ketej e me tutje dronat kane dhe origjine familjeje ...ndersa armet... e familjes ..tregun e garantuar ..Serbine 

Nuk eshte e kote ajo sentensa e tiransit vjeter" Te kesh mik  Bari falliun, per cderq te duhet ...armiku "?

Do kishte marre 3 medalje ari Danieli nese nuk do te kishte bere ata kapercim direkt te 211 kg. Komentatoret e eurosport u habiten kur pane peshen ne tabelen elektronike mbasi prisni qe Danieli te kerkonte peshen 201 kg per te marre medalje edhe ne kete stil, por ai shkoj For the kill smiley te thyente rekordin botrore qe mbahet nga nje tjeter talent i shkolles shqiptare se peshngritjes por nen flamurin grek. Urime Daniel je i ri 22 vjec dhe ike te gjitha  mundesit te thyesh kete rekord, vetem mos bej ndonje gafe me substanca.

Qe te gjith bejne hile me substanca ne lojrat olimpike. Si kujton se i kan fitur dikur gjermano lindoret, ruset e amerikanet gjith ato medalje? Si i fitojne sot kinezet, koreanoveriorete britaniket? Puna eshte kush ka zotesine te jete nje hap perpara me teknologjine. Psh nqs do te perdorej teknologjia e sotme per te kontrolluar olimpistet e 20 viteve me pare qe te gjith do te dalin me perdorim substancash. Shqiperia si gjithmone vendi me naiv ne bote. Edhe substancat qe moren olimpiaden e kaluar ishin komplet teknollogji antike.

urime kampionit.. seç me kujtoi nje tjeter kampion te peshengritjes Ymer Pampurin vajzen e te cilit e kam pasur dikur shoqe klase

ymer pampuri ose ai qe merr vaporin.

Urime Godelli jo vetem qe na bere krenar ne si Shqiptare, por qe ne menyre direkte shenove kete titull si i pari Evropian!  Uroj qe mirenjohja ndaj teje te mos tregohet vetem me certefikata nderi e lavderime nga qeveria smiley

Urime Godellit!

Po lexoja kete artikull:

http://www.insidethegames.biz/sports/sum...

Despite the scale of the achievement, Godelli declined to attend the post-event press conference, as his team said they were unable to provide an interpreter.

smiley

Apapapapapa, ç'paska qene kjo rilindja....smiley, tre medalje ari shpejte e shpejte dhe jo dosido, por kampione bote....smiley

alidemso, je infektuar me sindrinomin e Pjerit me duket , po i perserit komentet shpesh..smiley. po e the njeher kete punen e Rilindjes te komenti i pare..smiley

shiko, peshngritja aty ka qene me rezultate qe prej viteve 70-te.. eshte tradite, te tjerat skane lidhje..
por eshte gjynah ta heqesh vemendjen nga sporti dhe kampionet, aq me teper kur eshte teme per ta.. pa Rilindja dhe politika ketu eshte, non stop..smiley

nderkoh, urime dhe suksese Romeles! shptesoj shume qe kur te kthehet kjo, mos te jap intervista te inatosura, sic e ka zakon, tip shantazh: "po sme dha shteti kaq e aq leke, do shkoj te perfaqesoj ndonje shtet tjeter etj". dmth i mirekuptojme kerkesat e saj te drejta, por sidoqofte te gjej nje menyre tjeter ti kerkoj, sepse nuk i ka hije nje sportisteje te Kombetares qe presupozohet: perfaqeson Atdheun e vet.

belulo, infektimi i Pjerit eshte pozitiv...hahahaha, e di qe te erren syte, por kjo eshte jeta, ka te tatepjeta, por edhe te perpjeta... tashti jami ne te perpjete... mbaaase ja mberrijme edhe majes, nuk i dihet... por jemi ne te perpjete ama....loooolsmiley

he mer alidems... te pata paralajmeruar, mos e ngaterro sportin me politiken!!
........dhe festa u kthy n'mort.....smileyhttp://66.55.93.155/lajme/

Urime te dy sportisteve, urime edhe SK Tiranes qe i pergatiti!

hallall gjiu i nanes. Shpresoj te shperbleheni te pakten ni minimum sepse Shqiperia nuk e shperblem sportin as ne minimumin e saj: Peshengritja dhe mundja pa dieta ushqimore dhe pa financim materiali, skia pa financim as materiale per ushtrim. Shpresoj qe politikanet mos te jene te paret vetem per levdata ne rrjetet e tyre sociale por gjithashtu ne permiresimin e gjendjes dhe kushteve te stervitjes, AMEN.

Urime per kampionet dhe ishalla marrin edhe medaljet opilmpike!

Kam nje pyetje per ata qe e dine me mire historine.

Si ka qene historia e Ymer Pampurit?

Perse nuk permendej ne shtypin e kohes si sukses i peshengritjes shqiptare,nje kampion olimpik si Pampuri?

Mund te ma sqaroni se vertet jam kurioz per rastin e tij.

Ju faleminderit paraprakisht.

Pampuri nuk ka qene kampion olimpik, ne kuptimin qe fitoi ndonje medajle atje, por ne stilin e shkeputjes gjate lojrave olimpike, ka thyer rekordin olimpik.

I nderuar ACDC, ja nje shpjegim i plote i asaj qe ka ndodhur me te madhin Ymer Pampuri

Te faleminderit alidems se tani jam sqaruar.

Cdo gje ka qene bere lemsh.

Edhe Besniku lemsh e kishte bere shkrimin, por me durim e lexova dhe me ne fund e kuptova.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).