Çfarë nuk shkon me median shqiptare sot? A është ajo në shërbim të publikut, apo shërbyese e pushteteve? Një dritare mbi botën, apo një pasqyrë e kthyer nga vetja? A është media emancipuese, apo anakronike. Frymëzuese apo depresuese? Ju ç'mendim keni? Ç'ndryshime do donit të shihnit?

104 Komente

Me median nuk shkon pikërisht çka nuk shkon me emisionin tënd:

1. Sfondi është i tmerrshëm, tek gjarpëron ashtu pa pushim e krijon tension tek teleshikuesi. Gjithashtu edhe teleteksti poshtë veç ia rrit larminë kësaj rrëmuje.

2. Prezantuesi, dmth. ti, nuk ndiehet mirë në rolin e tij e, në vend të bëjë punën e tij seriozisht, "i fut i dor muhabet me çunat e gocat; me shoqnin' me i llaf!". Regjisori duhej të bënte kujdes kur tregon personazhet ndërsa po flet dikush, që nuk janë aspak të interesuar, me në krye Blendin, që merret më së shumti me tabletin e tij, por sidomos, andej nga fundi, mos ta tregojë duke parë orën, a thua se ai memzi po pret ta heqë qafe edhe këtë puntatë.

3. Publiku është totalisht i tepërt e nuk merret vesh për çfarë duhet, i zhytur ashtu në hije e si pjesë e sfondit. Mobilimi gjithashtu do i shkonte më shumë për shtat një ambjenti publik, për të mos thënë "shtëpi", se sa një emisioni që mëton të krijojë një fizionomi të tijën.

4. Në përgjithësi Blendi bën të njëjtat gabime që i bëjnë shumicën e programeve të këtij lloji në Shqipëri të pashikueshme; në është ky veç kontributi i tij, apo kjo diktohet nga pronari i televizionit a dikush tjetër, kjo një shikuesi serioz nuk i intereson.

Tepër e lodhshme është dhe përpjekja e vazhdueshme për t'u dukur "perëndimorë" e "modernë" e pjesëmarrësve; kjo e bën të tërën edhe më provinciale se ç'do të qe normalisht. Njerëzit nuk dalin dot nga lëkura e tyre; është më e rehatshme kur e pranon këtë si fakt. Kjo do të çonte edhe në një përpjekje më modeste, por më me bukë: në atë të TË FOLURIT SHQIP e jo copa-copa anglisht, gjuhë që e zotëron tashmë çereku i globit.

5. Puntatën e parë u fol për librin në mënyrën më zhgënjyese të mundshme; në të dytën për gjërat që kanë rëndësi në jetë, në këtë të fundit për median; i dashur Blend: më mirë se të flasësh për median në media, do të qe më mirë TA BËJE ATË. E këtë nuk mund ta bësh nëse bën në çdo hap kompromise të mjera big bradhërshe.

6. Personalisht nuk do të bëj më gabimin ta ndjek më këtë emision, të cilin e ndoqa fillimisht përjashtimisht për të parë se mos Salaj na kish sjellë ndonjë gjë të re: Ncuq. Asgjë e re nga fronti i Perëndimit.

Nuk është se është i mangët dikush që nuk sheh TV-e, aq më shumë ato shqiptare: përkundrazi.

7. Presim brezin e dytë të atyre që do të kthehen prej mërgimit; derimë atëherë na duhet t'i shtrijmë këmbët sa ç'kemi jorganin.

mirazh i dashur. Faleminderit per komentin e ashper. Mund te isha pergjigjur, por nuk do kishte kuptim kritika e kritikes, aq me temer qe eshte me 7 pika dhe merret me ndricimin, mobilimin (si te nje shtepie publike? Bordelloje dmth?), sfondin etj si keto qe une nuk i njoh dhe aq. 

Blend, 

emisioni yt nuk është as më i keq e as më i mirë se sa ta zemë, "Opinion"- i Fevziut, apo i Dudushit, etj. etj. Dhe ky është problemi.

Nëse ti je i kënaqur me statusquo-në e medias shqiptare e nis më shfajësohesh: po shiko se kam fëmijë për të ushqyer e është vështirë se nuk të lënë, e nuk e di ti se si janë ca punë këndej, fundja edhe të tjerët nuk është se bëjnë më shumë, t'i shtrijmë këmbët sa ç'kemi jorganin, e të tjera si këto - do të jepja të drejtë e do të mendoja se edhe vetë ndoshta do të bëja të njëjtën gjë, ndoshta edhe shumë më keq.

Problemi shtrohet kur ti nis e kërkon t'i bësh të dyja njëherësh, edhe urtë e butë me mjedisin politiko-shoqëror, edhe plot tiganin, nga ana tjetër, me cilësi profesionale.

Nëse kjo do të mund të funksiononte në një vend normal, në Shqipëri, të paktën për kohën tonë, kjo është a priori e pamundur. O do bëhesh subversiv e do u biesh kokës të gjithëve e do përballesh me pasojat, siç ta zëmë A. Kurti, o do mbyllësh një sy e do kesh edhe alibinë e nevojshme për këtë, siç e bëjnë fundja shumica.

Në është kjo e dyta, që nuk do shembej bota edhe po ta bëje, atëherë përpiqu t'ia kursesh vetes përballjen me publikun kritik, pasi do dalësh gjithnjë i humbur.

Mund edhe mos të kisha komentuar këtu fare, ose të mjaftohesha me një "Urime Blend!", por mendova se më shumë se kjo do të interesonte seç mendojnë VËRTET njerëzit për këtë, ndaj edhe hidhtësia.

Sidoqoftë, do të lutesha të mos e merrje personalisht e të uroj gjithashtu mbarësi në puntatat që vijojnë dhe festa të këndshme të fundvitit!

 

P.S.: Se tani po e shoh që e paske ndryshuar komentin tënd:

Nuk e kisha fjalën për bordellon, jo, ( atë ku ma gjen, veç në paç ndonjë problem namuzi me impresionistët...)

Jo, jo: e kisha fjalën për këtë "shtëpinë publike" këtu, të cilën sigurisht që e ke frekuentuar:

Big Brother 4 (Albania) is the fourth season of the Albanian series of the worldwide franchise of Big Brother. It launched on Saturday, 25 December 2010, with fifteen Housemates entering the House. The winner received a 10,000,000 Leks (€75,000) prize. Ermela Mezuraj, a 24-year-old social worker from Tirana won the fourth edition of Big Brother Albania, and in doing so she was the first female winner of the show. Big Brother 4 (Albania) aired on two cable channels 24 hours a day on the Digit-Alb cable network, as well as on two additional channels on DigitAlb Mobile. Daily reviews were shown Monday through Saturday on Top Channel. The eviction show aired on Saturdays at 21:00 CET, while a Sunday edition closed off the week. The main host is Arbana Osmani, while Eno Popi hosted the Sunday morning edition called "Big Brother Albania Fans' Club", featuring dialogues with eliminated contestants and fans of the show. Blendi Salaj, a young publicist, blogger and radio morning show host took over the role of the panelist. The panelist asked Housemates questions regarding their life in the Big Brother house, helping to provide the public with deeper insights. The Big Brother Forum didn't return this year.

E cfare ka ketu qe te ofendon ty kaq shume? Mu dha nje pune kater vjet me pare, me duhej, ishte mundesi e mire ne ate periudhe, e bera. ne 1 milion vjet nuk do kisha aplikuar per ate vend. Por vjen produksioni me i madh ne vend dhe te kerkon. E bera aq mire sa mundja. U mundova te isha pozitiv ne kulm me ata, jo mistrec, provokator, skandalndjelles. E kunderta. Aq sa ndoshta nuk beja per ate pune. S'mu ofrua me. Une fle shume i qete.

Holier than thou.

Ja, dolëm tek ajo që po shkruaja më sipër.

Asnjë problem nuk ka. Siç nuk ka po ashtu asnjë problem me të pasmet e Bleonës, Kallashin etj.

Veçse kjo është media dhe pyetja merr vetiu përgjigje: "Çka nuk shkon me median?".

Nuk shkon Big Brother-i, sepse ul edhe më nivelin kulturor edhe kështu të mjerueshëm të shoqërisë, nuk shkon reklama e Vodafonit (pasi janë mashtruesa e u vjedhin konsumatorëve paratë ditën me diell): kjo nuk shkon, me një fjalë, duke qenë se ti nuk po lë asnjë studio pa vizituar, asnjë diskutim të shkojë dëm, filluar nga politika, mbarështrimi i gjedhit e deri tek se çfarë ka rëndësi në jetë; ç'të flasim pastaj për median si diçka të tretë e të largët? MEDIA JE TI, Fevziu, Nano, Balla, Lubonja, Zogaj, Çili e kompani; këta pra jeni, një grusht njerëz që hidhen pupthi nga një studio në tjetrën. 

Ndaj nuk është e ndershme më duket të shtrohet kjo pyetje pikërisht nga ju -(shkruaj në shumës, pasi mllefin nuk e kam personalisht me ty)

Është njëlloj sikur të pyesë Berisha, Meta a Rama se çfarë nuk shkon me politikën shqiptare.

Natyrisht që unë nuk të bëj ty fajtor për llumin mediatik shqiptar; ti thjesht përpiqesh të mbijetosh, siç edhe të tjerët xhanëm.

Ama, nëse nisni e më dërdëllisni për etikë profesionale, misionin shoqëror të gazetarit, se ç'paska rëndësi në jetë, e të tjera si këto, ndërkohë që prostituoheni ekraneve për publikun e radhës, do të bënit mirë të zinit një herë së pari veten prej hunde e të këqyrnit ca më mirë integritetin tuaj.

Nejse... Kalofsh mirë, sidoqoftë, e mos më mbaj mëri; e theksoj edhe një herë: nuk është asgjë personale kjo!

 

 

 

 

Une nuk kam pse mbaj meri por mendoj se nese merresh me personin, eshte personale. Gjithesesi, kjo nuk ka asnje rendesi. Ajo qe nuk shkon, nuk eshte tek individet, aq me pak kur grupon bashke individe qe perfaqesojne gjera te ndryshme (shpesh te kunderta). Struktura, menyrat e financimit, qellimi pse mediat ekzistojne, keto diktojne realisht problemin. Nuk eshte ceshtja tek ca emra, se aq kohe sa jane keto struktura qe jane, emrat nderrohen per 30 minuta me emra te tjere, dhe asgje nuk ndryshon. Por te thuash shkoqur cfare uk shkon me gazetarine dhe mediat, te sulmosh strukturen ne televizion, eshte ne mendimin tim, shume me e vlefshme, dhe me e guximshme. 

Natyrisht është më mirë të flasësh për këtë problem se sa të heshtësh, apo të komentosh vdekjen e Dr. Florit po atë ditë, siç bëri pa pikën e ndjeshmërisë dhe pietetit Fevziu para dy javësh.

Më duhet të shtoj këtu, se kur ka ndonjë panel me të gjithëkudondodhurit dhe ndodh që e merr a ta japin fjalën ty, gëzohem të dëgjoj diçka tjetër, më të freskët, më të angazhuar, më ndryshe. Ky është kompliment që po të bëj, matur me stekën e ulët të nivelit shqiptar.

Po nëse flasim në parim, e mendoj se këtë duhet ta bëjmë doemos, dhe e matim me kutin europian a amerikan ngjarjen, ndonëse janë realitete ku e ku më të përparuara, por drejt së cilave synojmë, dhe e ngremë ca stekën, duhet të më japësh të drejtë se media shqiptare ngjan me një pellg me shumë llumë, ku zhgërryhen përditë verbalistë të paturp, analfabetë funksionalë, provincialë, qesharakë etj. deri në dhimbje.

Po të qemë në kafene, edhe ti vetë do të lëshoheshe më shumë, gjë që nuk mund ta bësh deri në fund këtu; privilegj që mua ma jep distanca dhe të mosqenit person publik.

Nëse përmenda emra më sipër, të siguroj që nuk më shqetësojnë personat, të cilët janë ndoshta më të mirët që kemi - ndonëse edhe këtu ka vend për dyshime- por fenomeni.

Nejse: të kërkoj ndjesë nëse të lëndova, por ky stan këtë bulmet ka. Nuk është fair ndoshta të të sulesh pikërisht ty, aq më tepër që sapo e ke filluar emisionin dhe, siç shkrova edhe më sipër, sinqerisht të uroj të bësh diçka tjetër, më të mbarë se shumëkund.

P.S.: Nuk e di a të shpëton goja kur flet për Peshkun dhe thua "Blogu im", pasi këtu, me sa di unë, kontribuojnë më shumë se disa persona. Ndoshta do qe më mirë "blogu ynë", apo?...

 

Nuk e kam menduar kurre peshkun si Blogu im. Ku e ke degjuar kete?

smiley

ti ve ne faqe te pare cfare do te vije ne facebookun tend, ti e te tjere :

Ti je sjelle si nje njeri shume i bezdisshem, qe kerkon te besh lidhje pa sens. Abuzon blogun me propagande acaruse. Dhe mendoj se je bere nje merzi per shume vete ketu me teprimet e pareshtura.

Mendoj se disability mendor i thenies se gjerave pa lidhje me njera tjetren e kane bere shkaben  te jete i padeshiruar ne blog,

psh s'ka asnje arsye pse te jete aq e lehte mentalisht te "gjesh" helmin e te gjykuarit ndaj peshqve pervecse kur je ne dileme nga  shoqeria dhe vjen e ben "cudira" ne faqen e peshkut . zakonisht njeriu ne raste te tilla kerkon te degjoje ate qe do  , ne te kundert behet acarues dhe injorohet ose me sakte nuk ( fit in  )  nga te tjeret

 te djeg e verteta. smiley, sic te djeg ty, le t'u djege dhe atyre qe u djeg. abuzuesi s'jam une, sepse s'bej as propagande dhe as nuk shaj, e madje s'i pergjigjem as sharjeve e ofendimeve. une thjesht postoj mendimin tim me fakte per te verteta qe ju ngaqe s'i kundershtoni dot, bezdiseni, si ne kete rast qe thua qe s'e perdor blogun si tendin nderkohe qe gjithe kohen ve ne faqe te pare cdo gomarllek qe normalisht robt do ta vinin ne facebookun e vet. Gje qe per mendimin tim je i lire ta besh, sic jane gjithe te tjeret te shprehin mendimin e vet, por te pakten mos bej sikur s'di qe e ben. lol

sinqerisht, ty te duhet nji blog yti ku ti t'i japesh xhevap vetes

Bredharak, mbetesh fansi me i mire ne bote.

Blend,

ja një shembull, mes shumë të tjerësh, se si je prezantuar në publik, para se Krasta të katapultonte veten në ambjentet hapësinore të Agon-it, ku flet me vete qysh atëherë elitishte të përçudnuar të çliruar nga sensi me spacialë të tjerë :

Thotë Krasta në hyrje: administron një nga rrjetet sociale me aktive, më interesante, do ta kisha quajtur më aristokratike... min. 23 (Ti këtu duhet të ndërhysh menjëherë e t'i vësh gjërat në vendin e tyre. Nuk e bën...)

Diku më tutje: në faqen peshku pa ujë, në të cilën ti je një nga administratorët më të rëndësishëm, në mos më i rëndësishmi... min. 34.42 (një nga... thua ti me gjysmë zëri). Kjo nuk është e vërtetë, pasi me një llogari të thjeshtë, ty nuk mund të të dalë koha të bësh klubin e mëngjesit, emisionin tani, të shfaqesh si fant spathi kudo dhe të administrosh peshkun. Veç nëse e bën natën ditë dhe e gdhin duke redaktuar oidriso dhe heretikun.

... dhe ndërhohë, meqë kam themeluesin dhe administratorin... min. 38.26

Mund të vazhdoja e të kërkoja e të gjeja dhjetëra emisione të tilla, por nuk kam nerva për këtë, aq më tepër që nuk më intereson patjetër të të vë me shpatulla për muri; ky nuk ishte e nuk është synimi im.

Në këtë intervistën me Krastën ti shfaqesh i këndshëm, i freskët dhe premtues, gjë që nuk ndodh me 100 minutat, ku bën ç'bën e kap mjekrën me gishta, nuk di ç'të bësh me duart, ndërhyn për të pohuar e përforcuar se ç'thonë të ftuarit, duke shkelur një nga rregullat më bazë të gazetarisë, që është të lësh shikuesin të nxjerrë përfundimet e tij.

Po e lë këtu e nuk do të komentoj më; për të mos i dhënë as programit e as ty një rëndësi të cilën nuk e kanë; as nuk më ngrohu e as nuk më ftohu. Nuk është se herën tjetër do rri e do pres me padurim të lumtur se ç'do na nxjerrësh kësaj radhe: pranvera nuk vjen me të tilla dallëndyshe. (mendimi im ky sidoqoftë)

Gëzuar paraprakisht festat e paç dorë të mbarë në puntatat e tjera!

P.S.: Nuk e di a të shpëton goja kur flet për Peshkun dhe thua "Blogu im", pasi këtu, me sa di unë, kontribuojnë më shumë se disa persona. Ndoshta do qe më mirë "blogu ynë", apo?...

Ku kam thene se eshte blogu im? Ky kapercimi yt, nga fjale ne gojen time tek nje prezantim i Krastes, eshte cirk apo gjimnastike?
Ky blog or mik ka qene dhe mbetet i hapur dhe pranues per te gjithe qe duan te kontribuojne. As e mendoj, as sillem ndaj tij si te ishte IMI. Asnjehere nuk kam thene se eshte imi. Nuk eshte imi. Krasta ka bere prezantimin e tij dhe mendoj ka qene korrekt. Une e kam korrigjuar modestisht dhe jo me gjysme zeri. Mendoj se "gjetja" jote eshte me e pakta e kerkuar, per te mos thene itelektualisht e pandershme dhe akuza qe me ben ne krye te heres eshte pa kembe, citati yt ne thonjeza, i rreme. Dhe, mendoj se e zgjatem ca me shume nga c'ishte e nevojshme.

Me modesti thua, por modestia është tjetër gjë.

Po, po thua dhe lë të thuhet a të nënkuptohet se je një nga administruesit: a mund të më thuash se ku konsiston konkretisht administrimi që i bën ti peshkut?

Kur bie fjala për peshkun në media, del veç ti si përfaqësues i vetëshpallur e i pazgjedhur i peshqve. Në këtë cilësi je ftuar e prezantuar në shumicën e studiove televizive: po them ndonjë të pavërtetë këtu?

 

 

 

Zoteri, une nuk do bej ketu "doni me per Belulin". Ju nga sa duket nuk e dini si u nis kjo faqe 12 vjet me pare. Nuk ndjej nevojen t'ju shpjegohem. Mjaftohem t'ju them se gaboni. Adminet nuk veteshpallen, as nuk zgjidhen. Admininstratoret e tjere jetojne ne Ameriken e Veriut, ndaj... http://www.peshkupauje.com/faqe/mbi-peshkun

Ja, u lëndove.

Pritej, se këto muhabetet e dinjitetit janë pak të rënda: o bëhu grup me Fevzirat, Zogajt, Nanot e Çilrat e kësaj bote, o hidhu këtej poshtë nga ilegaliteti e qëndroi besnik vetes tënde.

Të dyja nuk bëhen.

Nejse: flm. për bisedën e la e më la: kushedi, ndoshta na nxjerr edhe ti ndonjë bestseller si adashi i Opinionit vitin tjetër... 

mirazh, Blendi do fitoje pike ne emisionin e tij, kur ne emision te nxjerri/krreje gjera qe publiku nuk i ka ndigjuar, gjera te medhaja, te jashtzakonshme, dhe jo ato te zakonshmet qe dalin çdo dite. 

Nuk u lendova, por u zhgenjeva. S'me ktheve pergjigje per ate citimin e rreme me larte. Luajte hetuesin, the ca te paqene ta tjera, dhe ca urime cinike. Pershendetje.

Blendi, me fal per futjen si pilaf, po meqe deri diku jam brenda temes, me median shqiptare si edhe me politiken, nuk shkon edhe perdorimi i ketyre ndertimeve "moderne" sintaksore: ne mendimin tim, ne opinionin tim. Shqiptaret ndryshe nga angloamerikanet, nuk e konceptojne mendimin a opinionin si nje hapesire ku mund te jesh, prandaj ne gjuhen tone te bukur thuhet "per mendimin (opinionin) tim", "sipas mendimit (opinionit) tim". Pash Zotin, se na lodhet duke qene moderne. Megjithese e di, ku te rreh ty e ku mua. 

Nuk eshte i ashper, eshte harbut siç jane poetet e mdhej mer jau.

Vete e keni fajin qe i llastoni.

 

Shumë vite më parë ka jetuar në Tiranë një personazh grotesk që shumëkush e mban mend për hundën e tij tmerrësisht të madhe. E quanin Shaban Qosja por të gjithë e thërrisnin Shaban Hundëderri. Hunda ishte një nga fatkeqësitë e tij, një nga shkaqet për ta bërë lolo në sytë e njerëzve. Kur ai dilte në rrugë, sidomos në atë pjesë të bulevardit përpara hotel ‘Dajtit’, ishte një ritual i përditshëm që hokatarët e ngeshëm të kryeqytetit i thërrisnin në distancë: “O hundëderr!”. Kaq duhej dhe Shabani, që në mos ishte lindur, ishte bërë budalla, fillonte dhe i shante mbarë e prapë ata që e ngacmonin. Kjo ishte pjesë e një argëtimi të përditshëm aspak serioz e disa njerëzve që e njihnin mirë njëri-tjetrin në një kohë të zymtë. Një ditë, ngacmuesit e Shabanit e bënë me fjalë që në orën kur do të kalonte ai, të heshtnin, për të parë reagimin e tij.

Dhe çfarë ndodhi? Ajo më e pabesueshmja. Shabani i mësuar me defektin e tij, përgatitej sistematikisht për kundërpërgjigjen, pra për llojet e sharjeve që do të përdorte kundër sharësve të tij, u ndodh përpara një situate të paimagjinueshme për mendjen e tij të ngushtë. Askush nuk po ia përmendte cenin e tij atë ditë, pra hundën. Dhe ai, pasi i ra nja dy-tre herë bulevardit lart e poshtë, qëndroi për një moment përballë atyre që e shanin dhe filloi:

- Hë mo, ku jini ju që më quani hundëderr?! Ku jeni? Hë le të dalë ndonjë që të më quajë hundëderr, pa ta shohë…

Dhe pasi zbrazi disa nga ato sharjet e zakonshme të tij, iku si zakonisht, për të vazhduar të nesërmen të njëjtin avaz, pasi edhe pakti i ‘mossulmimit’ ishte bërë vetëm për një ditë...

Shaban i dashur ....

 

Për me qenë në krah të vërtetës i nderuar Heretik

Sqaruese ..I ndjeri Shabe nuk dilte kurre xhirro e jo mo ne "Big Xhiro" para H.Dajtit smiley

Historia "Ho mre horra , pse s'shani mo . Ku o Dhalsi " as që ka lidhje fare me këtë !

Njësoj janë të përkëdhelur edhe postuesit e kuptimeve me faqe pikturash ..Punë arti mo smiley . Ajo që është banale në këtë emision është përcjellja e shenjës me dy Gishtat si vesh lepurushi .Shenja e Play Boy , që nuk ka kuptim në Shqipëri përveç ..pffff !

Emisione do bëhen se për atë jepen dhe lekë .Kuh mendon se do ndryshojnë gjë ..Pastë veten në qafë po e merr seriozisht ! Ndryshimi gjëndjes ekonomike do sjellë dhe atë sociale ku përfshihen dhe Mediat !

Ky personazhi grotesk nuk kalote asihere ne ate pjese te bulevardit perpara hotel " Dajtit" . Shaben e kishe perhere ke dyqoni vet ke rruga Kavajes. Po emri i tij ka qene per shume kohe ke Muri i Modh Kinez i shkrujt nga Lash Macaj : Shabon Hunderri ! 

teresisht dakord me parafolesin. 

Une do te shtoja:

8. Mediat nuk kane respekt per ata qe ftojne ne keto formate talk-show. Jo te gjithe jane njerez qe te vine te bejne nderin se nuk ke me cfare ta mbushesh programin. Nje pjese jane njerez me dinjitet, si Blendi e Gilmani, dhe mendojne se po kryejne detyren per te informuar publikun. Nuk vine sikur te tjeret qe jemi mesuar per te mbushur ekranet me fytyren a bythet e tyre. Per ta eshte sakrifice, sakrilegj ai mejdan, nuk vine te tallin trapin aty me ty. Mendo se keta njerez nuk ftojne njeri ne kafe  per llogje - se e shpenzojne kohen me libra, qe kane me shume per te thene se kafexhinjte e merzitshem te tiranes. 

Sheh tabletin ne sy te tyre? Cfare do te thote kjo? e para duhet te njohesh mire te ftuarit, cfare ata perfaqesojne, dhe respektivisht te nxjerresh ne pah tezat e tyre. P.sh. Dudushi, rrota, qe ne ulje, ashtu kembe mbi kembe me bythe perpjete tregon mungese totale respekti ndaj tyre. Krasta flet me shume se te ftuarit e tyre, sa mendon se ata qe fton nuk kane aftesi ti thjeshtojne gjerat si ai, a thua se po flasin per fizike berthamore. 

Mediet sot ...nuk jane hic gjekundi! Mileti , bilez dhe ca qe e dine vehten per " te elites" ,hashariten me programin e tipit " bordello" te  Canit ! I tere thelbi vertitet ne teritorin, tre gisht poshte tokezes rripit potureve ...! 

Mediet sot, si botkuptim te rolit te tyre do tu shkonte si percaktuese ajo poezia e Majakovskit me titull 

 " Re ne pantallona !"  Ashtu vertitet media, pas midese probareve dhe harxheve ne sherbim te politikaneve dallkauke e kusare ! 

Kapi i çik ato dy grate xing me rruzat ke stilli.

medet "perlat" a rozaret e tyre ne qafe .. po ajo psikologja eshte nje mediokre - u kuptua qe Blendi e kish ftuar per bythet dhe fytyren e suvatuar si poce balte te ndonje fisi Maya - Kajsiu, Gilmani, Belina dhe ai tjetri ishin goxha te pergatitur

Tashi po e shof derisa tmzej gjumi smiley Sorry sorry

Blendo nuk te shko ajo kmisha e zeze tutto nero 

Xing tresh, eshte dhe nje zonje me bluze bojbizele qe ka po ato rruza. smiley

Nejse. Eshte i çik e veshtire te ndjekesh flaje e fjale dhe asnji shifer per argument.

 

 

 

 

Ne fakt si shumica e te tjereve edhe ti nuk do besh perjashtim. Ne qe i shohim me nje sy te jashtem mbase e kemi me te lehte te dallojme groteskun e medias shqiptare e cila eshte nje kopje mjaft e shemtuar e asaj italiane jo vetem per nga toni por edhe nga imazhi. 

Me ato aq pak minuta qe pashe, nuk eshte problemi tek ti personalisht si prezantues e as tek te ftuarit. Per mendimin tim qe nga titulli 100 minuta te jep nje pershtypje te merzitshme.. Pse 100 minuta? Pse eshte kjo mani per te zgjatur nje emision apo tejzgjatur nje interviste e cila degjenerohet ne bisede kafenesh qe nuk ngjall asnje interest? 1 ore e 40 minuta muhabet me nje fjale..  Te ze koka! 

Mediat shqiptare nuk jane racionale dhe as nuk e kane idene se cfare eshte cilesi! Cdo gje varet nga sasia dhe "scoops" te castit pa menduar per te ardhmen. Ajo qe te vret me shume syte dhe eshte shume e qarte eshte investimi shume i ulet. 

Nejse, ka edhe me keqe. Shiko lajmet tek TCH qe eshte tv kombetare edhe 90% e zene zedheneset e partive politike.. Mos te fillojme me show groteske si Portokallia.. Megjithate jo cdo gje eshte e zeze, Master Chef Albania pershembull eshte nje produkt i shkelqyher. Me nje fjale, me pak talk show, me pak analista, me pak politikane e sharlatane.. 

Suksese e pac fat. 

 

Cdo gje varet nga sasia dhe "scoops" te castit pa menduar per te ardhmen. Ajo qe te vret me shume syte dhe eshte shume e qarte eshte investimi shume i ulet. 

Mediat shqiptare? Me thuaj nje vend ku s'ka media te tilla? Sa vemendje u japin vrasesve seriale apo brievikeve e se cfare thone apo bejne ata, vetem per ca shikime te castit? Faqja me e klikuar ne Britani dhe ne boten anglishtfolese eshte dailymail.co.uk qe cfare nuk poston me nxitim e pastaj kerkon falje, jep vetem lajme nga me mizoret, lajme te ceketa, etj, etj. Si kundrapeshe ka dhe media ndryshe, por ja qe ato s'i klikon njeri aq shume, ndjaj dhe prirja ndaj modeleve te tilla. Mediat shqiptare, thone! pfff Qe ta keni te qarte, mediat jane oferte kerkese, ofrojne cfare kerkohet.

Po flisja per mediat dhe emisione televizive serioze duke ju referuar emisionit te Blendit. Nuk po nenkuptoja tabloit! Daily mail eshte si tip Shqiptarja apo Tema. Pra jane tabloid qe publikojne cdo lloj materiali banal dhe mesa di keto te dyja Shqiptarja dhe Tema marrin me shume klikime ne net. I mase te gjithe me nje meter, nuk bej diferencime te tilla. Kur te me shohesh qe po mburr daily mail apo the sun ( qe pergjonte telefonat e femijve te zhdukur) ateher ke te drejte te reagosh. 

E ke gabim me oferte kerkesen. Mediat kane pergjegjsi dhe kerkese oferta ka nje moderim. Te mendosh ndryshe eshte naivitet.

Mund te jene tabloid, por jane shume here (me mijera here) me te klikuara se BBC, e kjo tregon kerkesen popullore. Nese eshte populli qe e kerkon, s'ta ka fajin media qe ia ofron.

E ke gabim, BBC eshte shume here me popullore. 

BBC News is the most popular source of news on the web in the UK. In March 2012, 10.1 million unique visitors accessed the site on desktop and laptop computers. According to Figure 4.56, MailOnline (6.5 million unique visitors), Guardian Online (5.1 million) and Telegraph Online (4.8 million) had the next largest audiences, followed by Yahoo! News websites (4.2 million).

Nejse, eshte tjeter debat ai qe ben. Per tabloit eshte tjeter e per median shteterore apo kombetare eshte tjeter gje. 

media hanxhar!!!

Fatkeqesisht kjo media jone eshte bastarde komplet. teresisht ne sherbim te politikaneve dhe pronareve. tej mase e politizuar, siperfaqesore dhe tejsisht dizinformuese

media ka nje  mision qe te informoje publikun. faktikisht informohemi per cfare ndodh ne Indi , kine e tjeterkund ne bote, per te gjithe kroniken e zeze, deklaratat e policise etj por aspak per maskaralleqet e politikaneve, biznesmeneve , institucioneve shteterore , etj se ka plot sdi ke te thuash perpara ,nga gjerat qe media nuk ben

dhe sigurisht nuk harron te thote per cdo pordhe qe leshon saliu apo rama apo meta basha etj

Qe te kete media te pavarura duhet te te kete treg te lire, asnje media nuk eshte e pavarur ekonomikisht. le te tregojne sa i kane faturat dhe sa arketojne.  jane te gjitha me humbje prej vitesh, si media e shkruara ashtu dhe ajo televizive etj .

Vaj Medet 

Them se shqiptaret e kane pak me te theksuar se te tjeret deshiren per te kritikuar gjithcka me tone ekstreme, jo duke i dhene hakun qe i takon pasi krahason ne thellesi pluset e minuset, por thjesht duke vendosur nese je pro ose kunder me ekstremizem. Kete e bejne si me emisionet apo mediat, ashtu dhe me lagjet e me cdo ide tjeter qe duan te diskutojne. Njerezit pa shkolle e bejne ne menyre ordinere "ja, doli kjo krva", ose sharje te tjella, njerezit qe u duket vetja me te ngritur thone te njejten gje me më shume fjale, gjate e gjate. 

Bledo pershendetje per emisionin ne radhe te pare, ne fakt ky problemi me mediat une e shoh si nje dukuri globale duke theksuar prirjen e tyre kundrejtj negativizmit dhe ndikimin e fuqishem te politikes ne to. Te permend nje rast para pak ditesh ne Britanine e "Magna Kartes" ku ministri i Ekonomise Osborne sulmoi ashper Rrjetin (Shteteror) Publik BBC...sepse e kritikoi smiley Ndikimi i politikes ka ekzistuar gjithmone vecse tani po behet haptazi pa elokuence. Eshte fakt se ky brez i sotem apo "so called" gjenerata e millienaleve  eshte shpartalluar socio-ekonomikisht dhe moralisht dhe media ka ndikuar shume ne kete proces. Problemi qe une shoh kryesisht me median shqiptare eshte institucjonalizimi i injorances dhe banales dhe mungesa e zerit alternativ.

Megjithate....

Prirja nga negativizmit prej medias eshte ne fakt nje reflektim i prirjes sone njerezore ndaj lajmit negativ e cila na ben te ndihemi disi me mire me vetveten...sic e shpejgon dhe ky psikologu

Many people often say that they would prefer good news: but is that actually true? ..........

Our attraction to bad news may be more complex than just journalistic cynicism or a hunger springing from the darkness within. We pay attention to bad news, because on the whole, we think the world is rosier than it actually is. When it comes to our own lives,most of us believe we're better than average, and that, like the clichés, we expect things to be all right in the end. This pleasant view of the world makes bad news all the more surprising and salient. It is only against a light background that the dark spots are highlighted.

Nje Eksperiment interesant u krye para pak kohesh na ga nje faqje lajmesh online e cila vendosi te publikone vetem lajme pozitive per nje dite te tere dhe si reagim humbi 2 te tretat e lexuesve dhe ndjekesve te saj.

Ne fakt une besoj nuk duhet pare kaq bardheezi dhe negativisht ky fenomen njerezor i cili reflektohet dhe ne media. Sipas me optimisteve lajmet e keqija jane "lajmet e rendesishme" sepse duke i perhapur ato ndikojme ne stimulimin e ndryshimeve pozitive shoqerore. Psh raportimi fatkeqesive natyrore ne nje fare menyre na nxit te veprojme drejt ceshtjeve te ambjentit. Duke shkruajtur shpesh per historine e gjate te racizmit te instiutcjonalizuar, qeverive te korruptuara, mediat stimulojne pulsin shoqeror dhe ndihmojne shtysen e politikes drejt ndryshimeve pozitive.

Art, faleminderit per komentin plot informacion. Une do t'i shtoja ketyre qe ke vendosur ketu edhe qasjen e filozofit anglez me emer francez Alain de Botton. Ka nje bisede shume intresante (audio) ketu: http://onpoint.wbur.org/2014/02/27/headl...

Ka shkruar nje liber mbi problemin e lajmeve sot, sipas tij. Ne disa pika nuk jam dakord me te, por jam dakord kur thote qe lajmet e keqia, cdo dite, cdo ore ne cdo kanal, te cojne te mendosh se jeton ne nje bote shume me te rrezikshme nga c'eshte vertet. Dhe ka shume prej peshqve qe jetojne jashte psh. te cileve Shqiperia u duket e pajetueshme, pjeserisht sepse ne mediat marrin vesh vetem te zezat e asnje nga grite apo ato te bardhat e herehereshme.

Te pershendes.

Bled te jap teper te drejte per ket punen e psikozes, se ne fakt jemi nje vend me me shume se cerekun e popullsise qe jeton jashte..Keto lajme ne fakt kane nje fare ndikimi ne pjesen e atyre qe kerkojne te kthehen dhe investojne ne vend....Thjesht duhet krijuar nje balace e cila nuk ekziston ne Shqiperi, pastaj futemi tek profesjonalizmi i mediave i cili ne Shqiperi eshte pertoke...

Ajo qe me ben mua me shume pershtypje eshte se edhe ata qe quhen gazetare te terenit nuk e kalojne per asnje arsye unazen e vogel sa per intervista sa per gje.

Prezantimi i emisionit ne kete kete blog eshte nje ide e mire..100 min transmetim televiziv eshte nje pune e madhe, prandaj suksese! Personalisht mendoj qe transmetimet tv apo  wdhe ato radiofonike duhet te kene nje hapje me te gjere me internetin.

Blend, vazhdo me inisiativat e njerezve te mire dhe me te ftuarit e shkolluar ne perendim, sic  ke vepruar deri tani.

Peshq, Blendi dhe te tjeret na kane mbledh ketu per te kemby ndonje muhabet (edhe ndonje sharje me "motrat" qe vijne here pas here) , ndaj nevojitet solidaritet por edhe ndonje kritike konstruktive. smiley

Hehe! smiley

Duke qene se kete te djele nuk arrita ta shoh programin e Blendit, desha te pyes se, kur jepet ritransmentim nga Ora News. I bie qe kete program ta shoh ose neser nese gjej ca kohe, ose te shtune-djele. 

Ose mund te shtypesh ate trekendeshin e bardhe tek foto ne "artikull" e ta shohesh.

Gjembo, Pjeri ta ka thone 100 here qe nuk di anglisht. 

Trekendeshi eshte figure PF-o.

Po rri a derezi mos e ngaterro kot Pjerin, se ka gjysem ore qe po e shtyp ekranin me gisht dhe prap nuk puno.

por po ashtu, dihet nga te gjithe se trekendshat fshehin pas viruse. Une per vete u rri larg. Edhe Pjeri do e kete degjuar kte

Normal. E ma men p.sh. kur thoshin:" Filani ka trup trekendesh. Mos u merr me ate se te ben mut."

trekendshi i Bermudes ka qene piknisja e cdo virusi.
Si me thon, po clicke te trekondshi, te humbi vula (pra kompjuteri). Pjeri do e ket lexu ose degju diku ket se kjo e trekendshit dihet dhe nga fmijet e fillores ne Shqipri, jo mo nga gazetat ne perendim ku jeton Pjeri

Edhe Bermuda nga fjala shqipe "E beri mut" vjen.

Gjemb, ti mund te qeshesh sa te duash, por legjenda thote qe kur lundertaret e pare arber qe lundronin per ne Amerike (per llogari te Perandorise Osmane thote Erdogani) atekohe, sa here kalonin tek a trekendesh i mallkuar, zhdukeshin me gjithe anije. Dhe kur familjaret pyesnin se c'u be me ekuipazhin, marinaret e tjere i pergjegjeshi "e beri mut", deti me nje llaf. Dhe keshtu asaj zone i ngeli "Beri mut" qe me vone nga lundruesit portugeze shqiptohej "Beri muta" dhe me pas u shkrua ne hartat e lundrimit si "Bermuda".

smiley  Enciklopedi je edhe ti.

Po po, edhe enciklopedi eshte pellazgjisht qe dmth "ene ciklopi e di" perdorej nga pellazget per njohuri qe i dinin dhe njerzit me nje sy jo me ata me dy, dhe lindi termi Enciklopedi

smiley

Me duket ti dhe PF-ja paskeni marre kurse nga profili-im (a.k.a. kurreshtari) dhe Pjeri. Po fjala pellazg nga e ka origjinen? smiley

Pellazg do me thene shpellar, njesoj sic i thone qytetarit sot. Por, ka edhe nje kuptim pexhorativ (te keq) kur do te cilesosh dike si te paditur dhe te eger. Psh: sali-u eshte pellazg, pra shpellar.

ej, me ter men...100 minuta emision? po 100 minuta shef Jon Stewart, Colbert, dhe South Park...ene ngelen 10 minuta per qejf

Hehehe. E drejte, edhe une ata do shihja pa diskutim. E kuptoj qe nuk me ke krahasuar me ndonjerin prej ketyre, por dua te them qe flasim per galaktika te ndryshme. Besoj, stafet e ketyre te treve sebashku mund te shkojne mbi 200 vete... Ne jemi 2. Te ishte per mua e kisha bere 28 minuta. Ia kisha vene emrin "Blog", etj etj. Por ishte nje mundesi qe mu dha, e vleresoj per ate qe eshte, dhe e di cfare? nuk eshte se ka mundesi me te mira. Nuk eshte askush ne mediat shqiptare duke vrare mendjen, "Cfare do ishte nje emision i mire per Blendin dhe miqte e tij..." Koha iken, ose e provon. Ose s'e provon fare dhe rri shef tv ne shtepi te premteve. Keshtu qe, dakord jam une me ty.

mos e merr personalisht, thjesht po them qe shume i gjate programi. Ti po mbrohesh duke thon qe me erdhi shanci, po me kusht per te mbush 100 minuta....

Blendo, i marrke vertet seriozisht kritikat ti..smiley     e paske rregulluar veshjen kesaj radhe, paksa me sportiv...  dukesh me mire  dhe ne harmoni me panelin..

Me ate pak qe kam ndjekur nga media shqiptare e televizuar, ajo qe me ka bere pershtypje negative ka qene pikesepari natyra kitsch e programeve qe nga skena apo salla ku xhirohen deri tek permbajtja. Dakord, konsumi dikton dhe media shqiptare eshte e influencuar nga ajo e jashtmja, por me teper autenticitet ne permbajtje apo/dhe ne forme me siguri do gjeneroje besnikeri te teleshikuesi qe kerkon nje produkt te denje per intelektin dhe shijet e tij. 

Nga problemet me fondet medoemos do rezultoje nje prodhim i limituar per nga cilesia, por sikur permbajtja te kurohej pak me teper, do rritej shikueshmeria e tij. Nje program i mire pastaj do mbulonte sado pak kete vakumin qe ka krijuar interneti dhe formatet e reja te informaciondhenies dhe argetimit. Personalisht, kam vite qe nuk kam pare TV; aq me pak programe televizive. 

Persa i perket programit te permendur, i bashkohem noshkaidos per ate qe shkruan mbi kohezgjatjen e programit. Ndjese! Megjithate, te uroj fat dhe pune te mbare, z. Salaj. 

Blendi, mos i neglizho punët e dekorit. Jam e sigurt që per divanet e shtëpisë je përkujdesur në përzgjedhje, për shembull. Është e lodhshme në teprinë e saj e kuqja, është si germat e mëdha të shtypit, si patriotizmi patetik i Rudina Xhungës, fjala vjen, dhe do apo nuk do shërben si hyrje emotive tek emisioni.

Të kam pare shkurtimisht në një episod tjetër, pashë edhe këtu njëzetminutëshin e parë. Të uroj shume fat me përzgjedhjen e të ftuarve. Të lutem qëndroju larg llafazanëve. A njeh 20 njerëz të zgjuar? Ata fto, dhe të njohurit e tyre. Edhe nëse të duken më pak ekspertë të çështjeve të integrimit evropian, janë më shumë ekspertë.

Sa për median, po vazhdoj pak, meqë e nisa. Vuan nga llafazanëria, ose shumë zhurmë për gjërat e gabuara, ose pamundësi/paaftësi për t'u marrë me çështjet kritike, sepse nuk ka besim tek vetja dhe maksimumi i saj është kopja. Ne këtu tek peshku jemi një nga vatrat e para të llafazanërisë, i kemi paraprirë epokës së komenteve granata nëpër gazetat e rrjetit, kritikës imanente nuk i bëjmë dot ballë. Megjithatë të ftoj të nxjerrësh ato mësime që mundesh nga peshku. Prirja drejt sasisë (së klikimeve, artikujve, komenteve), drejt sensacionit dhe patetizmit, detyrimisht pengojnë cilësinë. Jo kot ke marrë kaq komente për kohëzgjatjen e emisionit dhe jo më kot ke rënë dakort me to. Shkurtoje. Bëje 60 minuta. Nuk të hedh në gjyq 60 minutes. Bëje 45. Bëje 30.

Pashë se kronika nga lajmet e javës niste me vizitën në Bruksel të Ramës. Kurrë mos i nis kronikat me vizita në oborr, nga oborrtarë. Thuaji gazetares së kronikës të japë kontekst, të ngrejë pikëpyetje dhe të raportojë 2-4 përgjigje që qarkullojnë. Mos të vijë i vdekur lajmi në tavolinë. Kronika duhet t'i ngacmojë të ftuarit si edhe ne pasivët nga ana tjetër e ekranit.

Kam parë këto ditë se është bërë nami me çështjen e energjisë elektrike. Mund të bëje 400 minuta emision me këtë. 600. Ndoshta e ke bërë. Këtu në peshk nuk shoh t'i kushtohet vëmendje, dmth lihet cepave për turp. Janë pushuar qindra njerëz nga puna në mënyrë absurde. Nuk ishte në kronikë. Shembuj - po të përqëndrohem gjej të tjerë.

Ke bërë ca pyetje specifike për median dhe përgjigjet e mia janë të gjitha negative. Gjynah. Sidoqoftë, problemi është global, të mos gëzohen ata që nuk na duan të mirën.

Flm.

E pashë gjithë emisionin dhe mu duk mjaft i mirë. Të ftuarit flisnin përgjithësisht me mend. Pika më e fortë strukturore e emisionit është rehatia që u siguron ti këtyre, po edhe shikuesve, duke mos pasur as dëngla, as anësi partiake, si dhe duke ruajtur tiparin tënd mbizotërues që është bonsensi. Ti vë në dukje këto tre tipare sepse nuk gjenden në bashkësi tek asnjëri nga drejtuesit e tjerë televizivë, më saktë tek asnjëri nga ata që kam hasur unë. Dënglat ushqejnë dhe kurorëzojnë paaftësitë e tjera: egomania vret bonsensin (kur nuk kemi të bëjmë që më parë me ndonjë të mangët, siç janë shumë), egomania e bën njeriun të miklueshëm (edhe në rastet e rralla kur vijnë në pushtetin televiziv të virgjër). Megjithatë nuk ka përse të ftuarit të ndihen më rehat se ç'duhet, duhet të tregosh pak kujdes dhe dhëmbë për t'i kthyer në regjistër nëse lëshohen. Më bën përshtypje, për shembull, sa lehtë e kanë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri t'i lëshohen anglishtes, po për këtë nuk mund të bësh gjë tjetër veç të japësh shembullin e mirë.

Kritika është pothuajse automatike sepse një emision, si një vjershë, si një tregim, si një njeri, si rakia preket shumë lehtë nga era e keqe. Gazetarja e parë e prezantuar në emision shërbeu si alarm i tillë për mua. U ktheva sepse ta kisha borxh, meqë e hapa gojën, por edhe sepse kisha shpresë. Ndoshta shikuesit e Shqipërisë kanë pak zgjedhje - nuk e di në ç'orë jepet emisioni - por kujdesu në mënyrë joproporcionale që fillimin ta kesh sa më të pastër.

Emisioni më erdhi si mbledhje redaksie për emisionin vetë. Sikur gjërat që u diskutuan tek pjesa mbi problemet e medias t'i përdorje si kontroll për kronikat, dhe e kuptoj që duket se po përsëritem këtu por në fakt po them diçka të re, e po pate dëshirë edhe për vetë bisedat në analizë retrospektive, do të ndihmoheshe shumë. Nuk po t'i rreshtoj se nuk e kam kujtesën aq të mirë dhe nuk kam mundësi të rishoh emisionin. Një listë e thjeshtë besoj se është, po pate ti kujtesë më të mirë, ose ndihmë, mund ta nxjerrësh lehtë. Mbaj mend nevojën për kontekst, meqë e kisha përmendur edhe vetë, dhe stërngopjen me aspektin retorik të politikës, përkundër aspektit politik të shoqërisë. Gjithashtu, fakti që Kosova u diskutua aq shkurtimisht kur ti pjesën e tretë të emisionit ia kushtove izolacionizmit tematik është ironik. Emisioni është i yti, jepi vetes lirinë ta zgjasësh një pjesë nëse e çmon.

Sugjerimi se televizioni me tmerret e tij ushqen prirjen tonë drejt vdekjes ngjyrosi po ashtu pjesën tjetër të emisionit për mua. Të ftuarit më ngjanin herë herë me njerëz që dikush i kishte izoluar në pamundësinë për të rendur drejt vdekjes, por që ngadhnjenin në errësirë duke shyqrtuar kufomën e medias apo kërmën e njëri-tjetrit. Pak humor horror. Sidoqoftë psikologes së ftuar i paskam ngrënë hakun, se një herë që e kam hasur më është dukur debile. Duhet të ble një bllok vetëm për të shkruar gjynahet. Horror ishte edhe çasti kur Kajsiu e hëngri në mes fjalën "zonja" kur u ndërgjegjësua se po e përdorte për Nazmie Vishën.

Uroj dhe shpresoj që të kesh mundësi të gjesh dhe zhvillosh gjëra sa më të vlefshme për të përcjellë. Po të shkruaj privatisht edhe disa tema që mendoj se janë të domosdoshme për t'u trajtuar.

Horrori i vërtetë ish kur Gilman Bakalli, përndryshe figurë e qetë dhe e mençur, e humbi toruan e bëri një lapsus frojdian: "Unë sa hyj në shtëpi- thotë pak a shumë Bakalli - ndez televizorin dhe e lë ashtu, ndërsa merrem me gjëra të tjera...". Horrori është se në Shqipëri, për fat të keq, kjo ndodh vërtet. Ekrani të ndjek në Mëmëdhe, si fantazma e Bankos Makbethin, kudo. Edhe njerëzit, në vend të bëjnë muhabet për të njohurit a për kohën si gjithkund, bëjnë muhabet për LAJMET.

Përgjigja e pyetjes "Çka nuk shkon me median?" është, për mendimin tim, jashtëzakonisht e thjeshtë: gjendet sipër, normalisht në të djathtë të telekomandës, ka ngjyrë të kuqe dhe emrin e thjeshtë, të shkurtër e të bukur: OFF. Mjafton të shtypësh lehtë përmbi e i çon të tërë në djall; Fevzitë, Çilrat, Gjebretë, Lubonjrat, Ramrat e Bashajt e kësaj bote. Pastaj merr frymë thellë, bëj një qark të vogël në lulishte e do të ndiehesh më mirë. Mbaje këtë dietë disa muaj e pas disa kohësh jo aq të largëta nuk do të shohësh më ëndrra të liga, fryma do të qetësohet e do të kesh zbritur goxha në peshë. Përndryshe konsultohu me një të verbër a shurdh; edhe më mirë akoma me dikë që është edhe memec.

Mirëseardhshi të nderuar në botën e tre majmunëve!

s'me ngelet gje tjeter vec me rene dakort per titullin.
Nji prej emisioneve me t'sukseshme ne Kanada eshte nji tip parodie qe merret me politiken dhe qe quhet "This hour has 22 minutes" qe ka fitu cmime kritike pervit. Mesa di une, ka lidhje me faktin qe per cdo 30 min emision tv, 8 min jane reklame.

Me mediat shqiptare nuk shkon fakti qe jane shume e vendi eshte i vogel. Me aq sa di, mediat shqiptare ndiqen me shume nga shqiptaret qe jetojne jashte shqiperise se sa ata qe jetojne aty, mbase kjo mund te te ndihmoj ti kthesh syte pak me shume ne tema qe u interesojne edhe atyre e qe pak preken ne pergjithesi ne mediat shqiptare..si jetohet? Cfare behet? si punohet ne shqiperi?...perballje te eksperiencave e mentaliteteve te se kaluares e sot..fto moshen e prinderve tane..kane shume per te thene per jetet e tyre,e brezat e rinj shume per te mesuar. Emigrantet po ashtu shume per te thene,jetet e tyre jane thesare,me sukseset e deshtimet e tyre. Diçka qe mungon ne ekranin shqiptar eshte qytetari i thjeshte, monotomia e perditshme,historite e mos-suksesit,deshtimet e te tjera ndodhi qe jane pjese e jetes.

ne s'dime c'te themi c'fare nuk shkon ne mediat shqiptare, se jemi komplet injorante, se kemi idene fare si jane keto mediet shqiptare. çoku shikojme kapedanin e zonjen nga qyteti njehere ne 2-3 vjet e kaq.

do na falesh.

mbase nje rruge me efektive do kishte qene me pyet: "cfare shkon me mendian shqiptare sot", si bashkesi me e vogel. 

Pastaj del kollaj ajo qe pyetet: Gjithcka minus ate qe shkon. (w5)

 

Ne fakt kjo pyetja "cfare nuk shkon me median" eshte po aq e pakuptim sa dhe p.sh pyetja "cfare nuk shkon me grate". Si tha ai tek kinemaja e Korces: Me mua e ke moj shoqe?

Blend , nothing personal, ej. 

well, kjo na sjell tek rubrika "31 cilesite e gruas".

Mbase duhet te gjesh kendin tend origjinal (ne Albanie). Ka shume emisione me modele te ndryshme ne bote, qe mund te te ndihmojne.  Po qe shume i ngjashem me te tjeret Fevzo, etj. ne rastin me te mire do ndani te njejtin kek. 

Problemi numer nji i mediave ne Shqipni eshte mungesa e pareve. Kur s'ke pare, normal qe do i bosh gjonat cope-cope, se permbajtja kushton. 

E di cfare nuk kushton? 

10 metra kabell koaksial, dhe nje veture Golf, qe bredh nga njera seli ne tjetren. Dy cupa pabukse nga Vllahina dhe Gjegjani qe i paguan rroge per te mbajtur mikrofonin para surratit te politikanit dhe nje lidhje interneti per me na lajmeruar per shalet e Bleones (tuj tuj) .

Me pak fjale? Wayne's world, Wayne's world! smiley

Zgjidhja? 

S'ka zgjidhje! S'ka leke! Konsolidimi the, i ngastrave? Mire do qe po leket prape nuk ti sjell zari aq kollaj! 

Treg i vogel. S'ka leke! Gjithashtu, mos harroj... mungesa e fondeve. smiley

mua emisioni m'u duk ok, madje simpatik, e ndoqa mbreme. komplimenta Blendit per prezencen njerezore e profesionale. Per kritiken meqe fton tema, ato qe kisha i degjova nga B. Kajsiu. Dmth, i drejtohen gazetarise / medias politike ( a si quhet) ne pergjithesi, dhe mund t'i vertetoje edhe tek ky emision, ne 30 minuteshin e pare te tij (Kudos! gazetares ne Kosove). 

Per ane profesionale te fushes, shume dakord me kritikat mbi etiken e gazetarise dhe censuren e nevojshme ndaj kronikes se zeze.

Nese keta italianet nisin e deshtojne ketej, ma merr mendja se me te lumturit per kete do t'i gjejme ne vende si peshkupauje. lol Nejse, te pakten Sabrina Ferili erdhi ketej smiley

Une s'te rrefej dot c'te shikosh e c'te mos shikosh ne nje postim.

hahahah, o heretik, po leri te shkrete ne boten e vete, pse i pickon?

vec per komentet e tua dhe te xhibit ja vlen peshku,sine qua non peshku eshte zhabe

Grazzie smiley

problemi me mediat ne shqiperi eshte qe ka shume media qe u mpijne trurin njerzve, mjaft siperfaqsi aspak thellesi, problematikat shoqerore i pergjigjet kanoneve televizive mediatike, dhe si te tilla shpesh kalohen pa reflektim, kur njeri lajm mbulon tjetrin, dhe robte jane bere te varur prej saj sa u eshte bere fevzo si burre shpie me i llaf.

Per te mos hy ke promovimi qe i bojne nji konsumizmi dhe hedonizmi te shfrenu, qe nuk eshte vetem fenomen shqiptar.

@ albano: po t'ia ndjekesh 100 minuteshin, i permendin goxha mire atje keto gjera. Edhe pse nje takim i shkurter dhe sa mund te presesh permes gjysore diskutimesh qe ish pjesa 'cfare nuk shkon me median'. Plus, (une te pakten) pata nje degjim te qete, pa te vrara veshi nga komunikimi ne studio. Po te marresh parasysh, sic thuhet me lart, qe stafi dhe resource-t ishin te kufizuara, ato 100 minuta kane vlere edhe me te mire.

"Plus, (une te pakten) pata nje degjim te qete, pa te vrara veshi nga komunikimi ne studio."

Pashe me nje lloj vemendjeje pjesen e fundit. Ndoshta eshte vetem problemi im, por ndjehem fizikisht keq kur njerezit i flasin njeri-tjetrit persiper.

Une e urrej ate gje kur ndodh. Me U te madhe, por nuk mendoj se kjo karakterizon kete program. Perkundrazi. Dhe ika tani nga kjo teme se nuk dua ta mbroj si te perkryer nje gje qartesisht qe s'eshte e tille. Tung.

Nuk e mendova si nje karakteristike te programit tend, pasi pak te kam ndjekur. Ndoshta eshte hera e dyte, pas nje interviste me nje fermer (ku natyrisht s'kish debat dhe njerez qe flisnin bashkarisht). Por eshte nje nder gjerat qe me ka bere me shume pershtypje neper debatet televizive ne shqip, kur me ka rene rasti dhe i kam pare.

Ne debatet ne tv shqiptare kjo inkurajohet. E gjej infantile tek drejtuesit. Njerezit zgjidhen dhe vendosen ne nje studio shpesh me qellimin qe te perplasen, sikur ndersehen. Sa me shume sherr, aq me shume shikueshmeri, eshte idea. Debati shpesh degjeneron ne fyerje te renda. Qellimi per te ftuarit eshte te poshterojne tjetrin perballe, t'i qesin syte, ta shkelin me kembe. Kjo ndersa moderatori ferkon duart, a lepin buzet. Modeli i komunikimit eshte i frikshem. Sa per mua, sikur askush te mos e shikoje, e kurre mos e pafte, ate model nuk kam per ta ofruar.

hi finsterre, what's up smiley

Ajo qe nuk shkon ne median shqiptare eshte thjesht mjet reklame per establishmentin.

Shumica e personaliteteve te jetes shqiptare nuk kane asnje lloj arritje ne ndonje fushe .jane bere te famshem nga media sepse thjesht qesin surratin ne tv e shahen me miletin mbare e prape.

BRAVO mirazh.

nuk te njoh e nuk me njeh, por....ke thene disa gjera shume me vend !

Jo me kot hapsira gjermane ka nje nga mediat me intolerante ne bote persa i perket korrupsionit politik dhe asocial !

Fakt eshte qe ajo e ashtuquajtura 'media' kritike shqiptare eshte skllave plote e korrusionit antishqiptar politik dhe me vetedije te plote po e luan rolin e saj ne meyre te persosur !

Asnje problem te vecante nuk ka media shqiptare ne krahasim me mediat e tjera neper bote. Problemi i vertete eshte qe ketu vazhdojne t'u shohin. Mendimi idealist se Fevziu apo Blendi mund te ngjallin nje debat konstruktiv qe magjishem do emancipoje popullin kokeshkemb shqipar jane naivitete. Thjesht nuk ka nevoje me per llogje po per pune. Problemi i vetem me median shqiptare eshte qe publiku i shikon.

mediat shqiptare, ose nje pjese e mire e tyre, genjejne si derri! madje jo thjesht genjejne , por ne menyre te paskrupullt kane per borxh te trillojne e sajojne nje "lajm", apo nje "ngjarje" te tere..
kuptohet, kjo behet me porosi sipas nje interesi te caktuar qe qellon te kene pronaret e medias.

Blendi te uroj sinqerisht suksese ne kete iniciativen e re plot guxim dhe modesti qe te karakterizon ne thelb..Personalisht mendoj qe sot ne kemi nje problem real me median ne Shqiperi pasi ajo ne pjesen derrmuese merr formate te gatshme te pabazuar ne strukturen e vendit dhe njerezve te saj..Kjo media e larmishme e kontrolluar nga disa grupime pseudo-biznesmenesh te integruar totalisht ne klanet politike te vendit vetem sa e zgjat agonin e shoqerise me shpresen se e nesermja do jete me mire por duke harruar ne menyre te pafalshme te sotmen...Kam bindje qe po percohet nje sistem dezintegrues per mbare shoqerine dhe me e frikshme eshte edukimi dhe modelet e sjelljes qe kjo media percon tek brezi i ri..

Personalisht do te doje te shikoja pak me shume estetike ne emisionin tend dhe norma te shendosha sjelljeje te cilat mund te sherbejne si steriotipe per tu ndjekur nga brezat te cilet do marrin ne dore frenat e ketij vendi..Do te sugjeroja nese me lejohet te tregohesh pak me i orientuar ne problemet arsimore te shoqerise sone..Te lutem me mire harxho 1 e 30 minuta duke u marre me edukatoret e kopshteve dhe me arsimtaret sesa me keto tipa trendy dhe snob te cilet deri me perpara kerkonin cigare te hapura ne cep te semaforit tek ura te bllokut..

Të është dhënë një Rast tepër i veçantë që të shohësh "çfarë nuk shkon në mediat Shqiptare"smiley

Një rast shumëplanësh për të "ndezur" flakën e shkrumbimit të mullah-izmit

Janë vrarë dy Grabitës nga i zoti i shtëpisë , pasi ata kishin hyrë të armatosur në shtëpinë e dikujt. Është ngjarje tepër e veçantë për Moralin e goditur në themel të Shqiptarëve për " pasurimin me çdo kusht " të mbjellë nga Kryeqelbësira e Shqiptarëve , sali Qenef berisha !

I pari Politik . Që nga koha kur një shtëpi trajtohej si Letër dhe hidhej në erë nga Berishajt , si kulla e Haklajve - tek ngjarja e " mbrojtjes "së një apartamenti.

 E drejtë ..etj apo jo ?

Të tjera janë , "armëmbajtja " të ligjërohet për vetmbrojtje si ky rast " ..apo ?

Ligji..të dënohet apo të amendohet në se e përshkruan si krim . Ka plot raste ballafaqimi . Për mu ... I Lumtë Pushka !

Dmth pa pretenduar për tituj të bujshëm tip " fevzi uturaku " .." çfarë nuk shkon tek Media smiley zbritni me këmbë në tokë për rastet të ndryshme si trajtohen , për të  zbuluar " politikat editoriale të tyre pa " goditje inteliDjente për probleme-të thellTa e xëbërthyese mer jahu

Mbi të gjitha problemi Vetiak i kuptimit të fenomenit , nuk duhet të jetë pjesë e Kritikës së Mediave pasi sejcila ka pronarin dhe Politikat e saj . Nxjerrja në Pah e këtyre Politikave që 100 - $ - %  janë të kamufluara etj ..ky mund të jetë një Mison i arsyeshëm prej JUSH !

Eshte nje ngjarje shume e rende qe ndodhi ne mes te dites duke cenuar dhe prekur te gjithe themelet e familjes dhe normat etike..E kryer aq me teper nga nje 22 vjecar dhe tjetri 27..Te dy keto jane viktima te botekuptimit qe kane per menyren e fituarit te bukes se perdithshme te tyre..Ne nje fare menyre ose ne nje tjeter media me profesionalizmin e saj qe e karakterizon sapo hapi nje vater tjeter zjarri..Me pamje filmike me deklarata hallall ja befte dora , te tipit une do ta beja..Per mendimin tim kjo ngjarje nuk duhej transmetuar fare nga ana mediatike.Personi ne fjale duhet te mbrohet nga Policia e Shtetit alias (bravo cuna).Do ishte mire blendi nese nje dite do trajtoje me ndonje psikolog te qendrave te rehabilitimit te Tiranes sa dhe si funksionojne keto politikat rehabilitimit tek te burgosurit nen moshe dhe sa prej tyre jane integruar ne shoqeri perseri..

P.S kam bere dhe nje koment kohet e fundit ne nje prej temva te postuara nga moderatori i ketij emisioni..Interesohej sesi e kishte percjelle mesazhin e skandalit seksual ne Sarande KM.Cuditerisht lidhen ngjarjet deri ne transmetimin e ketij programi pasi citoj "mund te kete ngelur dhe pa ndonje projekt kohet e fundit autori i ketij shkrimi se helbete pushime jane te shkretat mbarojne dhe leket"..

Ora News eshte ajo godina e bukur ne krah te Tv Klanit rreze Skraparit me duket..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).