Më në fund Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s i ka çuar Federatës Shqiptare të Futbollit arsyetimin e saj të zbardhur dhe të argumentuar por disa ditë më vonë se homologet e saj serbe në lidhje me humbjen në tavolinë të ndeshjes 3-0, në 14 tetor  në Beograd ndaj Serbisë dhe gjobën prej 100 mijë eurosh. Vizion Plus ka siguruar raportin ekskluziv me 12 faqe të Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s që i ka dërguar Federatës Shqiptare me argumentuat për vendimet . Sipas disiplinës, Shqipëria ka humbur ndeshjen në tavolinë sepse ka refuzuar të vazhdojë ndeshjen. Por, megjithatë, shkruhet se “shqiptarët kanë deklaruar më parë se janë të pamundur për të vazhduar ndeshjen”, ndërsa, sipas FSHF-së, nuk i referohet provave të palës shqiptare. Në raportin e saj Komisioni i Disiplinës sipas Federates Shqiptare të Futbollit nuk i referohet heshtjeve të sigurisë në stadium ndërsa nuk ka pika për këtë çështje. Disiplina e ka argumentuar gjobën prej 100 mijë euro për shkak të dronit  me banerin që trazoi situaten pasi deri në atë moment gjithçka sipas saj ishte normale në atë ndeshje. Ndërkohë burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se tashmë FSHF do të apeloje këtë vendim brenda tre ditësh dhe nëse është e nëvojshme do ta cojë këtë çështje deri në kas të Lozakes

24 Komente

ca zbardh or ca, uefa na e paska nxire vendimin

Se kisha menjen dhe ti lali mos e ngri zanin, po thuj ca menimin tat.. (thash te bej edhe une njehere si i forte, lol)

Perfituan nga Xhuvani xhunior qe pushtoi mediat, e se patem me mendjen me protestu!

Ku eshte linku?

O xhibo ku ta gjej raportin e UEFA-s?

 

ta tregoja une berber po dore-me-1 qe kane per ta fshi direkt

kush? dhe pse?

Do vej Jessie J (nje kengetare angleze aparently) ne Tirane me rastin e clirimit te qytetit smiley Ah kta kan pjerdhur komplet, une thash se ishin cik me mire kta nga ky aspekt se Berisha smiley

Megjith ato para kishin organizuar disa shfaqje kulturore, pak muzike me grupin Lira ne qender te qytetit per njerezit, nje shfaqje teatrale etj etj. Kafsh per nder smiley

me nje avokat te mire, mund t'i rekuperojne tre piket. 

 mjafton qe ai te mbledhe ca raste, kur ndeshjet jane nderprere, per shkak te klimes se dhunshme te stadiumit (me nje monedhe qelluan nje arbiter anesor nje here, dhe ndeshja u nderpre automatikisht pasi arbitri nuk desheroi me te vazhdonte funksionin. s'do jap jeten per nje ndeshje futbolli, deklaroi ai.  

ka plot raste te ngjashme, mjafton ne youtube te kerkohet. rasti italise gjithashtu po me serbet,  etj.

Kur s'je i barabarte perpara drejtesise edhe Papen te marresh per avokat nuk fiton dot kurre. Shqiperia si e pabarabarte perpara drejtesise nderkombetare ka precedente te merparshem. Eshte e kote. E vetmja arme qe kan shqiptaret eshte ngritja e zerit kunder padrejtesise dhe kaq.

s'ka nevoje ne fakt per avokat fare kur je i zgjuar (se te arsyshem kthen dhe derrin, ja gjen gjuhen), por avokati duhet kur zgjuarsia te mungon. qe mund te jete rasti i shumices njerzve.

ndersa me protesta rrugesh, sa ul veten. asgje fiton. por disa ketu nuk kane si ta kuptojne, se jane te ulet ne gjenetike. kjo i ben qe ankesen ta kene te vetmen forme shprehese, ndaj fatit te tyre te keq.

Nuk jam per protesta rrugesh une, ato jane budallalleqe, madje turpe. Une dua qe forca e arsyes, por edhe forca e qendreses te filloj nga vetja. Sot ne Shqiperi ka me shume njerez qe bejne avokatine e padrejtesive historike ndaj shqiptareve se sa ka nje ndergjegjie te paster qe jemi kta qe jemi, kjo e kjo na kan ndodhur dhe keshtu jan faktet, hajde bejme qendrese per te drejtat tona. Nuk mund te besh lufte me te tjeret kur nuk i ke dhe vete idete te qarta dhe ndergjegjien te kthjellet. Pra duhet tja fillojme nga vetja kete po them une. Psh po te shohesh rastin konkret pala shqiptare as qe nuk mori mundimin te shprehet ate nate qe ndodhi ngjarja e le me te luftonte kunder nje propagande qe na shpalli lufte hapur, madje para syve te gjith botes. Nuk ben dot drejtesi pala shqiptare harroje, sepse eshte e dobet brenda. Nqs do te kete drejtesi do te jete vetem sepse ashtu i do bytha nderkombetareve per arsyet e tyre politike apo ku di une, pavaresisht ka apo nuk ka te drejte pala shqiptare. Edhe nje cop hu te dergojme te na mbroje, madje edhe vete Duken te dergojme, kjo nuk ka per te ndryshuar fare rrjedhen e ngjarjeve. Tjeterkush, tjeterkund i vendos keto gjera. E vetmja gje qe kemi ne ne dore, e perseris, dhe kjo nuk vlen vetem per ne por edhe per popuj shume me te medhenj e me te fuqishem, eshte bindja e vetvetes. Asgje tjeter skemi ne ne dore.

ben apo jo drejtesi, kjo nuk ka asnje rendesi (megjithese zgjuarsia triumfon gjithnje) puna eshte, qe siduket s'po kupton as ti, qe per te vendos drejtesine PERDOREN TE NJEJTAT ARME me kundershtarin.

neqoftese ai me gjyq, t'i heq tre pike, ti po me gjyq, duhet te mundohesh t'i rifitosh tre piket. neqoftese ai t'i fiton me loje, ti duhet t'ja fitosh po me loje, ne qoftese ai perdor luften, ti po ashtu duhet me perdor luften. etj.

nuk duhen perdorur menyra me te ulta (megjithese per momentin mund te duken si me te lehta dhe me fituese), se ul vetem veten.  trimi vetem ben histori.

Nuk ta kam shpjeguar mire ate qe dua te them keshtu qe e leme fare. Po te them vetem se nuk mendoj se je gabim ne pricip. Qe te shkosh ne nje beteje per te humbur s'eshte fare e veshtire, as trimeri, as ndonje superioritet gjenetik, qe te shkosh per te fituar apo per te qene dikushi me nje cop vend ne qoshen tende dhe jo nje qen i rrahur duhet me pare te plotesosh ato kushtet per te cilat kam folur une me siper.

Titulli eshte i pa sakte ne krahasim me permbajtjen. Me mirekuptoni, peshku e ka marr shabllon nga gazetat tjera dhe e ka vu. Ne permbajtje nuk shpjegohet pergjigja e plote. Sipas gaze qe kam lexuar ne permvajtje me te plote se kjo shpjegohet se FShF nuk do japi te gjitha detajet por shkurt keto te siperpermendura ne artikull. Ketu lind pyetja: pse duka nga 11 faqe pergjigje deklaron vetem ato qe mund ti shkoje neper mend cdo lloj tifozi shqiptare qe len vend per apelim dhe shprese sepse ngjarjet ishin flagrante? Ne fakt duka kembengul te keto fakte flagrante sepse federata mund te kete bere nje gabim te cilin po na e tregoj fshf-ja te gjithe do kerkojme heqjen e dukes. Pse? Ne keto pergjigje te fshehta qe fshf-ja nuk mund ti deklaroje eshte sqarimi i faktit se pse ngjarjet raciste nuk u moren parasysh nga uefa ne reagim te drejtperdrejte me rastin e shqiperise por si ngjarje e pergjithshme e luftes se uefas kunder racizmit (duke pasur pasur parasysh qe serbia u ndeshkua per hyrjen ne fushe, raport i plote 22 faqe per serbine per ti treguar qe po bene apel do ta kene te humbur gjithesesi, dhe shkaku i vertete pse presidenti i federates erbe dorezoj vendin e punes hala pa ardh vendimi). Shkaku i verte, dhe ketu habitem qe u diskutua ne 2 emisione te opinioni dhe askush nuk foli per ket qeshtje, ndoshta se heren e pare duka ishte prezent dhe se heren e dyte ishin me shume analiste politike se futbolli, eshte se ne keto shpjegime uefa mund t'ja kete ba te qarte fshf-se qe duhet ti dije rregullat gjithashtu qe delegati i uefas apo albitri gjate ndeshjes mundet thjeshte te ingormoheshin nga ndonje i delegates shqiptare para bilbilit ose dhe gjate ndeshjes, dhe ndeshja fo te nderpritej per ket rast para minutes 41. Pra, po doli ky faktor ne pah te gjith ne do i kerkojme dukes te japi doreheqjen.
I vetmi rast ku fshf-ja mund te rrapatet ne apelim eshte fakti qe albitri duhej tju kerkonte skuadrave te bashkoheshin ne tunel dhe ti binte bilbilit ne menyre formale. Attkindon mund te shfajesohet me faktin se i pyti dhe qe jemi ne kohen moderne, dhe provat e doktorrit per lojtaret e vrare mund te bejne dicka per ket akuze. Per sa i perket imazhit global te uefes vetem rifozet shqiptare ne zvicerr ne finlande dhe kudo qe do te levize platini dhe uefa mund ti veje ne pozicion te veshtire.
pra ne si tifoze te motivohemi e mos te lejm rehat uefen te kerkojme duken out.

Shumë ngatrresa në shumë gazeta dhe kjo bën që gjithshka të shmanget nga Thelbi që me sa marrim info është

Raporti arbitrit mbetet baza e Vendimit për ndëshkim " Refuzuan të dalin në ndeshje " fakt që e vërteton dhe përfaqësuesi federatës Hicka dhe konkludon

"mbi këtë argument do mbështetemi pët të kundësrshtuar vendimin "

Si zakonisht këtu do dominoj Urra -Patriotizmi , urojmë jo Histeriko-Xhibist smiley, dhe ..ndonjë shkëndijë mendimi se si mund të trahtohet në Apel ...do mbytet në mos prej tyre , prej karieristëve të gjith ditur me Kritika të Klasit të lartë ndaj Shqipërisë , Shtetarëve dhe mos o zot palo Drejtuesve të federatës.smiley

Rrofshin emisionet e Uturak fevziut !

Gjithsesi shpjegimi i Trajnerit Biasi për dy takumet miqsore si " masa për të kaluar depresionin e shkaktuar nga ndeshja me Serbinë " smiley tepër tepër cilësor , mund të jetë një tërjeqje vëmëndje dhe argument u vlerësuar edhe për Apelin e UEFA !

si nuk i ha nje mortje...me Duke e federate bashke

Ballist Morina paska qitur tjeter video te 'provave gjenerale' me autochthonous.

O duke, o qen, nxirre raportin mer qen

U be tre dite qe UEFA ja ka derguar raportin e vendimit te komisionit te disiplines federates sone dhe akoma asnje media apo institucion tjeter nuk ka arritur te publikoje qofte pjese nga ky raport. Kaq sekret qenkerka qe publikut i mohohet te njihet me permbajtjen e tij? Apo mos federata jone kerkon te fshehe dicka? 

Xhibo po ti a ke pasur akses mbi kete raport?

Raporti eshte 12 faqe ...po vetem dy rreshta n`a tregon federata shqiptare dhe media ....

E çfarë duhet më shumë se gjysëm rreshti   ? Për çfarë duhen tek PPU më shumë ? Pyes se nuk e kuptoj çfarë kemi në dorë përveç qëndrimeve luftarake të Xhiboles që mposhti Serbët me patHRiotizëm smiley

Për ne mjafton thelbi i Vendimit .. dënoheni se nuk ridolët në fushë...i cili do të bëjë bazën e ankimimit në Apel . Po qe për Dërstilë asnjë nuk pengon fantazitë e çartura dhe sidomos molloisjet , që trondisin themelet e Mediave , Federatës dhe vetë UEFËS ..

Ja xhibolja ka xëbuluar edhe një fakt tjetër Patriotik të ballistit , që bën të vlojë ndër Deje gjak patrioti smiley

 

E zbardhi Duka mo?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).