Janë të pakta shtetet, të cilat në themel të politikës së tyre të jashtme dhe në marrëdhëniet me shtetet e tjera vendosin parimin e së drejtës dhe të së vërtetës. Ndër këta shtete të paktë, Suedia qëndron në krye si shteti etalon i mbrojtjes së të drejtës dhe të së vërtetës në arenën ndërkombëtare. Në këtë vijë është vendimi, që mori në 30 tetor qeveria e Suedisë për njohjen e Palestinës si shtet dhe që pati një jehonë të pazakontë ndërkombëtare. Kjo jehonë i dedikohet peshës morale dhe reputacionit ndërkombëtar të Suedisë, të fituara me një angazhim të rrallë dhe konstant në mbrojtje të lirisë, pavarësisë, vetëvendosjes dhe të drejtave demokratike të popujve në të gjithë botën. 

Hapat dhe vendimet e Suedisë në fushën e politikës së jashtme kanë forcën dhe efektin ndikues të modelit dhe të argumentit, sepse shpesh në forumet, debatet dhe institucionet ndërkombëtare, qëndrimi suedez është argument për të provuar drejtësinë e qëndrimit ndaj një çështjeje të diskutueshme ndërkombëtare. Në këtë kuptim, vendimi i qeverisë së Suedisë për njohjen e shtetit të Palestinës është jo thjesht një vendim i drejtë, jo vetëm një model për t’u ndjekur, por edhe një kontribut i shquar i qeverisë dhe i shtetit suedez në krijimin e një dinamike pozitive në përpjekjet e shumta për zgjidhjen e konfliktit 66-vjeçar mes Izraelit dhe Palestinës. 

Përse është i rëndësishëm vendimi i tanishëm i Suedisë? Bisedimet e fundit për paqen mes Izraelit dhe Palestinës janë pezulluar që në muajin prill dhe nuk është sekret se ka qenë qëndrimi radikal i qeverisë izraelite të Beniamin Netaniahut, shkaku kryesor i ndërprerjes së tyre. Kursi radikal i qeverisë aktuale izraelite për të vazhduar zgjerimin më tej të kontrollit izraelit në territoret palestineze, duke ndërtuar koloni të reja, si në Jeruzalemin Lindor, ashtu dhe në Bregun Perëndimor, ka krijuar vështirësi të reja dhe një klimë bllokuese për bisedimet e paqes. Ndërmarrja nga ushtria izraelite e ofensivës disporporcionale ushtarake në territoret palestineze gjatë verës së këtij viti, ku u vranë mbi dymijë palestinezë dhe sipas të dhënave të OKB-së mbi 75 për qind ishin civilë të pafajshëm dhe mes tyre qindra fëmijë ka rënduar akoma më shumë rrethanat e arritjes së paqes. Kjo klimë dhe mungesë predispozicioni nga qeveria izraelite ka tërhequr mbi vete kritikat e SHBA dhe të BE mbi Tel Avivin dhe nuk është e panjohur se marrëdhëniet e tanishme të qeverisë izraelite me presidentin amerikan Barak Obama dhe me Sekretarin e Shtetit, Xhon Kerri, janë në një nivel të ulët historik. Është i njohur paralajmërimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerri, se “Izraeli rrezikon të bëhet shtet aparteidi”. Gazeta izraelite “The Jerusalem Post”, në datën 29 tetor citonte gazetën amerikane “The Atlantic”, ku botohej një intervistë me një zyrtar të lartë të qeverisë amerikane, i cili deklaronte: “Kryesorja që mund të thuhet për Bibin (Netaniahun), ai është një chickenshit. Gjëja e keqe është se ai nuk do të bëjë asgjë që mund të arrijë një rregullim me palestinezët ose me shtetet arabe”. 

Bisedimet diplomatike mes Izraelit dhe Palestinës duhet të jenë bisedime palësh të barabarta, që marrin në konsideratë interesat e secilës palë dhe jo vetëm të shtetit, që është ushtarakisht më i fortë dhe mban të pushtuara territoret palestineze. Suedia kupton dhe kërkon të ndihmojë pikërisht në funksionimin e çelësit të suksesit të bisedimeve, që është barazia mes palëve. Sikurse nënvizoi ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, në një intervistë me ‘CNN’, duke shpjeguar vendimin e qeverisë së saj: “Ne mendojmë se është koha e duhur të njihet shteti i Palestinës. Ne shpresojmë që mund të bëjmë palët më pak të pabarabarta, që ne mund të injektojmë një dinamikë të re në bisedimet e pezulluara të paqes”. Në këtë plan, njohja e shtetit të Palestinës nga Suedia, duke sanksionuar të drejtën e popullit palestinez për shtetin e vet, i bën palët në bisedimet izraelito-palestineze më të barabarta dhe më afër arritjes së kompromisit. Vendimi i Suedisë është në të mirë të arritjes së realizimit të formulës së njohur të “dy shteteve të Izraelit dhe të Palestinës” në kufijtë e vitit 1967, të cilën e mbështesin edhe SHBA, edhe BE. Dallimet janë vetëm për kohën se kur duhet të njihet shteti i Palestinës, por siç theksoi ministrja e Jashtme e Suedisë, mund të thuhet se jemi shumë vonë në njohjen e shtetit të Palestinës. Nuk duhet harruar se Palestina e ka njohur shtetin e Izraelit dy dekada më parë. 
Suedia është shteti i 135-të anëtar i OKB, që njeh Palestinën si shtet. Nga vendet e Bashkimit Europian, Palestinën si shtet e kanë njohur Polonia, Çekia, Hungaria, Bullgaria, Rumania, Qipro, Malta. Përveç tyre, e ka njohur edhe Islanda. Qysh në vitin 2009, BE ka konfirmuar gatishmërinë për të njohur shtetin e Palestinës. Në datën 14 tetor 2014 parlamenti britanik, me 274 vota pro dhe 12 kundër, votoi rezolutën, që i kërkon qeverisë britanike të njohë Palestinën si shtet. Një javë më pas edhe parlamenti i Irlandës miratoi një rezolutë, që i bën thirrje qeverisë irlandeze të njohë shtetin e Palestinës. Ndërkohë një grup prej afro 500 personalitetesh izraelite i ka dërguar një peticion parlamentit të Spanjës, ku i kërkon që të njohë Palestinën si shtet, kur të zhvillohet diskutimi i një rezolute të posaçme në muajin nëntor. Mes këtyre personaliteteve është edhe ish-drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Alon Niel, i cili deklaroi me këtë rast se “ne jemi tmerruar nga mundësia, pothuaj realiteti i një shteti të vetëm. Ne kemi frikë se një shtet i tillë do të përfundojë si një shtet aparteidi”. Në 29 nëntor të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi për dhënien e statusit të shtetit vëzhgues për Palestinën, vendim që u miratua me votën e 138 shteteve, përfshirë Suedinë dhe vetëm 9 ishin kundër. Palestina i plotëson të gjitha kriteret e ligjit ndërkombëtar për statusin e shtetit dhe ministrja e Jashtme suedeze solli shembullin e njohjes, që Suedia i ka bërë Kroacisë në vitin 1992 dhe Kosovës në vitin 2008. Në 25 maj të vitit 2014, gjatë vizitës në tokën e shenjtë, Papa Françesku iu referua “shtetit të Palestinës”. 

Pra, vendimi i Suedisë nuk është një rast i izoluar, por vazhdon dhe sanksionon një realitet dominant diplomatik ndërkombëtar, i cili ka kuptuar se pa njohjen e pa pranimin e Palestinës si shtet, nuk mund të ecë përpara procesi i paqes dhe vetë Izraeli nuk mund të sigurojë paqen dhe qetësinë, që e kërkon që nga viti 1948. Të mos njohësh shtetin e Palestinës do të thotë të inkurajosh kursin radikal dhe elementët ekstremistë të qeverisë së Netaniahut. Suedia është shteti i 135 në botë që njeh shtetin e Palestinës, por hapi i saj shkaktoi tërmet në Tel Aviv, sepse as qeveria radikale dhe as qarqet fondamentaliste ebraike nuk kanë se çfarë t’i thonë Suedisë, vendit klasik të politikës së jashtme të pavarur, demokratike dhe neutrale. E veçanta në rastin e vendimit të Suedisë është se ai mund të merret si shembull nga shtete të tjera europiane, të cilat kanë hezituar deri tani ta bëjnë këtë gjë. Ndikimi dhe reputacioni i Suedisë është i tillë, që mund të krijojë një tendencë të re në shikimin e raporteve në konfliktin e Lindjes së Mesme. Pikërisht për këtë qeveria izraelite do të duhej të mendohej dhe të nxirrte disa mësime nga qëndrimi, që po mban një shtet mik i Izraelit si Suedia, një shtet me nivele të larta dhe të pashoqe demokracie dhe sjellje civilizuese ndërkombëtare. 

Është për të ardhur keq që qeveria e Netaniahut dhe e Libermanit reagoi me emocion radikal, duke sulmuar Suedinë dhe duke tërhequr ambasadorin e saj nga Stokholmi. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman, i cili është emigrant nga ish-Bashkimi Sovjetik, lëshoi disa akuza tipike sovjetike ndaj Suedisë, me një gjuhë aspak diplomatike, duke deklaruar se “qeveria suedeze duhet të kuptojë që marrëdhëniet në Lindjen e Mesme janë më komplekse se një pako me pajisje vetëmontuese të IKEA-s”, (firma gjigante suedeze e njohur dhe e pranishme në tërë botën për cilësinë e mallrave të saj të mobilieve dhe pajisjeve vetëmontuese). Ironia rurale sovjetike e Libermanit e kërkonte një përgjigje dhe ajo i erdhi me qetësinë dhe qytetarinë diplomatike të ministres së Jashtme suedeze, e cila deklaroi në ‘CNN’ se do të dëshironte t’i dërgonte homologut izraelit një paketë pajisjesh vetëmontuese të IKEA-s dhe ai do të shohë se “ajo që keni nevojë është një partner, ju gjithashtu keni nevojë të bashkëpunoni dhe ju keni nevojë për një manual të mirë”. 

Mesazhi elegant diplomatik i ministres së Jashtme suedeze sugjeron që Izraeli dhe qeveria e tij aktuale duhet të reflektojnë me realizëm ndaj klimës së re dhe ndryshimeve, që ndodhin në botën diplomatike dhe në marrëdhëniet aktuale ndërkombëtare. Brezat e rij duan paqen dhe paqja arrihet duke biseduar e bashkëjetuar me të tjerët dhe jo duke kërkuar ekskluzivitete rajonale, botërore apo providenciale. Ky është mësimi që del nga vendimi i drejtë i qeverisë suedeze për njohjen e shtetit të Palestinës. Suedia është modeli shoqëror dhe ndërkombëtar, që duhet ndjekur edhe nga Izraeli, edhe nga Palestina. 

 

*Autori, ish-ambasador i Shqipërisë në Suedi. 

22 Komente

Po kur shkrun dhe ky ?

kush e solli kete .

Puuuuuu    PuUUUUUUUUUUUUUUU

Po ky si ambasador .....lere lere se po na ben te nxjerrim noj llaf

Mire i thote Amerika. "Shtet komunist dhe tinxar" (i referohem ketu mos pjesemarrjen ne WWII dhe kopiline me Julian Assange dhe episodet e anijes Ruse... nga te fryje era) Art of the Shit that's covered your eyes, apo si i thone ne suedisht "SYSTEMBOLAGET" aty ku mund te kesh dhe punen si magazinier. hahahaha, just kidding! Suedia vendi i dyte per xhihadist me origjine shqiptare pas gjermanise by the way fale ambasadoreve tane te dashur smiley peace out.

Lere Ameriken se vete Pentagoni po e quan "chickeshit" Netanyahun smiley ...qenke shume mbrapa, te paska ngel sahati ne vitet 2000

Ne fakt Suedezet jane popull i drejte mos i bjer ne qafe kot smiley Pasaj mos u bej hipokrit se Shqiperia e ka dekada qe e njohur Palestinen se bashku me 80% te globit. Ja dhe Parlamenti Britanik kane votuar pro njohes se Palestines me unanimitet (274 pro dhe 12 kunder) dhe pritet ta Njohe Shtetin Palesinez se shpejti.

Bukur, me pelqeu si artikull. 

Ish-ambasadori Shqiptare ne Suedi! kjo mund te kete nje domethenje negative duke ju adresuar faktit qe ky ambasador ka punuar ne Suedi ne kohen kur Kosova ishte ne lufte dhe Suedia pranonte te ishte vetem si nje faktor per te sjellur ndihma (AID) biles edhe kjo eshte bere me kembnguljen e Karl Bild (ish-ministri i jashtem). Rroli i ketij ambasadori, sikur ka qene dhe vazhdon te jete tani per te gjithe ambsadoret shqiptare, ishte te nxise shtetin Suedez te pranoje Kosoven si shtet soveren, ta ndihmoje, ta perkrahe politikisht dhe ekonomikisht. 

Ky ish-ambasadori jone aq i dashur qe lum ne qe e kishim, nuk na thote qe koalocioni i kesaj qeverie (SD/Green) eshte me i dobeti ne vota nder kohera qe do te thote qe jo shume gjera muund te arrihen ne parlament dhe nje desakord i vogel ndermjet dy partive te koalicionit (qe moren kohe per te ra dakort) mund te krijoje zgjedhje te parakohshme. 

Ky ish-ambasadori jone qe esht kokrra e gomarit nuk na thote qe Sedezet si popull nuk i lejojne te gjitha te drejtat nje partie dhe pasi i dhane nje JO Reinfeld-it (Moderators) per shkak te privatizimit te gjitha njesie shteterore, nuk hezituan ti kerkojne doreheqjen Kryeministrit te ri Stefan Löfven direkt pas nje muaj ne fuqi pas dy gafave qe ai beri: harrimi i emrave te homologeve te tij te rajonit (http://www.thelocal.se/20141028/lfven-fo...) dhe mungese taktike ne negosiacione per climen ne EU (http://sverigesradio.se/sida/artikel.asp...).

Ky ish-ambasadori jone qe tani duhet te jete duke rrit mjekrren, nuk na tregon te ardhmen e ketij ministri (nenkuptohet dhe qeveria e re) qe tregon dobesi ne te gjitha fushat sidomos ne negociata sepse kjo ka qene pika e tij me e forte gjate fushates elektorale duke pasur parasysh se kryeministri nuk ka pasur kurre ndonje post te larte ne partine e tij me pare, sidomos kur deklaroj publikisht para se te futej ne negociata me EU qe Suedia mund te paguaje edhe me shume sesa duhet (kur nderkohe homologu i tij anglez, Cameron as nuk e pranoj çekun e klimes).

Ky ish-ambasadori, familja e te cilit ka emigruar ne Suedi (me letra fallco gjakmarrjeje, etj) jo qe nuk beri punen sikur duhet por tani mbron dhe ilustron vendimin e Suedise kur Palestina (dhe as vendet e tjera arabe) nuk njohin Kosoven hala pa kriju shtet.

..Art definitelly changed your perception on facts as a stupid u are!

Po tregon se qenke kungull fare, ne fakt opinioni suedez eshte pro njohjes se Palestines. E dyta a e ka njohur Izaeli Kosoven o karabush? Pse nuk e permend kete? Ketu nuk behet fjale se kush ka njohur ke , Ketu behet fjale per nje te drejte themelore qe ai popull i vuajtur e meriton sic e meritonin dhe Kosovaret. Ta permenda me lart qe 80% te globit e ka njohur Palestinen, ti vazhdo ti biesh tende daulles se grisur neofashiste. 

Nuk di kush asht kungulli ketu por nqs kjo interviste mund te vinte nga nje gazetar i tjeshte apo perkthim nga mediat e jashtme do te ishte teper normale, dhe nuk kam asnje qendrim kunder faktit qe palestina mund te njihet (dhe per informacionin tan edhe izlaelitet jane arabe, pra e dija qe dhe ata nuk e kane njohur). Un e kisha thjeshte me nje ish-ambasador nga i cili nuk kam lexuat asnje artikull ne kohen kur ai ishte ne detyre. Nqs ky ambasador do te kishte shkruar nje artikull mbi qeverine e re te suedise dhe impaktin qe kjo mund te kete ndaj shqiperise dhe kosoves, duke permledhur ketu edhe njohjen e palestines atehere do isha teper dakort sepse nje ambasador apo ish-ambasador din me mire se populliketo lloj ndikimesh. Nqs ky artikull do te shkruhej nga nje gazetare i thjeshte no problem. Dreqie mori, ti je pak a shum ambassdor dhe vet i shqiptarizmit ne suedi, nuk te duket cudi qe shef nje artikull per nje ambasador apo ish qe flet vetem tani dhe per me shume per nje teme qe nuk lidh shtetet tona me suedine? Duhet te beje pershtypje vete kjo interviste duke ditur qe ne suedi imigracioni me i madh eshte nga ballkani, ku ka kosovare e minoritete shqiptaresh nqa maqedonia, mali i zi etj, dhe ketij ambasadori nuk i asht nigju zani. Nqs ai don te rrahe nje qeshte aktuale ne lidhje me punen e tij ai mund te flasi per shqiptaret e ballkanit qe kerkojne hala azil atje dhe se si sillet shteti me ta. Ose per impaktin qe suedia mund te kete pas hikjes se karl bild ne politiken e jashtme dhe qendrimin e saj ndaj shteteve si shqiperia e kosova?! Per ket mund ti thosha bravo ketij.

Po cke mor njeri me Kosoven dhe Suedine? A e njohu  Suedia Kosoven kur zgjodhi pavaresine?  C'pret ti te beje Suedia? Suedezet ne fakt kane qene neutrale ne shume ceshtje por kjo qeveri si socjaliste eshte ka qene avokat pro zgjerimit te BE dhe hyrjes se vendeve te Ballkanit(qe ne kohen e Mona Sahlin e cila eshte shprehur hapur per kete). Suedia nuk ka ndonje interest strategjik ne Ballkan kete ta kesh te ditur, Shqiperi apo Kosove por edhe ne ceshtjen e vizave dikur e kritikuan vendimin e BE per mosheqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Cka bere Belgjika ¨me teper per Shqiperine apo Kosoven?

Un ujku, ti xhurma! Ti i lexoke msg si te doje qefi ty dhe jo si jane ato te shkruajtura ne ligjerate te drejte (ndoshta e ke ngaterruar msg tim me ndonje opinion te dikujt tjetri qe po shkrun ketu). Edhe nje here po e bej te qarte dhe lexoje mire: PERSHTYPJA IME NGA KY ARTIKULL NUK ISHTE PERMBAJTJA (pavaresisht se edhe ajo stononte deri diku) POR PERSONI QE E KISHTE SHKRUAJTUR! ti m'u pergjigje duke mbrojtur qeverine suedeze, pra do te thote qe e ke keqkuptuar msg tim. Ne te gjitha msg qe shoh ne ket artikull te gjithe ju po tregoni si kopetente duke pare hallet e tjerve kurse un po shoh hallin tone qe na perket. Kush jam un te kritikoj politiken e jashtme te Suedise? AMBASADORI ose ISH-AMB. ESHTE por duhet te flase per ndikimet e kesaj politike te jashtme ndaj shqiperise ose kosoves. Duke me permendur belgjiken dukesh qe po mbron shtetin suedez me fantizem kur ketu jemi ne nje faqe shqiptare. UN DUA TE SHOH NJE PERMIRESIM NE SHQIPERI DHE KETO AMBASADORE NA PREZANTOJNE NEVE JO PALESTINEN. E kupton ti tashi qe mu nuk po me vritet menja fare se sa ti dhe te tjeret ketu kritikoni apo lavdroni suedine? Problemi jone nuk eshte as suedia, as palestina (dhe as belgjika qe te baj qefin ty) por personat qe na perfaqesojne. Dhe ti o trangull je ambasador i dores pare neper rruget e stokholmit dhe duhet te kesh nje veshtrim kritik ndaj autoriteteve tona qe po lane name brenda dhe jashte shtetit.

(ja nje histori nga brukseli qe na perket te gjithve: Konsulli i jone ne Bruksel para ca vitesh me tha ta porosisja pasaporten me proçedur nga 1 familjari im ne shqiperi me pretekstin qe do paguaj me shume (160€) dhe do vinte per 1,5 muj, i thashe se asnje te familjes nuk i kam ne shqiperi. Kembenguli ne nje menyre te habitshme duke me thene qe çdo lloj njeriu mund te shkonte ne vendin tim po ti beja proçedure. U detyrova ti kerkoja nje daje qe eshte i vjeter dhe banon ne nje qytet tjeter qe te shkoje verdalle pas pasaportes. Ambasadori jone ketu ka kthyer konsullaten, tip vile, ne shpi private dhe anasjelltas, praktikisht per çdo veprim shqiptaret shkojne ne nje zyre qe eshte nje hyrje ne pallat ne katin e trete me dhoma aneks, etj... Kulmi!

SHQIPTAR TE FOKUSOHEMI NE PROBLEMET TONA SE LAM NAM TU KRITIKU SHTETET E BOTES KUR I JONI ESHT BERRNUT

Vetem me vota mund te ndryshoje situata. Emigrantet duhet te votojne! Jane me pak te influencuar nga mediat partiake ne shqiperi!

O Art me ben cudi kjo kopetenca jote!

Si duket do jesh ndonje emigrant i fresket.

E para.....Sa per dijeni ky qe ka shkruar artikullin mund te jete shkrimtar i mire por jo ambasador. Jane te verteta te gjitha qe thote ai Mirdita me larte por nese do te jap une fakte per kete pleren si ambasdor.

E dyta.....ku bazohesh ti se opinioni suedez eshte pro palestines ? Po e di ti se sudezet jane me snobat qe mund te kete ne kete bote. E di ti qe jane me dymoralshit qe egzistojne ? Jane nje grupim si puna e AFES dhe disa te tjereve qe trumbetojne dhe dalin per opinion.

E di ti qe kur ju tha prodhuesit te Scanias qe pse shet makina ne Izrael dhe furnizon ushtrine izralite pergjigja e tij ishte :Atehere te mbyllim fabriken i bie. Media pushoi pastaj si gjithmone. DHe sa per dijeni Ambasadori Izralit ja u futi ne mes te Muzeut duke i prish muzeun dhe si bone asi gjo .  Po dhe nje gje ta dish sa te jetosh ne ate shtet ATA QE VENDOSIN JANE IZRALITE.

Dhe mo na boj propagande pse palestineze. Po po rri me noj arab anej nga Gotlanda , se per arab po jane te mire ata prandaj e qelben ate sistem. Prit dhe pak nja dy vjet se do ta shohesh ate pro palestinezin e tyre.  E pane njehere ata me Olof Palmen..se cfare ndodhi . Lexo pak dhe integrohu.

p.s. Nuk po shaj suedezet po po te tregoj se per vec disa gjera te mira kane dhe ata gebimet e tyre. Po kjo gje nuk ka ndikuar shume ne opinionet nderkombetare se kane qene shte me jondikim ne vendimarrjet politike dhe kane pare punen e tyre.

Nejse Tack och Hejsmiley

 

Jo vetem Suedia por e gjith europa perendimore eshte me dy fytyra, nje per boten dhe nje te vertete qe kan brenda. Kjo eshte e verteta dhe s'eshte fare pune mospelqimi, urrejtjeje apo ofendimi per ta. Eshte thjeshte e verteta. Nuk eshte as qe bota s'e di kete gje thjeshte s'ka fuqi te merret me perendimin. Sa per Suedine eshte mese e vertete ajo qe thoni ju dhe Mirdita me siper. Volvo psh do te kishte falimentuar me kohe pa fuqine blerese te cifuteve.

Investitori shikon lekun nuk merret me politike, investon atje ku ka fitim....

E shoh qe qenke Brevjikizuar dhe jeton i izoluar ne humbetire fshat me 20 banore aty dhe te jane mykur trute dhe s'paske kontakt me rob por vetem me kafshe aty.

Lexoje me kujdes ca kam shkruar dhe postuar dhe mos u hidh si karkaleci. A e degjove ministren suedeze se si u pergjigj? Ne nuk jemi kunder Izaelit por vendosem per nje vendim te drejte. "We can make the parties little bit less unequal" Eshte nje vendim i marre nga 134 vende te tjera te OKB, nuk eshte fundi i botes dhe Suedia nuk eshte as vendi i pare as i fundit. Ne fund te fundit Shqiperia eshte nje nga keto vende qe kane njohur Palestinen o hipokrit...Nga sondazhi i Aftonbadet per kete ceshtje shumica e te pyeturve ishin pro pavarsise se Palestines. I kuptoj keto prirjet tuaja neofashiste duke i konsideruar palesitinezet "less human", ben mire te reflektosh dhe ti lesh paragjykimet . Palestinezet kane te drejten e tyre te kene nje shtet sikurse edhe kosovaret tane. Une jam krenar qe Suedezet e vune kete padrejtesi dhe Britaniket se shpejti do ta pranojne, shume shtete te BE do ti ndjekin. Ja dhe vete ministrja re e jashte e BE Mogherini eshte shprehur do te beje ceshte e mundura per shtet Palestinez brenda 5 viteve

Nuk kam as simpati per arabet as urejtje per izaelitet  e kam shprehur ketu ne shume raste, une i shoh si qenie njerezore me te drejtat e tyre sikundra tipa si puna jote te cilet i shohin si "njerez qe s'meritojne te jetojne" me qe i perkasin fese tjeter. Ku e sheh ti te keqen e njohjes se shetit Palestinez ?

"E shoh qe qenke Brevjikizuar dhe jeton i izoluar ne humbetire fshat me 20 banore aty dhe te jane mykur trute dhe s'paske kontakt me rob por vetem me kafshe aty."

Ore ktu ku jam une sa per dijeni ...nejse. Me trego mua ti se ku jetoj une ? More buzequmesht ....kur isha une Ne Stockholm ti sdije ku bite suedia. 

Une jam arabofob . Po ajo Margoti qe foli ashtu ja kane thene te tjeret . 

E ke marr pashaporten Suedeze....ate me thuaj pasaj bej politik. Se aty ku jeton ti ne ate Katund ka vetem patate

Tack och Hej lilla gubben ...och ta en godis 

Nuk i shoh arabet si rob me de tjeter por rrace e pa civilizuar dhe qe duan te jetojne si kafshe dhe aty ku ata i kane sjell si kafshe jetojne

Se aty ku jeton ti ne ate Katund ka vetem patate

Po e shoh qe spaske levizur larg pyllit ku jeton aty me arinjte dhe dhite dhe e paske pare vetem ne harte Gotland smiley 

Ketu ku jetoj une eshte nje nga perlat e Suedise, ishull me histori te pasur dhe i cilesuar ne Unesco si trashegimni boterore  (ishull i artisteve i thone ndryshe) dhe ka terhequr gjigande si Ingmar Bergman, shkrimtare te njohur si Lars Noren apo aktore si Presbrandt.

Sa per politiken po te kujtoj Almedalsveckan, javen me te njohur te politikes ne Suedi qe zhvillohet ne Visby  e cila mbledh gjithe Partite Politike te Suedise ketu duke bere fushate dhe debate ne publik(unike kjo per ishullin)

Sa per kulturen:Te Kujtoj  Stockholmsveckan (javen e miljardereve) ku ishulli kthehet ne nje nga qendrat e kultures ne gjithe Skandinavine dhe Evropen

Sa per natyren dhe bukurite nuk ka nevoje ti bej reklame smileyBesoj se i ke pare serite e Pippi Corapegjates dhe pejsazhet fantastike te ishullit smiley

Te sugjeroj te dalesh nje xhiro ketej qe te ajrosen ca trute e mykur(mundesisht  shmangju muajve korrik-gusht se nuk besoj se ta mban xhepi smiley ) , PS: birren e ke nga une smiley

Ore prap ti me ate ishullin tend .....ore po mos me thuaj mua per suedine mor qyp katundi se kam qene para teje aty dhe kam nje jete qe kam jetuar aty dhe mos me thuaj mua mor se sta mban xhepi. 

Ajde pije ti birren ktu ku jam une mor katunar se ate vend ke pa ti se ...nejse . 

Ktu ku jam une mer b...is qyteti i 5 ne Bote per shtrenjtesi dhe standard sepse kane rrubinetat e naftes. dhe une prandaj jam ketu mer b....ole. 

Por po te them mos e kruaj me mua merr shits pukturash te grekerve. 

Tack och hej .

dhe meqense ra muhabeti i xhepit . Hajde pije nje birre ktu ku jam une se folim pasaj . 

Lilla Tomi (e di se Kush eshte Tomi besoj si personazh)

Dhe meqen thua per Persbrandt shkruj njehere atij se ku e ka ble mallin ne 2003. Po rri mor lilla gubben mos e kruaj me gjethe fiku

Puss och Kram

Leri arinjte dhe ujqerit andej po zbrit ketej te ajrosen ca trute  smiley MVH

Ky eshte show. Edhe nqs e kan seriozisht kete per shtetin palestinez atehre dmth qe vete Izraeli e deshiron kete gje. Ne cfar kufijsh e njeh si shtet Suedia Palestinen? Apo si shtet e njeh po kufijte hala jo smiley

Pleqte e Kelcyres e kane dhene mendimin per kete njohje?

Sido qe te jete per nje gje jam mese i sigurte se Suedia se ka mare me koken e vet kete vendim ....

Këlcyriotët kishin edhe pro edhe kundër .Problem na dalin VërTopasit dhe Zarroçkarët që janë sa kundër dhe pro  .

Sa për info i nderuar sepse Suedinë kemi kohë që e kemi hedhë tuç . Palestina ...smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).