Gjykata lë në burg Tabakun, djalin e saj dhe mësuesin. Djali i Tabakut u kap kur ndante me sekserin paratë e marra nga një mësues për të mbajtur vendin e punës

Gjykata e Lushnjës e ka vlerësuar të ligjshëm ndalimin e drejtoreshës së zyrës arsimore, Liza Tabaku, djalit të saj, Xhanluko Tabaku, dhe shokut të tij, mësuesit të fizkulturës, Rigert Zeneli, të cilët u prangosën mesditën e të shtunës në flagrancë, teksa po ndanin paratë që i kishin marrë një qytetari kundrejt moslargimit të tij nga puna. Në çeljen e seancës së caktimit të masës së sigurisë, që nisi në orën 14:00 të ditës së djeshme, prokurorja e çështjes, Rovena Zoto, pasi ka paraqitur para gjykatës gjithë provat e siguruara prej hetimit dymujor ka kërkuar ndalimin e ligjshëm të tre të arrestuarve dhe caktimin e masës së tyre “arrest në burg” pa afat.

Provat

Sipas prokurores Zoto, hetimi ka nisur në fillim të muajit tetor të këtij viti, pasi ishte transferuar aty për kompetencë prej Prokurorisë së Fierit. Ndaj të dyshuarve Xhanluko Tabaku dhe Rigert Zeneli ka nisur hetimi për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa ndaj 44-vjeçares Liza Tabaku, për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas prokurorisë, nga hetimet dymujore, drejtoresha e zyrës arsimore Lushnjë, Liza Tabaku, ka kryer veprime korruptive gjatë ushtrimit të detyrës, duke ofruar transferimin apo emërimin e personave të ndryshëm, kundrejt përfitimeve të paligjshme. Gjithashtu, dyshohet se merrte para edhe nga mësues të cilët i kërcënonte me largim nga puna. Për të kryer këtë veprimtari korruptive ajo ndihmohej nga persona të tjerë, të cilët ishin në rolin e ndërmjetësve. Mes këtyre sekserëve akuzohen se janë edhe djali i saj, Xhanluko Tabaku dhe Rigert Zeneli. Prokurorja e çështjes ka shpjeguar se pasi janë siguruar informacione të mjaftueshme rreth kësaj afere korruptive, janë kryer hetime speciale nga janë siguruar prova konkrete që e faktojnë këtë gjë. Kështu, nga hetimi ka rezultuar se në takimet e zhvilluara në ambientet e Zyrës Arsimore Lushnjë midis drejtoreshës dhe qytetarëve të ndryshëm të interesuar, këta të fundit i kanë premtuar dhënien e një “kafeje”, kundrejt vendimit për emërimin në detyrën e mësuesit. Së bashku me djalin e saj, ata vendosnin për mundësitë e emërimit të punëkërkuesve, transferimit dhe lejimit të qëndrimit në detyrën e mësuesit, të personave të ndryshëm, kundrejt shumave të caktuara të parave, që variojnë nga 3000 deri në 5000 euro. Në një rast, Xhanluko, nëpërmjet të arrestuarit Rigert Zeneli, ka ndërhyrë që të mos largohet nga puna një mësues në një komunë të Lushnjës në këmbim të shumës 1300 euro. Nga verifikimet është konkluduar se pasi janë marrë paratë, drejtoresha Liza tabaku nuk ka marrë asnjë masë për largimin e mësuesit në fjalë, edhe pse e kishte paralajmëruar për një gjë të tillë. Ndërkohë, mesditën e të shtunës, rreth orës 12:30, në afërsi të një pike karburanti në fshatin Allkaj të Rrethit të Lushnjës, të akuzuarit Rigert Zeneli dhe Xhanluko Tabaku janë takuar me njëri-tjetrin. Xhanluko Tabaku ka mbërritur aty me mjetin tip “Mercedes Benz C-Class” dhe është takuar në këmbë me Rigert Zenelin. Sipas prokurorisë, pasi kanë biseduar për pak sekonda me njëri-tjetrin, Rigert Zeneli i ka dhënë Xhanlukos një shumë lekësh në formë “mite” sipas bisedës së rënë dakord më parë. Në këto momente, ka ndërhyrë policia që ka bërë arrestimin në flagrancë të Xhanlukos dhe Rigert Zenelit, me detyrë mësues fizkulture në shkollën e fshatit Allkaj. Gjatë kontrollit të kryer menjëherë pas ndalimit, Xhanluka Tabakut i janë gjetur me vete 160 000 lekë, ndërsa Rigert Zenelit 40 mijë të tjera. Nga hetimi ka rezultuar se këto para i janë marrë mësuesit G. Sh. në këmbim të qëndrimit të tij në detyrë, edhe pse nuk e kishte kualifikimin e duhur profesional. Pas ndalimit të dy personave të sipërcituar, është arrestuar edhe Liza Tabaku në banesën e së cilës janë gjetur shuma të konsiderueshme lekësh dhe valute (euro), të shpërndara në disa zarfe ku kishte mbishkrime emrash të ndryshëm. Gjithashtu, gjatë kontrollit është gjetur edhe një certifikatë për vërtetim pronësie për një apartament të regjistruar në emër Liza Tabakut, që ndodhet në lagjen Yzberisht të Tiranës. Pasi është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, Tabaku ka hedhur në tualet një shumë prej 2500 eurosh dhe 50 000 lekësh, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sqaroi prokurorja Rovena Zoto, e cila kërkoi që gjykata të marrë parasysh provat dhe të caktojë burg për të akuzuarit.

Mbrojtja

Pasi ka dëgjuar prokuroren e çështjes, drejtoresha Liza Tabaku ka deklaruar se këto nuk janë prova dhe e ka cilësuar dosjen hetimore si një retorikë të pakuptimtë. “Nuk ka asgjë të vërtetë në këto që thoni. Unë nuk kam qenë në dijeni se çfarë mund të bënte djali, por vetë nuk kam qenë e implikuar në asnjë rast të tillë. Nëse gjeni prova dhe qoftë edhe një dëshmitar që unë i kam kërkuar para të më dënoni sa të doni. Më dënoni 25 vite burg po gjetët diçka të tillë. Jam e bindur që e gjithë kjo është një lojë e ndërtuar, sepse askush nuk mund të thotë që unë kam pranuar të çoj në punë njerëz që nuk e meritonin’, mësohet të ketë pohuar Liza Tabaku në gjykatë. Më pas avokati i Tabakut, Kozma Jano ka kërkuar që ndalimi i saj dhe i dy të arrestuarve të tjerë të vlerësohet i paligjshëm dhe ndaj tyre të caktohet një masë më e lehtë sigurie nga ajo e kërkuar prej prokurorisë. Por, pasi gjyqtarja Sajmira Hila ka dëgjuar për më shumë se dy orë pretendimet e të dyja palëve ka vendosur të kërkojë kërkesat e organit të akuzës duke i lënë në burg pa afat tre të arrestuarit. Prokuroria ka mësyrë mesditën e djeshme në ambientet e zyrës së arsimit Lushnjë ku ka sekuestruar gjithë dokumentacionin e emërimeve që janë kryer gjatë këtij viti nga Liza Tabaku. Ndërkohë, po hetohet edhe për përfshirjen e sekserëve të tjerë në këtë aferë korruptive.

 

125 Komente

Arsimi i ktij sistemit

Thuaj shyqyr qe po i kapin, me ne fund. Imagjino c'qejf kane bere me salen, njesoj si lazaratasit.

Kjo eshte kontigjenti qi prute ju.

Qi nuk ka pagu kestin e vet te puneleshuesi i vet, pranej behet shembull.

Se te gjej pune me 1000 euro qe tani moj Kinge smiley

Mafja komuniste e shet shitin per shtet.

Eshte komuniste e LSI-se, raca juaj, si xhuveli e islami e Nano. Kot s'i ka mbledhur PD gjithe mbetjet komuniste. Ne per kontigjente si te kesaj hoqem nanon e beme protesta ne 2011, por ju vrate kater veta per t'i mbrojtur. Jo vetem qe i mbrojtet, por hoqet gjithe partite e treta te djathta dhe vute keta ne vendin e tyre. U dhate aq pushtet sa tani s'vjen dot njeri ne pushtet pa keta. Eshte komplet merite e komunisteve te sales qe LSI kaq aq fuqi sa ka. Tipa si kjo e dasho aliko gjejne strehim vetem te PD. Prit kur te dale te protesta tjeter kjo tani.

p.s

ca qefi ke te perdoresh flamur amerikan, s'e kuptoj? Apo zgjohesh dhe ti qe ne kater per peshkun?

ne te ps-se jemi cuna te mire,po na prishi shoqnia e keqe. smiley

Tamam te gjej pune me 1000 euro moj kinge!

Te gjithe e dine se praktika e marrjes para per te hyre ne pune ne shtet vazhdon me keq se me perpara, vetem Idrizat duket sikur skuptojne gje nga Rilindja

si me keq se ... me perpara? Duhet nje verdhacuk qe shqyen syte e shkul faqen. 

Nuk e shet Mafia Komuniste shitin .E mbështjell e konservon dhe e Vërvit për kohë të arta .Dhe ja Ku jeni Plot devotshmëri .Në çdo vrimë keni hedhë topa shiti që nuk ka makinë pastrimi  Muti   as  iRama ta pastrojë më !

i kane kapur edhe ne ate kohe. madje edhe per te njejten arsye si kjo Liza.. ti si mjeshter i internetit qe je, gugllo emrin Kozma Leka (ish drejtori i arsimit Vlore). ndryshimi eshte se aso kohe tarifa per vend pune ne arsim ka qene 1000 euro, ndersa tani jane egersuar shume gjerat..smiley. "kohe te reja, zakone te reja", tha...

po kujdes keto me emer Luiza, thame, se po na flliqin..smiley

Vallai mos ia ha hakun qeverise. Shikon ti, nga 1000 shkoi ne 5000 pazari i mesuesit ne ndonje cep Lushnje. Tashti nqs kjo nuk tregon rritje te interesit per arsimin, nuk e di se cfare pritet, te shkoje 50 mije.

Vlonjatet jane vertet zemermire e i kan tarifat njerzore.

Para 5 vjetesh ne Korce i Lebetiten emigrantet e kthyme nga Greqia tu i kerku 3000 euro per vend pune ne mesuesi 8 vjecare.

Lene sa duhej me u pagu per te rregullu dokumente ne zyrat e ministrise te Drejtesise se ish-Ministrit Cela, ndoshta jo faji i tij personal, por i administrates qe ishin si hijena.

$ 450 000 u  merrte nga ministri i Drejtesise Post-Cela, me vone per nje vend permbarimi se i kishin me pikatore.....kta permbarusat....

100 000 e kusur dollar shkonte veni i nje gjyqtari ne KLD....

po Gatja sa dha qe doli nga Burgu me vrasje ne kurriz..... Duam te dime ene tarifat e Presidences per amnisitite e vitit te ri....sa kan shku?????

Po nuk u mbyshen burgjet e po nuk u dhane denime te renda nga gjykatat, do dorovisni e doroviteni deri ne Ri-Vdekje.

E me mire me nivel 5000shesh (e qe s'i japin te dhjeten "priftit") edhe mund te mbushen burgjet. Atyre te kalibrit me lart ia rrujne, se jane te gjithe hajdute, nga te katermbedhjete anet, e nje byth ven eshte ia dine te gjitha njoni-tjetrit.

Edhe kujdes me Lazaratin se bie ne kundershtim te drejtperdrejte me vijen dredharake te Partise:

"Fshatarët që kanë kultivuar kanabis nuk janë kriminelë. Këta fshatarë janë pragmatistë. Ata kanë nevojë për punë, ushqim, para, shëndet, siguri jete e ekonomike sot”, tha Kokëdhima

Fshataret ashtu jane vertet, por jo ato qindra kriminelet qe u arrestuan dhe qe fshiheshin atje, me bekimin e PD dhe te Dasho Alikos. Po droga qe kapej cdo dite me nga qindra kg, pse s'po del me neper lajme? Prandaj e mbronte PD lazaratin, dmth? E kupton qe s'keni goje te beni as gek, as mek?

Edhe nje here rakordohu me qendren, PD pati vetem histori suksesi sipas senatorit Kokedhima:

"Sipas tij, ekonomisë shqiptare do t’i mungojnë paratë që hynin në Shqipëri nga shitja e kanabisit në Lazarat, një handikap që duhet korrigjuar.

Kokëdhima thotë se sot kanabisi është një bimë shumë e vlefshme për bujqësinë dhe të ardhurat e buxhetit.

Deputeti socialist e argumentoi kërkesën e tij për egalizimin e kanabisit, me suksesin që pati në Europë cilësia e kanabisit të Shqipërisë."

Pra, per PD, kriminelet e lazaratit, jo fshataret e rrethuar prej tyre, per te cilet flet ky tipi qe citon ti, na qenkan histori suksesi. S'e kemi vene asnjehere ne dyshim kete mendesi te PD. Dasho Aliko eshte i PD, fisi i tij doli te qellonte policine me arme. Faleminderit qe e konfirmove. Ajo qe thote Kokedhima eshte industri e ligjshme farmaceutike qe lejohet gjithandej, ju s'e dini c'do te thote dicka e ligjshme.

Po si kjo jane te gjithe atje , pse  vetem kjo do ta haje thua smiley

Filloni edhe me infermieret dhe doktorret , korrupsion qe eshte kriju aty - "e ke jeten ne dore te sigurt ", nuk shpeton  gjalle ose pa dhane pare ose ngelesh  sakat....per mos me shku icik ma larg , budalla ose iken  per fare

Mire kjo plehra prej Lushnje eshte kaq e ulet, por dhe ato qe pranojne te japin paret jane po njelloj si kjo. Te nje niveli, partner ne krim/ korrupsion. 

nuk ka alternative tjeter pa ja dhene o mozaaaa!

(normal qe tani quhesh dhe partner ne krim...argument njesh)

Ka ore ka. Denoncimi I korrupsionit. Keni 20vjet e me shume me - ska alternative tjeter! 

Moza po nuk behen pazaret hapur sic e mendon ti, cdo gje behet me nentekste, me nenkuptime. Prandaj biles ndihet kaq e fuqishme kjo Luiza dhe deklaron me denoni me 25 vjet burg po gjetet prova.

Ne gjithe boten, po dhe ne Shqiperi njehere e nje kohe, parja ose dhuratat jane dhene per favorizim, per me marre dicka me teper/me shpejt sec te takon. Pislliku i madh ne kohet tona eshte qe dorovitja eshte bere si takse, dmth nuk merr fare sherbimin qe te TAKON pa paguar "taksen".

Alternativen tjeter ta japin dite per dite te gjithe ata qe nuk bejne pislleqe te tilla, keto tuajat jane justifikime kriminelesh. Kush e ben, e ben sepse do, sepse i tille eshte edukuar. Ata qe bejne gjera te tilla dhe qe i bmeshtesin, jane ata qe s'jane te zot per pune. Jane si puna e atyre qe conin me vetedije kalamajt jashte shtetit per t'u marre me droge e pastaj benin gjynafqarin kur binin ne burg, e justifikoheshin s'ka alternative tjeter. 

kto ndodhin ne cdo vend te botes. I vetmi ndryshim eshte se ne Shqipri te kapin

Neper pune te lakmuara shteti ka korrupsion qe c'ke me te. Pyet Monika Levinskin qe blew her way up. Ne privat dhe ne punet ordinere qe ju bie siraja juve te shihni, as ketu s'bejne favore. Ke edhe ketu plot pune ku favori eshte te te vije tjetri te punoje, qofte dhe nga pakicat etnike. 

Pune te lakmuar si mesues ne fshatrat e Lushnjes?

E pse jo, pse i diskriminon fshatrat e Lushnjes?

Tregoja pak Armandos me siper qe Monika intern ishte e intern mbeti edhe pas aktit, nuk u promovua gje.

OK, Gjembi. Ne Amerike s'kapet njeri me korrupsion. Dhe po te gjej ndonje lajm me raste korrupsioni, qe nga mesuese qe kapen duke perdhunuar nxenes e deri tek guvernatore qe kapen me ryshfete, ato lajme jane gabim, sepse gjembi e di me mire se te gjithe. Keto gjerat e ndyra ndodhin vetem ne Shqiperi.

P.S

Ik se u hapen dyqanet andej nga proetsta heroike e liridashese e fergusonit, mbush dhe ti bluzen me patatina. Mos prit te premten e zeze per t'u shtypur si kafshe pa radhe per 20 dollare te qelbura ulje.

Tashti, kujdes me ato $ 20 te qelbura, se ju po na mburreni qe do u jepni vegjelise $ 7 ne muaj per kompensim energjie.

Gjembit si siperfaqesore qe eshte, guxoj ta keshilloj te marre nje flat screen televizor kete te Premte qe kushton 4 here me pak se tek ty,.... jo se ka nevoje por vetem per te shit pak pordhe. E mbasanej ta kthej mbrapa tek Bestbuy mbas i muji e tu thote si pabukse, du leket mbrapa se nuk me pelqen. Eh sa vujne kta ne Ferguson mer jahu.

smiley

Jo per te shitur p... ose ndonje gje tjeter por sinqerisht po me bezdisin njerezit nga Shqiperia qe me dergojne liste gjerash qe t'jua blej ketu se jane me lire.
 

Po ta di une shpirtin ty, prandaj sta hap njeri telefonin ty kur kthehet ne Shqypni se ti i ke peshqeshet e domosdoshme e jetike, me karvan per zengjinet ne Atdhe. Po sa qahen kta zengjinet anej pavaresisht gjendjes se madhnishme. 

PS, pashe nje resme tate me Melon, faleminderit Xhibit, not good but great Genes.

 

Nuk e di kush eshte Melo apo Xhibi (si person real)

po po, nuk e di.
Nuk e ha 2 here Pjeri. Po te dalin horrlliqet, pak nga pak

Ti po thua ti tregoj babait arrat.  

do i ket hy gugllit si turku sumes. Ja dhe pak dhe ka per te sjelle nje tufe provash.

Pune te lakmuar si mesues ne fshatrat e Lushnjes?

 

pyetje cinike kjo?   -po patjeter, njerezit kane bere nje shkolle per ate pune, duan qe te punojne  diku te sigurojne nje rroge.. 

   dhe fakti qe ata jane te gatshem te punojne  mbi 6 muaj pa pagese (dmth vlera  prej disa  mijera euro qe i duhet te paguajne  zonjes Luiza)  per te siguruar kete vend pune, tregon qe eshte per tu lukmuar!

pastaj nje pune si mesues fshati sot ne Shqiperi, nuk eshte me si dikur, pasi rruget  drejt fshatrave jane me te rregullta, njerezit kane makina personale, apo mundesite e transportit jane te shpeshta etj.. pra distancat tashme jane shkurtuar..

edhe une p.sh, ketu jetoj,  punoj ne nje fshat  qe e kam rreth 20 minuta larg.. me beso, nuk i kam bere asnjehere nazesmiley.   dhe  qe  ka plot  te tjere  qe lakmojne punen time..smiley

Ne Shqiperi jo vetem qe te kapin, por edhe te denojne rende.

If you're not cheating, you're not trying... and it's only cheating if you get caught.

Xhanluko Tabaku! smiley

Aaaah, bofsh hajer o Peshku, per ket' t'qeshme! smiley

eshte emer ilir , do te thote :xhani i lukes.smiley

Llalla osht zotu qe ta boj bacen e vet shembull per ter Shqiperine. smiley

llalla ka marre shembull nga "i madhi" - prit prit se s'keni pa gjo akoma smiley

i gjati apo i madhi, apo asnjeanesi? smiley Jane shtuar shume ata qe i kerkojne llalles te mare fare nga kosi i tyre. 

Po mosni more kështu . Ku do zhgryen suksesorët e PD-hit po tu pastroni Pellgjet e Mutit ? Mëshirë ..

Fajin e ka sistemi, tha, po s'e degjuat. Edhe Merkel po ta sjelllesh msuse n'Lushnje te jep 5 mije euro, tha.

Dmth sistemi eshte si puna e Eboles, thu ti. Aman se mos na shkon ndonje Lider andej nga Lushnja, se dhe s'ka akoma vaksine ... 

Merkel dorezo bllokun - do t'i thoshte Rama. Dmth pas gjithe asaj bllok-katrahure, keta prap s'nxune mend, prap i bejne korrupsionet me bllok, tip "i dashur ditar, sot na bene dhurate nje 5 mije euroshe tjeter".

Keta katnaret e Skraparit akoma s'perdoren mjete elektronike por blloqe - kishte shpotitur Rilindci n'kofidence.

Po s'kane dhe faj, si tha Bllokmbajtesi lexhendar, kjo (duke treguar me gjisht kaplloqen) harron, por ky i uruar (blloku dmth) s'te le ne balte, ia kishte lene porosi nje grek i nercem. Keto elektroniklliqet te bukura jane, por nxjerrin tym here pas here, e pastaj beji cicin dallarit a tenderit. 

Bravo policia dhe prokuroria. Korupsioni duhet gjurmuar dhe denuar. E tmershme kur e mendon qe paguajne nga 3000 deri ne 5000 Euro, nderkohe qe me nje vit pune si arsimtar i mer apo nuk i mer dot 3000 Euro!!! Sic duket edhe keta/keto qe ju a japin e bejne sepse me punen qe kane sigurojne para plus nepermjet abuzimeve, perndryshe nuk ka si shpjegohen ketu shuma kaq te medha, ne krahasim me rrogen qe marin.

"Rriten arkëtimet për energjinë. Gjiknuri: 50 për qind më shumë."

mmmmm...era shtet!!!

250 mije protestuest javen e kalume kunder kesaj vjedhjeje te dhunshme te shtetit!! Maje!!!

shishe boshe!!!! 2.5 milion do dalin ne proteste javes tjeter!! 25 milion javen prapa!!!!! Kur te veje ke 250 milionshi ne shesh, atehere keni per ta kuptu se ci keni bo vetes!!!!!!!

Jo 250 milion, po 2.5 miliarde me dal ne shesh ne pushtetin vetem me pushke e leshojme.

 

Me pushke do ta leshoni!!! Do te kthehen nje dite bijte e nenave nga Siria!!!!! Tell'm xhibo!!!!!

Mos i hudh krype plages. Siria ja dhiu punet fese se paqes.

Perkundrazi, vertetoi se kur kauza eshte e drejte.... A ka kauz me te drejte se ajo e Lulit?  Ok, dakord, nuk eshte aq bindes me ate zerin qe i thyhet cdo 2 fjale, por mesazhi, mesazhi ka rendesi.

Kur nuk na hudhen dot burra si Hamit Matjani...do na hudhi Lul kanerina???

Kanerinat i prekin telat e zemrave!!!! Ti ke pa se ca bo Ciljeta tek pull ne podiumet e PD-se... imagjino i duet Ciljeta-Luli... wind ov f***n cejnxh!!!

po, po, aty mahu ti se do na hudhni me konge. Po nuk qitet pushke, harrojeni pushtetin! 

Hajde, hajdeee!!

Si tha prefekti Tirones: eshte kap n'demonstratet, ene me u kap n'demonstratet nuk osht gjoja vogel.

Kshu dhe puna drejtoreshes. Mos u merakosni kot, se do i dale per zot bab Meta, por kto gjera behen  pa u ndier, sic futet zarfi nga poshte deres ke shpia zjushes, pa dijenine e saj. smiley

E rendesishme eshte qe shteti e identifikoji fenomemenin dhe denoi autorin. Der dje sndodhte as njera as tjetra. Breath of fresh air do thoshte shumekush. 

Hajde moj kinge se te gjej un ty pune me 1000 euro.  smiley

 

Duhen mbush Gropat e Mutit që la PD -hi i sali Qenef berishës jo hendeku .Pak ke nga këta inteliDjentët e PD-hit dhe të baraztundurit për mbushje Hendeqesh .smiley

i rrjedhur, kjo eshte e LSI-se

Po ky çne qe nuk u fut ne burg?

Apo nje moment dobesie

Thone se jane mbushur burgjet plot dhe ndoshta s'ka pas me vend.smiley

Ose e ka pague gjoben aty ku duhet ne kohe si pronaret e atyne universiteteve qe u mbyllen e u çilën mbrenda mujit, ose si pronaret e kazinove, ose si

Or po nji gjo nuk na skjaron shtypi i lire:

Sa kohe ka shpenxu jashte shqypënije e sa kohe mbrena shoku Rama. A mban kush ditar?

Qenka tregu i zgjut, jo si kjo drejtoresha qe i donte te gjitha pervete,P,s per shokun Rama po jap nje shifer me hamendje aty tek 75% out & 25% in.

kjo paska mbajt dhe ditar thone, demek bilanc dopio si ata qe i shmangen tatimit te detyrushem. Ka dashur te zvogeloje 7%-in e atij me siguri. Ai i shkreti u plak per ket popull...eh, ky popull nuk e meriton kete qeveri more jooo. E kemi thene, ne Afrike meriton te degdiset

Une kam pershtypjen se kjo ngjarje, eshte maja e ajsbergut, apo nje pjesez e korrupsionit masiv neper keto dikastere dhe komuna. Gjene mire, se keshtu iu futet frika edhe te tjerve te korruptuar qe ta nderpresin pisllikun e tyre, mit-marrjen. 

puna eshte ta kuptojne gabimin dhe te ndalen vete se kjo nuk eshte menyra e duhur per t'u pasuruar. Po nje mendim nuk me shqitet nga koka, Pjer.
Po sikur kjo t'i mblidhte kto para per ndonje qellim bamires? se nuk i dihet asnjehere, apo jo?

Fuzzy math...mos ma vini re per shifrat se piktor jam, s'jam numraxhi (tm PJeri) tha. 

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar ai [Rama] tha se me vendet e reja të punës ka patur parasysh edhe regjistrimin e atyre punëtorëve që punojnë në të zezë

plus ata qe punojne n'Facebook, plus ata qe kane bere borderote e rritjes se korrentit drejt cmimit te Gjermanise, minus 250 mije vende papunesie ne Amerike te cilat shkaba ka per borxh te t'i gjeje me link per 5 minuta, dhe ja ku u rilind gjeja. 

Kinga, mos u genjeni nga zarfat e LSI-se se iu gjen Veliaj pune me 1 mije euro/muaji tak-fuck, pa merak. 

na kish mare malli per dy fjale zemre...rrofsh xhibo

Roni, e kishte qa ate reklamen e fushates Rama, packa se Lapsi s'di ta lexoje si duhet. Rama s'kishte premtuar pune por mundesine, shansin, sikur-in...e kishte bere premtimin per punesim si ato fushatat ne internet per te te marre adresen e email me qellim qe te te dergojne spam, "regjistrohuni me Rilindjen per te patur nje shans punesimi, nxitoni, 30 te paret mund te punesohen ne 300 pozitat me te larta te 3 mijeshit te dyte, deri ne 300 mije".

Dmth edhe pa klauzolen e shkabe-vullnetarit "Rames do t'i kerkojme llogari per premtimet gjate mandatit te katert te tij" prap s'del iqinperqin zbuluar. Partia Specialiste, tha ai plaku.

Nga komentet ketu spo kuptoj asgje. Keq ta lesh te vjedhesh po akoma me keq ta arrestosh. E pra hajduteria eshte kthyer ne sistem dhe kjo gje kurre sdo ndryshoj per sa kohe nuk kemi nje administrate shteterore ku punonjesit te kene status dhe nese fitojne gjygjin ne gjykata, rroga ti mbahet atij qe te ka hequr nga puna dhe punonjesit te kthehen prape ne pune.

Dyyyyyy

me dhjete veta.

smiley

Poshte Mafja komuniste, korrupsjoni sistematik e spiralor, tallja me te pafuqishmin.

They give love a bad name bad name

thone qe vendi me i kerkuar per pune si mesuese eshte ne Karbunar. Nuk e kuptoj ç'i terheq xhanem

Si gjithmone te Peshku komentet devijojne nga tema dhe fillon gallata si ne pushimin e madh ne gjimnaz. Ngriheni piazzen. Tregoni edhe ju per Dr. Arsimore te qytetit/ rrethit tuaj e do vini re se keni degjuar per punesime kundrejt 'kafes' kudo.

Disa syresh do thone se te tilla gjera i benin dhe ne kohen e Saliut, dhe nuk e kane gabim.

Ceshtja eshte se vetem duke permendur kete krahasim, pra duke u krahasuar me kohen e Saliut (dhe Metes, per te qene te drejte deri ne fund), ata i bejne 'gropen' vetes. Kjo, sepse premtuan Rilindje, ndryshim rrenjesor, premtuan qiellin e token, e tani jane katandisur vetem 1 vit e gjysem pas fitores se zgjedhjeve te mos mburren me se po i bejne gjerat me mire se parardhesi, por te justifikohen dite e nate se, ashtu eshte bere dhe  me perpara.

Po te ishte per me perpara, perse kerkuat ndryshim ? Kishit vazhduar me ata qe ishim me perpara, se xhanem dhe 'gjobat' i kishin disi me te lehta, kishin vite pa i indeksuar.

Shaka nuk eshte, thone se paguheshin me Leke gjobat, tani me Euro, pra +40 % cmimi i 'gjobes' per punesim.

Dhe dicka e fundit, ne thuajse asnje koment nuk eshte permendur / analizuar fakti se kjo eshte milidele e LSI-se ... c'mendim kane ata qe bekuan aleancen e 1 Prillit te firmosur ne Shkoder ne prani te Serbeve ? 

 " devijojne nga tema dhe fillon gallata si ne pushimin e madh ne gjimnaz.." smiley

E kane ves te keq kete gje shqipot..( ne po na zien koka ketu..ti do te besh gallate smiley &nbspsmiley..kjo pune kudo,mbaj mend kur shkoja per te rinovuar soggiornon..e njejta gje fiks..te gjithe ne resht ne radhe,goja mbyllur duke kontrolluar edhe njeher dokumentat qe duheshin, vetem shqipot hahahahaha gjithe kohes smiley!!

 

Inflacioni nuk eshte per zemerpulat, shkruan njoni, prisni se skeni pare gje akoma, kur te vije Lulthimi do paguani me flori si po shkojne punet.

Po mire e ka Lefti, nuk eshte blogu per gallataxhinjte por Revolucionaret qe u djeg zemra per vatane. Popplli osht i revoltum, e Bogdani i ka dhon ultimatum Rames deri te enjte, te dorehiqet. Ja keshtu, me serioze ju lutna me ket korrupsion te papam. Di gjo njeri sa do mori Jari per amnistite e fundvitit....

Merren me cironkat kur peshkaqenet bejne qef !!!

Tani cfare do mendojne shqiptaret: Qe gjithe Rilindja Socialiste eshte e korruptuar si kjo shoqja me lart?

Na e kane nxirre faqen fare ne socialistave, nuk dime ku te futemi nga turpi. Na bene berishiane me zorr!

Nuk duam te hapen dosjet e Enver Hoxhes.....thane....duam te hapen dosjet e korrupsionit....thane.

Bujrum o Halim, filloheni me rrugen e Kombit, me Ridvanin e Imamin, Me Zenin e Argiten, jo thjesht me cironkat e LSIsmiley

Po pati ngel nai dosje per t'u hap, me vrafshin mu per derr. Rrezik kon per te gjet vetem dosjet me herbariume qe bosha une ne ore te Biologjise.

Shikoni pozitiven edhe ne kete rast: ja ku u hap dhe nje vend i ri pune, dhe disa mijera euro te tjera ne xhepin e atij/asaj qe vendos per kete vendin.

Gjëmbi ckemi? U bë kohë...

Ckemi nej të re? ☺️

Lerini more keto! Ju po shantazhoni me hapjen e dosjeve te sigurimit!!! Cfare dosjesh keni nxjere nga arkivat perpara se qeveria demokratikase mori pushtetin dhe inicioi zhdukjen e dosjeve? Cfare informacioni keni mbi Sali Berishen ne lidhje me vjedhjen e energjise perpara 90s? Ka vjedhur vet, apo ka spiunuar shoket?

Shifer e konfirmume, 2.5 miliard ne shesh heres tjeter, plus Ciljeten!!!

ne burg do te shkojne te gjithe ata qe e meritojne (pa dallim feje, krahine apo ideje)

u thone "bije te eterve" or lum miku!!!

Po si ore, e di... keni filluar, jo po Sali Berisha ka dhene deshmi te rreme duke cuar nje te pafajshem drejt vdekjes ecetera ecetera. Sali Berisha nuk eshte nga ata burra qe fshihet; kur vret, vret mu ne mes te sheshit e perpara te gjitheve. Nuk trembemi nga dosjet tuaja!!

Pst.. pst.. o xhibo, po hapin dosjet me. Ku jeni me?

    Sipas meje i gjith problemi eshte konceptual per sistemin.Nuk ja vlen te  merremi  me kete "fakiren" qe, te qenet drejtoreshe e ka pare si e shofin te gjithe te  emruarit pa merite dhe ambicje profesionale, si vendin.. ku mund te pasurohesh shume shpejt.Sepse  pikerisht sistemi alla shqiptar e le kete hapesoire me vakum ligjor,ndersa do te duhej shume i  rrepte!

   Kjo per mua eshte nje fatkeqe qe as menyren e konceptimit te saj, si nje vend per te perfituar,  nuk e kishte te kolauduar mire .Kjo ska dit as per vehte e jo me te bente per vendin e punes, per shoqerine, per arsim mavrine! .Kjo grua , ne fakt eshte, per t`i qare hallin duke i thene; ..zavallja kjo !

   Por .. me degjoni dhe me besoni! Sot isha ne Ministrine e Integrimit .Jam llaftarisur sepse peroblemi(per materiale, per nje shkrim ) me ballafaqoi me kater punonjes nga te cilet tre drjetore e drejtore.Nuk mund te me besoni, por aty ka njerez komplet analfabete,  ne njohjen e te thjeshtes fare, te  komunikimit, ate te  qenit person zyrtar, oficer publik.Mora me mend se forca politike qe i ka sjelle ne ato vende, eshte shkaterruese e administrates publike ..pa le me integrimit..

   Me ne fund munda te takoj  dy vajza, ..per  habi, te  mbetura nga administrata e kaluar, qe me mirkuptuan dhe ku  ndjeva se jo ç`do gje ka zene fundin.Dhe ndersa po delja nga dera,  mu kujtua pikerisht kjo fatkeqja...

   Bashke me kete  ndjeva se sa fatkeqe jemi, qe te gjithe, ndersa po perjetojme kete ndyresi sistemi ... ku  zagaret vendimemarres,  na bejne  te  ndjehemi  debile ne vendin tone.Dhe aty per aty,  u betova ..

Te jem ushtar.... per diktaturen  !

Avash, avash se si shume fatkeqe e gjynafqare po na e bonke kte moster. Eshte tamam moster qe han kelysht e vet, se  nuk duhet me harru qe paguesit  ashtu si drejtoret e saliut ato leket per vend pune u a marrin te veteve kryesisht. Mund ta quash edhe kanibalizem politik po deshe. Mos me thuaj qe ne ate post qendrronet nga zori. Kurre nuk do arrish te behesh ashtu sic thua"ushtar........per diktature" duke i trajtu ceshtjet "gjynh ky e gjynah ai".                                                                                             Nga pervoja mund te them se "shefat" saj nuk preken kurre.

ylirian250BC, qeke ti per te te qare hallin qe ...nuk ditke te lexoshe mire ! Zaten bota eshte plot me ...zavalle ! I qakam un hallin? Kupto ore ironine therese ! 

100

Fiqo, paske nisur nga pergatitjet te festosh 102 vjetorin e Pavaresise, sipas menyres tende..?smiley

smiley

esh spontane ajo, kur tma therrase historija smiley

Skandal seksual/ Shikoni rrëfimin e mësueses për abuzimet në Drejtorinë Arsimore të Lushnjës

http://www.lapsi.al/lajme/2014/11/26/ska...

Përgjimet e prokurorisë së rrethit, të autorizuara pas informacioneve se drejtorja Luiza Tabaku u kërkonte para mësuesve për t’i mbajtur në punë apo kandidatëve për mësues, për t’i punësuar, kanë zbuluar një tjetër fakt tronditës: Drejtoria Arsimore ishte kthyer në një drejtori seksi. Dyshohet se përpos parave, mësueseve apo kandidateve për t’u punësuar në arsim, u kërkoheshin favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Krahas përgjimeve, në dijeni të ktyre fakteve janë edhe dëshmitarë. Lapsi.al sjell dëshinë e një arsimtarje, e cila nuk dëshiron të identifikohet. Ajo thotë se nga punonjës të Drejtorisë Arsimore, disa mësuese, ato më simpatiket, merreshin nga shkollat me justifikimin se kishin punë në drejtori, por në fakt dërgoheshin nëpër motele. (rrëfimi në videon e mëposhtme të publikuar ekskluzivisht nga lapsi.al). “U kërkoheshin favore seksuale mësueseve që pretendonin të bënin karrierë apo të lëviznin nga një shkollë fshati, në qytet. U jepeshin drejtuesve të zyrës apo edhe personave të tjerë jashtë saj”, -thotë ajo

Dhe pastaj injorojne deklarat e opozites kur thote qe zyrat e punesimit nen qeverisjen e rilindjes jane kthyer ne strofulla te korrupsionit dhe abuzimeve seksuale nga me te flliqtat si puna e atij pedofilit te Kocos. Dhe e gjithe ky moot mbulohej me propaganden e rilindjes per konkurse dhe proces transparent

Social kriminelet jane keto, fare e ndyre smiley

lefto, ndryshe nga c'thuhet lart e poshte, germat kapitale nuk bejne domosdoshmerisht qe komenti yt del me detyrim per t'u lexuar i pari

E shef mo LEFTY, sex dhe para, e cute perpara Shqiperine per  8 vjet ju te Cunit te Sheqeres smiley Po vershojne emigrantet me u kthy ne Shqiperi se atje u boka jete thone....Kur nje lope e shemtuar si kejo bo namin mendo ne te Kuruarit.......

Kjo ka qen partizone, ene ne administraten e kalume, dhe osht dallu per merita te vecanta. Shhqyr qe Palloshi po i rras mrena Lefty, e zoti ja shtofte inatin. Apo po bo gabim dhe ti lere te pandeshkuara sic bohej per 8 vjet. Faleminderit polici qe i arreston me se fundi, se ne Shqipot lekun e japim pa dert po tek pjeshka prekemi. Fatkeqesisht opozites i shpetoi ky rast se po ta kish denoncu ajo e para, nuk do lavderonim policine e shtetit sinqerisht.

Ja prova qe qeveria nuk ka faj!

Nje pyetje nga salla: kush nuk e zgjodhi me konkurs? Zonja ka qene drejtoreshe qysh ne kohen e qeverisjes se Cunit te Sheqeres?

Pergjigje nga salla,....

Korrupsionin nuk jua solla une...por e gjeta mes jush...Konkursi nuk te mbron nga rryshfeti....se do na dalin ene ata me konkurs tue zhyt nga nje cike doren.... Perderisa ka vazhdimesi ne 8 vjet, per sa i perket administrates, Cuni i Sheqeres duhet te reflektoje  dhe te mos i jape perkrahje politike abuzuesve me pushtetin . Detyra e demokracise eshte te lejoje institucionet e pavaruara te funksionojne te lira nga cdo lloj influence politike.

Faleminderit Polici, qe i pergjon dhe arreston ndryshe nga 8 vjet me pare grabitesit e popllit.

I lutemi opozites te denoncoje sa me shume raste korrupsioni qe ata i njohin prej 8 vitesh dhe deri me sot nuk ka guxuar ti denoncojne. I lutemi opzotes te kerkoje denime sa me te rende per shkelesit e ligjit se Edi Rama shpesh tregon jo rreptesine e duhur qe kerkohet pre qytetareve.

Faleminderit Polici, qe i pergjon dhe arreston ndryshe nga 8 vjet me pare grabitesit e popllit.

I lutemi opozites te denoncoje sa me shume raste korrupsioni qe ata i njohin prej 8 vitesh dhe deri me sot nuk ka guxuar ti denoncojne. I lutemi opzotes te kerkoje denime sa me te rende per shkelesit e ligjit se Edi Rama shpesh tregon jo rreptesine e duhur qe kerkohet pre qytetareve.

+1

Kerkojm doreheqjen e ministrit te Arsimit.

Them se e keni gabim. Si gjithmone, kane menu per shtresat ne nevoje. Kush s'ka pare pagu me p...

P...ortokalle?

Jo po qitro, ato coja Saliut qe i kane rene dhembet. Manderinat jane me te "shendetshme."

Reforme e thellë mo tha smiley

Dhe nga te gjitha drejtimetsmiley Jo si Saliu qe ishte me te vjetren.

ceshtjen e hormoneve e zbuloi rilindja me shkencetaret e saj

smiley

nuk do shklyjne bythen per dy lek

Po sa fiksim i paskan blloqet kta te lsi mor buure.

Nje e mire eshte se njerez te tille po arrestohen , kjo ka me shum rendesi se sa kush i ka marre ne pune keta njerez.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).