Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndau çmimet e përvitshme, duke vlerësuar reporterët më të mirë për vitin 2014. Kreu i këtij unioni, Aleksandër Çipa, vlerësoi punën e gazetarëve gjatë vitit, duke vënë theksin edhe te problemet e hasura në mediat shqiptare.  Çmimin “Gazetari i Vitit”, unioni ia dha Marin Memës, si autor i një ndër programeve më të ndjekura në vend, “Shqipëria Tjetër” në Top Channel, ndërsa “Çmimi Special” i takoi gazetares Monika Stafa. “Një falënderim të posaçëm do të jap në këto momente, për atë që më ysht çdo ditë dhe natë, muzën time, babain tim”, deklaroi Monika Stafa.

I pranishëm në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve, Presidenti i Republikës Bujar Nishani i dorëzoi “Çmimin e Karrierës” dhënë nga unioni, gazetarit të Zërit të Amerikës, Ilir Konomi. Çmime morën edhe kolegët Dhimitër Gjoka, Roland Qafoku, e të tjerë. Unioni ka nderuar me çmime edhe kolegë nga Kosova dhe Maqedonia. 

Marin Mema, fituesi i çmimit “Gazetari i Vitit”, deklaroi në studion e ‘Pasdite në Top Channel’ se vlerësimi që mori nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë do e bëjë që të mundohet më shumë “për të sjellë zërin e njerëzve që nuk kanë mundësi të tregojnë historitë e tyre”. 

“Ky ka qenë misioni im i përhershëm dhe jam përpjekur ta bëj pa ndikime. Tashmë kam një detyrim plus. E ndaj çmimin me stafin tim”, tha autori i programit “Shqipëria Tjetër”.

Mema shtoi: “Problemet janë të pafundme. Stafi ynë përpiqet t’i shkojë në thelb këtyre problemeve. Për fat të keq jemi ende te probleme si mungesa e ushqimit apo shëndetësia. Unë kam pasur mundësinë t’i sjell këto probleme me lehtësi, çka nuk është e lehtë ta bësh në media të tjera. Në këto raste gazetari ndihet shumë mirë.”

Kur u pyet për reportazhin që i kishte lënë më shumë mbresa, gazetari tha: “Rasti i fshatit Malëbardhë. Ai reportazh tregon vlerën e madhe që gëzojmë ne shqiptarët: tolerancën fetare. Vendi ynë ka histori të jashtëzakonshme, jo vetëm dhimbjeje. Është mirë që të sillen dhe njerëzit t’i kuptojnë këto histori.”

 

Një nga reportazhet e fundit të Marin Memës: Mbijetesë me thërrime…

Qyteti i Bajram Currit duket sa afër, aq edhe larg. Me kilometra është ngjitur, vetëm 4 të tilla, por rruga është aq e rrjepur sa, shpesh, edhe me kafshë do të ishte e vështirë të kalohej. Balltazi pallateve duket sikur fshehin syret dritaret e një fshati me 850 banorët e tij.

6 Komente

memes i takon sepse eshte gazetari i vetem qe ka bere reportazhe per jeten e shqiptareve te asimiluar dhe te frikesuar qe jetojne ne vendet fqinje.

kete fjalen subsahariane union  ku e kane psonisur???

nuk u ben pershtypje perdorimi i fjaleve te tilla qe edhe afrika e superkolonizuar po i nxjerr nga perdorimi!!!

une per vete kur degjoj togfjaleshin unioni i gazetareve imagjinoj ca njerez te zinj me emra te tipit xhon bakabulasmiley ose jozef drogbasmiley

Ku ka mo mir se Barom Curri...6 or larg cdo kryeqyteti te evropes (5 or der n gerdec + 1 or der n evrop)

Falenderime Memes si " nxirres realiteti " i mutqeverisjes me Ulerima i Mutburrit te Mutshtetit Berisha . Nje Titull vertet i vlere tek nje Individ i Vlere per shoqerine Shqiptare te mashtruar prej 25 vjetesh .

Nje "mjek" cilesor  qe ben autopsine e shoqerise per aq sa mundet ne fushen e tij por pa mashtrime . Misoni i tij Humanitar shpesh eshte kambane tek njerzit e thjeshte . Ceremonine e prish vetem pjesmarrja e dordolecit Politik te berishes Jar Nishanit , qe ka qene pjese e Gropes se Halese te qeverisjes Berisha si shkaktare e jetes ne "mjerim ' e jetes se njerzve ' te harruar " nga Klani milionereve  Hajdute me makina te mBedha me rrota te mBedhaja qe u pasuruan duke Grabitur e Vjedhur e shitur  punen e ketyre zonave per dhjetra vjet , per xhepat e tyre .

Nje Urim te Madh per Vazhdimin e kesaj pune Fisnike duke ndikuar tek ata qe kane ne Dore per Nderhyrje e Ndryshim. Ndarje cmimesh per disa emra si Konomi ,Gjoka , Stafa qe me te vertete te bejen ta duash kete Vleresim.

Urime, mund te thuash eshte gazetari i vetem qe e meriton, pasi gazetaria ne shqiperi eshte qe le mos te flasesh.

Urime Marinit'e meriton,kronist i vertete.

Bravo , edhe zerin e paska terheqes , urime Marinit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).