Baton Haxhiu mendon se Shqiperia duhet te faktorizohet ne rajon jo thjesht duke ndjekur konjukturat dhe recetat aktuale, por duke u imponuar me qasje dhe ide te reja te cilat do ta "shpetonin" edhe BE-ne nga qasja Serbi-përkëdhelëse.

Në raport me rajonin tonë, Brukseli është në një lloj ngërçi. E lodhur nga kriza ekonomike dhe presioni i madh nga Rusia, BE-ja nuk ka më ide të reja se si t'i qaset rajonit tonë. E vetmja linjë, ku të gjithë pajtohen është se duhet penguar ndikimin rus në Ballkan dhe duhet ndaluar zgjerimi i mëtejshëm i BE-së, së paku edhe për 10 vjet. 

Marrë parasysh presioni rus mbi BE-në, ekziston rreziku që BE-ja të investojë në të gjitha format në Serbi, me idenë se kështu po e afrojnë Serbinë drejt BE-së dhe po e largojnë nga Rusia. Kjo politikë dyfytyrëshe e Serbisë, për momentin, është arma më e fuqishme që ka Beogradi dhe që mund të tregohet e dëmshme për interesat e Shqipërisë. Shqipëria duhet ta neutralizojë këtë lojë të Beogradit dhe të ngrihet mbi lodhjen e Brukselit. 

Po ashtu, dua të përkujtoj se fuqia politike e Jugosllavisë së Titos ka buruar pikërisht nga ajo se, në një kohë konfliktesh dhe lodhjeje globale, Tito ishte burim i ideve të reja, përtej konfliktit dhe lodhjes nga rrethi vicioz i gjërave të përsëritura ndër breza. Kjo e bëri Titon një lider të rangut botëror dhe Jugosllavinë thithëse të investimeve dhe qendër të fuqisë politike.

Për dallim nga liderët e tjerë të rajonit, Kryeministri Rama deri në Beograd ishte model i evropianit të ri në rajon, dhe ne të gjithë duhet të punonim fuqishëm mbi këtë fakt.

Shqipëria si promotore e ideve konkrete, përtej obligimeve që të gjitha vendet i kanë nga Brukseli, duhet të ishte fuqizim i këtij modeli. Në këtë kontekst, vizita në Beograd ishte një rast ideal për të fuqizuar këtë imazh të Kryeministrit Rama dhe të Shqipërisë.

- Artikulli i plote i Haxhiut (Lapsi.al)

23 Komente

BE eshte nen presionin Rus, eshte ne ngerc, dhe nuk ka ide te reja- thote Bato! smiley

Fakti qe serbia eshte dakort te pranoje te hyje ne BE tregon qe Rusia nuk ben asnje presion smiley dhe presioni ne fakt eshte ai i BE mbi Rusine, veshtirsite per tu qartesuar Serbine me ke do te shkoje me BE apo Rusine , nuk eshte ngerc por eshte nje manover e BE per te fituar territor me shume ne Tregun e BE me rregulla dhe detyrime reciproke dhe kesaj nuk mund ti thuhet qe  BE "nuk ka ide te reja" smiley

Dmth gazetari Bato ja ka fut kot po kot fare.

Artikulli. duket sikur analizon, po nuk analizion gje bile ja fut kot si nje elifmatrak!

 

qasje dhe ide te reja te cilat do ta "shpetonin" edhe BE-ne nga qasja Serbi-përkëdhelëse

Pas kesaj e lashe leximin.

Smund te behet shqiperia dicka qe smund te jete se ska kellqe ta beje rolin primar ne ballkan nje vend i varfer, i korruptuar dhe problematik. Rama mund te doje te beje boks jashte peshes se vet por heret a vone do ndergjegjesohet qe eshte perfaqesues i nje vendi me ekonomi te dobet dhe me 100 halle. Vizita ne beograd qe nje show i kote nacionalist e nje fiasko ne arritjet substanciale. Megjithese si shpetoje dot tundimit per ti futur ne folkun popullor heroik Rames nuk i shkojne te tilla sjellje. 

Nuk flitet tamam per ne Ballkan, por ne rajon, ne Ballkanin perendimor, qdmth Shqiperi, Serbi, Maqedoni, Kosove, Mal i Zi, Bosnje. 

kjo intervista meriton teme me vete, duke pas parasysh kush ka qene e sa ka ndryshu filozofia e Vuk Drashkovicit.
Ajo pjesa "ja kajsha nanen!", thene nga Drashkovici kish me pas komentet me te shumta

Sinqerisht kjo ishte interviste e papame.

Ka te drejte Bredhi kur thote se eshte per smiley ky ndryshim i Drashkovic.

Do kete hap dhe ky nei dyqon, dmth OJQ e po gju pare Evropi.

Shume dakord me Batonin. Arma me e forte e Serbise tani eshte qe anon nga Rusi dhe BE-ja perpiqet ta joshe nga Europa, ndaj e merr me te mire.

Ndersa Shqiperine e ka ne xhep, s’ka pse i jep perkedhelje, njesoj si UEFA.

Shqiperia duhet te beje dicka te re per te rene ne sy e per te terhequr vemendje, jo te rrije vendnumero teksa gjithe vemendja e BE-se bie mbi Serbine. 

Rusia ka reduktuar ne mas furnizmin e Serbise me Gaz pasi Serbia ka nje deficit te papaguar Gazpromit rus, mbi 200 milion dollar keshtu qe animi nga Rusia eshte 5 me hic se Serbia nuk ka para te shlyej borxhin, pot te ishte ndryshe Rusia mund ti ofronte ndihma financiare ose ulje cmimesh, per te tejkaluar problemet financiare qe ka Serbia.

BE i ofron ndihme financiare Serbise po me kushte dhe Serbia eshte edetyruar te plotsoj kushtet ndaj BE qe do te thote Serbia nuk anon fare nga Rusia, persa i perket ndihmave ekonomike, "Vellai" i madh kur vjen punate leket nuk tregohet doreleshuar!

Eshte pak a shume si ne kohen e komunizmit kur Perendim i dha Titos 20 milion dollare, ndihma per te aneksuar Jugosllavine nga blloku komunist, Rusia respektivisht! dhe ne ate kohe Jugosllavia e Titos u shkeput nga blloku komunist si vend i paangazhuar, dhe vetadministrativ, duke e perdor ate si kal troje!

Sebia per BE eshte me rendesishme se Shqiperia, Serbia ka nje potencial me shume ne Tregun e perbashket Europian se Shqiperia, Shqiperia nuk eshte gje tjeter vecse mjeti per te arrit qellimin! Ne jemi nje vend pa potenciale, Ajo qe duhet ne te perfitojme eshte te ngrem veten ne nivel me te larte ekonomik dhe administrativ, njesoj me vendet e tjera europiane.

 

Nuk ka te beje fare me ato, se ato jane te pallogariteshme kur vejn puna ne Gjeostrategji...Rusia mbylli syte per miljarda dollare gas per Ukrainen kur e kishte interesin..Rreh gjetke cekani, kupton ti. Serbet gjenden mis dy zjarreve dhe po ikapin plumbat rikoshet

Po pra cekani reh tek politikat ekonomike per te bere tregti me rregulla dhe jo me hile! Me diktat,ku Rusia te kete rubinetin dhe te tjeret te pije uje sa here ti doje qefi Rusis. Kte politike do te luftoje Europa!

Rusia do te kontrolloje tregun me rregullat e veta, nepermjet diktati dhe presionit, ndersa BE do te kontrolloje tregun ne permjet rregulla te drejta te nje tregu te perbashket me perfitime dhe detyrime reciproke , une nuk jam ekonomist, dhe nuk di ta shpjegoj me detaje  po ky eshte problemei themelor Tregu dhe loja me rregulla ,Rusia ben tregti kundraband,.dhe kerkon te diktoje tregun vetem Rusia,

 

U ftofshi m'tajare me imazhin. Serbia do thithi investime se ka rob me te pergatit e infrastrukture me te mire, plus thiatros qe i los Evropit.

Haha sa me pelqen kur pas trullosjes se pare, cohen, orientohen nga Guva e Shqupit, nuhasen eren e shurres se Harushes, dhe pastaj "analizojne" dhe "komentojne" ne perputhje te plote me ate duhme. 

A ka mundesi ta leme ne hije per ca kohe viziten e Rames ne Serbi?

Shqupi eshte ne amulli se ska derman per cmendurine ngjitese te Cunit te Sheqeres. Shendeti mendor i opozites  eshte me i rendesishem se nje palo vizite. Edhe Lulthimi bote si gangster tek Opinioni e tregonte grushtin.

Le te merremi me Conen e Konstandinin dhe a do ja kompensojne Per Vit te Ri Kaposhin e Detit Shqiptareve, Paria e tiranes valle?????

E shef që s'kemi keqkuptime smiley

Një nga Masterat e lefTKopesë është shndruar në GOP pjellor kritikash nga duhmat e shurrës së Shqupit .Variante variante , shtëllunga -shtëllunga sipas këngës " o vika deti mi lle amon truma -truma "..Fjamurin e mori Nismëtari Petër tër tër tër tër tëri .

Nuk janë shkëput akoma nga Thirrjet patetike të babit të tyre dhijarit folklorik Berisha " Na jem të  dytët pas Gjermanisë "smiley  dhe u duket habie që rroli na paska rae deri në Përfaqsimin në Europë me Serbin , si dy vende problematike me shpërthime momentale nacionalistësh primitivë ! Se kush përfiton e si përplasen interesat në kët pjesë Trualli Gjeografiko - Politik ..Erdhën Analët !

Na u shkëputëm pas Droneve  , u ngritëm më lart pas takimit me Vuçiçërinë dhe duket se Europa po dallon një NORMALITET . Të tjerë më të fuqishmit panë " Shkrirje akujsh " dhe e çmuan këto momente si " Historike " ku pala Shqiptare u tregua shumë dinjitoze e Europiane. E pse mos ta shfrytëzojmë ?  Batua sheh Imazhin ..Po mirë O ku është e keqja ?

 Të tjerat  ??? ..Vrap tek Opinioni Uturakut Fevziu mbush me " analë   "  dhe vuuuuu pampersa nga LeftGOPJA prej " na kem Feisin e Bukit or tie "

Baton Haxhiu eshte mik i hershem i Rames. Bile s'do cuditesha nese Haxhiu do ishte nje nga zerat qe Rama aktualisht degjon si keshilltare te ketyre ceshtjeve, dhe artikujt si ky ne shtyp Haxhiu i shkruan jo per t'ia thene Rames por publikut.

Megjithate kjo s'duhet te pengoje rob(o)te(t) ne perseritjen e fjaleve kyce si  "shqupi" dhe "E.T. phone home" smiley

P.S. 4ever, ku e lexove qe artikulli i Haxhiut ishte per ceshtje siperfaqsore imazhi, tek tregimi i Pjerit? smiley

Xhibo shko ha icik peshk te tregimi i Pjerit qe te kesh takat me lexu dhe fjaline e fundit te Batoni.smiley

Shqiperia duhet te vazhdoje te beje perpara nga ana ekonomike, kjo eshte mundesia, per mendimin tim. Te tjeret mund te hedhin ide te tjera, jo-po lojra. 

Shqipëria si promotore e ideve konkrete, .... Në këtë kontekst, vizita në Beograd ishte një rast ideal për të fuqizuar këtë imazh të Kryeministrit Rama dhe të Shqipërisë.

Lexo dhe lei llapat jashtë smiley Apo ke shtu nji llafkë për të qenë mrena si pjesë e l"ashë në koment aty smiley...sipërfaqësore ....

Çfarë do me thënë kjo sipërfaqësorja , sa i gjatë ishte dhe sa kohë kishte luajtur basketboll apo sa kohë e kishte zbuluar lefTGOPJA që kishte pikturu tek revista " Në sherbim të popullit " . Apo jam që jam pse mos të shkjruj dhe unë ndonjë gje deri sa e përdor llafin Imazh smiley

 Më të vëmendshëm me problemet që kanë artikujt ..ka thënë z Pjer

E di ca m'habit me keto shurramanet tane qe na kane ra per hise si analista? 

Ta japin taven ne dore taze, te nxehte. Tak, direkt Batoni, ose ai kllufi tjeter Muq Nanja, e kane dhone vendimin per rruget qe duhet te rrugetoje Shqipnia mbas ketij isaboletinllikut te ed rames. 

Tak fak, shikojne keto shurramane lajmet ne tv dhe jane te zotet qe te japin nje synopsis panevropian dhe nje prognosis pa piken e hezitimit qe mund te kete nje person i rritur ne moshe perpara se ta shloje llafin. 

Na! Munxet!

Juve, dhe mua qe ju lexoj! smiley

 

      Batoni eshte munduar te sjelli perciptazi sfiden e Shqiperise ne Ballkan dhe Evrope, duke marre per pike referimi  Bishtperdredhuren Serbi.Mirepo Batoni nuk e di hic se sfiden me te pare Shqiperia ka ate mes vetvehtes.Shqiperia nuk ka nje doktrine zhvillimore.E tere klasa politike eshte e mberthyer ne nje  " lufte" ku kauza e seiciles eshte politika fiskale. Ngritje taksash , ulje taksash! Ekonomistet e te dy kraheve jane krejtesisht te paafte per vizione.Politikat fiskale behen suksesive kur eshte prodhimi  promotori.Por ne kete vend ku kemi kater kategori pronash, asnjeren stabile juridikisht, nuk mund te percaktohet sistemi.Shoqeria jone ka  nje cerek shekulli me sfiden per sistemin.Kjo shoqeri po funksionon krejtesisht jasht sistemit.Sepse sistemin e percakton perkatesia e pronesise se pari mbi mjetin themelor, token dhe cdo prone tjeter qe gjithashtu ka per themel toke.

 Idete e mia per sistemin, qe ta bejne ate te funksionoje , kerkojne Doktrinen zhvillimore, e cila do te filloje, sapo toka are te zeri vend juridikisht.Kete nuk di ta beje askush nga te kesaj ministrie mbudhur me te paafte e veterinere.

Pas kesaj urgjentisht duhet kaluar ne sipermarrjet perbashkuese sepse e gjithe berrihaja e katundareve jo per nafte pa akcize e jo per sadakate qe ndan ky minister bujqesie , apo qe shkon Ilir ne nje sere ne Lushnje dhe tregon si LSI ndihmon fermeret eshte nje idiotesi komplet.Raporti i ushqimeve prej importit,  me prodhimin vendas eshte sot 7:1.Kjo eshte skandaloze per  kushtet e nje vend iteresisht agrar .

Eh sa ka zanati mor Baton

Ladi i paska bere nje permbledhje edhe shtypit nderkombetar pas vizites se Rames.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).