Jam duke lexuar këtë roman të Anthony Doerr dhe doja ta ndaja me ju pasi po e shijoj marrëzisht. Ngjarjet nisin në vitin 1934, në Europën që shkon drejt luftës së dytë dhe kurorëzohen në fund të luftës, në qytezën Saint-Malo në bregdetin Francez, që është edhe streha e fundit e ushtrisë naziste. Historitë e Marie Laurës një vajze të verbër nga Parisi dhe Wernerit, një jetimi gjerman që është radiomarrës në ushtrinë gjermane mpleksen për të krijuar një roman të mrekullueshëm, plot detaje dhe rezonanca njerëzore. Anthony Doerr është nga Cleveland dhe jeton në Idaho, por ai na sjell një roman të shkruajtur shumë bukur, me përshkrime intime të Parisit dhe Gjermanisë që ndryshon frikshëm nën propagandën hitleriane. Kapitujt e shkurtër alternojnë historitë e dy protagonistëve fëmijë. Vitet kalojnë nga njëri kapitull tek tjetri, derisa Marie-Laura dhe Werneri, tanimë dy të rinj puqen në Saint-Malo. Kjo qytezë u bombardua rëndë nga Aleatët. Faktet historike tregojnë se nga thuajse 900 ndërtesa, në fund vetëm 180 mbetën në këmbë. Romani është finalist për "2014 National Book Award". Nuk do zhgënjeheni.

46 Komente

E diskutum me e lexu ke ai bookclub qe kemi bo ne knej nga lagjja jon, Blendo, po e lam kur e pam qe ishte 700 faqje --- kshu qe per momentin vendosem per "Ask the dust" nga John Fante (eshte diskutu edhe ktu ke Peshku para nja 1-2 vjetesh m'duket.)

Ask dhe Dust eshte gjithashtu shume liber i mire gjergji, padiskutim, edhe shqip eshte perkthyer shkelqyeshem, por ta kesh nga une, ky liber fluturon se eshte stil i shkelqyer. Po te jesh tek librat e shkurter, fante ka edhe 1933 was a bad year qe eshte super. Apo Silk nga Alessandro Baricco qe eshte 110 faqe dhe te kenaq.

Ask the Dust e lexova atehere kur e pash te diskutohej ke peshku (...kshu qe po "cheat" icik). Po do shof ket "Silk".

Do besh dhe ti ndonje udhetim se shpejti? smiley Pastaj, ku i jepet dot motocikletes atje ku jeni ju ku vec acar e bore ka?

motocikleta qe ka sjell  PF, gjembo, nuk ka as rota e as ndenjese..eshte si bicim qilimi fluturues smiley

E kam lexuar origjinalin, papyrus. smiley

sh.mire gjembi!

Ah, enderr e kam ate Route 66, po spo bohem mbare. Me convertible me qera kuptohet, se me motociklete nuk ma mba. smiley Kurse ketu ne Kanada kam dy udhetime mangut, te dyja me tren. Nje Toronto-Vancuver ne vjeshte dhe nje ne Klondike ne spring.

 

ahhhh c'ne kujtove nje klasik me rrugen 66

Ate Steinbekun, mo? Apo keta?

 faleminderit PF..nga libri ne kenge eshte nje bonus smiley... kjo rubrika e librit qe ka sjelle sot Blendi Salaj ishte interesante..kam ca dite qe i  bie shkurt dhe lajmet nga Shqiperia i lexoj ne kete blog ..keta duhet te hapin  nje rubrike te vecante per librin ( me sa shoh, nuk i mungojne lexuesit e zellshem)

Flm PF, po e marr Zenin dhe Artin... me kuriozove. Me dy fjali, per cfare flet?

Eh, tha Engels ziu, "po te shkruaj gjate se s'kam kohe te te shkruaj shkurt". Ideja me nje fjali qe me mbeti eshte qe ate gje qe ben, ose beje mire e me qejf, ose lere fare.

shume mire! 

rezonanca njerezore...

Blendo ca jane rezonancat njerezore?

Idea ime eshte, kur njeriu gjen tek njeriu tjeter nje kuptim, perjetim te thelle, ndoshta pertej ndergjegjes. Rezonon me tjerën, dridhen bashke... smiley

Si e kishte ai filmi "Tears of the Sun"? smiley

Me kto "rezonancat njerezore" me kujtova ate skenen te La Grande Bellezza, kur Jepi shkon per ti mare interviste asaj artistes:  smiley

 

Talia: Non ho bisogno di leggere, vivo di vibrazioni, spesso di natura extrasensoriale.

Jep: Abbandonando, per un istante, l’extrasensoriale, che cosa intende lei per vibrazioni?

Talia: Come si fa a spiegare con la volgarità della parola, la poesia della vibrazione?

Jep: E non lo so, ci provi.

Talia: Io sono un’artista, non ho bisogno di spiegare un cazzo.

Jep: Bene, allora scrivo “vive di vibrazioni ma non sa che cosa sono”.

me rezonancat ka punu shume edhe Tesla, mos qofsha i gabum.

Tesla me teper eshte mor me wireless transmission of power. Po mund te jet mor dhe me rezonancat xhanem. Cdo gjo bo vaki.  

ku eshte ai grava kur duhet

nuk besoj se ka njohje per Teslen

???

libri qe Kadareja promovoi ne panair e ke lexuar? C'mendon per te? 

meqe jemi tek libri £ shkenca/teknologjia..e ke parasysh ti Roni fatin e Marise dhe Pjerit ( libri mbi jeten e tyre ka qene i lezetshem, s'di ne e ke lexuar)..fataliteti i 2 gjenive qe e teperuan me teknologjine percjell  nje rezonance e hatashme!

Une kam lexuar librin e Pjerit. Nuk e kam ditur se paska dale liber per Pjerin. Titullin ju lutem! 

per Vizionet e Qarta te Pjerit e ke  llafin? shume mire, por nuk e kam lexuar, prandaj s'di c'te shkruaj me teper (i eshte bere shume reklame VQ_se ketu dhe me thene te drejten do doja ta lexoja)..ndersa libri qe kam permendur ne komentin me siper eshte nje tip biografie per Mari dhe Pier Kuri..

 

nje liber i 1987  qe me ra ne dore para disa muajsh......te tilla histori kaq mbreslenese e te shkruar kaq bukur ....rralle mund te lexosh ne jete.

tamam si ura e pshertimave.

...almost toidhjo

Kete librin se kisha nigju ndonjehere kapo, po do ta check njehere. Rrofte Blendi qe na e hapi kete teme. Me thene te drejten kete letersine e 20 viteve te fundit nuk e njoh dhe aq shume dhe na mungojne rekomandimet e mira se edhe u shkeputem si me thene nga ato qe ua degjonim llafin.

..beje nje quick search dhe ke per te pare cfare masterpiece eshte.smiley ..pastaj e lexoj gjithe familja.

lol e lexova ...pastaj hengrem buke smiley

Per amerikanet : ka lexuar ndokush ndonje roman te Joyce Maynard ? (qofte dhe per hater te J.D Salinger-it).
Per romanin e saj te fundit me kane thene fjale... nuk ka ku te shkoje me te mira.
Po pertej oqeanit ç'thuhet ??

une kam kohe qe nuk lexoj perralla (fiction), por ka autore shume te mire qe kombinojne stilin dhe perspektiven letrare ne rrefimin e historive te verteta - Normal Mailer me shkon ndermend, qe i lexova se fundmi nje liber mbi Oswald -in e Keneddy .. ky i fundit i Andrew O'Hagan mbi Assange (edhe pse autobiografi, ghostwritten) ja vlejne te lexohen .. nje tjeter shkrimtar i mire per non-fiction eshte ky Pete Earley (comrade j i lexova) dhe Michael Lewis (flash boys), dhe pse shume repetitiv .. tani per fund te vitit me presin nje biblioteke e tere, per tu lexuar njekohesisht -  nje i Assange (Google meets Wikeleaks), nje i Vince Font (American Sons), nje i John Media (brain rules), denise levertov (poezi), andrew delbanco (melville), Pete Early (witsec), Thomas Piketty (Capital) - pas 15 diteve dhe Boardchurch (serial) shihemi per serine tjeter

Katunaret e sallonit te sinjora Bertinit akoma nuk kane perceptuar idene e fundit te qendërsise se librit, fundin e raportit humanist perkundrejt librit, fundin e humanizmit dhe vlerave njerëzore si pikë qendrore sakrale dhe mitike permbajtur në një libër, që per osmozë bëhej edhe ai mitik dhe sakral. Jemi ne epoken e teknologjisë, ku njeriu edhe në nivel intelektual synon për të bërë, për të zbuluar, për te nevojshmen. Mënyrë për të arritur në hënë, të menduarit dhe realizimi i mjetetve për ta arritur gjenden gjithashtu te shkruar në libra, por jane librat "dinamike", janë instrumentet pune, nuk janë qellimi ne vetvete. Libri mitik, libri i shenjtë për t’u lexuar në heshtjen e bibliotekave, me pushime mendimtare, me koken të kthyer poshtë ose drejt qiellit për të shijuar vizione te papërshkrueshme, ka marre fund, ose më mirë ka humbur qendersine dhe predominimin. Është koha e homo faber, e nje faber intelektual, fizikant, inxhinier, kompjuterist, shkencëtar kërkimor i cili bën një përdorim pragmatik të librit, pra libri si instrument pune.

Prandaj humanistët (klasiçistet), relike të një kohe që tanime ka shkuar, here gëzojnë rrallësine e tyre heroike e superioritetin ndaj nje mendesie utilitare, dhe here bien në krizë … se sot Libri zotrie …!

 

Emosmiley kishe ndonje gjo jo-diplomatike ronike teletaipike per te thene, apo s’ta mban?

 

Teknologjia asgjesoi bukurine sterile romantike fantazmagorike te faqes te perparme te Henes, per te zbuluar anen e pasme (ngambrapa-moderne) te saj.

                                                                                                                                      Heretik

Emosmiley, po LSI-ja çfare ka bere?

 

ja qe gabove, heretik. epoka e librit "humanist", jo vetem nuk ka mbaruar, por eshte shumefishuar. vlerat njerezore si pike qendrore dhe sakrale, i ka çdo kush dhe ne saje te teknologjise mund t'i ktheje ne dije dinamike per te tjeret. ky fenomen psh ndihet, kur njerezit shkruajne libra per gjyshin, dajon, farefisin,fshatin apo thjeshte eksperienca personale te perjetuara, pa marr persiper barren epike humaniste t'u mesoje te tjereve nga lidhet gomari. 

pra, fenomen i shpejte mikrofraktural i referuar nje publiku te posaçem. 

elitare, po, ngelen ato dinamiket qe thua ti, mbi dije e kompetenca te posaçme te cilat detyrimisht kane te bejne me progresin si puna e illuministeve e humanisteve kur shkruanin ne 1800 per njerez qe s'dinin te lexonin.

 

Blendi, si stili i Fantes eshte edhe ky?

flo,ai romani yt po me ngjan si thriller,te them te verteten spo e lexoj dot,ne fakt spo lexoj dot agje ne keto kohe. smiley

C'te te them, nuk kam nje pergjigje per kete, nuk eshte nje thriller por as nje liber i lehte, eshte impenjativ

Jo flo. Nuk mendoj se eshte si Fante-ja. Ka tjeter ton. Fante ka humor ne seriozitetin e tij. Ky liber nuk ka humor, por eshte shume i ndjere. Proze shume e pasur, e lemuar. Fjali te shkurtra, stil unik.

te thash,spo lexoj dot asgje. kam tre libra poshte jastekut,po vetm nese hedh televizorin nga dritarja,mund te filloj te lexoj naj faqe. smiley

O Blendo, shume mire e ke bo qe ke vone kete shkrim ketu. 

Po do tu lutsha qe ti jepni pak me shume rendsi edhe mallit te vendit-drites se ergjendit. 

Fjala vjen, jepet cmimi i vitit per nje roman shqiptar. E jipni si lajm. Bravo. Po vini edhe dy fjale per te. Ke ajo tema e lajmit ka vene dikush te vetmen "review" per ate roman nga Ben Andoni, ne formen e nje linku. Mund ta nxirrni ate shkrim nga Express si teme me vehte ketu? Do benit dicka te mire per rritjen e vemendjes se nje pjese lexueshis, aghm, lexuesish...ndaj letersise shqipe. Ndoshta jo pese-yjeshe, por dicka estetikisht e kenaqshme.

Cfare nuk shkon me mediat shqipare thua? 

Nje nga gjerat qe nuk shkon eshte te paret me qesendi dhe te perbuzurit te prodhimit kulturor vendas. 

Mqrfj, si i themi shqip "review" ne? 

Kemi "kritike" por sikur nuk me duket tamam. Po ndoshta e kam gabim.

Recension

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).