Per te gjithe ato qe kane  qene te shqetesuar se c’bente presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nderkohe qe dhjetra mijera refugjatet nga Kobane qe jetojne te traumatizuar ne kampet e refugjateve ne kufirin turk ndjekin me zemer ne dore luften qe vazhdon prej muajsh atje, ndersa ushtaret turq te NATO-s pijne caj me limon maje tankeve per t’u freskuar, pergjigja e shumepritur mberriti. Presidenti turk paska qene duke zbuluar se kush e ka zbuluar Ameriken.

Nga studimi fundjavor i Taipit del se Ameriken nuk e ka zbuluar as Kristofori, as Amerigo Vespuci, as egjiptianet e lashte nepermjet rrymave detare sic pretendon Tor Hejerdali, as vikinget apo siberianet qe kalonin atje me slita sic pretendojne ruset apo norvegjezet, por myslimanet. Nuk ka rendesi cfare kombesie kane qene, emrat, nese kane qene Shiite, Suni a ku di une, po rendesi ka qe kane qene mysliman te paster nga ato qe nuk hanin mish derri. Fakti i vetem per kete eshte se kur Kristofor Kolombi qe zbuloi Ameriken (ne fakt del qe nuk e ka zbuluar ai, po nejse) paska zbrit ne Kuba ne ate kohe 500 e ca vjet me perpara, paska pa aty nje xhami ne maje te kodres dhe nje berber qe bashke me sherbimet e qethjes ofronte dhe sherbimin e synetllikut. Edhe kaq. As mysliman tjeter, as hoxhe, as kuran. Mesa duket myslimanet e Taipit, masi e kishin zbulu Ameriken, e kishin mbuluar prape per ta zene kos qe te vinin ta hanin me vone. Po ne mes te ketij muhabeti mberriti Kristofori and the rest is history.

Nderkohe, pa dashur te hy ne diskutime te thella shkencore kisha vetem nje pyetje. Po ato kadosh indianesh lekurekuq, Majash dhe Aztekesh a e dishin qe ai vend ku ato jetonin ishte Amerika, apo akoma nuk kishin nok gjo?

E fundit…P.S. “Taipo, varu terpo mer te qafte jotome te qafte!”

61 Komente

smiley 

Ama, Kolombo e paska thënë? Kolombo, i ngrati, as atë që zbuloi s'e kuptoi kurrë që e kishte zbuluar, jo më të dallonte xhaminë.  Çudi që nuk iu duk si tempull budist smiley

Kjo s'eshte gje fare. Turqit pretendojne dhe besojne qe jane djepi i njerezimit dhe civilizimit. Nejse nuk eshte keq me i bo qefin vehtes.

Rrugës për në Azinë e  Vogël, ua vodhën djepin sumerëve dhe e bënë të vetën. Atëherë nuk kishte të drejtë autori smiley

Ajo qe thashe eshte e vertete, keshtu u mesojne dhe kalamajve ne shkolla. Te njejten gje bejne dhe ne Korene e Veriut. Tashti dhe ne me ate muhabetin e Pellasgeve s'jemi dhe aq mbrapa. smiley

Lëre mos e pyet, të gjithë janë bërë historin-arkeolog e gjuhëtar bashkë. Kështu është kur merr vesh nga të gjitha, shkon thellë në histori smiley

Thone qe edhe kur zbriti Armstrongu ne Hene, e kishte gjet aty nje bisht cigareje. Akoma nuk dihet kush e ka hudh, po prit..prit...

Ishte me apo pa filter? Kishte shenja buzekuqi?

He se vje njoni tashti qe ju sqaro ju injorantet. Ja sikur ka mberrit. smiley

smiley Eshte duke bere kerkime ne liveleak

Dhe nje tabele "Ndalohet duhani" qe qarteson gjitheshka.smiley

Keta sumë-erë-t, mos jane paraardhes te pellazgeve? smiley

Mos eshte e kunderta?smileysmiley E sigurte jane paraardhesit e Kimit.smiley

ore ti, ne nje vrime do ti biesh? smiley Nuk futem me ne ato thekra se na i kishin qethur komentet per Kim-in*

* mos ka filluar berberi si admin? smiley

 

pse ti hoqe dore?smiley duket qe s'e kishe me sinqeritet simpatine per Kimin. aq me mire per mua.smiley

Spiritus, ne na intereson që jemi pas(ardhës) pellazgëve, për ç'janë para nuk mbajmë përgjegjësi smiley

Ata para nuk llogariten dmth smiley

mbase kta historianet e gjysem henes mund te me korigjojne por me sa di une turqit bosforin e kan kalu me anije gjenoveze.

Po, por thuhet gjithashtu e ne nje nga keto anijet gjenoveze qe transportonte turq, ka qene nje pastruse e bukur si pellumb (Colomba) qe sherbente... Ehhh do i dalin petet lakrorit nji e nga nji. One way or the other.

me shpikjen e zeros dhe te hajshin xhanin per supremacine shkencore te islamit...hajde duroi tashti me zbulimin e amerikes.

E ka thoni njoni: E keqja e arabeve nuk ishte qe shpiken zeron, po qe e shpiken dhe ngelen aty. smiley 

Ne fakt zeroja eshte zbuluar me perpara nga Babilonasit po dhe nga Mayat ne Amerike. Po meqe Ameriken e kane zbulu Turqit, automatikisht edhe zbulime e Mayave i takojne ketyre.

Presidenti turk, partia e të cilit bazohet në politikën islame, shprehu dëshirën për të rindërtuar një xhami në vendin ku sipas tij e gjeti Colombo dhe për këtë njoftoi se do të zhvillojë bisedime me Kubën. 

smiley

Kshu e kan bo edhe me ate tempullin e Al-Aqsa ne Jeruzalem. Po c'pune ka xhamia juj ne tempullin tone mer, thojshin cifutet. Ka, ka, thojshin muslimonet se Muhamedi kur fluturoi me kalin me krah ne parajse ndaloi dhe ne Jeruzalem. Ja ku e keni po nuk besute, ne Kuranin e madherishem eshte.

 

A thua Muhamedi i ka pas bere pushimet ne Kube? Allah...allah. 

Kalin fluturus gati e ka pas...e pse te duket cudi ty qe mund te ket shku dhe ne Kube? 

Po jo mer njeri. Une thjesht pyta!

nuk ishte pytje...ishte insinuate. 

PROVOKACIJA!!!

Aha

Xhep Taipi e mprefi shpaten

edhe i'her o per insinuaten

insinuaten qe kan te koka

gjith kaurret qe mba toka

smiley

Ika rono, ika... 

smiley

Nga studimi fundjavor i Taipit del se Ameriken nuk e ka zbuluar as Kristofori, as Amerigo Vespuci, as egjiptianet e lashte nepermjet rrymave detare sic pretendon

Tani Erdogani eshte partizan i Rishikimi te Historise, apo jo! E per cfare ka mbaruar Erdogani ? Buri mencur dreqi!  Nuk e di po se me ke me ngjan ky mua, me nje nga `turqit` tane, politikane eshte! Qe nuk eshte historian kete e di, por qe i fut hundet ne histori per te dhene verdiktin si Erdogani kete e di shume mire!

Ja kekshtu eshte ky muabet, te bie shansi qe te jesh Sullan dhe fillon pastaj te haje shpata sa majta djathtas! Ta cash historine  me dysh,  me shpate ne dore! 

 

Edhe keshtu pretendimet kontinentale marrin forma globale. 

Ky m'terezi e ka. Kur pa se turqit rrudhen vetllat me at pallatin 500 melon evrosh, qiti asin nga menga. 

Ndoshta pallati shikon nga Amerika

He me 'Bame, sa alergjike qe boheni mer yahooo smiley

Edhe shqiptaret e kane zbuluar Australine!Ne fakt, fjala "kangur" ka kuptim vetem ne gjuhen shqipe .

Sa here qe  Erdogani flet kopalla,Turqia behet gjithnje me e forte,prandaj thash hajt t'i fus edhe une njo,athu s'na prine e mbara smiley 

Epo, nuk ka vetem Rama cojones te bollshme...

 

 

Me gjithe mend tani, na ishin kater: G.W.B., Berlusconi, Putin, Erdogan... Ketu fillon dhe mbaron Historia...

Nuk jam e sigurte, por ky aludim eshte bazuar ne konkluzionet e nxjerra nga hartat e Piri Reis. Sdq sipas nordikeve Ameriken e kane zbuluar Vikinget. Period.

Amerika u zbula nga vendalinjte autoktone te cilte shkelen te paret ne ate toke.Period.

Nga ata ishte mbuluar. Nga keta te tjeret u zbulua.

Keta te tjeret thjeshte e shfrytezuan...

Te gjitha gjerat qe zbulohen shfrytezohen. 

Si tha shoku Rama per kte, vllai math tha. 

Kesaj i thone kodra mbas bregut smiley

Po pse kaq cudi per vllamin tone Erdogan dhe Vllamin Berluscon smiley

A nuk qe i nderuari Yne Historiani Sali qenefi Berisha qe zbuloi se Perandoria Romake  eshte drejtuar nga Shqiptaret me Konstandinin ? Po Perandori kane qene dhe keshtu edhe Jep edhe Merr ku i dihet qe ai qe ka zbuluar Ameriken nuk ka qene Shqiptar ?

Ma kadale djema ...do thonte Pjer !

Plus ketu nje pjese qe jane dhe Fetare e dine qe bota ka qene mbi Balena . Por kur u bene shkencetare e kuptun qe ka pas Baw- Buw ose si i thone Bing-Bang ,  cdo Balene ka marre pjesen e saj mbi kurriz dhe .. tujte ere ..

Kush na siguron qe Pellazgjia nuk u shkeput dhe krijoi Kontinetin e Amerikes ?

 

Mos gënje edhe ti kaq hapur. Bota qëndron mbi katër elefant që ata vetë qëndrojnë mbi një breshkë smiley

I don't fucking know por mu efendi Xhepi me ka ba per te ndjere keqardhje per turqit.

Po mire mer, pse ju ka faj Xhepi juve, qe ne festen e ejvallahllikut, amerikanet i fusin nga nji te pjekme nonji turku?

E hajt pastaj t´mos thot Xhep Tahipi qe amerikont duhet me ja dit per ejvallah turqve qe i zbulun, se kishin per t´lon nom kshu, kishin per t´njel pa u zbulu hic.

Po ene turqit thon qe jan bo pishmon qe e zbulun ameriken, se qe kur zbulun ameriken fillun me mbulu grat e tyne. smiley

Me keto qe flet e ben Erdogani nuk duket si president i turqve por i muslimanve, tipike e partise dhe parise se tyre qe flasin per "koherat e shkelqyera" te perandorise osmane etj etj. Dmth cdo gje eshte reklame per islamin dhe per te ngritur peshe muslimanet, megjithese edhe nje pjese e shtypit turk po tallen me te. Sigurisht qe Ergogani e di qe teoria e kupoles qe i ngjante xhamise eshte hipoteze, por as qe i rreh fare, thjesht do te krijoje sa me shume zhurme, hajt se po konvertojme ca te tjere ne islam, hajt se po e hedhim nje gur e ishalla po e ndertojme ndonje xhami tjeter e po i shtojme vllezerit. Por Kuba e Kastrove i tha jo kerkeses se turqve per xhami ne Havana me pergjigjen "nuk eshte e nevojshme." Do i harxhonin ca milione dollare pa problem per nje xhami "modeste", investim turk jo shaka, investim shpirteror i koherave te reja kur Turqia po flet me shume per kalifat.

Sipas historianeve e arkeologeve asnje objekt islamik para periudhes se Kolombit nuk eshte gjetur, nderkohe qe spanjollet specifikojne se behet fjale per nje permbledhje te ditarit te Kolombit"The Spanish El Pais daily noted, opining that Erdoğan is "increasingly disconnected from reality," that the document referred to by Erdoğan is not the original diary of Columbus but a summary of it composed by friar Bartolomé de las Casas." ..se vete Kolombi do e kish njohur arkitekturen e xhamise se kane goxha histori te pasur spanjollet me mooret muslimane ne Andaluzine e atehershme (gadishulli Iberik)

Ata kane zbuluar edhe Henen

http://kokqepa.com/2014/11/myslimanet-zb...

Myslimanet zbuluan Henen! “thot Erdogani”

19 Nëntor, 2014

Pas debatit qe ngjalli me deklaraten qe kontinentin Amerikan e zbuluan myslimanet tre shekuj perpara Kolombit, presidenti turk Taip Rexhepi (Erdogani) tani pritet te ngjalle nje debat te ri duke thene qe myslimanet ishin te paret qe zbuluan Henen.

“Ajo e Kolombit nuk diskutohet fare” tha Erdogani, “e ka shkruar vet Kolombi ne ditarin e tij qe kur mberriti ne brigjet e Kubes pa nje xhami ne maje te nje kodre ku gjeti nje turrme vendasish lekurekuq qe i faleshin Allahut lakuriq.”

“por, ju nuk dini akoma kete punen e Henes,” vazhdoi Erdogani duke tundur gishtin tregues. “Kur mberriten amerikanet ne Hene ata gjeten nje xhami me gjith minare ne siperfaqen e henes, e cila gjithashtu ngjan shume me relievin e tokes rrotull Mekes.”

“Kjo zdo shume mend,” tha Taipi qe me sa duket e ka me ter mend kete teori te re, “prandaj edhe ne e kemi Henen ne flamur.”

“Studiuesit turq tani po bejne hesap per te pare sa larg kane shkuar myslimanet, se kur arriten ne Hene, edhe Marsi nje vrap deveje me tutje eshte. Une nuk do cuditesha aspak kur te zbulohet qe myslimanet kane vajtur jo vetem ne Hene e ne Mars, por edhe mbrapa Diellit!”

Kush e zbulon kete mund te behet edhe myslimani i pare qe merr cmimin Nobel ne shkenc.

Zbulimi i Amerikes eshte veper masonike.

Kolombi ka qene hebre.

Prandaj jane te shqetsuar ortodokset masone te Peshkut dhe myslimanet e shitur nga hipoteza Erdogan.

Rono po teletaip-in kush e ka zbuluar i pari?

 

Xhep Taipi tha gjithashtu qe myslimanet zbuluan Shijakun dhe Peqinin

E tha populli :

"Hedh nje budalla nje gure ne lume dhe mbyten 100 te mencem* tu u mundu me e qit"

Po kush e nigjoji thuj

Erdogani permend lundertaret muslimane por harron te permende piratet mjekerrkuq e mjekerrzinj islamike qe per shekuj terrorizuan ujerat e Mesdheut duke shkuar deri ne brigjet e Frances, Anglise e Irlandes e duke rrembyer gra, duke bere skllever e rrembyer pasuri, ata qe mbyten tregetine e lire, shkembimin e komunikimin e popujve. Ai merret me nje krahasim ne nje ditar te vjeter ku flitet per nje "koder te mahnitshme si xhami e bukur", gjen fjalen xhami aty, dhe o burra, paska pas xhami! Disa studiues te koherave osmane kane pohuar se vertet osmanet kishin harta te dobeta ne kohen e tyre. Shkrimet ne shtyp e kane demaskuar falsitetin e "sensacionit" te ketij presidenti, qe bashke me te tjere duan te revizionojne edhe historine e Ballkanit e te botes.

Historikisht thuhet se vikinget, por edhe kineze e te tjere lundertare te civilizimeve pre-Kolumbiane kane zbuluar Ameriken para Kolombit, nderkohe qe fiset vendase se Amerike kane banuar aty qe para 12000 viteve.

Aspekti tjeter eshte te shihet se cfare synon Erdogani dhe ku po e con Turqine. Se fundi ai ka kerkuar qe "fakti" se muslimanet zbuluan Ameriken te futet ne librat shkollore. Ky artikull e jep me detaje islamizimin qe po i ndodh Turqise ku shteti po merret me moralitetin e popullsise, ku zv. kryeministri ka thene se grate nuk duhet te qeshin ne publik, ku shkollat (dikur fetare) te tipit imam hatip tashme jane bere shkolla publike dhe jane rritur e sponsorizuar fuqishem nga shteti "laik", ku eshte ndaluar alkoli ne publik e shitja pas ores 10 te darkes, nje vend ku eshte rritur shume numri i grave te mbuluara nderkohe qe ne plazhe ne vere qarkullonin edhe burra me mjekerr e pamflete ne duar qe udhezonin "motrat" te mos dilnin me rrobe banje se esht haram. Ja kjo eshte Turqia e re e Erdoganit, dhe hajde e prit zhvillim tani nga brezi i ri turk ne lagjen ballkanike.  

Po Erdoganin kush e zbuloj ????

putini

Mr. Erdoğan claimed that Muslim explorers reached the Moon more than 300 years before the beginning of the Appolo program, vowing to build a mosque “in the crater” where they landed.

smiley

http://worldnewsdailyreport.com/ottomans...

kte lajm e ka sjell kokqepa (21:25) por ti rrofsh per kte sit t'mrekullshem qi ke pru, liro.

pssmiley'm kish shku kur n'men qi cifut't t'kishin humor ma t'holl se inglizi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).