10 Dhjetori është Dita e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Shumë vëzhgues thonë se 2014-a ka qenë një vit i tmerrshëm përsa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut. Lufta është burimi kryesor i shkeljeve në mbarë botën dhe në 12 muajt e fundit konfliktet kryesore në botë janë intensifikuar.

Lufta civile në Siri ka shkaktuar qindra mijëra të vrarë dhe ka detyruar zhvendosjen e milonave njerëzve nga shtëpitë e tyre. Konflikti është përhapur edhe në Irakun fqinj, ku forcat qeveritare, luftëtarët e moderuar të opozitës, militantët islamikë dhe luftëtarët kurdë janë duke luftuar për kontroll territoresh. Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë një pjesë të përgjegjësisë për këtë gjendje, thotë Steve Crawshaw, këshilltar në organizatën Amnesty International.

“…Për dështim në trajtimin më mirë dhe më shpejt të konfliktit në Siri, që nuk ka folur hapur dhe nuk ka ushtruar presionin e nevojshëm që të respektohen më mirë të drejtat e njeriut.”

Forcat qeveritare siriane kanë hedhur me helikopterë pako me eksplozivë, duke vrarë mijëra civilë. Aleatja kryesore e Sirisë, Rusia, duhet ta kishte dënuar këtë veprim, thotë Drejtori i Organizatës “Human Rights Watch”, Kenneth Roth.

“Bombat e hedhura e lejojnë ISIS-in të thotë se është duke i bërë rezistencë qeverisë së Damaskut me mbështetjen e Rusisë, që po përpiqet të kryejë vrasje në rajonet e banuara nga civilët.”

Moska po nxit konfliktet në Ukrainën lindore, duke i ofruar mbështetje ushtarake separatistëve. Rreth 4,500 njerëz janë vrarë dhe ka raste të shumta rrëmbimesh dhe torturash. Në një vizitë kohët e fundit në Moskë, Zoti Roth tha se situata mund të keqësohet më tej.

“Unë mendoj se shkaku i kësaj gjendjeje është pasiguria politike. Kam frikë se kjo gjendje ka për t’u intensifikuar, ndërsa Rusia ndeshet probleme reale ekonomike, si pasojë e aventurizmit të Putinit në Ukrainë.”

Izolimi në rritje i Moskës ka çuar në masa të ashpëra shtypëse ndaj disidentëve brenda Rusisë, që nga koha e sovjetikëve, thotë zoti Roth.

“Kjo gjendje mbështetet më tej nga fakti se ekziston arkitektura e  nevojshme për marrjen e masa të tjera shtypës, në se ato i duhen zotit Putin.”

Kina po akuzohet kohët e fundit për hapa prapa në çështjen të drejtave të njeriut, me masa shtypëse të vazhdueshme ndaj protestave pro-demokracisë në Hong Kong.

“Këto të drejta bazë të lirisë së shprehjes dhe grumbullimit thjesht janë duke u mohuar,” - thotë zoti Crawshaw.

Përhapja e grupeve islamike në Afrikë ka sjellë atje shkelje në masë të të drejtave të njeriut. Vrasjet dhe sulmet vetëvrasëse nga grupi Boko Haram në Nigeri po intensifikohen, ndërsa forcat e qeverisë nigeriane po akuzohen për vrasje me prerje koke dhe tortura.  Në Egjipt, aktivistët thonë se shpresat e protestuesve të Pranverës Arabe janë shuar. 

Ndërkohë  grupi “Amnesty International” thekson dy arritje të rëndësishme në ushën e të drejtave të njeriut në 12 muajt e fundit  

“Në Sri Lanka po zhvillohet tani një hetim ndërkombëtar lidhur me vrasjet e tmerrshme në vitit 2009, kur vdiqën dhjetra mijëra civilë. Një arritje po ashtu është Traktati i Tregtisë së Armëve, i OKB-së për të cilin kemi zhvilluar fushatë prej 20 vjetësh.”

Megjithatë, në tërësi, Dita e të Drejtave të Njeriut këtë vit mundet të shërbejë si një kujtesë për shkeljet në shkallë të gjerë në shumë vende të botës.

Dita për të Drejtat e Njeriut, Shqipëria për herë të parë në Këshillin për këto të drejta

10 Dhjetori e gjen Shqipërinë për herë të para në Këshillin për të Drejtat e Njeriut. Me këtë rast, Ministri i Punëve të Jastëme Ditmir Bushati, ka theksuar se dita e sotme “përbën një moment reflektimi dhe angazhimi për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Shqipëria mbështet universalitetin dhe pandashmërinë e të drejtave të njeriut. Mbrojtja më e mirë e të drejtave dhe lirive tona është e lidhur pazgjidhshmërisht me zhvillimin e një shoqërie demokratike.

Këtë vit, 10 dhjetori e gjen Shqipërinë si anëtare të zgjedhur për herë të parë në Këshillin për të Drejtat e Njeriut. Zgjedhja e Shqipërisë në këtë organizëm të respektuar ndërkombëtar është vlerësim dhe garanci shtesë për një angazhim konsistent në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, – ka theksuar Bushati në përfundim.

3 Komente

Mos, paska mbet 9 Dhjetori bosh.

smiley

Mire e bojne qe mbrojne te drejtat tona. Na mori shpirtin PETA. Nuk guxo njeriu me rraf qenin e vet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).