Pjesa e parë: Ngjarjet e javës - Zgjedhjet në PD, hapja e dosjeve dhe korrupsioni- diskutohen me të ftuarit në studio gazetarin Habion Hasani, dhe Mimi Barushi, sekretare e Përgjithshme e Organizatës së Solidaritetit Rinor.

Pjesa e dytë: Talk Show me temën: Çfarë ka më shumë rëndësi në jetë? Tema diskutohet me të ftuarit Ylli Doci, pastor, Floriana Garo prezantuese "Jo vetem mode", dhe Eljan Tanini, gazetar, TCH Lola Cerko eksperte e marrëdhënieve me publikun.

Pjesa e Tretë: Personazhi I javës. I ftuar në studio Bashkim Seiti, prindi I një fëmije me aftësi të kufizuara dhe drejtues i Qendrës "Ndihmoni Jetën".

15 Komente

Urime per emisionin! Po perse mor i uruar e  harxhon nje pjese te mire te 100 minutshit me tema te lehta (qe trajtohen gjithandej) dhe me njerez vanitoze dhe  kukulla ekrani ? Njera thote rendesi ne jete ka te kesh fat! Tjetri sjell ne studio shqetsimin planetar se "si te vishej per te ardh ne emision"!

Po ai analisti aman per cfare duhej per ngjarjet pas pilafit? Nderkohe me te drejte ke shkruar ne fb: Konflikti politik, shpesh banal dhe hipokrit mbush faqet e para, duke lënë pak vend për kulturën, artin, botën dhe njeriun e thjeshtë. Në këtë mënyrë krijohet një monotoni e frikshme deklaratash të partive politike, opinionesh të analistëve që njihen, e dihen se ç'do thonë. Mirësevini në provincialitet."

Si dashamires them se eshte me e dobishme te sjellesh ne ate emision tema te mprehta per njeriun dhe shoqerine sot, tema qe lidhen me punen/papunesine, shendetin, arsimin, tregun, spitalet, te semuret, profile te njerzve qe kane bere nje histori suksesi ne pune, profesion ose aktiviste shoqerore por edhe problemet e njerzve te thjeshte, te padukshem, ata qe perballen me sfidat e jetes , ne metropol por edhe ne province.E di qe ka kosto financiare dhe kerkon kohe e staf kjo qe po them dhe ndoshta prandaj gjendet rruga me e shkurter, thirren disa njerez, emisionare, disponibel, shetites nga nje emision ne tjetrin.E di qe eshte komode te kesh ate bukuranen ne studio por sinqerisht, per te folur per jeten, se cfare eshte me e rendesishme ne jete, do ishte me interesante te ftoje nje  qe eshte "rrahur" mire nga jeta,  te  ballafaqoje nje qe nuk di ku ti coje paret me nje qe ka pare "vdekjen me sy" etj. etj.

 

Koment shume i vlefshem. Faleminderit.

vetem se TV nuk eshte per gjera serioze (telebela e quanin shkodranet). le te shkruaje liber, neqoftese do te trajtoje tema serioze ose ka gjera te tijat per te thene. 

Dje doja te shihja lajmet tek Ora News nepermjet internetit, kur ç'te shoh, Blendin tone, nje nga tre moskotieret e pare te Peshkut (Penari, Blendi dhe Llukani). Zmadhova figuren, megjithse e njofta nga zeri. Emisioni ishte interesant, sidomos tek pyetjet se çfar ishte e rendesishme ne kete jete. Aty mu pre figura, por zeri vazhdonte mire. Nje djale, u pergjigj shkelqyer duke u fokusuar tek dashuria qe duhet te kene njerzit me njeri-tjetrin, miqesia me shoket, pikerisht ate qe une kisha thene ne nje interviste tek tv Planet, ku vija re mungesen e dashurise n'mes njeri-tjetrit aty. 

Mendoj se programi ka per te terhequr njerez, nese zhvillohet ne te njejten dite dhe ore gjithmon. 

Dje i dergova mesazh urimi Blendit tone me sms, dhe me ktheu pergjigje falenderimi menjehere, por per çudi pas pak u perserit perseri mesazhi i tij smiley dhe pak me vone u perserit perseri smiley Si duket telefoni modern qe ka, punon vete pa perdorur gishtat smiley 

O Pjero, ku i ble keto furcet sa te mira mor vlla? Asaj times i ngelin qimet ne mur qe me doren e dyte.

"Zmadhova figuren, megjithse e njofta nga zeri. Emisioni ishte interesant, sidomos tek pyetjet se çfar ishte e rendesishme ne kete jete. Aty mu pre figura"

moss.... ke pare ti; gjithmon eshte keshtu. tamam ne piken kulminante, ose do ndodh dicka, te therret dikush... ose do te derdhet kafeja, ose bie telefoni.. mua p.sh, ne ate momentin suprem me qellon reklama..smiley

po edhe ti o Pjero, ktheje ate te shkret antene nga Albanie, ce mban nga lagjet e pakistanezeve dhe somalezeve...

Blendo urime! Lart e me lart.

Urime per emisionin Blendi.

ku habjoni ka ate portalin www.Pol.al dhe premton shume si gazetar. Por nuk ka informacion per kontakt ky tipi? 

Nje nga emisionet qe me pelqen me shume eshte ai i Xhaxhiut ne darke vone.Nuk eshte ai tipi i emsionit Gigi Marzullo qe kane kopiu ca ekrane,po trajton problematikat e dites.Rrezaton shume kulture dhe poztivitet,si per merite te Xhaxhiut nga myra e komportimit me te ftuarit dhe menyra si ben pyetjet,edhe per merite te personave qe ai fton,qe i bie prap te jete merita e tij smiley.Levizje e duhur largimi i asaj vajzes qe rrinte si mish i huj dhe perbente nje handikap jo te vogel per emisionin.

Te vafte mbare Blend.
 

Pune mbare Blendo. Intervisten me Bashkim Seitin per femijen e tij dhe programin qe kishte krijuar e degjova si i hipnotizuar. Cdo prind qe ndodhet ne situata te tilla, kudo ne bote, ka shume nevoje si per informacion, por dhe per mbeshtetjen psikologjike qe te mos ndihen te vetmuar ne kete bote.

Bravo shefo, Keep it up...

urime per emisionin Blendi.. Me behet qefi qe i ftuar ishte edhe Ylli Doci, qe un e njoh personalisht... mendoj qe personazhe te tille duhet te ftohen shpesh ne erkanet shqiptare, sepse do te sillte sinkronizimin ne mase te shoqerise dhe zotit

Urime Bledo!!

Komshi, adetet  e sajdite, per te gjithe ne, t'i beri  Pjeri! Ashtu, me antene te shtrember, por e gjeti udhen ! E veshtire udha e miresise, dihet, por po djersiti tjetri edhe e gjen.E gjen qe cke me te ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).