Për një periudhë të jashtëzakonshme prej 4 vitesh, nga 2008 e deri më 2012, isha këshilltari ushtarak i ministrit të Mbrojtjes. Detyra ime ishte që gjerësisht të “reformoja” Forcat e Armatosura Shqiptare. Disa gjëra kanë nevojë të qartësohen që në fillim përsa i përket titullit tim dhe zinxhirit tim të komandimit. Unë nuk isha këshilltari ushtarak amerikan te ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, por thjesht këshilltari ushtarak te ministri i Mbrojtjes (dhe kam punuar me tre ministra Mbrojtjeje ndërkohë, Mediun, Oketën dhe Imamin). Kjo do të thoshte që në takime me përfaqësuesit e NATO-s apo ata amerikanë, unë gjithnjë qëndroja në anën shqiptare të tavolinës.

Me vetëm shumë pak ditë para se të përfundojë koha në dispozicion, dhe ai mund të hiqet totalisht nga rolet ushtarake, kolonel Dritan Demiraj, ish-komandant i Forcave Speciale Shqiptare dhe komandant garnizoni, gjithashtu edhe për Batalionin Komando, mund të jetë duke u nxjerrë në mënyrë të pavullnetshme në pension. 

Kolonel Dritan Demiraj, pa dyshim komandanti dhe stërvitësi/edukuesi/trajnuesi më i mirë në radhët e Forcave të Armatosura, është tashmë pranë sakrifikimit nga një sistem personeli ushtarak, i cili dështon sërish në vlerësimin e profesionalizmit si një prioritet kyç. Ai shumë drejt mund të quhet “babai” i Forcave Speciale Shqiptare, të cilat ai i organizoi, stërviti, pajisi si dhe udhëhoqi në misionin e tyre të parë luftarak në Afganistan, aty ku ai personalisht drejtoi në çdo mision të rrezikshëm, ashtu siç ai bënte gjithmonë gjatë stërvitjeve të rrezikshme e të vështira.
Unë besoj në parimin e “situatës më të vështirë”. Pra të jesh i përgatitur për skenarin më të keq. Periudhat e tranzicionit gjithnjë ngjyrosen me optimizëm. Në të njëjtën kohë ne marrim përsipër përgjegjësi të jashtëzakonshme për rezultatet. Një gjë e tillë kërkon vëmendje të veçantë në të gjitha nivelet te Forcat e Armatosura. Sigurisht që qëllimi duhet të jetë të mos hedhim jashtë gjithçka nga e kaluara, thjesht sepse është e lidhur me të kaluarën, por të studiojmë parametrat dhe realitetet e mbrojtjes dhe sigurisë dhe të aplikojmë këto masa, të cilat janë më të mirëpërshtatura për kushtet e Shqipërisë. Është gjithashtu një lloj e rëndësishme që kuadrot dhe i tërë personeli të jenë të integruar në këtë proces dhe të lejohen që të marrin pjesë në debate që kanë lidhje me sigurinë kombëtare. Ka shumë eksperiencë në radhët e Forcave të Armatosura që do të ishte e gabuar të shmangej apo mënjanohej. 
Qeveria shqiptare ka bërë shumë pak për të mbështetur Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) ose pjesëtarët në të në vitin 2014. Perspektiva buxhetore për vitin 2015 është edhe më keq seç ishte në fillim të vitit 2014. Buxheti për 2015 u ul nga një tashmë teorik 2% e PBB (GDP) në një 0.87% të deklaruar. 

Morali në FARSH është i ulët dhe në rënie. Kombinimi i pagave të ulëta, mbështetja e pamjaftueshme për ushtarakët (uniformat dhe pajimet bazë të ushtarakut) dhe mungesa e koherencës në programet e mbështetjes ka çuar gjithnjë e më shumë në humbjen e vazhdueshme të personelit kyç me aftësi të larta dhe një qëllim tashmë të qartë nga ana e oficerëve të gradave të ulëta dhe nënoficerëve, të largohen nga radhët e FARSH sapo t’u paraqitet mundësia e parë. Vetëm Batalioni i Forcave Speciale humbi shumë personel kyç dhe me eksperiencë gjatë vitit 2014 dhe Forca Ajrore humbi shumicën e pilotëve më me eksperiencë dhe personelit të mirëmbajtjes drejt sektorit civil apo ministrive të cilat paguajnë më shumë. 
Në përgjithësi FARSH janë duke kryer një progres të ngadaltë dhe të dhimbshëm drejt një force profesioniste moderne, por shumë është akoma për t’u përmbushur që kjo forcë të arrijë një gjendje normale gatishmërie operacionale dhe të ndërmarrë rolin e saj të plotë si një Forcë totalisht e aftë dhe partnere në NATO. Viti 2015 tashmë është destinuar të jetë një vit i vështirë për FARSH, gjatë të cilit shumë pak progres do të bëhet për të modernizuar dhe pajisur njësitë operacionale. 

Edhe pse janë hedhur disa hapa përpara, ushtria vazhdon të veprojë në një mjedis shumë të kufizuar, i cili rrit inefikasitetin, mbyt iniciativën, shpërdoron burimet, dekurajon koordinimin profesional dhe bashkëpunimin, si dhe nënvleftëson sjelljen etike. 

Rrënjët e këtij mjedisi negativ qëndrojnë si në mentalitetin dhe në ligjet shumë kufizuese. Prapambetjet e sistemeve totalitare janë mbi të gjitha një mbledhje pushteti në majë, dhe kjo mbetet ende në efekt me Qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Mbrojtjes, ku në mënyrë virtuale të gjitha vendimet merren nga ministri dhe në një shkallë më të vogël nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Miratimet me gojë dhe urdhrat tip misioni (apo udhëzimet) janë gati joekzistente dhe komandantët e shtabet janë gjithnjë të ngurruar në marrjen e veprimeve vetëm nëse këto janë me shkrim dhe të vulosur nga një autoritet më i lartë. Koncepti i delegimit të autoritetit në përgjithësi kuptohet, por shumë rrallë i përqafuar. Më shpesh refuzohet në baza të një besimi të përgjithshëm që çdo ligj e bën individin të përgjegjshëm për atë dhe kështu që ai/ajo duhet të menaxhojë përgjegjësinë në detaje dhe në këtë mënyrë të ndërmarrë çdo vendim që lidhet me të. Ajo çka rrjedh është që nëse agjenti i përgjegjshëm delegon, ai do të ketë përgjegjësinë e gabimeve. Fajësia në të tillë rast sjell ndër mend imazhet e gjobave apo burgimit – një imazh i cili u përforcua pas shpërthimeve në Gërdec. 

FARSH nuk kanë një sistem personeli gjithëpërfshirës dhe ndërveprues. Në mungesë të një të tilli, sistemi, në mënyrën si ekziston, përbëhet nga një seri funksionesh shumë lehtë të thyeshme, të cilat nuk janë nën menaxhimin qendror dhe nuk aplikohen në mënyrë uniforme. Kjo është një formë e shprehur pakënaqësie në të tërë forcën. Nën këto rrethana, tri fenomene madhore nënvleftësojnë efikasitetin e forcave operacionale. E para, përzgjedhja në bazë të meritave për detyra, shkollim dhe rritjen në gradë nënvlerësohet. E dyta, rotacioni i arsyeshëm i personelit ndërmjet shkollave dhe personelit në njësitë operacionale as inkurajohet dhe as implementohet në mënyrë rutinë. E Treta, menaxhimi i funksioneve të forcës pengohen nga mangësia e informacionit të duhur dhe në kohë.

Një rezultat i aftësive të centralizuara të menaxhimit ishte që procesi i përcaktimit të personelit tek organizmat e sapokrijuar zgjati për muaj të tërë përtej çdo kufiri dhe u implementua kryesisht nga komandantët, të cilët përzgjidhnin, dhe në disa raste që grindeshin me njëri-tjetrin për individë të caktuar. Shumë oficerë, nënoficerë dhe ushtarë u lanë pa detyra për periudha të gjata kohe dhe një pjese të tyre iu tha që ta kërkonin vetë një punë për të kryer. Ndërsa ky jo-sistem i menaxhimit të personelit mund të kishte eliminuar të dobëtit nga të fortët në disa vende, vetëm ka shërbyer për të rritur tendencën e përkujdesjes ndaj miqve dhe farefisit, që është metoda kryesore e përzgjedhjes në të gjithë Shqipërinë. 

Aftësia e përgjithshme e zonave stërvitore për të mbështetur stërvitjen u përmirësua mjaft gjatë vitit 2010 falë përfundimit të një fshati ose MOUT (Military Operations in Urban Terrain), si dhe një poligoni të sponsorizuar nga danezët prej 300 metrash në Zall-Herr. Këto projekte të dhuruara u shtuan gjithashtu edhe nga një seri përmirësimesh inovative të drejtuara nga komandanti i BOS, kolonel Demiraj, që përfshinin një kompleks tunelesh për luftën në shpella dhe pozicione hapje zjarri me plumba prej vërteti (Shoot House), një kullë stërvitore për sulmet vertikale, një avion për stërvitje pengjesh dhe një anije të vendosur në fundin e një pishine olimpike për sulme nga uji etj.

Ky ushtar i ushtarëve, ky kolonel që shumë shpejt mund të nxirret në pension, është një prej luftëtarëve më të zellshëm për përmirësimin e shkaqeve të mësipërme të regresit që vërehen në Forcat e Armatosura Shqiptare dhe për këtë arsye ai po luftohet me mish e me shpirt nga të prapambeturit e sistemit të lidhjeve të vjetra, të cilat janë të gjithë kundër meritokracisë. Batalioni i Forcave Speciale, për arsye të statusit të tij të veçantë si njësia prioritare operacionale, ishte në atë kohë veçantia e rregullit. Njësia kreu stërvitje shumë të vështira nën mbështetjen e një grupi shumë të talentuar nga General Dynamics (GD) i përbërë nga Forca Speciale Amerikane tashmë në lirim të kontraktuar nga Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes (Office of Defense Cooperation-ODC), si dhe nga grupe aktive të Forcave Speciale Amerikane – A team dhe të tjerë. Stërvitja për më tepër ishte e fokusuar, dhe njësia ka kryer kurse bazë të Forcave Speciale shumë intensive, të cilat gjeneronin mesatarisht 57 të certifikuar nga mbi 300 kandidatë fillestarë. 
Ky është kolonel Dritan Demiraj, një profesionist i pashembullt, i cili është i barabarti i drejtuesve më të mirë në çdo komb. Humbja nga radhët e Forcave të Armatosura e kolonel Demirajt do të ishte një goditje jo vetëm për Forcat e Armatosura, por edhe për kombin që ai kaq mirë i ka shërbyer. 
 

*Ekipi i Ekipit të Modernizmit të Mbrojtjes në Shqipëri (2008-2012) në Ministrinë e Mbrojtjes.
Analist i vjetër stërvitjeje.
Kolonel (r) Ushtria Amerikane.

42 Komente

Qeveria shqiptare ka bërë shumë pak për të mbështetur Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) ose pjesëtarët në të në vitin 2014. Perspektiva buxhetore për vitin 2015 është edhe më keq seç ishte në fillim të vitit 2014. Buxheti për 2015 u ul nga një tashmë teorik 2% e PBB (GDP) në një 0.87% të deklaruar.

 

po po.. po sikur beri gjoja  ''nje reforme te thelle''  kjo ministrja...

nejse, ato ambjentet  te rregullohen, pa  çqt  moralit dhe ushtrise bashke.

 

e meqe  (s)ra  llafi prape, asnjeher se kam kutpuar se cfare ka ofruar zonja Kodheli si politikane. cilat jane kualitetet e saj, cfare ka bere.?  mua kjo me duket vetem   nje  figurine ne skenen politike, por e pa afte!   vegjeton aty thjesht sepse ka mbeshtetjen pa kushte nga kryetari i partise (njekohesisht kryeminstri)  se saj.

Belulo, te pakten per nivelin tend, nuk duhej bo kjo pyetje. Asnje politikan, ose me mire me thone te pakte, bile shume te pakte jane politikanet tane qe kane ofruar diçka qe e kane justifikuar postin. Qe te gjithe qe nga Saliu, Edi e deri tek Imami, asnjeri nuk ka ofruar diçka per postin e vet.... Por politika ben çudira... Rrofshin specialistet e thjeshte, ata e levizin rroten e reformave dhe te politikave ekonomike...

A e mban mend njat Ramush??? Kishte le per kryeminister.. paçka se nuk kishte arsim te larte adekuat...

mire alidemso, po kjo ka bere shume gafa!   dhe asnje sflet, duket si e ''paprekshme.'   prandaj dhe vazhdon te bej gafa..

ja te jap nja dy shembuj fët e fët..   e para, kur heq 1500 ushtarake nga ushtria, qe gjithsesi ishte nje ushtri simbolike me 10 mije ushtarake,  atehere moralisht lipset  te jesh shume i kujdesshem me perdorimin e lekeve,fondeve  te buxhet te ushtrise, pasi ke lene 1500 vete pa pune.

 

kur doli se   aeroporti i   Lezhes  perdorej per trafik droge,zonja as qe ja kishte haberin fare se cfare aeroporti ishte ai, e cfare (nuk) behej atje.. po nejse, kishte nje si justifikim lehtesues, pasi ishte ende e re ne detyre..

ndersa te '' ceshtja Imami'',  kjo ka dale personalisht ne konference shtypi per te spjeguar padine kunder Imamit...  padi e cila rezultoi ne fiasko te plote!   pasi prokuroria  me te drejte ja ktheu mbrapa, ''ske ceshtje ketu'' , i tha, ''pasi ne te gjitha dokumentat qe ke sjelle, nuk jane vendime te Imamit, por vendime kolegjiale VKM''.      ketu kjo normalisht duhej te jepte doreheqjen!

nderkoh, edhe kur kjo ka konkuruar demokratikisht ne forumet e partise se saj,PS, ka rezultuar humbese!  me kujtohet para disa vitesh, ka kokuruar per kreun e PS Tirane, kunder Bare (me duket). e pra ky Bare e mundi bindshem zonjen Kodheli, ose me mire te them, zonja humbi bindshem!smiley 

keto jane faktet i nderuar alidems.. dhe konstatimi im qe zonja eshte ne poltike vetem se ka mbeshtjen e kryetarit te partise se saj, eshte i drejte!smiley

belulo, ato shembujt fet e fet, i ke me te lexume, Panoramen apo edhe RD... ( pa tallje kjo)Ushtria e ka pas gjithe efektivin aq sa thu ti, por ka qene e paplotesuar 100%. Ajo ka shkurtuar gjithsej deri tani 150 vete personel, dhe nga keta 80-90 kane qene nenoficere... ja kaq eshte "gjema" qe ka bere kjo.Sa per òeshtjen Imami, nuk ja vlen ta diskutojme fare, se vete heshtja e Imamit, zhdukja nga skena parlamentare, eshte nje tregues i qarte se Prokuroria e ka bo punen e vet..., e sa per keto te tjerat, ti nuk e njef nga afer, por goce me dinjitoze se kjo nuk ka ne parlament, e ket ta them pa shaka, dhe pa politike fare....PAstaj varet edhe nga kendvesshtrimi qe e shef...

ja nga i kam shembujt une: citoj zonjen Kodheli....

“Kemi një detyrim bazuar në dokumentin strategjik që Forcat e Armatosura nga 10 mijë, në fund të vitit 2015 të numërohen 8500. k mëkKjo do të jetë një pjesë e ristrukturimit të përgjithshëm dhe mendojmë që në këtë mënyrë ushtria shqiptare do të jetë pak më e vogël në numër, por shumë më profesioniste, shumë më e përgatitur dhe shumë më e strukturuar, në mënyrë që t’u përgjigjemi kërkesave të vendit, kërkesave kushtetuese dhe kërkesave të NATO-s sa më mirë”, theksoi Kodheli.

 

.....e cila thote pak a shume: kemi nje ushtri, prej 10-mije ushtarakesh, qe nuk eshte dhe aq forte...  ama kur ushtria te behet me pak ne numer, 8500, do bej namin..smiley

 

nderkoh per ceshtjen Imami zonja Kodheli, sic thashe ,doli me shpate ne dore.. por prokuroria e ktheu me te drejte. kjo dosje tha, nuk eshte e denje as te shkoje si ceshtje per gjykim!   dhe zonja Kodheli, mëk mëk, su pa me..    tashi edhe sikur Imami te jet fajtor, paaftesia  si e formuloi kjo dosjen, bashke me ata qe  e ndihmuan,  beri qe ai tja hedh paq!  

megjithate ti ke te drejte, varet kendveshtrimi  nga dhe si e shikon.. dmth kjo vlen edhe per ty!

asnjeher se kam kutpuar se cfare ka ofruar zonja Kodheli si politikane. cilat jane kualitetet e saj, cfare ka bere.?

Ka qene komshie me Ramen, kaq mjafton. Pastaj kur Rama shkoi ne bashki, thone qe ishte pergjegjese per furnizimin e haleve te bashkise me leter higjenike smiley

Edhe kjo eshte nje lloj flete-rrufeje falenderimi. E ç'i duhet nje amerikani qe ti thure kaq shume elozhe nje ushtaraku shqiptar? E kush eshte ne fund te fundit ky amerikan qe i jep te drejte vetes per te tilla deklarata? Nga radhet e ushtrise shqiptare kane ikur kaq e kaq ushtarake madhore, mjeshtra te zoterimit te armeve, artit dhe teorise ushtarake dhe nuk u be hataja, e pse ikerka ky zoteria do na pushtoje dushmani...??? Pashe edhe ate dokumentarin e Fort Diksit, pfff, palo stervitje.... I kishte ik petlla atij oficerit tone, e i ishin bo komet flluska me 7 km marrshim, kur oficeret tane 7km e bojshin me vrap dhe me paime ne kurriz, e me nji pjate fasule ne mengjes...Ushtri leshi. Atyre tu rroje teknologjia se per ushtri trupash ehee....

Pyetje:

E kush eshte ne fund te fundit ky amerikan qe i jep te drejte vetes per te tilla deklarata?

 

Pergjigje:

Për një periudhë të jashtëzakonshme prej 4 vitesh, nga 2008 e deri më 2012, isha këshilltari ushtarak i ministrit të Mbrojtjes. Detyra ime ishte që gjerësisht të “reformoja” Forcat e Armatosura Shqiptare. Disa gjëra kanë nevojë të qartësohen që në fillim përsa i përket titullit tim dhe zinxhirit tim të komandimit. Unë nuk isha këshilltari ushtarak amerikan te ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, por thjesht këshilltari ushtarak te ministri i Mbrojtjes (dhe kam punuar me tre ministra Mbrojtjeje ndërkohë, Mediun, Oketën dhe Imamin). Kjo do të thoshte që në takime me përfaqësuesit e NATO-s apo ata amerikanë, unë gjithnjë qëndroja në anën shqiptare të tavolinës.

Alidemso me duket se paske fillu edhe ti me dredh duhan nga kutia e Shkabes. 

Po ta lexosh me kujdes ket paragraf, do te shofesh, se ai ishte thjeshte nje keshilltar (sipas tij) dhe jo perfaqesues i Dajes. Pra eshte si nje pensionist qe kane marre dhene neper bote per te bo nai lek, vete qendrimi per kaq kohe perkrah ministrave te Sales, e tregon me se miri anesine e tij... Sa per te qene korrekt. Pastaj di duhet ta dish me mire se une se cili eshte roli i ketyre lloj keshilltaresh dhe bizneset qe ata mbulojne ne terene te tilla...

Edhe nje premtim tjeter i mbajtur!

E c'i duhet ketij, e c'i duhet atij. Kur e thote nje Shqiptar, eshte Berishist/Ramist. Kur e thote nje i huaj eshte... smiley Meqe kane ikur sa e sa ushtarake madhore, le te mos flasim as per kete apo per cdo tjeter qe heq Qeveria e Rames. Rendesi ka qe u bene zyrat e reja (TM Beluli). Keshtu eshte kur njerezit nuk e njohin konceptin e "two wrongs don't make a right."

Palo stervitje, palo ushtri Amerikane. Kujt po do me i tregue ushtrine ti mer (kolonel) jahu (TM Vlera)? Nderkohe kur ndjehemi keq (Kosove) kujt i lutemi te na shpetoje? Minor details. Gjithsesi une s'kam eksperience ushtarake qe te di. Por flas me bindje te plote, nga c'kam lexuar gjithe keto vite komentet ne peshk, se nese ky koloneli Amerikan do e kishte shkruar kete per ndonje drejtues ushtarak te liruar nga puna nga Saluku, do ishin bere 200+ komente ketu te tipit "ja kush i vlereson ushtaraket sic duhet. Amerika namber uan!"

Na vesh syte urrejta politike e nuk shohim dot thelbin e ceshtjes qe i kalon polet politike: harxhohen dhjetera mijera apo me shume euro nga te huajt dhe shteti une per te trajnuar nje specialist dhe i gjithe ai investim behet 0 kur vjen pala tjeter politike ne pushtet. Te njejten gje beri dhe Saluku. Shumezo investim me qindra specialiste dhe do kuptosh demin e madh qe i behet vendit - jo individit.

Ose ndoshta Amerikani e ka krejtesisht gabim sepse kolonel Demiraj s'ka paguar dritat.

Paska ardhe dhe Qorrfermani Saliut smiley

Po c'te duhet ty me punera qe duhen mend ne te kuptuar vetem kete nuk e ke shpjeguar akoma . Ama hakun mos te te hame e ke gjet nji "Se ushtria amerikane zotrie " ...

LefTKope Lidhi se po ta nxjerrin zbuluar edhe ne ate cike Master qe te ka mbetur .Po vijne si rapsodet e trimerive te Mujit e Halilit smiley

Vallai shoqja e nerume Lenka te pakten kishte mjel nei lope. 

Vetem ne me sa duket emerojme ministra te palidhje fare me profilet e sektoreve qe mbulojne.nga gjithe ajo armate specialistesh te majte me background ne ushtri emrojne mimin ministre, nga gjithe ajo armate socialistesh me background ne mjekesi ilir beqja minister shendetesie.po keshtu edhe minstria e brendshme.emrime te tilla mund te mos prishnin shume pune nese do te kishim nje administrate stabel ku ana operative vazhdon njelloj me apo pa titullar .Shembull per kete eshte italia ku megjithese jane me te shumten e kohes pa qeveri puna ne administrate vazhdon njelloj.por keta tanet nderrojne deri edhe pastrueset e dikastereve sa here nderrohet qeveria .

Ky zotria nuk e di fare ca ka pesuar ushtria shqiptare.Ky as qe e di sa i jane dhene bujqesise prej tete viteve qeverrisje kusare ! Per cdo 100 leke te shperdara , bujqesise i jane dhene vetem 1.5 leke !

Prandaj shoqeria shoqeri, more i huaj , por hesapi eshte hesap ! 

grava, sidoqofte, mua me vjen mire qe nje i huaj, hedh drite mbi nje qoshe (ushtrine) qe shqiptaret dine pak, per te mos thene aspak. 

Me aq sa kam lexuar, zoteria ka thyer protokollin duke u larguar nga Shqiperia. Tani, s'ia kam idene ne cfare kapaciteti eshte larguar dhe nese perben shkelje profesionale. Nese po, nuk besoj te jete aq e rende meqenese nje profesional i paanshem amerikan ka nderhyre per ta mbrojtur. Heshtja e ministrise se mbrojtjes te le te dyshosh qe eshte thjesht vazhdim i te njejtit avaz: hiq-ve kush te interesoje.

Me vjen per te qeshur, kur ky burri thote ... (ne titull)... A po e humb Shqiperia luftetarin me te vyer??? Tashti kush eshte me i vyer per Shqiperine, ky Dritani qe nuk ka marre pjese ne asnje operacion luftarak te vertete, apo Kolonel Dilaver Goxhaj, i cili ka qene shef i operacioneve te UÇKse, dhe kur mbaroi lufta e vertete, (e jo demostrative), as nje mirenjohje te thjeshte nuk i thane, e jo me dekorata e shperblime, si te keti Zhukovit te koheve moderrne qe na paskerka edhe 28 dekorata...pfff

Nje shprehje e lashte boterore thote: kur s'ke ca me thene, me mire mos fol.

Kolonel Demiraj ka qene komandanti drejtues ne terren kur u vra Fati Vogli ne Afganistan dhe u plagos Alexander Cipa. Ka qene drejtuesi i shtate grupeve te trupave paqeruajtese te derguara ne Afganistan. Eshte drejtues i Batalionit te Forcave Speciale. BOS luan dy funksione: e para, eshte i vetmi kontribut i vertete dhe simbolik qe ne bejme per NATO-n, prandaj dhe te huajt investojne aq shume tek ai, dhe e dyta, eshte e vetmja force e pergatitur per kunder-terrorizem e specializuar ne Shqiperi, qe edhe per kete funksion investohet shume tek kjo force. 

Ndersa berja e biografise se atij amerikanit, ne eshte perfaqesuest apo jo i Daje Samit, nuk besoj se ngel ke PPU me u sqaru apo me u marr vesh. Nuk mund te jesh keshilltar ushtarak pa "vetting" ne instancat te larta jo shqiptare. 

Fatekeqesia me menyren si shprehesh eshte minimizimi i nje fenomeni per te cilen rilindasit erdhen ne pushtet per ta luftuar dhe premtuan qe nuk do ta benin. Duhet te kete nje fillim. Nuk mund te vazhdohet me kete mentalitet se shume shpejt behesh i papelqyeshem. Edhe me u gafurr shume nuk ka vend, sepse sapo Likja te filloje te ndjeje qe po i lu karrigia, e hudh qeverine tuc ne toke, e ka kete zakon. 

 

 

Gaja, meqe po me turresh me artileri te rende, thjeshte po te bej nje pyetje... Je i fushes,, je mik me kolonelin apo thjeshte se je kunder rilindjes...??? Se sa po me thua ate paragrafin e pare, me mire thuaja vetes se sa mua qe e njoh shume mire kete fushe.

1/4 me fushen, jo mik me kolonelin se nuk e njoh fare, por njoh shume mire procedurat/politikat e vetting per keshilltaret ne shume fusha te administrates. ndersa per te turrur, nuk di ta bej, thjesht fakte po sjell. ju ka kaplu mentalitet shume i keq ne shqiperi se duhet te kesh alterier motif (motiv me shkak) qe te jesh i interesuar per me thene dicka. nga ty nuk e prisja si renegad qe je. 

Pra qenka "thjeshte se je kunder rilindjes". Ja ku u zgjidh dilema. Po te kritikosh dicka qe nuk shkon, automatikisht je kunder rilindjes dhe automatikisht me Salukun. E po te jesh kunder rilindjes, je kunder Shqiperise, kunder Zotit!

Atehere se pari per etiken e ketij koloneli, te ftoj te lexosh faqen e tij, respektin qe shpreh ai per shoket dhe per eproret, qe nuk besoj se ka ushtarak ne bote qe te shprehet keshtu.

Sa per komandimin qe ai u ka bere forcave ne Afganistan, duhet ta dish se ne keto misione kane shkuar sa e sa ushtarake te tjere me po kaq detyra komanduese, dhe nuk jane ndiere, i kane liruar ne kuadrin e reformes, dhe perseri nuk jane ndiere, te pakten publikisht, se privatisht te gjitheve ne na vjen keq per "padrejtesite" qe na duket se na bejne. Dhe per te shkuar ne misione te tilla, ku forcat tona bejne detyren e "rojes" se fushimit, ( pa ironi kjo) te gjithe fusin mik se marin para shume, e sidomos komandanti. Ky Demiri, qe nuk paska lene tjeter te shkoje ne vend te tij i bie qe te kete marrre nja 3000$ ne muaj per 6 muaj 18k, per 9 here nja 180k $... atehere perse u merzitka ky kur te ardhmen e paska te siguruar apo se humbet rrogen milionshe qe ka ne kete post..??? Pse qenka i pazevendesueshem ky??? Nuk paska tjeter njeri si ky??? Meriten me te madhe ka qe eshte mjeshter ne artet marciale... dhe ketu mbyllet meseleja...

Sa per alter motif, mendoj se duhet pasur te njejtin meter kur diskutojme per ngjarje te njejta. Nga radhet e ushtrise per çdo vit largohen per shkak te piramides ushtarake qindra ushtarake, e kjo sigurisht qe nuk u dashka te perjashtoje kete kolonel qe na paska mik ket amerikonin...??? I cili nuk mban asnje pergjegjesi per çka ndodh ne ushtrine tone

dhe keto largime pa kriter nuk te shqetesojne me gjithe situaten gjeopolitke?, Apo me raste si Ukraina qe demostroi shume mire se sa i pambrojtur mund te jesh, edhe kur gjeostrategjikisht je i rendesishem? per keto gjera mbahen shenime dhe nxirren mesime. 

Koka e muhabetit, berja e llogarive, dhe xhelozite sesa fiton tjetri duhet te jene larg, po shume larg percaktimit te motiveve te nje njeriu pse e ben nje pune. kur dikush ve jeten ne rrezik per aq pak para, them se motivimi eshte diku tjeter.

ne vend qe te gjithe t'i shqetesoje ky fenomen, se neser mund te jete dikush qe te lidh direkt dhe e ndjen me shume, thjesht se jane ne krahun e bindjeve politike, i minimizojne dhe i marrin shume lehte.

duhet mbajtur i njejti qendrim pavaresisht nga krahu politik. nje nder keshillat kryesore per te gjithe krahet politik, dhe dhene ne shume raporte eshte ndertoni profesionalizem ne administrate dhe qendrueshmeri. 

personalisht me trishtojne raste te tilla qe investojne gjithe jeten e tyre dhe dalin pa merita ne prag pensioni. shume e pandershme per kedo qe i bie ne kurriz kjo gje. ky person, per vete aq informacion sa ka duke qene pjese e strukturave mund te beje me shume dem per sigurine kombetare i larguar me turp, sesa ta mbanin edhe thjesht ne bordero. 

 

Gaja, te gjitha sa thua, jane shume te drejta ne nje shoqeri funksionale, ku kariera dhe merita, jane perberesit kryesor te njepunonjesi adminiatrate e ca me shume ushtarake. Po ne shoqerine tone, ku kur nderrohen kuajt nderrohet edhe e gjithe karroca, nuk behet fjale as per merita e as per nje vleresim real te aftesive profesionale. Sa per rendesine gjeostrategjike, te lutemm shume mos na kthe ne kohen e Komandantit kur hidhnim vallle ne gojen e ujkut. Solle shembullin e Ukraines qe eshte ku e ku me ne si nga teritori, si nga popullsia si nga armatimet, si nga ekonomia e si nga resurset, dhe kur nuk i ben balle ajo, e si mund ti bejme ne balle me nje skenderbe te dyte si koloneli ne fjale???? Aman mos me hap barkun me keto perralla gjeostrategjike. ne jemi ne NATO, dhe po i deshi byça natjes, do na mbroje, e po si deshi do na bejj kurban per te shpetuar te tjeret. Veç mos ardhte ajo dite...Sa per demin qe mund te sjelle ky person, keto jane pordhe me rigon... pasi ne i kemi hequr breket para gjithe botes, dhe te fundmet sekrete strategjike qe kishim, si vendkomanda e kohes luftes apo drejtimet strategjike te mbrojtjes se koridoreve dhe kapaciteteve te tyre me rastin e Bunk-artit, ja treguam botes vete ndaj te mos kemi frike fare, e ca me teper qe ne kishim edhe ne delegacionin tone te natos, nje spiun qe ua shiste sekretet ruseve, aq sa NATO, nuk na ftoi me ne asnje takim e karakter strategjiko-ushtarak, por vetem ne ato politike...

Ti nuk po kupton thelbin e diskkutimit, jo ate profesional, por anen etike te problemit, ketu çalon Koloneli... dhe ketu mbyllet diskutimi...

Për një periudhë të jashtëzakonshme  ...smiley

Respekt per ushtaraket e gjithe Botes po ky lloj qe i mbush mendjen vetes se me te vertete ka punuar ne periudhe te jashtezakonshme qeka i kategorise ..Sali Letyres , qe e lexon dhe nuk i leshohet me Pampersa LefTKopeje  nga SHQU-Popullore .

Po ne e kishim vitet me te sukseseshme nga 2005 deri 2008 .Kush e solli kete situate te jashtezakoneshme .smiley

I nderuari Belul eshte njesoj sikur te Flase Gjembi per Bunkeret smiley kur ti analizon pjeset ushtarake .

Kulture te pergjithshme realisht edhe e ke te Larte , po ketu je cfaqur me pak se LefT Kopeja me vervitjen e " topave  smiley...politike " nga " Na kem F.bukit or tie " smiley

Vendimet qe merr Titullari nuk jane vendime Kolegjiale dhe ai mban Pergjegjesi per to .Pastaj ne se ja kane fut Vartesit apo ja ka fut ai Qeverise kjo eshte detyre e Prokurorise ta vecoje .Ti nuk je shquar as per Jurist administrate smiley e le me specialist Fushash te aviacionit si i perdorte babasqapi i LefTKopese , indirekt Yti ne kete rast .

E kujt i shkon ne mend se Aerodromet e Qverise se Mut Burrit te Mut Shtetit do te dorezoheshin si Vatra te besuara te Trafikut te Krimit ?

Per kete te "liruarin " qeka tamam Llafazan rrugesh jo Ushtarak .Shko atje se je personalitet sic thua , kerko takim me Ministren dhe merri motivacionin dhe per ate shprehu . Deklarata te tilla mund te jepen vetem kur "fshehin " dicka midis ketij dhe te liruarit . Aeroportet?

Leri dengelat i nderuar .

Ne se demtohet dikush nga arroganca e Titullarit ,demtohet Morali i Ushtrise sone qe ja rrexuat per toke duke larguar ajken e Ushtrise me vendime Banditesh e bekimin e Rajersonerise spekullatore . Dhe nuk demtohesh zotrote qe i shyp disa mijra dollare pension e as moralisht se te "fiken deren " . Te tjeret koleget e tij ,  me Mijra enden rrugeve te braktisur pa asnje arsye  dhe  kane kapercyer situaten fale edukates tyre per te mos perbuzur Punen , dhe Familjeve qe ngriten . Per me teper perballuan dhe perqeshjet e TUA me kete klase te Korruptuar qe i ke sherbyer .

Ato teknalitete bisedoi me specialiste e mos gri kot neper shtyp  Pa na thuaj njehere cfare ke keshilluar smiley qe po Lulezon Ushtria Shqiptare ?

Pergjimin e Politikaneve te majte ?

 

 

Do shtoj dhe dicka per Ju Alidems jo per llapaqenet qe nuk ja kane haberin Fare vetem ..Gojen vesh me vesh per me henger pershesh .smiley

Keto jane Levizje te NJOHURA Politike . Simjet te hapi birat  e veshit mot te vej Vathet ..smiley

Ta gezojne Gjeneralin e ardhshem Demiraj PD-hi . Posti ..ose Kumandar Doktrinash ose sh Shtabi te pergjithshem  apo i Forcave Toksore .. Na shesin dhe dengela me Merita smiley

Kur Shqiperia ka luftetar te vyer njerez qe gradat i kane marre mbi baza partiake e pa merite nga Ministra famekeq mbrojtjeje si Narkotrafikanti Mediu, Imami, gjenerali i Jugut, luftetar te vyer qe trupat speciale shqiptare ky tipi i kane perdorur per qellime private si shtet mrena shteti, luftetar te vyer qe jane perfshire ne korrupsion me armatimet ne nje shtetez te korruptuar familjar...atehere mund te themi se e ardhmja e ushtrise shqiptare eshte e zymte. Sa per Mriken e Ministrise se mbrojtjes, pa pasur guxim ta procedoje kete tipin si duhet...i bo dalje te lehte ala shqiptarce....

Sa per Mriken e Ministrise se mbrojtjes, pa pasur guxim ta procedoje kete tipin si duhet...i bo dalje te lehte ala shqiptarce....

E para gje qe me erdhi nder mend kur e lexova kete lajm.

pse, ka ushtri Shqipnia?

Dhe nuk thuhen te gjitha . Po nuk ka ushtarak me nje pervoje te arsyeshme te mos nenkuptoje "figuren morale " te ketyre te larguarve , keshtu si arbitrarisht me nje motivacion "teknik " brenda Ligjit . Sipas shoqes Gjembi del se te gjith ata ish Ushtarake te rekrutuar nga KGB me qe Rusi kishte harxhuar Miliona duhej te mos Liroheshin smiley

Gemb neokomunistja .....Ha pshesh me Trahana dhe lei historite me Bajloze qe bejne Namin ne Afganistan . Ky person  te shkoje ne Gjukaten e Nuros , te dorezoje provat dhe te fitoje Gjuqin . Le te perdore si kredibileitet edhe komentin e Amerikanit .Keto jane mesimet e LefTKopese .

Po e fitoi .....haValL Gjemb specialistes

ambasadori juaj i tha njeriut tone: "me ke do jet ushtria"?

 

" Hajdeta shikoni ne stacion te Trenit ..."

Kjo me Gaia e ka kusheri kete apo ka marre superxhiro ... Cfare do te thote mor amon.

Iku komandanti me i vyer ..Gomarlleku Nr nje

Iku nje Ushtarak me pervoje ...Ne cilen pjese te teritorit shqiptar e ka fituar me Lufte .

Iku nje qe kane harxhuar miliona ...lexo Gjembin

E denger venger denger - venger denger sikur flet per Qepe e Pras Korce te "mbrydhur ' apo "te fresket " .

Ushtaraku ben nje Betim dhe ndeshkohet Rrepte per shkeljen e Figures Morale .Kaq !  Pyka Ha ti apo ..te ka vene Partia.."  E para gje qe me erdhi nder mend kur e lexova kete lajm "smiley

Nuk eshte me Qveria e Korruptuar deri ne qelize e Berishes ...kaq gje e kuptoni !

 

 

Ik ore me gjith prurje surrogato !

Nese ky Kolonel ka pervetesuar te ardhura ne menyre te paligjshme, plase ne burg, beje shembull, por nese po e heq se me te drejte ju drejtua eprorve te tije se fondi qe i eshte caktuar forcave elite shqiptare, eshte "qesharak" me ate qe ate bejne, meriton nderim, se po flet ne emer te gjithe atyre bij nenash qe rrezikojne jeten ne cdo moment.

 

Une perpara se te jap mendim do pres te degjoj opinionin e keshilltarit aktualisht ne detyre te Ministres se Mbrojtes. 

Apo nuk ka Mim shpyrti keshilltar amerikan? 

Mos ja kane heq dhe tashti do humbim jo vetem luftetarin me te vyer por edhe keshillat me te vyera. smiley

Ca thote NATO per kshu rastesh? 

p.s. 

Ka qene gjate Gerdecit ky qe nuk flet n'kapacitet zyrtar? 

Po t'kete qene, eshte klysh i Sales, jo amerikon "vetted" po t'jete po edhe amerikon "patted".

Nejse te presim, sic thashe, cfare do na thote NATO aktuale. smiley

http://www.aaf.mil.al/index.php/arkivi/m...

per ju qe keni dyshime se kush ky person eshte mjafton vetem nje kerkim i thjeshte ne google dhe e gjeni menjehere nese ekziston dhe se kush ka qene.

Respekte te gjithe atyre qe me vetemohim (se te paguhesh si fshesaxhi e te besh punen e luanit eshte vetmohim ne cdo gjuhe) na mundesojne lirite qe kemi sot.

Dua Lirine Nderoj Ushtrine

Bravo qe na ndriçove me kete prrurje. Po ta lexxoni me vemendje, ky burri paska qene eksperti helikopterreve e jo gjitharmesh, pra sa ka njohuri mjeku i pergjithshem nga mjeku okulist apo kirurg. Ai i ka pasur aftesite ushtarake apo teorike te kufizuara ne nje drejtim, pra nuk ka njohuri te mjaftueshme ne administrimin, apo planizimin ushtarak te kembsorrise apo trupave ne pergjithesi. Ndaj Ju lutem mos na beni paravolira. Po te ishte nga forcat e kembsorise, apo te tankeve, po do t'ja kisha bere kabull, por me kete specialitet jo, jo, jo...

Ky ish oficer eshte i shtrenjte per tu perdorur politikisht.

Nuk ja vlen kur ke bijte neokomunista qe punojne falas e me zell per rilindjen e mjerimit. Gjithsesi faktet nuk jane te qarta sepse nqs psh e cojme mendjen te ai gjenerali shqiptar qe ka kerkuar azil ne ShBA, i bie qe 'ku ka ze', nuk eshte pa gje'.

Ca komshinj te mi u rehatuan me shtepi nga misionet ushtarake 6-mujore ne Afg' & Irak.

faleminderit qeveria, do thoshte Roni.....smiley

Hajde alidems hajde.

Por edhe keto gafa te asaj Lanka Cukos te Min se Mbrojtjes po i mbron.

Lum si Shqiperia qe ka rilindas si puna jote.

 

Nashi si thua ti me mire lenka Çukon e Rilindjes apo Imam Pali Misken e Perpara per ndryshim... Ma zgjidh kete ekuacion dhe jemim ne rregull bashke..me ironine tende shtungulluese...

Me vjen keq more zoteri por nuk e njihke Shqiperine fare ,nje Luftetar njeh sot Shqiperia pas Skenderbeut ,Prof .Doc .Sali Berisha qe ne vitin 1992 hodhi regjimin Komunist .
 

Pse ti thu qe edhe Skenderbeu ishte i infiltruar nga sulltani per te bere gjoja rezistence? Teze interesante kjo!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).